You are on page 1of 10

PEDAGOGJI SISTEMATIKE –I-

Prof. Dr. Afërdita Deva-Zuna


Studenti: Besart Hyseni

1. KOMPONENTET E EDUKIMIT /EDUKIMI FIZIK, SHËNDETËSOR DHE SEKSUAL

Edukimi Fizik – Edukimi fizik është edukimi përmes ushtrimeve fizike. Ky edukim është
një komponent i rëndësishëm për të pasur një jetë të shëndetshme.
E. Fizik është një proces pedagogjik i formimit dhe ndërtimit të një personaliteti të
shëndoshë dhe të gjithanshëm duke aplikuar aktivitetet adekuate motorike.
E. Fizik është i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, atij fizik dhe
mendor, si dhe zvoglon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve. Ka për qëllim
të përgatis një brez të shëndoshë fizikisht, me shprehi dhe aftësi fizike për pune, të
ndikojë në zhvillimin harmonik të fëmijës, të forcoj rezistencën e organizmit nga
sëmundjet e ndryshme.
Njeriu që ka shkathtësi prej edukimit fizik merr edhe shprehi të mira në jetë si ecja,
vrapimi, prania në ajër të pastër, kujdeset për peshën e trupit etj. Kështu edhe fëmijët që
merren me sport janë më të qetë, mbajnë higjenën, janë më të socializuar etj.
Faktorët e edukimit fizik janë:
- Familja;
- Shkolla;
- Shoqatat sportive;
- Klubet sportive;
- Mjetet e informimit etj.
Faktori i pare dhe më i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e edukimit fizik të fëmijët
është familja. Një prej detyrave të familjes kundrejtë fëmijëve është kujdesja
shëndetësore, të ushqyerit e rregullt, ushqimi i drejtë ejt. Shumë fëmijë janë nën
mesataren që duhet të jenë, apo janë obez (mbipeshë), shkak i mos edukimit të mirë të
familjes. Familja përveç për ushqimin duhet të kujdeset për pastërtin dhe higjenën e
fëmijës.

Disa këshilla për aktivitete fizike:


- Provoni aktivitete të ndryshme, deri sa të gjeni atë që ju pëlqen;
- Parko makinën larg destinacionit për ku je nisur;
- Ngjituni dhe zbrisni nga autobusi jo në stacionin e duhur;
- Ngjisni shkallët në vend të ashensorit në punë, supermarket ose në shtëpi;
- Tendosni trupin disa here në ditë në tavolinën e zyrës suaj;
- Bëni ecje të lire 10 minuta çdo ditë;
- Luani aktivisht me fëmijët ose kafshët dy here në javë;
- Lani makinen vetë në vend se ta dergoni në lavazh (autolarje), etj.

Edukimi shëndetësore – është një proces aktiv i të mësuarit lidhur me shëndetin.


Edukata shëndetësore ka të bëjë me shëndetin, me ruajtjen e tij nga sëmundjet e
ndryshme, për të shmangur lodhjen, dëformimin e mundshëm fizik, në të parë etj. Pra E.
Shëndetësore duhet të zë një vend të evidentuar në institucionet arsimore, në shkollë!
Objektivat e edukimit shëndetësor:
- Të ofrohen njohuri mbi shëndetin dhe higjienën;
- Të ruaj disa norma të shëndetit të mirë;
- Të merren masa mbrojtëse dhe parandaluese;
- Të merren masa kuruese, pra pasi që të ndodhë;
- Të zhvillohet dhe të promovohet shëndeti mendor dhe emocional;
- Të zhvillohet ndjenja e përgjegjësisë qytetare, etj.
Edukimi seksual – është pjesë përbërse e edukimit shëndetësor. Familja, institucionet
edukative, shkolla duke mos u marrë me edukimin seksual ku problem për nxënësit është
i lënë pas dore dhe nxënësit kanë marrë informacione të gabuara në mikromjedisin e tyre
shoqëror, në varësi të nivelit të ndikimeve.
Zhvillimi i edukimit seksual i fëmijës ka rëndësi të madhe për zhvillimin e tij të
përgjithshëm, sidomos atë psikik-emocional dhe shoqëror.
Qëllimi i zhvillimit dhe edukimit seksual është pjesë përbërse e zhvillimit të gjithanshëm
të personalitetit, të aftë për jetë, punë, martesë dhe familje.

