You are on page 1of 2

Historia e teatrit fillon ne Greqine e Lashte mitologjike ku Aristoteli

thoshte se baza e teatrit ishte mimesi ose ndryshe imitimi. Forma e pare e
teatrit ka qene tragjedia, thelbi i te ciles ishte kori ditirambik

Tespi shtoi aktorin e pare kurse Eskili , babai i tragjedise, shtoi aktorin e
dytë.

Eskili ka shkruar mbi 90 vepra dramatike por fatkeqesisht kemi vetem 7,


te cilat trajtojne tema qe lidheshin me fajin, ndeshkimin dhe shkeljen e ligjit
nga hyjnite. Me vepren e tij “Prometeu i mberthyer” ai arriti kulmi duke e bere
tragjidine me te famshme te dramaturgjise antike. Pas tragjedise ne Greqi u
zhvillua dhe komedia ku mund te permendim Aristofanin dhe Menendri. Por
komedia u perhap edhe ne Romen e lashte ku permendim Tit Mak Plauti.

Do ishte pikerisht Roma dhe Italia ku teatri do pesonte nje ndryshim te


madh, sigurisht per mire. Teatri i Rilindjes Europiane vendosi ne qender
njeriun duke u bere laik. Perzierja e tragjikes me komikes sollen lindjen e nje
zhanri te ri : drames. U krijuan dy lloje : drama kombetare dhe drama klasike.
Ne Spanje duhet te permendim Lope de Rueda i cili cilesohet si babai i teatrit
profesionist spanjoll. Kurse Servantes u morr me tema te jetes se perditshme.
Ne Angli linden figurat e shquara te dramaturgeve si Xhon Lili , Tomas Kid,
Kristofor Marlou si dhe Shekspiri. Ne kete kohe u shfaq figura legjendare e
William Shekspir. Ai perfaqeson majen me te larte te dramaturgjise se te gjitha
koherave. Shekspiri ishte i afte te nderthurte komiken ne tragjedi dhe
tragjedine ne komedi. Kulmi e nivelit ideoestetik ai e arriti ne periudhen e
pjekurise kur shkroi veprat e medha si “ Hamleti “ Otello” “Mbreti Lir”
“Makbethi” etj

Me pas teatri do te kaloj ne nje etape tjeter, ne vendin e kultures, ne


France. Aty do te zhvillohet teatri i klasicizmit francez. Ky teater u zhvillua ne
kohen e Mbretit Diell dhe kishte disa parime ku mund te permendim
mbizoterimin e arsyes , trajtimin e temave me karakter universal etj. Ne kete
teater mund te permendim Pjer Korneji , Zhan Rasini dhe Molierin. Jeta e
Molierit ishte vetem teatri. Veprat e tij mbartin si elementet komike e satirike,
ashtu edhe elementet dramatike e tragjike , gje qe e shkeput ate nga dogmat e
ngurta te neoklasicizmit.

Revolucioni borgjez francez, ai anglez, epoka e Bonapartit , rendi i


ri me parrullen “ Liri,barazi,vellazeri” solli krijimin e nje lloj te ri teatri qe u
parapri nga iluminstet e medhenj. Nje nga me te njohurit ishte Volteri. Ai
larteson arysen dhe ndenjen e patriotizmit. Dideroi vleresohet sepse i beri
kritike te ashper parazitizmit dhe afirmoi te drejten e njeriut te thjeshte per
lirine personale. Kurse ne Gjermani Lesingu ngrihet kunder klasicizmit
francez , mbron teatrin e Shekspirit dhe komedine franceze. Ne ane tjeter,
pervec iluminizimit u perhap dhe romantizmi qe solli krijimin e teatrit
romantik. Keta i vinin rendesi ndenjes perpara cdo gjeje. Ketu mund te
permendim Geten dhe Shilerin ne Gjermani dhe Xhorxh Bajronin ne Angli. Ne
France drama romantike perfaqesohej nga i madhi Viktor Hygoi. Vepra e tij
merrej me tema madheshtore te jashtezakonshme dhe subjektive. Ai morri
personazhe te thjeshta te cilet ngrihen kunder sundimtarit. Ne Rusi nuk duhet
te harrojme pa permendur dhe Gribojedovin , Pushkinin dhe Nikollaj Gogol.

Nga fundi i shekullit XIX-te dhe fillimi i shekullit XX-te u shfaq teatri
realist i cili filloi si eksperiment per ta bere teatrin me te dobishem per
shoqerine. Drama filloj te perqendrohej ne ceshtjet qe shqetesonin njeriun e
zakonshem dhe mjedisin e tij. Pjeset e Henrik Ibsen, Anton Cehovit,
Strindbergut , Pirandelos treguan se mund te shkruheshin drama te fuqishme
per shoqerine. Ibsen eshte konsideruar si babai i drames realiste. Veprat e tij si
Shtepi Kukulle , Hijet Armiku i Popullit trajtojne tema te mprehta sociale si
martesa , korrupsionin , emancipimin e gruas etj. Zhvillimi vazhdon me teatrin
ekzistencialist dhe me absurd. Ai ekzistencialist vinte ne pytje ekzistencen
kurse ai absurd perfaqesonte idene e absurditetit dhe kotesise se ekzistences.
Te i pari mund te permendim Sartrin kurse te i dyti Samuel Beket, Zhan
Zhenet etj.

Teatri ka kaluar shume etapa qe nga fillimet e tij ne antikitet deri ne


kohet e sotme. Por perseri ai vazhdon te jete nje art i bukur i cili realizohet per
publikun dhe pa publik nuk ka teater. Ne cdo etape ai ka pesuar ndryshime
duke u permisuar por dhe duke pesuar renie, por te gjitha keto per te dhene sa
me mire mesazhin dhe per te trajtuar tema qe shqetesojne shoqerine tone.
Gjate kesaj kohe teatri ka pasur shume legjenda si : Eskili, Shekspiri, Ibsen,
Beket, Molieri, Viktor Hygo edhe shume te tjere.

You might also like