You are on page 1of 45

Universiteti për Biznes dhe Teknologji

Departamenti i Arkitekturës

PROJEKTIMI I “VENDIT TË MIRËQENIES”


PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM:
PËRDORIMI I PSIKOLOGJISË SË AMBIENTIT
DHE DIZAJNIT ONTOLOGJIKAL
Shkalla Bachelor

Endrit Kadriu

Qershor / 2015
Prishtinë
Universiteti për Biznes dhe Teknologji
Departamenti i Arkitekturës

Punim Diplome
Viti akademik 2011-2012

Endrit Kadriu

PROJEKTIMI I “VENDIT TË MIRËQENIES”


PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM:
PËRDORIMI I PSIKOLOGJISË SË AMBIENTIT
DHE DIZAJNIT ONTOLOGJIKAL

Mentori: Prof. Petrit Ahmeti

Qershor / 2015

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të


pjesshme për Shkallën Bachelor
ABSTRAKT
Ambienti i ndërtuar zë hapësirën për të plotësuar kërkesat e ndryshme të shoqërisë, e
megjithatë jo rrallë herë ndjehet boshllëk në plotësimin e nevojave të njerëzve dhe kjo për
rrethana të ndryshme. Ndër llojet e hapësirave që vërejmë mungesë më të theksuar në
Kosovë janë vendet publike për komunitetin, ku qytetarët mund të bashkëveprojnë,
punojnë, mësojnë, argëtohen apo të zhvillohen bashkërisht si bashkësi. Si rrjedhojë
arkitektura duhet të shkoj përtej zbatimit të kërkesave të shoqërisë që aktualisht
përjashtojnë plotësimin e këtyre nevojave. Ky nivel i ri i arkitekturës do të lejonte që të
paraqiteshin mundësi për përjetimin e hapësirave të reja që do të ndihmonin qytetarët të
zhvillojnë kërkesat e tyre për të plotësuar nevojat që kanë.

Në këtë punim është hulumtuar boshllëku i nevojave për ambientin e ndërtuar duke
shfrytëzuar studimet e ndikimeve psikologjike të ambientit dhe filozofinë ontologjike apo
studimet e qenies. Si rrjedhojë është dizajnuar projekti i “Vendit të Mirëqenies”, që synon
që të hap një derë mundësish kundrejt zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë për
komunitetin e Prishtinës. Hapësirat që demonstrojnë ndjesinë e bashkësisë, ndërveprimit
mes njerëzve, qendrat e hapura të komunitetit dhe hapësirat që mundësojnë zhvillim për
qytetarët në aspekt ekonomik dhe shoqëror, paraqesin pikat kryesore të këtij projekti.
Inspirimi për dizajnimin e “Vendit të Mirëqenies”, vjen nga filozofia e të qenit një me
hapësirën. Me fjalë tjera ky vend mund të definohet si hapësirë inspiruese ku njerëzit
jetojnë, punojnë, mësojnë, fitojnë, e thellësisht zhvillojnë vetën përbrenda një rrethi me
kahje për zhvillim të qëndrueshëm.

Projekti i finalizuar si “Vend i Mirëqenies” në këtë studim është dizajnuar për qytetin e
Prishtinës pas hulumtimeve të ndryshme të bëra. Si përfundim një vend i mirëqenies do
të mundësonte të gjithë qytetarëve që të arrijnë mirëqenie në jetët e tyre. Ndikimi i këtij
vendi për komunitetin vendas dhe më gjerë, do të ishte mjaft i madh dhe është menduar
që të vërehet pozitivisht edhe në ekonominë qendrore të vendit dhe veçanërisht në jetët e
atyre që ndikohen drejtpërdrejt nga ky vend me anë të aktiviteteve të ndryshme.

1
MIRËNJOHJE
Dëshiroj të shprehë mirënjohjen dhe falënderimin tim për stafin e UBT-së për kontributin
e tyre ndaj neve studentëve. Veçanërisht e falënderoj shumë mentorin tim Prof. Petrit
Ahmeti, për ndihmën, përkrahjen dhe gatishmërinë e tij të treguar gjatë punimit të kësaj
teme të diplomës.

2
PËRMBAJTJA
LISTA E FIGURAVE ...................................................................................................... 5

LISTA E TABELAVE ..................................................................................................... 5

FJALORI I TERMAVE.................................................................................................... 6

1 HYRJE ...................................................................................................................... 7

2 Literatura e shfletuar ................................................................................................. 9

2.1 Studime nga psikologjia e ambientit dhe dizajnit ontologjik në raportin e


arkitekturës dhe mirëqenies .......................................................................................... 9

2.2 Vendi i Mirëqenies në arkitekturë.................................................................... 12

2.3 Përdorimi i “Vendeve të Mirëqenies” përgjatë historisë ................................. 13

3 Deklarimi i problemit ............................................................................................. 16

4 Metodologjia ........................................................................................................... 19

