You are on page 1of 8

DANTE ALIGERI Komedia Hyjnore (fragment)

Porsi pëllumba prej dëshirës ftuem,

Që krahëhapun prejnë ajrinë pa u ndalë
Drejt s’ambëlësë fole, të pëmalluem,

Njashtu çetën, ku asht Dido, zemër-valë,

Lanë e fluturuen drejt nesh n’atë ajr të zi,
Kaq qe e fortë thirrja, që me shpirt m’kish dalë.

“ O njeri i mirë e plot me fisniki,

Që zbrite me na pa n’këtë vend mizor
Ne që me gjak tokën e kemi ri,

T’kishim mik atë që rruzullin ka n’dorë,

Do ta lutshim n’këtë ças për paqen tande,
Mbasi ndjen dhimbë për të zezët mëkatnorë.
-----------------------------------------------------
Dashnija, n’shirt fisnik që hyn aq lehtë,
Për t’hieshmin trup e lidhi këtë fatzinë,
Trupin ma rrëmbyen e si: peng më ka mbetë.

S’paska idhnim ma t’madh,-m’u gjegj tue fsha,

- Se me mendue për kohët e haresë
N’mjerim e vajë; mësuesi e di këtë gja.

Për pyetjet me alternativa qarko përgjigjen e saktë:

Ngjarjet e këtij fragmenti zhvillohen në: 1 pikë

A) parajsë
B) ferr
C) purgator
D) portën e ferrit
2. Personazhet e kësaj pjese, bëjnë pjesë mes : 1 pikë
A) paganëve dhe të papagëzuarve
B) heretikëve dhe epikurianëve
C) mëkatarëve të mishit
D) mashtruesve të ndryshëm
3. Lloji i strofës së përdorur këtu është: 1 pikë
A) tercina
B) strofa katërshe
C) strofa dyshe
D) monokolona
E gjithë kënga ndërtohet mbi figurën stilistike të: 1 pikë
A) alegorisë
B) metaforës
C) simbolit
D) personifikimit
5. Ndërtimi “Zemër-valë”, jep cilësinë e njeriut të: 1 pikë
A) dështuar
B) çmendur
C) ngushëlluar
D) dashuruar
6. Mesazhi i strofës së fundit është: 1 pikë
A) Bota është e gjitha njësoj
B) në mjerim njeriu kujton kohët e bukura
C) njeriu nuk duhet të mendohet gjatë
D) njeriu mëson vazhdimisht
7. Lexo me vëmendje strofën e parë. Gjej figurën kuptimore të përdorur aty. Çfarë atmosferë të krijon
ajo figurë? 2 pikë
a- Figura: __________________________________
b- Atmosfera: _______________________________
8. “Ç”përftesë figurative ka në vargun: “Drejt s’ambëlësë fole, të pëmalluem”? 1 pikë
_________________________________________________________________
Në këtë fragment jepet një koncept i qartë për dashurinë. Cili është ky koncept i Dantes për
dashurinë? Jepni një shembull për këtë. 2 pikë
a- Koncepti: _________________________________________________________________
b- b- Shembull:
_________________________________________________________________
10. Shkruani emrat e tri personazheve. Pse Dantja u jep vend në këtë këngë? 3 pikë
a- _________________________ b- _________________________ c- ________________________
11.Shpjegoni me fjalët tuaja shprehjet e mëposhtme: 3 pikë
a- Me shpirt m’kish dalë: ______________________________________________________
b- Ne që me gjak tokën e kemi ri: ________________________________________________
c- T’kishim mik atë që rruzullin ka në dorë: ________________________________________
12. Gjeni dhe shpjegoni përdorimin e një prej teknikave të rrëfimit dantesk. 2 pikë
a- teknika ___________________________________________________________________
b- roli ______________________________________________________________________
13. Shpirtrat gjenden në vuajtje e sipër. Pse? Nga udhëhiqeshin ato në botën e të gjallëve.A është kjo
temë, pjesë e poetikës së Dantes? 3 pikë
__________________________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-6 7-9 10-12 13-16 17-19 20-22 23-25
Ferri (fragment) Kont Ugolini

Në rrethin e nëntë të rezervuar për mëkatarët më të mëdhenj ku mundimet janë më të mëdha ngase
mëkatarët i mundon akulli që vjen nga krahët e Luciferit.
Këtu kemi të paraqitur Kont Ugolinin i cili ishte kryetar i Pizës, një kohë ra në konflikt me nipin
Ninon .
Armiqësinë e shfrytëzon kryepeshkopi Ruxheri , e akuzon Ugolinin si tradhtar e turma e dënon që ai
bashkë me dy djemtë e me dy nipërit të vdesë nga uria në një kullë të vetmuar.

