You are on page 1of 2

Shqyrtimi i literaturës

Për të kuptuar më mirë vizionin e bashkëpunimit familje-shkollë është e nevojshme të


shqyrtohen tri kornizat teorike - teorite, të cilat të marra së bashku krijojnë bazën e plotë teorike
mbi bashkëpunimin familje-shkollë. Këto tri korniza janë: 1) Teoria e Epstein (1987, 1997,
2001), 2) Teoria e Hoover-Dempsey dhe Sandler (1995, 1997, 2005) si dhe 3) Teoria e krijimit të
mundësisë dhe fuqizimit të familjes (Bouchard, 1998; Dunst etj, 1992).

Epstein dhe kolegët e saj identifikojnë plotësisht një kornizë të qëndrueshme me gjashtë
dimensionet e përfshirjes prindërore, të cilat ndikojnë në performancën e fëmijëve. Këto gjashtë
dimensione ishin: Aftësitë dhe shprehitë e prindërve; Komunikimi; Vullnetarizmi; Mësimi në
shtëpi; Marrja e vendimeve në shkollë dhe Bashkëpunimi me agjencitë e komunitetit.
Hoover-Dempsey dhe Sandler (1995,1997, 2005), prezantuan një teori, ku shpjegojnë në mënyrë
të detajuar, se çfarë i motivon prindërit për t’u përfshirë në edukim duke renditur disa arsye
madhore:

1. Ndërtimin e rolit personal prindëror për t’u transmetuar fëmijëve një model prindërimi;
2. Për të rritur ndjesinë e zotësisë së tyre si prindër me qëllim që t’i ndihmojnë fëmijët të kenë
sukses në shkollë;
3. Reagimin e tyre përkundrejt mundësisë që u japin si fëmijët, ashtu dhe shkollat e tyre për t’u
përfshirë në jetën shkollore;
4. Konteksti i jetës së prindërve.

Ndërsa modeli teorik i krijimit të mundësisë dhe e fuqizimit të familjes, përshkruan


marrëdhënien prind-mësues si të bazuar në shkëmbimin reciprok në çdo aspekt të njohjes dhe të
përvojave. Fuqizimi nënkupton vënien në dispozicion të burimeve të nevojshme dhe fuqi ligjore,
ndërsa krijimi i mundësisë i referohet dhënies së mundësisë, që prindërit të kuptojnë rolin e tyre
dhe të përcaktojnë se ç'lloj bashkëpunimi do të vendosin.

Teoria të cilën e mbështes është teoria e Epstain sepse është e fokusuar në gjashtë dimensione të
cilat i përshtaten studimit tim.

Përveç teorive, të shumta janë edhe studimet (hulumtimet) për bashkëpunimin shkollë- familje
dhe ndikimin e këtij bashkëpunimi në performancën e nxënësve. Kërkimet në fushën e edukimit
kanë zbuluar se disa aspekte të ndryshme të përfshirjes së prindërve në edukim kanë marrëdhënie
pozitive në performancën e nxënësve. Studiuesit Fan dhe Chen (2001), bazuar në gjetjet e shumë
studimeve që jepnin prova se përfshirja prindërore ka efekte pozitive në arritjet akademike,
ndërmorën një meta-analizë të 25 studimeve të natyrës sasiore, kryesisht studime korelacionale,
për të zbuluar se cila formë e përfshirjes prindërore ka dhe lidhjen më të fortë.
Në një tjetër sintezë kërkimesh, të realizuar nga studiuesit Henderson dhe Mapp (2002), ku u
morën në konsideratë 51 studime, të publikuara nga viti 1995-2002, që kishin në fokus
përmirësimin e performancës e nxënësve dhe ndikimin që ka mbi to përfshirja prindërore dhe në
disa raste edhe përfshirja e komunitetit, u bë një përmbledhje e përfitimeve që kanë nxënësit nga
këto përfshirje. Përmes studimeve të përmbledhura u arrit në konkluzionin se nxënësit, prindërit
e të cilëve janë të përfshirë, pavarësisht gjendjes ekonomike dhe prejardhjes së tyre familjare,
janë më të prirur të kenë: Notë mesatare më të lartë dhe pikë më të larta në teste, pjesëmarrje në
programe akademike më të avancuara, kalueshmëri më të lartë dhe më shumë kredive të fituara,
frekuentim më i lartë shkollor, sjellje e përmirësuar në shkollë dhe në shtëpi, aftësi më të mira
sociale dhe përshtatje me shkollën. Studime që kanë pasur si shembuj nxënës me etni të
ndryshme dhe shtresa familjare me të ardhura të ndryshme, kanë arritur në përfundimin se
marrëdhënia mësues-prind e përbërë nga që të dyja këto dimensione (bashkëpunimi dhe
komunikimi mësues-prind dhe anasjelltas) të mesosistemit familje-shkollë (Vickers dhe Minke,
1995), shoqërohet me aspekte të tjera të përfshirjes prindërore në edukimin e fëmijëve dhe
performancë më të lartë të nxënësve (Boethel, 2003).

You might also like