You are on page 1of 20

University for Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

4-2019

VILLË MALORE S+P+1


Qerim Nuradini
University for Business and Technology - UBT

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Part of the Architecture Commons

Recommended Citation
Nuradini, Qerim, "VILLË MALORE S+P+1" (2019). Theses and Dissertations. 928.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/928

This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been
accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For
more information, please contact knowledge.center@ubt-uni.net.
Bartës Privat i Arsimit të Lartë
KOLEGJI UBT

Programi për Arkitekturë

VILLË MALORE
Shkalla Bachelor

Qerim Nuradini

Prill / 2019
Prishtinë
Bartës Privat i Arsimit të Lartë
KOLEGJI UBT

Programi për Arkitekturë

Punim Diplome
Viti akademik 2015-2016

Qerim Nuradini
VILLË MALORE S+P+1

Mentori: Dr.Arbër Sadiku

Muaji / viti (Prill / 2019)


ABSTRAKTI:

Tema e marrë për ta shqyrtuar në këtë punim diplome është Villë Malore. Rëndësia e kësaj teme
qëndron në ofrimin e shërbimeve dhe plotësimin e te gjitha kërkesaveq qe i nevoiten nje ville, e
tërë kjo duke u bazuar në norma dhe standarde europiane.
Nevoja për një qasje duke u bazuar prej definicionit te villës “Arrati prej Qyteti” , qasja moderne
dhe me teknologjin e fundit te kohëve së sotshme ështe edhe asyeja e zgjedhjes së kësaj teme .

Lokacioni I përzgjedhur për projektimin e kësaj ndërtese është Zllatari, e cila është një zone e
qetë dhee panoramike, me largësi rreth 5 km nga Prishtina dhe rreth 9 km larg Liqenit te
Badofcit.
Përshkak te atraksionit të asajë zone ku kufizohet në Lindje me Liqenin e Badofcit në Perendim
me Kryeqytetin e Kosovës Prishtinën dhe ne Veri me Parkun nacionalt të Gërmis, ndërtimi I një
ville në këtë zone ështe edhe një shans që krijon mundësi për shfrytëzimin e resurseve natyrore
që i ka Zllatari. Ekziston një numër i rëndësishëm I atributeve projektuese në ndërlidhjen e
produktit final arkitektonik dhe të përdoruesve.

Sfidat e ditëpërditshme duhet të nxisin kërkime të reja shkencore dhe realisht duhet të
drejtohen në shfrytëzimin e të gjitha resurseve, mbi të gjitha, ato mendore në mënyrë që
të sigurohet një cilësi më e mirë e jetesës.
Ndërtime të mirëfillta të villave malore mungojnë ne Kosovëtilla janë mungesë në Kosovë.
Sipas analizave të lokacionit dhe sipas planit zhvëllimorë ky rajon është I paraparë për ndërtime
me etazhitet jo shumë të lartë , kryesisht P+3 ,duke I përshtatur me kushtet e ndërtimit të asaj
rrethine.

3
MIRËNJOHJE/FALENDËRIME:

Përgatitja e punimit të temës së diplomës është një rrugë me sfida të theksuara, gjithashtu dhe
kërkesë për mbështetje të vazhdueshme për të arritur deri te synimi i caktuar. Me këtë rast
dëshiroj të i falënderoj të gjithë ata që gjatë keqja periudhe kohore me mbështeten për finalizimin
e punimit tim .Fillimisht dëshiroj të falënderoj Menaxhmentin e Universitetit për biznes dhe
teknologji , që më mundësuan të regjistrohem në studimet e bachelor dhe mbështetjen
institucionale që më ofruan gjatë gjithë kohës. Falënderim i veçantë për mbështetje dhe kontribut
profesional për udhëheqësin e punimit, Prof. Dr. Arbër SADIKI, i cili me gatishmërinë e tij të
treguar për të qenë mentorë i imi dhe experiencat e tij profesionale, këshilla e sugjerime të
pakursyera që më ka ofruar më kanë motivuar akoma më shumë për përgatitjen e punimit tim me
cilësitë më të larta. Të gjithë shokët, kolegët dhe miqtë e mi shfrytëzoj rastin ti falënderoj, të cilët
gjatë gjithë kohës nuk kanë kursyer gatishmërinë e tyre për të më mbështetur që për mua ka qenë
një nxitje akoma më shumë për të përfunduar punimin tim. Krejt në fund, për më të shenjtit,
Familjen time! I Falënderoj nga zemra për mbështetjen e tyre të sinqertë, të pakursyer, për
durimin e tyre dhe përkrahjen gjatë gjithë kohës për të arritur deri te realizimi i qëllimit tim.

