You are on page 1of 18

Analizë “Medea”, nga EURIPIDI

PJESA HYRËSE
 *Titulli: Medea
*Lidhja e titullit me përmbajtjen:Titulli është i lidhur me emrin e
personazhit protagonist të veprës.
 *Autori: Euripidi (480-406 p.e.s) lindi në Salaminë dhe mori një edukim shumë të mirë për
kohën. Ka marrë pjesë në garat mes poetëve tragjikë, ku ka marrë disa çmime të para. Ishte
studiues i zellshëm dhe mik i filozofëve. Kishte bibliotekën më të madhe në Athinë, por,
megjithë këto, ai qëndroi larg jetës shoqërore e politike.

PJESA HYRËSE
 *Risitë e veprës së Euripidit: Risitë që solli Euripidi në tragjedinë e antikitetit janë:

 1.Ai mori subjektin e tragjedive të veta nga mitologjia, por e trajtoi mitin me lirshmëri
duke e bërë pjesë të problematikave të kohës.
2.Personazhet nuk i paraqiti ashtu si duhet të jenë, por
ashtu si janë. Paraqiten me vërtetësi ndjenjat e pasionet njerëzore.

3.Përveç konfliktit të jashtëm, ai i kushtoi vëmendje të veçantë


konfliktit të brendshëm.
 4.Konflikti kalon në nivel individual. Euripidi është i pari dramaturg që vuri në pah
individin me botën e tij të pasur psikologjike, me prirjet dhe pasionet e tij.
5.Forcoi monologun dhe gjallëroi
dialogun.
 *Krijimtaria e Euripidit: Në veprat e tij, me shumë guxim, ka vënë në shënjestër shumë
dobësi të njerëzve. Nuk i është nënshtruar shijes së publikut dhe e ka quajtur veten “mësues
të publikut” dhe jo shërbëtor të tij. Euripidi mendonte se arti duhej të ndryshonte me
kohën, kështu që guxoi të ndryshojë përvojën e krijuar në dramaturgji.

Euripidi ka shkruar 90 vepra, nga të cilat sot kanë mbërritur vetëm 18:
Medea, Elektra, Ifigjenia në Aulidë, Andromaka, Oresti, Hekuba, Helena, Ciklopi etj.
PJESA HYRËSE
 *Tipat e heronjve, personazheve të Euripidit:
1.Solli personazhe
nga të gjitha klasat dhe shtresat shoqërore.
2.Personazhet e njohura të traditës
(Helena, Andromaka, Hekuba etj) i ul nga piedestali dhe u vesh
tipare tërësisht njerëzore.

3.Hyjnitë në veprat e Euripidit kanë rol dytësor, kryesisht rol


teknik.
4.Figura qendrore në veprat e Euripidit është figura e gruas, pra ai
sjell tipa të ndryshme të grave. 5. Shpesh
hasemi me qëndrim skeptik ndaj plotfuqishmërisë së perëndive,
madje mban qëndrim kritik ndaj miteve e fesë tradicionale, duke i
paraqitur perënditë si imorale apo të ulëta.
PJESA HYRËSE
Tematikat: Lloji letrar: Koha e shkrimit të
veprës:

Ndër temat kryesore Tragjedi Antikitetit grek. U


që ka trajtuar Eskili, vendos për herë të
përmendim: - parë në skenë në vitin
lufta për të drejtat e 431 p.K.
femrës,
-heroizmi,
-
hakmarrja,
-drejtësia,
-
kokfortësia, etj.
PJESA HYRËSE

Në Greqinë e Lashtë po reformohej sistemi i


Historik drejtësisë dhe ai shoqëror, dhe njërëzit po
ndërgjegjësoheshin për aftësitë, mundësitë e të drejtat
e veta.

