You are on page 1of 1

Sporti i karatesë terapi e qëlluar për fëmijët me autizëm

Sporti i karatesë është një aktivitet i qëlluar për fëmijët me autizëm,që i


shtyn ata të koordinojn, forcën dhe vetëdijen e tyre të trupit - mu ashtu siq i shtyn
edhe fëmijët tjerë!

Shumica e fëmijëve me autizëm përcjellin një rutinë,(duke bërë gjëra të


njejta dhe në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën kohë).

Angazhimi i tyre në ushtrimet fizike të karatesë, është një mënyrë për të


stimuluar trurin dhe tejkaluar rutinen,dhe kjo është arsyeja e fortë pse fëmijët me
autizëm duhet të jenë të angazhuar më shumë në ushtrime të karatesë –pra
tejkalimin e rutines.

Në programin e karatesë ushtrohet : diciplina ,rrespekti ,drejtëpeshimi


,balanci,meditimi sistematik, frymëmarrja ritmike, relaksimi, fokusimi dhe
përqendrimi,etj.

Që të gjitha veprime e aktivitete mund të ndihmojn fëmijët autik:

- që të mësojnë për të ndihmuar njëri-tjetrin ,


- që të arrijn një qëllim të përbashkët me fëmijët tjerë ,
- që të përmirësojnë aftësitë e tyre fizike e sociale,
- që të fitojnë një identitet të ri shoqëror,
- mësohen për të përmirësuar performancën akademike,
- mësohen për të përfunduar detyrat e tyre / detyrat e shtëpisë,
- mësohen që të ndjekin rregullat,
- mësohen që ta bëjnë frymëmarrjen e rregullt,
- mësohen të bëjnë përqendrimin dhe fokusimin(sidomos nëpërmes
mësimit të katave),
- mësojnë vetdiciplinën dhe kontrollin e dhunës dhe agresionit.

Që të gjitha këto do të ndikojn që ata do të përmirësojnë aftësitë e tyre


motorike(fizike), aftësitë e jetës, dhe aftësitë shoqërore.

You might also like