You are on page 1of 17

DËMTIMET FIZIKE

Definicioni
-Invaliditeti fizik është gjendje e zvogëlimit ose e humbjes së aftësisë funksionale të një ose më
tepër pjesëve të trupit, me çka dukshëm e zvogëlon aftësinë e personit për të përmbushur nevojat
themelore të jetës.
Klasifikimi

-Klasifikimi sipas kohës së dëmtimit:

DËMTIMI PRIMAR I MOTORIKËS


1) I lindur
2) I fituar

DËMTIMI SEKONDAR I MOTORIKËS

➢Klasifikimi sipas vendit ku ka ndodhur dëmtim:

✓ Dëmtime të aparatiti lokomotor;

✓ Dëmtime të sistemit nervor qendror dhe periferik;

✓ Dëmtime si pasojë e sëmundjeve kronike;

✓ Dëmtime psikomotorike.

FËMIJËT ME DF
Gati të gjitha dëmtimet fizike për pasojë kanë zvogëlimin e lëvizjes dhe me këtë zvogëlimi i
mundësisë që këta fëmijë të përfshihen në aktivitetet e bashkëmoshatarëve të tyre.

Për vlersimin e statusit somatopedik janë të rëndësishme këto momente:


- lloji dhe shkalla e dëmtimit fizik
- karakteri i dëmtimit
- periudha kur është shkaktuar dëmtimi
- a ekzistojnë më tepër dëmtime primare/sekondare
- shkalla e lëvizjes
- aftësia e vetëshërbimit
- Intervenimet e domosdoshme medicionale.
Aspekti psikopedagogjik përfshin:
- Zhvillimin perceptiv
- Funksionimin intelektual
- Zhvillimi i të folurit dhe shkalla e përvojave të përfituara
- Mënyra e reagimeve emocionale
- Niveli i arritshmërisë të pjekurisë sociale.

Karakteristikat e fëmijëve me dëmtime fizike

❑ Çrregullime të mëdha motorike:


• Përfshirja e motorikës ose muskulaturës së ekstremiteteve.
• Deformime të boshtit kurrizor.

❑ Probleme të vogla motorike, të cilat mund ta kufizojnë përdorimin e duarve dhe gishtave
(motorika fine).

❑ Fëmija mund të ketë vështirësi gjatë punës siç janë:


Kapja e objekteve
Lëvizja e lapsit ose stilolapsit
Shfrytëzimi i kompletit për bukë
Manipulimi me patentin, kopsat dhe lidhëset,

Forma mund të ndryshojë nga e lehta deri te e vështira

❑ Fëmijët mund të shfrytëzojnë:


Proteza, karroca, paterica, vegla për të ecur
Teknologjia asistive – Teknologjia Qasëse Informatike

- Kusht për inkluzionin e nxënësit me dëmtime trupore është përshtatshmëria në shkollë, pa


barriera arkitektonike, sigurimi i transportit dhe sipas nevojës t`i sigurohet asistenti personal.
REKOMANDIME GJATË PUNËS ME FËMIJËT ME VËSHTIRËSI FIZIKE/MOTORIKE

1. Kujdesuni që hapësira mes bankave të jetë e lirë dhe shtegu të jetë i pastër dhe mjaft i
gjerë nëse nxënësi shfrytëzon ndihmesë për të ecur ose karrocë.
2. Përshtateni lartësinë e bankave në nivel që do të jetë e qasur për shfrytëzuesit e
karrocave.
3. Materialet vendosni në vend ku duken dhe që mund ti marrë nxënësi.
4. Njoftohuni me gjithë pajisjen asistive që nxënësi mund ta shfrytëzojë.

Definicioni dhe klasifikimi I MULTIHENDIKEPIT

❖Multihendikepi ndodh me bashkimin e dy apo më shumë dëmtimeve, të cilat në masë të


konsiderushme e kufizon individin në kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe kërkesën për
mbrojtje të vazhdueshme, mbështetje dhe (rе)habilitim të një personi me aftësi të kufizuara.

