You are on page 1of 1

Teste Letersia 10

Uploaded by sime

 57% (7) · 12K views · 10 pages


Document Information 
nice
Copyright
© © All Rights Reserved
Download now 
Available Formats
PDF, TXT or read online from Scribd
 

Share this
 Libër mësuesi document
për tekstin “Letërsia 10”

Model testi – Letërsi

 Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30

Facebook Twitter
“Medea”, Euripidi
 Akti III, skena I

Jasoni:


1 S’është herë e parë që po e kuptoj,
2 se sa të liga sjell inati i fortë.
3 Ti në këtë tokë do të mund të rrije

Email
4 po qe se i bindeshe urdhrit të mbretit;
……………………………………….
5 po tani të dëbojnë, të nisin syrgjyn,
6 pse lëshon nga goja fjalë krejt pa mend.

DidMedea:
you find this document useful?
7 Ti, njeri i dobët, i ligu i botës!
8 Nukë gjej dot fjalë, sharje më të madhe,
9 për të të cilësuar, ty, or burracak -
10 ti pra m’erdhe pranë, ti që të urrej?
11 …S’është kjo kurajë, s’është as guxim,
12 t’u dalësh përpara dhe t’i shohësh me sy
13 njerëzit e dashur, q’u ke bërë keq;
14 kësajë i thonë troç paturpësi.
Is this
15 ... content inappropriate?
Jetën ta shpëtova, siç e dinë Grekët Report this Document
16 me të cilët hipe në anien Argo,
17 kur ty të dërguan të vësh nënë zgjedhë
18 demat që lëshojnë akë e zjarr nga goja
19 …Unë atë dragua që rri gjithë zgjuar
20 dhe ruan lëkurën me qime të artë
21 unë vet’e vrava edhe kësisoj
22 për ty unë qeshë dritë shpëtimtare.
23 Më pas tradhtova, atin e shtëpinë
24 e me ty së bashku erdha tok në Iolk,
25 Gjithë ato të mira parasysh s’i more,
26 po më tradhtove, tjetër grua more
27 ndonëse atë u bëre, ndonëse ke fëmijë;
28 Hajde pra të asim, si dy miq të mirë,
29 ndonëse ç’gjë të mirë do të pres nga ti?
30 S’ka dyshim se shumë femra në Greqi
222

  Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

31 do të thonë mbase se më ke shpërblyer


32 për këto të mira që të bëra unë
33 dhe se do të kem gjetur në fytyrën tënde
34 burrë plot me besë, një burrë si duhet;
35 po mua të mjerën syrgjyn po më nisin,
36 këtej më dëbojnë pa miq e të shkretë,
37 O Zot! Si njeriut i ke falur mjetin
38 të dallojë, të shohë arin që është kallp,
39 ndërsa asnjë shenjë mi të liqtë s’vure
40 që të na tregoje ligësin’e tyre?

Jasoni:
41 S’do të zinte ngoje askush emrin tënd.
42 Ti më shan dhe qahesh, pse po marr për grua
43 bijën e monarkut që sundon këtu;
44 po do të provoj se në këtë punë
45 jo vetëm me mend e m’urti u-solla,
46 po dhe plot me dhembje për ty e fëmijët;
47…dhe këtu arriva si një muhaxhir,
48 a do mund të gjëja më të lumtur fat,
49 se sa të martohem me vajzën e mbretit?
50 ... Jo pse s’më pëlqente shtrati yt, moj grua,
51 … po e bëra vetëm për këtë qëllim:
52 që të rrojnë mirë, - gjëja më e parë -
53 të mos na mungojnë ato që na duhen;
Medea:
54 Po të kishe qenë njeri jo i lik,
55 duheshe më parë të më mbushje mendjen
56 për këtë martesë dhe të mos e bëje
57 fshehura atyre që i quan miq.