Konteksti

Vepra u shkrua në shek.IV p.e.s (antikiteti grek),


kohë në të cilën mitologjia vazhdonte të ishte pjesë e
pandarë e njeriut të epokës dhe e letërsisë po ashtu.
Letrar Kështu dhe Euripidi u bazua në mitologjinë mbi
Medean për të krijuar veprën. Gjithashtu, në këtë
periudhë, tragjedia e teatri po zhvilloheshin
ndjeshëm.
PJESA ANALITIKE
 *Struktura: Prologu + Pro ode + Episodi i parë + Episodi i dytë + Episodi i tretë +
Episodi i katërt + Episodi i pestë + Eksodi.
*Tema
qendrore: hakmarrja, si ndjenjë që lind nga mosrespektimi ligjeve morale të martesës,
e cila shpie në shkatërrim familjen.
*Nëntema: ashpërsia, ambicia,
dashuria e verbër, dhuna,hipokrizia etj.
 *Rrëfimi: Vepra është e ndërtuar në bazë të dialogut e monologut, kështu që rrëfehet
në vetë të dytë, të pare, por dhe të tretë. Duke qenë se vepra është pjesë e një miti të
gjatë, shpesh përdoren teknika të ndryshme rrëfimi për të rrokur të gjitha ngjarjet. Ndër
to përmendim:
Retrospektika: Retrospektiva është kthimi pas në kohë për të rrëfyer ngjarje që kanë
ndodhur në të shkuarën. Në tragjedinë “Medea” përdoret retrospektiva kur Medea i
kujton Jasonit të gjitha sakrificat që ka bërë për të etj.
Pararendja: Pararendja është teknikë
rrëfimi që ka të bëjë me rrëfimin e ngjarjeve që pritet të ndodhin në të ardhmen. Në
vepër, kemi pararendje kur Jasoni parashikon të ardhmen e tij dhe të fëmijëve, apo kur
Medea rrëfen planet e saj të hakmarrjes etj.
PJESA ANALITIKE
Medea Protagoniste.E egër. Viktimë e njëkohësisht heroinë. Është gati të vrasë fëmijët e saj për
hakmarrje dhe për të vënë në vend nderin e saj të përlyer. Parapëlqen të mbahet mend më mirë si
krijuesja e të këqijave sesa si gruaja e shfrytëzuar dhe e refuzuar. Ajo nuk dorëzohet, u shkon
gjërave deri në fund, duke përqafuar fatin tragjik, si të vetmen zgjidhje të mundshme që i
përshtatet natyrës së qenies së saj. Medea qëndron e bindur ndaj vendimit të marrë, edhe pse
zemra i copëtohet nga dhimbja e mëdyshja. Ajo ka frikë më shumë se çdo gje tjetër se mos bëhet
qesharake në sytë e armikut. Karakteri i saj i dyfishtë është një kombinim i dhunës brutale të
Akilit dhe dinakërisë së ftohtë të Odisesë dhe ajo është e ndërgjegjshme për të dyja këto anë të
karakterit të saj. Medea është si një medalje me dy anë, e bardha dhe e zeza, po secili sheh veç
anën apo ngjyrën që i shkon përshtat.Ajo është gruaja që braktisi gjithçka për burrin që
dashuron, gruaja besnike që ka lindur vetëm për një burrë. Por, në atë masë që ka dashurinë, ka
dhe urrejtjen. Me egërsi shpreh mospajtimin për të qenë vegël e burrit.

Jasoni Antagonisti , burri i Medeas. Natyrë ambicioze, egoist e hipokrit. Ai përdor Medean dhe dashurinë e saj
për të përmbushur ambiciet për pushtet, kur Medea dhe martesa me të nuk i sjell më asnjë dobi për
pushtet, e braktis atë.

Mëndesha Kujdestarja e fëmijëve të Jasonit dhe Medeas.

Pedagogu Shoqëruesi i fëmijëve të Jasonit e Medeas, merrej me shkollimin e tyre.