Multihendikepi – Klasifikimi
 Dëmtime të kombinuara fizike – primare/Dëmtimet intelektuale
 Dëmtime të kombinuara fizike–primare/Dëmtimet në të parë
 Dëmtime të kombinuara fizike–primare/Dëmtimet në dëgjim
 Dëmtime të kombinuara fizike–primare/Dëmtimi fizik
 Dëmtime të kombinuara fizike– primare/Dëmtimi i papërcaktuar

PËRSHTATJA E PUNËS EDUKATIVE ME NXËNËSIT ME ÇRREGULLIME


MOTORIKE DHE SËMUNDJE KRONIKE

❖Në zbatimin e programit është e nevojshme që ti respektojmë parimet e:


a) individualizimit,
b) re-edukimit dhe
c) kompenzimit
VEÇORITË E SHKRIMIT
 Sigurimi i punës së përshtatshme;
 Vendosja në karrige me mbështetës për duar, për mirëmbajtjen dhe kontrollin e trupit;
 Përdorimi i fletoreve dhe fletave në një format të madh(zakonisht А4, ndonjëher sipas nevojës
dhe А3) dhe fiksimi i fletores apo fletës në sipërfaqen e punës
 Në qoftë se kjo nuk ka mënyrë tjetër, të shkruajnë vetëm me shkronja të mëdha të shtypit;

 Përshtatja e mjeteve e të shkruarit (protezat, lapsa, Creon, goma);


 Teksti i paraparë për punë, zakonisht duhet të kopjohet dhe të ngjitet në fletoren e nxënësit;
 Kontrolimet të shkruara duhet të përshtaten në aftësinë manuale të nxënësit;
 Shkrim me gojë (16-18cm);
 Shkrim me këmbë

LEXIMI
 Mjet ndihmës për mbajtjen e librit në një pozitë optimale;
 mjet ndihmës për shfletimin e faqeve;
 aplikimi i mjeteve të përshtatshme për nxënësit me dëmtim vizual.

STIMULIM PER PERDORIMIN E TE DY DUARVE NE PUNE


 Pozicionimi korekt i nxënësit
▪ mbështetës për trungun (në karocë invaliditeti)
▪ mbështetës për pushimin e duarve (5cm mbi brrylin –për karrige)
▪ pozicion i shtrirë anësor
 Pozicionimi i materialit për punë
 Zmadhimi i objekteve dhe stimulimi i të kapurit
 Stimulimi birateral i përdorimit të duarve
PRARALIZA CEREBRALE (CP)

❖Praraliza cerebrale (CP) paraqet grup të çrregullimeve joprogresive të lëvizjeve dhe


pozicionit, i shkaktuar dëmtimi në tru i cili është në zhvillim.

❖Sipas hulumtimeve incidenca e saj është 1.5 deri më tepër se 4 për 1000 fëmijë të lindur
tëgjallë.

VEREJTJE TE PERGJITHSHME PER TE GJITHE MESUESIT

 Mësuesit duhet të kuptojnë se të gjithë fëmijët janë përgjegjësi e tyre dhe jo një problem që
duhet të ballafaqohen;
 Të besojnë në aftësinë e nxënësve edhe pse kanë probleme në të folur dhe lëvizje;
 Duhet t’ja bëjmë të qartë nxënësit që vetë të kërkojë ndihmë nëse ka nevojë për kryerjen e
ndonjë detyre;

 Kur bisedohet me nxënës i cili është i vendosur në karrocë për invalidë më tepër se disa
minuta,
duhet të ulen në lartësin e syve të nxënësit, me qëllim që mos ta ngarkon më tej;
 Karrocën duhet ta lëvizë vetëm me kërkesë të nxënësit;
 Vendosjen e fëmijës afër një burrim drite, por larg nga sipërfaqe të ndritshme.