5 Rezultati – Vendi i mirËqenies ............................................................................... 20

5.1 Qasja ndaj vendndodhjes së projektit .............................................................. 20

5.2 Historik i vendndodhjes – Ish Fabrika e Tullave ............................................. 21

5.3 Arkitektura ekzistuese në parcelë .................................................................... 22

5.4 Patologjia e dëmtimeve në ndërtesat e parcelës ............................................... 23

5.5 Veçori tjera të vendndodhjes ........................................................................... 25

5.6 Distancat e pikave kryesore të qytetit .............................................................. 26

5.7 Programi shoqëror i “Vendit të Mirëqenies” dhe organizimi .......................... 27

5.8 Përshkrimi i projektit të dizajnuar për vendin e mirëqenies ............................ 30

5.8.1 Përdhesa .................................................................................................... 32

5.8.2 Kati i parë ................................................................................................. 33

5.8.3 Kati i dytë ................................................................................................. 34

5.8.4 Kulmi ........................................................................................................ 35

5.8.5 Bodrumi .................................................................................................... 36

3
6 Diskutime................................................................................................................ 39

7 Përfundimi .............................................................................................................. 41

8 Referencat ............................................................................................................... 42

4
LISTA E FIGURAVE
Figura 1. Spitali psikiatrik i Elizabetës së Shenjtë, sipas stilit të Th. Kirkbride (Foto 2013,
SHBA) .............................................................................................................................. 7
Figura 2. Ilustrim i ndikimeve psikologjike nga arkitektura ............................................ 8
Figura 3. Ndikimi i faktorëve të psikologjik, arkitektural dhe kulturor te njeriu ............. 9
Figura 4. Fallingwater nga F.Ll.W. 1935 ....................................................................... 10
Figura 5. Pikture e Meddah`it (Shek. XX) .................................................................... 13
Figura 6. Pamje nga zyrat e Google ............................................................................... 15
Figura 7. Skicimet e para për hapësirat e vendit të mirëqenies ...................................... 19
Figura 8. Ortofoto (marrë nga GoogleEarth) .................................................................. 20
Figura 9. Pamje nga kompleksi i fabrikës ...................................................................... 21
Figura 10. Pamje nga detale arkitekturale dhe kënde të ndryshme në kompleks ........... 22
Figura 11. Pamjet e shkatërrimit në kompleks nga vizita në terren dhe GoogleEarth ... 23
Morfologjia (formimi) dhe struktura urbane (shfrytëzimi) ............................................ 24
Figura 12. Pamje 3D drejtuar veriut të parcelës e punuar me CAD dhe G.Earth........... 24
Figura 13. Pronat publike të gjelbëruara përreth parcelës .............................................. 25
Figura 14. Paraqitje skematike e pikave kryesore funksionare të projektit .................... 28
Figura 15. Pamja estetike e strukturës ............................................................................ 30
Figura 16. Materiali i xhamit okalux i përdorur në fasada – kur xhamat me ngjyra ngjitet
për xhamin e okalux`it. ................................................................................................... 30
Figura 17. Skicë e përdorimit të xhamit okalux dhe figurat e xhamave që ngjyrosen ... 31
Figura 18. Dukje e përdheses (planimetri) ..................................................................... 32
Figura 19. Dukje e katit të parë (planimetri) .................................................................. 33
Figura 20. Dukje e katit të parë (planimetri) .................................................................. 34
Figura 21. Dukje e katit të parë (planimetri) .................................................................. 35
Figura 22. Këndet e diellit për panele diellore ............................................................... 35
Figura 23. Pamje nga zgjedhja e dizajnit të akuaponikëve të përdorur në projekt ......... 37
Figura 24. Skemë e instalimeve gjeo-termale (opcioni vertikal).................................... 38

LISTA E TABELAVE
Tabela 1. Largësitë mes vendndodhjes dhe pikave kryesore në qytet ............................ 27
Tabela 2. Energjia e fituar nga panelet diellore përgjatë vitit për çdo muaj/ditë ........... 36

5
FJALORI I TERMAVE
WHO World Health Organisation – Organizata Botërore e Shëndetit.

6
1 HYRJE

“Njashtu sikur që njeriu zgjerohet në botë, bota zgjerohet tek njeriu. Jo vetëm se njeriu e
zë një vend të caktuar, mirëpo vet vendi, në anën tjetër, zë vend brenda njeriut.”

– Costica Bradatan

Arkitektët që moti kanë shprehur që vendet e banimit mund të kenë ndikim mbi mënyrën
se si njerëzit mendojnë, ndihen apo sillen (Steg, 2013). Si rrjedhojë, dizajnet arkitektonike
janë përdorur me mijëra vjet për të ndikuar në karakteristika të caktuara të banorëve. Për
shembull, organizatat fetare kanë përdorur arkitekturën për të inspiruar respekt, madje
dhe frikën, për të ndikuar në sjellje të varur në anëtarët e saj. Spitalet psikiatrike, më
konkretisht ato të projektuara në stilin e promovuar nga Thomas Kirkbride, ishin
përqendruar në promovimin e shëndetit mendor dhe fizik në pacientët e tij. (Cummings,
2012). Th. Kirkbride promovonte një stil të trajtimit moral të pacientëve të tij dhe këtë
tentoj ta përcjelltë edhe me arkitekturë duke krijuar korridore me ndriçim e ajër të freskët
dhe shumë kthina tjera të përshtatshme për pacient. [2]