Përktheu: Sotir Papakristo

223

 Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

Në pyetjet 1-4 rrethoni njërën nga përgjigjet

1. Do ta renditni tragjedinë e Euripidit në veprat e autorëve të: (1 pikë)


a. Realizmit
b. Klasicizmit
c.  Antikitetit
d. Mesjetës

2. Pjesa që sapo lexuat tregon: (1 pikë)


a) Medea përballet, dialogon me Jasonin
 b) çastin kur Medea mediton
c) Medea monologon
d) përkëdhel djemtë

3. Në bisedën Jason-Medea, ajo: (1 pikë)


a) i lutet atij
 b) e këshillon
c) e qorton
d) e kërcënon

4. Figura retorike që shfaqet më dendur në këtë pjesë është: (1 pikë)


a) hiperbola
 b) epiteti
c) krahasimi
d) metafora

5.  A ka një konikt në këtë fragment? Tregoni cili është ai. Identikoni zërat e koniktit dramatik.
Ilustroni.
 _____________________________________________________________________________ 
 _____________________________________________________________________________ 
 _____________________________________________________________________________ 
 _____________________________________________________________________________ 
 ________________________________________________ 
  (4 pikë)

6. a) Si e emërton Medea Jasonin?________________________________________________ (1 pikë)


b) Ç`mjete stilistike janë përdorur?___________________________________________ (1 pikë)
c) Cili është roli i mjetit që identikuat? Pse e emërton kështu Medea Jasonin?
 _____________________________________________________________________________ 
 ______________________________________________________________________ (2 pikë)

7.  A gjeni fenomene të përshkruara në këto vargje, që mbeten ende aktuale?


Ilusroni_____________________________________________________________________________ 

8.  __________________________________________________________________________ (2 pikë)

  a) A e urren vërtet Medea Jasonin? __________________________________________ (1 pikë)


b) Veçoni pyetjen retorike __________________________________________________ (1 pikë)

9. Risia që solli Euripidi në teatrin antik është (shkruani vetëm një tipar):__________________ (1 pikë)
Ilustroni___________________________________________________________________(1 pikë)

10. a) Dalloni anakroninë ________________________________________________________(1 pikë)


  b) Pse “kapet” pas këtij fakti Medea? Përmendni dy arsye. __________________________ (2 pikë)

224

Advertisement

  Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

11. Parafrazoni në variantin letrar vargjet:

“Ti, njeri i dobët, i ligu i botës!


Nukë gjej dot fjalë, sharje më të madhe,
 për të të cilësuar, ty, or burracak”
 __________________________________________________________________________________
 __________________________________________________________________________________
 __________________________________________________________________________________
 __________________________________________________________________________________
 ____________________________________________________________________________ (3 pikë) 

12. Ç`pjesë ligjërate janë fjalët e nënvizuara?


“po dhe plot me dhembje  për ty e fëmijët;
 me _________________________________________________________________________ (1 pikë)
dhembje _____________________________________________________________________ (1 pikë)

13.Krijoni një tekst përshkrues me tre paragrafë duke përdorur detaje nga fragmenti.
Tema: Dhimbja e Medeas
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _______________________________________________________________________________ 
 _________________________________________________________________________ (4 pikë)

Ideja/teknikat e Stili Sintaksa Drejtshkrimi


përshkrimit
1 pikë / 1 pikë / 1 pikë / 1 pikë /

225

 Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

Çelësi i testit
“Medea”, Euripidi
 Akti III, skena I
Pyetja 1. (c)
Pyetja 2. (a)
Pyetja 3. (c)
Pyetja 4. (b)
Pyetja 5. (4 pikë)
Po, ka konikt. Është konikti mes mendësisë së Medeas (familja monogame) dhe mendësisë së Jasonit
(familja poligame)
(1 pikë)
Zërat e koniktit: Medea dhe Jasoni
(1 pikë)
Ilustrim
Nga fjalët e Medeas:
“Po më tradhtove, tjetër grua more.”
(1 pikë)
Nga fjalët e Jasonit:
“A do të mund të gjëja më të lumtur fat,
sesa të martohem me vajzën e mbretit?” (1 pikë)
ose
“Pse po marr për grua
bijën e monarkut që sundon këtu?”

