You are on page 1of 3

Tendosja e trupit në punë (Joga në punë) 27.10.

2018

Nëse keni punën e cila ju detyron të qëndroni ulur në karrige 8 apo më shumë orë, patjetër si
rutinë të rregullt gjatë orarit të punës aplikoni ushtrimet e thjeshta të jogës të cilat do t’i bëni së
paku 2 herë gjatë orarit të punës.
Këto ushtrime do të relaksojnë trupi dhe do të përmirësojnë përqendrimin tuaj të humbur:

Përdredhja e torzos – Ky ushtrim do të tendosë


muskujt anësorë të barkut dhe të shpinës si edhe të qafës në të njëjtën kohë do t’i
çlirojë, mirëpo mund ta bëni duke qëndruar ulur në karrige. Përpiquni që shpina të
jetë drejt gjatë aplikimit të ushtrimit.

Drejtimi i kurrizit – Gjatë qëndrimit ulur në karrige rrallë


kush merr qëndrim të drejtë me shpinën plotësisht drejt. Më së shpeshti
kërrusemi, ndërsa për këtë nuk jemi të vetëdijshëm. Prandaj, herë pas here
vendosni duart në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa kurrizin lakojeni prapa. Do
t’ju ndihmojë që t’i ktheni unazat në pozitë të drejtë.

Rrotullimi i supeve – Ushtrim i shkëlqyeshëm për çlirimin e muskujve të supeve


dhe të qafës. Mund ta bëni duke qëndruar ulur në karrige, mirëpo ju
rekomandojmë që të ngriheni në mënyrë që gjaku t’ju qarkullojë dhe ta bëni në
qëndrim të çrregullt. Pushoni duart, ndërkaq supet rrotulloni prapa dhe para.
Ulja e supeve – Variacioni në ushtrimin e mëparshëm, por njësoj i dobishëm. Në
vend që të rrotulloni supet, thjesht ngrini lart-poshtë.

Tendosja e duarve – Qitni njërën dorë mbi shpinë, me


parallërë të lakuar, dhe me dorën tjetër shtyjeni poshtë në mënyrë që të ndieni
tendosjen dhe shtendosjen e muskujve. Njësoj përsëriteni edhe me dorën tjetër.

Tendosja e dorës 2 – Dorën e shtrirë dhe të lëshuar poshtë


qiteni mbi shpinë, kapeni me tjetrën dhe tërhiqeni derisa ta ndieni tendosjen e
muskujve.

Lëkundja e nyjave të duarve – Nëse shumicën e


kohës e kaloni duke shkruar në tastierë, është e domosdoshme që herë pas here të
lëvizni edhe nyjat e duarve. Shtrijeni dorën, ktheni shuplakat lart, dhe me dorën
tjetër kapni gishtat e dorës së shtrirë dhe tërhiqni poshtë me shuplakë të kthyer
përpara, pastaj të njëjtën gjë bëjeni edhe me shuplakën e kthyer poshtë.

Burimi: https://telegrafi.com/joga-ne-pune-ushtrime-per-relaksim-dhe-rritje-te-perqendrimit-fotogif/

You might also like