Professional Documents
Culture Documents
Summer 7-2017
Recommended Citation
Nikçi, Egzon, "ZHVILLIMI I SHËRBIMEVE TURISTIKE ’’REZORT MALOR’’" (2017). Theses and Dissertations.
606.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/606
This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been
accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For
more information, please contact knowledge.center@ubt-uni.net.
Bartës Privat i Arsimit të Lartë
KOLEGJI UBT
Egzon Nikçi
Korrik 2017
Prishtinë
Bartës Privat i Arsimit të Lartë
KOLEGJI UBT
Punim Diplome
Viti akademik 2013 – 2014
Egzon Nikçi
Korrik 2017
Kapitulli I
Kapitulli II
Kapitulli III
Kapitulli IV
Kapitulli V
Kapitulli VI
Kapitulli VII
7.0. Hoteli
7.1. Emërtimi i Hotelit…………………………………………………………………………………..……….…………..……57
7.2. Kategorizimi i Hotelit…………………………………………………………………………………………..…………….57
7.3.Situacioni i Gjerë ................................................................................................................... 59
7.4. Koncepti……………………………………………………………………………………………………………..…….……...60
7.5. Skema e nderlidhjes së zonave dhe kthinave……………………………………………………………….……60
7.6. Forma BLLOK e Hotelit - konceptimi volumetrik dhe kompozicioni funksional…………………..61
7.7. Skema e vendosjes se Berthamave (ashensoreve dhe shkalleve kryesore, emergjente)..….62
7.8. Forma e gabaritit - Kopozicioni /shtrirja horizontale e Hotelit…………………………………………..62
7.9. Planimetrit e Hotelit………………………………………………………………………………………………………...63
7.10. Prerjet dhe Dukjet……………………………………………………………………………………………………….….68
7.11. Simetria e Balanci, Qarkullimi, Masa Arkitekturale ………………………………………………….……..70
7.12. Ventilimi………………………………………………………………………………………………………………….….…..71
7.13. Diellosja…………………………………………………………………………………………………………….…………….71
7.14. Energjia……………………………………………………………………………………………………………………….….72
7.15. Materialet…………………………………………………………………………………………………………………….…72
7.16. Raporti me topografinë ...................................................................................................... 73
7.17. Vizurat................................................................................................................................. 74
7.18. Pamje 3D te Hotelit………………………………………………………..……………………………………….………75
Kapitulli VIII
8.0 Villat
8.1.. Emërtimi i Villave…………..……………………………………………………………………………………….....……77
8.2. Kategorizimi i Villave……………………………………………………………………………………………………..….77
Kapitulli IX
Kapitulli X
10.0 Kabina Malore…………………………………………………………………………………………………………..117
Bibliografia
Referencat
Abstrakt
Fjalët kyqe: Rezort Malor, Masterplani, Origjinaliteti, Elemente Tradicionale, Villa, Hoteli,
Ruajtja e mjedisit, Materiale, Forma.
Në ditët e sotme, industria turistike është duke u zhvilluar ne një formë më të madh të tregtisë
ndërkombëtare ne menyre dinamike. Komplekset Hoteliere-turistike ndihmojnë zhvillimin e
turizmit, si dhe zgjerimin e komunikimit mes njerëzve dhe zhvillimin e lidhjeve kulturore. Tani
potencialin më të lartë turistik në Kosove e ka rajoni i Rugoves. Objektivi i këtij projekti është
një kompleks hotel-turistike në Rugove.
Tema kryesore e këtij projekti është krijimi i kushteve komode për turistët duke ju ofruar strehim
ne vila, hotel, stane, kabina malore, kampingje etj. Kërkimi i idesë arkitektonike dhe artistike në
të gjithë kompleksin bazohet në analizën e tipareve përbërëse të relievit dhe mjedisit.
I.
Falenderime dhe Mirënjohje
Nuk mund të përshkruaj të gjitha ato çfarë kanë ndodhur që kur fillova studimet Bachelor ne
drejtimin Arkitekturë. Për rrjedhoje, do ta kufizoj vetëm me falenderimin e disa prej shumë
personave, te cilët më ndihmuan në përmbushjen e studimeve të mia, të cilëve do të doja t’u
shprehja mirënjohjen time.
Një falenderim special shkon për Mentorin tim, prof. cand. Dr. BANUSH SHYQERIU për ndihmën
dhe mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në
finalizimin e punimit tim të diplomës, produkt i shumë orëve konsultimi, këshillimi dhe
mbështetje nga ana e tij. Faleminderit profesor.
Dëshiroj, ne fund, të shpreh një mirënjohje të thellë për familjen time së ciles i detyrohem shumë
për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të bukur.
Falemminderit të gjithëve
II.
Kapitulli I
1.0. Analizat dhe Hulumtimet e Turizmit ne Komunen e Pejës
7
Gjithsesi, numri i turistëve ditor vendor dhe të huaj që vizitojnë Pejën konsiderohet të jetë
shumëfish më i lartë, por nuk ka regjistrim të sakt. Gjatë vitit 2012, numri i vizitorëve të zyrës
për Informacion Turistik të komunës së Pejës, ishte rreth 1400 persona. Numri i përgjithshëm i
turistëve të regjistruar nga operatorët turistik në zonat turistike është rreth 170,000 në vit duke
llogaritur edhe aktivitetin sezonal për shumë nga to, ndërsa përfitimi nga shërbimet e ofruara
turistike është rreth 762,000 euro në vit.
Ndërsa, nga subjektet turistike të përfshira në studim, rezulton se në periudhën 2000 – 2012
bizneset dhe ekonomitë familjare kanë investuar mbi 6,300,000 euro në infrastructure turistike
të tyre së shumti me fonde familjare, nga diaspora dhe kredi afatgjata. Ndërsa, numri i të
punësuarve në këto ndërmarrje ishte rreth 340 veta (180 sezonal dhe 156 vjetor) dhe varion
nga 1 – 35 punëtor për operator turistik. Siç shihet, numri i të punësuarve është simbolik por i
rëndësishëm pasi që shumica e tyre janë biznese familjare dhe vetëpunësojnë nga 1 – 3 anëtar.
Përfitimet e zhvillimit të sektorit të turizmit në zhvillimin lokal të një vendi është ngritja e
mirëqenies së popullatës lokale nga rritja ekonomike dhe përmbushja e nevojave ekonomike,
sociale dhe mjedisore përmes zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme ekonomike familjare dhe
komerciale në sektorin e turizmit dhe të tjera të ndërlidhura me të si prodhimet bujqësore dhe
blegtorale, artizanatet etj. të cilat realizojnë profit një pjesë të së cilit e dedikojnë në pagesën e
punonjësve, investimeve kapitale në rritje të kapacitetit dhe kualitetit prodhueso-shërbyes.
Në këtë mënyrë i shërbehet zhvillimit të sektorit të turizmit dhe njëkohësisht rritja e nivelit të
të hyrave përmes taksave dhe detyrimeve tjera komunale dhe shtetërore. Një pjesë e këtyre të
hyrave po ashtu shkon në shërbime dhe investime kapitale në sektorin e turizmit nga komuna
dhe shteti me qëllim që “vizitorëve t’iu ofrohet eksperiencë e vlefshme” që sjell qëndrueshmëri
sociale, mjedisore dhe ekonomike. Komuna e Pejës është e vendosur të luaj rrolin e saj në
bashkëpunim me palët e interesuara.
Vizitorë shumë të interesuar ishin edhe grupet e organizuara bjeshkatare, alpiniste, skitarisë etj.
që vinin nga Ballkani dhe Evropa në koordinim me klube nga Peja dhe Kosova pushtonin majat e
maleve, eksploronin, skijonin, argëtoheshin dhe pushonin. Gjithsesi, ajo vizitohej edhe nga
banor të qytetit të Pejës dhe komunave tjera për rekreacion, pushim dhe shërim, së shumti
duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore për akomodim në shtëpi private të zonës, pa
ndonjë shërbim të veçantë të strukturuar hotelier etj. Përveç përdorimit të produkteve
blegtorale si qumështi, djathi etj. nga shtëpitë ku qëndronin apo fqinjët me ndonjë shpërblim
simbolik. Pra është e qartë se të pranishëm në zonë ishin edhe vizitorë vendas, ndonëse në
numër më të vogël. Ndërsa nga ata të huaj nuk mblidheshin përfitime monetare të larta për
shkak të qëndrimit të tyre tranzit në Pejë dhe kalimit nëpër grykën e Rugovës për në Adriatik.
