You are on page 1of 14

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

“Hasan Prishtina”

FAKULTETI EKONOMIK

Departamenti:Menaxhment dhe Informatikë

Lënda :Menaxhimi i Projekteve

Tema:”Ndërtimi i objektit për çerdhen Qendra creative”

Mentori: Kandidati/ja:
Prof. Dr. Enver Kutllovci Altina Kërleshi
Ass. Albana Qehaja-Berisha Arjan Vishaj

Prishtinë,2017

1
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

Contents
1.HYRJE ................................................................................................................................................. 3
1.1 Përmbledhje .................................................................................................................................. 3
1.2 Histori e shkurtër........................................................................................................................... 3
1.3 Definimi i problemit ..................................................................................................................... 4
1.4 Arsyetimi i projektit ...................................................................................................................... 4
1.5 Identifikimi i rreziqeve të mundshme /pritura .............................................................................. 4
1.6 Rezultatet e pritura të projektit...................................................................................................... 4
2.SYNIMI,QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PROJEKTIT .................................................................. 5
2.1 Synimi ........................................................................................................................................... 5
2.2 Qëllimi .......................................................................................................................................... 5
2.3 Objektivat...................................................................................................................................... 5
2.4 Përcaktimi i kritereve të suksesit .................................................................................................. 5
3. PLANIFIKIMI I AKTIVITETEVE TË PROJEKTIT DHE KORNIZA KOHORE ........................... 5
3.1 Identifikimi i aktiviteteve të projektit ........................................................................................... 5
3.2 Vlerësimi i kohës dhe shpenzimeve për aktivitete ........................................................................ 8
3.3 Rrjedha e aktiviteteve të projektit ............................................................................................... 10
3.4 Mënyra e kryerjes së aktiviteteve dhe përgjegjësitë e tyre ......................................................... 11
3.5 Korniza kohore ku planifikohet koha e realizimit të aktiviteteve të projektit ............................. 12
4.ANALIZA .......................................................................................................................................... 13
4.1 Analiza e konkurrencës ................................................................................................................... 13
4.2 Analiza e teknologjisë ................................................................................................................. 13
4.3 Analiza e resurseve njerëzore ..................................................................................................... 13
4.4 Analiza e lokacionit .................................................................................................................... 13
5. ANALIZA FINANCIARE................................................................................................................ 13
5.1 Buxheti i projektit ........................................................................................................................... 13
5.2 Burimet e financimit ................................................................................................................... 13
5.3 Shpenzimet e projektit ................................................................................................................ 14
6. MONITORIMI DHE VLERËSIMI .................................................................................................. 14
6.1 Metodat që do të përdoren për monitorim dhe vlerësim ............................................................. 14
6.2 Kush do të bëjë vlerësimin .......................................................................................................... 14

