You are on page 1of 7

Medea

BISEDË LETRARE
Një lexim i thelluar i tragjedisë Medea
Titulli I veprës:Medea
Autori:Euripidi
Lloji letrar:Tragjedi antike
Subjekti:Fabula e tragjedisë “Medea” zhvillohet në Korint. Medea pasi shpëtoi të shoqin,
Jasonin, nga rreziku dhe e ndihmoi që të merrte lëkurën e artë nga Kolkida, shkoi bashkë me të
në Korint. Atje ai tradhton Medean dhe fejohet me të bijën e mbretit Kreon të Korintit. Kështu,
Kreoni jep urdhër që Medea bashkë me fëmijët e saj të largoheshin menjëherë nga qyteti. Kjo gjë
e zemëroi pa masë Medean. Ajo e egërsuar jashtëzakonisht nga tradhtia e të shoqit dhe nga
sjellja e mbretit Kreon, u betua se do të hakmerrej. Kështu, Medea vret nusen e re të Jasonit dhe
mbretin Kreon. Por tragjedia nuk ndalet këtu. E verbuar nga pasioni i hakmarrjes, vendosi të
vriste edhe fëmijët e saj. Në shpirtin e saj fi lloi një përleshje e tmerrshme e gruas së tradhtuar
dhe e nënës së dhembsur. Një herë fi tonte njëra, dashuria e nënës; pastaj, menjëherë në shpirtin
e saj ngrinte kryet tjetra, hakmarrja. Në fund, ajo vret fëmijët e saj dhe niset nga Korinti për në
Athinë hipur mbi një karrocë që tërhiqej nga dragonj me fl etë që ia kishte dërguar Dielli, ndërsa
Jasoni mbeti i dëshpëruar, sepse nuk i lejoi as t’i përkëdhelte fëmijët për herë të fundit.

Temat:
1.Femra dhe feminiliteti
Ne kohen e Greqise antike Medea shikohet si nje kercenim i rëndë per shoqërinë, në të cilën
mashkulli luan rolin kryesor ne cdo gje. Ajo është një grua e cila përcjell ndjenjën e admirimit
dhe frikës ne te njejten kohe. Ne jemi të tërhequr nga pafuqia e Medeas dhe e admirojme për
forcën dhe inteligjencën që ajo zotëron. Megjithëse, hakmarrja dhe mizoria e saj janë akoma
shokuese dhe për lexuesin e sotëm.

2.Hakmarrja
Dëshira e vazhdueshme për hakmarrje e Medeas është shume e madhe. Ajo është e nisur nga një
dëshirë pasionante për të rregulluar gabimet që të tjerët i kanë bërë, duke sakrifikuar kështu edhe
fëmijët e saj për të marrë ndjenjën e kënaqësisë.Ketu Medean mund ta krahasojme me Hamletin
e Shekspirit te cilit ia mbylli syte deshira per hakmarrje dhe e kreu vrasjen me pasion.Ashtu si
Hamleti,Medea i tregon publikut horrorin i cili vjen si pasojë kur dikush lë dëshirën për
hakmarrje të të kontrollojë jetën.

3.Tradhëtia
Tradhetia eshte shkaktare e gjithe dhunes dhe terrorit ne kete veper. Zemërimi i furishëm i
Medeas e çon atë drejt kryerjes te disa akteve te tmerrshme te shtyera nga deshira e hakmarrjes
,si pasoje e tradhetise. Për ironi, zemërimi i Medeas për tradhtinë e të shoqit e çon atë të përdorë
manipulimin dhe dredhitë, të cilat janë një formë e tradhëtisë.

4.Dëbimi
. Të gjithë personazhet mbështeten në motivin e debimit. Disa, si Medea, janë të përzënë nga
shtëpitë e tyre, disa të tjerë janë ata të cilët braktisin. Tema e përzënies ka krijuar mjaft emocione
të forta në publikun e Euripidit. Vendi ku jetonin ishte dhe jeta e tyre. Mendimi i të larguarit, dhe
qëndrimi në mes të katër rrugëve do të ketë qenë e tmerrshme.

