You are on page 1of 18

Trajtimet për fëmijët me çrregullime të

spektrit të autizmit

Dr. Entela Avdulaj


Terapia për të folurit dhe gjuhën
• Zhvillon aftësitë e komunikimit
• Logopedistët ose specialistët e gjuhës
• Nga gjysmë ore deri në disa orë në ditë (në varësi të situatës)
• Seanca individuale dhe seanca në dyshe
• Zhvillim I gjuhës nga pikëpamja sintaksore
• Përmirësimi I shqiptimit
• Të kuptuarit me shpejtësi të gjuhës
Terapia për të folurit dhe gjuhën
• Përdorimin social të gjuhës (pragmatikën):
– Qëndrimi brenda temës
– Të marrin fjalën në një bashkëbisedim
– Të ndjekin praktikat e zakonshme bazë
– Si dhe sa duhet të zgjasë kontakti me sy
– Afërsia me bashkëbiseduesin

• Zakonisht përdoret tek personat me autizëm të lartë dhe me


Asperger
Sistemi I komunikimit me foto/vizatime (SKFV)
• Një sistem bazë komunikimi
• Fëmijës I jepet një grup figurash (foto të objekteve reale, ose një
vizatim që paraqet objektin)
• Fëmija për të komunikuar zgjedh figurën që paraqet objektin që
dëshiron dhe ia jep atë prindit ose mësuesit
• Më pas merr objektin e dëshiruar
• I dobishëm për fëmijët që nuk kuptojnë gjuhën dhe komunikimin
bazë me fjalë
• Disa prindër nuk e pranojnë këtë metodë, sepse mendojnë se
fëmija nuk do të mësojë gjuhën
FastForëard
 Ndihmon për rritjen e shpejtësisë së gjuhës dhe të efektshmërisë në
përdorimin e saj
 Nuk u krijua për fëmijë me CSA, por mund të përdoret edhe për ta
 Besohet se baza e dëmtimit të të folurit lidhet me përpunimin e
ngadalësuar të informacionit
 Një grup lojërash në kompjuter që I shërbejnë fëmijës për të përpunuar
gjuhën
 Shpejtësia dhe vështirësia rriten pas përfitimit të aftësive shkallë shkallë
 Mbi një orë në ditë dhe zgjat disa muaj
 Program që ka pasur sukses në përmirësimin për të kuptuar gjuhën
Analiza e Aplikuar e Sjelljes (AAS ose ABA)
• Teoria e të nxënit klasik: të mësuarit e teknikave dhe eleminimi I
sjelljeve ndërhyrëse
• Analizë ku aftësia e synuar ndahet në copëza shumë të vogla, të
cilat mund të mësohen individualisht dhe më pas mund të
bashkohen për të përfituar sjelljen e dëshirueshme
• P.sh I mësohet si të vështrojë folësin, të qëndrojë I qetë, të bëjë
dallimin midis tingujve e fjalëve dhe më pas të bëjë lidhjen e tyre
me objektet, pastaj nga një objekt tek figurat, të bëjë imitime
motorike dhe me zë, të bashkojë fjalë për të krijuar fjali, etj.
Analiza e Aplikuar e Sjelljes (AAS ose ABA)
• Përforcohen sjellje që fëmija tashmë I ka, ose krijohen sjellje të
tjera të dëshirueshme:
– Me anë të nxitjes fizike (të mësojë të tregojë diçka me gisht, duke I
dhënë dorën, etj)
• Të mësuarit e gjuhës dhe aftësive të tjera duhet të fillojë
përpara moshës 5 vjeç për rezultate më të mira
• 20- 40 orë në javë për 2-3 vitet e para
Analiza e Aplikuar e Sjelljes (AAS ose ABA)
Ndryshimi I sjelljes
Eleminimi I sjelljeve që e pengojnë fëmijën të ndërveprojë dhe të
pranohet nga të tjerët:
Sjelljet tipike si ato përsëritëse
Sjelljet jo tipike (mungesa e vëmendjes, përqëndrimit, agresiviteti,
shpërthimet e zemërimit, etj)
Fillimisht bëhet analiza funksionale e sjelljes
Rregjistrohet çdo rast I sjelljes:
Cfarë ka ndodhur përpara sjelljes (veprimi paraardhës)
Cfarë ka ndodhur pas sjelljes (pasojat)
Veprimi paraardhës  sjellja  pasojat
Analiza e Aplikuar e Sjelljes (AAS ose ABA)
• Funksionet e zakonshme sjelljes:
– Të përvjedhurit (largimi nga detyra, etj)
– Zemërimi
– Tërheqja e vëmendjes së të tjerëve
– Marrja e një objekti të dëshiruar