2
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

1.HYRJE

1.1 Përmbledhje
Ky projekt është bërë si rezultat i nevojës për të ndërtuar një objekt të ri për përkujdesjen dhe
edukimin e fëmijëve në lagjen Pejton. Kjo lagje meqë gjendet në pjesën qendrore të
kryeqytetit është ndër pjesët më të zhvilluara dhe të frekuentuara si pasojë e lulëzimit të
bizneseve të ndryshme dhe afërsisë së institucioneve shtetërore, edukativo-arsimore etj. Për
këtë arsyje është pare e domosdoshme të investohet në ndërtimin e një çerdhe fëmijësh, nisur
nga ajo që edhe kemi numër të kufizuar çerdhesh bazuar në banorët e kësaj lagje dhe
përgjithësisht të Prishtinës. Ndërtimi i objektit parashihet të përfundoj brenda 100 ditëve (ditë
pune), kohë kjo e mjaftueshme për ndërtimin e një objekti 400m2 duke marrë parasysh edhe
resurset e angazhuar dhe në dispozicion.
Synimi kryesor i projektit është ndërtimi i çerdhes ku të gjithë fëmijët do të kenë të drejta të
barabarta për edukim dhe përkujdesje. Në këtë rast qëllimet do të jenë të qarta dhe menaxheri
i projektit do të ketë hartën e realizimit të të gjitha aktiviteteve që nga fillimi i projektit e deri
në përfundimin e tij. Projekti duhet të përfundojë brenda 100 ditëve dhe jo më vonë se kaq.
Po ashtu është e rëndësishme të bëhet identifikimi i të gjitha aktiviteteve që bëjnë të mundur
realizimin e projektit, dhe për ta bërë më të lehtë është përdorur tekinka WBS(zbërthimi i
mëtutjeshëm i aktiviteteve). Është bërë edhe planifikimi i kohës së nevojshme si dhe
shpenzimeve për secilin aktivitet ku e kemi shfaq edhe përdorimin e diagramit Gant.
Me këtë projekt ne po mundohemi që të ofrojmë shërbimet që i përmbushin të gjitha nevojat
e klientëve tonë. Ndërtimi i çerdhes është konform ligjit përkatës për ndërtim, d.m.th ka leje
ndërtimi dhe është në përputhje me gjitha standardet që kërkohen për një çerdhe
bashkëkohore. Resurset e nevojshme në këtë projekt do jenë menaxheri i projektit me një
ekip bashkëpunues dhe komunikativ. Buxheti për këtë projekt është paraparë të kushtoj diku
rreth 232.750€, ndërsa i gjithë ky investim do të financohet nga vetë pronari me mjete
vetanake, kurse i gjithë ky projekt përfundon brenda specifikimeve pasi të bëhet edhe
monitorimi dhe vlerësimi nga ekipi specialist i fushës perkatëse.

1.2 Histori e shkurtër


Gjurmët e banimit në kryeqytetin e Kosovës i gjejmë që në parahistori, gjithnjë në mbështetje
të zbulimeve të deritashme arkeologjike të gjetura në lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në
Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj., pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që
nga shek. VIII e VI para lindjes së Krishtit. Gjatë periudhës së sundimit romak, popullatën
vendëse e përbënin dardanët, pastaj vijnë dubrovnikasit, sasët, sllavët e deri në Mesjetë. Me
pushtimin e Artanës (ish – Novobërdës) më 1455, pra edhe të Prishtinës nga Perandoria
Osmane, në Prishtinë filluan të vijnë edhe turqit, çerkezët, romët etj. Etimologjia e emrit
Prishtinë, duket se vjen nga një gjuhë e lashtë indoevropiane, ndërsa kuptimi i saj është; i
lashtë, i fazes fillestare, diçka që i përket të kaluarës. Shkrimi i parë për Prishtinën është ai i
vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një
fshat. Pas këtij viti, ka të ngjarë se ekzistonte kasha katolike e Shën Mërisë dhe si prifterinj
përmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio. Prishtina deri në kohën e sundimit osman
nuk dëshmon ndonjë rol të rëndësishëm gjatë shek. XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i
sotëm i Kosovës fillon të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme tregtare. Pas luftës së
fundit, Prishtina është stërngarkuar me populate. Manipulohet me shifra, por duke u
mbështetur në analiza dhe numrin e votuesve, numri rezident i qytetarëve në qytetin e
Prishtinës, mund të jetë përafërsisht 400 mijë, ndërsa me fshatrat deri 470 mijë.

3
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

1.3 Definimi i problemit


Rritja e shpejtë e banorëve në komunën e Prishtinës si pasojë e përqendrimit të madh të
popullsisë nga e gjithë Kosova e sidomos në pjesën qendrore të saj si dhe numri i vogël i
çerdhëve në dispozicion që të mbulojnë gjithë kapacitetin e përkujdesjes së femijëve krijuan
nevojën e hapjes së çerdhëve të reja dhe një ndër to që e shfrytëzuan këtë mundësi është edhe
çerdhja “Qendra kreative” në lagjen Pejton rrg. Bulevardi i Dëshmorëve.