Detyrat e edukatës seksuale:


- Përgatitja për përmbushjen dhe fisnikërimin e motivit seksual;
- Aftësimi për të trajtuar drejtë gjininë tjetër;
- Zhvillimi i ndjenjës dhe besimit të individit në forcat e veta për komunikim për seksin
tjetër;
- Të pajiset individi me njohuri rreth rreziqeve që mund të vijnë nga çrregullimet në jetën
seksuale;
- Edukata seksuale është një objekt i rëndësishëm në edukatën shëndetësore, nga
neglizhenca e së cilës u është hapur rrugë sëmundjeve të ndryshme etj.

QËLLIMI DHE DETYRAT E EDUKATËS FIZIKE DHE SHËNDETËSORE

Edukata trupore (fizike) zë një vend të rëndësishëm në realizimin e qëllimit edukatës –


zhvillimi i tërësishëm i individit – njeriut.
Rëndësinë e edukatës trupore (fizike) e kanë theksuar me kohë edhe shumë studiues dhe
pedagogë. Në historinë e shkollës dhe të mendimit pedagogjik janë njohur pedagog që më
së shumti e theksuan rolin, funksionin dhe detyrat e edukatës trupore. Këtë e gjejmë në
mendimin pedagogjik në Athinë dhe Spartë, tek Platoni dhe Arsitoteli. Ndër pedagogët e
njohur që kontribuan në formulimin e kërkesës për edukim trupor duhet përmendur:
Komenski, Xh. Loku, Zh.Zh. Ruso, H. Pestaloci, Frebeli etj.
Qëllimi i edukatës trupore (fizike) dhe shëndetësore:
Qëllimi kryesor i edukimit trupor dhe shëndetësor është kalitja fizike dhe shpirtërore!
Ka për qëllim të përgatisë një brez të shëndoshë fizikisht, me shprehi dhe aftësi fizike për
punë, të ndokojë në zhvillimin harmonik të fizikut të fëmijës apo të adoleshentit, të
forcojë rezistencën e organizimit nga sëmundje të ndryshme.
Objektivat e edukatës shëndetësore në kuptimin e gjërë pedagogjik e medicional
janë:

- Mjedisi fizik (ajri, uji , ushqimi);


- Kushtet për strehim (shtëpi, shkollë, punë, rekreacion, pushim);
- Faktori socioekologjik, gjegjësisht, çfarë mjedisi natyror dhe ekosistemi e rrethon
individin.

Detyrat e edukimit trupor (fizik) janë:

- Detyra arsimore –edukative;


- Detyra biologjike;
- Detyra higjenike;
- Detyra estetike;
- Detyra rekreative dhe
- Detyra morale.

PARIMET E EDUKATËS TRUPORE (FIZIKE) E SHËNDETËSORE

Parimet e edukatës trupore (fizike) janë:


- Parimi i aktivitetit;
- Parimi kjartësimit dhe konkretizimit;
- Parimi i sistematizimit dhe gradualitetit;
- Parimi i individualizimit;
- Parimi i vazhdimësisë;
- Parimi i motivimit të drejtë pedagogjik;
- Parimi krijimit të situatave praktike (lidhjes së teorisë me praktiken);
- Parimi i përshtatjes sipas moshës dhe gjinisë.

Parimi i aktivitetit - edukimi fizik nuk bëhet duke qenë pasiv, sepse fëmijët mësojnë
përmes levizjeve, përmes aktiviteteve të ndryshme. Fëmijët kanë nevojë çdo ditë për
aktivitete fizike, sidomos në ditët e sotme që lojrat e zakonshme fizike janë zëvendësuar
me ato elektronike.

