You are on page 1of 11

UNIVERSITETI I PRISHTINËS“ HASAN PRISHTINA” - PRISHTINË

FAKULTETI I ARTEVE

DEGA E ARTEVE DRAMATIKE

DREJTIMI: REGJI TEATRI

PUNIM SEMINARI

Lënda: Dramatologji

Tema: Kompozicioni i dramës

Profesori i lëndës: Studentja:

Prof.ass. dr. Emin Z. Emini XY

Prishtinë, 2013

1
Përmbajtja

1. Hyrje..........................................................................................................X-Y

2. Historik i shkurtër mbi kompozicionin e dramë........................................

3. Ekspozicioni në vepra dhe kohë të ndryshme...........................................

4. Thurja ( konflikti ) në vepra dhe kohë të ndryshme..................................

5. Kulminacioni nëpër vepra dhe kohë të ndryshme.....................................

6. Peripecia ose kthesa në vepra dhe kohë të ndryshme................................

7. Shthurja nëpër vepra dhe kohë të ndryshme..............................................

8. Përmbyllje...................................................................................................

Literatura....................................................................................................

2
1. Hyrje

Në këtë punim seminarik do të trajtoj temën Kompozicioni i dramës, përmes


së cilës kam për qëllim që, me një teknikë krahasimtare, të parashtroj ngjashmëritë
dhe dallimet se si komponentet e ndryshme të kompozicionit të dramës janë realizuar
nga autorë dhe vepra në kohë të ndryshme.

Procedimi në këtë punim seminari do të jetë: fillimisht do të përshkruaj një


historik të shkurtër rreth Kompozicionit të dramës, pastaj do flas për ekspozicioni
duke marrë shembuj nga katër vepra të autorëve e të kohëve të ndryshme, nga antika
e deri te antidrama, duke vazhduar me thurjen, kulminacionin, peripecitë e shthurjen
me vepra të njëjta që nga ekspozicioni.

2. Historik i shkurtër mbi kompozicionin e dramës

Duke qenë se drama i kushtohet kryesisht shfaqjes në skenë, uniteti i saj


kompozicional mbështetet, para së gjithash, në unitetin e të folurit dhe të ngjarjeve, në
unitetin e aksionit që e paraqet drama. Aristoteli, si teoricieni i parë dhe më i
rëndësishëm i dramës, ka bërë pohimin mbi nevojën e unitetit të veprimit në dramë,
pohim që përfshinë të kuptuarit e dramës si “ imitim të veprimit unik e të tërësishëm”,
do me thënë të pikëpamjes se struktura e dramës është përcaktuar nga tërësia e
zhvillimit, që patjetër ka fillimin, mesin dhe fundin e vet. 1

Unitetit të dramës teoricienët i shtuan më vonë unitetin e vendit dhe të kohës


dhe kështu u krijua teoria për tri unitetet, që vlejti në disa epoka, si rregull, sipas së
cilës duhet të krijoheshin veprat letrare dramatike. Megjithatë këto tri unitete i
zbatuan vetëm disa tipa të caktuar të dramës dhe nuk mund të kuptohen si kërkesa
ideale, që duhet t’i përmbushë çdo tekst dramatik. Vetëm uniteti i veprimit, në
vështrim më të gjerë, mund të kuptohet si shprehje e strukturës kompozicionale të
dramës, të cilën duhet ta respektojë çdo tekst, që mund të hyjë në letërsinë dramatike.2

Shumë teoricienë mendojnë se dramat e menduara si modele ideale përbëhen


prej pesë njësive themelore, që shprehin etapa të caktuara të zhvillimit të veprimit;
këto janë: ekspozicioni, thurja ( konflikti), kulminacioni, peripecitë dhe shthurja.

