You are on page 1of 8

AKTI 1

Skena e pare
Mendesha vajton per ate qe kishte ndodhur.Ajo uron te mos kishte vajtur anija
Argo ne Kolkide dhe te mos ishte prere me sepate pisha e cila kish renë në pyll te
Peljonit. Ajo mendon qe edhe sikur burrat e pashoq qe ishin porositur nga mbreti
Pelia të venë të marrin bashken gjithe ar mos kishin marre lopatat ne duart e tyre
keshtu Medea nuk do kishte shkuar në kullat e Jolkes dhe nuk do ishte verbuar nga
dashuria per Jasonin; dhe as nuk do t'i bindte vajzat e Peliut qe te vrisnin atin dhe
të rrinte sot ketu në Korint bashke me te shoqin dhe me fëmijet.Te gjithë banorët e
kësaj toke ku erdhi Medea pasi la atdheun e donin shume ate por kur shkoi me
Jasonin jetë të gëzuar të gjithë iu bën armiq.Si te mos mjaftonte edhe ate te cilet i
mbeten miq Jasoni poi tradheton.Ajo mendon se ai njeri që kërkon të matet si
armik me të, lehtë nuk do dalë mundës e fitues.Ajo permend se djemte e saj të
lodhur nga lodrat po nisen per ketu dhe se ata s'kuptojnë asnjë nga të zezat që
pëson e ëma sepse një të riu s'i pëlqen trishtimi.

Pedagogu i djemve te Jason i thote qe eshte e vjeter në këtë shtëpi edhe zonjës se
tij i ka sjelle shërbime.Ai i thote qe nuk ka pse te rrije ne portat vetem e pa shoqe
dhe me vetveten te vajtoje.

Mendesha i thote se per gjithë sherbyesit që jane besnike, cdo ndodhi e keqe qe i
ndodh zotit tyre, është një goditje qe i prek dhe ata.Ajo i thote se ndjen ne zemer
dhimbje aq të thelle, sa qe kjo e shtyu te shkoje atje.Ndersa Pedagogu e pyet se
pse nuk e pushon vajin,Mendesha i tregon vuajtjet e saj.I shoqi tradheton të
shoqen dhe femijet, ben krushqi e lidhet me shtëpine e mbretit, qe te marre grua
bijën e Kreonit, mbretit te ketushëm. Medea e mjere krejt e poshteruar i ben
thirrje beses qe i dha Jasoni dhe fton perendite si dëshmitare, se si Jasoni e
shperblen të shoqen.

Mendesha druhet se mos Medea i lendon femijet pas ii urren ata aq sa kur i sheh
nuk ndien as nje lloj gezimi.Ajo e njeh Medean dhe e di se sa krenari te tepert ka.

Pedagogu edhe pse nuk deshi fillimisht i tregon ato qe kish degjuar nga pleqte qe
luanin tavlle.Ai kishte degjuar se Kreoni, mbreti qe sundote aty, kishte nder mend
te nxjerre jashtë nga Korinti te dy keta djem bashke me nenen.Padagogu i thote
mendeshes e cila qe shqetesuar per kujdesjen e Jasonit ndaj femijeve se Fisi i vjeter
ia leshoi vendin fisit me te ri ja pra pse Jasoni nuk ndjen ne zemer asnje dashuri per
ata qe jane brenda ne shtepi.E shqetesuar per femijet Mendesha i tregon djemve
se nuk uron te vdese por provohet sheshit, se ky sillet keq me ata qe i pati dikur
fort te dashur.

Mendesha u thote djemve se do jete me mire qe te jini Brenda dhe porositi


pedagogun per djemte mos i afrohen nenes se helmuar. Se e kishte pare Medean
qe po i vështronte me një sy te eger qe i dukej sikur ka ndermend t'u beje dick ate
keqe.

Teksa degjohen vajtimet e Medeas,Mendesha i thote djemve qe zemra e nenes po


turbullohet. Ecni me vrap brenda ne dhome dhe rrini aty larg syrit te saj.Tek sa
Medea mallkon gjithe shtepine bashke me djemte dhe atin e tyre Mendesha
mundohet ta qetesoje duke e thene se nuk kane faj femijet.Ajo mundohet ta
qetesoje duke e ndergjegjesuar te heqe dore ne vajtimet dhe urrejtjet dhe te nise
nje jete te re.