Parimi i kjartësimit dhe konkretizimit – edukimi fizik duhet të jetë i qartë në dhënien
e informacioneve, pra informacioni duhet të jetë i thjeshtë, i kjart dhe i kuptueshëm
(duhet t’i përshtatet moshës që kanë). Pra duhet t’ia shpjegojmë në mënyrë të kjartë dhe
me shembuj konkret. P.sh. si ndikon sporti në shëndetin tone? Studimet tregojnë se
njerëzit që angazhohen në aktivitete sportive jetojnë më shëndetshëm se ata qe nuk
merren me sport.

Parimi i sistematizimit dhe gradualitetit - në edukimit fizik shkohet gradualisht


sepse nuk mund të shkohet p.sh. sot do të zhvillojë këta muskuj, nesër këta, mirëpo
duhet në mënyrë sistematike, pra shkallë-shkallë. Pra në këtë parim shkohet nga e
thjeshta tek e vështira, p.sh. fëmijët duhet të ecin më parë pastaj të vrapojnë, fillimisht
duhet të mësojnë të gjuajnë pastaj të shënojnë etj.

Parimi i individualizimit - është formë e punës që ju mundëson fëmijëve me u përshtat


sipas nevojave, dëshirave, kapacitetit psikofizik që kanë. Në ed. fizik imponimi nuk duhet
të ekzistojë. P.sh. Nuk mund të kërkosh të gjithë fëmijët të ngjiten në pemë, sepse jo të
gjithë mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Parimi i vazhdimësisë – aktivitetet që bëhen në edukimin fizik duhet të jenë të


vazhdueshm, jo p.sh. sot bënë një aktivitet fizik pastaj pas një jave apo dy, sepse kështu ai
nuk do të jetë i efektshëm.
Parimi i motivimit të drejtë pedagogjik – fëmijët më së shumti motivohen nga
prindërit e tyre dhe sigurisht që çdo prind do të donte t’i mësonte fëmijëve shumë gjëra.
Prandaj vetë prindërit janë model dhe shembulli më i mire për ta.

Parimi i krijimit të situatave praktike (lidhja e teoris me praktiken)- ky parim ka të


bëjë me lidhjen e teorisë me praktikën, pra, fëmijëve nuk duhet vetëm t’u mësojmë sit ë
bëjnë aktivitete ose ushtrime fizike, por këtë duhet bërë edhe në mënyrë praktike, në
mënyrë që ata të shohin edhe rezultatet e mira të këtyre aktiviteteve.

Parimi i përshtatjes sipas gjinisë dhe moshës – ky parim ka të bëjë në atë se si fëmija
apo edhe i rrituri përshtaten në aktivitete të ndryshme sipas moshës dhe gjinisë, e të cilat
ndihmojnë edhe zhvillimin e tyre fizik, e që ndikojnë edhe në shëndetin e tyre. D.m.th.
përfshirja në ato aktivitete që i përgjigjen edhe moshës edhe gjinis përkatëse!

Faktorët që ndikojnë në edukimin fizik :


- Familja;
- Entet parashkollore;
- Shkolla;
- Organizatat e ndërmarrjet;
- Shoqatat, klubet sportive etj.

Edukimi seksual - qëllimi i zhvillimit dhe edukimit seksual është pjesë përbërse e
zhvillimit të gjithanshëm të personalitetit, të aftë për jetë, punë, martesë dhe familje.
Detyrat e përmbledhura të edukatës seksuale janë:
- Përgatitja për përmbushjen dhe fisnikërimin e motivit seksual;
- Aftësimi për të trajtuar drejtë gjininë tjetër;
- Zhvillimi i ndjenjes dhe besimit të individit në forcat e veta për komunikim me seksin
tjetër .Ndjenja e sigurisë është parakusht themelor për përmbushjen e edukimit seksual.
- Të pajiset individi me njohuri rreth rreziqeve që mund të vijnë nga çrregullimet në jetën
seksuale.
- Edukata seksuale është një objekt i rëndësishëm në edukatën shëndetësore, nga
neglizhenga e së cilës u është hapur fushë sëmundjeve të ndryshme etj.
EDUKATA INTELEKTUALE