Kreonti Mbreti i Korintit

Glauka(ose Vajza e mbretit të Korintit; vajza me të cilën Jasoni dëshiron të martohet duke braktisur Medean.
Kreuza)
Kori Gratë e korintit

Djemtë 2 djemtë e Jasonit e Medeas që në fund vriten nga mamaja e tyre


PJESA ANALITIKE
 *Fillesa mitologjike: Vepra është bazuar në mitin e argonautëve. Në qytetin e
Orkomentos të Beotisë sundonte një mret i quajtur Atamas. Ky mbret, pasi e
dëboi gruan e tij të parë, perëndeshën Nefele, hyjnesha e reve, me të cilën kishte
dhe dy fëmijë: një djalë me emrin Friks dhe një vajzë me emrin Heles, u martua
me një tjetër. Por njerka nuk i donte aspak fëmijët e të shoqit dhe mendonte se si të
gjente mënyrën për t’i vrarë ata. Sapo e mësoi këtë, perëndesha Nefele, për të
shpëtuar fëmijët e saj nga vdekja që u kanosej, u dërgoi atyre një dash me lëkurë të
artë, i cili fluturonte.
Të dy fëmijët i hipën dashit dhë
u larguan përgjithnjë nga shtëpia e të atit. Helesit, rrugës iu morën mendtë dhe ra
poshtë e u mbyt në detë. Vendi ku ajo ra, mori më vonë emrin e saj, Helespont,
vend i cili sot njihet me emrin Dardanele. I vëllai, Friksi, e pati të pamundur të
ndihmonte motrën. Ai fluturoi larg dhe arriti në Kolkidë, një krahinë që ndodhej
në brigjet e Kaukazit, në lindje të Detit të Zi.
Pasi shpëtoi, Friksi e bëri fli dashin dhe lëkurën e artë ia
dhuroi sundimtarit të Kolkidës, mbretit Ajet, i cili e vari lëkurën në një pyll të
shenjtë dhe një dragua, i cili nuk flinte kurrë, e ruante atë. Mbreti Ajet ishte i
martuar me Eidën dhe një prej fëmijëve të tyre ishte Medea, një vajzë e bukur dhe
shumë e ditur, e cila prej hyjneshës Hekata kishte fituar dhuratën e të bërit magji.
PJESA ANALITIKE
 Në këtë kohë, në Jolk të krahinës së Thesalisë, mbreti rrëzohet nga froni nga
gjysmëvëllai i tij, Peliu. Peliu, duke qenë se kishte frikë se mos djali i mbretit të
rrëzuar, Jasoni, mund të hakmerrej, pranoi që t’ia kthente mbretërinë me kushtin që
Jasoni të sillte lëkurën e artë të dashit që ndodhej në Kolkidë. Kjo ishte një përpjekje
shumë e rrezikshme, ndaj Peliu shpresonte që Jasoni të mos kthehej më gjallë në atdhe.
Jasoni e pranoi propozimin. Ai, me ndihmën e Athinasë, ndërtoi një anije me emrn
Argo dhe u bashkua me 50 trimat më të famshëm të asaj kohe, ndër të cilët: Herakliu,
Laerti, Tezeu, Kastori etj. Këta u quajtën argonautë. Argonautët lundruan për një kohë
të gjatë dhe udhëtimi ishte shumë i vështirë e plot rreziqë dhe, pas shumë peripecish,
arriten në Kolkidë. Mbreti Ajet i priti shumë mirë në fllim, por, kur kuptoi qëllimin e
ardhjes së tyre, u tërbua nga inati dhe fshehurazi thuri plane për t’i vrarë. Mbreti i
premtoi Jasonit se do ta ndihmonte që ai të merrte lëkurën e artë, por më parë duhej që
ai ta ndihmonte në zgjidhjen e disa problemeve.
Jasoni duhej të zbuste dy dema të
egër, me thundra prej metali dhe që nxirrnin flakë nga goja, dhe, pasi t’i zbuste, t’i
mbrehte një parmendë të artë dhe të punonte me të një fushë shumë të madhe në të
cilën duhet të mbjellë dhëmbët e dragoit të shenjtë të Aresit, pastaj të presë derisa nga
këta dhëmbë të rriten ushtarët dhe,në fund, po qe se i vret të gjithë këta ushtarë, lëkura