4
LISTA E FIGURAVE:

Fig.1- Villat klasike……………………………………………………………………......9


Fig.2- Harta e Prishtinës………………………………………………………………...…11
Fig.3- Foto nga lokacioni ………………………………………………………................11
Fig.4- Distanca ndermejt vendëve tjera ………………………………...……...................12
Fig.5- Distanca ndërmjet vendëve tjera…………………………………………………...12
Fig.6- Konfiguracioni i terenit……………………………………………….....................13
Fig.7. Sistemi konstruktiv Skeletor………………………………………….……............17

5
PËRMBAJTJA

1. HYRJE ............................................................................................................................7

1.1.Zhvillimi historik i Villave.............................................................................................7

2 SHQYRTIMI I LITERATURES .....................................................................................8


2.1. Definimi i Villave .....................................................................................................8

2.2. Influenca kohore dhe hapësirore...................................................................................9

2.2.1. Lokacini dhe tipologjia- klasifikimi i villave ............................................................10

3.0. ANALIZAT E LOKACIONIT ...................................................................................11


3.1. Vendodhja e lokacionit ..............................................................................................11
3.2 Sipërfaqja e lokacionit ...............................................................................................12
3.3.Lokacioni I përzgjedhur...............................................................................................13

4.0. PËRSHKRIMI I TEKNIK……………………………………................……............14


4.1. Situacioni ..................................................................................................................... 14
4.2. Arkitektura ne lidhje me kontekstin …………………………………………...........14
4.3. Konfigurimi i terenit………………………………………………….…....................14
4.4. Lëvizja …………………………………………………………………….…...….....14
4.5.Njësitë banimore………………………………………………………………...….....15
5.0.NDRIÇIMI……………………………………………………………………...….....16
5.1.Ajrimi……………………………………………………………………..........…......16
5.2. Klimatizimi………………………………………………………..............................16
9.0.KONSTRUKSIONI………………………………......................................................17

6
HYRJE

1.1 Zhvillimi historik i Villave

-Qysh nga antikiteti Villa ka siguruar një “arratisje” përfundimtare nga stresi i punës dhe ritmi
tensionues i jetës në qytet. Si një tipologji e ndërtesave te banimit, vila ka qëndruar me shekuj,
gjithnjë duke siguruar qetësi dhe bukuri për ata që tërhiqeshin brenda mureve të saj për të
shëtitur përmes kopshteve që e rrethonin atë. Si e tillë Vila zënë një vend qëndror në historinë e
arkitekturës Perëndimore.

Në gadishullin Italianqysh nga antikiteti dhe përsëri më vonë gjatë Renesancës, ideja e një
shtëpie të ndërtuar larg nga qyteti në një shtrirje natyrale, e ka tërhequr imagjinatën e patronëve
të pasur dhe arkitektëv. Përderisa forma e këtyre strukturave ka ndryshuar me kohë dhe lokacioni
i tyre është bartur në rrethina të qyteteve por edhe në lokacione urbane në shtrirje me kopshte,
parimi thelbësor i dizajnit ka mbetur në ekspresionin arkitektural të një shtrirje idilike për
aktivitete kulturore dhe tërheqje shpirtërore ne nje strehë banimi larg nga qyteti. Pas Renesancës,
vila u shfaq përtej kontekstit italian si një formë arkitekturale e ripërtërirë dhe e riimagjinuar
përmes Evropës Perëndimore dhe pjesëve tjera të botës të influencuar nga kultur Evropiane.

Termi villa i destinohet llojeve të shumta të strukturave të cilat ndajnë në vete një shtrirje
natyrale apo qëllim agrar. Të perfshira në arkitekturën e vilës mund të jenë struktura të
punëtorive te dedikuara fermës, të referuara si vila rustica, si dhe kuartiri i banimit, apo villa
urbana. Vila së këndejmi duhet më së shumti të kuptohet si një etiketim apo identitet që
përfshinë pjesë të shumta të vecanta, ndonjëherë të ndërlidhura apo të varura me njëra tjetrën e
në raste tjera të ndara nga një kompleks arkitektural më i madh. Në vend të një imazhi të fiksuar
ndodhet një ambient arkitektural i cili mishëron një jete ideale, apo villeggiatura.