Skena e dyte
Disa gra korintase(KORI) flasin me Mendeshen pasi kishin degjuar
vajtimet,ulerimat e gruas nga Kolkida e cila nuk gjeti dot qetesi.Ato thone se nuk
ndiejne gaz per dhimbjet qe po ndien kjo shtepi sepse e duan dhe i
dhimbset.Mendesha i thote se kjo shtëpi u prish dhe mbaroi. Ai tani mban shtrete
mbreterore, ndërsa ne dhome zonja e madhe tretet e mjera mu si qiri.

Medea mallkon veten dhe uron qe te vdese.Grate korintase i luten Zeusit ,Tokes
dhe qiellit te degjojne si qan kjo fatzeze.Ato urojne se vdekjen mos e kerkoje, se
nje dite do vije dhe ne u martofte serish i shoq, s'duhet të nxehet kunder tij se do
t'ia marre hakun Zeusi.Ato luten duke thene “Mos pra u tret duke vajtuar për
shtratin q'humbe”.Medea fillon serish ti lutet Zeusit dhe Temides te shohe te
shohe Jasonin dhe te shoqen plur nje dite.Ajo flet dhe me pendese se si la atdheun
dhe te atin si tradhetare dhe vrau vllain e saj.

Grate korintase i thone Mendeshes ta marre Medean dhe ta sjelle tek to pasi do e
trajtojne si mikeshe.Ato i thone to vrapoje ta marre sa me shpejt pa bere ndonje
gje kunder atyre ne shtepi pasi keshtu ajo mund te shfryje helmin qe ka.Mendesha
pohoi se do e merte dhe do e sillte tek to.Grate korintase i thone se kane degjuar
ulerima tek i versulet shoqit saj qe ia tradhëtoi shtratin. Edhe per ato që vuan, qe
peson me te padrejte, e thërret si deshmitare Temiden qe rri me Zeusin e cila
kujdeset per betimet qe beri dhe te arijne aty ku duhet.
AKTI 2
Skena e pare
Medea bindet dhe u drejtohet Grave korintjane se doli nga shtëpia dhe erdhi ketu
mos fillonin e ta kritikonin.Shpeshhere njerezit paragjykojne pa ia njohur shpirtin
dikujt.Fati me ndryshoi pa pandehur fare dhe zemrën ma derrmoi; e prandaj,
mikesha, perderi sa per mua jeta shije s'ka, kete jete dua ta le dhe te vdes. Se im
shoq te cili kisha gjithe shpresat, doli burri me i dobet nga te gjithe burrat.Medea
pasi flet per veshtiresite qe kalojne grate u thote grave korintjane se perseri ato
kane miq kane dike ndersa ajo shahet e poshterohet prej atij qe e morri nga nje
vend barbar.Tani me ajo nuk ka atdhe nuk ka vella,nene as fare e fis.Ajo i kerkon
atyre nje nder qe nese e gjen voline te hakmeret ndaje te shoqit i cili e zhyti ne
mjerim,te mos flasin dhe te heshtin.Ajo flet se vertet femra eshte nje krijese e
dobet por kur i kercenon shtratin e kurores, zemer me te eger nuk mund te gjesh.

Grate korintjane i thone se do bejne sic thote sepse ka te drejte te denoje te shoqin
dhe spo habiten fare qe po qan per fatin.Ato it hone se po shohin Kreonin, mbretin
e ketushem qe po afrohet te thote vete se cfare ka vendosur.

Skena e dyte
Kreoni pasi vjen i drejtohet Medeas: “Mede! Ti qe rri e vrejtur, qe je zemeruar me
tet shoq Jasonin! Ty te urdheroj t'ikesh nga kjo toke dhe te largohesh bashke me
femijet”.Ai i thote te mos e zgjase se e ka vendosur kete pune.Dhe se nuk do te
kthehet ne shtepi pa e nxjere ate nga kufijte e tyre.