Ndërmarrjet hoteliere së shumti ishin në pronësi shoqërore dhe disa private. Që nga 1999,
rruga Pejë – Çakorr është e bllokuar si rezultat i luftës, për arsye sigurie, ndërsa ajo përmes
Kullës për në Mal të Zi funksionon. Andaj, joshja për veprimtari turistike familjare apo
komerciale private ishte e vogël. Në zonat rurale nuk ishin në dijeni për këtë mundësi jetese nga
të ardhurat e turizmit si ndihmës dhe plotësim i atyre nga bujqësia dhe blegtoria.
Me të kuptuar që numri i të interesuarve për të vizituar zonën dhe për të qëndruar atje çoftë
edhe për një fundjavë për të shijuar ushqimin vendas dhe përdorur shërbime tjera turistike të
mundshme kundrejt një pagese të arsyeshme nga përdoruesit e këtyre shërbimeve - vizitorët,
banorët vendas me iniciativa vetjake dhe pak kapital familjar, partneritete lokale dhe ndonjë
ndihmë nga diaspora, ndonëse pa eksperiencë në hoteleri dhe turizëm filluan të investojnë
ndonëse pa ndonjë studim tregu dhe efikasiteti dhe pa ndonjë planifikim, kritere, mbështetje
financiare a orientim tjetër të nevojshëm.
9
Industria ushqimore, hoteliere dhe ekonomia familjare në qytetin e Pejës përfitoi nga një
numër i pa parë ndonjëherë më parë i të huajve që erdhën në vitin 1999 e më pas të cilët
punonin në organizatat e huaja dhe misionin e përkohshëm të KB, OSBE, etj. Ata dhe familjet e
tyre akomodoheshin në shtëpitë private me qira dhe ndonjë hotel që kishte rifilluar
veprimtarinë, përdornin shërbimet dhe produktet që ekzistonin, të tjera eksportoheshin. Deri
më tani, numri i operatorëve turistik konsiderohet të ketë shënuar rritje rekorde në komunën e
Pejës, ashtu edhe kapacitetet akomoduese dhe shërbyese. Në shtator 2012, numri I
operatorëve turistik (hotele, restorante, kafiteri dhe agjenci turistike) përbën rreth 18% të
bizneseve të regjistruara në komunën e Pejës.
Ndërkohë, objekte hoteliere dhe të tjera po ndërtohen, ato ofrojnë shërbime akomodimi,
ushqimi, rekreacioni, konferenciere etj. në qytet si dhe në zonat rurale e malore në veçanti në
zonën e Rugovës dhe Drinit të Bardhë pasi që numri i përdoruesve të këtyre shërbimeve si
përbrenda komunës ashtu edhe nga vende tjera të Kosovës dhe vizitorëve të huaj po shtohet
më shumë. Kjo tregon për fillet e zhvillimit të turizmit si një industri në vete, veçanërisht në
zonat rurale dhe malore duke i dhënë një kahje të re zhvillimit në komunën e Pejës. Andaj,
turizmi konsiderohet me prioritet nga qeverisja komunale si dhe ajo qendrore. Ai vlerësohet të
jetë një gjenerator i fuqishëm dhe komplementar i aktiviteteve tjera familjare dhe biznesore si
bujqësia, blegtoria, zejet, tregtia në komunën e Pejës dhe rajonin turistik të Alpeve Shqiptare.
Prandaj, zhvillimi i industrisë së turizmit dhe agrobiznesit është i rëndësisë strategjike për
komunën e Pejës.
(Figura 1.2.) Dinamika e shtimit të operatorëve turistik në zonën turistike natyrore të Pejës
10
Ky zhvillim paraqet një evolucion dhe zëvendësim, së paku pjesërisht të veprimeve të pa
kontrolluara, në veçanti prerja e pyjeve si dukuri negative me ndikim të pakthyeshëm negative
në mjedis dhe shoqëri duke përfshirë zvogëlimin e hapësirës së gjelbër që për pasojë shkakton
çekuilibrim në natyrë, shpyllëzim, humbjen e ujit të pijshëm, erozion, vërshime dhe të tjera
fenomene natyrore të ndikuara në masë të madhe nga veprimtaria njerëzore e pa kontrolluar
që për pasojë rrezikon banorët dhe vizitorët.
Ndërkohë, komuna e Pejës luajti një rol të rëndësishëm me riparimin e infrastrukturës rrugore
të dëmtuar nga keqpërdorimi dhe lufta. Me investime të qevërisjes lokale në riparim dhe hapje
rrugësh të reja është lehtësuar qasja dhe kthimi i banorëve në vendbanimet e tyre të
mëparshme sidomos në zonat rurale. Për shembull, asfaltimi i rrugës rajonale Pejë – Kuqishtë
ka ndikuar shumë në qasjen dhe tërheqjen e turistëve dhe shtytur zhvillimin e hershëm të
industrisë së turizmit në këtë zonë të shpopulluar nga lufta e fundit. Projekte tjera investuese si
rruga Kuqishtë – Bogë (nga Qeveria) dhe investime tjera infrastrukturore në zonat e pa
zhvilluara nga ana e komunës në pjesëmarrje të komunitetit dhe me asistencën e donatorëve
janë parakushte për zhvillimin e turizmit dhe ngritjen e përgjithshme të mirëqenjes në
komunën Pejë.
Në bazë të terrenit dhe aktiviteteve turistike të tanishme dhe potenciale në komunën e Pejës
mund të identifikohen këto lloje turizmi në nivele të ndryshme zhvillimi, specifikash, mundësish
dhe nevojash si:
o turizmi malor i cili është më i përhapuri, ndonëse jo i strukturuar me disa shtigje të
regjistruara ecje në gjatësi rreth 40km, në Rugovë si pjesë e shtegut me gjatësi 192km,
që përshkon tri shtetet ku shtrihen Alpet Shqiptare (Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi) si dhe
shtigje tjera të pa regjistruara;
o bjeshkataria dhe ngjitje shkëmbinjësh;
o turizmi shpellor dhe eksplorues pak i zhvilluar por me një potencial të lartë;
o turizmi rural që po zhvillohet ngadalë duke përfshirë shenjat orientuese të
vendbanimeve, objekteve kulturore dhe akomodimit familjar;
o turizmi kulturor për çfarë janë bërë shumë restaurime dhe investime mirëmbajtje
objektesh kulturore të mbrojtura dhe të tjera si Qarshia, Mulliri i Haxhi Zekës
etj.Monumente kulturore të reja përfshirë varreza dhe memoriale të luftës nuk janë
përfshirë në materialet informuese turistike e kulturore;
o turizmi sportiv si: ski, kajak malor, fluturime me parashut (paragajd) etj. nuk janë shumë
të zhvilluara për shkak të kapaciteteve të limituara momentale, por që përbën një
potencial për ofrimin diversifikimin e ofertës turistike;
12
o turizmi shërues përmes dy favoreve natyrore, njëri nga ta është qëndrimi për një
periudhë kohore në lartësi të ndryshme mbidetare malore (sipas moshës dhe
sugjerimeve të mjekut) që shërben për pushim rehabilitues dhe ndihmon në trajtimin e
sëmundjeve, si dhe turizmi shërues me ujë termal në Banjë të Pejës që është në kufirin
territorial me komunën e Istogut, por me karakter regjional, gjithëkombëtar dhe afër
qendrës së Pejës;
o turizëm ngjarjesh të ndryshme kulturore etj. si festivalet, lojërat tradicionale rugovase,
panairi vjetor i artizanateve dhe produkteve lokale, i turizmit etj. Ky lloj turizmi nuk
është i eksploruar mjaftueshëm, por përbën një potencial;
o të trajtuar në veçanti në kapitullin lidhur me kulturën dhe objektet kulturore të
rëndësisë së veçantë, objektet kryesore me vlera kulturore janë: Muzeu Etnografik,
Çarshia e gjatë, Mulliri i Haxhi Zekës, objektet e kultit muslimane, katolike dhe
ortodokse, kulla guri, banesa banimi qytetare etj. të identifikuara si dhe të tjera që
kërkojnë hulumtim, dokumentim dhe promovim.Këto aktivitete turistike dhe të tjera për
t’u eksploruar së bashku përbëjnë një potencial turistik, një vlerë të shtuar dhe
plotësojnë ofertën turistike në mënyrë komplementare me rëndësi për zhvillimin e
qëndrueshëm të turizmit në komunën Pejë.
