You are on page 1of 61

University for Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

Fall 10-2018

MENAXHIMI DHE ORGANIZIMI I PUNISHTES


Raif Fejza
University for Business and Technology - UBT

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Part of the Engineering Commons

Recommended Citation
Fejza, Raif, "MENAXHIMI DHE ORGANIZIMI I PUNISHTES" (2018). Theses and Dissertations. 482.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/482

This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been
accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For
more information, please contact knowledge.center@ubt-uni.net.
Kolegji UBT
Fakulteti për Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë)

MENAXHIMI DHE ORGANIZIMI I PUNISHTES


Shkalla Bachelor

Tetor / 2018
Prishtinë

I
Kolegji UBT
Fakulteti për Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë)

Punim Diplome
Viti akademik 2017-2018

Raif Fejza

MENAXHIMI DHE ORGANIZIMI I PUNISHTES

Mentori: Prof.Dr.Muhamet Ahmeti

Tetor/ 2018

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të


pjesëshme për Shkallën Bachelor

II
ABSTRAKTI

Qëllimi i këtij punimi është rritja e cilësisë dhe efektivitetit të proceseve të menaxhimit,
monitorimit dhe kontrollit të projekteve inxhinierike, duke paraqitur një model të avancuar për
llogaritjen e performancës së tyre. Integrimi dhe ndërthurja e koncepteve matematikore,
ekonomike dhe inxhinierike, për vlerësimin e avancimit fizik të projektit, lëvizjes së flukseve
monetare, shpërndarjes të burimeve të nevojshme dhe llogaritjes të afateve kohore, mund të
konsiderohet si niveli më i lartë i menaxhimit dhe kontrollit të projekteve inxhinierike.

Nga studimi i menaxhimit te ndertimit ne Kosove, mund te perfundohet se kjo veprimtari te


ne duhet te zhvillohet shume me teper ne te ardhmen. Ne praktik, njohurit e kësaj teorie
aplikohen ne mënyrë te pasistemuar dhe me qasje intuitive. Mungojnë pra, së pari, vetëdija se
gjërat që bëhen janë pjesë e organizimit të punës. Mungon gjithashtu lidhshmëria brenda
proceseve menaxhuese.
Duhet të kuptohet që në çdo kompani ndërtimore, primare është siguria dhe cilësia në punë,
për të ardhur deri te suksesi i saj. Suksesi i një projekti arrihet nëse ai projekt ka përfunduar pa
asnjë aksident, kohëzgjatja e punëve realizohet sipas planit dinamik që është paraparë dhe në
fund të sjell një cilësi të dëshirueshme në tregun e ndërtimit.

ABSTRACT
The purpose of this paper is to increase the quality and effectiveness of the management,
monitoring and control of engineering projects, by presenting an advanced model for
calculating their performance. Integrating and combining mathematical, economic and
engineering concepts, assessing the physical advancement of the project, moving the cash
flows, allocating the necessary resources, and calculating timeframes, can be considered as the
highest level of management and control of engineering projects .
From the study of construction management in Kosovo, we can conclude that this activity
needs to be developed much further in the future. In practice, the knowledge of this theory is
applied in an unmanaged and intuitive way. So, first, the awareness that things are done are
part of the organization of work. There is also a lack of connectivity within management
processes.
It should be understood that in every construction company, primary is security and quality at
work, to come to its success. The success of a project is achieved if the project is completed
without any accident, the duration of the works is carried out according to the dynamic plan
that is foreseen and in the end brings a desirable quality to the construction market.

3
MIRNJOHJE/FALENDERIME

Kam fatin dhe knaqësinë të shpreh mirënjohje ndaj profesorve të Fakultetit të Ndërtimtarisë
dhe gjithë stafit të UBT-së për mbështetjen dhe punën e palodhshme dhe gjithë përgjegjësinë
që kanë treguar ndaj meje dhe gjithë studentve të tjerë.

Para së gjithash, unë do të doja të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe të sinqertë për mentorin
Prof. Dr.Sc. Muhamet Ahmeti për mbikqyrjen e tij të shkëlqyer, kohën, durimin, mirëkuptimin
dhe ndihmën e pakursyer.

Një falenderim i veqantë i takon gjithë kolegve për bashkëpunimin dhe mbështetjen për gjatë
gjithë këtyre viteve të studimit.

Familjës time i jam mirënjohës për shumë gjëra, për kurajon dhe mbështetjen që më kanë ofruar
në rrugën e gjatë të arsimimit. Ky rrugëtim nuk do te ishte i mundur pa keshillat, përkrahjen
dhe mbështetjen e tyre të pa kufizuar.

Ju faleminderit të gjithëve!
Raif Fejza

4
PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI ....................................................................................................... 3
MIRNJOHJE/FALENDERIME ....................................................................... 4
PERMBAJTJA .................................................................................................... 5
LISTA E FIGURAVE......................................................................................... 7
PARATHËNIE .................................................................................................... 9
I. HYRJE ......................................................................................................................... 10
II. SHKENCA E ORGANIZIMIT TË PUNËS GJATË HISTORISË ...................... 11
III. ORGANIZIMI DHE MENAXHIMI I VENDPUNISHTËS ................................ 13
1. DISA NGA PARIMET THEMELORE TË MENAXHIMIT ................................ 13
1.1. KUPTIMI I MENAXHIMIT .............................................................................................. 13
1.2. FUNKSIONET THEMELORE TË MENAXHIMIT .......................................................... 13
1.3. SHKATHTËSITË E NEVOJSHME PËR MENAXHIM .................................................... 15
2. ORGANIZIMI I NDËRTIMIT ............................................................................... 16
2.1. RESURSET ORGANIZATIVE .......................................................................................... 17
3. PROCESET E NDËRTIMIT .................................................................................. 18
3.1. SKEMAT E ORGANIZIMIT TË PROJEKTEVE .............................................................. 18
3.2. CIKLI I PROJEKTIT .......................................................................................................... 20
4. PJESMARRËSIT NË NDËRTIM TË OJEKTVE .................................................. 24
4.1. INVESITORI ....................................................................................................................... 24
4.2. PROJEKTUESI ................................................................................................................... 25
4.3. REVIDENTI ........................................................................................................................ 26
4.4. KONTRAKTORI ................................................................................................................ 26
4.5. MBIKQYRËSI I NDËRTIMIT ........................................................................................... 27
5. NDËRTIMI DHE EKSPLOATIMI I OBJEKTEVE .............................................. 29
5.1. KOSTOJA E PUNËVE NDËRTIMORE ............................................................................ 29
5.1.1. Paramasa e punëve ndërtimore ................................................................................... 29
5.2. DOKUMENTACIONI PROJEKTUES ............................................................................... 30
5.3. MANGËSIT GJATË NDËRTIMIT TË PROJEKTIT ......................................................... 31
6. KLASIFIKIMI I KOSTOVE TË PROJEKTIT INXHINIERIK ............................ 31
6.1. QASJET NË LLOGARITJEN E KOSTOS TË NJË PROJEKTI INXHINIERIK .............. 32
7. PLANIFIKIMI DHE MENAXHIMI I AFATEVE KOHORE ............................... 34
7.1. DIAGRAMA GANTT ........................................................................................................ .35
7.2. METODA E RRUGËVE KRITIKE .................................................................................... 36
8. SIGURIA DHE SHËNDETI GJATË PUNËS ................................................................... 38

5
8.1. NEVOJA NË SJELLJEN E MASAVE PËR SIGURI DHE SHËNDET GJATË PUNËS .. 38
8.2. MASAT PËR SIGURI DHE SHËNDET GJATË KRYERJES SË PUNËVE NË
VENDNDËRTIM .................................................................................................................................. 40
8.2.1. Masat për vendndërtim ................................................................................................ 40
8.2.2. Masat për mbrojtje personale ....................................................................................... 42
8.2.3. Masat për mjedisin ....................................................................................................... 44
9. PREZANTIMI I VIZITAVE NË PUNISHTË ................................................................... 46
9.1. LOKACIONI I NDËRTESES NË ORTOFOTO ........................................................... 46
9.2. RRETH OBJEKTIT ...................................................................................................... 46
9.3. DISA PAMJE GJATË VIZITAVE NË PUNISHTE DHE KRAHASIME. .................. 47
9.3.1. Sinjalizimet ........................................................................................................... 47
9.3.2. Sigurimi i lehtësive për puntorë ............................................................................ 48
9.3.3. Siguriae punëtorëve gjatë punës ........................................................................... 51
9.3.4. Kallëpimi .............................................................................................................. 53
9.3.5. Armimi.................................................................................................................. 54
9.3.6. Betonimi ............................................................................................................... 55
9.3.7. Muratimi ............................................................................................................... 56
9.4. SKEMA E ORGANIZIMIT TË PUNISHTËS .............................................................. 57
9.5. PARAMASA DHE PARALLOGARIA E PUNËVE NDËRTIMRE ............................ 58
9.6. CAKTIMI I KOHËZGJATJEVE TË AKTIVITETEVE. .............................................. 63
9.7. PLANI DINAMIK KOHOR I EKZEKUTIMIT TË PUNËVE - GANTOGRAMI ...... 69
9.8. PLANI DINAMIK I FUQISË PUNTORE - HISTOGRAMI ........................................ 70
9.9. PLANI DINAMIK I MAKINERISË. ............................................................................ 71
IV. METODOLOGJIA................................................................................................... 74
V. REZULTATET .......................................................................................................... 75
VI. KONKLUZION ........................................................................................................ 76
VII. REFERENCAT ....................................................................................................... 77

6
LISTA E FIGURAVE
Figura 1. Skema kibernetike e sistemit .................................................................................... 13
Figura 2. Organizata si sistem ( Draft, 1988 ).......................................................................... 14
Figura 3. Shkathtësitë e nevojshme për menaxhues sipas niveleve hierarkike........................ 15
Figura 4. Llojet e aftësive menaxheriale sipas nivelit hierarkik .............................................. 16
Figura 5. Nivelet e realizimit të projekteve në ndërtim. .......................................................... 17
Figura 6. Pjesmarrësit në procesin e realizimit të ndërtimit .................................................... 18
Figura 7. Struktura e organizimit të projektit sipas standardit ndërkombëtar.......................... 19
Figura 8. Struktura e organizimit të projektit sipas standardit anglo-sakson ........................... 19
Figura 9. Strukturë organizimi sipas llojit matricë .................................................................. 20
Figura 10. Strukturë organizimi sipas projekteve .................................................................... 20
Figura 11. Cikli i projektit ....................................................................................................... 21
Figura 12. Pjesëmarrësit në ndërtim ........................................................................................ 24
Figura 13. Invesitori i siguron mjetet financiare për ndërtim .................................................. 25
Figura 14. Projektuesi .............................................................................................................. 25
Figura 15. Revidenti................................................................................................................. 26
Figura 16. Kontraktorët e punëve ............................................................................................ 27
Figura 17. Inxhinieri mbikqyrës .............................................................................................. 28
Figura 18. Kurba e maturimit të kostos ................................................................................... 32
Figura 19. Kurba logaritmike Kosto / Njësi - Kapacitet .......................................................... 33
Figura 20. Regresioni linear, marrdhënia Kosto / Njësi - Kapacitet ........................................ 33
Figura 21. Diagrama Gantt ...................................................................................................... 35
Figura 22. Sekuencat e aktiviteteve sipas Metodes së Rrugëve Kritike. ................................. 36
Figura 23. Afatet dhe rezervat kohore të projektit ................................................................... 38
Figura 24. Fatkeqësi nga moskujdesi ....................................................................................... 39
Figura 25. Kryerja e punëve pa mjete mbrojtëse ..................................................................... 39
Figura 26. Makina e zgjedhur jopërkatëse ............................................................................... 39
Figura 27a. Masat për vendndërtim - nënrrethoja .................................................................... 41
Figura 27b. Nënrrethoja dhe shkallët për zbritje të sigurt deri te vendi i punës ...................... 41
Figura 28. Aplikimi i rrethojës mbrojtëse ................................................................................ 41
Figura 29. Shenjat e sigurimit .................................................................................................. 42
Figura 30. Mjete dhe paisje për mbrojtje të kokës ................................................................... 43
Figura 31. Mjete dhe paisje për mbrojtje të trupit ................................................................... 43

7
Figura 32. Mjete dhe paisje për mbrojtje të ekstremiteteve ( dorëzat dhe këpucët mbrojtëse )
.................................................................................................................................................. 43
Figura 33. Litari i qeliket për sigurim me amortizer për kopsitje automatike ......................... 44
Figura 34. Kollani mbrojtës dhe përdorimi i tij gjatë punës .................................................... 44
Figura 35. Mjete dhe paisje për mbrojtje gjatë punës në ujë ................................................... 44
Figura 36. Zbatimi i mbrojtjes - mbulesat për mbrojtje të ndërruesve .................................... 45
Figura 37. Ortofoto - Lokacioni ............................................................................................... 46
Figura 38. Tabelat e sigurisë dhe njoftimit .............................................................................. 47
Figura 39. Rrethoja rreth objektit............................................................................................. 47
Figura 40. Tabela për siguri dhe njoftim ................................................................................. 48
Figura 41. Tabela për siguri dhe njoftim ................................................................................. 48
Figura 42. Tabela për siguri dhe njoftim ................................................................................. 48
Figura 43. Tabela për siguri dhe njoftim ................................................................................. 48
Figura 44. Shpërndarja e pahive në vendin e punës................................................................. 49
Figura 45. Shpërndarja e pahive në vendin e punës................................................................. 49
Figura 46. Shpërndarja e pahive në vendin e punës................................................................. 49
Figura 47. Shpërndarja e pahive në vendin e punës................................................................. 49
Figura 48. Pastrimi i vendit të punës ....................................................................................... 50
Figura 49. Pastrimi i vendit të punës ....................................................................................... 50
Figura 50. Pastërtia e vendit të punës ...................................................................................... 50
Figura 51. Mbulimi i kanalëve të ventilimit dhe kanalizimit................................................... 51
Figura 52. Lënia hapur e kanaleve ........................................................................................... 51
Figura 53. Rrezik nga lartësia .................................................................................................. 51
Figura 54. Rrezik nga lartësia .................................................................................................. 51
Figura 55. Përdorimi i rripave të sigurisë ................................................................................ 52
Figura 56. Përdorimi i rripave të sigurisë ................................................................................ 52
Figura 57. Kallëpimi i shtyllave............................................................................................... 53
Figura 58. Kallëpimi dhe armimi i shtyllave ........................................................................... 53
Figura 59. Armimi i pllakës së meskatit .................................................................................. 54
Figura 60. Armimi i shtyllave .................................................................................................. 54
Figura 61. Betonimi i pllakës së meskatit ................................................................................ 55
Figura 62. Betonimi i pllakës së meskatit me makinën përkatëse ........................................... 55
Figura 63. Muratimi i mureve ndarëse ..................................................................................... 56
Figura 64. Muratimi i murit ndarës .......................................................................................... 56
8
PARATHËNIE

Kalimi nga një ekonomi e centralizuar, në një ekonomi të liberalizuar solli ndryshime të mëdha
në ekonominë shqiptare, ku dinamika dhe evoluimi i saj, ndryshoi rrënjësisht Brenda pak
vitesh. Ky proces u pasqyrua edhe në fushën e veprimtarisë të ndërtimit dhe realizimit të
projekteve inxhinierike.