7
2.0 SHQYRTIMI I LITERATURES

2.1. DEFINIMI I VILLAVE

Në kuptimin etimologjik fjala Villë rrjedh nga Italishtja villa, respektivisht nga Latinishtja villae
= shtepi rurale / fshati e percjellë me ndërtesa ferme.

Kuptimi, definimi dhe konceptimi i Villës si objekt dhe entitet gjeografik është zhvilluar dhe ka
ndryshuar në kohë dhe hapësir: - (vecanarishë në Evropën kontinentale) Një rezidenë / shtëpi e
madhe dhe luksoze

- Një shtëpi e madhe fshati e epokës Romake, që posedon pronë dhe përbehet nga ferma dhe
ndërtesat e banimit të kompozuara rreth një oborri te brendshëm. Në epokën Romake, vila ishte
shtëpi fshati e shtresës se lart të shoqërisë, mirëpo qysh prej origjinës së saj si vilë Romake, ideja
dhe funksioni i një vile ka evoluar dhe ndryshuar në mënyrë të konsiderushme.

- Një shtëpi e panvarur apo gjysmë e panvarur në një krahinë banimi, vecanërisht e stilit
Viktorian apo Eduardian.

- Fillimisht e koncipuar si shtëpi fshati apo fermë Romake, termi “vilë” u ripërtëri ne Angli në
shek. XVIII ndër influencën e Palladios dhe si termu përdor për shtëpitë më tëvogla dhe
kompakte të fshatit. Më vonë në shek. XIX u përdor për të përshkruar cdo shtëpi suburbane.- Në
të folurën moderne, termi ”vila” mund t’i referohet rezidencave / shtëpive të tipeve dhe
madhësive të ndryshme, të rangut të vilave dyshe suburbane “gjysme te panvarura” dhe
rezidencave në kontekstin urbam.Sot, ndryshimet e vazhdushme dhe konceptet e ripërtëritura të
stilit të jetesës së njerëseve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e me tepër nevoja për kualitetet e
përgjithshme të banimit. Për më tepër kërkesat për vila dhe rezidenca kanë marshuar drejtë
sfereës së dimenzionit psikologjik dhe kulturor. Si rrjedhojë edhe ka lindur një trend i ri dizajni
dhe kërkesa të reja për qasje ambientale, organizimin e kthinave, përzgjedhjen e materialeve dhe
konceptin e dizajnit. Kjo qasje rezulton në krijimin e hapësirave më natyrale për banim dhe më të
përshatshme duke përdorur gjuhën më natyrale dhe më të pastër të dizajnit, duke dhëne atyre një
shprejgim të kapshëm dhe të gjallëruar të konceptit të dizajnit arkitektonik në faktin se ndërtesat
lindin me qëllimin për t’u shërbyer njerëzeve.
8
2.2. INFLUENCA KOHORE DHE HAPËSIRORE

Vilat si objekte ekskluzive – individuale / familjare të banimit janë ndër ndërtesat arkitektonike
që kanë pësuar me së shumti ndryshime kuptimore, strukturale, kulturore, kontekstuale e qasje
ambientale, në këtë kuptim edhe termi “vila” është përdorur në mënyre të ndryshme në kohë dhe
hapësirë. Influenca e ndryshme gjatë historisë kanë bërë që shumë nga karakteristikat e vilave të
ndryshojnë në mënyrë të konsiderushme,mirëpo edhe disa karakteristika të tyre të lashta të ruhen
ende në disa regjione, gjerë në ditët e sotshme.

Shtetet / perandoritë të cilat kanë sunduar më kohë të gjatë pjesë të mëdha të Botës po ashtu
kanëpasur edhe shtresën e pasur / elitare e cilaedhe ka komisionuar ndërtimin e disa prej vilave
më impozante që kanë lenë gjurmë në historinë e artit, arkitekturës dhe kulturës së përgjithshme.

Në aspektin e zhvillimit kronologjik / historik te vilave në kohë dhe hapësirë, si radhitje me


karakteristike mund të vejmë në pah :

- Vilat Romake
- Vilat Klasike / Neoklasike
- Viat e Renesanceës
- Vilat Moderne
- Vilat Postmoderne dhe Bashkëkohore
-