Megjithatë vetëm viteve të fundit është


vërejtur një rritje e njohjes së rolit të
ambientit në gjendjen e përgjithshme
psikologjike të individit (Gilchrist,
Brownb & Montarzino, 2015), duke u
nënvizuar rëndësia e përdorimit të
arkitekturën në promovim të shëndetit
dhe mirëqenies njerëzore. Mirëqenia
definohet si gjendje e të qenurit rehat,
shëndetshëm apo të lumtur. Organizata Figura 1. Spitali psikiatrik i Elizabetës së
Shenjtë, sipas stilit të Th. Kirkbride
Botërore e Shëndetit definon gjendjen (Foto 2013, SHBA)
e shëndetit si "një gjendje të mirë dhe plotë fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht
mungesa e sëmundjes ose dobësisë' (WHO, 1948), pra është bërë ridefinim i konceptit të
shëndetit, duke e integruar në të edhe konceptin e mirëqenies. Si pasojë, në kohën
moderne është duke mbizotëruar modeli social-ekologjik i shëndetit, e cila ka ndryshuar
paradigmën në kuptueshmërinë e mirëqenies njerëzore dhe shëndetit duke parë si

7
determinues së shëndetit jo vetëm faktorët mjekësor por edhe adresimin e faktorëve
social, ambientit dhe ekonomik (Gilchrist et al., 2015). [4]

Kjo kuptueshmëri e mirëqenies është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të


hulumtimeve empirike për të ndriçuar rolin e ambientit fizik apo arkitekturës në shëndetin
dhe mirëqenien e individit, posaçërisht në fushën e psikologjisë së ambientit dhe dizajnit
ontologjik. Kjo pasi që të dyja merren me hulumtimin e ndikimeve të ambienteve ose
mjeteve fizike në psikologjinë dhe sjelljet e njeriut.

Arkitektura pra është arti i cili mbi të tjera i kombinon shprehjen e saj, teknologjinë dhe
plotësimin e nevojave të njeriut. Qëllimi i arkitekturës është që të krijoj vende ku njerëzit
do ndihen më njerëz, më të gjallë, e
më të përmbushur. Ashtu si në fjalët
Vitruviane, “utilitas, firmitas dhe
venustas” apo natyra njerëzore,
teknologjia e bukuria. Në këtë
punim të studimit, është eksploruar
aspekti i ndikimit psikologjik nga
arkitektura dhe mundësit e
shfrytëzimit të filozofisë
ontologjike (shkencës së qenies)
për të dizajnuar projektin apo
kompleksit e “Vendit të
Mirëqenies”. [10]
Figura 2. Ilustrim i ndikimeve psikologjike nga
arkitektura

8
2 LITERATURA E SHFLETUAR

2.1 Studime nga psikologjia e ambientit dhe dizajnit ontologjik në raportin e

arkitekturës dhe mirëqenies

Psikologjia e ambientit definohet si


studimi i sjelljeve dhe marrëdhënieve
njerëzore brenda kontekstit të
objekteve dhe ambienteve natyrale.
Një ndër teoritë kryesore të kësaj
fushe shpjegon reagimet e individëve
ndaj ambientit duke përdorur
kornizën psikoevolucionare, që
argumenton që përgjigje afektive ndaj
parametrave mjedisore nuk
ndërmjetësohet nga proceset
kognitive, por rrjedhin nga një proces
i shpejtë, automatik, dhe i Figura 3. Ndikimi i faktorëve të psikologjik,
pavetëdijshëm ku mjedisi pëlqehet ose arkitektural dhe kulturor te njeriu
nuk pëlqehet menjëherë (Ulrich, 1983). Besohet që këto reagime të kenë burimin në
historinë evolutive të njerëzimit dhe në esencë kanë qëllim adaptiv. Në lidhje me
origjinën nervore të këtyre gjendjeve afektive, disa studiues atribuojnë një rol të
rëndësishëm në amygdala (pjesë e strukturës së trurit). Për shkak se këto struktura janë të
përfshirë edhe në rregullimin e hormoneve përgjegjëse për stresin, kjo jep një shpjegim
se pse disa lloje të ambienteve të brendshme ose jashtme kanë influencë të ndryshme në
përgjigjet autonome të stresit (Parsons, 1991). Në përgjithësi, teoricienët supozojnë që
njerëzit kanë preferencë për ambientet fizike që përmban dy kualitete: perspektiva dhe
strehimi (Appleton, 1975). Nocioni i perspektivës përfshin elementet që lehtësojnë
marrjen e informacionit mbi atë mjedis, ndërsa strehimi nënkupton mjedisin që ofron
strehim dhe mbrojtje. [6]

Disa aspekte vizuale janë asocuar me reagim të menjëhershëm pozitiv nga njerëzit
(Ulrich, 1983; Kaplan, 1988):