1.4 Arsyetimi i projektit


Nga shumë hulumtime të bëra si dhe me të dhënat dhe informatat në dispozicion të marra nga
komuna e Prishtinës ndërtimi i kësaj çerdhe në këtë lagje është një investim me vend pasiqë
është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për banorët e kësaj pjesë të Prishtinës duke parë që
numri i çerdhëve është i kufizuar dhe pjesa më e madhe e prindërve janë të stërngarkuar edhe
me punë dhe detyra tjera. Ky projekt është me interes të dyfishtë si për prindërit që në këtë
rast përfitojnë përkujdesje dhe edukim të fëmijëve ashtu edhe për vet menaxhmentin e
çerdhes që përfiton të mirat financiar nga sherbimet e kryera dhe përfitime të tjera.

1.5 Identifikimi i rreziqeve të mundshme /pritura


Çdo biznes pa marrë parasysh cilës fushë i përket shoqërohet me pasiguri dhe rreziqe të
mundshme/pritura. Në rastin tonë rreziqet e mundshme mund të jenë të shumta si p.sh.
paaftësia menaxheriale,zgjedhja e stafit joadekuat,mos-plotësimi i standardeve të kërkuara
për hapjen e çerdhes, kufizime të tjera të ndryshme etj. Mirëpo asaj që duhet ti kushtojmë
rëndësi është mundësia që objekti ti plotësojë të gjitha nevojat e klientëve/prindërve pasiqë
pas disa vitesh do të jetë e vogël kështuqë do të jetë e domosdoshme rritja e objektit.

1.6 Rezultatet e pritura të projektit


Rezultatet e pritura të këtij projekti janë:
 Përfundimi në kohë i projektit
 Prinder/klientë të kënaqur
 Rritje e të ardhurave për pronarin
 Fëmijë të gezuar dhe të lumtur

4
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

2.SYNIMI,QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

2.1 Synimi
Synimi i këtij projekti është ndërtimi i një çerdhe fëmijësh, ku të gjithë fëmijët do të gëzojnë
të drejta të barabarta për edukim dhe përkujdesje. Synimi kryesor është ndërtimi i
objektivave/qëllimeve që e mbështesin synimin tonë.

2.2 Qëllimi
Ky projekt ndjek disa qëllime:
1) Klientë/Prindër të kënaqur
2) Edukimin dhe socializimin e mirëfilltë të fëmijëve
3) Rritja e të ardhurave për pronarin/investuesin
4) Ofrim i kushteve cilësore për personelin dhe fëmijet
5) Përmirësimi i shkëmbimit të informatave mes çerdhes dhe prindërve/klientëve

2.3 Objektivat
Objektivat që dëshirojmë t’i arrijmë me këtë projekt janë:
1) Përfundimin e objektit brenda 100 ditëve (ditë pune)
2) Zgjerimi i objektit brenda disa viteve
3) Krijimi i një faqe të internetit që siguron një platformë bashkëpunimi
4) Rritja e shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve

2.4 Përcaktimi i kritereve të suksesit


Kriteret e suksesit janë:
1) Të paktën 10 puntorë do të marrin pjesë
2) Nëse arrihet 5% rritje në fitim do të ishte e shkëlqyeshme
3) Komunikim efektiv
4) Ky projekt pritet të zvogëloj pritjen e klientëve për 6%

3. PLANIFIKIMI I AKTIVITETEVE TË PROJEKTIT DHE KORNIZA


KOHORE

3.1 Identifikimi i aktiviteteve të projektit


Identifikimi i aktiviteteve të projektit ka të bëjë me listimin e aktiviteteve me të cilat bëhet i
mundshëm realizimi i projektit . Projekti paraqitet si një rrjetë e aktiviteteve të ndërlidhura
dhe të qarta, dhe të identifikueshme (koha, fillimi, mbarimi i projektit, vlersimi i
shpenzimeve). Pas kësaj më lehtë bëhet planifikimi, buxhetimi, renditja dhe kontrolli i
aktiviteteve dhe tërë projektit nga menagjeri i projektit.