Në një vend në zhvillim, ku kërkesat për shkëmbime tregtare dhe transport mallrash rriten
vazhdimisht, lindi nevoja e zhvillimit të projekteve inxhinierike të dimensioneve të mëdha si:
projekte të infrastrukturës rrugore, aero-portuale dhe projekteve të ndërtimit të objekteve
civile-industriale.

Para vitit 1999, veprimtaria në fushën e ndërtimit ishte ekskluzivitet i enteve shtetërore, ku i
gjithë cikli i menaxhimit, monitorimit dhe kontrollit, në punimet e infrastrukturës dhe objekte
civile-industriale kryhej prej tyre. Në këtë realitet, niveli i menaxhimit të këtyre veprave ishte
diskret, për shkak të burimeve të kufizuara në dispozicion.

Ndërsa tani, që Kosova është integruar në ekonominë globale, ku investimet në projektet e


mëdha të infrastrukturës janë rritur, është e nevojshme rritja e cilësisë së menaxhimit,
monitorimit dhe kontrollit të këtyre investimeve, në mënyrë që procesi i realizimit të tyre të
kryhet me përgjegjshmëri, ekonomicitet dhe produkti përfundimtar të jetë sipas standardeve
ndërkombëtarisht të përcaktuara.

Modeli i aplikuar deri tani, për menaxhimin, monitorimin dhe kontrollin e projekteve
inxhinierike, ka qenë në një nivel modest, duke parë cilësinë e produkteve në raport me vlerat
e shpenzuara për realizimin e tyre.

9
I. HYRJE

Ndërtimi zbatohet në nivelin operativ, në punishte, si hapësirë ku organizohet ndërtimi dhe ku


kryhen punët ndërtimore. Duke marrë parasysh se operativa e ndërtimit realizon qëllimin
përfundimtar të projekteve ndërtimore, atëherë prej suksesit të saj varet edhe suksesi i projektit
ashtu edhe i ndërmarrjeve ndërtimore. Nëse objekti i ndërtuar është cilësor, i kryer në kohë,
sipas standardeve dhe arkitekturës së projektuar atëherë klientët dalin të kënaqur. Suksesi në
zbatimin e projekteve është reklama më e mirë në zhvillimin e biznesit. Roli i një menaxheri
në punishte është të kontrollojë dhe të ruaj performancat e punës, e të merr masa në rast të
performancave të pakënaqshme të punës. Menaxhimi i punishtes në përgjithësi përfshinë
shumë detyra, siç është shqyrtimi i punishtes para fillimit të procesit së ndërtimit, shpërndarja
e materialeve dhe menaxhimi administrativ, duke mbajtur të dhënat në punishte më mirë,
ruajtja e komunikimit të mirë në punishte dhe niveli i lartë i rrjedhjes së informacionit, krijimi
i një sistemi të mirë të koordinimit ndërmjet pjesëve të ndryshme dhe arritjen e një performance
të mirë të organizimit të punishtes.

Koha e gjatë e humbur dhe tejkalimi i kostos mund të ketë ndikim negativ në projekte të
mëdha, ku numri i fuqisë punëtore, nënkontraktorëve dhe paisjeve të përfshira janë të mëdha,
nëse nuk ka qasje efektive dhe sistematike për organizimin e punës. Gjithashtu skema e
organizimit të punishtes luan një rol shumë të rëndësishëm në kuadër të projektit të organizimit
të ndërtimit. Një planifikim i detajuar i punishtes dhe paraqitjes së lokacionit të objekteve të
përkohshme, mundëson përmisim duke e zvogëluar kohën e udhëtimit dhe kohën e pritjes dhe
kështu e bëjnë rritjen e motivimit të puntorëve duke paraqitur një ambient më të mirë dhe më
të sigurtë në punë. Për shkak të kësaj rëndësie, ky studim fokusohet në problemet e organizimit
të punishtes.

Paraqitja e organizimit të punishtes përfshinë identifikimin, caktimin dhe vendosjen e


objekteve të përkohshme brenda rrethojave të punishtes. Këto lehtësira të përkohshme fillojnë
nga vendosja e thjeshtë e zonave për depo, puntoritë e fabrikimit dhe reparti i mirëmbajtjes.
Objektet e përkohshme të nevojshme dhe zonat e tyre varen nga shumë faktorë, duke përfshirë
llojin e projektit, lokacioni dhe organizimi i punëve të ndërtimit. Planifikimi i organizimit të
punishtes në veçanti, ka qenë aspekti më i neglizhuar në industrinë e ndërtimit dhe qëndrimi i
inxhinierëve ka qenë se në të ardhmen do të bëhet zhvillimi më i madh në këtë fushë. Është e
rëndësishme për ta kuptuar se organizimi i punishtes do të jetë kusht që stafi i saj do të qëndrojë
aty gjatë tërë periudhës së ndërtimit. Kështu, planifikimi paraprak është i domosdoshëm.
Gjithashtu, pasi kostoja e fuqisë punëtore në një projekt të madh përfshinë përafërsisht 50 %
deri 60 % të kostos totale të projektit, kursimi i kësaj kostoje mund të ndodhë nëse fuqia
punëtore lëviz lirshëm dhe shpejt brenda punishtes. Ekzistojnë dy objektiva të përgjithshme që
planifikuesit duhet të kenë kujdes gjatë organizimit të punishtës. Së pari, punishtja duhet të
projektohet për të arritur efikasitetin maksimal të punimeve për të shfaqur produktivitetin e
punëtorëve, për të shkurtuar kohën dhe për të ulur koston e projektit. Së dyti, planifikimi
përfundimtar duhet të krijojë një projekt me një hapësirë të mirë të punës për të tërhequr dhe
mbajtur stafin më të mirë dhe kështu kontribojnë në përmisimin e cilësisë së punës dhe
produktivitetin (Elbeltagi, 2011).

10
II. SHKENCA E ORGANIZIMIT TË PUNËS GJATË
HISTORISË

Organizimi i punës si shkencë paraqitet në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të
XX. Mirëpo disa principe të kësaj shkence janë përdorur qysh në kohërat e lashta. Pothuajse
secili shtet i njohur ka kontribuar në një formë në pasurimin e diturisë mbi organizimin. Kështu,
mbreti Babilonas, Hamurabi (1728-1686p.e.s), në veprën "Ligji i Hamurabit", përdori
planifikimin e detyrave të punës dhe kontrollin e cilësisë. Te grekët e vjetër, Ksenofonti
përmend udhëheqjen si dukuri univerzale, specializimin në udhëheqje, zgjedhjen e kuadrove,
delegimin e pushtetit dhe studimin e lëvizjeve. Te populli çifut, Jitro sygjeron Moisiun të
zgjedhë udhëheqësit të cilët do të qëndronin në ballë të grupeve prej 10, 50, 100 dhe 1000
vetave. Në Japoni është i njohur parimi i lojalitetit të samurajit ndaj eprorit. Nga historia jonë
mund të mësojmë prej luftarëve të organizuara nga Skendërbeu ose nga organizimi i fiseve
sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Shkenca e organizimit të punës fillon me punimet e para sistematike dhe hulumtuese të disa
autorëve në lëmin e drejtimit të prodhimtarisë industriale. Këto punime fillestare kanë pasur
bazë empirike, pra kanë qenë të fituara prej përvojës, e jo prej analizave teorike. Më vonë, në
shekullin e XX, shkenca e organizimit fiton edhe bazën e saj teorike, por e cila shumë vështirë
mund të përmblidhet në një tërësi të pavarur prej shkencave tjera dhe prej mjeshtrisë së
udhëheqjës si aftësi e njëriut. Prej fillimit të paraqitjes së organizimit të punës si shkencë e deri
më sot kanë ndodhur shumë ndryshime në teorinë e organizimit.
Në fillet e studimit të organizimit paraqitet një rrymë e cila më tepër i jep rëndësi organizimit
formal, e më pak marrëdhënieve ndërnjerëzore në organiziatë. Kjo është e ashtuquajtur
Prespektiva klasike e menaxhimit. Më vonë zhvillohet një rrymë e re, që hulumton
Marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe kushtet në të cilat punon punëtori. Rrymat e reja
bashkëkohore i jepin rëndësi të dy këtyre pikëpamjeve dhe tentojnë kah integrimi dhe zgjidhja
sistemore e problemit, duke përfëshirë të gjitha rrethanat ekzistuese.
Gjatë shekullit të kaluar menaxhimika pasur një përaparim shumë të madh, sidomos në shtetet
e zhvilluara. Tek ne kjo nuk ka ndodhur. Fatkeqësisht, edhe ne sot e kësaj dite, ende nuk jemi
të vetëdijshëm për nevojën e menaxhimit si shkencë dhe si vlerë e një shoqërie.
Janë të shumta metodologjitë e reja dhe teknikat e menaxhimit të cilat përdorën nëpër
organizata. Shumë prej tyre paraqiten për një kohë dhe më vonë dështojnë si koncepte. Këto i
quajmë moda e menaxhimit. Në organizatat moderne, strukturat e vrazhda hierarkike, ku
menaxherët konsultohen shumë pak me të nënrenditurit, kanë më pak prespektivë ndaj
strukturave demokratike, ku kemi participimin e të punësuarve. Arsyeja qëndoron, së pari, në
faktin se funksionimi i ndërmarrjeve bëhet dita ditës më dinamik shkaku i ndryshimeve të
shpeshta në treg. Cikli jetësor i produktit është duke u shkurtur, gjë që i shtynë ndërmarrjet të
zbulojnë pandërprerë lloje të reja të produktesh. Së dyti, sot të punësuarit janë më të ditur dhe
participimi i tyre në marrjen e vendimeve është i pashmangshëm.
Disa konstatime në lidhje me organizatat moderne:
1. Rritje e automatizimit të proceseve të vendim-marrjës dhe funksionimit të menaxhimit në
pëgjithësi, duke e zëvendësuar kështu njëriun,

11
2. Roli kyç i diturisë si kapitali organizatës, ku ata që kanë dituri do t'u adaptohen shpejt
ndryshimeve dhe kështu janë konkurrent në treg.
3. Punonjës më adaptibil ndaj kërkesave që do të shkëmbejnë diturinë e vet me të tjerët. Kjo
do të nxisë rëndësinë e socializimit brenda organizatës.
4. Strukturat organizative do të shkojnë në drejtim të raporteve duale: nga një anë lidhshmëri
strukturore, nga ana tjetër paavarësi mes departamenteve. Këto struktura do të jenë më
fleksibile ashtu që të lejojnë ndryshimin e shpejtë të organizimit të brendshëm për t'iu
përshtatur ndryshimeve.
5. Duhet përmrësuar edhe më shumë qasjen sistemore të shqyrtimit të problemeve pasi rritja e
aktivitetit nënkupton rritje të kompleksitetit.

12
III. ORGANIZMI DHE MENAXHIMI I VENDPUNISHTËS

1. DISA NGA PARIMET THEMELORE TË MENAXHIMIT

1.1. Kuptimit i menaxhimit

Definicioni i menaxhimit nuk është i unifikuar. Sipas Richard L. Daft, menaxhimi është arritje
e qëllimeve organizative në mënyrë të efektshme dhe efikase nëpërmes planifikimit,
organizimit, udhëheqjes dhe kontrollit të resurseve organizative. Ky definicion është më i gjatë
me disa elemente themelore që e përbëjnë menaxhimin. Një definicion tjerër e përshkruan
menaxhimin si proces të konvertimit të informatave në aksion ( Forrester, 1961). Druckeri, një
nga teoricienët e njohur të menaxhimit, thotë se menaxhimi është funksion që përfshin kryerjen
e punëve përmes njerzëve të tjerë.
Menaxhimi është aktivitet shoqëror brenda organizatës, me anën e të cilit realizohet tërësia e
proceseve vendim-marrëse, të dedikuara për arritjen e qëllimeve. Menaxhimi nuk paraqet vetë
punën, por angazhimet tjera me karakter rregullues, të cilat mundësojnë që puna të kryhet në
kohë dhe me resurse të caktuara. Kjo do të thotë se menaxhimi është mekanizmi udhëheqës me
të cilin drejtohen punët.

1.2. Funksionet themelore të menaxhimit


Menaxhimi është një veprim i përbërë dhe i përmbledhur në një tërësi të cilën e quajmë sistem.
Sistem është çfarëdo tërësie e përbërë prej elementeve të ndërlidhura mes veti që kryejnë një
funksion në rrethinën e caktuar.