9
 Kompleksiteti - që matet me sasinë e gjërave që mund të shihen në objekt;
 Thellësia - i referohet parametrave paraqitja e të cilave tregon se më shumë
informacion mund të fitohet nëse skena depërtohet më thellë;
 Koherenca - i referohet karakteristikave që kontribuojnë në organizimin, të
kuptuarit, dhe strukturimin e peizazhit, të tilla si simetria, elemente të përsëritura
dhe tekstura unifikuese; dhe së fundi
 Qartësia - i referohet cilësive të peizazhit që ndihmojnë për të parashikuar dhe për
të ruajtur orientimin në peizazh derisa njeriu më tej shqyrton atë, për shembull,
përdorimi i një objekti si një pikë orientimi. Përveç tipareve strukturore
peizazhore, përmbajtja e natyrshme po ashtu kontribuon në cilësitë estetike të
mjedisit duke shkaktuar reagim pozitiv automatik, përkatësisht karakteristika të
ujit dhe elementet vegjetative. [5]

Një shembull për përcjelljen e këtyre karakteristikave që asociohen me reagim pozitiv


nga njerëzit, mund të konsiderohet edhe objekti i Frank Lloyd Wright, Fallingwater në
Pensilvani, SHBA. Arkitekti në fjalë besonte në filozofinë e krijimit të arkitekturës që
ishte në harmoni mes njerëzve dhe natyrës, të cilën e quajti arkitekturë organike.

Figura 4. Fallingwater nga F.Ll.W. 1935

10
Një numër i konsiderueshëm i studimeve në fushën e psikologjisë së ambientit kanë
raportuar që njerëzit janë estetikisht të tërhequr nga forma dhe objekte natyrale dhe
konfigurime të caktuara të peizazhit, tipare të cilat kanë efekt pozitiv në funksionimin
njerëzor dhe në uljen e stresit (Joye, 2007). Individët vazhdimisht preferojnë mjediset
natyrore vegjetative mbi mjediset urbane pa bimësi. [12]

Në anën tjetër, mjedisi urban bashkëkohor karakterizohet kryesisht dhe udhëhiqet gjithnjë
e më shumë nga një gjeometri “Euklidiane” dhe e zhveshur nga ornamentet, modelet,
detajet, dhe ngjyrat. Kontakti i reduktuar me format natyrore mund të ndikojë në mënyrën
se si njerëzit e shohin botën. Studimet në kujtesën semantike tregojnë se njerëzit
përpunojnë informacionin konceptual në lidhje me gjallesa duke përdorur të dhënat
perceptuale (p.sh., përshkrimin fizik), ndërsa përpunimi i informacionit për objekte varet
nga funksioni i tyre (p.sh., si mund të përdoret një objekt i caktuar) (Crutch &Warrington,
2003). Këto rezultate implikojnë që në mungesë të objekteve natyrore, dhe në qasje më
të madhe të objekteve funksionale, njerëzit përdorin më shumë mendim të analizës
funksionale, e cila mund të përdoret në domene tjera të jetës po ashtu. Të menduar me
anë të analizës funksionale konsiderohet e dobishme në shumë aspekte, por transferimi i
saj në domene ose kontekste tjera, sikurse mendimi rreth botës natyrore në terma të
objektit, e bën atë të dëmshme dhe problematike (Joye, 2007). Prandaj, përdorimi i
elementeve natyrore në arkitekturë mund të ndikoj në këtë proces duke shërbyer si formë
e edukimit mbi natyrën (Joye, 2007). Pra në të kundërtën, arkitektura që nxit shfrytëzuesin
e saj të perceptoj apo të zhvilloj mendime të analizave funksionale – apo të shfrytëzimit,
kundrejt domeneve të ndryshme në jetën e përditshme, do të ndikoj negativisht për
natyrën dhe gjera të tjera në jetët e njerëzve. Në rastet kur natyra është e inkuadruar në
jetën e përditshme brenda arkitekturës, ndihmon që njeriu të zhvilloj mendime të
analizave tjera përpos asaj të shfrytëzimit, kështu duke ndikuar pozitivisht në jetën e
shfrytëzuesve, dhe pozitivisht për natyrën. [3]

Kështu, duke përdorur të dhënat nga studimet në fushën e psikologjisë evolucionare në


dizajnim të mjedisit mund të ndikojmë në ngritjen e mirëqenies së individëve. Më tutje
qasja me anë të dizajnit ontologjik do mund të aplikohej për të dhënë formën e kompleksit
që promovon mirëqenie. Dizajni ontologjik thekson që atë që ne e planifikojmë dhe
projektojmë na përcakton veprimet tona, pra ne dizajnohemi nga dizajni ynë përmes
interaksionit me strukturën dhe mjedisin (Thackara, 2004). Dizajni ontologjik në