Udhëzime për pjesëmarjen e nxënësve:


▪ punim me materiale multi-ndijor;
▪ inkurajimi për pjesëmarje aktive e nxënësve me paralizë cerebrale;
▪ zbatimin e të mësuarit bashkëpunues, mësim me tutoring moshatar dhe diskutime;
▪ trajnim i fëmijës për vetëndihmë ;
PERBALLIM ME PROBLEMET ME AFTESITE MOTORIKE

Rregullimi i karriges për t’u ulur: në qoftëse fëmija përdor karrocë për invalidë, nuk duhet të
jetë i vendosur në të gjatë kohës së punimit, por duhet të jetë i vendosur në karrige speciale e cila
do të parandalon deformacione shtesë trupore;
Vendosja e shtresës për punë në largësi ku fëmija mund të arijë;

FJALA DHE KOMUNIKIMI

❖ Përdorimi i fjalive të shkurta dhe të qarta;

❖ Shqiptim me zë të lartë dhe të saktë të fjalëve;

PERGADITJA DHE TRAJNIMI PER TE LEXUAR

Gatishmërija për të lexuar shihet në karakteristikat e mëposhtme:

✓ fëmija shpreh dëshirë për të mësuar, të lexuar;

✓ dëshiron të lexon përalla;

✓ flasin qartë dhe kuptueshëm;

✓ mundet të interpretojë imazhe dhe grup imazhesh;

✓ di të interpretojë shkronja dhe fjalë;

NXENESI ESHTE E NEVOJSHME TI FITOJE KETO AFTESI

 të mësoj të dëgjojë me vëmendje;


 ta kuptojë kuptimin e fjalëve;
 ti përdorë fjalët në fjali të thjeshta;
 Të zhvillon diskriminim vizual;
 Të zhvilloj ndjenja për orijentim në hapësira më të ngushta dhe më të gjëra;
PROBLEMET ME TE SHPESHTA GJATE SHKRIMIT
❖ Kontroll e dobët e muskujve në duar:
• Vështirësi gjatë formimit të shkronjave,
• Shpejtësi e redukuar e shkrimit,
• Mënyra të ndryshme të lëvizjes së lapsit
• Mosfunksionim visual dhe perceptues

MBIZOTERIMI I DUARVE
Shumë fëmijë me PC nuk kanë saktë të vendosur me cilën dorë shkruajn;
Ç’ka duhet të bëjë mësuesi:
 Duhet të vërej kapjen e gishtave dhe të vendos cila dorë ka kapje më të mirë;
 Ta krahasojë tempon e punës bërjen e të njejtës detyrë me të dy duart;
 Të vërej me cilën dorë fëmija i merr objektet duke kaluar nëpërmjet linijes qëndrore;
 Të vërej se me cilën dorë do ta mer një objekt i vendosur në të dy anët;

USHTRIME PER SHKRIM FILLESTAR


 Shkalavitje(shkrim) në rërë, miell, baltë;
 Vizatimi i vijave me zmadhimin e shkallës së vështirësisë;
 Përcjeljen e vijave me lodra – automobile, rrota dhe të ngjajshme.;
 Vizatimi në shabllone;
 Modelimi i shkronjave dhe numrave me matereiale të ndryshme;
 Shkruarje në ajër;
 Shkruarje me ndihmë.
AUTIZMI

Autizmi në përgjithsi
•Autizmi është gjendje që paraqitet gjatë tërë jetës e cila ndikon në komunikim dhe raportet me
njerzit e tjerë. Edhe pse autizmi si termin ka qenë i definuar para 50 vjeteve, kjo sipas gjitha
gjasave ka qenë pjesë e gjendjes së njeriut gjatë historisë.

Çka është autizëm?


• Autizmi është ...
• Çrregullim pervaziv në zhvillim i cili I përfshin aspektet biologjike ose defektet organike në
funksionimin e trurit;
• Te meshkujt paraqitet 4 herë më shumë se te femrat;
• Përfshin individ me vështirësi të thella në mësim tek personat me intelegjencë mesatare dhe të
lartë;
• I lidhur me shkakatar të njohur organik si p.sh.: Rubeola e nënës, skleroza;
• I lidhur me epilepsi tek 1 /3 e individeve te adoleshentve;
• Në shumë raste i lidhur gjenetikisht;
• I asocuar me përgjigje të pazakonta dhe stimulime shqisore
• I paaftë gjatë tërë jetës për nevojat e domosdoshme të jetës – i nevojitet përkrahje permanente
në të shumtën e rasteve.
• I pashërueshëm (përmirësime mund të ketë në të shumtën e rasteve).