Figura 1. Skema kibernetike e sistemit1

Procesi i punës në organizatë realizohet me transformimin e hyrjes në dalje që është treguar në


figurën 1. Kjo skemë tregon se secili sistem qëllimin e vet e realizon duke përpunuar diçka.
Organizata është një sistem të cilin mund ta paraqesim në këtë formë:

1 Burimi: Menaxhimi i ndertimit, Ilir Rodiqi, Prishtinë 2004, fq.16

13
Figura 2. Organizata si sistem ( Daft, 1988)2

Kjo tërësi ( sistem) e aktiviteteve të organizatës funksionon nëpërmjet katër funksioneve


themelore të menaxhimit, të cilët janë mekanizma për ta mbajtur në jetë organizatën. Këto
funksione janë: planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli. Dy funksionet e para kanë
karakter përgaditor, kurse dy të fundit, karakter ekzekutiv. Menaxheri, gjatë punës së vetë,
pandërprerë kryen këto katër funksione, duke i gërshetuar mes veti.
Planifikimi - Është funksioni baze i manaxhimit, sepse te gjithë funksionet e
tjera(organizimi,udhëheqja dhe kontrolli) zbatojne vendimet e mara ne momentin e
planifikimit. Gjatë procesit te planifikimit percaktohen objektivat e përgjithshme e specifikes
si edhe programet, politikat dhe strategjite qe duhen ndjekur për arritjen e tyre.
Organizimi - Mbasi janë planifikuar aktivitetet e domosdoshme për arritjen e objektivave, hapi
i dytë është gjetja e menyrës me efektive për realizimin e tyre. Pra, nëpërmjet organizimit
menaxherët bëjnë ndarjen e detyrave ndërmjet grupeve të punonjësve, atëherë definojmë
përgjegjësitë e bartësve të punëve, siç janë: kryepuntorët, teknikët dhe inxhinierët, si dhe
definojmë rrjedhat e lëvizjës së resurseve tjera organizative. Ky funksion i rëndësishëm,
zakonisht kryhet nga menaxherët e nivelit të lartë.
Udhëheqja ( Lidershipi ) - Procesi i influencimit tek njerëzit për të realizuar objektivat
specifike si edhe njohja e nevojave e motiveve te punonjësve janë dy nga momentet më të
rëndësishme të detyrave menaxheriale. Për të qenë efektiv në punën e tij menaxheri duhet të
kuptojë sjelljen e individit dhe të grupit, të njohë e të aplikoj me efikasitet teknikat e motivimit
dhe stilet e lidershipit. Lidershipi efektiv është thelbi i menaxhimit efektiv. Menaxherët e
nivelit të mesëm dhe të nivelit mbikqyrës përfshihen më shumë në procesin e
udhëheqjes/motivimit sesa menaxherët e nivelit të lartë.
Kontrolli - paraqet funksionin e fundit në hallkën e menaxhmentit me të cilin përcillet dhe
dëshmohet rrjedha e procesit të punës. Gjatë funksionit të kontrollit menaxherët në mënyrë
sistematike bëjnë krahasimin e përformancës së organizatës me objektivat e planifikuara, dhe
në qoftë se konstatohen devijime, ndërrmerren veprimet e duhura korrektuese, të cilat mund të
kërkojnë aranzhim të planeve, riorganizime të tjera, kualifikim të stafit apo zëvendësime të
pjesëshme të tij, përmisim të cilësisë së lëndës së parë të materialeve etj. Në këtë mënyrë

2 Burimi: Menaxhimi i ndertimit, Ilir Rodiqi, Prishtinë 2004, fq.17

14
mbyllet cikli dhe fillohet prej fillimit, duke i korrigjuar planet, me qëllim që ato, t'u përshtaten
qëllimeve dhe strategjive të organizatës dhe projektit.

1.3 Shkathtësitë e nevojshme për menaxhim


Menaxhimi është veprim univerzal që i takon çdo lëmi. Nga ana tjetër, menaxhimi është veprim
multidisiplinar, në të cilin gërshetohen njohuritë organizative, ekonomike, juridike dhe
psikologjike - humane, së bashku me njohuritë që i tajkojnë lëmit që duhet menaxhuar. R.Kats
në studimet e tij shkencore aftësitë menaxheriale i klasifikoi në tri kategori: aftësi teknike,
aftësi ndërpersonale ( apo humane) dhe aftësi konceptuale. Sipas tij, të trija këto lloj aftësish
janë esenciale për një menaxhim efektiv, por që shkalla e rëndësisë së tyre është e lidhur me
pozitën drejtuese të menaxherit. Në nivelet e ndryshme hierarkike nga menaxherët kërkohen
shkathtësi të karakterit të ndryshëm (figura 3.).

Figura 3. Shkathtësitë e nevojshme për menaxhues sipas niveleve hierarkike 3

Aftësitë teknike - Janë aftësi që i duhen menaxherit për të kryer detyrat të specializuara brenda
organizatës së tij. Kështu një menaxher prodhimi duhet të dijë mirë proceset e punës që
realizohen në njësitë e tij dhe të jetë në gjendje t'i kryej edhe vetë ato.
Aftësitë ndërpersonale ( ose humane ) - Janë aftësi që duhen menaxherit për të bërë një punë
me të vërtet efektive me njerëzit. Zotërimi i këtyre aftësive presupozon që menaxheri të njohë,
të dijë t'i motivoj e të udhëheqë njerëzit, të komunikojë me efektivitet me ata dhe të zgjedhë në
mënyrë racionale konfliktet.
Aftësitë konceptuale - Janë ato aftësi që i duhen menaxherit për ta parë organizatën si një të
tërë, që të jetë në gjendje të kuptojë marrëdhëniet midis forcave të ndryshme e të njohë mënyren
e ndërveprimit të faktorëve që ndikojnë mbi organizatën. Aftësitë konspetuale janë aftësi
intelektuale të menaxherit për të koordinuar dhe integruar të gjitha aktivitetet e organizatës,
sidomos në vendimet afatgjata e që kanë influencë mbi të gjithë organizatën.
Në figurën 4 paraqiten sistematikisht aftësitë menaxheriale sipas nivelit të drejtimit.

3 Burimi: Menaxhimi i ndertimit, Ilir Rodiqi, Prishtinë 2004, fq.19

15
Figura 4. Llojet e aftësive menaxheriale sipas nivelit hierarkik 4

2. ORGANIZIMI I NDËRTIMIT
Ndërtimtaria është " Teknika dhe mjeshtria për ngritjen e ndërtesave". Punën e saj ndërtimtaria
e realizon në punishte- kantier, zakonisht vend i hapur, i cili paraqet njësinë prodhuese të
ndërtimit. Procesi i realizimit të ndërtimit pvrcillet nga një aktivitet më i gjerë sesa është
ndërtimi në kantier, e ky është menaxhimi i projektit të ndërtimit. Projektet i realizon
ndërrmarrja, e cila, për t'i kryer projektet në mënyrë të duhur, shfrytëzon praktikat, procedurat,
politikat dhe kulturën e organizimit të saj. Në figurën 5 është treguar një model i lidhshmërive
mes këtyre niveleve në proceset e ndërtimit.

4Burimi: Bazat e menaxhimit, Ibish Mazreku, Prishtinë 2010, fq.15


https://www.slideshare.net/Menaxherat/bazat-e-menaxhimit

16
Figura 5. Nivelet e realizimit të proceseve në ndërtim5

2.1 Resurset organizative të ndërtimit

Organizimi i ndërtimit realizohet duke pasur përpunuar resurset organizative. Resurset


organizative janë pjesa përbërëse e proceseve të ndërtimit. Ato janë:
1. Fuqia punëtore,
2. Mekanizmi,
3. Materiali,
4. Mjetet financiare,
5. Informatat.
Resurset duke shfrytëzuar në mënyrë racionale dhe efikase. Qasja e mirëfilltë ndaj angazhimit
të resurseve organizative mund të sjellë dobi të shumta për organizatën. Për shembull, fuqia
punëtore e cila është e shtrenjtë duhet të angazhohet në mënyrë që punëtorët ta jepinn
maksimumin e tyre. Materiali duhet kursyer në të gjitha rastet. Për mekanizmin, dihet se pritja
kushton shtrenjtë, prandaj duhet zvogluar sa më shumë pushimin e makinave. Të gjitha këto
duhet të harmonizohen mes veti gjatë punës. Organizimi i ndërtimit ka për detyrë që të projektoj
dhe të planifikojë ndërtimin me sa më pak ndërprerje, duke shfrytëzuar maksimalisht
kapacitetet dhe duke minimizuar humbjet dhe punët e tepërta. Për këtë arsye, në organizim
tentohet që përdorimi i resurseve të punës të optimalizohet ashtu që kostoja e ndërtimit të jetë
sa më e vogël.

5 Burimi: Menaxhimi i ndertimit, Ilir Rodiqi, Prishtinë 2004, fq.27

17
3. PROCESET E NDËRTIMIT
Proceset e ndërtimit mund t'i shikojmë nga disa këndëveshtrime. Për ne ëhtë më i rëndësishëm
procesi i realizimit të projektit të ndërtimit. Ky proces fillon nga ideja për ta ndërtuar objektin,
vazhdon me përgatitjet e duhura të investitorit, përgatitjet e dokumentacionit teknik, ofertimin
dhe kontraktimin, duke përfunduar me ndërtimin e obektit në punishte që përcillet me
mbikëqyrje adekuate. Në këtë proces marrim pjesë shumë subjekte juridike - kompani dhe
individë, prej të cilëve më kryesorët janë treguar në figurën e mëposhtme.

Kryesi I Punetoret
puneve
Mjetet
Investitori

Konsultingu Koperuesi

Figura 6. Pjesmarrësit në provesin e realizimit të ndërtimit 6

Proceset e tilla të ndërtimit realizohen në një kohë të kufizuar, pasi që me përfundimin e


ndërtimit përfundon edhe procesi i ndertimit. Atëherë pason shfrytëzimi i objektit, kurse
ndërtimi fillon rishtazi diku tjetër, duke filluar ciklin e ri të ndërtimit. Këto cikle janë të
rëndësishme sepse përcaktojnë natyrën e punës në ndërtimtari, e cila ka karakter projekti.
Llojet e tjera të proceseve të ndërtimit mund të shikohen nga këndvështrimet organizative të
ndërmarrjeve, nga aspektet financiare, teknologjike e logjistike, disa prej të cilave do të
shqyrtohen në kapitujt e ardhshëm. Njohja e proceseve të ndërtimit na ndihmon në përcaktimin
e aktiviteteve që do të ndërrmerren gjatë punës ndërtimore. Këto aktivitete janë bazë për të
organizuar dhe menaxhuar ndërtimin.
Menaxhimi i ndërtimit është aktivitet kompleks vendim-marrës që shfrytëzon shumë informata
specifike mbi objektin, rrethinën e tij dhe kushtet tjera për punë. Njohja e specifikave të
ndertimit dhe tipareve të objektit që do të ndërtohet, janë parakushte për të filluar organizimin
e ndërtimit. Për të pasur një pasqyrë se me qfarë informatash duhet të ballafaqohet menaxhuesi,
në vazhdim, janë treguar veqoritë e objekteve dhe veqoritë e ndërtimit.

3.1 Skemat e organizimit të projekteve


Sipas standardeve ndërkombëtare për çdo projekt inxhinierik që realizohet përveç figurës së
Drejtuesit të Projektit është e nevojshme të jetë i pranishëm në strukturën organizative figura
menaxherit të projektit, i cili ka si detyrë funksionale menaxhimin e të gjithë proceseve të
realizimit të projektit dhe të raportojë tek “Drejtuesi i Projektit”. Veprimtaria e menaxherit të
projektit mund të mbivendoset me veprimtarinë e aktorëve të tjerë në projekt. Menaxherit të
projektit duhet t'i delegohet përdorimi i instrumenteve të duhur teknikë dhe financiarë në
mënyrë që të ushtrojë funksionin e tij me autoritet dhe përgjegjësi. Ky fakt sjell të nevojshëm

6
Burimi: Hulimtimi

18
ndërtimin e strukturës së organizimit të projektit dhe përcaktimin e përgjegjësive për të gjithë
aktorët në realizimin e tij . Më poshtë janë paraqitur dy shembuj strukturash organizimi projekti
sipas:
- Standardit ndërkombëtar, ku në krye të hierarkisë qëndron “Financuesi i Projektit” dhe
drejtuesi i tij, prej të cilëve varet “Menaxheri i Projektit-Project Manager”, i cili ka kompetenca
të plota mbi të gjithë veprimtarinë dhe proceset që do të zhvillohen për realizimin e projektit
inxhinierik :

Figura 7. Struktura e organizimit të projektit sipas standardit ndërkombëtar 7

- Standardit anglo-sakson, ndryshimi midis kësaj strukture dhe strukturës së organizimit sipas
standardit ndërkombëtar është prezenca e audituesit, për të audituar periodikisht të gjithë
veprimtarinë e realizimit të projektit. Audituesi është i detyruar të paraqesë raportet e tij vetëm
pranë Financuesit ose Autoriteti Kontraktor në rastin e Enteve publike.

Figura 8. Struktura e organizimit të projektit sipas standardit anglo-sakson8

Autoriteti dhe përgjegjësia e “Menaxherit të Projektit” varet nga lloji i strukturës organizative
të Autoritetit/Kompanisë që do të implementojë projektin, ku mund të evidentohen 3 lloje
organizimesh.
- Organizim funksional, ku struktura e autoritetit zbatues ndërtohet sipas veprimtarisë që do
të kryejë, të cilat mund të jenë: teknike, juridike, financiare etje.
- Organizim sipas llojit matricë, ku struktura e autoritetit zbatues është një strukturë hibride,
në të cilën ekziston një Menaxher i Përgjithshëm dhe një Menaxher Projekti ku mungesa e
komunikimit dhe ndarja e përgjegjësive shpesh herë mund të mbivendosi veprimtarinë e tyre.

7
Burimi: Hulumtimi
8
Burimi: Hulumtimi

19
Figura 9. Strukturë organizimi sipas llojit matricë 9

- Organizim sipas projekteve, përbën llojin e autoritetit zbatues i cili funksionon në bazë
projektesh me një kohëzgjatje relativisht të gjatë. Kjo lloj strukture është tipike për
autoritetet/kompanitë të cilat punojnë ekskluzivisht me projekte infrastrukture. Në këtë lloj
organizimi projekti organizohet në mënyrë të detajuar, duke filluar nga faza vlerësuese ose
kërkimore dhe deri tek vendosja në funksion e veprës inxhinierike.

10

Figura 10. Strukturë organizimi sipas projekteve

Efektshmëria e metodologjive të “Menaxhimit të avancuar të projekteve inxhinierike” varet


nga lloji i strukturës të organizimit të autoritetit zbatues/kompanisë, ku një efektivitet dhe
eficencë të lartë në arritjen e objektivave dhe realizimit të projektit me sukses e realizojnë
organizmat e strukturuara sipas projekteve.

3.2 Cikli i projektit


Sipas përkufizimit të PMBOK me cikël projekti (Project cycle) kuptohet :
“Bashkësia e disa fazave, të radhitura sipas një rendi të caktuar, ku emri dhe radha e tyre

9
Burimi: Hulumtimi
10
Burimi: Hulumtimi

20
është e përcaktuar nga lloji i qasjes menaxheriale të organizatës”.
Duke u bazuar në këtë përkufizim një projekt mund të kalojë në 3 faza bazë + fazën e auditimit,
të cilat mund të ndahen në disa nën faza dhe procese, të paraqitura në figurën 11. Ndarja në
faza, nën faza dhe procese përbën strukturën bazë të menaxhimit të projektit inxhinierik. Ndarja
në disa faza e ciklit të projekti bën të mundur ngritjen në një nivel mëtë lartë monitorimi dhe
kontrolli të proceseve të tij.