Në literature gabimisht identifikohen edukata intelektuale me arsimin, mësimin. Janë


nocione të përafërta mirëpo jo identike.
Arsimi është procesi i përvetësimit të diturive, formimit të shkathtësive dhe formimit të
shprehive.
Mësimi është proces unik edukativo-arsimor, i cili zhvillohet në mënyrë të planifikuar,
sistematike, nën udhëheqjen e arsimtarit me një grup relativisht konstant nxënësish.
Edukata intelektuale përfshin në vetvetën e tij arsimin, mësimin dhe një spektër shumë
më të gjërë, duke ua mveshur petkun dhe duke ua caktuar rolin dhe funksionin njerëzor,
edukativ, moral.
Historia na tregon se disa njerëz kanë qenë të arsimuar, por jo të edukuar, p.sh. kane
zhvilluar luftra okupuese, katastrofike, kane bërë krime masovike. Dija e tyre nuk e kanë
vënë në shërbim e në të mire të njerëzimit, por kundër tyre. Kështu kanë vepruar shumë
diktator: Hitleri, Milloshoviqi, Stalini, Mubaraku, Gadafi, Asadi, e shumë të tjerë.
Gjithashtu historia tregon per njerëz që kanë pasur dije dhe edukatë që dijen e tyre e kanë
vënë në shërbim e të mire të njerëzimit: Tomas Edison në teknik, Ajnshtajni në fizikë, etj.

Detyrat kryesore të mësimit janë:


- Detyra material – përvetësimi i njohurive, formimi i shkathtësive, shprehive.
- Detyra funksionale (formale) – zhvillimi i aftësive psiko-fizike.
- Detyra edukative – zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit të nxënësit në mësim.

Teoria e edukatës dhe Teoria e mësimit – Në literaturë paraqitet tendenca e identifikimit


të sintagmës teori e mësimit me teorinë e edukatës intelektuale. Bile, kishte intenca që
didaktika të konsiderohet e vetmja disiplinë shkencore që studion problemet e edukatës
intelektuale.
Didaktika definohet si teori e mësimit, që studion proceset dhe ligjësitë e mësimit/
dëtyrat dhe përmbajtjet e mësimit, procesi i mësimit, parimet e mësimit, mësimnxënia
dhe mësimdhënia, metodat mësimore, kontrollin dhe vlerësimin e përparimit të nxënësit,
orën mësimore, dëtyrat e shtëpisë etj.
Teoria e edukatës intelektuale si objekt të studimit e ka:
- Edukimin intelektual në shkollë;
- Edukimin intelektual jashtë shkollës, në familje, në komunitet, në kohën e lirë, etj.

Komponentët e edukatës intelektuale janë:


- Njohuritë;
- Shkathtësitë;
- Shprehitë;
- Aftësitë intelektuale;
- Kultura e punës intelektuale;
- Dashuria ndaj të vërtetës;
- Veprimi në harmoni me të vërtetën;
- Përjetimi i vlerës së të vërtetës.

Teoria kognitive e Piazhes:


Zhan Piazhe është psikolog i cili është marrë me psikologjinë e fëmijës, përkatësisht me
zhvillimin kognitiv të tij.
Zhvillimin kognitiv të fëmijës e parasheh të ndarë në 4 stade:
- Stadi sensomotorik –(nga lindja deri në moshën 2 vjeç) – të menduarit kufizohet në
eksperiencën prove – gabim. Fëmija nuk kupton se biberoni apo ndonjë objekt tjetër
mund të ekzistoj diku tjetër, nëse ia fsheh një objekt ai mendon se nuk ekziston më.
- Stadi paraoperacional – (2-7 vjeç) – Fëmija në këtë stat ka nevoj për ushtrime që ta
kuptoj raportin në mes reales dhe transformimit të forms. Sipas eksperimentit të Piazhes
femija nuk ka qenë në gjendje të konstatj se gotat me gjatesi te ndryshme kanë të njejtin
vëllim. Fëmija për gotën e gjatë ka zënë më shumë ujë se gota më e shkurtër , por e fryer.
- Stadi operacional konkret (mbi 7 vjeç) – Fëmija i kësaj moshe mund të vërejë se në
eksperimentin e mëparshëm, gotat kanë zënë sasi të njejtë uji, por nuk është i aftë ta
analizoj atë.
- Stadi operacional formal – manifestohen aftësitë e fëmijës që të vërejë, analizojë dhe
konstatojë raportet shkak-pasoj.

