You are on page 1of 4

Eskili

Eskili ishte një dramaturg i madh i Greqisë antike. Ai lindi në vitin 525 para Krishtit, në Eluzinë, afër
Athinës. I takonte nje familjeje aristokrate. Ai jetoi në kohë kur grekët ishin në luftë me persët, ku edhe
vetë mori pjesë në luftën kundër tyre. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Athinë, ndërsa vdiq në
Gela të Siçilisë në vitin 456. Ishte tragjediani i parë i madh i antikitetit grek, së bashku me Sofokliun
dhe Euripidin janë themelues të tragedisë. Përveç tragedive ka shkruar edhe pjesë satirike dhe elegji,
dhe rreth 90 drama prej të cilave të ruajtura janë vetëm këto tragjedi: “Persët” (472 p.ne.), “Të shtatë
kundër Tebës” (467 p.es), “Hiketide” (463 p.e.s); “Prometeu i lidhur” (mbërthyer); “Orestia” (trilogi)
(458 р. с. s). Prometeu i mbërthyer Eskili.

Buron nga
fataliteti
i heroit tragjik
konflikti
Roli i korit dramatik

veprimi skenik Stili krijues i heroi-hyjni

Eskilit

vlera universale aktori i dytë

subjekti
mitologjik
Tragjedia mbështet te cikli i rrëfimeve mitologjike mbi Prometeun. Eskili është
përqendruar vetëm në pjesën që e tregon Prometeun të mbërthyer në shkëmbin e Skithisë,
sipas vendimit hakmarrës të Zeusit.

Struktura e trilogjisë: “Prometeu i mbërthyer”, “Prometeu zjarrsjellës”, “Prometeu i çliruar”.

Mesazhi i idealeve demokratike


E reja që solli Eskili është se e afroi Prometeun shumë pranë kohës së idealeve
demokratike që po lulëzonin në Greqinë e lashtë.
Konflikti ndërmjet Prometeut dhe Zeusit

Konflikti ndërmjet Zeusit dhe Prometeut ka një kuptim simbolik. Eskili


goditi fuqishëm dhunën… Prometeu është edhe simbol i parashikimit të
përmbysjes së tiranëve të çdo kohe.

Veprimi dramatik

Në teatrin e Eskilit veprimi dramatik është i thjeshtë, pothuaj statik. Kjo ndodh ngaqë
tragjedia mbështetetmbi një veprim kryesor, që lidhet me një moment të caktuar të
rrëfimit mitologjik, prej nga nxirret tema e tragjedisë.

Roli i Korit të Oqeanideve

Kori i Oqeanideve vjen në këtë fragment si një zë i paanshëm i urtësisë njerëzore.


Kori nuk mund të pranojë që situatat të shkojnë deri në ekstrem.

Prometeu - hero mitologjik që u shndërrua në hero të epokës

Prometeu - hero mitologjik që u shndërrua në hero të epokës:

simbol i vetësakrifikimit;
simbol i durimit dhe i pathyeshmërisë;
heroi me fat të paracaktuar;
heroi që qëndron ndërmjet botës hyjnore dhe asaj njerëzore;
profeti që parashikon përmbysjen e tiranisë;
shenjti dhe martiri më fisnik në kalendarin filozofik;
individi që luan rol në ecjen përpara të njerëzimit.
E reja që solli Eskili është se afroi Pometeun shumë pranë kohës së idealeve demorkratike që po
lulëzonin në Greqinë e lashtë.

Hero tragjik sepse është ivetëdishëm për atë që e pret, nuk e braktis idealin, por e
vetësakrifikohet deri në vetëflijim. Të qenit krenar, pavarësisht ndëshkimit që e pret.
Shkaqet e konfliktet:
- Mosbindja e Prometeut ndaj Zeusit.
- Refuzimi i Prometeut ndaj ligjeve arbitrare të Zeusit.
- Refuzimi i Prometeut që t’i tregojë Zeusit parashikimin e fatit, rrëzimin nga froni (pushteti).
Tragjedia “Promoteu i mbërthyer” eshtë një nga veprat më madhështore të Eskilit, e cila do të
jetë në qendër të kësaj analize. Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera
të së cilës, “Prometeu zjarrsjellës” dhe “Prometeu i çliruar”, nuk janë ruajtur. Sipas mitit,
Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë u shumëzua. Që të mos i linte në mjerim
dhe padije, shkoi te qerra e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë, të cilën e vuri në një
kallam dhe këtë burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve. Kjo e bëri Zeusin tëtërbohet nga mëria,
të urdhërojë krijimin e Pandorës, gruas së parë, që do të sillte fatkeqësi në botën e njerëzve.
Gjithashtu, ai urdhëron Pushtetin, Dhunën dhe Hefestin ta mbërthejnë Prometeun në një shkëmb
në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të
egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. I lidhur në atë mal, Prometeut do t’i hante
mëlcinë çdo ditë një shqiponjë. Më vonë, Prometeu shpëtohet nga Herkuli.

Duke qenë se fabulën kjo tragjedi e merr nga ciklet mitologjike me bëma hyjnish dhe me heronj
legjendarë dhe kjo fabulë ishte e njohur, nuk ka rëndësi zgjidhja e konfliktit aq sa ka rrjedha
artistike dhe teknika e organizimit të materialit dramatik, ndaj dhe skenat janë të gjalla dhe
universale.