Figura 11. Cikli i projektit11

Metoda e ndërtimit me faza e ka fillesën e saj në SHBA në fundin e viteve gjashtëdhjetë si një
strategji e re për menaxhimin e projekteve. Kompleksiteti gjithmonë e në rritje i projekteve
civile dhe industriale, çuan në ndërgjegjësimin e financuesve dhe projektuesëve se një pjesë e
madhe e ndërtimit mund të fillonte përpara se të gjitha projektet dhe veçoritë e tyre të
përfundonin. Prandaj ata u orientuan, në planifikimin e projektimit dhe ndërtimit si dy
veprimtari që ecin paralelisht midis tyre.
Ndërtimi me faza mundëson kursime të mëdha në kohë dhe përfitime ekonomike të
rëndësishme, me kushtin që procesi i ndërtimit të projektit të ketë këto veçori:
- Organizimin eficent të kompanisë-organizatës.
- Përvojën në projektim dhe në zbatim.
- Koordinimin efikas të proceseve inxhinierike, furnizimit të materialeve, ndërtimit dhe
kolaudimit.
- Kontrollin ekonomik dhe të përputhshmërisë me rregullat.
- Planifikimin dhe programimin të detajuar të çdo procesi.

Faza e ndërtimit është gjithmonë e përcaktuar mirë në procesin e zbatimit të projektit, në


mënyrë që secila fazë të mund të analizohet si sistem elementar i cili duhet të kryeje funksionet
e tij në mënyrë të koordinuar me të tjerët.

Duke u bazuar në skemën e mësipërme projekti kalon në tre makro faza:

FAZA E PRËGADITJES- e cila është faza e parë dhe më e rëndësishme e projektit


inxhinierik, në të cilën përcaktohen qëllimi, objektivat, burimet e nevojshme dhe produkti
përfundimtar. Gjatë kësaj faze kalohet nga një ide fillestare në strukturimin e të gjithë projektit
duke u mbështetur në kërkesat e porositësit.

11
Burimi: Hulumtimi

21
Gjithashtu në këtë fazë merren vendimet e para të rëndësishme duke përcaktuar projektuesit,
menaxherët e projektit dhe aktorët e tjerë që do të përfshihen. Faza e përgatitjes përbën edhe
krijimin e kornizës (frameëork) të projektit, në të cilën janë të përfshirë të gjitha aktivitetet e
menaxhimit të avancuar të projektit, rregullat dhe roli i secilit aktor. Kjo kornizë duhet të
vlerësohet dhe pranohet nga të gjithë aktorët e përshirë në projekt në mënyrë që secili të këtë
të qartë kufirin dhe përgjegjësitë e tij. Aktorët e përshirë në projekt mund të përfaqësojnë një
nga burimet kryesore të riskut. Menaxhimi i aktorëve të ndryshëm në projekt, përfaqëson një
komponent thelbësor në administrimin e risqeve të projektit. Aktorët e projektit (stakeholder)
mund të përkufizohen si: individë apo grupe që kanë një interes ose një rol funksional në projekt
dhe që mund të ndikojnë në suksesin e projektit ose të influencojnë në të.
Në këtë fazë krijohet dhe dokumenti i parë i projektit i quajtur “Karta e Projektit” (Charter), i
cili hedh bazat për krijimin e një linje të përbashkët (objektiva, afate kohore dhe produkte
përfundimtare) ku do të mbështeten edhe fazat në vijim. Për një projekt inxhinierik kjo makro
fazë ndahet në këto faza me dimensione më të vogla:

1. Planifikimi bazë- Financuesi përcakton parametrat e përgjithshme të projektit, në përputhje


me planin strategjik: Menaxheri i projektit ofron përvojën e tij profesionale për të orientuar
aktorët e përfshirë në lidhje me financimin. Gjithashtu analizohen objektivat e projektit specifik
(kohe-kosto-cilësi) dhe përgatitet një plan strategjik që të ketë parasysh këto nevoja .

2. Projekt ideja - Përbën gurin e parë kilometrik (milestone) nga i cili është pikënisja e gjithë
projektit, ku zhvillohen këto procese :
- Krijimi i projekteve teknike të cilët përmbajnë llogaritje të përgjithshme dhe jo shumë të
detajuara, nga të cilat prodhohet një preventiv paraprak.
- Përgatitja paraprake a buxhetit, llogaritja paraprake e kostove ku hartohet një buxhet fillestar
i detajuar (duke identifikuar kategoritë e ndryshme të kostove) de më pas duke u zhvilluar dhe
përditësuar, të bëhet buxheti referues i projektit.

3. Projekti i detajuar- Përbëhet nga të gjitha projektet teknike të cilët paraqesin në mënyrë të
detajuar aktivitetet e ndërtimit, duke u bazuar në kërkesat e financuesit. Gjatë kësaj faze
zhvillohet edhe kontrolli i projektit dhe detajeve, ku evidentohen mospërputhjet ndërmjet asaj
që është programuar dhe asaj që efektivisht duhet të realizohet, duke përcaktuar aktivitetet e
vonuara dhe duke rekomanduar korrigjimet e nevojshme.

4. Procesi i planifikimit- Procesi më delikat i një projekti, gjatë të cilit përcaktohen: data e
fillimit dhe përfundimit, vlerat monetare të nevojshme për realizimin e projektit (preventivi),
rendi (sekuenca) e veprimtarive, vlerësimi i risqeve të mundshme dhe përgjigja ndaj tyre,
fondet rezervë, plani i komunikimit midis aktorëve të përfshirë etje. Faza e planifikimit mund
të zgjasë nga 10 % - 40 % të ciklit të projektit. Gjatë fazës së planifikimit krijohen dhe strukturat
e dekompozimit të projektit (Ëork Breakdoën Structure) të cilat paraqesin në nivel më të
detajuar proceset e projektit. Duke u bazuar në një studim të kryer në disa kompani është
llogaritur që për çdo 1 orë më shumë të harxhuar në fazën e planifikimit kursehen rreth 60 orë
në fazën e zbatimit .

5. Rishikimi i projektit- Vlerësohet nëqoftëse është i nevojshëm, duke u bazuar nga verifikimet
në terren dhe kufijtë monetar dhe kohor të evidentuar gjatë fazës së planifikimit.

22
- FAZA E ZBATIMIT- është faza më e gjatë e projektit, gjatë cilës arrihet dhe niveli më i lartë i
përdorimit të burimeve në dispozicion, siç shihet edhe nga skema e ciklit të projektit. Gjatë kësaj
Menaxheri i Projektit duhet të menaxhojë pjesën teknike të projektit, pjesën ekonomike, risqet që
shfaqen dhe përgjigjen ndaj tyre dhe performancën e aktorëve të përshirë në projekt. Ne fazën e
ndërtimit projekti teknik realizohet materialisht. Në këtë fazë kryhen këto procese:

1. Planifikimi dhe programimi i një plani të detajuar ndërtimi mbi bazën se çfarë është
përcaktuar në planin e përgjithshëm të projektit. Menaxheri i projektit harton një program
ndërtimi i cili përcakton datën e fillimit dhe përfundimit të aktiviteteve te përfshira, dhe
dokumenton për financuesin ecurinë e ndërtimit, duke dhënë një analize mbi cilësinë, koston
dhe kohet e realizimi;

2. Monitorimi i punimeve, ku menaxheri i projektit duhet të ekzaminojë programet e detajuara


për secilin nga nën-kontraktorët, të evidentojë shmangiet dhe të bashkëpunojë në përcaktimin
e programeve alternative të rikuperimit; monitorimi i kontraktorëve duhet të kryhet edhe në
aspektin e sigurimit të cilësisë, duke verifikuar që punimet e kryera të jenë në përputhje me
standardet dhe cilësinë e përcaktuar;

3. Vlerësimi i punimeve shtesë, parashikon kryerjen e tyre kur ato janë të nevojshme dhe një
sistem për vlerësimin dhe administrimin e tyre. Është i rëndësishëm fakti i verifikimit në terren
duke u mbështetur tek projekti i bazë dhe projekti i rishikuar, i të gjithë punimeve që mund të
shtohen, por edhe punimeve që mund të hiqen. Ndërtimi i tabelave të punimeve që shtohen dhe
punimeve që hiqen dhe ekuivalentimi i tyre në kosto është një proces i cili duhet të kryhet në
mënyrë të detajuar nga menaxheri i projektit.

- FAZA E PËRFUNDIMIT - është faza finale e ciklit të një projekti, e cila fillon me kontrollin
dhe verifikimin përfundimtar të proceseve ndërtimore të cilat kanë përfunduar dhe mbaron me
nën fazën e kolaudimit, gjatë së cilës verifikohet se çdo pjesë e veprave inxhinierike është kryer
sipas projektit përfundimtar, specifikimeve teknike, sasive të përcaktuara dhe cilësisë së
kërkuar. Mbas kalimit me sukses të procesit të kolaudimit vepra vendoset përfundimisht në
funksion. Gjatë fazës së përfundimit ndodh dhe dorëzimi i dokumentacionit përfundimtar për
gjithçka është realizuar, i cili certifikon dhe lëvizjen më të madhe të flukseve monetare për
punët e kryera.

- AUDITIMI - është një proces që është aplikuar kryesisht vitet e fundit në ciklin e projektit,
por jo i lidhur drejtpërdrejt me fazat dhe proceset e tij. Auditimi i projekteve inxhinierike
përgjithësisht kryhet mbas faktit (post-factum), që do të thotë mbasi vepra është kolauduar.
Gjatë fazës së auditimit analizohen, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare të auditimit
[52], ligjet dhe normativat në fuqi, i gjithë dokumentacioni teknik, financiar dhe ligjor i
projektit. Procesi i auditimit është hallka e fundit e zinxhirit të realizimit të projektit ku
certifikohen ose jo, të gjitha lëvizjet e flukseve monetare, parametrat teknikë të projektit, cilësia
e punimeve dhe përputhshmëria me ligjet dhe normativat. E rëndësishme është që gjatë fazës
së auditimit të mblidhen evidenca të besueshme për të arritur në konkluzione të pa
kontestueshme dhe realiste. Një tjetër vlerë e shtuar e procesit të auditimit është aplikimi i tij
edhe gjatë fazës së implementimit të projektit, ku mund të llogariten indikatorët e performancës
së realizimit të projektit, për të nxjerrë konkluzione dhe rekomandime, në funksion të

23
performancës së ardhshme të tij. Në vazhdim do të analizohen në mënyrë më të detajuar të
gjitha fazat e projektit dhe karakteristikat e tyre.

4. PJESËMARRËSIT NË NDËRTIM TË OBJEKTEVE

Në pajtim me Ligjin për ndërtim pjesëmarrësit në ndërtim janë (figura 12.):


- bartësi i të drejtës për ndërtim - investitori;
- personat juridik të cilët kryejnë punë në projektim – projektuesi;
- revizioni;
- kryerja;
- mbikëqyrja e ndërtimit.

Figura 12. Pjesëmarrësit në ndërtim12

4.1 Investitori

Investitori është bartësi i të drejtës së ndërtimit dhe ai mund të jetë person fizik ose juridik,
pronar i tokës në të cilën ndërtohet objekti, person i cili ka fituar të drejtën e marrjes me qira
në një afat të gjatë të tokës ndërtimore, koncesionar, bartës i të drejtës së zyrtarizimit për shkak
të ndërtimit, person të cili pronari i tokës ia ka bartur të drejtën e ndërtimit me veprimtari
juridike dhe person i cili e ka marrë të drejtën e ndërtimit në pajtim me ligjin.

Investitori është i obliguar që projektimin, revizionin e projektit, ndërtimin dhe mbikëqyrjen e


ndërtimit të objektit t’ia dorëzojë personave juridikë të cilët i plotësojnë kushtet e parashikuara
sipas rregullativës ligjore. Investitori është i obliguar të sigurojë mjete financiare për ndërtimin
e objektit (figura 13.).

12 Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.24

24
Figura 13. Invesitori i siguron mjetet financiare për ndërtim 13

4.2. Projektuesi

Projektuesi është person fizik i cili përpunon projekte për ndërtim të objekteve dhe posedon
obligim përkatës. Projektuesi është i obliguar që projektin ta përpunojë në pajtim me standardet
dhe normativat për projektim dhe i njëjti është i kompetent për pajtueshmëri të projektit me
kushtet e ndërtimit. (figura 14.).

Figura 14. Projektuesi14

Kompetencat për projektim

Për projektim të objekteve Dhoma e arkitektëve kompetent dhe inxhinierëve të ndërtimtarisë


lëshon kompetenca përkatëse.
Nëse në projektim marrin pjesë më tepër projektues, personi juridik për projektim cakton
projektuesin kryesor i cili përgjigjet për tërë pajtueshmërinë e projekteve.
Projektuesi kryesor gjatë projektimit e siguron dhe e koordinon përpunimin e projekteve dhe
përgjigjet për zbatimin dhe dispozitat e projektit.
Projektuesi kryesor njëkohësisht mund të jetë edhe projektues i një lloji të caktuar të projektit
që është pjesë përbërëse e dokumentacionit projektues.
Për shkak të kontrollit projektuesi kryesor mund të bëjë mbikëqyrje projektuese me kërkesë të
investitorit.

13 Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.25
14 Burimi: http://davescosmicsubsatl.com/difference-between-architecture-and-interior-design/

25
4.3. Revidenti

Revidenti është person fizik i cili kryen revizion të projekteve për ndërtim të objekteve për
shkak të harmonizimit të projekteve me standardet dhe normativat e vlefshme për projektim
dhe dispozitave teknike për ndërtim dhe ka autorizim përkatës.
Revidenti nuk mund të bëjë revizion të dokumentacionit projektues për objektet të cilat në
tërësi ose në pjesë të tij të caktuara është përpunuar nga personi juridik ku ai është punësuar
(figura 15.)

Figura 15. Revidenti15

Licenca për revizion të dokumentacionit projektues


Personi juridik për kryerje të revizionit të dokumentacionit projektues duhet të ketë licencë
përkatëse.
Autorizimi për revizion të dokumentacionit projektues

Për kryerje të revizionit të dokumentacionit projektues, Dhoma e inxhinierëve të autorizuar


lëshon autorizim përkatës për revizion të dokumentacionit projektues.

