You are on page 1of 4

Lënda: Menaxhimi i projekteve

Prof. Mr. Fjolla Kaçaniku


Studenti: Besart Hyseni.

Zinxhiri i rezultateve arsimore

Qëllimi kryesor i çdo procesi të planifikimit në arsim është të nxjerrë produkte që, varësisht nga
niveli i planifikimit, ndikojnë në jetën e nxënësve, qytetarëve të tjerë dhe në shoqëri në
përgjithësi. Diagrami i mëposhtëm tregon elementet kryesore të zinxhirit të rezultateve arsimore.

Proceset
Burimet Rezultatet Efektet
Strukturat

Kategoria e parë janë burimet (inputet) në proceset arsimore. Ato përfshijnë të gjithë njerëzit që
punojnë në sistem (mësimdhënësit, drejtorët, etj.), mjetet në klasë, ndërtesat, mjetet mësimore
(tekstet, fletoret, lapsat, etj.), kurrikulat, etj.
Këto burime përdoren në procese të caktuara. Të tilla janë, për shembull, orët e rregullta
mësimore, provimet, trajnimet për mësimdhënës, metodat e mësimdhënies dhe të nxënit, si dhe
takimet me prindër. Për më tepër, burimet për këto procese organizohen në struktura të caktuara.
Këtu nuk e kemi fjalën për struktura fizike (ato janë burime), por për organizata, agjenci, entitete
juridike. Për shembull,i shkolla publike në pronësi të komunave dhe shkolla private në pronësi të
OJQ-ve ose kompanive private. Po ashtu, drejtoritë komunale të arsimit, Instituti Pedagogjik,
Ministria e Arsimit janë organizata që mbajnë përgjegjësi për funksionimin e sistemit të arsimit.
Të gjitha këto struktura organizative dhe menaxhuese ndikojnë në zhvillimin e proceseve
arsimore dhe anasjelltas.
Bashkë, proceset dhe strukturat prodhojnë rezultate të drejtpërdrejta të Sistemit të Arsimit –
numri i fëmijëve të regjistruar, i atyre që përsërisin klasën, i braktisësve, i atyre që mbarojnë
shkollën, rezultatet e testit kombëtar, etj. Nëse fillojmë t'i numërojmë aktivitetet e sistemit do të
përfundojmë duke numëruar rezultatet e arritura. Prandaj, çdo pyetje për qasjen (aksesin) ose
përfitimin nga Sistemi i Arsimit ka të bëj me shpërndarjen e rezultateve. A kane qasje në shkolla
të varfrit? A është rezultati i vajzave në testin kombëtar po aq i mirë sa rezultati i djemve?
Kategoria e fundit janë efektet ose pasojat e Sistemit të Arsimit. Me këtë nënkuptojmë nivelin
arsimor të popullatës, mesataren e viteve të shkollimit, punësueshmërinë e të diplomuarve, të
ardhurat mesatare, etj. Ç'ndikim ka arsimi në shkallën e lindjes, shëndetin dhe ushqyeshmërinë e
popullatës? Si i kontribuon arsimi kohezionit social?
Niveli kombëtar Niveli komunal Niveli I klasës
Personeli arsimor
Ndërtesat Personeli Mësimdhënësi.
Burimet Tekstet mësimore arsimor Materialet
Kurrikulat Ndërtesat mësimore.
Buxheti për arsimin Buxheti arsimor Mobilet & Pajisjet.
Realizimi i kurrikulit
(nr. i orëve, vlerësimi Metodat e
etj) Trajnimi i mësimdhënies
Procedura për takim mësimdhënësve. dhe të nxënit.
me prindër. Kohëzgjatja e orës
Proceset
Kërkesat për licencim Monitorimi në së mësimit.
të mësimdhënsve dhe shkollë dhe në Vlerësimi i
programin e akredituar. klasë. nxënësve.
Ministria e Arsimit, e Drejtoritë
Shkencës dhe e komunale për
Strukturat Teknologjisë. arsim. Përbërja e klasës.
Instituti Pedagogjik.
Ofertuesit e trajnimit. Shkollat
Numri i
fëmijëve të
Numri i fëmijëve të regjistruar,
regjistruar, përsëritës, përsëritës, etj. Numri i fëmijëve
etj. Numri i atyre që të përsëritës, etj.
Rezultatet
Numri i atyre që mbarojnë
mbarojnë shkollën. shkollën. Rezultatet e
Rezultatet e testit Rezultatet e testeve.
kombëta. testit kombëtar.
Niveli arsimor. Kompetencat për
Niveli arsimor. Të ardhurat arsimim të
Efektet
Të ardhurat mesatare . mesatare . mëtutjeshëm dhe
BPV për kokë banori. Punësueshmëria. punësim.