Pyetja 6.
a) Emërtimi që Medea i bën Jasonit: “Njeri i dobët, i ligu, burracak”
 (1 pikë, nëse gjen vetëm një hollësi)
 
b) Mjeti stilistik është epiteti.
(1 pikë)
c) Roli i epitetit, si mjet stilistik, është të cilësojë frymorë, jofrymorë etj.
(1 pikë)
- Në fragment ai përdoret qëllimisht nga Medea për të cilësuar dhe portretizuar Jasonin, për të thënë se
është i lig, burracak.
(1 pikë)

Pyetja 7. 
Po, ka fenomene që janë aktuale, të tilla si tradhtia, martesa e dështuar, martesa e dytë për interes,
familje poligame etj. (1 pikë, nëse gjen njërin nga këto fenomene)
Ilustrim
“Pse po marr për grua
bijën e monarkut që sundon këtu?”
ose
“Po më tradhtove, tjetër grua more.”
(1 pikë)

226

Advertisement

  Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

Pyetja 8.
Medea vihet në mëdyshje … (vini re përdorimin e pyetjes retorike). Ajo e do ende Jasonin, gjë që
 justikohet nga zemërimi i saj, por, në të njëjtën kohë, Jasoni ishte kthyer në një armik kryesor për
Medean. Ajo urren zgjedhjen e Jasonit. Ndaj e lë me pikëpyetje.
(1 pikë)
Pyetja retorike është: “Ti, pra, m’erdhe pranë, ti që të urrej?”
(1 pikë)
Pyetja 9. 
Risitë që solli Euripidi në teatrin grek:
° Në teatrin e Euripidit gjejnë vend edhe njerëzit e thjeshtë.
° Ai krijoi në teatër një gurë mjaft bashkëkohëse, tipin e femrës që lufton për gjetjen e vetvetes dhe
armimin e personalitetit. Në këtë mënyrë, Euripidi e afron artin me realitetin.
° Sipas Aristotelit, ndryshe nga tragjedianët e tjerë, që i paraqesin njerëzit ashtu siç duhet të jenë, Euripidi i
paraqet ashtu siç janë në realitet.
° Fryma e fatalitetit, që sundoi heronjtë e tragjedisë antike, tek Euripidi mori një formë tjetër, atë të
“mallkimit shoqëror”, siç vihet re nga vdekja e Fedrës dhe e Hipolitit, viktima të mostolerancës morale, apo
te kundërvënia aktive e Medeas ndaj pushtetit mashkullor dhe statusit social të emigrantit.
(1 pikë)
Ilustrim
“S’do të zinte ngoje askush emrin tënd.
Ti më shan dhe qahesh, pse po marr për grua
bijën e monarkut që sundon këtu;
po do të provoj se në këtë punë
 jo vetëm me mend e m’urti u-solla,
po dhe plot me dhembje për ty e fëmijët;”
ose
dhe këtu arriva si një muhaxhir,
a do mund të gjëja më të lumtur fat,
sesa të martohem me vajzën e mbretit?”
ose

“duheshe më parë të më mbushje mendjen


për këtë martesë dhe të mos e bëje
fshehur atyre që i quan miq.”
(1 pikë)
Pyetja 10. 

 Anakronia

“Jetën ta shpëtova, siç e dinë grekët


me të cilët hipe në anien Argo,
kur ty të dërguan të vësh nënë zgjedhë”
(1 pikë)

Roli i anakronisë: Medea e përmend këtë fakt për:


a) t`i kujtuar Jasonit ndihmën e saj, qoftë dhe për të kujtuar kohët e lumtura.
(1 pikë)
b) për ta qortuar si një burrë mosmirënjohës. (1 pikë)

227

 Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

Pyetja 11.
Parafrazimi:
i qëndron idesë (1 pikë)
ruan epitetet (1 pikë)
saktësia e fjalive dhe e fjalëve nga ana gjuhësore (1 pikë)

Pyetja 12.
me - parafjalë e rasës kallëzore.
(1 pikë)
dhembje - emër.
(1 pikë)
Pyetja 13.
Ideja/teknikat e përshkrimit:
I qëndron idesë dhe përdor mirë teknikat e përshkrimit.
(1 pikë)
Stili dhe origjinaliteti.
(1 pikë)

Sintaksa:
Ka shumëllojshmëri të fjalive. Kuptimi i tyre.
(1 pikë)

Drejtshkrimi:
Shkruan saktë fjalët nga ana drejtshkrimore.
(1 pikë)

228

Advertisement

  Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

Modele pyetjesh mbi programin e zhvilluar nga eposi deri te klasicizmi

1. Çfarë karakteri kishte vjershërimi gjatë Mesjetës? Shkruani disa nga eposet më të përmendura
europiane.