4.4. Kontraktori

Kontraktori është person juridik i cili e kryen, respektivisht e ndërton objektin ose një pjesë të
objektit në bazë të kontratës për ndërtim të lidhur me investitorin. Personi juridik, i cili bën
kryerje të ndërtimit, duhet të jetë i regjistruar në regjistrin qendror për kryerje të punëve
ndërtimore ose punëve ndërtimore-zejtare dhe të posedojë licencë për kontraktor (figura 16.).

15 Burimi: https://www.zastita.eu/strucni-clanci/revidenti-iz-zastite-od-pozara-201

26
Figura 16. Kontraktorët e punëve16

Licenca për kontraktor


Për kryerje të ndërtimeve kontraktori duhet të posedojë licenca përkatëse.
Autorizimi për inxhinierin kontraktues
Për udhëheqje të ndërtimit të objektit Dhoma e inxhinierëve dhe arkitektëve të autorizuar
lëshon autorizim përkatës.

Obligimet e kontraktorit:
- të kryejë punë ndërtimore në pajtim me licencën e fituar;
- të kryejë punë ndërtimore në pajtim me lejen për ndërtim dhe projektit të reviduar
kryesor;
- të mbajë ditar të ndërtimit dhe libër të ndërtimit gjatë kryerjes së punëve ndërtimore;
- të sigurojë dëshmi për cilësi të paraparë të prodhimeve të përdorura ndërtimore;
- të zbatojë masa për mbrojtje dhe sigurim të vendndërtimit në pajtim me ligjin;
- të përpilojë raport me shkrim për punët e kryera për ndërtim.

4.5 Mbikëqyrësi i ndërtimit


Inxhinieri mbikëqyrës është person fizik i cili bën mbikëqyrje të ndërtimit të objektit dhe ka
autorizim përkatës.
Inxhinieri mbikëqyrës i kryen punët e mbikëqyrjes së personit juridik të regjistruar në
Regjistrin qendror për kryerje të veprimtarisë gjegjëse dhe i cili posedon licencë për
mbikëqyrje. Inxhinier mbikëqyrës nuk mund të jetë personi i punësuar në personin juridik

16
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.27

27
kontraktor i ndërtimit në të cilin bëhet mbikëqyrja, në të kundërtën kjo paraqet bazë për marrje
të përhershme të autorizimit për inxhinierin mbikëqyrës ( figura 17.).

Licenca për mbikëqyrje


Personi juridik për kryerje të mbikëqyrjes së ndërtimit të objektit duhet të ketë licenca
përkatëse.

Figura 17. Inxhinieri mbikëqyrës17

Autorizimi për inxhinierin mbikëqyrës


Për kryerje të mbikëqyrjes së ndërtimit Dhoma e inxhinierëve dhe arkitektëve të autorizuar jep
autorizim përkatës për inxhinierin mbikëqyrës.

Obligimet e inxhinierit mbikëqyrës


- të bëjë kontroll ndaj ndërtimit se vallë i njëjti është në pajtim me projektin kryesor dhe me lejen
për ndërtim;
- të bëjë kontroll të ndërtimit në çdo fazë të ndërtimit;
- të përcaktojë vallë pjesëmarrësit në ndërtim i posedojnë licencat dhe autorizimet
përkatëse;
- të bëjë kontroll të cilësisë së materialeve të instaluara në ndërtim;
- ta njohë investitorin dhe inspektorin e autorizuar të ndërtimit për mungesat dhe
mangësitë e përcaktuara të konstatuara gjatë ndërtimit dhe të njëjtat t’i shënojë në
ditarin e ndërtimit;
- të përgatitë raport përfundimtar për mbikëqyrjen e kryer.

17
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.28

28
5. NDËRTIMI DHE EKSPLOATIMI I OBJEKTEVE
5.1 Kostoja e punëve ndërtimore
5.1.1. Paramasa e punëve ndërtimore
Paramasa paraqet llogaritje detale e sasive të të gjitha llojeve të punëve të një objekti.Paramasa
është pjesë përbërëse e dokumentacionit projektues dhe i përmban të gjitha sasitë e punëve të
parapara me dokumentacionin projektues. Shërben për mbikëqyrjen e sasisë së punës dhe
përpunimin e llogarisë. Paramasa është baza për marrëveshje të punëve midis investitorit dhe
kontraktonit, sepse në bazë të paramanës kontraktori e formon çmimin e punës.
Gjatë planifikimit të punëve kontraktori në bazë të sasive nga paramana bën planifikimin e
sasisë së nevojshme të materialit, numrin e punëtorëve sipas strukturës kualifikuese,
mekanizimin e nevojshëm dhe kohën e nevojshme për kryerjen e objektit. Paramasa mund të
përpunohet veç e veç ose bashkë me llogaritjen e punëve.
Paramasa punohet në bazë të vizatimeve – bazave dhe prerjeve të dokumentacionit projektues
e cila sipas këtij qëllimi duhet të përpunohen mirë dhe të kontrollohen drejt. Masat e vetme në
të cilat tregohen punët në paramasë mund të jenë në m, m2, m, copë, tonelata e të tjera, që varet
nga lloji i punës. Për kontroll më të mirë të sasive të zgjidhura të paramanës te pozicionet që
kanë dy ose tri dimensione, është miratuar kjo radhë e leximit dhe llogaritjes:
- gjatësia;
- gjerësia (trashësia);
- lartësia e elementit konstruktues.
Gjatë zgjidhjes së paramasës punët e një objekti mund të ndahen në grupe. Grupet përmbajnë
shumë nëngrupe, të cilat zakonisht shënohen me numra romakë ose në mënyrë tjetër, por ashtu
që të jenë të dukshme për kontroll të tyre më të mirë. Çdo nëngrup ka pozitat e veta, d.m.th.
llojet saktësisht të përcaktuara të punëve. Ato dallohen sipas mënyrës së zbatimit, materialit
dhe dimensioneve të përdorura. Në paramasë do të ketë aq pozicione sa ka lloje të ndryshme
të punëve edhe atë:
Punët e ashpra ndërtimore:
I - punët me tokën
II - punët muratore
III - punët me beton dhe armaturë
IV - punët me përpunimin e drurit
V – punët montuese
VI – punët me çatinë

Punët ndërtimore-zejtare:
VII - punët izoluese
VIII - punët zdrukthëtare
IX - punët bravare

29
X - punët me llamarinën
XI - punët qeramike
XII - punët tarracore
XIII - punët me dyshemenë
XV - punët molere-ngjyrosëse
XI - punët me qelq
XII - punët me fasadën
XIII - punët zejtare

Paramasa punohet në modele të veçanta të cilat i përmbajnë këto elemente: numrin rreshtor të
pozicionit, shifrën – shenjën e normës ndërtimore, përshkrimin e punëve, njësinë matëse, masat
e punëve dhe sasitë e tyre të përgjithshme.
Sasitë e vërteta të realizuara caktohen gjatë ndërtimit të objektit, edhe atë me matje të pozitave
në vend të duhur pas zbatimit të tyre. Masat dhe sasitë e tilla të përfituara futen në librin e
ndërtimit i cili më pastaj shërben për përpilimin e të ashtuquajturave situata kohore dhe për
pagesën e punëve të kryera.

5.2. Dokumentacioni projektues


Dokumentacioni projektues paraqet përfshirje të studimeve, projekteve, elaborateve, analizave
dhe dokumenteve të tjera të harmonizuara reciproke, me të cilat përcaktohet koncepcioni dhe
definohet zgjidhja teknike e ndërtimit, përpunohen kushtet dhe mënyrat e ndërtimit dhe
sigurohen funksioni i tij teknik, qëndrueshmëria e paraparë dhe kushtet për punë.
Sipas nivelit të përpunimit projekti mund të jetë :
- projekti i punëve përgatitore;
- projekti kryesor;
- projekti për gjendjen e kryer;
- projekti për përdorim dhe mirëmbajtje të ndërtimit.

Sipas dedikimit projekti mund të jetë:


- arkitektonik;
- ndërtimor (statika me sizmikë);
- elektroteknik;
- komunikativ;
- termoteknik etj.

Projektet e përmendura më lart duhet të përpunohen me standardet dhe normativat për


projektim dhe me dispozita të tjera teknike.

30
Projekti ndërtimor - përbëhet nga: përshkrimi teknik dhe llogaritja statike me planet dhe detalet
e armaturës.

5.3. Mangësitë gjatë ndërtimit të projektit


Në procesin e ndërtimit të objektit mund të paraqiten mangësi të caktuara të cilat mund të
tejkalohen nëse puna përcillet dhe kontrollohet me kohë. Udhëheqësi i objektit dhe inxhinieri
mbikëqyrës duhet ta përcjelli punën, e nëse vërejnë se instalohet material me cilësi të dyshimtë,
duhet të kërkojnë që materiali të shqyrtohet. Nëse materiali tanimë është instaluar, atëherë
duhet të ndërmerren masa, siç është rrënimi ose përforcimi i elementeve ku është zbatuar
materiali me karakteristika jopërkatëse. Shpenzimet për rrënim ose për riparim i ndërmerr firma
e cila i ka bërë gabimet.

6. KLASIFIKIMI I KOSTOVE TË PROJEKTIT INXHINIERIK

Përdorimi i burimeve të vendosura në dispozicion në një projekt inxhinierik eventualisht


përkthehet në kosto, të cilat duke u mbledhur së bashku përbëjnë dhe koston totale të projektit
inxhinierik.
Klasifikimi i kostove të projektit kryhet duke u bazuar në tipologjinë e tyre, të cilat mund të
jenë:
• Kosto indirekte - janë ato kosto të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me shpenzimet e
ndërtimit të projektit ose veprës inxhinierike. Këto kosto mund të jenë menaxheriale,
kosto ligjore dhe kosto ekonomike të lidhur me faktorët ndërkombëtarë.
• Kosto direkte - janë ato kosto të cilat lidhen drejtpërdrejt me shpenzimet e ndërtimit të
veprës si: kosto e materialeve, punëtorie, montimi, e makinerive dhe shërbimeve.

Gjithashtu një kriter tjetër për klasifikimin e kostos është niveli i maturimit të kostos i cili
varion në varësi të kohës në të cilin ndodh dhe paguhet . Sipas këtij kriteri kostot ndahen:
• Kosto në momentin e ofertuar - e cila përbën koston e procesit ndërtimor në momentin
kur është dhënë oferta.
• Kosto e maturuar - e cila përbën koston e procesit ndërtimor në momentin kur procesi
është duke u ekzekutuar.
• Kosto e faturuar - përbën koston e procesit ndërtimor në momentin kur ky proces është
vendosur në situacion dhe faturën për tu likuiduar.
• Kosto e likuiduar - përbën koston e procesit ndërtimor në momentin kur vlera monetare
e këtij procesi është paguar, e cila në terminologjinë ndërkombëtare quhet“Cash floë”.

31
Në figurën e mëposhtme paraqitet Kurba e maturmit të kostos:

Figura 18. Kurba e maturimit të kostos18

6.1 Qasjet në llogaritjen e kostos të një projekti inxhinierik


Llogaritja e kostos së një projekti inxhinierik kryhet gjatë fazës së projektimit dhe
planifikimit, por gjithashtu llogaritja e tyre mund të bëhet edhe gjatë procesit të ndërtimit
të veprave, ku mund të jetë e nevojshme kryerja e punimeve të parashikuara dhe
eventualisht llogaritja e kostove. Llogaritja e kostos për njësi të një produkti/procesi
ndërtimor bëhet duke u bazuar në tre qasjeve:
Qasja analitike - konsiston në detajimin dhe kryerjen e analizës së çmimit për materialet
ose shërbimet që përbëjnë një proces ndërtimor. Kjo qasje përdoret kryesisht për të
përpiluar preventivin e fondit limit ose ofertës, duke marrë parasysh të gjitha të dhënat
teknike të projektit, strukturën e dekompozimit të projektit (SDP) dhe secilën paketë pune.
Qasja sipas parametrave - konsiston në identifikimin e “faktorit bazë-cost driver” i cili ka
ndikimin më të madh në vlerën e një zëri punimesh ndërtimi. Kjo qasje përdoret për të
gjetur koston totale të një procesi ndërtimor duke u bazuar tek tipologjia e tij, të dhënat e
një procesi ndërtimor të ngjashëm dhe kapaciteti (potenciali) i parashikuar i procesit
ndërtimor për të prodhuar “produktin-outputin” e kërkuar. Identifikimi dhe vlera e faktorit
bazë të procesit ndërtimor është në përpjesëtim të drejtë me kapacitetin e procesit. Duke
përcaktuar me 0 koston dhe 0 kapacitetin (potencialin) e një procesi ndërtimor të ngjashëm,
kosto e procesit mund të shprehet me formulën e mëposhtme:
𝑃
𝐶 = 𝐶0 (𝑃 )𝑀 (2.1)
0

Ku është kapaciteti i procesit ndërtimor, ndëtsa është koefiçenti i cili varet nga tipi i procesit
ndërtimor dhe mund të ketë një vlerë nga 0.6 ≤ ≤ 0.9. Nga formula e mësipërme nxirret
kosto njësi e procesit ndërtimor :
Marrëdhënia midis kostos/njësi dhe kapacitetit shprehet me kurbën logaritmike:
𝐶 𝐶
𝑃
= 𝑃0 𝑃𝑀−1 (2.2)
0

i cili mund të shprehet edhe në formë logaritmike:


𝐶
𝑙𝑜𝑔 𝑃 = 𝑙𝑜𝑔𝐶0 − 𝑀𝑙𝑜𝑔𝑃0 + (𝑀 − 1)𝑙𝑜𝑔𝑃 , ku M<1 (6.3)

18
Burimi: Hulumtimi

32
Figura 19. Kurba logaritmike Kosto/Njësi - Kapacitet19

Një metodë tjetër e llogaritijes së kostos/njësi të një procesi ndërtimor, kur disponohet një
“database“ të dhënash kostosh dhe kapacitetesh për procese të ngjashme, është edhe nëpërmjet
metodës së regresionit linear duke gjetur marrëdhënien midis kostos/njësi dhe kapacitetit. Kjo
marrëdhënie mund të shprehet me relacionin linear të mëposhtëm :P
Për p = 1, kur ndodhet një hapsirë me dy dimensione, ku i = (1,2,3,...,n)
Yi = f(Xi1) (2.3)
Ku Y shpreh koston/njësi dhe X shpreh kapacitetin.

