You are on page 1of 16

Data: 17/12/2020

Vendodhja Gjeografike: Tirane,Korce,Durres,Shkoder,Elbasan,Vlore,Fier,Diber,


Lezhe, Gjirokaster.

Tema:
Fuqizimi dhe aftesimi i te rinjve permes mundesive te reja

Organizata Propozuese: Ministria e Arsimit e Shkences dhe


Teknologjise(MASHT).

Organizata Zbatuese: UNICEF ALBANIA, Banka Boterore.

Buxheti: Nga 203,684€ deri ne 400,326€

Kohezgjatja e Projektit: Nga 1 deri ne 2 Vite.

Data e Paraqitjes Se Projekt Propozimit: 23/12/2020

Punoi: Vioren Dulellari Pranoi: Mirela Cini

1
Mbeshtetja teknike per komunat ne zbatimin e planeve te
veprimit per ri-integrimin arsimor dhe gjitheperfshirje
sociale te femijve, pjestareve te komuniteteve pakice dhe
femijeve me nevoja te vecanta
Qëllimi i këtij projekti është të forcojë kapacitetet e komunave të synuara për të
krijuar një mjedis të përshtatshëm për zbatimin e një kornize ligjore drejt ri-
integrimit të fëmijëve të ri-atdhesuar dhe grupeve në sistemin arsimor përmes
avokimit, koordinimit, përkrahjes, ngritjes së kapaciteteve, monitorimit,
vlerësimit, përgjegjshmërisë dhe aktivitete mësimore. Projekti ka dy rezultate:
Rezultati 1 – "Rritja e kapacitetit të komunave dhe masave efektive të ri integrimit
midis mekanizmave komunalë";
Rezultati 2 - "Komunitetet shkollore kanë aftësi të sigurojnë ri integrimin e
fëmijëve të ri-atdhesuar përmes zbatimit të qasjeve gjithëpërfshirëse të shkollës".
Aktivitetet e projektit janë:
1.1 Organizimi i ngjarjeve nismëtare për secilën komunë;
1.2 Sigurimi i mbështetjes teknike të rregullt për zbatimin e planeve të veprimit;
1.3 Përmirësimi i bashkëpunimit ndër-sektorial;
2.1 Ndërtimi i kapaciteteve për stafin e shkollave për të adresuar nivelet e
braktisjes së shkollës;
2.2 Ndërtimi i kapaciteteve për stafin e shkollave për të adresuar nevojat specifike
të grupeve në nevojë, veçanërisht të fëmijëve të riatdhesuar;
2.3 Ndërtimi i kapaciteteve për mësuesit për të realizuar klasa plotësuese të
gjuhëve për fëmijët e riatdhesuar;
2.4 Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkollave, shoqërisë civile
dhe komunitetit;
2.5 Aktivitetet e vetdijësimit në komunite;
2.6 Monitorimi i zbatimit të planeve të veprimit; Gjenerimi i shembujve të
praktikave të mira dhe vënia e tyre në dispozicion te shkollat tjera dhe publiku i

2
gjerë përmes platformës për shkëmbim, punëtorive dhe ngjarjes përfundimtare të
projektit.

Fuqizimi I te rinjve per nje te ardhme paqesore,prosperuese


dhe te qendrueshme ne Shqiperi
Projekti “Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme paqësore, prosperuese dhe të
qëndrueshme në Shqiperi” ka tri rezultate kryesore:
Rezultati 1: Mësuesit dhe fëmijët e 20 shkollave në komunat e targetuara do të
kenë njohuri dhe aftësi për t’u marrë me konfliktet përmes metodologjive të
“Zgjidhjes së padhunshme të konflikteve” dhe të “Ndërmjetësimit mes
bashkëmoshatarëve”
Rezultati 2: Kapacitetet e zyrtarëve të shkollës forcohen për të monitoruar dhe
mbështetur fëmijët për të zbatuar metodologjitë e “Zgjidhjes së padhunshme të
konflikteve” dhe të “Ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve”
Rezultati 3: Bashkëpunim i forcuar ndërmjet shkollave dhe autoriteteve lokale për
të shkëmbyer praktika të mira dhe për të promovuar mjedis të qetë, të
prosperuar dhe të qëndrueshëm për të rinjtë
Aktivitetet e projektit:
1.1 Zhvillimi i fletëpalosjes dhe materialeve tjera promovuese të projektit
1.2 Identifikimi i 20 shkollave nga komunat e përzgjedhura
1.3 Organizimi i trajnimeve për stafin shkollor sipas programit “Zgjidhja e
padhunshme e konflikteve”
1.4 Organizimi i trajnimeve për stafin shkollor sipas programit “Ndërmjetësimi
mes bashkëmoshatarëve”
2.1 Organizimi i vizitave monitoruese/mentoruese për shkollat e përfshira në
projekt
2.2 Organizimi i trajnimit për zyrtarët e shkollës - Trajnimi për monitorim
3.1 Organizimi i dy kampeve multi-etnike për gjenerimin e ideve për projekte
shkollore për të promovuar idetë për zgjidhjen e padhunshme të konflikteve