13
1.5 Rezultatet e hulumtimit rreth gjendjes së operatorëve turistik
Nga 33 subjekte turistike në zonën e Rugovës dhe Drinit të Bardhë të përfshira në studimin për
gjendjen e përgjithshme, investimet, arritjet dhe vështirësitë rezulton se në periudhën 2000 –
2012 biznese dhe ekonomi familjare lokale kanë investuar në infrastrukturë turistike si objekte
dhe infrastrukturë përcjellëse përfshirë rrugë lokale, ujësjellës etj, në shumën e përgjithshme
rreth 6,300,000 euro. Dy ndërmarrje turistike ekzistonin në Rugovë që nga viti 1995 dhe 1996.
Investimet në përgjithësi kanë origjinë familjare, pak nga diaspora dhe shumë nga kreditë
afatgjata në vend dhe jashtë vendit. Për nga natyra, veprimtaria dhe kapacitetet e tyre
rezultojnë si në vijim: 3 fshatra turistike, 11 motele, 2 hotele, 14 restorante, 2 kampe të
organizuara nga 2 shoqata, 8 ekonomi familjare aktive apo gati për të filluar veprimtari
turistike, si dhe të tjera të interesuara.
Sipas deklarimeve të këtyre subjekteve, kapaciteti i tyre akomodues është 307 dhoma (që
gjenden në objekte druri apo materiali tjetër të fortë individuale si vila apo në ndërtesa të
përbashkëta) me 1000 shtretër, 3950 karrige në hapësira restoranti etj. 9 salla takimesh me
kapacitet nga 25 deri 120 persona, si dhe 6 hapësira tjera si tarraca etj. të përdorshme për
aktivitete të ndryshme të turistëve.
Në zonën e Rugovës, sipas shoqatave dhe bjeshkatarëve që operojnë në këtë zonë, ekzistojnë
rreth 10 dëbana (kabina alpine) pjesërisht funksionale me kapacitet akomodimi 3 - 5 veta
zakonisht në nivelin e kullotave alpine mbi 2000, të cilat mund të përdoren nga vizitorët në
koordinim me organizatorët, udhëheqësit turistik lokal për strehim malor veçanërisht në mot të
vështirë pasi që ai varion shumë brenda një dite e stine. Këto kabina sikur dhe aspekte tjera të
infrastrukturës turistike kërkojnë investime në riparim dhe mirëmbajtje.
Gjatë vizitës në teren, janë vërejtur një numër tabelash orientuese të vendosura në qytet si dhe
përgjatë rrugës kryesore dhe vendbanimeve në Rugovë për dy shtigje ecje, emra orientues
fshatrash, akomodim etj., si dhe investime të lehta si vendosje të hartave orientuese, tavolina
dhe ulëse, ndonjë shportë mbeturinash, vende për biçikleta etj.
14
Në bazë të bisedave dhe observimit aktiv është hulumtuar niveli i bashkëpunimit ndërmjet
operatorëve turistik si dhe në mes tyre dhe shtetit. Konkurrenca jo luajale në mes një pjese të
komunitetit të operatorëve turistik në zonat e përzgjedhura dhe nevoja e pranisë së qeverisjes
locale si rregullatore, stimuluese dhe shtytëse e avancimit të sektorit të turizmit dhe qeverisjes
qendrore përmes aprovimit dhe implementimit të ligjit të amandamentuar, i cili pritet të jetë
në funksion dhe rregullim të sektorit të turizmit në vend të kontrollit dhe sanksionimit të tij,
mbrojtjes dhe planifikimit, promovimit dhe investimeve në këtë zonë të rëndësisë kombëtare
për vlerat natyrore, kulturore dhe turistike si qendër e rajonit turistik të “Alpeve Shqiptare”.
Ndërsa, vlerësohet lartë mbështetja komunale në kohë emergjence si dimri i kaluar, intensiteti i
vëmendjes dhe mbështetjes së saj kërkohet të jetë i njëjtë edhe në kushte normale meqë
nevoja është e lartë, në veçanti në fillet e hershme të zhvillimit të sektorit të turizmit të
organizuar në zonat e hulumtuara dhe në tërë komunën e Pejës përmes politikave fiskale,
programeve stimuluese, mbështetjes dhe rregullimit. Ndër masat e sugjeruara është krijimi I një
qendre multi funksionale në brendi të krahinës malore të Rugovës, respektivisht qendrën e
“Alpeve Shqiptare”.
Kjo qendër duhej të pajiset me infrastrukturë minimale të nevojshme, mjete teknike, logjistike
dhe kapacitete njerëzore për menaxhimin e kësaj pasurie natyrore dhe kulturore me vlera
kombëtare dhe universale, menaxhimin e situatave emergjente, informimin dhe ofrimin e
asistencës, vizitorëve dhe popullatës, për planifikim dhe implementim iniciativash për zhvillimin
e qëndrueshëm të zonës dhe më gjerë. Ajo shërben si ndërlidhje e krahinës malore, popullatës
së saj dhe vizitorëve të saj me pjesën tjetër në komunës së Pejës dhe me komunat fqinjë që
përfshihen në rajonin turistik “Alpet Shqiptare” si dhe komunat e zonës ndërkufitaredhe më
gjerë, në kuadër të zhvillimeve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm si dhe mbrojtjen e
mjedisit dhe përfshirjen aktive, bashkëpunimin në iniciativat ndërlidhëse turistike dhe të tjera
zhvillimore në procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane. [1]
15
Kapitulli II
2.0. Burimet Natyrore - Resurset Turistike
2.1 Bjeshkataria
Bjeshkataria është aktiviteti i cili praktikohet në masë të madhe nga popullata lokale por edhe
nga vizitorët e shumtë që e vizitojnë Pejën. Është pjesa e regjionit malor e Rugovës e cila i ofron
shtigjet për ecje malor të cilat janë mjaft atraktive dhe aventuriere për të gjithë adhuruesit e
bjeshkatarisë dhe kohës së lirë. Shtigjet të cilat janë të punuara janë të dizajnuara me qëllim që
të ofrojnë aventura të ndryshme gjatë ecjes, të cilat kalojnë përmes bukurive të rralla të
natyrës, egërsisë së florës, vizitës së ujëvarave e deri tek lidhja e tyre me akomodimin dhe
kulturën e traditën e vjetër të banorëve të Rugovës.
16
2.2 Çiklizmi Rekreativ
Peja qytet i çiklizmit siç njihet edhe ndryshe është vend i cili ofron mundesi të shumta
rekreative për adhuruesit e këtij aktiviteti. Pozita e mirë e shtrirjes dhe shtrirja e rrafshët e
qytetit ka mundesuar që biçiklizmi të jetë një aktivitet shumë i adhuruar të banorët vendas.
Tanmë janë zhvilluar edhe shtigjet e çiklizmit malor në rajonin e Rugovës të cialt kanë vështirësi
të ndryshme në bazë të aftesive fizike të adhurueseve të këtij aktiviteti.
Kjo është madhështia e majave të këtij vendi natyror të quajtur Rugova. Ofron mundësi të
pushtimit të këtyre majave edhe për adhuruesit e alpinizmit por edhe të rekreacionit që
dëshirojnë sfida dhe përballje me vështirësitë natyrore. Në këtë rajon gjenden më se 19 maja të
cilat kanë lartësi mbi 2000m mirëpo ndër to që veçohen për nga karakteristikat bjeshkatare dhe
alpine janë: Guri i Kuq me lartësi prej 2522 m, Maja e Çfërles me lartësi prej 2461m, maja e
Hajles me lartësi prej 2403m si dhe maja e Vjellakut në lartësi prej 2014m si pjesë përbërëse me
majën e Peklenës.Për pushtimin e këtyre majave është e nevojshme që ti keni pajisjet e duhura
të bjeshkatarisë.