Medea thote se nuk lane gje pa bere kunder saj armiqte dhe se nuk mbeti asnje
strehe per te ku te fuse koken.Edhe pse po vuan kaq shume aty ajo e pyet se pse do
q eta largoje.

Kreoni i thote ne menyre te drejtperdrejte se ka frike prej saj se mos i beje ndonje
te pa bere atij,te bijes ose dhendrit.Ai i thote se ka shume arsye pse duhet ta kete
frike pasi ajo eshte grua shume e zgjuar e cila eshte helmuar nga ndodhia e saj dhe
se i ka dale name se do perpiqet te hakmeret prandaj Kreoni zgjedh qe me mire te
behet armik me te sot sesa neser ose pasneser te vajtoje e te vuaje.

Medea thoti se nami i saj i ka sjelle nje mije te zeza.Ajo i thote se nuk ka asnje
problem me Kreonin ose me te bijen pasi nuk ka pare ndonje te zeze prej tyre edhe
pse vertet e urren shume Jasonin.Te zezat e saj kane erdhur nga Jasoni por ajo i jep
fjalen se nuk do lendoje njeri. Medea i thote qe le te martohen dhe te kini jete te
lumtur.I premton qe do e mbylle gojen dhe do perulet perpara me te fortit edhe
pse po vuan shume por i kerkon ta lejoje te qendroje aty.

Kreonit i pelqejne fjalet e Medeas por ai i thote asaj se nuk mund ti besoje pasi
mund ti kete trilluar keshtu e urdheron te largohen ne moment.Medea i lutet disa
here te qendroje kurse Kreoni gjithmone kundershton dhe e kercenon se nese nuk
iken vete do e nxjerin rojet jashte.Se fundmi Medea i kerkon te qendroje vetem nje
nate te mendoje per te ardhmen e djemve te sa pasi babai i tyre spo can koke per
ta.Ajo i kerkon ta kuptoje pasi Kreoni eshte baba per vete.Kreoni bindet nga kjo
kerkesa e fundit dhe pranon por i kujton se ne qofte se dielli e gjen akoma ketu ai
do e vrase ate bashke me djemte.

Pasi Kreoni largohet grate korintjane nisin te qajne hallin e saj se kush do ia hape
deren asaj pasi te largohet, cfare do te beje dhe a valle do shpetoje ndonjehere nga
vuajtjet.Ato mendojne se ne kete dallge ka perfunduar per shkak te ndonje hyji.

Medea e di ne cfare situate ndodhet.Ajo beson se jo gjithmone punet kane per ti


shkuar keq.Ajo tani thote se ka akoma lufte mes nuses dhe dhendrit.Ajo thote se
nuk do i fliste ati aq bute sa tia prekte zemren ne nuk do kishte nje qellim.Gjate
kesaj nate ajo do te mendoje se si ti vrase te tre ata Jasonin,Kreonit dhe te
bijes.Ajo po mendohej se cfare metode te perdorte per ti vrare dhe ariti ne
perfundimin se menyra me e mire ishte me ane te helmimit ne ushqim.Ajo pastaj
po mendonte se cfare do te bente pasi te hakmerej por besonte se perendesha
Hekatra do ta ndihmonte pasi ate e ka nderuar me shume se cdo hyjni tjeter.

Grate korintjane bisedojne me njera tjetren se drejtesia u permbys dhe se mendja


e njeriut eshte plot dredhi madje dhe drejtesia e hyjnive ka ndryshuar.Ato besonin
se pas kesaj mendimi per gruan do te ndryshoje dhe femrat do marin lavdi te
madhe.Ato besojne se humbi çdo respekt për benë edhe ne Greqi madje dhe turpi,
iku lart,fluturoi.Ato i thone Medeas se nuk mund te kthehet ne shtepine e babait
pasi aty sundon nje mbretereshe me e forte se ajo.