3
3.2 Zbatimi i projekteve shkollore përmes granteve
3.3 Organizimi i ngjarjes përmbyllëse të projektit (panair)

Cilesi, Llogaridhenie, Integritet dhe transparence ne arsimin


e larte
Projekti synon ta bashkërendojë sistemin e arsimit të lartë në Shqiperi me
standardet ndërkombëtare të cilësisë, transparencës, integritetit dhe
llogaridhënies. Ndikimi afatgjatë i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë dhe
aftësisë konkurruese të sektorit të arsimit të lartë me qëllim që t’i kontribuojë
zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit. Projekti ka katër objektiva:
Objektivi 1. Kapaciteti i ngritur i AKA për t’i monitoruar ofruesit e arsimit të lartë
dhe këshillimi i MASHT mbi rezultatet e vlerësimit të cilësisë, si dhe përmirësimi i
kredibilitetit të procesit të akreditimit.
Objektivi 2. Përmirësimi i transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në
sektorin e arsimit të lartë.
Objektivi 3. Përmirësimi i legjislacionit (rregulloreve, procedurave dhe praktikave)
lidhur me çështjet akademike në arsimin e lartë.
Objektivi 4. Përmirësimi i kapacitetit të stafit të ri akademik (asistentëve/teve të
rinj/reja dhe/ose atyre që i kanë përfunduar studimet e doktoratës) për të
ushtruar mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese. Aktivitetet e projektit janë:
1.1 Ndërtimi i kapacitetit të AKA për monitorim të ofrueseve të arsimit të lartë,
përfshirë hartiminin e udhëzuesve për monitorim dhe trajnim të stafit 1.2
Mbështetja e AKA në monitorimin e ofruesve të shërbimeve në AL
2.1 Krijimi dhe administrimi i një skeme për financimin e grupeve studentore nga
ana e IAL. Pikë shtesë do t’u ndahen grupeve studentore me përfaqësim të
barabartë gjinor
2.2 Monitorimi i shfrytëzimit të fondeve publike në universitete sipas parimeve të
Ndarjes së Buxhetit sipas nevojave gjinore (GRB)
2.3 Mbështetje për hapjen e të dhënave nga universitetet publike

4
2.4 Monitorimi i emërimeve akademike dhe i kualifikimeve të stafit akademik në
universitetet publike, me vëmendje të shtuar në çështjet e diskriminimit gjinor
2.5 Monitorimi i ENIC/NARIC dhe i njësive të tjera organizative në MAShT 2.6
Hartimi dhe zbatimi I planit për ngritje të kapaciteteve të ORCA 3.1 Mbështetje
për hartimin e procedurave dhe rregulloreve lidhur me çështjet akademike, duke
treguar ndjeshmëri për çështjet gjinore
3.2 Ofrimi i ndihmës për zbatimin e procedurave dhe rregulloreve të reja 4.1
Hartimi dhe administrimi i përbashkët i dy skemave të granteve për promovimin e
mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese
4.2 Mbështetje institucioneve akademike për menaxhim dhe monitorim të
granteve
4.3 Hartimi dhe zbatimi i përbashkët i trajnimeve mbi praktikat frymëzuese për
mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese me institucionet akademike.

Grantet per zhvillimin e shkollave


Qeveria e Shqiperise ka marrë një kredi nga Banka Botërore për të implementuar
Projektin për Përmirësimin e Sistemit të Arsimit në Shqiperi (ESIP) i cili ka për
qëllim të mbështes reformat në sektorin e arsimit të Shqiperise. Grantet për
Zhvillimin e Shkollave (GZhSh) është nën-komponent i projektit ESIP i cili
implementohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)
nëpërmjet Qendrës për Arsim të Shqiperise . Projekti për Grantet për Zhvillimin e
Shkollave (GZhSh) ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të shkollave që
financohen me fonde publike që t’i planifikojnë dhe t’i menaxhojnë burimet si dhe
ta promovojnë angazhimin qytetar përmes pjesëmarrjes së mësimdhënësve,
prindërve dhe komunitetit në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e
aktiviteteve të shkollës. Ky nën-komponent do të vazhdojë t’i ngritë kapacitetet e
drejtuesve të shkollave në planifikim, menaxhim të financave, prokurim dhe
monitorim pas një përvoje të mirë në kuadër të projektit të kaluar (IDEP) ku patën
përfituar grante rreth 207 shkolla. Në mënyrë të veçantë, objektivat e nën-
komponentit të GZhSh-ve janë: 
 forcimi i sistemit të planifikimit zhvillimor të shkollave;