5.“I Huaj”
Grekët antikë,i konsideronin te huajt si “barbarë”. Në vepër, Euripidi përball këtë paragjykim
duke zgjedhur një të huaj në rolin e heroinës tragjike, dhe duke e bërë atë personazhin më
inteligjent në vepër. Megjithëse, vepra gjithashtu mbështet mendimet dhe paragjykimet e shumë
grekëve për të huajt, duke e bërë Medean grua të egër, dhe te etur per hakmarrje.

6.Martesa
Medea është nje rast konkret sesa keq mund të shkojë një martesë. Në të vërtetë nuk mund të
shkojë më keq sesa martesa në këtë vepër. Kur Jasoni merr një grua tjetër, Medea, gruaja e tij
aktuale, merr hak duke vrarë kështu 4 persona shume te dashur, përfshirë dhe djemtë e tyre.

7.Djallëzirat dhe zgjuarsia


Medea është simbol i gruas së zgjuar, të ndrydhur në nje bote ku mashkulli shikohet si nje figure
superiore. Inteligjenca e saj shkakton dyshime dhe admirim. Në fund, djallëzia dhe manipulimi i
saj bëhet dhe arma më e fortë, në planin e saj të hakmarrjes. Medea na mëson se, fuqia më e
madhe qëndron në dituri.

Motivet:
1. Motivi i vrasjes së fëmijëve
2. Motivi i dëbimit
3. Motivi i xhelozisë
4. Motivi i nënvlerësimit të femrës
5. Motivi i zhgënjimit nga tradhtia
6. Motivi i dhimbjes
7. Motivi i pasionit

Roli i hyjnive në vepër:Euripidi u caktoi hyjnive një rol dytësor, kryesisht teknik: ata
shfaqen në fund të tragjedisë për të zgjidhur nyjën e koklavitur të intrigës dhe për të realizuar
efektin e misterit. Perënditë që përmenden në vepër janë: Helios, Apolloni dhe Hekate.
Konfliktet:
1. Konflikti I brendshëm I vetë Medeas që vuan nga dilema të pazgjidhshme. Ky konflikt
lidhet me natyrën njerëzore te saj ku ajo gjithmone e ka alternativen te tregohet e bindur
dhe mos ta bej situaten ekstreme.Fatkeqsisht ne fund ajo zgjedh hakmarrjen dhe vrasjen.
2. Konflikti i Medeas me Jasonin.Ata perballen 3 here ne veper.

Koha: Koha historike është Antikiteti I Lashtë, ndërsa koha e brendshme është harku kohor
përgjatë të cilit zhvillohen ngjarjet.

Hapësira:Fabula e tragjedisë “Medea” zhvillohet në


Korint.

Portretizimi i personazheve
Medea-Protagoniste e tragjedisë, vendlindja e saj është
Kolkida, një ishull i ndodhur në Detin e Zi. Si magjistare
dhe princeshë, ajo përdor influencat e saj për të
ndihmuar Jason në sigurimin e “Bashkës së Artë”, ku e
dashuruar mbas atij, lë pas familjen dhe vendin e saj për
të jetuar me Jason në Kolkys në shtëpinë e tij. Gjatë
arratisjes nëpër Mesdhe ajo vrau vëllain e saj, hodhi
trupin e tij jashtë bordit në mënyrë që ndjekësit e saj të
mos e ndiqnin dhe të varrosnin trupin e vëllait. Ne
Kolkyd ajo përdor përsëri zgjuarësinë e saj djallëzore për
të manipuluar bijat e mbretit të vendit dhe rivalin Pelias,
për të vrarë babain e tyre. Të internuar si vrasës Medea
dhe Jason vendosen në Korinth, ku krijuan familjen e
tyre të përbërë me 2 fëmijë, ku gëzonin dhe reputacion të
mirë. E gjithë kjo skenë paraprin vendimin që Jason merr
për tu divorcuar nga Medea, dhe krijimin e një familje të
re. Transformimi emocional i Medeas kalon nga dëshira
për vetëvrasje deri në tërbimin sadist. Ajo hakmerret për tradhëtinë e Jason duke kryer një seri
vrasjesh, duke përfunduar kështu me vrasjen e dy fëmijëve të saj Kënaqësia që ndjeu kur pa
Jason të vuante për humbjen e tyre ne ato momente e bëri të ndiente keqardhje për krimin e bërë.