AKTI 3
Skena e pare
Jasoni i drejtohet Medeas se seshte hera e pare qe ai kupton sa te liga sjell inati.Ai i
thote se do mund te rrinte dhe banontene kete pallat ne qofte se do i bindej
urdhrave te mbretit.Por tani do e debojne se veproi krejt pa mend.
Sa per te ai thote se nuk i intereson nese nuk pushon se theni qe paska qene i ligu i
botes; po per sa ka thene kunder mbreterise te jete e kenaqur qe shpetoi vetem
me internim.Ai i thote se gjithmone eshte munduar te binte mbretin qe ajo te
qendroje bashke me femijet.Por ngaqe ajo nuk ka pushuar se foluri keq prandaj do
internohet.Ai i thote se do kujdeset si mik qe te mos ike pa marre ato qe i duhen
per te jetuar edhe pse ajo e urren.

Mede nis dhe i flet me urejten me te madhe te mundshme.Ajo i kujton atij gjithe te
mirat qe beri per te duke numeruar se si hipi ne anijen Argo, kur e derguan te
shkoje te mbjelle fushen vdekeprurese me dragonj,i thote se ajo vrau dragoin qe
rinte gjithmone zgjuar.I tregon se tradhetoi atin e shtepine e me te se bashku
erdhen ne Iolk,afer malit Pelion ku u be shkaktare qe u vra Pelia nga bijat e tija gje
qe kjo vrasje ia hoqi atij friken.Ajo i thote se sa mosmirenjohes eshte dhe ne
cgjendje e futi.

Jason i kthehet perseri se ke folur me shume sec duhet.Ai thote se ajo doli me e
fituar se nga ai vete pasi prej tij ajo u aratis nga fundi i botes dhe erdhi te jetoje ne
Greqi ku mesoi per here te pare te jetoje me ligje.Ai i permend se e sheh mundesi
shume te mire per vete te martohet me bijen e monarkut pasi pervec se do jetoje
pa probleme do i jape femijeve qe do linde dhe atyre qe lindi Medea mundesi
shume te mira per jeten.Ai fajson dhe grate per cdo te keqe qe ndodh ne bote.

Grate korintjane i thote se shume bukur i stolisi fjalet por e kundershtojne sepse
nuk i duket i drejte pasi e tradhetoi gruan e tij.Medea dhe Jason fillojne dhe
fajsojne njeri tjetrin.Jason i ofron ne rruge para dhe te lajmeroje miq te tij ta
ndihmojne pasi kjo te largohet por ajo nuk pranon.

Skena e dyte
Medea takohet me Egjeun rastesisht.Egjeu sapo po kthehej nga faltorja e Febit.Ky
kishte erdhur ketu pasi donte te mesonte sit e bente femije.Nga faltorja kishte
mare nje mesazh enigmatic qe kerkonte nje mendje te holle per ta kuptuar.Medea
perpiqet ta ndihmoje Egjeun,djalin e Pandjonit te urte.Tek sa bisedojne ted y
Medea i thote atij hallet e saj se cfare ka perjetuar dhe se do debohet.Ajo i lutet
atij per hater te perendive ta strehoje ate ne mbreterine e tij.Ajo i ofron atij se do
mund te behet baba pasi te kurohet me barerat e saj.

Ai pranon per hater te hyjnive dhe per faktin qe do mund te behet baba.Por nuk
mund ti dale kundra miqve te tij keshtu i kerkon asaj qe te shkoje vete ne
mbreterine e tij.Gjithashtu ai betohet se nuk do e deboje ose ta lejoje ta debojne
nga mbreteria e tij pasi me pare ia kerkoi Medea kete gje.

Skena e Trete.
Pasi Medea siguroi strehen per me vone ajo kalon tashme ne planin e saj per
hakmarrje.Ajo i thote grave korintjane planin i cili eshte se: Nje nga sherbetoret ka
per ta derguar drejt te Jasoni, t'i thote nga ajo qe te shkoje vete te ajo; pastaj si te
shkoje do e prese me fjale te embla sepse ka ndermend te vrase me dredhi bijen e
monarkut. Me djemte, dhurata do t'i dergoj nuses: nje fustan të hollë, !1-jekurore
t'arte; e pasi t'i marre dhe t'i vesh në trup, do të gjejë vdekje dhe jo ajo vetem, po
dhe kushdo tjeter që do t'i afrohet sepse do i lyeje dhuratat me ilac.Me pas do te
vrase femijet e saj qe Jason te mbetet fillikat i vetem kurse ajo do largohet nga ky
vend pasi nuk do mund te duroje dot.