Autizmi nuk është ...


• Rezultat i stresit emocional;
• Dëshira për ti ikur kontaktit social;
• Rezultat i largimit të prindërve "prindër të ftohtë”;
• Mentalisht i sëmurë;
• Gjeni i kuptuar gabimisht (edhe pse në disa raste kanë talente speciale në disa fusha)
Prevalenca e autizmit
• Statistika me e cituar 1:65 të lindur kjo ka të bëjë me autizmin klasik të njohur si sindrom i
Kanerit.
• Hulumtuesit tregojnë se prevalence mund të jetë deri 91 në 10.000 persona.

Klasifikimi
• Sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë,
autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e
tyre shoqërore, gjuhë, shenja të veprimeve përsëritëse apo lojëra imagjinare.

Diagnoza e çrregullimeve autistike vendoset atëherë kur individi manifeston 6 nga 12


simptomat e listuara në tre fushat kryesore:
• ndërveprimi social,
• komunikimi dhe
• sjellja.
CKA ESHTE AUTIZMI?
• Autizmi është çrregullim që ka të bëjë me moszhvillimin normal të trurit.
•Ndryshe quhet “Autistic Disorder”
• Prek çdo aspekt të jetës psikologjike dhe sociale.!!!
Cilat janë shenjat e Autizmit?
• Probleme me shikimin
- Vështirësi në të folur
- Probleme me dëgjimin dhe komunikimin
- Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura
- Fëmija izolohet në vetvete
- Formulon me vështirësi mendimet
- Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë
Karakteristikat
• -Probleme komunikimi (p.sh. përdorimi dhe të kuptuarit e gjuhës)
• -Vështirësi në mardhënie me njerëzit, objektet dhe ngjarjet
• -Lojë e pazakontë me lodra dhe objekte të tjera
• -Vështirësi me ndryshimet në rutinë ose ambijente të panjohura dhe
• -Lëvizje të vazhdueshme e të përsëritura të trupit ose përsëritje të sjelljes

Karakteristikat klinike
• Sillet sikurse të tjerët nuk ekzistojnë, ka kontakt të vogël me sy dhe nuk përgjigjet kur i flet.
• Nuk reagon në gëzime, hidhërime të tjerëve, nëse i duhet diçka me kujdes të merr dhe të dërgon
në vendin e caktuar.
• Janë konfuz, jo të qetë, destruktiv dhe kanë sjellje agresive.

Komunikimi
• Komunikimi nuk flasin, përsërisin fjalët, nuk i përdorin lidhëzat, kanë zë të lartë ose shumë të
ulët. Zëri mund të duket mekanik,

Imagjinata
• Kanë të çregulluar imagjinatën, nuk mund të shoqërohen me të tjerët. Ata nuk dijnë të luajnë si
moshatarët e tyre.
• P.sh kamioni – vetëm rrota

Çrregullimi kognitiv
• 75% të tyre kanë dëmtime intelektuale. Por një pjesë e tyre kanë aftësi befasuese në muzikë ose
në art figurativ– ata i quajmë Savant.
• Lëndohen shpesh, kanë problem me kordinim
• Sillen në vend ndaj një rrethi

Trajtimi
Ndihme në zhvillim, ndihmë në mësim, ndihmë në sjellje

➢ Terapia bihejvioriste

✓ Psikiatrët, edukatorët special, psikologet, pedagogët, - këto formojnë program për sjellje
adaptuese.

✓ Qëllimi është të gjenden faktorët e mundshëm të cilët i inkurajojnë ose e forcojnë sjelljen e
dëshiruar.

✓ Dhuratat duhet te jenë të zgjedhura që të kenë efekt dhe të jenë të çmuara të fëmija autist.
Këtu mund te zvoglohet, sjellja jo e mirë, hiperaktiviteti, vetëlëndimi.

➢Terapia logopedike

➢Muzika Terapija

➢Terapija e qëndrimit ditor

➢Terapija medikamentoze

➢Dieta

➢Terapia ABA

-DIETA SPECIALE (Fëmijes i ndalohet të hajë ushqime që përmbajnë gluten dhe kazein.
Shtohen suplemente të pasura me vitamine A,C, D, që kanë efekte pozitive te zhvillimi I fëmijës.