Ekspozicioni, përbënë pjesën hyrëse të dramës dhe ka formën e bisedës. Atij i


shërben në disa tipa dramash edhe prologu, pjesa hyrëse ku shpjegohen ngjarjet që
janë zhvilluar para veprimit, duke e kushtëzuar ose duke shpjeguar qëllimin e
përgjithshëm të dramës, nxitjen e autorit. Zakonisht ekspozicioni është një bisedë që e
afron publikun me situatën hyrëse dramatike.3

1
Hyrje në shkencën për letërsinë. Milivoj Solar. Kompozicioni i dramës. fq. 176.
2
Po aty.
3
Po aty.

3
Thurja ( konflikti ), fillon kur paraqiten motivet, që lëvizin veprimin, duke
shkaktuar kundërthënie të caktuara, në kundërshtim me qëndrimet ideore ose
konfliktet e karakterit.4

Kulminacioni shkaktohet kur tensioni rritet deri të zgjidhja e domosdoshme e


veprimit, dhe nuk dihet ende se ç’drejtim do të marrë zgjidhja. Kulmi ose nyja e
dramës se njëra palë duhet të pësoj disfatë, por ende nuk dihet se cila anë do të jetë
fituese dhe cila e fituar. Për një kohë të shkurtër bëhen ndryshime të vogla në jetën e
heroit kryesor dhe dukshëm zbulohen qëllimet negative të palës ose anës së kundërt.5

Peripecia ose kthesa fillon kur veprimi nisë në drejtimin e caktuar dhe
ngadalësohet veprimi, bëhet një lloj ndalje e veprimit dhe bëhet një pushim i shkurtër.
Në këtë çast fitohet përshtypja se heroi i dramës do t’i shmanget rrezikut që i
kanoset.6

Shthurja është ajo pjesë e dramës kur më në fund paraqitet zbërthimi i të


gjitha kundërthënieve, kushtëzimeve dhe konflikteve.7

Pra, më lartë sqaruam në pika të shkurtra pesë pjesët përbërëse të


kompozicionit të dramës. Megjithatë çdo dramë nuk është e domosdoshme t’i ketë të
gjitha këto pjesë të kompozicionit, të cilat s’mund të jenë rreptësisht të ndara, sipas
rendit të përmendur. Por, në thelb, çdo dramë duhet të jetë e ndarë në disa pjesë, nga
të cilat disa janë hyrëse, disa të mesme, e disa të fundit. Shprehje e kësaj është edhe
ndarja formale e dramës në akte, pamje dhe skena. Mjeshtëria e autorit të dramës
qëndron pikërisht në aftësinë që pjesët formale të dramës, aktet, pamjet e skenat, të
mbarështohen që t’i përgjigjen kuptimit të brendshëm të veprës dhe zhvillimit të
veprimit të tërësishëm, sipas parimit të ndryshimeve brenda unitetit.8

Kompozicioni varet edhe nga të gjitha elementet strukturore të dramës, e i


përgjigjet edhe atij lloji dramatik, të cilit i takon vepra letrare dramatike.9

3. Ekspozicioni në vepra dhe kohë të ndryshme

Më lartë thamë se nuk është e domosdoshme që këto pesë pjesë përbërëse të


kompozicionit të dramës, të ndodhën kështu të renditura apo edhe të jenë të gjitha.
Por, dihet se secila dramë ka një fillim, një zhvillim dhe një fund. Këtë do ta ilustroj
me katër shembuj ekspozicionesh të ndryshme të dramave, autorëve dhe kohërave të
ndryshme.

4
floripress.blogspot.com
5
Po aty.
6
Po aty.
7
Hyrje në shkencën për letërsi. Milivoj Solar. Kompozicioni i dramës. fq. 177.
8
Po aty.
9
Po aty.

4
Ekspozicioni në dramën Trojanet e Euripidit.

Fillimisht për ta prezantuar ekspozicionin, përmes shembujve konkret po flas


për tragjedinë Trojanet të Euripidit. Kjo tragjedi është shkruar qysh në antikë, e që
mund të aktualizohet edhe sot e kësaj dite, e cila është një nga veprat më të
kompletuara të Euripidit, ani pse merret me pasojën. Pra, në këtë tragjedi vihet në pah,
mizoria e pushtuesit dhe pasojat e luftës, konkretisht të shkatërrimit të Trojës. Në tërë
këtë shkatërrim, sipas Helenës janë fajtor perënditë, e nga ana tjetër është shkaktare
Helena. Mirëpo kur jemi te ekspozicioni, konkretisht në antikë, te kjo fazë na
paraqitet ose një prolog, me anë te të cilit kuptojmë veprimet të cilat e kanë sjellë
gjendjen deri këtu, ato të cilat po ndodhin tani dhe e ardhmja që po i pret personazhet
e caktuara.