2.7 Paraglid
Tani në qytetin e Pejës janë dy baza kryesore ku adhuruesit e paraglides mund të zhvillojnë
aktivitetine tyre. Njëra gjendet në vendin e quajtur Maja e Zezë e cila ka lartësi mbidetare prej
1900m dhe është shumë pozitë atraktive pasi që prej saj mund të shoshësh gjithë qytetin e
Pejës e pothuajse edhe gjithë Dukagjinin gjatë fluturimit, dhe tjetra gjendet në fshatin Lipë në
pjesën veriore të Pejës në drejtim nga ujëvara e Drinit të Bardhë.
20
Kapitulli III
3.1 Popullësia
Të gjitha vendbanimet ne Rugove karakterizohen me dendësi të vogël të popullsisë dhe janë
kryesisht vendbanime të thella malore që gjenden larg qendrave urbane, me një zhvillim të ulët
ekonomik dhe me kushte jo të favorshme. Ky vend shrytezohet nga fshataret vetëm gjatë
sezonit verore, për kullotjen e bagetive dhe veprimtarit tjera si: per perimtari, bletari, bimë
mjekuese etj.
Për arsye të lartesis mbi detare të madhe, kushteve atmosferike, si dhe largesis nga qyteti rrallë
herë është e banueshme gjatë sezoneve tjera.
3.2 Fauna
Regjioni i Rugovës përbën kompleks habitatesh të përshtatshme për praninë e madhe të
organizmave të gjallë. Në regjion rezulton një faunë e pasur si për nga diversiteti, shtrirja dhe
llojet e rralla e të rrezikuara në shkallë kombëtare. Nder me te njohurat jane: Urithet, Ketri i
kuq, Brejtesit, Arinejt, Qenet, Lepujt. Dhelperat, Shqiponja e Maleve,Korbi, etj.
Regjioni i Rugovës karakterizohet nga një larmi habitatesh, si: livadhe e kullota subalpine e
alpine, shkurre e shkurreta, pyll qarri, ahu e halorë, kodrina, gropa e shpate, përrenj e gryka,
zallishte e çakëllishte dhe ujë lumi,gurrash e pusesh, shpella,kthina e gropa karstike, toka
gjysmë të lagështa , pothuaj të thata e gëlqerore, acide me ngjyrë të purpurt, te kuqe e të zezë,
me gropa, brigje e lugaja, masive shkëmbinjsh e gurë të derdhur.
Treva e Rugovës ka klimë të lagësht kontinentale me ndikim malor, verë të shkurtër dhe të
nxehtë ndërsa dimër të gjatë e të ashpër. Pranvera është e vonë dhe temperatura ndryshon
brenda ditës. Orët me diell nuk janë të gjata. Si rezultat i konfrontimit të rrymave të nxehta e të
lagështa detare me ato kontinentale janë reshjet e shumta.
Maksimalja e reshjeve është në muajin dhjetor (372.6 mm) ndërsa ato vjetore shkojnë deri në
(1336 mm).
Minimalja mujore është në korrik (0.3 mm) ndërsa vjetore (540.6 mm).
Dëbora është e pranishme deri në gusht, madje në vitet e ’90-ta ka pasur rënie edhe në gusht.
Lartësiae saj shkon prej 30cm deri në 2 m.
Temperatura mesatare në pranvera është 4.4°C – 7.5° C, në verë 10.6°C – 17.2°C, në vjeshtë
5.2°C dhe në dimër -10°C deri në -15°C
22
(Figura 3.4.) Veqoritë Klimatike
23
3.6 Shfrytëzimi i Tokës
Në aspektin e shtrirjes vertikale të vegjetacionit pjesën më të madhe në pjesën e poshtme e
përfshinë vegjetacioni gjetherënës, në atë të epërme ai halor, ndërsa mbi kufirin e epërm pyjor
gjendet edhe vegjetacioni i kullosave. Në pyjet gjethërënëse dominojnë Dushku dhe Ahu , kurse
prej halorve Bredhi, Hormoqi. Kullosat - janë kategori e veçantë e vegjetacionit barishtor dhe
përbëhen kryesisht nga kullosat dhe livadhet.
24
3.8 Stanet
Stanet paraqesin shtëpi sezonale për strehim të fshatarëve, që shfrytëzohet për kullotjen e
bagëtive dhe veprimtarive tjera si: për pemtari, bletari, bimë mjekuese etj. Stanet shtrihen
kryesisht në lartësi më të mëdha në bjeshkë dhe shfrytëzohen gjatë sezonës së verës. Disa prej
tyre sot shfrytëzohen edhe në formë të bujtinave, për pushim rekreues gjatë tërë vitit dhe
paraqesin potencial për zhvillim të turizmit malor e njëherit edhe atij ekonomik të vendit.
Përdorimi i elementeve tradicionale dhe aplikimi i tyre në ndonjë pjesë të ‘’Rezortit Malorë’’
Ka qenë kriterë ose koncepti themelorë, kryesorë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve
turistike në këtë lokacion. Përdorimi i këtyre elementeve ka edhe benifite të mëdhaja në
përdorimin e materialeve të reciklueshme dhe disa materiale me koeficient të lartë në kursim
të energjisë, duke e bërë projektin më origjinal dhe tipik për kontekstin rrethues.
27
(Figura 4.1) Skica gjatë zhvillimit të Projektit
(Figura 4.2) Konaku i Tahir Beut (Figura 4.3) Kompleksi i banimit “Emin Gjiku”
- Nga Konaku i Tahir Beut dhe Kompleksit Emin Gjiku janë marrë disa elemente arkitektonike si
Qardaku dhe Dritaret, duke i shfrytezuar në projektimin dhe dizajnimin e hotelit, qardaku si
hapësirë e veqantë për pritje të musafirëve, si dhe krakteristikë e dritareve më shumë hapje.
28
Kapitulli V
5.0 Analiza dhe Studime të lokacionit
Pozita gjeografike - Shtupeqi i Madhë është një fshat i Rugovës i cili gjendet 12 km prej qytetit
të Pejës.
Potencialet Natyrore - Me pasuritë e mëdha që disponon rajoni malor i Rugovës ofron mundësi
të shumta për kryerjen e aktiviteteve rekreative-sportive, ku shumë dashamirë të natyrës,
entuziastë të bjeshkëve dhe sportist e kalojnë kohën duke shijuar ajrin e pastër, natyrën e gjallë
dhe kënaqësinë e pamjeve piktoreske e deri te aktivitetet ekstreme.
29
Topografia- Kjo trevë malore gjendet 1800 metra lartësi mbidetare, është terren i pjerrët,
kryesisht me livadhe e male.
Klima - Treva e Rugovës ka klimë të lagësht kontinentale me ndikim malor, verë të shkurtër dhe
të nxehtë ndërsa dimër të gjatë e të ashpër. Pranvera është e vonë dhe temperatura ndryshon
brenda ditës. Orët me diell nuk janë të gjata. Si rezultat i konfrontimit të rrymave të nxehta e të
lagështa detare me ato kontinentale janë reshjet e shumta. Dëbora është e pranishme deri në
gusht, madje në vitet e ’90-ta ka pasur rënie edhe në gusht. Lartësia e saj shkon prej 30cm deri
në 2m.
1. Dizajn të Qëndrueshëm,
2. Fleksibilitet,
3. Funksion,
4. Strukturë,
5. Materiale të Reciklueshme,
6. Ekosistem,
7. Elemente Tradicionale,
Nga ky fokusim është vërtetuar se nëse këto mund të jenë atëherë ne përfitojm benifite të
shumta duke i kthyer humbjet e energjisë në prodhues të energjisë, duke siguruar jetesë më të
mirë e më të përshtatshme.
30
5.1 Analizat e Qasjes
Rruga përmes Fshatit Shtupeq i Madhë është rruga kryesore e cila të dërgon në lokacion, rruga
deri të fshati është e asfaltuar, kurse pjesa mbi fshat e deri te lokacioni nuk është e rregulluar
mirë, ajo mirëmbahet dhe rregullohet me inciativën e vetë të banorëve dhe pronarëve të
tokave të asaj pjese.
Rruga përmes Fshatit Shtupeq i Vogël për nga distanca është rrugë më e shkurtër, por më e
mundimshme, përshkak të kthesave të shumta që janë.
Rruga e re e Planifikuar në ndërtim përmes maleve të Peklenes është rrugë e cila është e hapur
vetëm një pjesë e saj, për shkaqe financiare pjesa tjetër ka mbetur pa u përfunduar.