Gojën e hoq nga gjella shtazarake Në vesh ty s’do të ketë mundun veç nji punë,
Aj mkatar, pas flokësh tue ia fshimë Due t’them se ç’m’erdhi e zezë vdekja mizore;
Kokës krisë grisë përmbrapa në rradake. Ndigjoje pra, dhe thuej a m’ka ba dhunë.

Mbrenda kuvlisë e vogëla dritore,

Pastaj filloi: “Ti m’lyp me përtërimë S’cilës prej meje i mbeti kullë urije,
Dhimbjen –dëshpërim që zemrën ma copton. E ku të tjerë kanë për t’u mbyllun prore.
Edhe pa folë, veç sa e kujtoj një grimë.
Aq hanë mue shfaqë m’i kishte prej frangjije
Po n’asht se fjala ime e turpnon Kur pashë andrrën e ligë, e soje m’ra
Këtë tradhtar që unë këtu po brej. I s’ardhmes tisi grisun fije-fije.
Tue folë edhe tue qa tash po m’ndigjon.
Prijs e zot gjahu n’andërr ky m’u gja
Tue ndjekë nji ujk e klyshët tyne përmbrapa
S’po dij se kush je ti; as pse këtej N’at mal që Pizë e Lukë s’i len me u pa.
Na paske ramë, por thjeshtë prej fjorentini
më ngjan kjo gjuha jote tek ta ndjej. Me bushtra thatanike, t’zellshme e t’prapa,
Gualandat me Sismondët e lanfrangët
Ta dijsh se unë kam qenë Kont Ugolini, Prijshin përpara me të shpjetëm hapa.
E ky këtu qe kryepeshkop Rugjeri:
Mbas nji grimë vrapi forca u erdhi mangët
Tash po ta them pse iu kam ba ksi fqini. Atit e bijve, e at-hera m’u ka dukë
Se fill jau futën n’ijtë çatajt e vangët....
Nuk ka nevojë ta them se unë i mjeri
Pata besim te ky shpirtzi, pa m’zunë,
E mbasandej më vranë; porse të bjeri

Për pyetjet me alternativa qarko përgjigjen e saktë:

1. Kjo pjesë u shkrua: 1 pikë

A) në latinisht;
B) në latinishte vulgare;
C) në italishte letrare;
D) në italishte vulgare.
2. Marrëdhënia e Ugolinit me Rugjerin në Ferr është pasojë e: 1 pikë
A) miqësisë së madhe
B) besimit të patundur
C) tradhtisë për pushtet
D) fqinjësisë së mirë
4. Për hir të ritmit, rendi i fjalëve në fjali është shpesh: 1 pikë
A) i drejtë;
B) i përmbysur;
C) i ngulitur;
D) linear.
5. Figura kryesore mbi të cilën bazohet “Ferri” është: 1 pikë
A) alegoria;
B) personifikimi;
C) simboli;
D) metafora.
7. Tercinat janë përdorur për të simbolizuar: 1 pikë
A) mendësinë mesjetare të kohës;
B) mendësinë humaniste të kohës;
C) besimin në botën e përtejme;
D) Trinitetin e Shenjtë.
8. Cilësimet “e zezë” dhe “mizore” përcaktojnë: 1 pikë
A) kuvlinë
B) bushtrat
C) vdekjen
D) jetën
9. Nga e kupton Ugolini se nga është Dante? _______________________________1 pikë
10. A arrini ta urreni Kont Ugolinin? Argumentoni pse? 2 pikë
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
12. Emërto mjetet stilistike të mëposhtme dhe shpjego funksionin e përdorimit të tyre 6 pikë
Zemrën ma copëton-__________________
__________________________________________________________________________________
E zezë vdekja- ______________________
__________________________________________________________________________________
Gjella shtazarake-___________________
_________________________________________________________________________________
13. Renditni tri tipare humaniste, duke i ilustruar me pjesë nga teksti. 3 pikë
 ________________________ _____________________________________________________
 ________________________ _____________________________________________________
 ________________________ _____________________________________________________

14. Shpjegoni simbolikën e ëndrrës që sheh Kont Ugolini. Çfarë funksioni ka ajo?Veçoni shembullin
nga fragmenti.
3 pikë
* ____________________________________________________________________________
* ____________________________________________________________________________
* ____________________________________________________________________________

15.Gjeni në tekst dy cilësime të Ugolinit për Rugjerin, që shprehin qëndrimin e tij ndaj krye peshkopit
2 pikë
______________________________________ _____________________________________

16. Vini në dukje edhe mënyrën se si Ugolini e cilëson veten në ferr. 1 pikë
______________________________________________________________________________

17. Gjeni sinonimet kontekstuale të disa fjalëve në tekst: 2 pikë

_______________________ _________________________________________________

18 Ese: 8 pikë
Argumentoni pse Ferri konsiderohet si gjykimi i përjetshëm.
Përshkruani ndjesinë që përftoni nga udhëtimi në ferrin dantesk.
Krahasoni dy ndjenja që personazhet përjetojnë në Ferr.