Te drama Trojanet, ekspozicionin na paraqet Poseidoni, i cili tregon ndjenjën e


tij për Trojën, shkaktarin e shkatërrimit të saj, gjendjen e tanishme të grave trojane,
posaçërisht, të Hekubës, Kasandrës e Andromakës. Po ashtu edhe akuza ndaj Atenë
Paladës, të cilës i bënë Poseidoni i cili e fajëson atë për shkatërrimin e Trojës. Pjesë e
ekspozicionit konsiderohet edhe marrëveshja e Poseidonit me Atenën e cila i kërkon
ta ndihmoj, pasi është e vendosur që tani grekëve t’ua nxijë rrugën e kthimit.

Pra, në antikë ekspozicioni na paraqitet ose përmes prologut ose përmes ndonjë
perëndie që na tregon gjendjen në të cilën ndodhen personazhet e dramës.

Ekspozicioni në dramën Sidi të Pjer Kornejt

Sidi i Kornejit është një himn kushtuar fisnikërisë njerëzore, një nga veprat
më të thella poetike dhe të përsosura të artit klasik francez. Përkundër antikës, te
poetika e klasicizmit menjëherë vërejmë ndryshimet në ekspozicion, edhe pse klasikët
kishin moto që të imitohej antika.

Te Sidi ekspozicioni na paraqitet përmes Shimenës dhe Elvirës. Një pritje e


Shimenës, paralajmërohet nga Elvira se po realizohet. Megjithatë Shimena ka një
ndjenjë të çuditshme krahas këtij pëlqimi që po bënë babai i saj. Pra miratimin e
dashurisë që Shimena ndjenë ndaj Don Rodrigos. Përmes kësaj ndjenje të çuditshme
na paraqiten edhe dilemat e saj në të ardhmen. Dilemat mes dashurisë dhe detyrës që e
kërkojnë ligjet e asaj kohe.

Ekspozicioni në dramën Shtëpi kukulle të Henrik Ibsen

Drama “ Shtëpi kukulle”, e dramaturgut të famshëm Henrik Ibsen, është një


ndër kryeveprat më të njohura të tij.

Ibseni, përshkruan luftën e individit kundër shoqërisë që e shtyp, më saktë


çlirimin e personalitetit që hedh tej konvencionet dhe gënjeshtrat shoqërore për të
gjetur në vetvete atë që është origjinale dhe e sinqertë. Kjo luftë është tragjike, sepse
si rezultat i saj, pothuajse gjithmonë kemi një thyerje të ekzistencës njerëzore, gjer në

5
atë çast të qetë, që të jepte iluzionin e një jete të lumtur, drejt një gjendje të re, të
ndryshme krejtësisht nga e para.

Në këtë dramë ekspozicioni paraqitet me një gjendje normale në një familje,


në prag të krishtlindjeve. Nora paraqitet duke u munduar të ju plotësoj kërkesat
fëmijëve, burrit Torvaldit me çfarë ata dëshirojnë dhe ju pëlqen atyre, pa marrë edhe
pëlqimin e Norës.

Përmes kësaj paraqitje të këtij ekspozicioni kuptohet edhe poetika e Ibsenit si


natyralist. Për dallim nga antika e klasicizmi, te natyralizmi kemi të bëjmë me një
paraqitje shumë të qartë, me një tjetërsim, falsitet të vetë njeriut, pa ndërhyrjen e
perëndive.

Ekspozicioni në dramën Kaligula e Albert Kamysë.

Kur flasim për antidramën, dihet se te këto drama kërkesat e personazheve


janë të arsyeshme por jo edhe veprimet e tyre. Te antidrama nuk kemi rregulla.
Natyrisht edhe te kjo dramë ka një fillim, mes dhe një fund, por jo një kompozicion të
ndërtuar sikurse te poetikat e tjera. Te kjo dramë mundë të themi se më tepër vë në
pah misteret e jetës njerëzore, konkretisht të unit njerëzor.

Shembull konkret mund ta marrim dramën Kaligula të Albert Kamysë. Te kjo


dramë ekspozicioni fillon me pritjen e Kaligulës nga disa patricë të cilët na paraqesin
gjendjen e përgjithshme dhe arsyen e bredhjes së Kaligulës.

Pra edhe pse është antidramë, kemi një ekspozicion të qartë dhe të arsyeshëm, ani pse
më vonë kuptojmë kërkesat e tyre jo të arsyeshme.