5
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

Tabela.1

RENDITJA LOGJIKE E AKTIVITETEVE TË PROJEKTIT

Aktivitetet e projektit janë:

1. Konkursi për arkitektin

1.1 Shpallja e konkursit


1.2 Seleksionimi dhe përzgjedhja
1.3 Nënshkrimi i kontratës

2. Fillimi i projektit

2.1 Konsultimi me arkitektin


2.2 Përgaditja e terenit
2.3 Hapja e themelit dhe gërryerjet
2.4 Vendosja e gurthemelit

3. Punët ndërtimore

3.1 Blerja e materialit


3.2 Vendosja e bazamentit
3.3 Vendosja e shtyllave mbajtese
3.4 Ndërtimi i mureve
3.5 Vendosja e plloqës
3.6 Konstruktimi dhe ndërtimi i kulmit

4. Instalimet e nevojshme

4.1 Instalimi i rrymës


4.2 Instalimi ujit
4.3 Instalimi i pajisjeve të sigurisë
4.4 Instalimi/montimi i radiatoreve

5. Punët brenda objektit

5.1 Lyerja
5.2 Nivelizimi dhe shtrimi i dyshemesë
5.3 Vendosja e dyerve dhe dritareve

6. Blerja e pajisjeve

7. Finalizimi i projektit

7.1 Kontrolli nga arkitekti dhe inxhinieri

8. Ceremonia e hapjes

6
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

Faqja Emri i Projektit


Menaxheri i projektit
WBS Ndërtimi i objektit 400m2
Nr i -Rradhitja e aktiviteteve- Karakteristikat
aktivitetit
1 2 3 4
1 Konkursi për arkitekt PO PO PO PO
1.1 Shpallja e konkursit PO PO PO PO
1.2 Seleksionimi dhe përzgjedhja PO PO PO PO
1.3 Nënshkrimi i kontratës PO PO PO PO
2 Fillimi i projektit PO PO PO PO
2.1 Konsultimi me arkitektin PO PO PO PO
2.2 Përgaditja e terenit PO PO PO PO
2.3 Hapja e themelit dhe gërryerjet PO PO PO PO
2.4 Vendosja e gurthemelit PO PO PO PO
3 Punët ndërtimore PO PO PO PO
3.1 Blerja e materialit PO PO PO PO
3.2 Vendosja e bazamentit PO PO PO PO
3.3 Vendosja e shtyllave mbajtese PO PO PO PO
3.4 Ndërtimi i mureve PO PO PO PO
3.5 Vendosja e plloqës PO PO PO PO
3.6 Konstruktimi dhe ndërtimi i kulmit PO PO PO PO
4 Instalimet e nevojshme PO PO PO PO
4.1 Instalimi i rrymës PO PO PO PO
4.2 Instalimi i ujit PO PO PO PO
4.3 Instalimi i pajisjeve të sigurisë PO PO PO PO
4.4 Instalimi/montimi i radiatoreve PO PO PO PO
5 Punët brenda objektit PO PO PO PO
5.1 Lyerja PO PO PO PO
5.2 Nivelizimi dhe shtrimi i dyshemesë PO PO PO PO
5.3 Vendosja e dyerve dhe dritareve PO PO PO PO
6 Blerja e pajisjeve PO PO PO PO
7 Finalizimi i projektit PO PO PO PO
7.1 Kontrolli nga arkitekti dhe inxhinieri PO PO PO PO
8 Ceremonia e hapjes PO PO PO PO

7
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

Karakteristikat e aktiviteteve:

1. Gjendja/Kryerja e matshme
2. Fillimi dhe përfundimi të definuara qartë
3. Koha/Shpenzimet të matshme
4. Vlerësimi i menaxhuar, i matshëm dhe
i pavarur

3.2 Vlerësimi i kohës dhe shpenzimeve për aktivitete


Pasiqë kemi identifikuar aktivitetet kryesore hapi tjetër i madh qëndron në përllogaritjen e
kohës që do të kërkojë realizimi i gjithë projektit. Së pari, llogaritet sa kohë do të marrë
realizimi i secilit aktivitet dhe së dyti, kombinimi i të gjitha aktiviteteve nëpërmjet vendosjes
logjike sipas radhës së kryerjes së tyre duke llogaritur kështu kohën e realizimit të gjithë
projektit. Kjo varet prej numrit dhe aftësive të personelit,pajisjeve,ngjarjeve të papritura(në të
cilat duhet llogaritur).Kemi tri kohë vlerësimi për çdo aktivitet:
 Koha optimiste (koha nëse kushtet do të ishin të favorshme apo ideale)
 Koha e mundshme (koha nëse kushtet do të ishin normale)
 Koha pesimiste (koha nëse gjërat shkojnë jo siç duhet).