11
arkitekturë ngërthen në vete edhe argumentin që duhet ndryshuar fokusi nga objekti në
njerëzit dhe përvojat e tyre. Prandaj këto parime mund të përdoren që kompleksi i të
dizajnohet në atë mënyrë, që do të nxit njeriun të ndjehet një me hapësirën duke përdorur
të dhënat hulumtuese nga fusha e psikoevolucionit. Objektet mund po ashtu të dizajnohen
në atë mënyrë që të nxit njeriun për kohezion social duke përdorur ndërlidhje të atillë mes
hapësirave dhe krijimin e kushteve optimale për marrjen e iniciativave, punimin, dhe
ofrimin e mundësive të ndryshme për tu bashkangjitur nismave dhe aktiviteteve për punë.
[1]

Nga shfrytëzimi i hulumtimeve të psikologjisë së ambientit dhe dizajnit ontologjikal,


është dizajnuar projekti i vendit të mirëqenies për këtë studim. Ky projekt përmban
strukturë organizative të atillë që të funksionoj si vend i mirëqenies i hapur për të gjithë.
Nga hulumtimet e psikologjisë së ambientit i janë dhënë dizajnit tipare biofilike dhe
veçori tjera të nxjerra nga analizat e shijeve dhe nevojave të njerëzve. Ndërsa nga dizajni
ontologjik, i është dhënë dizajnit të vendit të mirëqenies struktura organizative e
programit të funksionimit social dhe veçori në caktimin e funksioneve të hapësirave dhe
ndërlidhjen mes tyre. Implementimi i filozofisë së vendit të mirëqenies në këtë dizajn
arkitektural, paraqet një shembull të rrallë sepse është inkuadruar e tërë ideja e formësimit
të hapësirave pa përjashtuar asnjërën nga pikat që përfshinë. Për më shumë, i janë shtuar
disa elemente që i mundësojnë këtij vendi të mirëqenies që të jetë i pavarur ekonomikisht
duke ngërthyer në veti edhe hapësira për studime të ekologjisë, agrikulturës dhe
shkencave natyrore në përgjithësi.

2.2 Vendi i Mirëqenies në arkitekturë

“Sikur të jeni aq me fat që të jetoni në vende ku sheshet e të cilit kanë të ashtuquajturat


“vendet e mirëqenies”, vende të ngrohta, sigurta, me ambiente të dashura ku të panjohurit
shpesh herë bëhen të panjohur të rëndësishëm.” – Consequential Strangeers, Karen L.
Fingerman (2010).

Me vende të mirëqenies në arkitekturë nënkuptojmë të gjitha ato hapësira ku çdo njeri


mund të arrijë të ketë mirëqenie. Këtë duke ofruar kushte të mësoj, punoj, pushoj,
shoqërohet, argëtohet, të zhvilloj vetveten, e të jetoj përbrenda një rrethi me kahje për
zhvillim të qëndrueshëm të përbashkët. [13] Me fjalë tjera, vendi i mirëqenies është
hapësirë e cila ngjason me një-mini shoqëri ku çdo individi i ofrohen kushtet që një

12
shoqëri duhet ti ketë. Këto vende mund të shfaqen në forma të ndryshme dhe mund të
kenë formulime të shumta terminologjike si psh. “Vend i tretë”, “Vend i të qenit një me
hapësirën”, “Hapësira publike të komunitetit” etj. varësisht autorëve dhe përdorimit të
tyre. “Vendi i mirëqenies” në arkitekturë është shumë pak i zbatuar në kuptimin e plotë
të tij, mirëpo gjithmonë në variacione me përshtatje për nevoja apo preferenca të
ndryshme. [9]

2.3 Përdorimi i “Vendeve të Mirëqenies” përgjatë historisë

Ideja e vendeve të mirëqenies së komunitetit ka ekzistuar me fillimin e civilizimeve të


bashkësive të para të njerëzve. Në të shumtën e rasteve, ka qëndruar vetëm si ide apo
filozofi e pazbatuar realisht në arkitekturë apo planifikim të hapësirës. Si prototipat e para
të vendeve të mirëqenies mund të konsiderohen hapësirat publike të shesheve, që filluan
me zhvillimin e qyteteve. Në këto hapësira banorët edhe sot mund të zhvillojnë vetën e
tyre në aspektin social dhe ekonomik, duke nder vepruar njëri me tjetrin. Kjo në kuptimin
se disa individë e shfrytëzojnë sheshin për të nxjerrë fitim, disa tjerë për tu shoqëruar, për
argëtim, etj. dhe të gjithë në një ambient të hapur për komunitetin. Bashkësitë e ngushta
familjare apo grupet e caktuara më tutje gjatë historisë zhvilluan hapësira me veçori të
njëjta, mirëpo për shfrytëzim të brendshëm. Këto grupe kishin privilegje mbi ato hapësira
dhe mund ti shfrytëzonin si vende
rehatie, ku mund të punonin në ambient
argëtues. Shembulli më i mirë për këto
janë kafenetë e para aristokrate
Persiane. [11] Ose edhe ato përqark
perandorisë Otomane, të cilat
shfrytëzoheshin si lloj taverne dhe
kishin kënde për poezi, lexim, mësim,
këndim, shfaqje, etj. Edhe aty njerëzit
zhvilloheshin në kuptimin e shoqërisë
dhe financiar. [14] Madje nga këto
kafene apo vende të mirëqenies kishte
Figura 5. Pikture e Meddah`it
lindur edhe profesioni artistik i
(Shek. XX)
Meddah`it, i cili ishte tregim kallëzues
i historive epike, përrallave apo tregimeve tjera, për njerëzit që kalonin kohën aty.