• Teknika e dhënies së mësimit I përshtatet fëmijës.


• Nëse një metodë mësimdhënie funksionon me një fëmijë, nuk do të thotë që do sjell rezultate
me të tjerët.
• Pra duhet gjetur metoda efikase që fuksionojnë pikërisht për një fëmijë të caktuar.

-Fëmijët me autizëm, mësojnë më mirë kur mësimin ua demostron me figura, apo demostrime
lëvizjesh. Ndryshe ata do të humbasin interesin dhe do të ç’përqëndrohen. P.sh.: kuptojnë më
mirë një ngjarje kur ua demostron me figura. Nëse ka fjalë poshtë fig. e kanë të lehtë të kuptojnë
që ka një lidhje midis figurës dhe fjalëve të shkruara, por nëse fjalët janë në një faqe tjetër kjo e
vështirëson procesin e të kuptuarit tek ata.

Krahasimet në mes të Autizmit dhe Aspergerit:


• AUTIZMI
• 1. Te folurit -pak apo asgjë.
• 2. Aftësia të kryej veprime te pavarura(pake apo shume e kufizuar),
• 3. Izolimi ne vetëvete, ku nuk ekziston apo shumë e kufizuar dëshira për të komunikuar me
personat e tjerë (prej edhe vjen emri Autizem-i mbyllyr në vetëvete).

Aspergeri
• 1.Kjo formë është e lehtë si në aspektin e shfaqjes të simptomeve e po ashtu sa i përket
përmirësimit të vet gjendjes.
• Fillon poashtu mbas moshës 2 vjeçare me paraqitjen e sjelljeve tipike të A., pra duke u
përqendruar në vetëm një veprim, duke lëvizur të gjitha objektet në formë rrethi pa marrë
parasysh se a është i pershtatshëm (si p.sh. një katror apo një libër), me probleme në të folur ku
ka raste qe deri në moshën 3 vjeçare nuk flasin.

SINDROMA ASPERGER -ASPERGER SYNDROME


• Përfaqson një çrregullim zhvillimi me bazë neurologjike, shpesh me shkaqe të paditura, ku ka
devijime ose anomali në tre aspektet më të gjëra të zhvillimit: aftësi shoqërizimi dhe lidhjet e
veprimit në shoqëri, përdorimi i gjuhës për arsye komunikimi dhe karakteristika të sjelljes e të
stilit që përfshijnë veprime që përsëriten apo këmbëngulje dhe një numër të kufizuar por shumë
intensive interesash.

Epidemiologjia
• Studimet më të mira të bëra në ditët e sotme, sugjerojnë se SA është më e zakonshme se
Autizmi "klasik".
• Vlerësime të SA tregojnë se ka 20-25 raste për 10.000 fëmijë.
• Kjo do të thotë që për çdo rast të një autizmi tipik, në shkolla mund të gjenden shumë fëmijë
me karakteristika të SA.

Karakteristikat klinike
• Pika më e dukshme e Sindromës Asperger dhe karakteristika që i bën këta femijë unik dhe
tërheqës, është zona e spikatur e "interesit të veçantë".
• Në kontrast me autizmin tipik, ku interesat mund të jenë objekte apo pjesë objektesh, interesat e
SA përbëjnë më tepër zona, sfera intelektuale.
• Shpesh kur hyjnë në shkolla, ose dhe më shpejt, keta femijë do të tregojnë një interes obsesiv
në fusha si matematika, fusha te shkences, lexim.
• Ka një numër fëmijësh me SA që fokusohen në harta, motin, astronominë, lloje të ndryshme
makinerish apo aspektesh të makinave, trenave, planeteve etj. .
• Karakteristika tjetër kryesore e SA është mangësia apo tërheqja në shoqëri dhe kjo duket të jetë
diçka më ndryshe se sa Autizmi tipik.
• Megjithëse aftësitë gjuhësore "normale" janë një karakteristikë që dallojnë SA nga forma të
tjera tëAutizmit" zakonisht ka disa ndryshime të dukshme në atë se si disa fëmijë me SA
përdorin gjuhën.