5
 përkrahja e shkollave të përzgjedhura fillore për të përgatitur dhe zbatuar
plane shumëvjeçare për zhvillimin e shkollave (PZhSh), si dhe ofrimi i trajnimeve
për menaxhim, planifikim dhe vetëvlerësim; dhe
 financimi i shkollave, të cilat i përmbushin kriteret, me grante për zhvillimin
e shkollave (GZhSh) në shumën në barasvlerë prej 9,000 deri 15,000 dollarëve
amerikanë (afërsisht 8,500 deri 14,000 euro) për shkollat e zgjedhura pa konkurs,
dhe me 10,000 dollarë amerikanë (rreth 9,300 euro) për shkollat e zgjedhura me
konkurs.
Ndarja e granteve bazohet në kritere që kanë për synim përzgjedhjen e shkollave
në viset rurale dhe në zonat e thella, të cilat kanë proporcion më të lartë të
grupeve me probleme socio-ekonomike. Shkollat që përzgjidhen pritet të
përgatitin PZhSh, në të cilat e paraqesin strategjinë e tyre për përmirësimin e
cilësisë së veprimtarisë së mësimdhënies dhe mësim-nxënies në shkollat e tyre,
dhe në bazë të së cilave do të financohen në kuadër të skemës së GZhSh-ve. Të
përzgjedhura janë 140 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta (klasat 0-9), të cilat
nuk kanë përfituar grante në kuadër të projektit të mëparshme për Zhvillimin
institucional të arsimit (IDEP), dhe të cilat do të mund të përfitojnë grante pa
konkurs në kuadër të metodës me përzgjedhje. Edhe 20 shkolla të tjera fillore dhe
të mesme të ulëta prej zonave rurale dhe urbane (klasat 0-9), të cilat kanë
përfituar më parë grante në kuadër të projektit IDEP, do të mund të dorëzojnë
projekt-propozime në kuadër të skemës paralele të granteve përmes konkursit
apo konkurrencës. GZhSh-të do të ndërlidhen, për aq sa është e mundur, me
reformat aktuale, si me trajnimin e mësimdhënësve për ta mbështetur procesin e
certifikimit apo të vlerësimit të nxënësve (të cilat janë pjesë e komponentit 2 të
projektit ESIP). Puna do të bashkërendohej edhe me nismat e përkrahura nga
partnerë të tjerë zhvillimor në fushën e arsimit. Shkollat me konkurs nuk do t’i
nënshtrohen kritereve paraprake të përzgjedhjes sikur shkollat pa konkurs.
Megjithatë, ato duhet të jenë përfituese paraprake në kuadër të projektit IDEP
dhe se mund të jenë si rurale ashtu edhe urbane. Grantet jepen kryesisht në bazë
të meritës, d.m.th. në bazë të cilësisë së projekt-propozimeve të tyre. 

6
Promovimi dhe Mbrojtja e te drejtave te femijes
Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës Objektiva e përgjithshme: Të
krijohen mjedise miqësore dhe pa dhunë për fëmijët nëpër shkollat e Shqiperise
përmes veprimeve të synuara të organizatave të shoqërisë civile dhe
komuniteteve lokale për promovimin e të drejtave të fëmijës. 
Objektiva specifike: Të fuqizohen komunitetet lokale për ta përmirësuar masën e
mbrojtjes së fëmijëve nëpër shkolla përmes ngritjes së vetëdijes, ndërmjetësimit
dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. 
Aktivitetet: 
Ngritja e një platforme online për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijës dhe
masat për mbrojtjen e tyre.Zhvillimi i materialeve informuese për fëmijë, prindër,
mësimdhënës dhe publikun e gjerë.Organizimi i garës mediale për artikullin më të
mire për të drejtat e fëmijës.Organizimi i Konferencës Rajonale për të Drejtat e
Fëmijës.Zgjedhja e 10 OJQ-ve lokale për të punuar me 40 shkolla të viseve rurale.
Organizimi i trajnimeve për të drejtat e fëmijës dhe për ndërmjetësimin nga
bashkëmoshatarët për OJQ-të, fëmijët, prindërit dhe mësimdhënësit. Organizimi i
vizitave studimore për OJQ-të dhe përfaqësuesit e shkollave në Klubet e
Bashkëmoshatarëve dhe Ndërmjetësimit në Maqedoni dhe Kosove. Monitorimi
dhe ndihma e OJQ-ve lokale në përkrahje të shkollave për zbatimin e politikave
për mbrojtjen e fëmijëve.Mbledhja e shembujve-praktikave më të mira nga
shkollat e synuara dhe publikimi i tyre.
Përfituesit: 
15,000 nxënës nga 40 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, Prindërit e tyre
Rreth 1,000 mësimdhënës nga 40 shkollat e përzgjedhura
10 Organizata Jo Qeveritare Komuniteti në përgjithësi
 Implementues: Qendra e Sherbimeve Arsimore(QSHA).