31
5.2 Analizat Analitike
32
(Figura 5.2) Analizat Analitike të Lokacionit
- Analizat analitike janë krijuar për kuptimin e shpejtë dhe të qartë të qasjes në lokacion,
lëvizshmërisë, këndeve për argëtim e lojëra, gjelbërim etj. Këto analiza elaborojnë në mënyrë të
përgjithshme kontekstin e Lokacionit.
Në analizën e parë shihet programi i organizimit në parcel, më funksione të ndryshme si
parking, hotel, restorant, qendër multifunksionale, villa, parqe, kënd të lojrave.
Në analizën e dytë janë paraqitur aktivitetët të cilat bëhen në lokacion. Analiza e tretë dhe e
katërt është analiza e nyjeve dhe e qarkullimit e cila e ndanë në dy pjesë, në pjesën e sipërme
qarkullimi për vetura dhe pjesa e poshtme qarkullim për këmbesorë, e cila është e përbërë prej
shumë nyjeve të cilat lidhen mesvete. Analiza e pestë është analiza e parqeve në kompleks,një
pjesë bukur e madhe është e dedikuar për parqe dhe kënde të lojrave, kurse pjesa tjetër është
sipërfaqe e lire, e gjelbërt e cila mund të shfrytëzohet nga pushuesit. Dhe analiza e gjashtë
është analiza e topografisë, lokacioni posedon një pjerrtësi të madhe, lartësia prej izohipses së
parë nga poshtë deri te izohipsa e fundit lartë ka një lartesi prej 100 metra.
33
5.3 Analizat e kushteve atmosferike
Maksimalja e reshjeve është në muajin dhjetor (372.6 mm) ndërsa ato vjetore
shkojn deri në (1336 mm). Minimalja mujore është në korrik (0.3 mm) ndërsa
vjetore (540.6 mm).
Energji Solare
Pemë Solare
Energji me Dru
- Topografia natyrale e lokacionit në formë të veçantë krijon rrugë për qarkullim të erërave
ashtu siç përshkruhet edhe në diagram më sipër. Erërat gjatë verës por edhe gjatë dimrit janë
të ndikuara më së shumti nga jugperëndimi dhe verilindja. Vet topografia e cila ngritet në veri,
krijon hapësirat më të konsiderueshme të qarkullimit të erërave nga jugu. Maksimumi i
shpejtësisë së erërave është 12.33m/s dhe minimum është 0.3m/s
34
5.4. Silueta në Plan
35
- Silueta në Plan: Pothuajse kudo në Rugovë gjejmë radhitjen e objekteve në mënyra të
paplanifikuara. Ideja e planifikimit hapësinorë në kompleks, radhitja e objekteve të banimit për
pushim përmblidhet në një mënyrë të duhur. Trajtat e objekteve, radhitja e tyre bëhet bazuar
në atë se hapësirat ndërmjet objekteve të tregojnë qasjet e shtigjet e këmbesorëve, planifikimi i
organizimit është bërë që koncentrimi i volumeve të mëdha dhe të zhurmshme të jetë në
pjesën e sipërme, ku modeli i hotelit të jetë i vendosur në mes parcelës si pikëlidhje me
funksionet e tjera, ku në anën e majtë gjendet modeli i qendrës multifunksionale, ndërsa
pasqyrimi i qendrës, gjendet në anën e djathtë të hotelit i cili model mbetet që të zhvillohet në
të ardhmën si restaurant nëse rriten kërkesat e musafirëve kurse volumet e objekteve të vogla
të jenë të koncentruara në pjesën e poshtme, të ndara në dy pjesë, të cilat gjenden paralel me
njëra-tjetrën, ku në mes tyre të kenë të organizuara parqet dhe këndet e lojrave.
36
Kapitulli VI
6.0 Situacioni i gjerë dhe Masterplani
- Skenari i parë - është menduar që rruga të ketë prioritetin kryesor, ku ajo vije nga lartë dhe
kalon përmes parcelës duke përshkruar trajektore në mënyrë gjarpërore dhe hoteli të jetë i
vendosur në mes të parcelës ku mbi pjesën e sipërme të jetë parkingu për musafirë dhe pjesa
poshtë hotelit të jenë villat ku qasja bëhet direkt nga rruga. Janë më shumë se 10 villa dhe
secila villë ka parkingun e saj.
Rruga është menduar që të jetë një drejtimëshe nga lartë – poshtë, ku rruga që është poshtë
parcelës mund të lidhet me rrugën e sipërme.
38
(Figura 6.2.2) Skenari i dytë i organizimit të masteplanit
- Skenari i dytë - është menduar që organizimi dhe planifikimi i kompleksit që të jetë sa më pak,
ndërhyrje të vrazhda në topografi, ajo është ndarë në tre grupe të organizimit: në pjesën e
sipërme të hyrjes në kompleks, pjesa e qarkullimit me vetura si pjesa e zhurmëshme, në pjesën
e mesme ku gjindet hoteli si pikëlidhje dhe pikëtakim i të gjitha funksioneve dhe pjesa e
poshtme me villa ku kjo pjesë është më private, më e qetë ku pushuesit vinë prej hyrjes në
kompleks, parkojnë veturën në parking, marrin informatat dhe regjistrohen në hotel dhe pastaj
përmes shkallëve që janë në mes villave kalojnë në villën që kanë zgjedhur.
39
(Figura 6.2.3) Skenari i tretë i organizimit të masteplanit
40
(Figura 6.2.4) Skica të disa elementeve në planifikim të masteplanit
41
6.3 Masterplani
2. Sigurimi + Info – është i vendosur në fillim te hyrja, në një shtëpizë të vogël ku musafirët
ose turistët mund të marrin informatat e nevojshme për shërbimet që ofrohen në këtë
lokacion. Shtëpiza është e përbërë prej një zyre në pjesën nga rruga, një dhomë për
pushim dhe fjetje, e pajisur më mini-kuzhinë, krevat 2 shtretësh, tavolinë më dy karrige,
kamin dhe banjo.
43
4. Shtigjet/Rampat për këmbësorë – shtigjet e ecjës/rampat janë të organizuara në
mënyrë harkore në përshtatje më topografinë duke mos ndërhyrë në të në mënyrë të
vrazhdë. Shtigjet e ecjës/rampa prej hyrjes kryesore në kompleks, prej parkingut deri në
hotel janë të mbuluara më mbulojë ku anash janë të hapura.
5. Rrethrrotullimi për vetura – është një pjesë e vogël e qarkullimit për vetura në
kompleks, duke menduar për shfrytëzimin e sipërfaqes për gjelbrim dhe hapësirave
për aktivitete rekreative.
6. Hoteli – ka pozitë qëndrore në parcel dhe është pika kryesore në këtë kompleks.
10. Rampat – shtigjet për te villat – janë të projektuara dhe organizuara që të gjithë mund
të qasen dhe lëvizin, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara pa pasur
problem. Pjerrtësia e rampave është e llogaritur në mënyrë standarde. Rampat janë
planifikuar në mënyrë zik-zake duke e mundësuar lidhjen e të gjitha villave, duke e bërë
sa më të përshtatshme dhe sa më të lehtë qasjen në kompleks.
45
11. Hapësirat e përbashkëta të villave – në kompleks gjenden gjashtë hapësira të
përbashkëta të villave ose pika të komunikimit në mes villave, në këto pika në pjesën e
sipërme është bërë një ndërhyrje në topografi duke e shkallëzuar dhe përdorur si mini-
amfiteatër në natyrë të hapur, ku në mes të saj gjendet edhe nga një fontanë me ujë, ku
rrjedhja e ujit vie nga pjesa e sipërme e kompleksit.
(Figura 6.4.8.) Tipet e Villave, a) Villa Dhelpër, b) Villa Lepur, c) Villa Ari
46
13. Parqet/këndet e lojrave për fëmijë – kanë pozitë qëndrore në masterplan, ato janë të
organizuara në mënyrë kaskade, të pajisura me invenar për pushim dhe relaksim sidhe
me ndriqim në disa prej tyre janë të organizuara edhe lojrat për fëmijë sidhe të
mbrojtura me masa mbrojtëse.
14. Hapësirat e lira të gjelbërta – në përqindje janë hapësira të mëdha që mund të kenë
qasje të gjithë pushuesit, ajo mirëmbahet dhe kontrollohet nga stafi i kompleksit.