-
- Fig.1. Villat Klasike

9
2.2.1. LOKACIONI DHE TIPOLOGJIJA - KLASIFIKIMI I VILLAVE

-Klasifikimi i Vilave sipas destinimit funksional dhe reprezentativ

1. Vilat Rezidenciale / Residential Villas ( si patundshmëri me program të zgjeruar - luksoz)

a. Vila Familjare / Rezidenciale

b. Vila Familjare luksoze ( me program funksional të zgjeruar )

c. Vila Familjare për banim dhe administrim prone / ferme

2. Vilat për Pushum / Holiday Villas & Holiday Villages ( si prona pushimore që jepen meqita
apo si prona private )

a. Vilë verimi – Shtëpi për verim / Cottages

b. Kabinë pushimi – Shtëpizë për pushim / Cabins

c. Vila luksoze për pushum / Luxury Holiday Villas ( në Rezorte )

3. Vilat Ekskluzive / Exclusive Villas ( si prona shtetërore )

a. Vila Zyrtare – Shtetërore / Official Residential Villas

i. Vila për ambasador

ii. Vila qeveritare

iii. Vila protokollare / administrative

iv. Vila presidenciale

v. Vila mbretërore / perendorake

vi. Etj.

10
3.0. ANALIZAT E LOKACIONIT
3.1. Vendodhja e lokacionit

Fig. 2 . Harta e Prishtinës

Zllatari ndodhet pesë kilometra në Jug – Perëndim te Prishtinës me lartesin mbi detare 829m,
Zllatari eshte nje fshat ne komunen e Prishtinës në Kosovë. Nën fshatin e drejtuar lumenjtë Mat
dhe Kurshevc. Qytetet fqinje janë Matiçan dhe Hajvalia, fshati kufizohet me Parkun e Gërmisë (
Parku i Gërmisë ), tre kilometra në Jug është Liqeni i Badovcit .

Në regjistrimin e vitit 2011, janë identifikuar 233 banorë, prej tyre 232 ( 99.57% ) e përshkruajn
veten si shqiptarë. 217 banorë ( 93.13% ) deklaruan te jenë musliman, ndersa te tjeret i përkasin
feve te ndryshme .

Fig.3. Foto nga lokacioni në fshatin Zllatar.

11
3.2. Sipërfaqja e Lokacionit

Siperfaqja e Lokacionit shtrihet ne fshatin Zllatar afër Liqenit te Badovcit përafërsisht rreth 1
km, ku rrethohet me pisha të gjata ne anën Veriore, ndëtsa në anën Përendimore ka pmajen e
Kryeqytetit Prishtinës rreth 5 km largë lokacionit.

Fig.4 / 5 . Distanca ndërmjet vendëve tjera

12
3.3. Lokacioni i Përzgjedhur

Lokacioni i përzgjedhur për ndërtimin e Villës është pjesa Veriperëndimore e Zllatarit.

Zllatari si një zone ( fshat ) në pereferi në pjesën Veriperëndimore të Prishtinës shumë e pasur
me gjalbrim me florë dhe faunë të pasur, klimë të lakmushme një pamje magjepëse të Liqenit të
Badovcit dhe Prishtinës ne anën Lindore. Ajo ka lidhje me Parkun e Gërmisë e cila është një
pasuri mjaftë e madhe per Kryeqytetin Prishtinë.

Zllatari me një latësi mbi detare 829 m, i rrethuar me pisha të medha afër parku i Gërmisë dhe
rreth 5 km larg nga Kryeqyteti, një vend ideal duke marrë parasyshë definicionin “arrati prej
qyteti“ dhe faktori tjetër është natyra pejsazhet qe krijohen ne katër stinëst e vitit.

Fig. 6 . Konfiguracioni i terrenit

13
4.0 PËRSHKRIMI TEKNIK

4.1 Situacioni

Lokacioni ka një sipërfaqe prej 1 Ha dhe bëne pjesë në pjesën Veriperëndimore të Prishtinës ne
periferi,ku në ata zonë krysishtë janë të ndërtuara shtëpi banimi. Rreth 5 km larg qendrës së
Prishtinës.

4.2 Arkitektura në lidhje me kontekstin

Objekti që do të trajtohet do të ndërtohet sipas topografisë dhe kontkstit në menyrë terasore,

Arkitektura e objektit është në harmoni me objektet përreth duke ruajtur strukturën në krahasim
me rrethinën në atë pjesë të qytetit.