2. Përse hiperbola është gura mbizotëruese e eposeve?

3. Radhisni veçorit ë e eposit:


 –
 –
 –
 –
 –
 –
 –
4. Duke u ndalur  në veçoritë e E posit të Kreshnikëve, përpiquni t ë shpjegoni secil ën prej tyre:
• thelbi mitologjik
• thelbi historik
• kulti i lirisë
• heroi fantastik
• gura e hiperbolës

5. Nd ërtoni struktur ën e “Komedisë hyjnore”.

6. Dante Aligeri i përket periudhës historike të:


- Antikitetit 
- Mesjetës
- Reformacionit 

7. Pse poema e Dante Aligerit quhet alegorike? Zbuloni disa nga shtresat e saj kuptimore në drejtim të:
• politikës
  • moralit 
  • fesë
  • intimes
  • porosisë universal 
8. Cilat personazhe zgjodhi Danteja për ta shoqëruar në përtejbotë?
  a. Eskilin
  b. Prometeun
  c. Virgjilin
  ç. Beatriçen
9. Vepra “Komedia hyjnore” ka si gur themeli gurën e:
a. krahasimit 
b. alegorisë
c. epitetit 
10. Bazuar në vargun “KRIJUESIN TIM E SHTY DREJTËSIA E TIJ”, thoni ç’lidhje ka drejtësia e
Perëndisë me krijimin e Ferrit?

11. Ç’efekt ka përdorimi i germave të mëdha të shtypit në tri strofat e para?

12. Kur lindi let ërsia humaniste?

229

 Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

13. Pse let ërsia e Rilindjes quhet edhe humaniste?

14. P ërmendni përfaqësuesit më në z ë t ë let ërsisë së Rilindjes.


15. Don Kishoti trulloset nga romanet e kalorësisë, sepse:
a. i mungon dëshira për tëkuptuar;
b. i mungon vështrimi kritik;
c. është budalla;
ç. është aventurier;
d. romanet e kalorësisë synojnë ta mashtrojnë lexuesin.
16. Argumentoni pse personazhi i Don Kishotit është qesharak dhe patetik.
17. Si rrëfen autori te “Don Kishoti”?
- në mënyrë të drejtpërdrejtë
- me nëntekst 

18. Përgjigjen tuaj argumentojeni duke ilustruar.

19. A mendoni se Sanço Pançoja luan rol të dyshtë për Don Kishotin? Në ç’kuptim?

20. Komentoni thirrjen e Don Kishotit drejtuar mullinjve me erë: “Mos ikni, frikacakë e burracakë, se një
kalorës i vetëm po ju atakon!” Ç’veti të Don Kishotit zbulohen këtu?

21. Ç’është dukuria e donkishotizmit?

22. Disa nga elementet e strukturës së dramës janë:


a. aktet 
b. paragrafët 
c. kapitujt 
  ç. didaskalitë

23. Humanizmi i Rilindjes Europiane përfaqëson:


a. dilemat e kohës
b. botëkuptimin e epokës
c. zhvillimin qytetërues
24. Kryeheroi i tragjedisë “Hamleti” mishëron:
a. lozonë e Epikurit 
b. lozonë e Rilindjes
c. lozonë e Hegelit 
25. Duke u ndalur në veçorit ë e tragjedisë “Hamleti”, shpjegoni secil ën prej tyre:
• personazhi kompleks
  • dilema tragjike
  • struktura e tragjedisë
  • gjuha e pasur 
  • hamletizmi 

26. Bëni një ese duke u mbështetur në shprehjen e Hamletit: “Të rrosh a të mos rrosh...” 

27. Fantazma në tragjedinë “Hamleti” ngjan me:


  a. Erazmin e Roterdamit 
b. princin e Makiavelit 
c. orakullin e Delt 
28. Hamleti është quajtur zëdhënës i ideve humaniste të Shekspirit. Ilustrojeni këtë mendim.

230

Advertisement

  Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 10”

29. Përpiquni të argumentoni pse Fantazma nuk i shfaqet Gertrudës, po vetëm Hamletit. (Te kush i ka
varur shpresat Fantazma?)