Njera nga grate e kundershton dhe me te drejte por Medea e ka ndare mendjen
dhe keshtu ajo do te nise planin.Ajo urdheron Mendeshen te shkoje te therase
Jasonin.

AKTI 4
Skena e pare
Jasoni shkon tek Medea te degjoje se cfare ajo kerkon.Medea shtiret si shume e
penduar qe eshte treguar kaq e pamend sa nuk e ka kuptuar qellimin e Jasonit.Ajo
thur shume lajka duke lavderuar Jasonin dhe idete e tij brilante.Ajo i thote se
kupton dhe situaten e rende te saj dhe se eshte idiotsia e saj shkaktare per te.Ajo
qe kerkon tani eshte te mundesohet nje strehe per te ne mbreteri dhe nese kjo nuk
behet e munder te pakten te qendrojne femijet e saj.Ajo manipulon Jasonin se me
dhurata te mira do kenaqen me shume prandaj i ofron nje kurore te arte dhe nje
fustan te holle te cilat i kishin mbetur nga Dielli qe qe ati i atit te saj.Keshtu ajo
urdheron djemte te shkojne me atin e tyre te cojne dhuratat.

Skena e dyte
Grate korintjane e dine se cfare i pret djemte e shkrete dhe se babai i tyre po i con
ata drejt vdekjes.Ato e dine se pamja qe kane dhuratar do e shtyjne ate ti veshe
dhe kur ti veshe cdo gje do marre fund.Atyre u dhimbset dhe Jason i cili smundi dot
te parashikoje dot se cfare e pret dhe tani po i afrohet fati i zi.Ato vajtojne dhe per
Medean te cilen plaga qe morri nga tradhetia ne shtratin e nuserise e coi te
sakrifikoje dhe djemte e saj.

AKTI 5
Skena e pare
Pedagogu shkon me gezimin me te madh ti jape lajmin se nusja u gezua shume kur
morri dhuratat dhe se djemte nuk do te internohen.Medea sillet sikur nuk i
intereson shume dhe i thote se nuk e ka gje send pedagogun.Ajo nis dhe qan me lot
te pavertete e penduar qe beri kete gabim te madh dhe tani do te duhet te
largohet e vetme.Edhe pse tani femijet e saj gjeten shtepi ata do jetojne gjithe
jeten larg nenes se tyre.Pedagogu i cili i beson vajtimet e Medeas mundohet ta
qetesoje.Medea i thote pedagogut te kujdeset per femijet e saj dhe tu beje gati
cfare u duhet.Por ne ato momente ajo lufton me veten.Ajo ndjen nje ndjenje
keqardhjeje per femijet e saj te pafajshem sa per nje moment ishte gati te hiqte
dore nga fati per vdekjen e tyre.Por urrejta e mbuloi serisht dhe iu erren syte nga
gjithe ai helm qe kishte per brenda.Urrejta e saj ia mbyti serisht gjykimin duke
menduar se asnje te mire nuk do te shihnin prej babait.Keshtu i takon per here te
fundit dhe femijet ikin me pedagogun.

Skena e dyte
Grate korintjane i flasin Medeas per femijet.Ato mendojne se njerezit qe nuk mund
te bejne femije jane me te lumtur se ata qe kane.Kjo sepse te rritesh femije kerkon
shume kokecarje,te mendosh se si do te riten si ti edukosh cfare do te bejne,cfare
do te hane.Edhe sikur femijet te rritem ne menyren me te mire te mundshme edhe
qofte kur te behen burra perseri ata do te shkojne ne mbreterine e Hadit.
C’ndryshim ka se do te vdesin sot apo do te vdesin pas disa vitesh.Vetem brenga i
sjellin prindit gjate gjithe kohes.