SINDROMA DOWN
 Merr emrin sipas Dr. John Langdon Down, i cili e përshkruaji për herë të pare sindromin.
Mjeku Down gjatë punës së tij ka vrejtur se rreth 10% të fëmijëve me ngecje mentale kanë
përngjarë si mongoloid dhe në mes vete si të ishin motra dhe vëllezër. Në mesin e të cilëve është
përfshirë edhe fëmija i tijë që kishte këtë sindrom.
 Pas zbulimit të numrit të saktë të kromozomeve të kariotipit të njeriut, shkencëtari Lejeune në
vitin 1959 e zbuloj shkaktarin gjenetik të sindromit Down.
 Verejti që personat me sindrom down kishin në qelizat trupore nga tre kromozome 21, në vend
të dy kromozomeve 21 që gjenden te personat tjerë.

Baza kromozomale e sindromit Down


 Për të kuptuar më mire shkaktarin e sindromit të Down-it duhet të bëjmë një shpjegim të
shkurtër të kromozomeve të kairotipit te njeriut.
 Organizmi i njeriut përbëhet nga qelizat trupore (somatike) dhe qelizat riprodhuese (gametet).
 Njeriu në secilën qelizë trupore përmban nga 23 Çifte të kromozomeve (gjithsej 46
kromozome).
 Kromozomi tepricë 21 te personat me sindrom Down është me origjinë nga gametogjeneza e
nënës rreth 88% të rasteve ndërsa nga gametogjeneza e babait rreth 8% e rasteve kurse 4% e
rasteve vije si rezultat i çrregullimeve gjatë ndarjeve të qelizave të embrionit.

Marrëdhëniet në mes moshës së Nënave dhe Sindromit Down


Mosha e nënave Rastet e Sindromit Down
 Nën 30 vjet-Më pak se 1 në 1000 raste
 30 - 1 në 900
 35 - 1 në 400
 36 - në 300
 37 - 1 në 230
 38 - 1 në 180
 39 - 1 në 135
 40 - 1 në 105
 42 - 1 në 60
 49 - 1 në 12

Testet diagnostifikuese për sindromin Down


 Janë disa teste paranatale të diagnostifikimit që mund të përcaktojnë saktësisht sindromin
Down. Këto teste përfshijnë:
✓ "Amniocinteza",

✓ "Chorionic Villus Sampling (CVS)", dhe

✓ "Percutaneous umbilical blood sempling (PUBS)".

Diagnozat për Sindromin Down


 Pritshmëria e jetës : 55 vjeç
 Pamje fizike
 Profil i rrafshët facial dhe drejtimi për së larti të syve
 Qafë e shkurtër
 Veshë në formë anormale
 Një vizë të thellë tërthore në pëllëmbë të dorës
 Duarë të vogla dhe gishta të shkurtër
 Pika të bardha në irisin e syrit.

Sindromi Down dhe problemet e zakonshme shëndetësore


Gjatë ditëve dhe muajve të parë të jetës disa sëmundje mund të diagnostifikohen menjëherë.
Anomalit apo keqformimet e veshëve dhe ekzaminimi i dëgjimit; fëmijët e prekur me sindromin
Down kanë hipotoni dhe në të folur kërkon ekzaminimin dhe vlerësimin e hershëm nga
specialistët e ORL-ës.

Sëmundjet e lindura të zemrës dhe mushkërive


 Përafërsisht 45% e fëmijëve të prekur me sindromin down kanë sëmundje të lindura të zemrës,
me mushkri të pa zhvilluara dhe me struktura të ndryshme që janë specifike te individët me
sindromin Down.

Anomalit apo keqformimet e skeletit


• Forma e kafkës dhe e veshit të mesëm, mundësi e ndikimit në dëgjim.
• Mungesa e brinjës së dymbëdhjetë
• Bashkimi jo i plot i harqeve të unazave të poshtme të shtyllës kurrizore.
• Bashkimi i gishtit të dytë dhe të tret të këmbës
• Anomalit apo parregullsitë gastrointestinale të lukthit apo zorrëve.
• Problem zakonisht paraqet tonusi i dobët I muskulaturës, lëvizjet e pakta dhe marrja e sasive të
pa mjaftueshme të lëngjeve.