Fragment 1

E me fjalë t'ëmbla iu suall Helena:

"Kunat i mirë i mua të poshtrës bushtër
dhe të urryer. Oh! Atë ditë që nëna
posa me lindi të më kishte flakur
nga prehri i saj, duhia e rreptë e erës
të më përplaste pas shkëmbinjve a dallgët
e detit shungulluese të më përpinin,
sesa të ndodhin gjithë këto mynxyra.
Por meqë zotat kanë punë të liga
kështu i shestuan, unë të kisha t'paktën
një burrë më trim e që në shpirt të ndiente
turp e mëri si burrat. Ky s'ka zemër
as shpirt kreshnik e as që do të ketë në t'ardhmen,
e shpejt besoj se ka për ti larë gjynahet.
Por ti kunat, urdhëro në këtë fron ulu,
se ty më fort po ta ndrydh shpirtin brenga
për sherrin e mua bushtrës, e për fajin
e Lek Paridit, se të dyve Zeusi
këtë fat të zi na e preu, e turpi ynë
do të këndohet në brezinë e ardhshme."
Ia priti i madhi Hektor tarogzëtundësi:
"Mos m'u lut t'ulem, moj Helenë fisnike,
nuk mund të rri dot, se po më digjet shpirti
me padurim t'u shkoj në ndihmë trojanve
shumë të brengosur për mungesën time.
Por tunde këtë , që të nxitojë dhe vetë
e të më zejë pa dalë jashtë prej qytetit,
unë po shkoj vrik deri në shtëpinë time,
me njerëzit t'piqem dhe me gruan e dashur,
e me voglushin, e nuk di a kthehem
ndër ta prapë gjallë,apo e shkrojtën zotat
nga duart e akejve shpejt të bie i vdekur".
kështu tha, e jashtë tarogzëtundësi doli,
e fluturim n'pallat të vet u ngjit.
Por nuk e gjeti Andromakë krahëbardhën,
së bashku me djalin e saj dhe mendeshën,
si drita e veshur në pirg kishte hipur,
ku duke qarë dhe rënkuar rrinte.
E kur Hektori shkretë shtëpinë e gjeti,
u ndal te pragu e pyeti shërbëtorët:
"O shërbëtorë, thomëni të drejtën,
ku do ketë shkuar Andromakë krahbardha,
që nga shtëpia paska dalë, tregomëni;
a mos ka vajtur ndër kunata t'hijshme,
apo n'faltore e Athinë Palladës ,
atje ku zonjat Teukre kaçurrele
kërkojnë t'ia zbusin mërinë zonjës s'ndritur"?
…………………………………………….

-Si ndihet Helena? Cila është arsyeja që ajo ndihet kështu? Ilustro me detaje nga teksti.
3 pikë

gjendja e
Helenës________________________________________________________________________
arsyeja____________________________________________________________________________
_____
ilustrime
_______________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
_____

-Me ç’mjete stilistike (zbulo dy figura letrare ) Helena i drejtohet vetes? Ç’imazh krijon ajo?
2 pikë
figura letrare 1____________________________________________________
figura letrare 2____________________________________________________
imazhi që krijohet
________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
_____

-Si portretizohet Paridi? Gjej vargje në tekst që e karakterizojnë atë. Po Hektori si paraqitet? Gjej
vargje në tekst që e karakterizojnë atë . Cili është funksioni i përballjes së dy personazheve?
4 pikë

portreti i
Paridit__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
_____

ilustrime__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
___________

portreti i Hektorit
________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
_____

ilustrime__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
___________

-Zbulo vargun në të cilin shfaqet motivi i fatit të paracaktuar. Shpjego konceptin e grekëve të vjetër në
lidhje me fatin.
2 pikë

motivi i fatit të
paracaktuar_________________________________________________________________
konceptin e grekëve të vjetër në lidhje me fatin
_________________________________________________
__________________________________________________________________________________
_____

- Zbuloni tiparet e heroit të antikitetit. Tek cili personazh mishërohen këto personazhe në fragment?
2 pikë
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
_______________

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-6 7-9 10-12 13-16 17-19 20-22 23-25

You might also like