Figura 20. Regresioni linear, marrëdhënia Kosto/njësi - Kapacitet20

Ndërsa për 𝑝 > 1 kur ndodhet në një hapësirë me 𝑝 + 1 dimensione ku (i=1,2,3,4…n).


Marrëdhënia shprehet me planin e regresionit linear me relacionin e mëposhtëm:
Yi = f(Xi1,....,Xip) (2.4)
Për të gjetur koston përfundimtare të procesit ndërtimor, aplikohen edhe 2 koeficient korrigjues
të cilën marrin në konsideratë faktorët gjeografik dhe faktorët e ndryshimit të çmimeve në
tregjet ndërkombëtare.

Qasja faktoriale - konsiston në vlerësimin e kostos së zërave të caktuar duke përdorur


koeficientë korrigjues të cilët marrin parasysh kostot shtesë, si të shërbimit apo montimit.
Fillimisht merren parasysh kostot e materialeve agregate ose bazë (bulk), ku më pas shtohen
koeficient të tjerë si:
Koeficienti i ndërtimit i cili merr parasysh kostot e transportit, montimit ose ndërtimit në
kantier.
Koeficienti i shërbimit i cili merr parasysh kostot e proceseve të prokurimit dhe blerjes.
Koeficienti i mbivlerësimit i cili merr parasysh fitimin, taksat dhe ndryshimin e mundshëm të
çmimeve.

19
Burimi: Hulumtimi
20
Burimi: Hulumtimi

33
Llogaritja e kostove të procesit të ndërtimit në fazën e planifikimit sipas njërës prej qasjeve të
mësipërme përbën dhe referencën fillestare të kostove “baseline”, me të cilën krahasohen
kostot në momente të caktuara kohore 𝑇 gjatë realizimit të projektit inxhinierik. Kontrolli i
kostove duke i mbajtur ato nën kufirin e përcaktuar nga referenca fillestare (baseline) tregon
nivelin e eficencës së menaxhimit të projektit.

7. PLANIFIKIMI DHE MENAXHIMI I AFATEVE KOHORE


Faza e planifikimit të afateve kohore përbëhet nga një seri procesesh të cilat si pikë fillimi kanë
krijimin e skemave të sekuencave të aktiviteteve. Procesi i identifikimit të aktiviteteve dhe
vendosja e përparësive për secilin prej tyre, duke krijuar disa seri sekuencash, përbën krijimin
e skemave me nyje. Çdo nyje përbën një aktivitet të caktuar, i cili është i lidhur me një ose më
shumë aktivitete (nyje) të tjera. Secili aktivitet në bazë të burimeve në dispozicion ka një kosto,
afat kohor dhe përparësi në lidhje me aktivitetet e tjerë. Afatet dhe përparësitë e një aktiviteti
mund të vendosen duke u bazuar në eksperienca të ngjashme ose duke përdorur algoritme të
ndryshme.

Sipas manualit të Projekt Management PMBOK 2008, planifikimi kohor përkufizohet si:
Procesi i analizës së të gjitha aktiviteteve, intervaleve kohore dhe burimeve të tyre për të krijuar
një plan menaxhimi të projektit.

Përgjegjësi i planifikimit dhe i monitorimit të kësaj faze është “Menaxheri i Projektit” –


“Project Manager”.

Procesi i planifikimit të afateve kohore ndahet në dy faza:

Faza e parë e konsiston në zgjedhjen e modelit të planifikimit të afateve kohore, duke


përcaktuar metodologjinë, instrumentet dhe software që do të përdoren. Në këtë fazë
përcaktohet Plani i Menaxhimit të Afateve (Time Management Plan), ku përcaktohen se cila
metodë do të përdoret. Metodat e llogaritjes së afate kohore mund të jenë:
Diagrama e Gantt
Metoda e Rrugëve Kritike - Critical Path Method (Metodë me saktësi)
Metoda PERT- Program Evaluation and Review Technique (Metodë probabilitare)

Faza e dytë përcakton veprimet specifike që do të kryhen për planifikim, ku analizohet qëllimi
final, lista e aktiviteteve që do të kryhen, burimet në dispozicion, strukturat e dekompozimit të
punëve, lista e gurëve kilometrik (milestones) dhe studimi i informacioneve të nevojshme. Kjo
fazë bazohet në Strukturën e Dekompozimit të Projektit duke bërë:

1. Identifikimin e radhës së proceseve të ndërtimit.


2. Aplikimi i metodës së planifikimit (Gantt, MRK-CPM, PERT).
3. Përcaktimi i intervaleve kohore për çdo aktivitet.
4. Përcaktimi i skemës së aktiviteteve.

Përdorimi i skemave të dekompozimit të proceseve është një element kyç në planifikimin e


afateve kohore dhe përparësive të një projekti inxhinierik. Çdo SDP është i përbërë nga disa
paketa pune, ku secila prej tyre ka të përshkruar objektivin. Duke u bazuar tek objektivat e
secilës paketë pune, përcaktohen dhe afatet kohore dhe përparësitë e tyre, duke i paraqitur në
një prej skemave me nyje, të cilat përmbajnë disa sekuenca. Por një paketë punë mund të
përmbajë disa procese dhe rrjedhimisht përmban një numër të madh sekuencash.
34
7.1 Diagrama Gantt

Është një nga instrumentet më të përdorura për planifikimin dhe kontrollin e projekteve.
Diagrama e Gantt bën të mundur modelimin e avancimit të proceseve në mënyrë analoge dhe
grafike njëkohësisht. Kjo diagram është aplikuar për herë të parë nga Henry Gantt në vitin 1917
për të thjeshtuar menaxhimin e proceseve industriale të atëhershme. Ky lloj modelimi mund të
kryhet me ndihmën e programit kompjuterik Microsoft Project, por gjithashtu mund të krijohen
programe kompjuterik të tjerë jo të lidhur me të. Më poshtë paraqitet Diagrama e Gantt :

Figura 21. Diagrama e Gantt21

Si edhe shihet në figurën e mësipërme: në këtë diagram, në boshtin horizontal është paraqitur
koha dhe në boshtin vertikal aktivitetet që përbëjnë projektin. Sipas boshtit horizontal janë
paraqitur të gjitha intervalet kohore të aktiviteteve, të paraqitura si shufra. Shufra transparente
paraqet kohëzgjatjen e parashikuar për aktivitetin, ndërsa në shiritin e ngjyrosur është paraqitur
avancimi i aktivitet.

Njësia e shufrave mund të jetë në ditë, javë ose muaj. Aktivitetet janë të kodifikuara sipas
përkatësinë që kanë në Strukturën e Dekompozimi të Projektit. Çdo aktivitet ka intervalin e tij
kohor (shufra), i cili mund të eci paralelisht ose në mënyrë të vazhdueshme (sekuenciale) me
aktivitetet e tjera. Gjithashtu kolonat kohore të dy aktiviteteve të ndryshme mund të kenë lidhje
me fillimin ose mbarimin e tyre. Në Diagramën e Gantt paraqiten edhe gurët kilometrikë
(milestone) të projektit, të cilët shërbejnë për të krahasuar avancimin e aktiviteteve të projektit.

Përdorimi i Diagramës të Gantt sjell këto avantazhe:

- Paraqet grafikisht të gjithë aktivitetin e një projekti.


- Identifikon në mënyrë të shpejtë avancimin e çdo aktiviteti të projektit.
- Vendos gurët kilometrike të projektit.
- Identifikon pikat kritike ku aktiviteti është me vonesë në lidhje me gurët
kilometrikë.

21
Burimi: Hulumtimi

35
- Gjithë aktiviteti është i paraqitur në mënyrë kalendarike.

Koncepti i kësaj diagrame është i inkorporuar në programin kompjuterik PROING, të ndërtuar


për këtë punim.

7.2 Metoda e Rrugëve Kritike


Metoda e Rrugëve Kritike (Critical Path Method) përdoret kryesisht për planifikimin e atyre
proceseve ndërtimore të cilat kanë në përbërjen e tyre aktivitete të lidhur ngushtë me njëri
tjetrin, ku sekuenca e tyre ndikon drejtpërdrejt në kohëzgjatjen e të gjithë projektit inxhinierik
. Përdorimi i kësaj metode kërkon një informacion të saktë dhe të shpeshtë.

Rrugë kritike (Critical Path) do të quhet rrjedha e atyre proceseve/aktiviteteve, ku ndalimi i


njërit prej tyre do të sillte vonesën në afate të gjithë projektit. Rruga kritike përbën rrjedhën
më të gjatë të gjithë proceseve të projektit inxhinierik.

Me përdorimin e kësaj metode përcaktohet saktë:

- Kohëzgjatja e të gjithë projektit.


- Afatet e një aktiviteti të caktuar dhe mundësia e shtyrjes së tij pa ndikuar në afatin
përfundimtar të realizimit të projektit.
- Pikat kritike të projektit, ku vonesa e të cilave do të ndikonte në kohë dhe cilësi.

Kjo metodë ka katër terma të rëndësishëm :

1. Fillimi i Hershëm (FH) - Early Start (ES), është momenti më i hershëm në të cilën një
aktivitet mund të fillojë.
2. Përfundim i Hershëm (PH) - Early Finish (EF), është momenti më i hershëm në të cilin një
aktivitet mund të mbarojë.
3. Fillim i Vonët (FV) - Late Start (LS), është momenti më i vonët në të cilin një aktivitet mund
të fillojë.
4. Përfundim i Vonët (PV) - Late Finish (LF), i cili është momenti më i vonët në të cilin një
aktivitet mund të mbarojë.

Më poshtë është skicuar skema sipas Metodës të Rrugëve Kritike:

Figura 22. Sekuencat e aktiviteteve sipas Metodës së Rrugëve Kritike22

Llogaritja e Fillimit të Hershëm (FH/ES) dhe Përfundimit të Hershëm (PH/


EF) bazohet në një skemë me nyje duke filluar me aktivitetin fillestar dhe kaluar në aktivitetin
e fundit. Kjo quhet llogaritje “ecje përpara” (forward).

22
Burimi: Hulumtimi

36
Fillimi i Hershëm i aktivitetit < 𝑗 > është i barabartë me maksimumin e Përfundimit të Hershëm
të aktivitetit paraardhës < 𝑖 > dhe shprehet:

𝐹𝐻𝑗 = 𝑥 𝑃𝐻𝑖 (5.1)

Ndërsa Përfundimi i Hershëm i një aktiviteti < 𝑖 > është i barabartë me shumën midis Fillimit
të Hershëm dhe Kohëzgjatjes (𝐷) të aktivitetit:

𝑃𝐻𝑖 = 𝑖+ 𝐷 𝑖 (5.2)

Llogaritja e Fillimit të Vonët (FV-LS) dhe Përfundimit të Vonët (PV-LF) kryhet i bazuar në një
skemë me nyje por në këtë rast duke kryer llogaritjen në të kundërt, nga aktiviteti i fundit në
aktivitetin fillestar. Kjo llogaritje quhet llogaritje në të kundërt (backward) Përfundimi i Vonët
i një aktiviteti < 𝑖 > është i barabartë me minimumin e Fillimit të Vonët të aktivitetit pasardhës
< 𝑗 > dhe shprehet:

𝑃𝑉𝑖 = 𝑛 𝐹𝑉𝑗 (5.3)


Ndërsa Fillimi i Vonët i një aktiviteti < 𝑖 > është i barabartë me diferencën midis Përfundimit
të Vonët dhe Kohëzgjatjes 𝐷 të aktivitetit.

𝐹𝑉𝑖 = 𝑖 – 𝐷𝑖 (5.4)
Llogaritja në të kundërt është e rëndësishme sepse bën të mundur gjetjen afateve kohor
ndërmjet aktiviteteve, të cilët mund të shtyhen ose zgjaten dhe quhen Rezerva Kohore (Total
Slack-Float). Rezerva Kohore përbën një afat kohor të aktivitetit, i cili mund të shtyhet me një
kohë të caktuar duke mos ndikuar në afatin përfundimtar të projektit. Rezerva Kohore e një
aktiviteti është e barabartë me diferencën midis Përfundimit të Vonët me Fillimin e Hershëm
dhe Kohëzgjatjen e aktivitetit, e cila shprehet me formulën e mëposhtme:

𝑅𝐾𝑖 = = 𝑃𝑉𝑖 – 𝐷𝑖 (5.5)


Ose si diferenca e Përfundimit të Vonët me Përfundimin e Hershëm:

𝑅𝐾𝑖= 𝑃𝑉𝑖–(𝐹𝐻𝑖+ 𝐷) 𝑖 (5.6)


𝑅𝐾𝑖= 𝑖- 𝑃𝐻𝑖𝑖 (5.7)
𝑅𝐾= 𝑃𝑉- 𝐷–𝐹𝐻 (5.8)

Gjithashtu Rezerva Kohore mund të shprehet si diferenca midis Fillimit të Vonët me Fillim e
Hershëm:
𝑅𝐾𝑖= 𝑖–𝐹𝐻𝑖 (5.9)

Një term tjetër i rëndësishëm është dhe Rezerva Kohore e Lirë (Free Slack-Float) e cila përbën
afatin kohor të një aktiviteti, i cili mund të shtyhet pa ndikuar në fillimin e aktivitetit pasardhës.
Midis Fillimit të Hershëm të një aktiviteti pasardhës 𝑗 me Përfundimin e Hershëm të aktivitetit
< 𝑖 > , ku shprehet me formulën:

𝑅𝐾𝐿𝑖 = 𝑛𝐹𝐻𝑗 – 𝑃𝐻𝑖 (5.10)

37
Kur vlera e Rezervës Kohore të Lirë të një aktiviteti është e barabartë me zero = 0 , atëhere ky
aktivitet nuk duhet të shtyhet, ku vonesat në fillimin e tij do të sillnin shtyrjen e afatit kohor të
gjithë projektit.

Figura 23. Afatet dhe rezervat kohore të projektit23

Përcaktimi i aktiviteteve të cilat nuk kanë Rezervë Kohore të Lirë bën të mundur përcaktimin
e Rrugës Kritike të Projektit (Critical Path). Rruga Kritike e Projektit është sekuenca e të gjitha
aktiviteteve të projektit, të cilëve nuk i lejohet vonesa ose shtyrja e afateve kohore, në të kundërt
do të sillte shtyrjen e gjithë afatit të projektit.