13
Profesioni i tij sot mund të krahasohet me folësit e TEDx, vetëm se Meddah`i paguhej për
të argëtuar njerëzit me tregimet e tij. [15]

Sociologu Ray Oldenburg përdor nocionin “vendi i tretë” për të përshkruar këto hapësira,
pra si një vend që nuk është as vend pune, e as shtëpi, por një lloj taverne apo hapësirë
publike ku njerëzit e shfrytëzojnë për rehati dhe punë tjera në ambiente të dashura. [16]
Këtij nocioni i shkon përshtat edhe koncepti Freudian i “wellbeing space” – apo vend i
mirëqenies. Ky koncept në pak fjalë shpreh hapësira ku njeriu mund të punoj në një
ambient të dashur dhe përputhet tërësisht me parimin e “vendit të tretë” të cilin Ray kishte
përshkruar. [8]

Në kohët e sotme, ideja e vendit të mirëqenies ka evoluar dhe manifestohet në koncepte


të ndryshme hapësinore, arkitekturale dhe organizative në kuptimin e shfrytëzimit apo
strukturës sociale. Disa kompani të mëdha sot shfrytëzojnë filozofinë e vendeve të
mirëqenies duke i marrë veçori të tyre për të dizajnuar hapësira ekskluzivisht për
punëtorët që kanë. Kjo bëhet me qëllimin që të rritet kënaqësia në punë, bashkëveprimi
mes punëtorëve dhe rrjedhimisht të zhvillohet kompania me punëtorët. Shembulli më i
mirë për këto janë zyrat e kompanisë Google, e cila në pothuajse të gjitha pikat e saj ka
zbatuar dhe krijuar rregullime e hapësira që korrespondojnë me vende të mirëqenies.
Rezultatet janë të kënaqshme për punëtorët dhe për kompaninë, e cila thekson se krijimi
i vendeve të mirëqenies për punëtorët e vet ka ndikuar në punë më efektive dhe ambient
më të këndshëm brenda zyrave të tyre. [17]

14
Figura 6. Pamje nga zyrat e Google
Më tutje, një frymë e re e urbanizmit ka lindur gjithashtu e bazuar në këtë filozofi, e cila
quhet “Urbanizmi i ri”. Praktikisht, kjo frymë parasheh zhvillimin e vendbanimeve që
kanë një lidhje të balancuar mes banorëve, vendeve të punës, hapësirave për rekreacion,
shkollim etj. Këtë e arrin duke krijuar një “sistem urban të mirëqenies”, e cila përfshin
shumë hapësira publike (shkolla, sheshe, parqe etj.) në një zonë të ngushtë që mund të
përshkohet në këmbë dhe e cila rrjedhimisht mundëson arritjen e qëndrueshmërisë për atë
komunitet. [18] Vëllazëritë universitare në vendet perëndimore kanë krijuar qendrat e tyre
kulturore, të cilat gjithashtu mund të kategorizohen si lloje të vendeve të mirëqenies.
Ndërsa në disa kultura, vende të caktuara si sallonet e prerjes së flokëve (sidomos ato për
meshkuj), konsiderohen si vende të mirëqenies. Shembull për këtë është Brazili, ku
lokalet e berberëve janë vende ku njerëzit zhvillohen në aspektin shoqëror dhe ekonomik
dhe njihen si vende të mirëqenies. [19]

15
3 DEKLARIMI I PROBLEMIT

Vendet e mirëqenies në kontekste fizike dhe të plota në filozofi, mungojnë në shumë


qendra botërore. Mirëpo për arritjen e mirëqenies nëpërmjet arkitekturës, janë të
evoluuara forma të ndryshme të hapësirave në vende të ndryshme, të cilat dosido e
plotësojnë këtë filozofi. Qendrat kulturore, sociale, klubet e ndryshme, të cilat janë të
hapura për komunitetin, të gjitha së bashku përbejnë vende të mirëqenies. Në Kosovë, sa
i përket përmbushjes së nevojave për vend të mirëqenies nga ana e arkitekturës apo
hapësirave të planifikuara publike, nuk mund të nxjerrim përfundim pozitiv. Kjo sepse në
Kosovë në përgjithësi:

 Klubet kulturore janë zakonisht të orientuara vetëm për grupe të caktuara. Kështu
pamundësojnë krijimin e një pike të përbashkët të komunitetit, ku të gjithë do të
mund të zhvilloheshin në aspektin social e ekonomik në atë qendër të përbashkët.
Edhe në rastet kur arrihet bashkimi i komunitetit në ndonjë nga qendrat kulturore
të Kosovës, ato shumë rrallë ofrojnë mundësi të zhvillimit ekonomik të
përcjellësve të saj.
 Qendrat e komunitetit në Kosovë kanë vështirësi për të funksionuar në praktikë,
përkundër faktit se është një vend që ka shumë nevojë të bashkoj komunitetin për
një të ardhme më të qëndrueshme të përbashkët. Vetëm kohëve të fundit është
shprehur interesim për grumbullimin e komuniteteve në qendrat e tyre, por edhe
kjo pa plotësuar ndonjë nga pikat për vend të mirëqenies.
 Mungesa e hapësirave të gjelbëruara, e sidomos ajo në arkitekturë, paraqet një
tjetër problem. Mos edukimi i duhur kundrejt natyrës, dhe mentaliteti i
shfrytëzimit të domeneve – duke ju referuar studimeve të psikologjisë së
ambientit, luan rol të madh në dëmtimin e mëtutjeshëm të natyrës dhe efekteve
tjera negative në shoqëri.
 Qendrat e dijes ku individët mund të mësojnë e zhvillojnë vetveten e tyre kanë
përjetuar gjithashtu interesim të madh nga qytetarët kohëve të fundit. Mungesa e
kushteve të duhura për nxitjen e zhvillimit të mëtutjeshëm të këtyre individëve
nga qendrat e dijës paraqesin nevojë dhe problem në funksionimin e tyre.

16
 Qendrat hulumtuese për studime ekologjike e bujqësore mungojnë nga niveli
akademik në Kosovë, dhe kjo paraqet dobësi për zhvillimin e shkencës dhe
hulumtimeve ndaj mundësive që ofrohen nga këto fusha.
 Mundësitë e zhvillimit ekonomik për komunitetin janë gjithashtu shumë të pakta.
Qytetarët kanë shumë pak mundësi për mbështetje kur shprehin interesim që të
hapin biznese të cilat do të ndikonin në zhvillimin e vendit.
 Në anën tjetër mungesa e aktiviteteve dhe hapësirave për bashkëveprim e zhvillim
social ka ndikuar që kafenetë të jenë pothuajse të vetmet forma të shoqërimit.

Një vend i mirëqenies, kompleks, i cili përfshin veti karakteristikat e marra nga filozofia
e të qenit një me hapësirën dhe duke qenë i inspiruar e ndikuar nga mësimet e psikologjisë
sociale dhe dizajnit ontologjik, do të ndihmonte që të gjitha këto pika të lartë përmendura
të merrnin kahje tjetër. “Vendi i Mirëqenies” i projektuar për këtë studim, përfshin në
vete instalime dhe funksione që do të ndikonin në pavarësimin e vetvetes (në aspektin
teknik dhe ekonomik) si dhe program social e funksione që do të ndikonin në zhvillimin
e shfrytëzuesve të saj (në aspektin shoqëror, akademik, ekonomik, etj.)

Më tutje, përderisa mirëqenia e individit përcaktohet nga një mori faktorësh social,
ambiental dhe ekonomik, do ti analizojmë këta faktorë pjesërisht në pikat në vijim:

 Populli i Kosovës ka përjetuar trazira sociale që kanë lënë gjurmë të dukshme në


shëndetin mendor te njerëzit. Studimet tregojnë një shkallë të lartë të problemeve
mendore, duke vlerësuar një prevalencë të simptomave të çrregullimeve
emocionale prej rreth 40%, përderisa i njëjti studim argumenton që një nga
faktorët ndikues është mungesa e shërbimeve trajtuese në komunitet (Wenzel,
Agani, Rushiti, Abdullahu & Maxhuni, 2006).
 Kosova konsiderohet të ketë nivel të lartë të papunësisë, e cila po ashtu ndikon në
uljen e mirëqenies së individit, duke u vlerësuar me normë prej 30% (Agjencia e
statistikave të Kosovës, 2013).
 Së fundi, ndër aspektet më të lidhura me konceptin e mirëqenies në literaturë është
raportuar të jetë përfshirja në aktivitete, që shpjegon rreth 40% të variancës në
shkallën e mirëqenies, dhe përfshin aktivitete sociale, fizike, dhe kognitive (May,
2007).

17
Për më shumë, të dhënat nga hulumtime tregojnë që personat me nivel të lartë të
mirëqenies janë më të prirë për altruizëm, aktivizim social, produktivitet dhe tolerancë
(May, 2007), prandaj intervenimi individual mund të afektoj mirëqenien kolektive.
[7]

Për të përmbledhur, individët në Kosovë janë të privuar nga shumë faktorë ndihmues
në zhvillimin e mirëqenies së tyre duke e bërë shumë të nevojshme një qasje
integrative multi-disiplinare për të trajtuar këtë problem. Prandaj ky hulumtim ka për
qëllim që të eksploroj se si hapësirat publike si “Vendi i Mirëqenies”, mund të
projektohen në atë mënyrë që të promovojnë mirëqenie në komunitet.

18
4 METODOLOGJIA

Dizajnimi në arkitekturë është një proces kompleks. Transformimi i ideve teorike në


dimensione dhe vija që paraqesin formate fizike kërkon analiza dhe forma të ndryshme të
implementimit.