e artë do të bëhej e tij. Për Jasonin, edhe pse ai ishte një djalë i zgjuar, trim dhe i
guximshëm, kjo detyrë ishte e pamundur.
PJESA ANALITIKE
 I biri i Friksit, Argu, e çoi Jasonin te Medea për të kërkuar ndihmë. Në çastin kur Jasoni paraqitet para
Medeas, Hera dhe Athena u kujdesën që Erosi, zoti i dashurisë, t’ia qëllojë asaj zemrën me shigjetat e
dashurisë dhe Medea u dashurua me Jasonin. Duke qenë se kishte aftësi për të bërë magji, Medea e
ndihmoi Jasonin të kalonte të gjitha rreziqet. Medea i dha atij një bar që ta ruante nga zjarri i demave,
më pas me duart e fuqishme ai mbrehu në parmendë dhe punoi me ta tërë fushën. Kur nga brazdat e
mbjella dolën gjigandë dhe Jasoni nuk dinte si t’i mposhte, Medea e këshilloi që të hidhte një gurë të
madh midis gjigandëve. Guri u bë një shkak grindjeje mes tyre sepse ata nuk e panë se kush e hodhi
gurin dhe kështu u vranë me njëri-tjetrin. Edhe pse Jasoni i kreu të gjitha detyrat, mbreti Ajet nuk deshi
t’ia jepte lëkurën.
Atëherë Jasoni bindi Medean që ta ndihmonte. Pasi hynë bashkë në pyllin e frikshëm, Medea i bëri
magji dragoit dhe e vuri në gjumë të thellë. Ajo e porositi Jasonin që të merrte lëkurën e artë e të
zhdukej. Jasoni i propozoi që të lundrojë me të në Jolk; e dehur nga dashuria ajo pranoi, duke
shpresuar se do të bëhej bashkëshortja e tij. Pas tri ditësh lundrim, anija e shpejtë Argo e Jasonit u ndal
në buzëderdhjen e lumit Istros (Danubi i sotëm) nga anija e Apsirt, vëllai i Medeas. Kur pa se nuk
mund ta fitonte betejën, Jasoni përdori një dredhi. Me ndihmën e Medeas, ai e tërhoqi Apsirtin në një
vend të shkretë dhe aty e vrau. Trupin e tij e preu dhe gjymtyrët i hodhi në lumë. Derisa kolkidasit e
frikësuar kërkonin dhe mblidhnin copat e udhëheqësit të tyre, anija Argos u largua e sigurt. Pas
udhëtimit të gjatë dhe pasi vizituan ujëdhesën e magjistares Circë (që ishte në farefisni me Medean),
e cila i pastroi ata nga mallkimi i babait të Medeas për gjakun e derdhur, mbërritën në vendin e populli
të lumtur feakas. Gjatë tërë këaj kohe, që nga çasti kur Jasoni ia premtoi në Kolkidë, Medea dëshironte
vetëm një gjë: të martohej me Jasonin. Jasoni nuk dëshironte të martohej, por detyrohet ta bëjë këtë
kur aty i arrin flota e kolkidasve dhe komandanti i kërkon t’i dorëzojë Medean, sepse sipas ligjeve, e
bija i takon të atit, ndërsa gruaja e martuar burrit. Kështu mbreti i feaksve, Alkinou, e ftoi Jasonin që
të vendosë dhe ai u martua me të ligjërisht, pasi mendonte se mund të kishte sërish nevojë për të.
PJESA ANALITIKE
 Kur mbërritën në Jolk, Jasoni i kërkoi të ungjit të respektonte
marrëveshjen, por ky përpiqej ta mbante me fjalë. Medea, që tashmë
ishte e martuar me Jasonin, i bindi vajzat e Peliut që ta thernin të
atin, pasi vetë Medea, nëpërmjet magjisë do ta ringjallte, duke e bërë
më të ri. Vajzat e magjepsura e vranë të atin, por Medea nuk e mbajt
fjalën e dhënë. Jasoni sundoi pak kohë, por më pas u dëbua nga i biri
i Peliut dhe u detyrua, së bashku me Medean, të shkojë në Korint.
Nuk vonoi shumë dhe Jasoni pa se martesa me Medean nuk do t’i
sillte dobi të madhe. Atje ai bën për vetë vajzën e mbretit të Korintit
dhe mbreti, para martesës së tyre, urdhëron Medean të largohet nga