Lëkura
 Shumica e të prekurve me sindromin Down kanë dispozita të kenë lëkur mjaft të ndjeshme dhe
te thatë. Shenjat shfaqen me lusperim apo me rënien e lëkurës së thatë.
 Për shkak të qarkullimit të dobët në enët e gjakut lëkura mund të duket me ngjyrë të mermertë
apo e quajtur ndryshe "cutis marmorata".

Fyti
 Në shumicën e personave te prekur me sindromin Down gërhitja është problem i shpeshtë, e
cili është pasoj e madhësive të bajameve dhe adenoideve të cilat mund të jenë indikacion për
heqjen e tyre.

Problemet e syve dhe ekzaminimi i të pamurit


 Problemet e syve janë mjaft të shpeshta. Mbi gjysma e personave të prekur me sindromin
Down kanë hipermetropi përkatësisht largpamësi dhe ky çrregullim në të shumtën e rasteve nuk
kërkon korrigjim të domosdoshëm.

Epilepsia
 Epilepsia te sindromi Down është më e shpeshtë se te pjesa e përgjithshme e popullatës dhe
sillet prej 1-5%.
 Kontrollat nga neurologu, përmes EEG-ës mund të studiohen aktivitetet në tru dhe sipas
nevojës mund edhe të mjekohen qysh në fazën e hershme të zhvillimit.

Çrregullimet e të folurit
 Gjuha shprehëse është më e vonuar
 Faktorët kontribues në vonesën e të folurit janë: vonesa mendore, gjuha e madhe në hapësirën
e vogël orale, mukoza e thatë dhe e trashë, anomalitë dentale, problemet e dëgjimit.
Arsimimi
Intervenimi i hershëm dhe Edukimi
 Identifikimi dhe intervenimi sa më i hershëm te fëmijët me SD
 Intervenimi duhet të bëhet nëpërmjet lojës dhe aktiviteteve tjera të përditshme.
 Për fëmijët me SD duhet hartuar plane individuale të edukimit (PIA) që janë të domosdoshme
për ngritjen e efikasitetit dhe cilësisë në mësim.
 Fëmijët e lindur me Sindrom Down mund të kenë zhvillim të vonuar.
 Fëmijët me sindromin Down mund ti zhvillojnë aftësi për nevojat e tyre për komunikim të
mirë.

 Shumë fëmijë me sindromin Daun kanë dëmtime të lehta deri në të mesme të zhvillimit të
tyre, por është shumë e rëndësishme të theksohet se ata janë më shumë si fëmijët e tjerë se të
ndryshëm prej tyre.
 Shumica e fëmijëve ndjekin shkollat normale më të afërta, disa në klasa të rregullta, të tjerë
klasa edukimi special. Disa fëmijë kanë nevoja edhe më specifike dhe kërkojnë një program edhe
më të specializuar.

 Disa fëmijë me sindromin Daun pas gjimnazit mund të vazhdojnë edhe më tej studimet e larta.
Shumë të rritur me Sindromin Daun janë të aftë të punojnë në komunitet, por disa kërkojnë një
mjedis më të strukturuar për një jetë më qetë.
 Shumica e individëve me sindromin Daun mësojnë të ecin dhe flasin dhe shumë prej tyre
tashmë janë duke vazhduar shkollën normale, marrë provimet dhe jetuar një jetë si gjithë të
tjerët, ose gjysëm – të pavarur si të rritur.

 Disa fëmijë me sindromin Daun pas gjimnazit mund të vazhdojnë edhe më tej studimet e larta.
Shumë të rritur me Sindromin Daun janë të aftë të punojnë në komunitet, por disa kërkojnë një
mjedis më të strukturuar për një jetë më qetë.
 Shumica e individëve me sindromin Daun mësojnë të ecin dhe flasin dhe shumë prej tyre
tashmë janë duke vazhduar shkollën normale, marrë provimet dhe jetuar një jetë si gjithë të
tjerët, ose gjysëm – të pavarur si të rritur.

You might also like