Skena e trete
Medea u thote atyre se me zorr po pres te shoh fundin aty dhe drejton doren nga
pallati.Nje lajmetar vjen dhe i thote Medeas te largohet pasi do ndeshkohet per ate
qe ka bere.Medea e pyes se cfare ka ndodhur dhe ai i thote se vdiq Mbreti dhe bija
e tij.E gezuar Medea i kerkon tia shpjegoje dhe njehere se si ndodhi e gjithe situate
dhe ky ia nis.Ajo ndihet mire kur degjon se cfare ka bere.Ne fund te bisedes
lajmetari i thote te mos ndihem mire se e keqja kthehet tek ai qe e ka shkaktuar.
Grate korintjane gezohet qe shohin tek po e peson Jasoni por njekohesisht ndiejne
keqardhje per princeshen e cila u perfshi kot ne kete histori dhe tani po zbret ne
mbreterine e Hadit.

Nderkohe Medea e ka ndare mendjen te vrase femijet e saj.Ajo mendon qe eshte me mire
ti vrase vete se sa ti vrase ndonje nga armiqte e saj prandaj hyn ne pallat te mbaroje pune.

Skena e katert
Grate korintjane nisin dhe luten per fatin e femijeve te gjore te cilet do vriten nga dora
e nenes se tyre.Djemte e dine fatin e tyre dhe ulerijne te shpetojne nga nena e tyre
vrasese edhe pse e dine qe nuk kane shpetim. Grate korintjane fillojne dhe te shohin
Medean me nje sy tjeter,atop o e shohin ate si nje vrasese te pa shprit qe po shton
vrase mbas vrasjeje per te ndeshkuar ate qe i tradhetoi shtratin.Ato e krahasojne
rastin e Medeas me rastin e Inose e cila eshte i vetmi rast i mocem kur nena vret
femijet e vet dhe me pas ajo hidhet ne det.Grate korintjane fajesojne martesen e
grave si shkaktare te shume te ligave qe vijne ne bote.

Skena e peste
Jasoni shkon aty dhe kerkon Medean.Ai takon grate korintjane dhe u thote atyre se sa
e pamend ajo u tregua dhe qe tani ajo rezikohet ne cdo moment.Ai thote se nuk i
intereson atij cfare do behet me te pasi denimin do e marri familja mbreterore. Tani ai
e kerkon ate vetem qe te sigurohet qe djemte e tij te jene mire pasi ajo perben nje
rezik per ta.Ato i thane se tashme Medea i vrau femijet e saj dhe ne do ait e shohe
kufomat duhet te hape portat qe te shohe dy te keqet nje djemte e vdekur dhe dy
gruan te cilen do e vrise.

Pasi rojet me urdherin e tij hapin portat ai sheh Medean ne nje karoce me dragon. Ajo
i thote se ne do te flase me te le te flase por nuk do e preke me dore.Ata nisin dhe
fajsojne njeri tjetrin se si ariten punet deri ketu.Jasoni e shan dhe i thote se nuk kishte
arsye pse te vriste femijet e saj per nje martese por per Medean kjo ishte nje veper e
madhe.Se fundmi Jasoni i kerkon trupat e djemve te vdekur ti varrose por ajo nuk
pranon dhe tha se do i varose ne nje vend ku nuk do mund ti c’nderoje asnje nga
armiqte e saj.Ajo i kthehet atij se Zeusi nuk e la te shijoje gje pasi atyre qe i beri asaj
dhe karroca zhduket.Jasoni fajeson Zeusin qe ia mori femijet dhe uronte te mos i
kishte lindur dhe te mos i shihte te coptuar nga dora e tij.

Grate korintjane thone se Lartë në Olimp drejton Zeusi shumë nga ngjarjet e gjithësisë.
Shpesh herë hyjtë punët i bëjnë jo si shpresojmë ne, bijt' e vdekjes. Gjërat që priten
nukë po ngjasin; ndërsa ato' që nukë priten, kryhen, mbarohen ashtu si do ndonjë nga
hyjtë. Ja, kështu ngjau edhe kjo punë.

You might also like