Jason-Jason në tragjedi konsiderohet si një personazh negativ, megjithëse negativiteti i tij rrjedh
nga dobësitë sesa fortësitë e tij. Si aventurier, ai braktis gruan e tij Medean për t’u martuar me
vajzën e bukur të mbretit te Korinthit Kreon, Glauce. Duke shpresuar që situata e tij të
rregullohej, ai vetëm sa e tërbon Medean e cila hakmerret duke vrarë nusen e tij të re, babain e
saj dhe fëmijët. Egoizmi i Jasonit e bën atë një përsonazh të dobët dhe pa morale.
Femijet- Fëmijët e Jason dhe Medeas, paraqiten si naivë dhe të paditur nga intrigat që i
rrethonin. Medea i përdor ata si marioneta për vrasjen e Glauce dhe Kreoni, ku në fund i vret ata
pa pikë mëshire. Vdekja e pafajshme e tyre përbën elementët kulmorë të tragjedisë.

Kori- I perbërë nga gratë e Korinthit, të cilat komentojnë ngjarjet në tragjedi megjithëse
ndonjeherë futen dhe në dialog. Kori pajtohet plotësisht me vajin e Medeas, përvec pjesës së
vrasjes së fëmijëve.

Kreon-Mbreti i Korinthit, zbon Medean nga qyteti. Megjithëse një personazh antagonist, vrasja
e tij dhe e së bijës përbëjnë momentet më dramatike të tragjedisë, dhe fjalët e tij të fundit kundër
Medeas të japin dëshirën e një hakmarrjeje.

Glauce- Vajza e Kreonit, Glauce është princesha e bukur për të ciliën Jason la Medean.
Vendosja në kokë e një kurore të helmuar përbën vrasjen e parë të pjesës. Megjithëse ajo nuk flet
asnjëherë, prezenca e saj e xhelozonte Medean (Glauce njihet ndryshe si creusa)

Aegeus-Mbreti i Athinës, Aegeus kalon në Korinth, pas vizitës me orakullin e tij Delphi, ku
mori një kurë për sterilitetin e tij. Medea i ofron mbretit disa fara fertiliteti te përziera me drogë
në këmbim të mbrojtjes së saj. Ardhja e mbretit paraqet një kthesë të rëndësishme në tragjedi, kjo
refl ektohet në veprimet e Medeas e cila nga një viktimë kthehet në agresive pas mbrojtjes së tij.

Lajmëtari -Lajmëtari paraqitet vetëm një herë në skenë. Ai përfshihet në skenat e vrasjes së
Glauce dhe Kreonit.

Dadoja-E besuara e Medeas ajo kujdeset për fëmijët e saj. Prezenca e saj nuk vihet re shumë
gjatë hapjes së pjesës.

Vecoritë e teksit dramatik Medea: Struktura e saj e përhershme është: episodet


(dialogët në vargje ndërmjet dy ose tre aktorëve) ndërkëmbehen me këngët e korit (të shkruar me
masën e poezisë lirike). Pjesëmarrësit e korit janë formalisht personazhe të tragjedisë, porse në
thelb ata paraqesin diçka të mesme ndërmjet aktorëve dhe publikut. Dialogu jo rrallë i paraprin
një pjesë lirike e aktorit, e ekzekutuar solo ose me shoqërimin e korit. Në këtë tragjeditë Euripidit
gjejmë ngjashmëri me veprat e dramaturgëve të tjerë të antikitetit grek si nga pikëpamja e
formës, ashtu dhe nga përmbajtja. Ajo që i ndan qartë dhe pa diskutim, është ndryshimi për nga
fryma dhe detyrat e tragjedisë. Dallimi kryesor në formën e veprës është shfrytëzimi i shpeshtë i
prologut i cili është shkruar në vargje. Qëllimi i qartë i prologut, është të parashtrojë gjendjen e
problemeve, nën trysninë e të cilëve fillon veprimi. Nganjëherë në prolog bëhen edhe aludime, se
çfarë do të ndodhi më tej. Nga ana tjetër Euripidi konsiderohet për stilin modern krahasuar me
tragjedianët e tjerë të kohës. Shkruan në vargje, gjuhë të rënduar emocionalisht, dialogu rrjedh
natyrshëm, personazhet flasin me një gjuhë të ashpër,jo miqësore, të përditshmen.
Veçoritë stilistike:Tragjedia “Medea” përshkrohet nga një tension i vazhdueshëm
dramatik. Të gjitha idetë, mesazhet dhe problemet e shprehura në tragjedi jepen me një art të
përsosur. Në çdo dialog e monolog të personazheve zbulojmë botën e tyre të brendshme, vlimin
e pasioneve të tyre, tërbimin e instikteve njerëzore. Drama e Euripidit trajtohet sipas këtyre
funksioneve: të strukturës dramatike, të psikologjisë në zhvillimin e karaktereve dhe funksionit
social.