Në rezortin malor mund të akomodohen deri në 160 pushues, 90 pushues në hotel dhe 70
pushues nëper villa dhe në kabina malore mund të akomodohen deri 40 turist që kalojne transit
në ketë kompleks.
47
Kapitulli VII
7.1. Hoteli
7.1 Emërtimi i emrit të Hotelit
HOTEL ''BJESHKA''
Emërtimi i hotelit është bërë nga vetë emri i lokacionit, banorët e kësaj treve e quajnë
‘’Bjeshkë’’ sepse është në një lartesi mbidetare prej 1900m dhe në bjeshkë kanë dal vetëm
gjatë stinës së verës. Ndërsa ikona e hotelit është e bërë poashtu nga topografia e këtij vendi.
Hoteli është objekt i cili ofron shërbime të strehimit dhe akomodimit shërbime të ushqimit dhe
pijeve sidhe shërbime të tjera. Hoteli është e dizajnuar, konstuktuar dhe pajisur që të gjithë
musafirëve t'ju ofroj komoditet dhe siguri.
48
Hoteli gjatë projektimit dhe dizajnimit ka pasur për detyrë që t’i plotësoj disa kritere si më
poshtë:
49
7.3 Situacioni i Gjerë
Legjenda
6. Shtigjet/Rampat për këmbësorë,
7. Rrethrrotullimi për vetura,
8. Hoteli,
9. Qendra Multifunksionale,
10. Hapësirë për zhvillim në të ardhmen,
11. Shkallë.
Modeli i hotelit është në zonën e topografisë së pjerrtë dhe më afër qasjes nga rruga kryesore.
Në situacion më të gjerë vërehet qartë konteksti, mundësia e parkimit, mundësia e qasjes në
objekt, lidhja me objektet tjera, daljet emergjente etj. Hoteli është i vendosur në një pozitë të
favorshme, ku është si pikëlidhje mes funksioneve tjera.
50
7.4 Koncepti
52
7.7 Skema e vendosjes së bërthamave (ashensorëve dhe shkallëve kryesore),
shkallëve emergjente dhe korridoreve të hotelit
53
7.9 Planimetritë e Hotelit
Baza e Bodrumit
Legjenda
- Salla e Konferencave ka një kapicitet prej 116 ulëse, ku shfrytëzohet për mbajtjen e takimeve,
trajnimeve, konferencave të ndryshme dhe i është zgjidhur problemi i trajtimit akustik, afër
sallës është edhe dhoma e pajisjeve audio-vizuele dhe përkthyesit si dhe salla e mbledhjeve.
54
Baza e Përdhesës
- Recepcioni është i vendosur në hyrje të hollit të pritjes, ai është i pajisur me banak dhe
infrastrukturë të nevojshme, në recepcion musafireve u ofrohen të gjitha shërbimet e
nevojshme, si rezervimet, ç’lajmerimet, pagesat dhe informatat e ndryshme. Në recepcion
gjendet edhe lista e çmimeve, kasaforta, sidhe depoja për vendosjen e përkohshme të bagazhit.
- Holli i pritjes është i pajisur me mobilieri të nevojshme për pritje të mysafirëve, poashtu holli
është i dekoruar me arkitekturë në përshtatje me mjedisin rrethues.
55
Baza e Katit të parë
Legjenda
Legjenda
1.Holli 9.Ballkon
2.Mini-Dyqan 10.Banjo
3.Qardaku 11.Shkallët Emergjente
4.Kënd i Lojrave 12.Kthina e Shërbimeve të personelit
5.Dhomë e Tipit B 13.Depo e Mirëmbajtjes
6.Banjo 14.Zyra e Menagjerit
7.Ballkon 15.WC / Personel
8.Dhomë e Tipit C
57
Baza e Nënkulmit
1.Holli,
2.Dhomë e Tipit D,
3.Banjo,
4.Ballkon,
5.Shkallët Emergjente,
6.Kthina e Shërbimeve te personelit,
7.Depo e Mirëmbajtjes,
8.Zyra e Menagjerit.
- Zyret e Personelit - janë të vendosura në tri etazhe të hotelit, ato kanë komunikim vertikal
dhe hyrje të posaqme nga pjesa tjetër e hotelit, ato në një etazh kanë edhe nyjet sanitare.
58
7.10 Prerjet dhe Dukjet
- Një nga kriteret për organizim dhe dizajnim të hotelit me rëndësi është edhe ventilimi
natyrorë, hoteli në të shumtën e hapësirës së tij ventilohet në mënyrë natyrale, por gjithashtu
është i pajisur edhe me ventilim artificial gjë që e rritë komoditetin e hotelit.
7.13 Diellosja
- Pozita gjeografike dhe Shtrirja e hotelit në këtë mënyrë të favorshme, ka mundësuar që hoteli
të jetë i diellosur në pjesën më të madhe të objektit dhe në pjesën e grupacionit të dhomave,
ku prej lindjes së diellit deri në perëndim të tij hoteli është nën rrezën e diellit.
62
7.14 Energjia
- Hoteli është shpenzuesi më i madh i energjisë në këtë kompleks pandaj nevojitet më shumë
energji siedhe vetë tematika e projekti në dizjan të qëndrueshëm atëherë është përdorur
energjia solare si furnizuesi kryesor me energji, energji me pemë solare.
7.15 Materiale
63
(Figura 7.15.) Detal i pllakës
Hoteli është i vendosur në lokacion ‘’Lehtësisht mbi Tokë’’ duke mos e dëmtuar dhe e prishur
topografinë, ai në raport me tokën është një volum jo shumë i madhë, duke mos u bërë
barrierë e madhe në lokacion, ai është përshtatur topografisë dhe ambientit përreth.
64
7.17 Vizurat
Përshkak të pozitës së mirë gjeografike dhe 1700m mbi lartësin detare, atëherë hoteli ofron
pamje piktoreske malore, dhe atë në 180o nga të gjitha pjesët e hotelit, mund të shihen disa
fshatra të Rugovës.
65
7.18. Pamje 3D të Hotelit
66
(Figura 7.18.) Pamje të Imazheve atmosferike të Hotelit
67
Kapitulli VIII
8.0 Villat
• Dhelpra si dinamike dhe më e shpejtë është reprezentuese për personat që janë banues
për kohë më të shkurtër.
• Nga sjellja e ngathët e lepurit dhe nga natyraliteti i tij frikësues, villa mbështet në tiparet
nga lepuri duke i kthyer këto tipare në sipërfaqe, kohëzgjatje dhe numër të anëtarëve.
• Ariu si kafshë është e madhe dhe e rënd - përkëtë arsyje është e konceptuar për një
familje më të madhe e cila mund të jetë e përbërë prej 3 gjeneratave.
- Villa është njësi hoteliere për vendosje të pushuesve me arkitekturë të veçantë, në përshtatje
me vendndodhjen, me hyrje të pavarura, me mobilim,standard dhe me të gjitha pajisjet e
nevojshme.
Pamja e jashtme, zgjedhja konceptuale arkitektonike, origjinaliteti dhe përshtatshmëria e
njësisë për vendosje është në përshtatje me vendndodhjen e fshatit dhe karakteristikat
specifike të zonës.
4 Villa ‘’Dhelpër’’
6 Villa ‘’Lepur’’
6 Villa ‘’Ari’’
68
Lokacioni dhe rëndësia e tij
Të kuptuarit e sistemeve që e rrethojnë një ndërtesë (i.e. një vilë) është çelësi i një dizajni të
qëndrueshëm multiperformativ. Këtu përfshihen sistemet e konstruksionit, të eksploatimit dhe
prodhimit të materialeve dhe sistemet ekzistuese të vetë lokacionit. Duke observuar dhe
dizajnuar një vilë në harmoni me të gjitha këto sisteme, ne mund t'i bashkangjitemi sistemeve
natyrale dhe të mos e shkatërrojmë ambientin. Sistemet e lokacionit na sigurojnë në mënyrë
gjenerative zgjidhje për “problemin” para syve tanë.
“Një ndërtesë duhet të RRITET nga lokacioni sikurse ta rris vetë Natyra: nga brenda jashtë, dhe
të formësohet nga forcat të cilat e rrethojnë atë”.