4.3 Konfiguracioni i terrenit

Terreni në parcellën që do të ndertohet është në një ramje 30o / 40 o. Lokacioni shtrihet në pjesën
në pikën më të lartë të Zllatarit

4.4 Levizja

Qarkullimi dhe lëvizja është menduar të jetë e lehtësuar sa më shumë të jetë e mundur, të
sigurohet lëvizje e papenguar për mysafirët, stafin dhe personelin e mirëmbajtjes. Kjo nuk është
e rëndësishme vetëm për të shmangur konfuzionin, por është veçori për të mundësuar

shërbimin dhe servisin efikas. Duke ndarë qarkullimin qartazi të mysafirëve që ta kenë një

lëvizje të vecantë dhe reprezentavive dhe duke ju letësuar një qasje më të lehtë dhe të lirë
familjarëve duke mos i bashkuar në të njejtën lëvizje.

Duhet potencuar se ndarja e mysafirëve dhe familjarëve është bërë edhe për një arsyje tjetër e që
ka të bejë me hapësiren në objekt ( madhësin e objektit ), lëvizja rrotullë objektit të jep një
përshtypje që objekti ka një hapsirë shumë te madh përmbrenda.

14
4.5 Njësitë banimore

Dhoma, si njësi akomodimi, përfaqëson një njësi themelore të zonës së akomodimit.


Hapësira e dhomës mund të ndahet sipas funksionit në disa zonat më të vogla, sikurse:
zona për të fjetur, qëndrimi ditor, korridori dhe banjo.

Dhomat për mysafirë mund të përcillet edhe me garderobe gjithashtu edhe banjo si pjesë e
pandashme e tyre, dhoma e gjumi standarde 16 m2 deri ne 24 m2 ne dhoma masterbadroom
arrijnë deri ne 30-40 m2 ku i bashkangjitën dhomës një qëndrim ditorë i vogël, garderoba dhe nje
banjo e madhe me vaskë. Thellësia e dhomave/njësivë varet nga numri i shtretërve, pajisjeve,
hapësirës së terracës.

Qëndrimi ditore është pjesa më e frekuentuar ku pjesën më të madhe e kalojmë aty qëndrimi
ditore është i ndare në dy pjesë njëra per relaks, ndersa pjesa e dytë per TV.Qëndrimi ditore
mbanë me vete edhe këndin e atrakconit, shërben në raste të ndryshme edhe sikur nyje hibride.

Kuzhina kryesore është e vendosur në pjesën qendrore të villë, ku bëhet pregaditja e


ushqimit, ruajtja, përgatitja, gatimi. Teknikisht, kjo zonë njihet si kuzhinë qendrore e cila
ka shumë seksione funksionale. Për këtë arsye, ajo mund të zënë një hapësirë të madhe.Kuzhina
posedon të gjitha kthinat për gatim dhe servim si dhe mundëson qarkullim të lehtë për familjaret
në të. Duke e vendosur ne qender dhe e hapur kuzhina ju shërben shum mir edhe mysafirëve .

Në kuadër të kthinave për rekreacion egziston një numër I madh aktiviteteve të cilat shërbejnë
për ti ofruar Familjarëve. Villa posedon salla të ndryshme për mbajtjen e seminareve e takimeve
me kapaciete deri në 12 persona,këndin për lojëra për fëmijë,videolojëra,kinema, fitnes,sauna,
pishina të hapura .
Pishinat bëhen në përgjithësi nga qelqi dhe mbështetët në një anë me
beton të armuar, me një punim nga ana e brendshme me mozaik të pllakave. Sa i përket
instalimeve teknike, ato duhet të jenë në përputhje me standardet e ndryshme të sigurisë
të cilat ulin rrezikun nga çfarëdo lëndimi i mundshëm.

15
5.0 NDRIÇIMI

Me ndriçimi duhet theksuar tek disponimi, për të krijuar një atmosferë të relaksuar.
Andaj, na duhen ndërhyrje të lehta për të arritur efektet e dëshiruara, me kujdes të veçantë
ndaj shkëlqimit verbues apo errësirës. Prandaj kujdesi është i nevojshëm për ta kufizuar
ndriçimin natën në minimumin e nevojshëm për sigurinë.

5.1.Ajrimi

Krijimi dhe mirëmbajtja e higjienës së domosdoshme, lagështisë dhe shpejtësia e ajrit


bëhen me ajrim natyror dhe artificial
Ventilimi artificial bëhet si i veçantë me aparate mekanike dhe pajisje për ajrim qendror.
Aparatet mekanike janë ventilatorët. Punojnë vazhdimisht, pa marrë parasysh
ndryshimin e temperaturave dhe ndikimet tjera. Vendosen një nga një, dhe përbëjnë
pjesën bashkuese të gjitha aparateve dhe pajisjeve për ajrosje dhe klimatizim.