Qëllimi i prezantimit të diagramit të zinxhirit të rezultateve arsimore është të argumentohet se


Sektori i Arsimit duhet të shihet më shumë si mjet për arritjen e qëllimit sesa si qëllim më vete.
Kjo d.m.th. se duhet përcaktuar rezultatet dhe efektet e dëshiruara, përderisa burimet, proceset
dhe strukturat duhet të planifikohen dhe të ndërtohen në përputhje me këtë përcaktim. Për
shembull, Kurrikuli Kombëtar është mjet për të siguruar arritjen e kompetencave të caktuara që
nevojiten për jetë e jo qëllim në vete.

Marrim shembullin vijues. Mësimdhënësit e një shkolle shfrytëzojnë tekste mësimore të


përcaktuara nga Ministria dhe zbatojnë Kurrikulin Kombëtar (burime). Orët zgjasin 45 minuta
dhe shfrytëzohen metodologji me në qendër nxënësin (struktura). Orët mbahen në shkollë
publike të menaxhuar nga komuna (struktura). Sidoqoftë, rezultatet në testin kombëtar janë nën
mesatare (rezultatet) përderisa numri i nxënësve që vazhdojnë nivelin tjetër i shkollimit është më
i vogël në krahasim me shkollat tjera (efektet). Të supozojmë se dikush pohon se mësimdhënësit
nuk janë mirë të trajnuar. Nëse kjo është e vërtetë, problemi qëndron në nivel të burimeve dhe
ndikon në procese (metodologjitë me në qendër nxënësin). Ky mund të jetë edhe përfundim i
gabueshëm, sepse shkaktari mund të jetë edhe infrastruktura jocilësore or mungesa e
përgjithshme e burimeve në shkollë (burimet) ose edhe mungesa e përkrahjes adekuate nga
komuna (strukturat). Prandaj, është me rëndësi të përqendrohemi në analizën e shkaqeve të
vërteta që çojnë në arritje jo të kënaqshme, dhe të planifikojmë burime, struktura dhe procese që
japin rezultatet e dëshiruara.

Politikat arsimore dhe planifikimi strategjik


1. Planifikimi në arsim
Planifikimi në arsim – krijimi i mundësive për rritje dhe funksionim më efektiv të sektorit të
arsimit – mund të nënkuptojë kategori si: qartësia e plotë të situatës, objektiva të definuar qartë,
alternativa që përjashtojnë njëra-tjetrën, lidhje të pakontestueshme në mes të shkaqeve dhe të
pasojave, qasje të arsyeshme dhe të parashikueshme dhe vendimmarrës të arsyeshëm. Në kontrast
me këtë këndvështrim të thjeshtësuar, planifikimi në arsim paraqet një varg të episodeve që nuk
janë të ndërlidhura në mes veti ose gërshetohen, ku përfshihen aktivisht njerëz dhe organizata me
perspektiva të ndryshme – nga pozicioni teknik dhe politik. Ai përfshin procese përmes të cilave
analizohen probleme dhe krijohen, zbatohen , vlerësohen dhe ndryshohen politika. Në përputhje
me këtë, një analizë e sektorit të arsimit nënkupton të kuptuarit e vet procesit të përcaktimit të
politikave arsimore – “si ndodhin” dhe “kur ndodhin” zhvillimet në arsim.