qyteti. E hidhëruar nga tradhëtia e të shoqit, ajo vendos të hakmerret,
sepse kështu mendon se do të vërë në vend nderin e cënuar. Me anë
te fëmijëve, Medea i dërgon të bijës së mbretit një fustan e një kurorë
të helmuar si dhuratë. Sapo ajo e vesh, vdes. Edhe mbreti, i cili
përpiqet t’i vijë në ndihmë së bijës, pëson të njëjtin fat. Ajo vret dhe
fëmijët për hakmarrje, por për këtë ka dhe versione të tjera të mitit.
PJESA ANALITIKE -SUBJEKTI
 Subjektin e kësaj tragjedie Euripidi e ka marrë nga cikli i legjendave mbi argonautëve.
Tragjedia nis atëherë kur Medea, e braktisur nga i shoqi, vendos të hakmerret në
mënyrë të tmerrshme kundrejt atij që e mashtroi, e tradhëtoi, e çnderoi dhe më pas e
braktisi.
●Prologu: përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë mëndesha e Medeas informon
shikuesit dhe lexuesit e dramës për fatin e mjerueshëm të zonjës së saj të braktisur nga i
shoqi, Jasoni, i cili është duke u përgatitur të martohet me Glaukën, bijën e mbretit të
Korintit. Në pjesën e dytë, pedagogu, duke dialoguar me mëndeshën, rrëfen se mbreti
Kreont ka vendosur ta dëbojë nga tokat e Korintit të huajën nga Kolkida dhe fëmijët e
saj.
●Pro ode: fillon me një këngë të korit. Në sfond dëgjohet zëri i
Medeas që nga brenda shtëpisë i thërret vdekjes ta marrë atë dhe fëmijët, në një
moment tjetër i uron vdekjen Jasonit, burrit të saj tradhëtar dhe fëmijëve të saj.
Mëndesha përpiqet se si t’i mbrojë fëmijët nga zemërimi i tmerrshëm i së ëmës. Në
skenën e dytë, jepen disa dialogë lirikë midis korit dhe mëndeshës. Medea vajton fatin
e saj se familja po i shkon drejt shkatërrimit. Mëndesha përpiqet t’i kthejë mendjen
Medeas të mos vetëvritet. Atëherë Medea i drejton hyjnive një “lutje të zezë”, duke
dëshiruar me tërë fuqitë e saj, shkatërrimin e Jasonit dhe të nuses së tij të re. Mëndesha
dhe kori përpiqen përsëri të ndërhyjnë për ta ndihmuar Medean që t’i heqë nga mendja
këto dëshira të saj vrastare.
PJESA ANALITIKE -SUBJEKTI
 ●Episodi 1: Medea del të flasë përpara grave korintjane. Ajo ngre zërin kunër pozitës së vështirë në të
cilën ndodhej gruaja greke dhe pas kësaj përshkruan gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhej edhe vetë, por
pa u treguar e dorëzuar, përkundrazi, duke e deklaruar se do të hakmerret. Gratë e Korintit, nëpërmjet zërit
të korit, kanë një simpati të dukshme, nuk habiten, madje e mirëkuptojnë Medean. Në skenën e dytë
ndërhyn mbreti Kreont, i cili e urdhëron Medean që të largohet menjëherë nga vendi, së bashku me fëmijët
e Jasonit, por Medea, duke përdorur inteligjencën dhe pavendosmërinë e mbretit, duke u shtirur gjithashtu si
dashamirëse ndaj tij, arrin të fitojë edhe një ditë kohë, një kohë të shkurtër, por të mjaftueshmë për të vënë
në jetë planin e saj të hakmarrjes. Në skenën e tretë, kori, në një këngë të shkurtër, tregohet i mëshirshëm
me fatkeqësinë e Medeas, e cila merr fjalën duke i shpalosur natyrën e vet heroike e të pamëshirshme ndaj
atij që dikur shumë e donte, por që tashmë e urrente me gjithë shpirt. Nëpërmjet strofave dhe antistrofave,
kori na paralajmëron pasojat fatale të këtyre veprimeve që do të lënë jehonën e tyre në tërë shoqërinë greke.