7
Pajisja e Klasave te para me setin e librave per femije
Ideja themelore e këtij projekti është pajisja e klasave të para në Shqiperi dhe
Kosove, me setin e librave të leximit, të dizajnuara për të përmirësuar aftësitë e
leximit në moshë të re. Projekti trajnon dhe monitoron mësuesit për përdorimin e
librave, ndarjen e literaturës dhe tregimeve me fëmijët e vegjël dhe promovimin e
tregimit  dhe leximit kreativ. Me këtë projekt çdo klasë e klasës së parë në Kosove
dhe Shqiperi merr një sërë librash, ndërsa klasa me më shumë se 20 nxënës do të
marrin dy grupe. Gjithsej 27 000 fëmijë dhe 600 shkolla do të jenë pjesë e
projektit. Në Shqiperi 800 grupe të librave do të shpërndahen në klasat e para që
mësohen në gjuhën shqipetare, 400 grupe të librave do të shpërndahen në klasat
e para që mësohen në dialektin geg kosovar. Gjithsej 21 000 fëmijë dhe 200
shkolla do të jenë pjesë e projektit. Seti i librave është e mbushur në një tabelë
kartoni, në formën e një autobusi tërheqës për fëmijë, që do të përdoret për të
ruajtur librat, por edhe si një lodër. Bashkangjitur me të do të jetë gjithashtu një
poster me informacione rreth temave të librave. Qendra për Arsim e Shqiperise
është përgjegjëse për shpërndarjen e librave në të gjitha klasat e klasës së parë në
Shqiperi, dhe Fondacioni për Arsim dhe Tregues të Kulturës-FEC-it hap për hap do
të jetë përgjegjës për shpërndarjen e librave në Kosove. Seminari për përdorimin
e librave organizohet në 20 komuna, ku marrin pjesë mësues nga vendet e afërta.
Qendra e Arsimit të Shqiperise, me përvojë, është përgjegjëse për shpërndarjen
dhe lehtësimin e punëtorive. Secila shkollë zgjedhë një mësues (mundësisht
koordinator cilësor) që do të marrë pjesë në një punëtori informuese një ditore
mbi përdorimin e librave. Të njëjtët mësues do të jenë përgjegjës për
shpërndarjen e informacionit në shkollën e tyre përkatëse. Koncepti i njëjtë do të
zbatohet në Kosove nën drejtimin e Fondacionit për Arsim dhe Iniciativë Kulturore
hap pas hapi.

Mëso me mua
Qëllimi i këtij projekti është aftësimi i mësimdhënësve për të zhvilluar
kompetencat e të nxënit të nxënësve të përcaktuara në Kornizën e Kurrikulës së
8
Shqiperise përmes shfrytëzimit të plaformës digjitale SchoolMe (Më mëso mua),
si dhe të burimeve të tjera online në procesin mësimor. Aktivitetet kryesore të
projektit përfshijnë: 
 Përzgjedhja e 15 shkollave nga vendet e ndryshme të Shqiperise për të
zbatuar projektin Më mëso mua (SchoolMe)
QSHA në bashkëpunim me MASHT do të bëjnë hartimin e kritereve për
përzgjedhjen e 15 shkollave në të cilat do të pilotohet projekti. Disa nga kriteret
që do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së shkollave janë shpërndarja
gjeografike e tyre (shkolla nga viset urbane dhe rurale të qyteteve të ndryshme të
Shqiperise), madhësia e shkollave (të mëdha dhe të vogla), mundësitë e qasjes në
internet, gatishmëria e drejtorëve dhe mësimdhënësve për zbatimin e risive në
procesin mësimor, gatishmëria e DKA për bashkëfinancim, etj. Pas hartimit të
kritereve, QSHA do të bashkëpunojë me DKA për të përgatitur listën e shkollave
në të cilat do të pilotohet ky projekt. 
 Themelimi i një grupi me koordinatorë shkollorë për zbatim të projektit
QSHA do të themelojë një grup prej 15 veta, me nga një përfaqësues për secilën
shkollë, i cili do të koordinojë bashkëpunimin në mes të QSHA dhe shkollës
përkatëse gjatë zbatimit të projektit. Grupi me koordinatorë shkollorë do të
takohet në baza periodike në QSHA për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e
zbatimit të projektit në shkollat e tyre. Po ashtu grupi do të jetë përgjegjës për
krijimin e një rrjeti të shkollave që zbatojnë projektin SchoolMe, si dhe për
publikimin e rasteve të suksesshme të zbatimit të projektit në shkolla. 
 Përgatitja e manualit të trajnimit për ndërtimin e kapaciteteve të shkollave
për shfrytëzimin e platformës digjitale
QSHA në bashkëpunim me përfaqësuesit e SchoolMe do të përgatisë modulin e
trajnimit për ndërtimin e kapacitetit të shkollave për shfrytëzim të platformës
digjitale, si dhe për përgatitjen e materialeve që do të pasurojnë atë. Moduli do të
përgatitet për të përfshirë tema të ndryshme që do të prezantohen gjatë një
trajnimi 3-ditor, i cili do të organizohet me përfaqësues të shkollave
pjesëmarrësve në projekt. 
 Ndërtimi i kapaciteteve të shkollave për përdorimin e platformës digjitale
dhe pasurimin e saj
QSHA në bashkëpunim me drejtorët e shkollave pjesëmarrëse në projekt do të
përzgjedhë nga 25 mësimdhënës për secilën shkollë pjesëmarrëse në projekt për
të marrë pjesë në trajnimin 3-ditor që do të organizohet në kuadër të projektit.
Trajnimi do të mundësojë aftësimin e mësimdhënësve për shfrytëzimin e
platformës digjitale, si dhe për përgatitje të materialeve që do të mundësojnë