Për fund, sa i përket ekspozicionit, mund të them se katër dramat që mora


shembull, sado që ju takojnë poetikave të ndryshme, si dhe kanë një ekspozicion të
cilat dallojnë nga njëra – tjetra, megjithatë nuk kemi një ndryshim rrënjësor.

Në antikë, p.sh. te drama Trojanet e Euripidit, ekspozicioni paraqitet përmes


perëndive, edhe pse në disa vepra të antikës ekspozicioni na paraqitet edhe përmes
Prologut e nganjëherë edhe përmes korit, të cilat e përfaqësojnë masën. Kurse në
klasicizëm ekspozicioni paraqitet përmes bisedës dhe ndjenjave jo të zakonshme, si
p.sh. te Shimena, në dramën Sidi të Pjer Kornejit. Ndersa te natyralizmi, ekspozicioni
paraqitet si një rrjedhë normale e jetës njerëzore, konkretisht te një familjeje, siç
paraqitet te drama Shtëpi kukulle të Henrik Ibsenit. E madje edhe te antidrama, sado
që kemi të bëjmë me një dramë jo racionale, megjithatë edhe ajo ka një ekspozicion të
qartë, sikurse që pritja e patricëve dhe biseda midis tyre rreth Kaligulës është e
arsyeshme, te drama Kaligula e Kamysë.

4. Thurja ( konflikti ) në vepra dhe kohë të ndryshme

6
Thurja, përkatësisht konflikti, paraqitet ndryshe në vepra të ndryshme, duke
mos ndjekur pra gjithnjë të njëjtin standard, por merr forma dhe shfaqje të ndryshme,
gjë që shpreh kreativitetin artistik të autorëve të ndryshëm. Në vazhdim do të paraqesë
këtë dallim në veprat e mëposhtme.

Thurja, te drama Trojanet e Euripidit

Në antikë, konkretisht te drama Trojanet e Euripidit, thurja fillon me


lajmëtarin i cili i tregon Hekubës, mbretëreshës së Trojës, se kujt i takuan si plaçkë
lufte ajo, bijat e saj dhe gratë tjera trojane. Këtu kemi thurjen e konfliktit, shihet
gjendja e tyre e shkatërruar, e duke mos u mjaftuar kjo, ato marrin lajmin se pronë
kujt do të jenë.

Thurja, te dramën Sidi të Pjer Kornejt

Në këtë poetikë, thurja fillon me fyerjen të cilën ja bënë Konti Don Diegos, e
nderi feudal për fyerje kërkonte hakmarrje. Me këtë rast Don Diego i kërkon birit të tij
Don Rodrigos të hakmerret ndaj babës së Shimenës, për fyerjen të cilën ja kishte bërë.

Thurja te drama Shtëpi kukulle e Henrik Ibsenit

Te kjo poetikë, thurja fillon me paraqitjen e Krogstadit dhe shantazhet të cilat


ja bënë ai Norës. Tensionet e brendshme të Norës, duke u munduar të paraqitet para
Torvaldit, burrit të saj, thua se çdo gjë në rregull.

Thurja te drama Kaligula e Albert Kamysë

Te kjo poetikë thurja fillon në momentin kur Kaligula kthehet dhe i tregon
Helikonit se ishte duke e kërkuar hënën, po ashtu edhe urdhrat që jep për thesaret e
shtetit, janë pjesë e thurjes së veprimit.

Nga kjo ekspoze e shkurtër, mund të shihen qartë paraqitjet e thurjeve në


mënyra të ndryshme, në vepra dhe kohë të ndryshme. Forma dhe mënyra e thurjes
dallojnë, varësisht nga përmbajtja, ngjarjet dhe synimet e autorit, që karakterizohet
nga koha kur është shkruar vepra. Por sido që të jetë te të gjitha veprat, pa dallim,
vërehet ekzistenca e kësaj komponente.

5. Kulminacioni nëpër vepra dhe kohë të ndryshme

Edhe kulminacioni, si dy komponentet e mësipërme ekspozicioni dhe thurja,


paraqitet në linja të dallueshme tek vepra dhe autor të ndryshëm, gjë që do ta ilustroi
si më poshtë:

Kulminacioni te drama Trojanet e Euripidit

Kulminacioni, në antikë, shembull drama Trojanet e Euripidit, është momenti


kur marrin vendim ta mbysin edhe fëmijën e Andromakës e Hektorit, Astianaksin.