Për sa i përket temave të trajtuara në këtë vepër, së pari dallojmë temën e tiranisë dhe shoqërisë.
Zeusi është konsideruar si më i pamëshirshmi nga tiranët sepse ai nuk njeh ndjenja si dashuria,
miqësia apo keqardhja. Ai e dënon Prometeun edhe pse ishin miq, madje Prometeu ishte faktori
kyç që e çoi Zeusin në fitoren e luftës kundër Titanëve. Ky ndëshkim ishtë marrë nga Zeusi sepse
Prometeu vlerësoi më shumë miqësinë me njerëzit sesa atë me Zeusin. Shkaku pse Zeusi nuk e
vlerëson miqësinë gjendet thellë në natyrën e tij, në mbivlerësimin për veten dhe në bindjen se të
gjithë duhet t’i nënshtrohen atij. Ndaj Eskili, me qëllim përmend disa herë gjatë veprës rolin e
shoqërisë dhe dashurisë. Gjithashtu, kori i Oqeanideve në fund përmbyll duke thënë se miqësia
ështe një vlerë e mrekullueshme.

Një tjetër temë që trajtohet është mendimi dhe forca. Prometeu dhe Zeusi njihen respektivisht si
përfaqësues të mençurisë dhe forcës. Konflikti midis dy personazheve avancon gjatë veprës
sepse të dy ndjekin rrugën e vet për të zgjidhur problemet. Në fund, Eskili na mëson së forcës i
nevojitet mençuri për ta menaxhuar dhe për të evituar katastrofa. Gjithashtu, trajtohet dhe tema e
përparimit. Eskili beson tek progresi i njerëzimit, dhe si rrjedhojë Zeusi ndihet i kërcënuar nga
kjo.
Figura e Prometeut, heroit mitologjik dhe heroit të epokës; një hero i jashtëzakonshëm në
rrethana të jashtëzakonshme. Ishte ai që u sakrifikua për të mirën e njerëzimit, një dëshmor i
vërtetë që e meritojnë të gjithë. Ai kishte ideale të mëdha bazuar tek lufta e pabarazisë,
ndryshimet klasore dhe kundër pushtetit absolut të të fortëve. Konflikti mes tij dhe Zeusit merr
përmasa universale. Kemi të bëjmë me konfliktin mes të fortit e tiranit,me njeriun e drejtë. Zeusi
simbolizon dhunën dhe errësirën, ndërsa Prometeu parashikon thyerjen e tiranisë.

Prometeu është simbol i vetësakrifikimit; i pathyeshmërisë, intelektit dhe durimit; I përparimit


dhe ndriçimit të mendjes së njerëzimit, krijuesi i arteve të dobishme; simbol i Humanzimit. Është
hero me fat të paracaktuar (ai ishte në dijeni të pasojave të veprimit të tij).
Edhe pse ai i përket botës së hyjnive, ai nuk ishte në mbrojtje të tyre. Është vuajtësi tragik, heroi
i vetmuar që shpëtoi giithë njerëzmin por asnjë s’mund ta shpëtonte atë.

Zjarri prometean simbolizon arsyen, përparimin, dritën që do të ndriçojë mendjen e njeriut dhe


që do ta bëjë atë të vetëdijshëm për madhështinë e tij. Në këtë vështrim Prometeu është një
filozof iluminist. Parashikimi i Prometeut se një ditë do të clirohet nga vargonjtë e Zeusit,
qëndron në besimin, në forcën emancipuese të përparimit, që e ka burimin nga shkëndija qe ai i
dha njerëzimit.
Dinjiteti dhe përmasat vigane të Prometeut shquhen më mirë në sfondin e hyjnive të tjera servile,
që i shërbejnë qorrazi Zeusit tiran. Pushtetit dhe Hefestit, që e mbërthejnë në pranga, heroi u
thotë se është “… armik i Zeusit/ dhe i gjithä perendive/ qe kerrusin qafën”. Personazhe që i
binden pa asnjë luhatje, e madje me zell të madh vullnetit te Zeusi janë: Pushteti, Dhuna dhe
Hermesi. Në gojën e tyre nuk i vihet asgjë e keqe Zeusit. Poeti, përmes personazheve të tjera
hyjni, ka mundur të zbulojë giendje psikologjike të ndryshme në marrëdhënie me heroin. Hefesti
i bindet urdhërit të Zeusit, por i dhimbset Prometeu ashtu siç i dhimbset edhe Oqeanit, veçse këta
nuk arrijnë të kuptojnë se si mund të guxojë ndokush të ngrihet kundër Zeusit.

Prometeun e kanë quajtur “Shënjtin dhe martirin më fisnik në kalendarin filozofik“.


Figura e heroit që pranon më mirë të vuajë e të durojë dhembjet më të tmerrshme, se sa t’i
nënshtrohet Zeusit dhe ti shërbejë si skllav, është dhënë në tërë madhështinë dhe krenarinë e
Martinit kryengritës. Në fjalët e Oqeanideve që i thonë heroit se kur të çlirohej, do të matej në
fuqi me Zeusin, poeti sheh mundësitë njerëzore për të sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur
Prometeun hyjni në tokë, e ka humanizuar për të simbolizuar me të drejtësinë, arsyen njerëzore
kundër arbitraritetit dhe pushtetit absolut të hyjnive.
Kori i Oqeanideve nga ana tjeter është një përbërës i tragjedisë antike greke. Kori nuk është
kundër veprimit të Prometeut, por ai nuk mund të pranojë që heroi të dënohet në një formë aq të
dhunshme. Kori është një i paanshëm, zëri i urtësisë popullore dhe na afron më pranë të vërtetave
të autorit.

You might also like