9
pasurimin e saj. Trajnimet do të organizohen në bazë shkolle me qëllim që të
fuqizohet bashkëpunimi ndërmjet kolegëve për zbatim të platformës digjitale dhe
pasurim të saj. Mësimdhënsit e trajnuar do të ndihmojnë mësimdhënësit e tjerë
të shkollës së tyre për të përdorur pltaformën digjitale gjatë procesit mësimor. 
 Anëtarësimi i shkollave në platformë digjitale
QSHA në bashkëpunim me drejtorët e shkollave do të mbledhë të dhënat e
mësimdhënësve dhe të nxënësve në një databazë dhe do t’ia dorëzojë ato
përfaqësuesve të SchoolMe për të mundësuar lidhjen e tyre me platformën
digjitale. Po ashtu, QSHA do të kujdeset që përfaqësuesit e SchoolMe të bëjnë
anëtarësimin në platformën digjitale SchoolMe të të gjithë mësimdhënësve dhe të
500 nxënësve të 15 shkollave pjesëmarrëse në projekt deri në fund të gushtit
2021, në mënyrë që të mundësohet shfrytëzimi i platformës me rastin e fillimit të
vitit shkollor 2021 dhe vazhdimi i shfrytëzimit të saj gjatë vitit shkollor
2021/2022. 
 Hartimi i kornizës së monitorimit
Shfrytëzimi i platformës digjitale në procesin mësimor realizohet për herë të parë
në Shqiperi, prandaj është më rëndësi të veçantë të sigurohet monitorimi i këtij
procesi në mënyrë që të përcillet zbatimi i tij. Për këtë arsye në kuadër të projektit
do të hartohet një kornizë e monitorimit, e cila do të përmbajë metodologjinë e
monitorimit, instrumentet, periudhat e monitorimit, si dhe format e raportimit.
Monitorimi i shfrytëzimit të platformës digjitale në procesin mësimor ka rëndësi
të jashtëzakonshme, sepse siguron informacion se sa ndikon ajo në krijimin e një
klime më të përshtatshme gjatë procesit mësimor, në motivimin e nxënësve për
të nxënë, si dhe në zhvillimin e kompetencave të caktuara të nxënësve. 
 Organizimi i procesit të monitorimit të shkollave pjesëmarrëse në projekt
Në bazë të kornizës së monitorimit, QSHA do të organizojë monitorimin e
shkollave pjesëmarrëse në projekt. Secila nga 15 shkollat do të monitorohet nga 3
ditë brenda 4 gjysmë-vjetorëve, në mënyrë që të fitohet një informacion i qartë
lidhur me përdorimin e platformës digjitale gjatë procesit mësimor nga ana e
mësimdhënësve. Monitorimi do të realizohet duke u bazuar në formularët e
monitorimit. 
 Organizimi i vizitës studimore në Moldavi
Shfrytëzimi i platformës digjitale në procesin mësimor është risi në Shqiperi,
prandaj është mirë që të përfitohet nga përvojat e shteteve që kanë filluar
implementimin e projekteve të ngjashme në vendet e tyre. Një rast i mirë është
Moldavia, e cila ka realizuar një projekt të financuar nga OSI për përgatitjen e 29
laboratorëve për e-learning. Një ekip prej 5-6 ekspertëve të përbërë nga

10
përfaqësues të QSHA, MASHT, të DKA-ve do të qëndrojnë 3-4 ditë në Moldavi në
mënyrë që të përfitojnë nga përvoja e këtij vendi në shfrytëzimin e laboratorëve
e-learning në procesin mësimor. Rezultatet e pritura:
 Mësimdhënësit 15 shkollave në Shqiperi shfrytëzojnë platformën digjitale
SchoolMe në procesin mësimor për të zhvilluar kompetencat e të nxënit të
nxënësve që janë pjesë e Kornizës së Kurrikulës së Shqiperise.
 Nxënësit e 15 shkollave në Shqiperi zhvillojnë shkathtësitë e shfrytëzimit të
platformës digjitale SchoolMe në procesin e të nxënit dhe të vet-vlerësimit të
njohurive të fituara përmes testeve online.
 Mësimdhënësit e shkollave pjesëmarrëse në projekt do të përgatisin
modele të mësimeve online për të pasuruar platformën digjitale me përmbajtje
mësimore që mundësojnë zbatimin e Konizës së Kurrikulës së Shqiperise në fusha
të ndryshme mësimore.