Nr. Vlerësimi i aktiviteteve Kohëzgjatja

1. Shpallja e konkursit 6

2. Seleksionimi dhe përzgjedhja 4

3. Nënshkrimi i kontratës 1

4. Konsultimi me arkitektin 2

5. Përgaditja e terenit 3

6. Hapja e themelit dhe gërryerjet 2

7. Vendosja e gurthemelit 1

8. Blerja e materialit 2

9. Vendosja e bazamentit 6

8
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

10. Vendosja e shtyllave mbajtese 2

11. Ndërtimi i mureve 8

12. Vendosja e plloqës 1

13. Konstruktimi dhe ndërtimi i kulmit 6

14. Instalimi i rrymës 5

15. Instalimi i ujit 5

16. Instalimi i pajisjeve të sigurisë 5

17. Instalimi/montimi i radiatoreve 4

18. Lyerja 6

19. Nivelizimi dhe shtrimi i dyshemesë 8

20. Vendosja e dyerve dhe dritareve 3

21. Blerja e pajisjeve 8

22. Kontrolli nga arkitekti dhe inxhinieri 1

23. Ceremonia e hapjes 1

Pasiqë kemi identifikuar aktivitetet e projektit dhe kemi llogaritur kohën e realizimit të tij
atëherë hapi tjetër i planit të projektit është llogaritja e kostos së tij.Duhet ditur se menaxhimi
i kostos nuk është vetëm një llogaritje e kostos së përgjithshme të projektit por është më
shumë se aq pasiqë na shërben gjithashtu për krijimin e një buxheti nëpërmjet identifikimit të
kostove të elementeve individuale të punës.Vlerësimi dhe buxhetimi i shpenzimeve të
projektit nuk është aq i thjeshtë sa mund të mendohet,për shkak se ka numër të madh të
kostove që duhet përfshirë dhe vlerësuar.Këto kosto që na mundesojnë vleresimin dhe
buxhetimin e shpenzimeve janë: kostot direkte ku përfshihen puna, materialet,
furnizime/pajisje,trajnime dhe shpenzime të tjera të llojeve ndryshme si dhe kostot
individuale që zakonisht kanë të bëjnë më shumë me shërbimet e përgjithshme,mjedisin
organizativ dhe institucional etj.

9
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

SHPENZIMET PËR CDO AKTIVITET TË PROJEKTIT


Aktivitetet e projektit janë:

1. Konkursi për arkitektin 13.000


1.1 Shpallja e konkursit 250
1.2 Seleksionimi dhe përzgjedhja 250
1.3 Nënshkrimi i kontratës 12.500

2. Fillimi i projektit 580


2.1 Konsultimi me arkitektin 120
2.2 Përgaditja e terenit 260
2.3 Hapja e themelit dhe gërryerjet 200
2.4 Vendosja e gurthemelit 00

3. Punët ndërtimore 115.000


3.1 Blerja e materialit 80.000
3.2 Vendosja e bazamentit 3.000
3.3 Vendosja e shtyllave mbajtese 4.000
3.4 Ndërtimi i mureve 7.000
3.5 Vendosja e plloqës 8.000
3.6 Konstruktimi dhe ndërtimi i kulmit 13.000

4. Instalimet e nevojshme 14.800


4.1 Instalimi i rrymës 5.000
4.2 Instalimi ujit 4.000
4.3 Instalimi i pajisjeve të sigurisë 800
4.4 Instalimi/montimi i radiatoreve 5.000