●Episodi 2: Jasoni vjen të takojë ish-gruan e tij. Medea shfryn të gjithë inatin e saj. Të dy ish-bashkëshortët
shkëmbejnë akuza kundrejt njëri-tjetrit. Arsyet e Jasonit janë të vlefshme vetëm përballë ligjeve të ngushta
të pashkruara. Në ndërhyrjen e dytë, kori i bën thirrje Afërditës që ajo “të mos dërgojë dashuri të tepruar,
por me masë e lehtësi te njerëzit, sepse dashuria e tepruar mund të shpjerë në marrëzi ose tragjedi”.
Gjithashtu gratë e Korintit luten që të mos jenë kurrë të privuara nga atdheu i tyre.
 ●Episodi 3: Medea merr premtimin e mikpritje nga Egjeu, më pas ajo i zbulon korit planet e saj
vrastare. Në këngën e tretë, kori lutet që Medea të mos bëhet vrasëse e fëmijëve të saj, duke i hapur
sytë asaj për pasojat e këtij veprimi mizor. Dy strofat dhe dy antistrofat e korit përbëjnë një këngë, e
cila ndan nga ana kompozicionale dy episode. Në strofë kori argumenton rreth vesit të keq të
tradhëtisë, kurse në antistrofë, kori pohon se Medea, që ka humbur gjithçka, është viktimë
emblematike e shpërbërjes së vlerave më të forta që mbështetnin dikur rendin, ekuilibrin dhe
harmoninë sociale greke: turpi dhe respektimi i betimit të dhënë.
PJESA ANALITIKE -SUBJEKTI
 ●Episodi 4: Medea shtiret sikur bie në ujdi me Jasonin dhe sikur pajtohen, për të bërë realitet planin e saj
të hakmarrjes. Nëpërmjet fëmijëve ajo i çon dhurata (një fustan të hollë dhe një kurorë të artë) nuses së re
të Jasonit në shenjë paqeje dhe urimi. Ndërsa Jasoni, i verbuar prej narcizizmit të vet, e lë veten të
rrëshqasë në kurthin e mashtrimit.
●Episodi 5: përbëhet prej dy skenave dhe një ndërhyrjeje të korit që i
ndan ato. Skena e parë përmban një bisedë mes pedagogut dhe Medeas dhe një monolog të protagonistes,
ku ajo përpiqet të përligjë veprimet e saj hakmarrëse me fjalët: “duhet të guxoj, ta bëj këtë, për të mos
qenë e përqeshur, duke i lënë armiqtë të pandëshkuar”. Brenda shpirtit të Medeas zhvillohet një luftë e
ashpër dhe plot dhimbje midis etjes për hakmarrje dhe dashurisë për fëmijët. Vargjet që përcjellin këto
vrulle ndjenjash të kundërta, dhënë përmes monologut, përbëjnë vargjet më të bukura të tragjedisë. Në
skenën e dytë, një lajmëtar i tregon për vdekjen e Glaukës dhe Kreontit, por kjo vdekje nuk e bën të
lumtur. Në këngën e fundit, kori thërret në ndihmë paraardhësit e fëmijëve, diellin dhe tokën (sipas
legjendës, gjyshërit e Medeas nga ana e nënës) që të parandalojnë vrasjen e fëmijëve. Vrasja makabre nuk
jepet drejtpërdrejtë nga Euripidi, por e nënkuptuar. Ajo raportohet përmes fjalëve të korit. Kënga korale
vjen si thirrje ndaj problemeve të kohës dhe përcjell mesazhin që martesa është si një institucion: kur ajo
nuk funksionon siç duhet, kthehet në një sëmundje për shoqërinë. Baza e një shoqërie të shëndetshme
është një familje e shëndetshme.