• Për shembull fëmijët i bëjnë sjelljet e padëshirueshme përpara


mësimit; kur kanë uri dhe nuk tregojnë dot; kur nuk ndihen
rehat në mjedis etj, kur nuk marrin gjënë e dëshiruar
Analiza e Aplikuar e Sjelljes (AAS ose ABA)
• Zbatimi I AAS kërkojnë specialistë me përvojë, për edhe mësuesit
mbështetës mund të mësojnë të zbatojnë disa nga teknikat e ABAs
• Pra nevojitet analiza paraprake, të mësuarit e një aftësie të
dëshiruar (përgjithësimi) dhe aplikimi në mjedise të ndryshme, në
situata të ngjashme të mëvonshme (përforcimi)
• Terapia duhet të fillojë herët në moshë shumë të vogël me 20-30
orë në javë
• Nevojitet që programi të zotërohet edhe nga prindërit, të cilët
duhet ta vazhdojnë në shtëpi
Analiza e Aplikuar e Sjelljes (AAS ose ABA)
• Përdoren përforcuesit pozitivë dhe negativë
• Terapia kërkon që të alternohet me të mësuarit në kopësht,
shkollë dhe ndërveprimin në grup
• Ka pasur efektshmëri në zhvillimin e fëmijëve me CSA dhe
rekomandohet nga literatura
Sjellja verbale
• është variant I ABAs
• Mbështetet tek vepra e teoricenit B.F.Skinner
• E vë theksin më tepër tek funksionimi I komunikimit sesa tek
zotërimi I fjalëve apo gjesteve të veçanta
• Mësimdhënia zhvillohet në një mjedis të natyrshëm dhe sjellja
lejohet të ketë pasojat e saj të natyrshme
• Vihet theksi tek “rrjedhshmëria” e të mësuarit të aftësive
derisa të përvetësohen, në mënyrë që fëmija t’I përdorë
natyrshëm në mënyrë të zakonshme.
Floortime
• Nga vetë fjala “floor”, zhvillohet në dysheme – të ndënjurit
ulur me fëmijën që ai të luajë.
• Krijimi I motivimit që fëmija të komunikojë.
• Fëmija thotë ose bën diçka dhe I rrituri I përgjigjet duke folur,
duke luajtur ose duke I dhënë diçka, duke e prekur fëmijën në
mënyrë të këndshme, duke nxitur komunikimin.
• Rritja e kënaqësisë së fëmijës për të ndërvepruar me të tjerët
• Floortime ka në qendër fëmijën dhe drejtohet nga fëmija,
ndërsa ABA drejtohet nga I rrituri
Floortime
• Bëhen përpjekje për të hyrë në botën e fëmijës
• Në fillim krijohet motivimi për të komunikuar dhe aftësitë vijnë
më pas
• Kur teknika nuk është e dobishme për fëmijën, ajo nuk është
dëmtuese
• Ata që përdorin teknikën e floortime-it, I lejojnë fëmijët të
përfshihen nga aktivitetet e parapëlqyera.
Teknikat për krijimin e marrëdhënieve (TKM)
• Qasje relativisht e re
• Përqëndrohet tek krijimi I marrëdhënieve shoqërore – ndarja e
përvojës me të tjerët
• Vëmendja e përbashkët
• Përshkrimi I fazave të ndërveprimit social dhe se çfarë duhet të
bëjë fëmija gjatë këtyre fazave
• Ushtrime për prindërit në shtëpi dhe mësuesit
• Ka përkrahje nga zbatuesit, por nuk ka studime të mirëfillta për
rezultatet
Programi TEACCH
 TEACCH ( Treatment and Education of Autistic and Communication Handicapped Children)
 Fëmijët me CSA e kanë më të lehtë të përpunojnë informacionin pamor sesa atë që marrin
me anë të dëgjimit

  Struktura fizike përshtatet me programin (mjedise pune të ndara me mbështetje pamore)


 Aktivitetet ditore si loja dhe të ngrënit realizohen më mirë kur janë të përcaktura me kufij
fizikë.
 Një program I përcaktuar më parë bëhet I mundshëm me mbështetjen e figurave dhe
fotografive
 Sistemi I punës përcakton pritshmëri dhe matje të rezultateve, të cilat promovojnë
pavarësinë.
 Krijimi I rutinës është thelbësore, sepse mbështetja më e rëndësishme funksionale për
fëmijët me CSA është qëndrueshmëria
 Vendosja e një strukture vizuale për të nxënit dhe kujtesën.
Integrimi ndijor
• Përfshirja në veprimtari kuptimplotë, në shkollë dhe jashtë shkolle
• Synohet integrimi ndijor për kuptimin e informacionit
– Reagimi I pamjaftueshëm
– Reagimi me tepricë
– Sjellja në kërkim të ndijimeve

• Sigurimi I veprimtarive të veçanta ndijimore dhe motorike për të


nxitur sistemin nervor që të përpunojë dhe të integrojë
informacionin ndijimor dhe motorik
Eklektizmi
• Përdorimi I disa pjesëve të teknikave të ndryshme për të
punuar me fëmijën
• Bazohet në idenë se njëra teknikë mund të mos jetë 100%
efikase dhe për këtë arsye mund të përdoren disa pjesë të
teknikave sëbashku.
• Një terapist që përdor teknikën ABA mund të punojë në
dysheme, mund të përdorë figura dhe pamje, përdor teknika
për sjelljen verbale, etj.

You might also like