5. Punët brenda objektit 29.000


5.1 Lyerja 9.000
5.2 Nivelizimi dhe shtrimi i dyshemesë 12.000
5.3 Vendosja e dyerve dhe dritareve 8.000

6. Blerja e pajisjeve 60.000

7. Finalizimi i projektit 120


7.1 Kontrolli nga arkitekti dhe inxhinieri 120

8. Ceremonia e hapjes 250


TOTALI 232.750

3.3 Rrjedha e aktiviteteve të projektit


Projektin tani e kemi të prezantuar si një listë e aktiviteteve.Ne duhet të përcaktojmë,në
mënyrë logjike,hap pas hapi renditjen se si këto aktivitete do të realizohen drejt shërbimit
përfundimtar.Për të realizuar këtë e përdorim tekniken organizativo-teknologjike të
strukturimit të projektit përkatësisht pjestimin e detyrës së tërësishme në elemente përbërese
të WBS teknikes. Për këtë paraqesim diagramin si me poshtë.

10
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

Ndërtimi i objekti 400m2

Instalimet
Konkursi Punët Punët
Fillimi i e Blerja e Finalizimi Ceremoni
për ndërtimo brenda
projektit nevojshm pajisjeve i projektit a e hapjes
arktiekt re objektit
e

Kontrolli
Konsultimi nga
Shpallja e Blerja e Instalimi i
me Lyerja arkitekti
konkursit materialit rrymës
arkitetktin dhe
inxhinieri

Seleksioni Nivelizimi
mi dhe Përgaditja e Vendosja e Instalimi i dhe shtrimi
përzgjedhja terenit bazamentit ujit i
dyshemesë

Hapja e
Vendosja e Instalimi i Vendosja e
Nënshkrimi themelit
shtyllave pajisjeve të dyerve dhe
i kontratës dhe
mbajtëse sigurisë dritarëve
gërryerjet

Instalimi/m
Vendosja e Ndërtimi i
ontimi i
gurthemelit mureve
radiatorëve

Vendosja e
plloqës

Konstrukti
mi dhe
ndërtimi i
kulmit

3.4 Mënyra e kryerjes së aktiviteteve dhe përgjegjësitë e tyre


Aktivitetet dhe rrjedha e tyre tashmë janë prezantuar dhe me qëllim që projekti të përfundoj
në kohën e specifikuar identifikojmë aktivitet kritike pra që nuk kanë rëzervë kohore dhe këtu
nuk guxojmë të vonohemi ngase shtyhet i tërë projekti.Këtë e bëjmë duke paraqitur
diagramin dhe duke matur kohën e secilit aktivitet.

11
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

3.5 Korniza kohore ku planifikohet koha e realizimit të aktiviteteve të projektit


Shumica e informacioneve prezantohen në formë vizuele ashtu që projekti i planifikuar të
mos jetë në kundërshtim me qëllimet e parashtruara. Diagrami Gant është mënyra më e lehtë
dhe më e thjeshtë e përfitimit të këtyre informacioneve. Diagrami Gant është një model që na
tregon se kur fillojnë dhe përfundojnë aktivitetet, a janë plotësuar ato aktivitete, cilat
aktivitete janë paralele dhe a mund të realizohen në të njejtën kohë sikurse të tjerat si dhe
gjithashtu na paraqet edhe rrugën kritike të projektit. Në rastin tonë edhe ne e kemi paraqitur
kornizën kohore të realizimit të aktiviteteve të projektit përmes diagramit Gant si më poshtë.

12
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

4.ANALIZA

4.1 Analiza e konkurrencës


Në komunen e Prishtinës veprojnë edhe shumë çerdhe tjera,që në këtë rast janë edhe
konkurrentët tonë. Në mënyre që të jemi në hap me konkurrentët tonë ne tentojmë të ofrojmë
shërbimet tona sa me afër klientëve ashtu që ata të na zgjedhin neve si ofrues të shërbimeve
të tyre. Pasiqë në ditët e sotme kemi një diversitet biznesesh,ne duhet të jemi të gatshëm që të
ecim me kohën dhe ti shrytezojmë shanset që na jepen ashtu që të mund mbijetojmë dhe të
krijojmë një stabilitet afatgjatë.