●Eksodi: Korifeja i rrëfen Jasonit veprimet e


tmerrshme të Medeas. Jasoni qan plot dhimbje e s’gjen ngushëllim për vdekjen e djemve, kurse Medea
largohet duke fluturuar e hipur në një qerre me dragonj me flakë. Ajo fajeson Jasonin si shkaktar të
çnderimit të familjes, që sipas saj është një faj tepër i rëndë. Jasoni duhej ta shpaguante fajin e tij duke
vuajtur për tërë jetën i çnderuar, sepse ky ndëshkim, sipas Medeas, ishte edhe më i rëndë sesa vdekja. Ajo
nuk e lejon Jasonin të prekë apo të marrë kufomat e fëmjëve, duke u larguar.
PJESA ANALITIKE- Idetë e veprës:
 –Autori mban qëndrim të dyfishtë ndaj demokracisë së Athinës.
–Ai shpalos dëshirat
e tij për një jetë më të mirë.
–Është skeptik ndaj realitetit të kohës
dhe flet për rënien morale e dekompozimin e shoqërisë.
–Nxjerr në pah dhë dënon nënshtrimin e gruas greke
ndaj burrit dhe mungesën e të drejtave të saj.

–Euripidi hyn thellë në botën e


brendshme të gruas duke e paraqitur atë botë me vërtetësi, për të
treguar dobësitë, vuajtjet, ëndrrat, dëshirat e zhgënjimet e saj.

–Shpesh
Euripidi i fsheh idetë e veta pas zërit të Korit dhe del si simpatizant i
heronjve që u largohen pasioneve të vrullshme.
PJESA ANALITIKE
 *Koha:
 1.Koha historike: Ngjarjet autori i vendos në Antikitet.
2.Koha e brendshme: Autori rrëfen ngjarjet që ndodhin nga momenti
kur Medea zbulon tradhëtinë e Jasonit deri në largimin e saj nga Korinti me trupat e
fëmijëve të vrarë.
*Hapësira: Ngjarjet zhvillohen në Korint.
*Elementet fantastike: Përmendja e hyjnive , e magjive të Medeas, e
dragonjve etj. Megjithatë elementi fantastik në këtë vepër është i paktë.
*Konfliktet
kryesore: Kemi dy lloje konfliktesh të rëndësishme në vepër, të cilat janë:

 ●Konflikti i jashtëm: Medea –Jason e nusja e tij e re. Jasoni ka tradhëtuar e braktisur
Medean dhe ajo nuk mund ta falë Jasonin për këtë veprim, prandaj vendos të hakmerret në
mënyrën më të ashpër të mundshme.
●Konflikti i brendshëm: Medea me veten. Konflikt ky që ndodh në shpirtin e
një gruaje të tradhëtuar dhe braktisur nga i shoqi, të dëbuar nga shtëpia e qyteti dhe të
flakur në mes të katër rrugëve, së bashku me dy fëmijët e saj, shumë larg dhe pa mundësinë
për t’u kthyer në atdhe. Këtu zhvillohet një betejë e fuqishme midis arsyes dhe pasionit,
pasigurisë dhe vendosmërisë. Sytë e Medeas, errësuar nga pasioni, e shpien atë në rrugën e
shkatërrimit.
PJESA MBYLLËSE

 Mesazhi: Forcimi i familjes monogame dhe


zhvillimi i demokracisë e qytetarisë.
 Përgjigjja e lexuesit:
 Te kjo rubrike nxënësit duhet të mendojnë dhe
arsyetojnë vetë për lidhje të mundshme të veprës
me aktualitetin apo pervojat.

 https://youtu.be/OdtDeZZ4RPk
 https://youtu.be/i6NduvUW3tw

You might also like