Mesazhi :Me tragjedinë „Medea“ shpreh një bindje të re për epokën, që lidhet me forcimin
e familjes monogame, nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve bashkëshortore. Ka ikur koha e
luftëtarëve homerikë të tipit të Agamemnonit, që grindeshin, është koha e qytetarisë. Rasti i
Medeas duhej t’i frikësontë të pabindurit, duke treguar se cfarë është e zonja të bëjë një grua
kundër burrit tradhtar. Sipas dëshmive të kohës, kjo gjë pati mjaft efekt.

Vlerat universale: Përcillet përmes mesazheve të veprës që kanë jehonë gjithëkohore dhe
gjithëhapësinore. Lufta për të drejtën është luftë për ekzistencë.

Baza mitologjike:Vepra Medea lidhet me ciklin mitologjik të Argonautëve.


Figura e gruas Medea:
1.Medalje me dy anë(e bardhë dhe e zezë)
2. Grua që braktisi gjithcka në emër të dashurisë.
3. Gruaja që dashuron dhe urren fort.
4. Gruaja që tjetërsohet:nervoze, e egër, e cmendur ndaj atij që i prek familjen.
5. E nëpërkëmbur dhe e palëkundur, nuk pajtohet për të qenë vegël e bindur e burrit dhe nuk
eshte e manipuluar.
Euripidi krijoi në teatër një figurë femërore mjaft bashkëkohëse, tipin e femrës që lufton për
gjetjen e vetvetes.

Dalloni dhe komentoni 10 figura letrare:


-O vajz‘ e mjeruar
Thirrori O:Përmes thirrorit shprehet gjendja emocionale e keqardhjes për Medean
Epiteti „e mjeruar“: Kërkon të theksoj gjendjen edhe statusin e saj familiar dhe shoqëror.

-Haj pra,zemra ime, hajde, armatosu


Aliteracioni: I jep ritëm dhe muzikalitet vargut.
Metafora „zemra ime, armatosu“:Kërkon të zgjidhë dilemën se cfarë dënimi duhet t’i japi ajo
Jasonit.

-Atje kudo nisë për ty jet‘ e hidhur


Epiteti metaforik „jetë e hidhur“: Përmes cilësimit të jetës autori kërkon të tregojë që pas
veprimit hakmarrës që Medea do të bëjë, jeta e saj nuk do të ketë më caste të lumtura.

-Mori këmbët edhe s’pa si iku?


Pyetje retorike: Autori kërkon të theksojë idenë e frikës.

-Medet! Ç’po më thua! Më vrave, moj gruaja!


Pasthirrmë: Përmes pasthirrmës Medet! Shprehet dhimbja e madhe që shpirti i tij nuk po e
mban dot.

-Kolerë e zezë
Epitet: Autori kërkon të shprehë urrejtjen e tij ndaj Medeas si një sëmundje që shkakton vetëm
vdekje.

-Trupin‘ e saj pajisur me krahë, ta ngrer‘ e ta shpjer‘ atje lart në eter


Shkallëzim: Përmes shkallëzimit Jasoni kërkon të theksojë një tipar të fantastik të Medeas, i cili
është i vetmi që mund ta shpëtoj nga dënimi i drejtë që do të marr.

-I shkon mbase mendja se ajo që vrau mbretërit e vendit do të mund të dalë prej
këtij pallati pa pësuar gjë?
Pyetje retorike: Vëmendja e Jasonit përqendrohet tek idetë që ai kërkon të theksojë, drejtësia që
cdo individ të marri dënimin e merituar.

A gjeni fenomene që përshkruhen në veprën e Medeas që janë akoma


aktuale?
1.Kodet zakonore që ende vazhdojnë të drejtojnë jetën e grupeve të caktuara në shoqërinë tonë.
2.Gjakmarrrja
3.Nënshtrimi i gruas
4.Martesat me interes

You might also like