Etika Dhe Integriteti Instutcional


Qëllimi i projektit është krijimi i një klime të sjelljes së përgjegjshme personale
dhe organizative në institucionet qendrore dhe komunale, si dhe në shkolla
përmes fuqizimit të udhëheqjes institucionale për të zbatuar në vendet e tyre të
punës standardet e etikës dhe integritetit institucional. Qëllimi i projektit do të
arrihet përmes aftësimit të zyrtarëve të zyrave për zhvillimin e burimeve
njerëzore të 5 ministrive, të zyrtarëve komunal për zhvillimin e burimeve
njerëzore të 3 komunave, si dhe të drejtorëve dhe përfaqësuesve të këshillave të
shkollave nga tri komunat e përzgjedhura. Aktivitetet që do të realizohen gjatë
implementimit të projektit janë:
1) Përgatitja e udhëzuesit “Etika dhe integriteti institucional”.
2) Përzgjedhja e zyrtarëve të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore nga 5
ministritë dhe 3 komunat e përzgjedhura për të marrë pjesë në trajnimin “Etika
dhe integritetit institucional”.
3) Organizimi i trajnimit dyditor me temën “Etika dhe integriteti institucional” për
20 zyrtarë të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore nga niveli qendror dhe
komunal .
4) Përzgjedhja e 12 shkollave nga 3 komunat për të marrë pjesë në trajnimin
“Etika dhe integritetit institucional” .
11
5) Organizimi i trajnimit dyditor për drejtorë të shkollave dhe përfaqësues të
këshillave të shkollës me temën “Etika dhe integritetit institucional” .
6) Zbatimi i planeve të veprimit .
7) Organizimi i 3 tryezave të rrumbullakëta në tri komuna për të prezantuar
rezultatet e planeve të veprimit 8) Pjesëmarrja në emisione radiofonike .
9) Përgatitja e raportit përfundimtar.

Perkrahje rajonale per arsimin gjithperfshires


Ky projekt promovon konceptin e arsimit gjithëpërfshirës si parim i reformave që
respekton dhe kujdeset për diversitetin mes të gjithë nxënësve, me një fokus të
veçantë në ata që rrezikohen nga margjinalizimi dhe përjashtimi nga shoqëria. Për
të kuptuar më shumë rreth përfitimeve të arsimit gjithëpërfshirës, aktivitetet
kryesore janë fokusuar në 49 shkollat pilot, duke përfshirë edhe shkollat e
Aftësimit Profesional (7 për secilin përfitues). Përvojat e fituara nga këto shkolla
pilot u kanë ofruar politikëbërësve sugjerime se si të rrisin numrin e praktikave
efektive. Kjo u mundësoi atyre që të kujdesen për rritjen e diversitetit social dhe
për krijimin e një shoqërije më përfshirëse në të mirën të të gjithëve. Projekti ka
pasur një qasje "nga poshtë tek lart" që ndihmoi hartuesit e politikave të lëvizin
nga përvoja në terren për reformat arsimore kryesore. Qëllimi specifik i këtij
projekti ishte : 
 Rritja e përfshirjes sociale në rajon duke nxitur arsim dhe trajnim
gjithëpërfshirës.
 Eliminimin e barrierave për të gjitha grupet e cenueshme në sektorin e
arsimit.
 Promovimi i konceptit të arsimit gjithëpërfshirës si parim i reformave që
respekton dhe kujdeset për dallimin në mes të gjithë nxënësve.
Rezultatet kryesore: 
 Shkollat gjithëpërfshirëse – Projekti themeloi  kriteret për përzgjedhjen e
shkollave pilot . Paralelisht me këtë, mjetet ekzistuese dhe metodologjitë janë
identifikuar , përshtatur , dhe përkthyer . Një rrjet rajonal i shkollave
gjithëpërfshirëse është themeluar për ndarjen e përvojave, i mbështetur nga një
web -platform . Grante të vogla u ndanë për shkollat.
 Vetëdijësimi- ngjarjeve sensibilizuese për autoritetet lokale dhe palët e
interesuara janë organizuar . Një video dokumentar që përshkruan punën e
projektit ishte realizuar.

12
 Përkrahja e politikave- politikëbërësit janë identifikuar për dialogun e
politikave dhe të nxënit rreth tyre.
  Përkrahja e mësimdhënësve- Modulet dhe programet për zhvillimin
profesional të mësimdhënësve janë zhvilluar. "Mbështetja Rajonale për Arsimin
Gjithëpërfshirës" është një projekt rajonal për Evropën Juglindore. Ajo rrit
përfshirjen sociale duke nxitur arsim dhe trajnim gjithëpërfshirës.
Ky projekt u realizua në kuadër të kornizës së përbashkët të BE-së për të drejtat e
njeriut dhe çështjet e pakicave në të gjithë Evropën Juglindore, së bashku me
projekte të tjera rajonale të mbështetura nga Bashkimi Evropian. Partnerët e
projektit janë Ministritë dhe autoritetet lokale, mësuesit, stafi profesional i
shkollës dhe prindërit, media dhe Fondacioni Europian i trajnimit, ndërsa ekipi i
projektit është e vendosur në Sarajevë, Beograd dhe Tiranë.