7
Ishte shpresa e vetme e tyre, që një ditë nipërit e tij do ta ngrinin Trojën përsëri por e
mbysin, duke ja lënë Hekubës ta varrosë, pasi gratë tjera u nisën me armiqtë që i
zgjodhën si plaçkë lufte.

Kulminacioni te drama Sidi e Pjer Kornejt

Kulminacioni, në klasicizëm te tragjedia Sidi i Pjer Kornejt, është vrasja e


Kontit, babait të Shimenës nga Don Rodrigo, i dashuri i Shimenës. Ky kulminacion
është shumë i fuqishëm, pasi në njërën anë është Shimena e cila e dashuron Don
Rodrigon, e në të njëjtën kohë ligjet kërkojnë që të hakmerret ndaj tij për vrasjen e
babait, e në anën tjetër të njëjtat ndjenja ka edhe Don Rodrigo, i cili në njërën anë e
dashuron Shimenën e në anën tjetër nderi i familjes kërkonte që të hakmerrej ndaj
Kontit, pasi ai e fyejti rëndë babin e tij.

Kulminacioni, te drama Shtëpi Kukulle nga Henrik Ibsen

Te kjo dramë kulminacioni është leximi i letrës nga Torvaldi i cili e fyen rëndë
Norën. Nora nuk e besonte se mund të ja bënte një fyerje të tillë pasi ajo çdo gjë
kishte bërë për të mirën e tij dhe të fëmijëve. Megjithatë ajo e kupton se ishte vetëm
një kukull.

Kulminacioni në antidramë, te drama Kaligula e Albert Kamysë

Te antidrama, kulminacioni ndodhet në të bëmat e tmerrshme të Kaligulës dhe


komploti kundër tij.

Sa i përket kulminacionit, në dramat e mësipërme të kohëve të ndryshme,


mund të vërejmë një ndryshim. Kulminacion më të theksuar dhe më të ndarë nga
thurja dhe peripecia e shthurja shihet te klasicizmi, kurse tek antika, natyralizmi dhe
antidrama ka një ndërthurje midis kulminacionit, thurjes dhe peripecisë e shthurjes.

6. Peripecia ose kthesa në vepra dhe kohë të ndryshme

Edhe komponentja e peripecisë ose kthesës, si përbërëse kompozicionale e


dramës, paraqitet gjithashtu në mënyra të ndryshme, sikurse në ilustrimet më poshtë.

Peripecia te drama Trojanet e Euripidit

Peripecia te antika, konkretisht te drama Trojanet e Euripidit, nuk ndodh


vetëm pas kulminacionit. Ka dy momente që mund të quhen si kthesa: në momentin
kur Kasandra del me pishtar në dorë dhe rrëfen profecitë për fatkeqësitë e akejve, ku
ndodhë para kulminacionit, e në anën tjetër momenti kur Andromaka niset me birin e
Akilit e ja lë Astianaksin Hekubës që ta varrosë me nderime.

Peripecia te klasicizmi, drama Sidi nga Pjer Kornej

8
Peripecia ose kthesa, këtu ndodhë në momentin kur maurët ja mësyjnë vendit
të tyre, e Don Rodrigo niset në mbrojtje të atdheut dhe nga trimëria e rrallë që tregon,
mbreti ja vë emrin Sidi, si nder për të.

Kthesë në vete konsiderohet edhe momenti kur Don Rodrigo pranon që të


ndëshkohet nga Shimena për vrasjen e babait që ja kishte bërë.

Peripecia te natyralizmi, drama Shtëpi kukulle nga Henrik Ibsen

Te kjo dramë kthesë, është momenti kur Torvaldi qetësohet dhe i kërkon
Norës ti harroj të gjitha e përsëri të jenë si më parë.

Peripecia te antidrama, drama Kaligula e Albert Kamysë.

Peripeci është momenti kur Kaligula organizon një takim me poetët. Këtë
takim e organizon në kulmin e të bëmave të tij. Por kthesë në vete është edhe
momenti se ai është i vetëdijshëm për komplotin kundër tij, e në atë rast drejtimi i tij
nga pasqyra.

Edhe te kjo komponentë, d.m.th. peripecinë ose kthesën, përsëri klasicizmi


është ai që e paraqet atë në mënyrë të qartë dhe të dallueshme, kurse poetikat e tjera i
kanë të ngatërruara, që do me thënë vështirë të dallueshme.