30. Interpretoni thënien e Hamletit drejtuar së ëmës: “në kohën tonë... u dashka vetë virtyti t’i kërkojë
ndjesë vesit”.

31. Pse teatri elizabetian njihet si epoka e artë e teatrit anglez?

32. Cilat janë tri periudhat letrare t ë letërsisë së vjet ër shqipe dhe cilët janë përfaqësuesit kryesorë të
tyre?

33. Ç’vend zë Marin Barleti në historinë e letërsisë shqiptare? Pse themi se emri i tij është i lidhur
 përgjithmonë me emrin e Skënderbeut?

34. Në veprën “Histori e Skënderbeut”, në ç’raport  janë d ëshmia historike me imagjinatën letrare?

35. Besoni te fuqia e fjalës? Përse?

36. Argumentoni se ku qëndron fuqia e fjalës së Skënderbeut kundrejt princërve. Te bindja apo te frika?

37. Çfarë janë:


- Litanitë
  - Psalmet 
  - Himnet 

38. Flisni për disa nga veçoritë kryesore të Humanizmit Europian.

39. Çfarë kishte origjinale Humanizmi shqiptar në krahasim me atë europian?

40. Kush ësht ë poeti i par ë i let ërsisë shqipe?

41. Ç’janë Sibilat?

42. Pse emrat e sibilave ai i lidh me vendet shqiptare?

43. Cilat janë parimet kryesore të klasicizmit hartuar nga Bualoi?

44. Bëni dallimin ndërmjet termave klasicist dhe klasik.

45. Parimi mbi të cilin Molieri e ngre veprën e tij është:


a. të mësosh përmes lozomit 
b. të mësosh përmes argëtimit 
c. të mësosh përmes zhgënjimit 

46. Molieri krijoi dy lloje të reja komedie. Cilat janë ato dhe ku qëndron dallimi mes tyre?

47. Si e zbaton Molieri parimin e tri uniteteve në komedinë “Tartu”?

48. Molieri është shprehur se komeditë e tij kanë për qëllim “të mësojnë duke argëtuar”. Tregoni sa ia ka
arritur Molieri qëllimit të vet me komedinë “Tartu”.

49. Ku ndihen veçoritë e klasicizmit në tragjedinë “Abeli” të Haxhiademit?

231

Share this document


    

You might also like

Document 124 pages

letersi matura 2012


Laert Velia
73% (15)

Document 34 pages

testet gjuha 9
Dallandyshe Rrapollari
63% (24)

Document 6 pages

Letersia 10 - Test 1
klodiana qeraxhi
No ratings yet

Magazines Podcasts

Sheet music

Document 7 pages

Vlerësim Arritjesh Klasa 5


Gjuhe, Matematike, Dit…
Natyre
Noel Model 3
Amla
No ratings yet

Document 14 pages

Teste Gjuha shqipe 8


Periudha 1-3 -PEGI 2021…
2022 (1)O bush
Kuksjani
No ratings yet

Document 38 pages

Screenshot 2021-12-13 at
9.40.00 PM
Reniisa Memia
No ratings yet

Document 6 pages

Test matura letersi 2006


ped
Viola M
No ratings yet

Document 14 pages

TEST 1 kl 8 2021
Vjollca
No ratings yet

Document 4 pages

varianti A provim 10
Jon Zyka
No ratings yet

Document 6 pages

Document (2) copy


Vjollca
No ratings yet

Document 38 pages

Teste_Gjuha_shqipe-
_8.pdf
Artikuj shkollore e zyra…
Aksesore
No ratingskompjuteri
yet

Document 7 pages

testime
Diamanta Serica
100% (1)

Show more

About Support

About Scribd Help / FAQ

Press Accessibility

Our blog Purchase help

Join our team! AdChoices

Contact us Publishers

Invite friends
Social
GiYs

Scribd for enterprise Instagram

Twitter
Legal Facebook

Terms Pinterest

Privacy

Copyright

Cookie Preferences

Do not sell or share my


personal information

Get our free apps

Books • Audiobooks • Magazines • Podcasts •


Sheet music • Documents • Snapshots

Language: English

Copyright © 2023 Scribd Inc.

You might also like