Frank Lloyd Wright
‘’Dhelpra është kafshë gjitare, grabitqare, me trup shumë të shkathët, me turi të mprehtë, me
bishtë të gjatë e të dendur si shtëllungë, që është shumë dinake dhe e guximshme.’’
Model është i krijuar nga tiparet e Dhelprës si dinamike dhe e shpejtë, është reprezentuese
për personat që janë banues për kohë më të shkurtër në villë.
70
8.3.1. Koncepti
- Sa i përket organizimit të villës, villa është e ndarë në 3 zona: zona shoqërore, zona e
shërbimeve, zona private si dhe komunikimi vertikal. Zona shoqërore dhe e shërbimeve janë të
vendosura në një planimetri duke e bërë ndërlidhjen mes vete sipas funksioneve, kurse zona
private është e vendosur në katin e sipërm duke ju ofruar privatësi dhe qetësi. Ndërlidhja mes
zonave dhe funksioneve shihet me qartë në figurën më lartë (fig.9.5.1)
71
8.3.2. Planimetrit
(Figura 8.3.2.)
- Qasja në villë bëhet përmes shkallëve, në të cilat ngjitësh prej hapësirës së përbashket të
villave, villa para hyrjes ka terrasa për pushim, në hyrje gjendet erëmbojtësi ku përmes tij kalon
në qëndrim ditorë, kuzhinë, tryezari, banjo dhe përmes shkallëve kalon në nënkulm e cila është
e dedikuar për hapësirë për fjetje dhe garderobë dhe në mes villës gjendet oxhaku ku i jep një
madhështi dhe ngrohtësi artikulimit të hapësirës.
72
8.3.3. Prerjet
8.3.4. Detalet
73
8.3.5. Aksiometria e Eksploduar
74
8.3.6. Fasadat
Një panel translucent i cili ventilon murin siguron një lloj dritare për të parë edhe brendësinë e
murit – ledhet a kashtës të cilat e izolojnë gjysmën e mureve të jashtme të objektit. Të lehta për
t'u manipuluar dhe për t'u vendosur në vend, ledhet vendosen përbrenda kornizës strukturale
nga druri. Me vlera të larta izoluese, çmim të ulët, ledhet e kashtës paraqesin një material të
ripërtritshëm që përmban në vete avantazhe të mëdha mbi shumë metoda të izolimit dhe
konstruktimit të mureve.
Çatia e villës është e pjerrët në dy anët, duke lejuar që dy anët e kulmit të marrin, sa më shumë
diellosje gjatë dimrit. Panelet prej qelqi të alternuara me breza prej Power Glass (xhami
energjetik) mundësojnë thithjen dhe ruajtjen e energjisë së diellit gjatë dimrit.
75
8.3.8. Ventilimi
- Kjo shtëpi ka përparsi të veqanta pasi dizajni i jashtëm i saj lejon që depërtimi i rrymave të
ajrit të qarkulloj lehtësisht përreth objektit duke e ventiluar dhe duke penguar depërtimin e
ajrit të ftohtë në të.
8.3.9. Energjia
- Sistemi i energjsë në këtë villë është sistem më pemë solare, dhe me ngrohje më zjarre.
Një pemë solare akumolon mjaftueshëm energji për një villë me tre dhoma gjumi dhe ndezja e
zjarrit ka një sistem që ngrohë një pjesë të villës.
76
8.3.10 Reagimi ndaj Vendit
8.3.11 Vizurat
Përshkak të pozitës së mirë gjeografike, lartësisë mbidetare, topografisë së pjerrët, pra këto
kushte i ofrojnë villave pamje piktoreske malore nga të gjitha pjesët e villave.
77
8.3.12. Pamje 3D të villës ‘’Dhelpër’’
78
8.4 Villa Lepur
Nga sjellja e ngathët e lepurit dhe nga natyraliteti i tij frikësues, villa mbeshtet në tiparet nga
lepuri duke i kthyer këto tipare në sipërfaqe, kohëzgjatje të pushimeve dhe numër të
anëtarëve.
79
8.4.1 Koncepti
- Sa i përket organizimit të villes, villa është e ndarë në 3 zona: zona shoqërore, zona e
shërbimeve, zona private dhe komunikimi vertikal. Zona shoqërore dhe e shërbimeve janë të
vendosura në një planimetri duke e bërë ndërlidhjen mes vete sipas funksioneve, kurse zona
private është e vendosur në katin e sipërm duke ju ofruar privatësi dhe qetësi. Ndërlidhjen mes
zonave dhe funksioneve shihet më pastër në figurën më lartë (fig.9.4.1)
80
8.4.2. Planimetrit
Qasja në këtë villë banimi bëhet direkt nga parku i përbashkët i villave, në planimetrin e
përdhesës janë të vendosura, qëndrimi ditorë, kuzhina me tryezari, banjo dhe dhomë gjumi, ku
përmes shkallëve që të shpien për nënkulm që janë në mes qëndrimit ditore, gjendet një
dhomë gjumi e madhe e pajisur më garderobë dhe ka dalje në ballkon.
81
8.4.3. Prerjet
8.4.4. Detale
82
(Figura 8.4.4) Mënyra e punimit të Shinglave dhe Vendosja e tyre.
83
8.4.5. Aksiometri e Eksploduar
Eksploadimi i objektit, ndarja e strukturës, funksionit, hapjeve shfaqë qartë mënyrën e zhvillimit
të objektit, strukturalizmin, mbulimin dhe mbështjelljen.
Aksionometria e eksploaduar nga shputat e themelit, gjithmonë është e rëndësishme të
theksohet se struktura e objektit e cila fillon nga substruktura , respektivisht shputat e betonit
të armuar të vendosur në terren të pjerrtë si shputa të ndara dhe që lidhen në superstrukturë
me traje lidhëse i japin objektit fortësinë e nevojshme.
Në aksionometri eksploaduese vërehen edhe emërtimet e komponentëve kryesore dhe
procesin e zvogëlimit të kalueshmërisë termike.
84
8.4.6. Fasadat
- Fasadat e objekteve shprehin hierarki, simetri, balancë dhe kompozim të duhur. Materiali i
përdorur në objektë, mënyra e hapjes dhe forma shfaqin karakteristika të veqanta.
85
8.4.8. Ventilimi
- Kjo shtëpi ka përparësi të veqanta pasi dizajni i jashtëm i saj lejon që depërtimi i rrymave të
ajrit të qarkulloj lehtësisht përreth objektit duke e ventiluar dhe duke penguar depërtimin e
ajrit të ftohtë në të.
8.4.9. Energjia
- Sistemi i energjisë në këtë villë është sistem me pemë solare, dhe me ngrohje me zjarrë.
Një pemë solare akumolon mjaftueshëm energji për një villë më tre dhoma gjumi dhe ndezja e
zjarrit ka një sistem që ngrohë një pjesë të villës.
86
8.4.10. Reagimi ndaj Vendit
- Kjo villë ndërhynë pak në topografi. Si synim i zhvillimit ekologjik dhe për të mos dëmtuar
topografinë është menduar që në pjesën e poshtme të vendoset dheu dhe të ngjeshet, duke
mos ndërhyrë ose fare pak në topografi pandaj vlerësimi i reagimit të kësaj ville për këtë
lokacion mbetet i ulët.
8.4.11. Vizurat
- Përshkak të pozitës së mirë gjeografike, lartësis mbidetare, topografisë së pjerrët, pra këto
kushte i ofrojnë villave pamje piktoreske malore nga të gjitha pjesët e villave.
87
8.4.12. Pamje 3D të villës ‘’Lepur’’
88
8.5 Villa Ari
‘’Ariu është kafshë gjitare mishngrënëse me katër këmbë, bën pjesë në familjen
e kafshëve grabitqare. Në përgjithësi, ariu njihet si kafshë vetmitare. Zakonisht është aktiv
natën, por nganjëherë edhe ditën. Ariu shquhet për një nuhatje të shkëlqyeshme. Megjithëse
ariu ka një trup të madh e të rëndë, ai mund të vrapojë shpejt, të ngjitet në pemë dhe të notojë.
Arinjtë në shumicën e rasteve ecin shumë ngadalë por nëse del në gjueti mund të vrapoj deri në
50 km/h.’’
Ariu si kafshë është e madhe dhe e rënd - për ketë arsyje është e konceptuar për një familje më
të madhe e cila mund të jetë e përbërë prej tri gjeneratave.