Parandalimi I dhunes ne shkolla


Objektivi kryesor i projektit eshte krijimi i kushteve për shkolla të mesme dhe
fillore në Shqiperi për t'u shndërruar në shkollat mike për fëmijë dhe të lira nga
mjedisi i dhunës në mënyrë që të bëhen institucione të fuqishme mësimore.
Aktivitetet kryesore të projektit ishin: 
 Mbështetja e rrjetit për parandalimin e dhunës:
 Organizimi i trajnimit 1-ditor me anëtarët e Komiteteve Rajonale dhe
Komunale për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve; Hartimi i planit të veprimit të
Komitetit komunal dhe rajonal për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
 Zgjerimi dhe fuqizimi i rrjetit të parandalimit të dhunës: Organizimi i
takimeve me përfaqësues të DKA për themelimin e Komiteteve Komunale dhe
Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve; Krijimi i Komiteteve Komunale dhe Rajonale
mbi të Drejtat e Fëmijës; Monitorimi dhe vlerësimi i Komiteteve Rajonale dhe
Komunale në parandalimin e dhunës; Zhvillimi i trajnimit dy ditor me drejtorët e
shkollave për hartimin e Planeve të Zhvillimit të Shkollës për periudhën 2021
-2022 (me objektiv: Krijimi i mjediseve të sigurta dhe jo të dhunshme në Shkolla).
 Krijimi i komisionit shqiptar për parandalimin e dhunës: Hartimi i
udhëzimeve të hollësishme të Komitetit shqiptar për parandalimin e dhunës;
Organizimi i diskutimit publik mbi udhëzimet mbi punën e Komitetit Kombëtar për
parandalimin e dhunës.
 Shpërndarja e progresit dhe arritjet e ndërhyrjes së projektit: Përgatitja e
pesë ekspozitave të ndryshimeve të bëra nga projekti (pesë komunave pilot);
Organizimi i një ekspozitë në ndryshimet pozitive të projektit (në 15 komuna të

13
Shqiperise); Organizimi i konferencës rajonale në pesë qendra (Tirane, Elbasan,
Durres, Gjirokaster dhe Korce); Organizimi i Panairit të Drejtave të Fëmijëve.
Rezultatet kryesore:
 U fuqizua rrjeti për parandalimin e dhunës;
 U fuqizua rrjeti për parandalimin e dhunës përmes konferencave,
trajnimeve, tryezave të rrumbullakëta, ekspozita, mediave etj;
 U krijua rrjeti për parandalimin e dhunës në nivel qendror;
 U miratua protokolli i veçantë për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës;
 U hartua plani Kombëtar për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës;
 U zhvillua korniza për vlerësim dhe monitorim;

Mbeshtetja per arsimin e qasje sektoriale ne arsim


Synimi i përgjithshëm i projektit për Asistencë Teknike (AT) ishte për të
mbështetur Qeverinë e Shqiperise në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të
ofrimit të arsimit dhe shërbimeve trajnuese, veçanërisht arsimin parauniversitar,
në një perspektivëtë të mësuarit dhe punësueshmërisë gjatë gjithë jetës, në
përputhje me qasjen tërësektoriale (SWAp) për arsim, dhe në përputhje me
standardet e BE-së.
Rezultatet kryesore: Komponenti 1: Zhvillimi i kapaciteteve të MASHT-it, në nivel
qendror dhe komunal: Plani i detajuar i zbatimit për strategjitë e arsimit është
hartuar dhe miratuar nga MASHT-i dhe palët e interesuara në nivel lokal; sistemet
e komunikimit janë zhvilluar dhe përdorur sistematikisht nga Njësia e Donatorëve
të MASHT. Komponenti 2: rishikimi i Kornizës së Kurrikulës së Shqiperise; Një grup
drejtues i specialistëve për zhvillimin e kurrikulit të njësisë së Kurrikulës së
MASHT, Këshilli për Kurrikulë i Shqiperise / Këshilli për Kurrikula, Tekste dhe
Vlerësim (CCTA) , institucionet e arsimit të lartë kanë fituar trajnim dhe përvojë
praktike për rishikimin e Kornizës të Kurrikulës së Shqiperise dhe të bëj grupet e
ndryshme përgjegjëse për zhvillimin e kurrikulit të përfshijë masa specifike për të
adresuar përfshirjen e minoriteteve në arsim. Komponenti 3: Zhvillimi i Trajnimit
të mësimdhënësve: Profili i Kompetencave të Mësimdhënësve, i nevojshëm për
vlerësimin e mësuesve, është rishikuar në përputhje me praktikat e mira të
vendeve anëtare të BE-së; Një sistem i krediteve në arsimin e lartë me qëllim të
njohjes së zhvillimit profesional të mësimdhënësve është e përpunuar. 
 Zhvillimi i një sistemit të kredive në arsimin e lartë të ngjashëm me Sistemin
Evropian të Transferit të Kredive (ECTS) me qëllim të njohjes së zhvillimit
profesional të mësimdhënësve.