7. Shthurja nëpër vepra dhe kohë të ndryshme

Komponentja e shthurjes gjithashtu paraqitet në mënyra, aspekte dhe forma të


ndryshme, të cilat do t’i ilustroi në vazhdim.

Shthurja në antikë, te tragjedia Trojanet e Euripidit

Te kjo tragjedi shthurja fillon ma varrosjen e Astianaksit. Mirëpo shthurje


konsiderohet edhe kur disa nga gratë trojane nisen me padronët e rijë, gjë që nuk
ndodh vetëm në fund, por herë pas here gjatë zhvillimit të dramës, e deri në
përfundim.

Shthurja në klasicizëm, drama Sidi nga Pjer Kornej

Në klasicizëm shthurja fillon kur Shimena pranon që Don Rodrigo të del në


dyluftim me Don Sanshin, i cili e dashuronte Shimenën. Natyrisht se Don Rodrigo
fitoi dhe mbreti vendosi që të ju jap fund armiqësive, duke i kurorëzuar Don Rodrigon
dhe Shimenën.

Shthurja në natyralizëm, drama Shtëpi kukulle e Henrik Ibsenit.

Shthurja fillon me fjalët që ja thotë Nora Torvaldit që gjithmonë është ndierë


si kukull e asgjë më shumë, sikurse te babai, ashtu edhe te ai. Largimi i saj nga fëmijët

9
dhe bashkëshorti nënkuptojnë nismën e saj drejt vetës, me një fjali ajo niset ta gjejë
vetveten.

Shthurja në antidramë, drama Kaligula e Albert Kamysë

Te kjo poetikë, nuk kemi ndonjë shthurje me pushim të gjatë, e as që mund të


vërehet shumë pasi kryepersonazhi me të bëmat e tij të pa arsyeshme arrin deri në një
pikë, ku futen komplotistët te ai i cili tanimë është në gjendje çmenduri dhe e mbysin.
Ky është fundi, por të bëhet pyetja pse po e mbysin një të çmendur? Pse u kërkua tërë
ai komplot për një të çmendur? Pse askush nuk u ballafaqua drejt për drejtë me të? Të
gjitha këto arsyetohen me atë se te kjo poetikë, kërkesat e personazheve janë të
arsyeshme por jo edhe veprimet. Kur them kërkesat, mendoj edhe kërkesat e njerëzve
që e rrethonin Kaligulën, e edhe ato të Kaligulës.

Sikurse u tha deri këtu edhe shthurja është shumë e qartë dhe e dallueshme
vetëm te klasicizmi, kurse te poetikat e tjera, kufijtë e saj të dallueshmërisë janë të
paqarta nëse flasim si komponente strikte.

8. Përmbyllje

Sikurse u parashtrua deri këtu struktura kompozicionale e dramës, brenda së


cilës janë dalluar pesë komponente të ndryshme si ekspozicioni, thurja, kulminacioni,
peripecia dhe shthurja, sado që është strukturë e njohur, ajo nuk ndjek një
dallueshmëri strikte.

Përkundrazi, me përjashtim të klasicizmit, poetikat e tjera kanë një gërshetim


të këtyre komponentëve sa që herë – herë duket sikur shkrihen në njëra tjetrën dhe
janë vështirë të dallueshme. Vetëm te klasicizmi mund të shquhet qartazi të gjitha
komponentet kompozicionale veç e veç.

Veprat që u morën si ilustrime janë vetëm shembuj që më janë dukur më tipik


për t’i shquar dallimet midis poetikave të ndryshme në rastet e dramave të
përmendura, pa pretenduar një gjeneralisim të këtyre dallimeve dhe ngjashmërive në
të gjitha kohët dhe te të gjithë autorëve.

10
Literatura

1. Euripidi. Trojanet.

2. Ibsen Henrik. Shtëpi kukulle. E përktheu: Gjergj Zheji. Bot. Tiranë: Argeta –
LMG 2006.

3. Kornej Pjer. Sidi. Përkthyer nga origjinali: Prokop M. Gjergo. Bot. i 3 – të:
Tiranë: Argeta - LMG, 2006.

4. Kamy Albert. Kaligula. Shtëpia botuese Monroe.

5. Solar Milivoj. Hyrje në shkencën për letërsi. E përktheu: Floresha Dado.

11

You might also like