Detyrat e edukatës intelektuale:


- Përvetësimi i sistemit të njohurive ;
- Zhvillimi i shkathtësive dhe shprehive për punë intelektuale;
- Zhvillimi i aftësive intelektuale;
- Strategjitë e edukimit mendor të nxënësve;
- Formimi i kulturës së punës intelektuale dhe
- Formimi i vetive pozitive të personalitetit .

Përvetësimi i sistemit të njohurive – njohurite me të drejtë konsiderohen si bazë e


parakusht i edukatës dhe veprimtarisë intelektuale. Kjo dëtyrë i mundëson njeriut të
kuptojë ngjarjet dhe dukuritë në realitetin objektiv si dhe rolin e njeriut në natyrë dhe
shoqëri.

Formimi i shkathtësive dhe shprehive – pa shkathtësi e shprehi njeriu është i paaftë


për jetë. Falë shkathtësive dhe shprehive njeriu: mban higjenen personale e mjedisore;
ushqehet; ecë; lexon; shkruan; llogaritë; punon ,etj.
Shkathtësitë janë aftësi psiko-motorike të aplikimit të vetëdijshëm të njohurive, që
mundësojnë kryetjen më të lehtë, më të shpejtë e më të saktë të ndonjë veprimi.
Shprehit janë shkathtësi të automatizuara të cilat formohen nën ndikimin e vazhdueshëm
të ushtrimeve dhe përseritjeve.

Zhvillimi i aftësive intelektuale – kushtëzohet nga shumë faktorë. Në rend të parë, mbi
bazën gjenetike të trashëguar, varet nga aktiviteti i individit por edhe nga krijimi i
kushteve materiale dhe psikologjike.

Formimi i kulturës së punës intelektuale – Niveli i zotërimit dhe kultivimit të


kulturës së punës intelektuale nënkupton:
- Shfrytëzimin e burimeve;
- Aftësinë e nxjerrjes së shënimeve;
- Aftësinë e shkruarjes së referateve, seminarëve etj;
- Aftësinë e përgjithësimit të mendimit;
- Aftësinë e debatit;
- Aftësinë parafrazimit dhe komentimit të mendimeve të huaja;
- Njohjen e mënyrave të hulumtimit etj.

Pasoja nga mungesa e kulturës së punës:


- Vështirësohet procesi i edukimit intelektual;
- Paraqitet paaftësia e të rinjve për vazhdim të arsimimit pas përfundimit të shkollimit;
- Paaftësia për punë intelektuale të pavarur etj.

Zotërimi i kulturës së punës intelektuale kushtëzohet nga:


- Kapaciteti i kufizuar psikik i njeriut;
- Ndryshimet e mëdha shoqëroro-ekonomike;
- Revolucioni shkencor-teknik;
- Thellimi i krizës arsimore;
- Formimi i tipareve pozitive të personalitetit.

Formimi i vetive pozitive të personalitetit:


- Qëndrimi i drejtë ndaj vetës dhe të tjerëve;
- Qëndrimi konsekuent ndaj ideve dhe qëndrimeve personale;
- Respektimi i fjalës së dhënë;
- Bashkëpunimi dhe ndihma reciproke;
- Flijimi dhe sakrifica;
- Qëndrimi pozitiv ndaj vlerave shkencore
- Intenca për ngritje profesionale.

You might also like