8. SIGURIA DHE SHËNDETI GJATË PUNËS


8.1 Nevoja në sjelljen e masave për siguri dhe shëndet gjatë punës
Ndërtimtaria, e posaçërisht punët në vendndërtim janë një nga veprimtaritë e shumëllojshme
të njeriut në pikëpamje të mundësive për lëndim dhe rrezik të shëndetit të rij. Shkaqet për atë
dalin nga specifikat e procesit të ndërtimit.
Karakteristikat kryesore të procesit të ndërtimit të objekteve janë këto:
- pacenueshmëria e procesit;
- ndërlikueshmëria, por shpesh edhe vëllimi i punëve;
- punët në vendndërtim shpesh kryhen nga shumë kontraktorë;
- pjesëmarrja e një numri të madh të punëtorëve nga profile të ndryshme dhe përgatitja e
ndryshme profesionale;
- forca e punës shpesh ndërrohet;
- një pjesë e madhe e punëve bëhen në vend të hapur etj.
Për këtë shkak gjatë ndërtimit të objekteve mund të paraqiten rreziqe të ndryshme për rrezikim
të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.
Madhësia dhe natyra e ndikimeve ndaj sigurisë dhe shëndetit në punë gjatë kohës së
ndërtimit të objekteve varen nga:
- lokacioni i objektit dhe mjedisit të drejtpërdrejtë;
- lloji i objektit dhe punëve të cilat bëhen;
- kohëzgjatja e ndërtimit të objekteve;
- periudha kohore për zhvillim të punëve etj.
Shkaqet për paraqitje të fatkeqësive gjatë ndërtimit të objekteve mund të jenë: punëtori,
makinat dhe pajisjet dhe shkaqe të tjera.

23
Burimi: Hulumtimi

38
Fatkeqësitë nga punëtori mund të jenë shkaktuar nga:
- moskujdesi gjatë kryerjes së detyrave (fig. 24.);
- fizikisht ose psikikisht punëtori të mos jetë i përgatitur të përgjigjet në detyrat e
parashtruara në mënyrë përkatëse dhe të sigurisë;
- padituria e tij (përgatitja jopërkatëse shkollore ose profesionale, trajnimet jo të
mjaftueshme ose jopërkatëse për detyra specifike punuese etj.);
- mosrespektimi i rregullativës ligjore (fig. 25.) etj.
Shëndeti dhe jeta e punëtorëve mund të rrezikohet edhe nga makinat dhe pajisjet. Për shembull,
nga:
- pajisjet dhe makinat e prishura;
- nga zgjedhja jopërkatëse e makinave ose pajisjeve për kryerje të një pune të
caktuar (fig. 26.) etj.

Fatkeqësitë të cilat mund të ndodhin në vendin e punës, mund të jenë shkaktuar edhe nga
shkaqe të tjera, për shembull nga:
- avullimi i substancave të ndryshme toksike;
- shpërthimet;
- zjarret;
- avaritë;
- fatkeqësitë natyrore (temperaturat jashtëzakonisht të larta ose të ulëta, erërat e
fuqishme, shiu, përmbytjet, tërmetet, rrënimet e tokës etj.).

Figura 24. Fatkeqësi nga moskujdesi24 Figura 25. Kryerja e punëve pa mjete mbrojtëse25

Figura 26. Makina e zgjedhur jopërkatëse26

24
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.138
25
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.138
26
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.138

39
Për zvogëlim të ndikimeve negative ndaj sigurisë dhe shëndetit në punë gjatë kohës së ndërtimit
të objekteve duhet të ndërmerren masa të cilat janë karakteristike për atë objekt. Masat e
ndërmarra për objektin janë pjesë përbërëse të elaboratit për siguri dhe shëndet në punë gjatë
kohës së ndërtimit të objekteve.

8.2. Masat për siguri dhe shëndet gjatë kryerjes së punëve në vendndërtim
Masat për siguri dhe shëndet në punë gjatë kohës së ndërtimit të objekteve ndahen në:
- masat për vendndërtimin;
- masat për mbrojtje personale;
- masat për mjedisin.

8.2.1. Masat për vendndërtimin


Masat për vendndërtimin janë masa karakteristike për atë vendndërtim. Me ato rekomandohen
masa të veçanta për mbrojtje në punë për çdo grup të punëve: punët me tokën, muratore, me
beton dhe armiruese-betonuese, punët e veshjes me dërrasa etj.
Si masa shpesh të rekomanduara gjatë organizimit të ndërtimit të objektit janë këto masa për
vendndërtim:
- në kuadër të strukturës organizative të vendndërtimit të caktohet personeli i cili do të
jetë i obliguar dhe përgjegjës për siguri dhe shëndet gjatë kryerjes së punëve;
- kufizimi i kohëzgjatjes së orëve të punëve dhe përcaktimin e periudhave për pushim
gjatë ditës;
- projektimi dhe realizimi i skemës për përcaktimin e vendndërtimit që do të krijojë
kushte për kryerje të sigurt dhe të shëndetshëm të punëve (sigurimin e vendndërtimit;
- ndriçimin e tij;
- sigurimin e ndihmës së parë të vendndërtimit; kënde, gardërobë, hapësirë për ushqim;
- vendosje përkatëse standarde (ose transport) të punëtorëve;
- zgjidhje të mbeturinave të ngurta komunale etj.);
- zgjedha e materialit, teknologjisë dhe mekanizimit për kryerje të punëve me ndikime
minimale të zhurmës, pluhurit, vibrimeve, aromave dhe alergjenëve, gazeve nga puna
e makinave, zjarri etj. Me këtë rast shpesh rekomandohet stërpikja e rrugëve të
përkohshme të vendndërtimit me ujë;
- mbulimi i sitave për rërë te reparacionet për zvogëlim të pluhurit;
- materiali nga gërmimi dhe materialet e nevojshme për kryerje të punëve të
deponohen dhe të magazinohen në vende të zgjedhura për atë dedikim;
- gërmite të kujdesshme, kurse materialet e gërmuara sipas nevojës të sigurohen;
- sigurimi i strehimoreve për punëtorët dhe pajisjet gjatë kohës së shpërthimit të minave.
Për transport të materialeve shpërthyese përderet automjeti dedikues, kurse ruajtja e
eksploziveve dhe mjeteve shpërthyese duhet të bëhet në pajtim me rregullativës ligjore;
- përdorimi i makinave dhe pajisjeve të cilat shkaktojnë zhurmë më të vogël;
- mirëmbajtja përkatëse e makinave dhe kontrolli i tyre me kohë në hapësirë të
caktuar për atë dedikim;

40
- gjatë ndërprerjes nëpunës për një kohë më të gjatë mekanizimi dhe pajisja të hiqen në
vend të sigurt;
- vendosja e konstruksioneve mbrojtëse siç janë: parmakët, gardhet (fig. 27 а) dhe b)),
mbrojtja e gardheve (fig. 28.) etj;
- të zgjidhet sistem përkatës për mbrojtje kundër zjarrit si për makinat, ashtu edhe për
vendndërtimin në tërësi;
- të caktohen shenja përkatëse të sigurimit (për siguri dhe shëndet gjatë punës)
(Fig.29.) në afërsi të kryerjes së punëve dhe masa të tjera.

Figura 27a.Masat për vendndërtim- nënrrethoja Figura 27b.Nënrrethoja dhe shkallët për zbritje sigurt
deri te vendi i punës27

Figura 28. Aplikimi i rrethojes mbrojëse28

27 Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.140
28 Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.141

41
Figura 29. Shenjat e sigurimit29

8.2.2. Masat për mbrojtje personale


Për shkak të mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit personal, punëtorët janë të obliguar të
shfrytëzojnë mjete dhe pajisje personale. Në mjetet dhe pajisjet mbrojtëse personale bëjnë
pjesë:
- mjetet dhe pajisjet për mbrojtje të kokës;
- mjetet dhe pajisjet për mbrojtje të trupit;
- mjetet dhe pajisjet për mbrojtje të ekstremiteteve;
- mjetet dhe pajisjet për mbrojtje gjatë punës në lartësi;
- mjetet dhe pajisjet për mbrojtje gjatë punës në ujë etj.

Mjetet dhe pajisjet për mbrojtje të kokës janë (fig. 30 а-d):


- helmetat dhe mbrojtësit ndërtimorë për sy (fig. 30а);
- syzat (fig. 30b);
- respiratorët për masazh dhefrymëmarrje (fig. 30c);
- mbështjellësh për veshë, tamponë... (fig. 30d).

29 https://www.megateksa.com/al/sq/catalog/sinjalistika-adeziv-per-kantiere?query=bicikleta+per+vajza&sort=price-desc

42
Figura 30. Mjete dhe paisje për mbrojtjen e kokës30

Mjetet dhe pajisjet për mbrojtje të trupit janë (fig. 31.):


- veshjet e punëtorëve;
- veshjet speciale;
- dorëzat etj.

Figura 31. Mjete dhe paisje për mbrojtjen e trupit31

Mjetet dhe pajisjet për mbrojtje të ekstremiteteve – duarve dhe këmbëve janë dorezat
mbrojtëse dhe këpucët mbrojtës (fig. 32.).

-
Figura 32. Mjete dhe paisje për mbrojtje të ekstremiteteve( dorëzat dhe këpucët mbrojtëse ) 32

Mjetet dhe pajisjet për mbrojtje gjatë punës në lartësi janë: konopët mbrojtës (fig.33.) dhe
kollanët mbrojtës (fig. 34.).

30
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.142
31
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.142
32
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.142

43
Figura 34.Kollani mbrojës dhe përdorimi i tij gjatë punës33

Mjetet dhe pajisjet për mbrojtje gjatë punës në ujë janë treguar në (fig.35.).

Figura 35.Mjetet dhe paisjet për mbrojtje gjatë punës në ujë34

Mënyra e mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse, të cilat duhet t’i përdorë punëtori gjatë kryerjes së
punëve, varet nga lloji i punës.
Punëtorët të cilët nuk përdorin mjete dhe pajisje gjatë kryerjes së punëve, e sjellin në rrezik
shëndetin dhe jetën e tyre. Udhëheqësi i vendndërtimit është i obliguar t’i largojë nga puna.
Punëtorët guxojnë dhe duhet të refuzojnë kryerje të punëve të dhëna nëse punëdhënësi nuk i
plotëson të gjitha kushtet për siguri dhe shëndet gjatë punës të cilat janë paraparë me ligj dhe
me rregullore.

8.2.3. Masat për mjedisin


Masat për mjedisin, të cilat ndërmerren gjatë organizimit të punës, janë orientuar, para së
gjithash, ndaj njeriut nga mjedisi i drejtpërdrejtë në vendndërtim. Këto janë masa me të cilat

33 Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.143
34 Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.143

44
zvogëlohet ose pengohet: zhurma, pluhuri, vibrimet, aromat dhe alengjensët, gazet nga puna e
makinave, rrënimet e materialeve, rënia e mjeteve (fig. 36.), paraqitja e zjarrit etj.
Masat për mjedisin duhet të jenë në pajtim me përshtatjen e punëve të cilat kryhen dhe në
pajtim me rregullativën ligjore.

Figura 36. Zbatimi i mbrojtjes- mbulesat për mbrojtje të ndërruesve35

35
Burimi: Planifikimi dhe menaxhimi, Valentina Zhileska- Pancovska, Tetovë 2014, fq.144

45
9. PREZANTIMI I VIZITAVE NË PUNISHTË

Ndërtesa afaristo - banesor: FLORENTI TRANS


Etazhiteti: B+P+7
Lokacioni: Vushtrri, rruga Haxhi Zeka

9.1. Lokacioni i ndërteses në ortofoto


-

Figura 37. Ortofoto - lokacioni36

9.2. Rreth objektit


Objekti gjendet në Vushtrri, rruga Haxhi Zeka.
Invesitori i këtij objekti është FLORENTI TRANS International , ndërsa punët realizohen nga
kompania ndërtimore "Ariani Company".
Objekti është Ndërtesë Afaristo-Banesor B+P+7.
Përdhesa është afarizëm, ndërsa katet tjera vazhdojnë me banim dhe bodrumi është garzha.

36
burimi: https://www.google.com/maps

46
9.3. Disa pamje gjatë vizites në punishte
9.3.1 Sinjalizimet
Punëtorët e ndërtimit ndeshen me rreziqe më të shpeshta dhe më të rrezikshme të sigurisë
brenda profesionit të tyre sesa shumica e punonjësve të tjerë. Vendet e ndërtimit janë të
mbushura me makineri të rrezikshme, mjedise, rreziqe dhe kimikate që mund të shkaktojnë
lëndime të mëdha vdekjeprurëse pa vigjilencë të vazhdueshme.
Tabelat njoftuese vendosen për të dhënë informacion të plotë për vend dhe për të dhënë një
vend të integruar plotësisht të sigurisë.

Në foto është paraqitur


se si është bërë rrethimi
i objektit për mbrojtje
dhe siguri të qytetarëve
e po ashtu edhe të vet
punëtorëve.

Figura 38. Tabelat e sigurisë dhe njoftimit37

Kjo është e vetmja tabelë


sinjalizuese e vendosur në
vendëpunishte e cila tregon
rregullat e vendëpunishtës.
Mungon tabela e lejës
ndërtimore, objekti në foto që do
të realizohet, invesitori,
realizuesi i punimeve e poashtu
shenjat sinjalizuese për siguri
Figura 39. Rrethoja rreth objektit 38 duhet të vendosen edhe brenda
objektit ( shembull, rrezik
shkallë, lifti etj.)

37
burimi:hulumtimi
38
burimi: hulumtimi

47
Në vazhdim do t'i paraqesim disa shembuj se si duhet që të vendosen tabelat e sigurisë, lejes
ndërtimore, foto të ndërtesës që do të ndëtohet dhe rrethoja e ndërtesës.

Në katër fotot në
vazhdim është
paraqitur se si
duhet të paraqiten
tabelat për siguri
dhe njoftim të
Figura 40. Tabela për siguri dhe njoftim39
qytetarëve dhe të
vetë punonjësve.

Figura 41. Tabela për siguri dhe njoftim40

Figura 42. Tabela për siguri dhe njoftim 41 Figura 43. Tabela për siguri dhe njoftim 42

9.3.2 Sigurimi i lehtësive për puntorë

Të gjithë punëtorët që vijnë për punë ndërtimore duhet të kenë vendin e përshtatshëm për punë.
Është e rëndësishme të ruhet një vend i sigurt, i pastër dhe i përshtatshëm për profesionistët për
të kryer detyrat e tyre. Nëse punëtorët e ndërtimit janë të lumtur në mjedisin e tyre të punës kjo
do të pasqyrohet në punën e bërë kështu edhe nuk do të ketë rrezik nga lëndimi i objekteve dhe
lendëve në rrugë.