Meqë procesi i bërjes së politikave është element kyç i planifikimit në arsim, është me rëndësi të
sqarohet kuptimi i “politikës arsimore” para se të vazhdohet më tutje. Politika arsimore (ose e
ndonjë sektori tjetër) përkufizohet si vendim i vetëm ose grup vendimesh, eksplicite ose implicite,
që mund të përcaktojnë drejtimin për marrjen e vendimeve të tjera, të fillojnë ose ndalojnë një
veprimtari, ose të drejtojnë zbatimin e vendimeve të mëhershme. Bërja e politikave është hapi i
parë në çdo cikël planifikimi dhe planifikuesit duhet të marrin parasysh dinamikën e formulimit
të politikës para se ta zhvillojnë në mënyrë efektive procedura të implementimit dhe të vlerësimit.
Sidoqoftë, politikat dallojnë varësisht nga fushëveprimi, kompleksiteti, mjedisi i vendimmarrjes,
alternativat dhe kriteret e vendimmarrjes:
- Politikat për çështje të caktuara janë vendime afatshkurtra që kanë të bëjnë me menaxhimin
ditor, ose si tregon vet emërtimi, me çështje të caktuar.
- Politika programore lidhet me zhvillimin e një programi në fushën e caktuar.
- Politika multi-programore paraqet vendimmarrje për disa fusha programore që garojnë me
njëra-tjetrën.
- Vendimet strategjike kanë të bëjnë me politika më gjithëpërfshirëse dhe alokim të burimeve
domethënëse.
Për shembull:
~ Strategjike: Si mund të ofrojmë arsimim bazik me kosto të arsyeshme për t'i përmbushur
objektivat e barazisë dhe efikasitetit?
~ Multi-programore: A duhet të alokohen burimet në arsimin fillor apo në qendra për arsimimin
e të rriturve?
~ Programore: Si duhet të ndërtohen qendrat për arsimimin e të rriturve dhe të shpërndahen
brenda vendit?
~ Çështje të caktuara: A duhet lejuar ata që mbarojnë shkollimin bazik në qendra për arsimimin e
të rriturve të vazhdojnë arsimin e mesëm?

2. Planifikimi strategjik
Planifikimi strategjik nënkupton qasje sistematike të orientuar drejt përcaktimit të objektivave të
një intervenimi dhe identifikimit të rrugëve më të mira për arritjen e atyre objektivave. Planifikim
strategjik d.m.th. të merren të gjitha masat për të siguruar se çdo gjë që bëhet në një organizatë i
kontribuon vizionit (synimit) të saj. Para se të zhvillohen programet dhe projektet duhet të
ekzistojë strategjia e organizatës.

Strategjia e organizatës përcakton


1) ndryshimin që organizata dëshiron ta sheh te grupi përfitues ose në fushën e saj te interesit
(vizioni ose synimi);
2) obligimin që merr organizata për t'i kontribuar arritjes së ndryshimit (misioni ose qëllimi);
3) rezultatet specifike që trasojnë rrugën drejt përmbushjes së misionit (objektivat strategjikë);
4) veprimtaritë që çojnë në arritjen e objektivave strategjikë (masat). Këto elemente janë
prezantuar në skemën vijuese:

1. Vizioni: Ndryshimi që dëshirojmë të arrihet te grupi përfitues

2. Misioni: Obligimi që marrim për t'i kontribuar arritjes së këtij ndryshimi

3. Objektivat strategjikë: Rezultatet specifike që trasojnë rrugën drejt përmbushjes së


misionit

4. Masat: Veprimtaritë që çojnë në arritjen e objektivave strategjikë

You might also like