89
8.5.1 Koncepti
- Sa i përket organizimit të villës, villa është e ndarë në 3 zona: zona shoqërore, zona e
shërbimeve, zona private dhe komunikimi vertikal. Zona shoqërore dhe e shërbimeve janë të
vendosura në një planimetri duke e bërë ndërlidhjen mes vete sipas funksioneve, kurse zona
private është e vendosur në katin e sipërm duke ju ofruar privatësi dhe qetësi. Ndërlidhjen mes
zonave dhe funksioneve shihet me qartë në figurën më lartë (fig.9.5.1)
90
8.5.2 Planimetrit
- Qasja në Villë bëhet nga dy anët, nga pjesa e sipërme që zbret poshtë në platonë e viles, dhe
nga ana perëndimore që është në nivel më platon. Hyrja përcillet me një hapësirë të qëndrimit
ditore, tryezari, kuzhinë, kënd relaksimi, banjo ndërsa hapësirat e fjetjes gjenden në katin e
sipërm.Dhomat e gjumit të orientuara në lindje e perëndim kanë garderobë personale dhe
banjo të veqanta. Këto dhoma kanë hapësirë të konsiderueshme dhe të nevojshme për një
familje prej 6 anëtarësh.
91
8.5.3. Prerjet
8.5.4. Detalet
92
8.5.5. Aksiometria e Eksploduar
Eksploadimi i objektit, ndarja e strukturës, funksionit, hapjeve tregon qartë mënyrën e zhvillimit
të objektit, strukturalizmin, mbulimin dhe mbështjelljen e villës.
93
8.5.6. Fasadat
- Dukjet e objekteve shprehin hierarki, simetri, balancë dhe kompozim të duhur. Materiali i
përdorur në objektë, mënyra e hapjes dhe forma shfaqin karakteristika të veqanta.
94
8.5.7. Materializimi
(Figura 8.5.7)
- Ky model është i përbërë nga një material karakteristikë dhe i veqantë poashtu edhe delikat,
kashta është një material më koeficentë të lartë termik, qysh në kohët e lashta është përdorur
për mbulesë të çative dhe izolim. Në këtë villë kulmi dhe një pjesë e murit është e mbështjellur
nga kashta është material i reciklueshëm dhe gjendet në këtë lokacion, mirëpo duhet pasur
kujdesë në mirëmbajtje pasi është material delikat ndaj lagështis dhe zjarrit. Kurse pjesa tjetër
e murit është e bërë nga konstruksioni i drurit të parafabrikuar.
8.5.8. Ventilimi
- Futja e një mase të vëllimit në tokë, drejtimi i hapjeve karshi ndikimit më të madhë të erërave,
mënyra e hapjeve, mënyra e kulmit me hapje anësore mundësojnë ventilim të tërësishëm të
kësaj ville.
95
8.5.9. Energjia
- Sistemi i energjisë në këtë villë është sistem me pemë solare, dhe me ngrohje me zjarrë.
Një pemë solare akumolon mjaftueshëm energji për një villë me tre dhoma gjumi dhe ndezja e
zjarrit ka një sistem që ngrohë një pjesë të villës.
8.5.10. Diellosja
96
8.5.11. Reagimi ndaj Vendit
- Si strategji e kontekstualizimit reagimi i objektit ndaj vendit pas analizave të bëra të dritës,
erërave dhe qasjeve është nyja kryesore e zhvillimit të një masterplani të mirfilltë. Si ndërtim
ekologjik kjo zonë e cila synohet që të zhvillohet duke mos dëmtuar ambientin preferon që të
ketë sa më pak ndërhyrje në topografi.
Si reagim i objektit ndaj vendit janë bërë disa hulumtime sesi një objektë do t’i përshtatej më së
miri topografisë, ku objekti në pjesën e prapme është i futur në tokë duke mos bërë ndërhyrje
të mëdha në topografi gjë që shihen në figurën e mësipërme.
8.5.12. Vizurat
- Përshkak të pozitës së mirë gjeografike, lartësisë mbidetare, topografisë së pjerrët, pra këto
kushte i ofrojnë villave pamje piktoreske malore nga të gjitha pjesët e villave.
97
8.5.13. Pamje 3D të villës ‘’Ari’’
98
Kapitulli IX
Qendra multifunksionale është në shërbim i klienteve të cilët janë duke pushuar në kompleksin
hotelier për çlodhje dhe relaksim. Qendra në dizpozicion të saj ka dy pishina një të jashtme dhe
një të brendshme ku pushuesit mund ta përdorin në të gjitha stinet dhe më funksionet
percillese si xhakuzi, palestër, saunë, etj.
Situacioni i Gjerë
99
9.1 Planimetria
100
9.2 Prerja
9.3. Materializimi
I gjithë konstruksioni i këtij objekti është i bërë nga materiali i drurit, përveç bazamentit të
pishinave, muret janë nga druri dhe janë të parafabrikuara dhe me materiale izoluese. Po ashtu
edhe konstruksioni I kulmit është nga druri, dritaret janë Trishtresore : Glazing triple - Xenon fill
Clear - Low E me kornizë nga druri janë elemente bazë të zvoglimit të kalueshmërisë termike
deri në 50%.
101
9.4. Fasadat
Kjo trevë është e pasur me burime me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë të cilat gjenden në distanca
shumë të afërta njëra me tjetën.
Prej lugjeve të shumta më ujë lind edhe idea për krijimin e pishinave, po ashtu edhe forma e
tyre.
103
9.6. Ekosistemi
Sistemi i grumbullimit të ujit bëhet në disa mënyra grumbullimi prej dy burimeve ujore që
gjenden afër lokacionit dhe grumbullimi prej të rreshurave atmosferike, ndërsa sistemi i
ngrohjes bëhet në dy mënyra, sistem me energji solare të cilat janë të vendosura në kulmin e
ndërtesës dhe sistemi me energji solare me pemë (një pemë ka kapacitet të ngrohë një shtëpi
më tre dhoma), ku energjia e cila akumulohet prej pemëve, një pjesë shfrytëzohet për ngrohje
të ujit kurse pjesa tjetër për ndriqim, ngrohje e ventilim.
Ventilimi i objektit bëhet në mënyrë natyrale.
104
9.7. Pamje 3D e Qendrës Multifunksionale
105
Kapitulli X
10.0 Kabina Malore
Këto kabina janë planifikuar për turistet të cilet kalojnë tranzit nga kjo anë të cilët kanë
mundësin të pushojnë ndonjë natë dhe të nesërmen të nisen në destinacionin ku e kanë
planifikuar, gjithesejë janë të projektuara 12 kabina me dy modele të ndryshme që dallojnë për
nga numri i shtretërve.
Secili modul është i standardizuar 2,8 x 1,2 m dhe 2,6m i lartë. Muret janë formuar nga panele
izoluese prej 30cm, ndërsa kulmi është i perber nga materiali translucent. Panelet prej qelqi të
alternuara me breza prej Power Glass (xhami energjetik) mundësojnë thithjen dhe ruajtjen e
energjisë së diellit gjatë dimrit.
106
10.1 Organizimi i Kabinave
107
Bibliografia
3. Herzog, Natterer, Schweitzer, Volz Winter, ‘’Timber Construction Manual’’ Edition Detail
Munich, 2008
4. Theodor Hugues, Ludwig Steiger, Johann Weber, DETAIlPraxis ‘’Timber Construction’’ 2004
5. Joanne Denison and Chris Halligan, ‘’Building Materials and the Environment’’ 2010 Stephen
Gorge & Partners LLP
108
Referencat
[1] Komuna e Pejës, ‘’Strategjia për zhvillimin Ekonomik në komunën e Pejës 2013-2017’’, Viti
2012
[2] Ministria e Tregetisë dhe Industrisë, ‘’Udhëzim Administrativ Nr.17/2010 për Klasifikimin
dhe Kategorizimin e Objekteve Hoteliere, Viti 2010
[3] Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, PLANI HAPËSINOR Parku Kombëtar
“Bjeshkët e Nemuna”, Prishtinë Shkurt 2015
[5] Databazes te Trashegimise Kulturore te Kosoves, Kompleks banimi "Emin Gjiku" - Muzeu
Etnologjik, Prishtinë
http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8943
109