4.2 Analiza e teknologjisë


Teknologjia në ditët e sotme është padyshim një faktor kyq që influencon edhe projektin
tonë kur dihet se gjithcka është i lidhur në sistemin e teknologjisë informative. Pajisjet do të
jenë të sofistikuara, kompjuterët modern dhe software të përsosur.

4.3 Analiza e resurseve njerëzore


Implementimi i projektit fillon me përcaktimin e nevojave për personel. Çdo projekt ka
nevojë për resurse njerëzore të mjaftueshme dhe adekuate ashtu që të realizohet me sukses
përfundimi i projektit. Ekzekutimi i suksesshëm i një projekti varet nga ajo se sa të
suksesshëm dhe të aftë janë menaxheri i projektit dhe ekipi i tij kështuqë në krijimin e një
ekipi efektiv konsideratë duhet ti jepet jo vetëm aftësive teknike të menaxherit dhe antarëve
të ekipit por edhe rolit kritik të tyre dhe harmonisë mes tyre.Në rastin tonë ky projekt ka një
menaxherë te projektit dhe do të punojne 10 puntorë.Nevojat për personel tjeter do të
shqyrtohen gjatë vazhdimit të punës me tutje.

4.4 Analiza e lokacionit


Ky objekt përfshin 5 ari truall ndërsa vet objekti përfshin 400m2 dhe gjendet në lagjen Pejton
rrg. Bulevardi i Dëshmorëve. Lokacioni është mjaft i përshtatshëm për objekt.

5. ANALIZA FINANCIARE

5.1 Buxheti i projektit


Buxheti i këtij projekti është 232.750€.Kjo shumë do të përmbyllë kryerjen e të gjitha
aktiviteteve që nga fillimi i punës e deri në përfundim të projektit.

5.2 Burimet e financimit


Pasi çerdhja është private projekti do të realizohet nga vet pronari dhe ai do ta financojë
gjithë realizimin e tij me mjete vetanake si dhe kredi bankare.

13
Ndërtimi i objektit për çerdhen “Qendra kreative”

5.3 Shpenzimet e projektit

Konkursi për arkitektin 13.000

Fillimi i projektit 580

Punët ndërtimore 115.000

Instalimet e nevojshme 14.800

Punët brenda objektit 29.000

Blerja e pajisjeve 60.000

Finalizimi i projektit 120

Ceremonia e hapjes 250

GJITHSEJ SHPENZIMET 232.750

6. MONITORIMI DHE VLERËSIMI

6.1 Metodat që do të përdoren për monitorim dhe vlerësim


Monitorimi është procesi i mbikqyrjes së realizimit të projektit në të gjitha fazat e tij, ndërsa
vlerësimi paraqet faqen në të cilën bëhen analizime dhe vlerësime për rezultatet e arritura nga
implemetimi i projektit. Karakteristik për këto procese dhe për raportimin është fakti që janë
të ndërvarura në mes veti. Metodat që do përdoren janë analiza të ndryshme e monitorime
duke filluar nga monitorimet e aktiviteteve ,rezultateve të projektit dhe ndikimi i projektit në
shoqëri.Analiza dhe krahasimi i rezultateve,përfitimet dhe dobitë,niveli i arritjes së qellimit e
objektivave gjitha këto do përfshihen në vlerësim.

6.2 Kush do të bëjë vlerësimin


Kontrollet janë ato aksione që ne i ndërmarrim, rezultat i këtyre janë raportet mbi
realizimet.Kontrolli më i efektshëm është ai që bëhet në vendin e punës,kjo ul rrezikun e
projektit dhe zvogëlon mundësin që projekti të jetë në pasiguri. Menaxheri i projektit do të
bëjë balancimin në mes të sistemit të kontrollit dhe rrezikut të paparashikueshëm nga
problemet që mund të vijnë.Megjithatë menaxheri mund t’iu lejojë antarëve të ekipit të
ushtrojnë individualisht procesin e kontrolli. Në rastin tonë vlerësimin dhe kontrollin do ta
bëjë arkitekti dhe inxhinieri.

14

You might also like