14
 Zhvillimin dhe zbatimin e një programi të zhvillimit të kapaciteteve
(përfshirë kapacitetet institucionale, organizative dhe njerëzore) të Njësisë së
MASHT-it mësimdhënësve Trajnimit dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm sipas
rastit.
 Vendosja e sistemeve të përshtatshme për të mbështetur programin
eTrajnimit të Mësuesve.
Kjo AT u zbatuarnga Konsorciumi i udhëhequr nga Cambridge Education Ltd.
Rezultatet e ofruara nga projekti për secilin komponent të përfshirë ishin:
 Asistimi i MASHT-it, në nivel qendror dhe komunal, në zhvillimin e një plani
të përllogaritur dhe me afate kohore të veprimit që do të përdoret si një mjet
operacional lidhur me strategjitë e sektorit të arsimit.
 Zhvillimi i kapaciteteve të njësive të MASHT-it (në nivel qendror dhe
komunal), në mënyrë për të kryer planin e veprimit të MASHT, përfshirë edhe
forcimin e rekomandimeve për fushat kryesore.
 Ndihma e MASHT-it me krijimin e një kurrikule, dhe të sigurojë mbështetje
për Këshillin Shtetëror në lidhje me Kurrikulën e Shqiperise.
 Zhvillimi dhe zbatimi i një programi të zhvillimit të kapaciteteve (përfshirë
kapacitetet institucionale, organizative dhe njerëzore) të Njësisë së Kurrikulës së
MASHT-it, anëtarët e Këshillit për Kurrikulë dhe faktorë të tjerë kryesorë sipas
nevojës.
 Organizimi dhe mbështetja e procesit të rishikimit dhe rihartimit të Kornizës
së Kurrikulës së Shqiperise.

 Asistim tek MASHT për të krijuar një grup mentorë / këshilltarë / të arsimit,
për të siguruar një sistem të sigurimit të cilësisë në procesin e zhvillimit të
kurrikulumit.
 Rishikimi i Profilit ekzistues të Kompetencave të Mësimdhënësve në bazë të
rezultateve të konsultimit dhe të sigurojë mbështetje për MASHT për finalizimin e
draftit dhe të miratimit të tij zyrtarë.

Hap Pas Hapi


Hap pas Hapi është një program që promovon mësimin modern dhe qasje të
përshtatshme për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Programi ka për qëllim të
ofrojë mundësi për zhvillim profesional për edukatorët dhe mësuesit, për të
siguruar qasje më të lehtë në metoda të reja të punës në klasë dhe në
bashkëpunim me familjet dhe me komunitetin, në mënyrë që të ofrojë

15
informacion të ri mbi arsimin në fëmijërinë e hershme dhe për të mundësuar ata
që të shkëmbejnë përvojat me kolegët e tyre si në shtëpi  ashtu edhe jashtë
vendit. Në këtë program, fëmijët përfitojnë nga qasja e re afirmative në klasë, ata
janë aktivë, gëzojnë lirinë e shprehjes dhe interesat e dëshirat e tyre respektohen
plotësisht. Programi është zhvilluar në vitin 1994 nga Universiteti Georgetown në
Washington DC me financim nga Instituti për Shoqëri të Hapur. Sot, ajo operon në
30 vende dhe është koordinuar nga Shoqata Ndërkombëtare Hap pas Hapi (ISSA),
me bazë në Holandë. QSHA ka të drejtën e autorit nga ISSA për ofrimin e
programit dhe shpërndarjen e materialeve në Shqiperi. Programi ka nëntë
variacione të ndryshme. Programi u ofrohet mësimdhënësve që punojnë me
fëmijët e moshës 0-3 në formë të dy moduleve - trajnimi bazik dhe trajnimi i
avancuar. Çdo modul përfshin 24-40 orë e kontaktit dhe monitorimin në klasë,
dhe e njëjta vlen edhe për mësuesit që punojnë me fëmijët e moshës 3-6 si dhe
për mësuesit e klasëve të para. Ky program ka vetëm një modul qe ofron 40 orë e
kontaktit për mësuesit e klasëve të dyta. Monitorimi është një pjesë integrale e
Programit dhe paraqet një kërkesë të nevojshme për certifikimin e mësuesve
bazuar në standardet e programit. Trajnimit siguron: 
 Trajnimin e mësimdhënësve
 Monitorimin dhe mbështetjen në klasë
 Rrjetëzimin e mësuesve
 Zhvillimin e materialeve trajnuese
Rezultatet kryesore: “Hapi pas Hapi” deri më tani ka trajnuar më shumë se 2.500
edukatorë të institucioneve parashkollore, mësuesit e shkollave fillore, drejtorë,
pedagogë në këto institucione, profesorë universitar, studentë, etj Shumica e
institucioneve parashkollore janë tashmë të përfshira në rrjetinei institucioneve
që zbatojnë plotësisht metodologjinë Hap pas Hapi. Financimi për shpërndarjen e
trajnimit u ngrit nga burime të ndryshme, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit,
komunat, OSI, partnerët e zhvillimit dhe të hyrat vetanake.

16

You might also like