5.2..Klimatizimi

Klimatizatorët janë kthina prej llamarinës së zinkuar. Në ta janë të vendosura elementet


e parafabrikuara për përpunimin e ajrit madje në varg, ose njëri mbi tjetrin, në qëllim të
zvogëlimit të gjatësisë së pajisjes. Përmasat e tyre varen prej tipit të klimatizorëve dhe
sistemit të aklimatizimit. Sipas sasisë së ajrit që e përpunojnë zgjidhet edhe tipi nga
katalogët e prodhuesve. Klimatizimi qendror përcjell ajrin nëpër një apo dy kanale me
shtypje të ulët apo të lartë. Në sistemin me një kanal ajri i përpunuar i cilësisë së njëjtë
përcillet në të gjitha ambientet e ndërtesës. Për nevojat e ambienteve të ndryshme, për
shembull, të atyre që u janë ekspozuar ftohjes më të madhe, bëhet ndarja në zona dhe në
secilën sosh sipas nevojës vendosen ngrohës plotësues.

16
6.0 KONSTRUKCIONI

Sistemi Konstruktiv I përdorur për këtë vilël është sistem skeletor prej shtyllave nga beton
armeja si dhe me pllaka masive monolite po ashtu nga betoni i armuar. Një sistem i tillë ka
mëndësuar zgjidhje funksionale arkitektonike si dhe krijimin e hapjeve të deshiruara.
Sistemi skeletor mundëson ndërtim më të lirë, shfrytëzim më të mirë të materialit
Arsyja pse e kamë përdorur sistemin konstuktiv skeletor njëra ndër to është sepse ka mundsi për
hapje të medha në të njejtën kohë edhe distanca më të medha gjë që e bënë shumë të favorshme
për pordorim sistemin konstuktiv skeletore, tjera vlenë të ceket se betoni lenda kryesore e këti
sistemi konstruktiv skeletor është e lehhtë për tu gjetur ka një kosto të lirë dhe mundesi të mëdha
manovrimi te formave të ndryshme nëper mjet kallëpeve. Kulmet janë të rrafshta jo të
shfrytëzushme , arsyeja që kam përdorur këtë rrymë është ndjekur frymën e arkitekturës High-
Tech,ku prezentohet struktura si dukje (elegancë) estetike dhe si rrymë e arkitekturës sjell risi
kryesisht në materiale
Kjo rrymë paraqet arkitekturën moderne, dhe e veçanta e High Tech-ut është se përveç mbartjes
së konstruksionit të brendshem, del në pah edhe konstruksioni i jashtëm, ku i jep Villës rëndesin
e vet, madhështine dhe qëndryshmërin ku tregon ne forme figurative konceptin dhe definicionin
e villave.

Fig. 7. Sistemi Konstruktiv Skeletor

17
KONKLUZION:

Hulumtimet dhe ideja rreth projektit u nxitën nga ndryshimet ndër vite me të cilat projektimi
arkitektonik u përballë me sfida të mëdha, si rezultat i ndryshimeve evidente si dhe shprehive
krejtësisht të reja të jetesës, ky projekt paraqitet si sfidë në vete përballë këtyre ndryshimeve.
Qasja arkitektonike në objektin e villës theksohet te nevoja për të krijuar harmoni në mes
nevojës së funksionit dhe ideve racionale të shfaqura për situata dhe mjedise të caktuara.
Me këtë projekt kamë synura që ti plotësoj të gjitha standardet në jetë një villë tamam sic i ka
hije me te gjitha nevojat me te gjitha standardet për ndërtim dhe me një teknologji më të
avancuar që ju letësoj jetën e banorëve aty mbrenda.

18
REFERENCA

1. UBT collage, ligjerata- Villlat dhe Rezidencat

https://moodle.ubt-uni.net

2. https://de.wikipedia.org/wiki/Zllatar_(Pristina)

3. https://en.wikipedia.org/wiki/Villa

4. Cadima, P. (2007). An integrated building design approach. European

5. https://en.wikipedia.org/wiki/Concrete

6. https://www.cement.org/learn/concrete-technology/concrete-construction

7. https://www.designingbuildings.co.uk/wiki/Concrete

8. https://www.tcpi.com/importance-architectural-lighting/

9. AD.(2011). Architectural Design. Experimental green strategies. 2011.

10. https://www.dezeen.com/tag/wooden-buildings/

11. CAA. (2006). An Architect’s Guide to Designing for Sustainability. Edgware


UK:Commonwealth Association of Architects

12. https://en.wikipedia.org/wiki/Housing_unit

19

You might also like