39
burimi: https://www.alamy.com
40
burimi: www.allspeed-signs.co.uk
41
burimi: https://www.thatsneatsigns.co.uk
42
burimi: https://www.indiamart.com

48
Figura 44. Shperndarja e pahive në vendin e punës43 Figura 45. Shperndarja e pahive në vendin e punës44

Në të katerta fotot më poshtë janë paraqitur papastertia në punishte


duke i shpërndarë pahit gjithandej.

Figura 46. Shperndarja e pahive në vendin e punës45 Figura 47. Shperndarja e pahive në vendin e punës 46

43
burimi: hulumtimi
44
burimi: hulumtimi
45
burimi: hulumtimi
46
burimi: hulumtimi

49
Në foto është paraqitur pastërtia e vendit të punës, ashtu siq
duhet me qenë.

Figura 48. Pastrimi i vendit të punës47 Figura 49. Pastrimi i vendit të punës48

Në vazhdim do t'i paraqes disa shembuj se si duhet të jetë i pastër vendi nga pa pastërtitë që
krijohen gjatë punëve në vendin e punës:

Figura 50. Pastertia e hapsirës së punës49

47
burimi: hulumtimi
48
burimi: hulumtimi
49
burimi: https://www.indiamart.com/proddetail/all-type-civil-construction-work-services-6594261233.html

50
Në foto është paraqitur
pastërtia e vendit të punës,
ashtu siq duhet me qenë,
dhe mbyllja e kanaleve të
ventilimit dhe kanalizimit
pë shkak të rrezikut të
lëndimit të puntorëve dhe
njerzve të tjerë.

Figura 51. Mbulimi i kanaleve te ventilimit dhe kanalizimit50

9.3.3 Siguria e puntorëve gjatë punës

Në tri fotot në vazhdim është paraqitur


se si puntorët në vendin tonë shumica
nuk marrin masat mbrojtëse nga
rreziku i lartësisë dhe rrezikojne jeten
e tyre, ku shumë shpesh ka lendime
serioze madje edhe me fatalitet.

Figura 52. Lenia hapuer e kanaleve51

Figura 53. Rrezik nga lartesia 52 Figura 54. Rrezik nga lartësia53

50
burimi: hulumtimi
51
burimi: hulumtimi
52
burimi: hulumtimi
53
burimi: hulumtimi

51
Në vazhdim do të paraqes disa foto se si duhet të sigurohen puntorët me rripa të siguris kur
janë duke punuar në lartësi:

Në foto është paraqitur


si sigurohen puntorët
Figura 55. Përdorimi i rripave të siguris 54 me rrypa të siguris kur
janë duke punuar në
lartësia të rrezikshme
për jeten e tyre.

Figura 56.Përdorimi i rripave të sigurisë55

54
burimi: https://a1insureit.com/2018/06/04/the-rising-risks-of-construction-work/
55
burimi: https://www.av.se/en/production-industry-and-logistics/building-and-civil-engineering-work/

52
9.3.4. Kallëpimi

Në foto kam paraqitur


duke u pregaditur
kallëpet për shtylla, dhe
gjithashtu vërehet
shpërndarja e materialit
për kallëpim, gjë që
rrezikon puntorët nga
lëndimet dhe shkakton
vështërsi në kryerjen e
punës.

Figura 57.Kallepimi i shtyllave56

Në foto është paraqitur


armimi dhe kallëpimi i
shkallëve.

Figura 58.Kallëpimi dhe armimi i shkallëve57

56
burimi: hulumtimi
57 burimi: hulumtimi

53
9.3.5. Armimi

Në foto është
paraqitur armimi i
pllakes së katit të
gjashtë, niveli
+18.00m, me
armatura ϕ16, ϕ12,
ϕ10, ϕ8.

Figura 59. Armimi i pllakës së meskatit58

Në foto është
paraqitur armimi i
shtyllave së katit të
pestë, niveli
+16.00m, me
armatura ϕ16 dhe
ϕ18.

Figura 60. Armimi i shtyllave59

58 burimi: hulumtimi
59 burimi: hulumtimi

54
9.3.6. Betonimi

Në foto është
paraqitur betonimi i
pllakes së kulmit,
niveli +22.00, me
pompen e betonit,
klasa e betoni
C25/30.

Figura 61. Betonimi i pllakës së meskatit60

Në foto është
paraqitur betonimi i
pllakes së kulmit,
niveli +22.00m , ku
shihet gypi i pompes
së betoni, klasa e
betoni C 25/30.

Figura 62. Betonimi i pllakës së meskatit me makinën përkatëse61

60 burimi: hulumtimi
61 burimi: hulumtimi

55
9.3.7. Muratimi

Në foto është
paraqitur duke u
muraturar muret
ndarëse së katit të
katërt, niveli
+13.00m , me blloka
gjysmë giter dhe
dimensione
25cm/20cm/20cm.

Figura 63. Muratimi i murëve ndarëse62

Në foto është
paraqitur përfundimi
i një pjese të
muratimit të murit
ndarëse së katit të
tretë, niveli +10.00m,
me blloka gjysëm
giter dhe me
dimensione
25cm/20cm/20cm.

Figura 64. Muratimi i murit ndarës63

62 burimi: hulumtimi
63 burimi: hulumtimi

56
IV METODOLOGJIA

Qëllimi i këtij hulumtimi është vetëdijshësimi për nevojën e menaxhimit si shkencë dhe si vlerë
e një shoqërie. Ndërtimtaria shfrytëzon një numër të madh të punëtorëve. Fuqia punëtore mund
të kushtoj deri 50 % të kostos së ndërtimit. Këta punëtorë mund të jenë të kategorive të
llojllojshme dhe me profile të ndryshme prej inxhinierëve, arkitektëve dhe teknikëve deri te
mjeshtrat dhe punëtorët e thjeshtë. Mirëpo, edhe papunësia e këtij sektori të ekonomisë është
evidente pasi që puna ka karakter sezonal, ndryshon lokacioni i ndërtimit dhe në të ndikon
zvoglimi i zhvillimit ekonomik. Për këtë arsye nuk ka siguri për vendin e punës së ndërtimtarit
(Rodiqi, 2004). Një tjetër qëllim i ketij hulumtimi është mungesa e puntorëve të kualifikuar për
pozicionet e caktuara, domethënë kryerja e punëve nga punëtorë që nuk janë trajnuar për atë
detyrë mund të çojë deri te aksidenti apo jo cilësia në punë, të cilat ndikojnë në koston dhe
kohëzgjatjen e projektit. Duke ditur se në Kosovë pas vitit 2000 numri i aksidenteve në fushën
e ndërtimtarisë ka qenë më i madh në raport me shtetet e zhvilluara, vetëm në vitin 2016 kanë
qenë 11 aksidente fatale. Ky numër fatkeqësisht vazhdon të rritet nga pakujdesia dhe mos
menaxhimi i mirë nga ana e kompanive ndërtimore. Këto fakte më shtyen të merrem me
hulumtimin e organizimit dhe menaxhimit të hapësirave punuese. Gjegjësishtë gjatë vizitave
në punishte, kam vërejtuar një menaxhim apo organizim jo adekuat që çojnë deri tek shkaktarët
e lartë përmendura, dhe vetë faktori njeri është shkaktar kryesor i tyre.

Për këtë arsyje e kam pare të nevojshme hulumtimin rreth një teme të tillë e që është shumë e
nevojshme për shoqërinë tone.

Hulumtimi është mbështetur në grumbullimin e materialeve shkencore dhe në metoden e


hulumtimit gjatë vizitave në vendpunishte duke dhënë shembuj të ndryshëm përmes fotove dhe
sqarimeve teorike.

57
V REZULTATET

Projektet në ditët e sotme përbëjnë një instrument të rëndësishëm zhvillimor të përdorur


masivisht si nga sektori publik edhe nga organizatat private. Ato janë gjithashtu një prej
rrugëve kryesore të destinimit të fondeve të Komunitetit Evropian dhe organizatave
ndërkombëtarë (FMN, BB, BERZH etj) për ndihmën drejt vendeve të pazhvilluara dhe atyre
në zhvillim.

Parë në këtë këndvështrim formimi i specialistëve të rinj me njohuri bashkëkohore, ku


Menaxhimi i Projekteve padyshim përbën një pjesë integrale, është një mundësi për tu përballur
me sukses me sfidat zhvillimore të sotme por edhe ato të së ardhmes. Menaxhimi i Projekteve
është një disiplinë që synon të ofrojë njohuri teorike mbi projektet por edhe të pajisë
nxënësit me shprehi praktike dhe aftësi menaxheriale për to.

Nga eksperienca, organizatat e ndryshme publike dhe jo publike, hasin një sërë problemesh
dhe sfidash gjatë hartimit dhe zbatimit të projekteve, të cilat shërbejnë si mësime për të punuar
më mirë në të ardhmen. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me organizimin dhe menaxhimin e puneve
ndertimore, të cilat gjatë hartimit dhe zbatimit të projekteve kanë shfaqur disa dobësi të cilat
duhen përmirësuar për në ardhmen.

Ky material didaktik synon të japë njohuri mbi konceptin e projektit, dimensionet e tij,
menaxherin e projektin dhe rolin e tij, karakteristikat e projektit, fazat e ciklit të
projektit, hartimin e tij, menaxhimin e kohës, kostos por edhe të performances së
projektit, menaxhimin e riskut dhe vlerësimin e treguesve financiarë të projektit, rreziku gjatë
punës dhe masat mbrojtëse që duhen merren. Në material janë bërë përpjekje që konceptet,
ilustrimet si dhe pjesë të tjera të jenë sa më të përshtatshme dhe të vlefshme.

Në këtë tërësi tematike lexuesit do të aftësohen: ta definojnë nocionin dhe rëndësinë e


menaxhimit; t’i dallojnë funksionet e menaxhimit; t’i identifikojnë nivelet e menaxhimit; të
definojnë dhe karakterizojnë menaxherët; të definojnë dhe karakterizojnë llojet e menaxhimit,
si dhe mbrojtja ndaj rreziqeve në vendpunishte.

58
VI KONKLUZION
Para fillimit të projektit të një ndërtimi së pari duhet të bëhet menaxhimi dhe organizimi I
punishtes ku do të realizohet ai ndërtim. Në bazë të informatave për objektin, rrethinën e tij
dhe kushteve të tjera në punë fillon menaxhimi i ndërtimit. Secili objekt paraqet një projekt në
vete, të cilin duhet organizuar dhe mbikëqyrur. Ndërrmarja që e realizon projektin i shfrytëzon
resurset organizative deri në përfundimin e gjitha punëve, e resurset janë: fuqia punëtore,
mekanizmi, materiali, mjetet financiare dhe informatat. Resurset në fjalë duhet shfrytëzuar në
mënyrë racionale dhe efikase, sepse sjellin dobi të shumta për ndërrmarjen. Pasi fuqia punëtore
është e shtrenjtë duhet të angazhohet në mënyrë që punëtorët të japin maksimumin e tyre.
Materiali duhet të kursehet në të gjitha rastet, e për mekanizmin pritja kushton shtrenjtë, andaj
duhet të zvogëlohet sa më shumë pushimi i makinave.

Të gjitha këto duhet të harmonizohen ndërmjet veti gjatë punës dhe të tentohet që përdorimi i
resurseve të punës të optimalizohet ashtu që kostoja e ndërtimit të jetë sa më e vogël. Realizimi
i projektit fillon me punët përgatitore, të cilat mundësojnë realizimin e shpejtë dhe racional të
punëve. Punët përgatitore kanë karakter të përkohëshëm, sepse pas kryerjes së ndërtimit
punishtja më nuk egziston, pra, edhe objektet përbërëse të tij demontohen dhe shfrytëzohen për
ndonjë objekt tjetër.

Dhe në fund por, më e rëndësishmja është siguria dhe shëndeti në punë. Shkaqet kryesore për
paraqitjen e aksidenteve janë punëtori, makinat dhe paisjet. Prandaj së pari duhen të merren
masa kpër mbrojtjen personale, që qdo person pjesëmarrës në punishte duhet t’i posedoj paisjet
mbrojtëse personale e pastaj masa për punishten dhe për mjedisin. Udhëheqja e punëve në
punishte është njësoj e rëndësishme sikurse menaxhimi i projektit në tërësi, andaj duhet të
tentohet që realizimi i projekteve të bëhet sipas rregullave për menaxhimin dhe organizimin e
punishtes.

59
VII REFERENCAT
Rodiqi, Ilir. Menaxhimi i ndertimit, Prishtine 2004.

Mazreku, Ibish. Bazat e menaxhimit, Prishtine 2010.

Zhileska-Pancovska, Valentina. Planifikimi dhe menaxhimi, Tetove 2014.

http://blerimitik.weebly.com/uploads/9/0/5/5/9055884/kuptimi_dhe_rendesia_e_menaxhimit.
pdf

https://www.scribd.com/document/368729385/Bazat-e-Menaxhimit-Robins-Dekenzo-word-1

http://www.eucebnici.mon.gov.mk/pdf/Planiranje%20i%20memadzment%20za%20III_redov
na%20i%20izborna_ALB_PRINT.pdf

https://www.google.com/search?biw=984&bih=901&tbm=isch&sa=1&ei=UUoBXKz3HYK
FrwSYkKCYAw&q=architecte&oq=architecte&gs_l=img.3..0l5j0i10j0l4.15129.17826..1942
8...0.0..0.124.1016.6j4......1....1..gwswizimg.......0i67.R5a3W5DcT7g#imgrc=bEu0tLMxG1J
xnM:

https://www.av.se/en/production-industry-and-logistics/building-and-civil-engineering-work/

https://www.myloneworkers.com/7-smart-ways-protect-your-lone-workers

https://www.megateksa.com/al/sq/catalog/sinjalistika-adeziv-per-
kantiere?query=bicikleta+per+vajza&sort=price-desc

https://www.zastita.eu/strucni-clanci/revidenti-iz-zastite-od-pozara-201

https://a1insureit.com/2018/06/04/the-rising-risks-of-construction-work/

https://a1insureit.com/2018/06/04/the-rising-risks-of-construction-work/

https://www.google.com/maps

https://www.alamy.com

www.allspeed-signs.co.uk

https://www.thatsneatsigns.co.uk

https://www.indiamart.com

60

You might also like