Për dizajnimin e vendit të mirëqenies


fillimisht janë hulumtuar aspektet
sociale-filozofike të hapësirave
arkitekturale që ndërlidhen me këtë
koncept të hapësirës. Pastaj është
hulumtuar rreth lidhjes së
mirëqenies si një teori – me atë si
formë fizike, pra në arkitekturë. Kjo
lidhje e mirëqenies është paraqitur
me shembuj përgjatë historisë dhe
forma të ndryshme të implementimit.
Më tutje është studiuar nevoja dhe
problemet aktuale në ndërlidhje me
ndikimin e arkitekturës në
Figura 7. Skicimet e para për hapësirat e
mirëqenie, për shtetin e Kosovës. vendit të mirëqenies
Pas përfundimeve të nxjerrjes së nevojave janë kuptuar disa nga pikat kryesore që projekti
do të përmbajë. Rrjedhimisht, është bërë analizë e detajuar e vendndodhjes së projektit
dhe ka filluar skicimi i hapësirave dhe strukturës fizike, duke ju referuar gjithnjë
hulumtimeve paraprake përgjatë rrjedhës së studimit për vendin e mirëqenies.

Praktika të ndryshme zbatimi të sistemeve ekologjike si akuaponikët, instalimet


gjeotermale, kopshtet urbane, panelet diellore, etj. u analizuan dhe u inkorporuan në
projekt. Të gjitha këto u përcjellën me analiza që përcaktonin formën apo mënyrën e
ndërthurjes së këtyre praktikave.

Në vazhdim, me ndihmën e programeve kompjuterike CAD, GoogleEarth, ato të


vizualizimeve si dhe programeve tjera (makineritë llogaritëse për këndin diellor, distanca
gjeografike, panele solare etj.) u arrit që gradualisht projekti të merr formë.

19
5 REZULTATI – VENDI I MIRËQENIES

5.1 Qasja ndaj vendndodhjes së projektit

Projekti i vendit të mirëqenies është propozuar të ndërtohet në Prishtinë, në lagjen


Arbëria. Kjo për arsyes se kryeqyteti konsiderohet si vendi me numrin më të madh të
banorëve, qarkullimin më të madh dhe me më së shumti potencial nga qytetet e Kosovës
për të zhvilluar këtë projekt. Vendi i zgjedhur është në parcelën e ish-fabrikës së tullave,
që gjendet në pjesën qendrore-veriore të kryeqytetit, në kryqëzimin e lagjeve Kodra e
Trimave (ana Veriore), Arbëria (ana Perëndimore), Tophane (ana Jugore), dhe Medreseja
(ana Lindore).

Kjo pjesë e qytetit paraqet zonën e hershme të zhvillimit të banimit rezidencial në qytet
dhe si rrjedhojë rrethohet kryesisht nga shtëpi të ulëta banimi. Më afër se 200m nga zona
e vendndodhjes, gjendet rruga kryesore që lidh qendrën e qytetit me lagjen. Në të njëjtën
rrugë është xhamia e Llapit, e cila paraqet një pikë kulturore historike ndër më të vjetrat
në rajon. Lidhja e zonës me qytetin apo infrastruktura është mjaft e mirë, pasi në pjesën
jugore kufizohet nga rruga e unazës qendrore që lidh horizontalisht këtë brez të qytetit
dhe shërben si pikë kalimi mes qyteteve tjera.

Figura 8. Ortofoto (marrë nga GoogleEarth)

20
5.2 Historik i vendndodhjes – Ish Fabrika e Tullave

Ish-Fabrika e tullave parcela e së cilës është zgjedhur për vendin e mirëqenies, ka qenë e
planifikuar dhe ka filluar të ndërtohet pas luftës së dytë botërore, nga regjimi Jugosllav.
Në vitet 1963-64, kompleksi ka filluar punën me kapacitet të plotë të prodhimit të tullave
të kuqe. Dora e parë e materialeve është marrë nga rrethina e Prishtinës, ndërsa përpunimi,
pjekja dhe tharja e tullave ka qenë tërësisht mekanike. Kompleksi ka filluar të zgjerohet
dhe rinovohet disa herë gjatë dekadave pas ndërtimit. Investimet u bënë në fillimet e
viteve 70-ta, 80-ta dhe së fundi në fillim të 90-tave. Puna mekanike gradualisht ishte
automatizuar pjesërisht dhe kompleksi është zgjeruar. Sipas të dhënave parimore, nuk
është shkaktuar ndonjë ndotje e madhe e tokës nga vajrat apo mbetjet teknologjike të
fabrikës, falë punës mekanike pjesës më të madhe të jetëgjatësisë së saj. Pas luftës së
Kosovës në vitet 1998-99, fabrika është mbyllur dhe nuk ka funksionuar më. Sot ajo
shfrytëzohet si vend-grumbullim i mbeturinave të riciklueshme, si biznese të vogla kanë
improvizuar hapësirën dhe kanë filluar punë në këndet e fabrikës (Lulishte dhe mekanik).
Pronësia e kompleksit ka kaluar nën të drejtat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit si ish-
kombinat shtetëror, ndërsa Komuna e Prishtinës rezervon gjithashtu autoritet mbi
parcelën si tokë e komunës. Kjo e fundit parasheh zonën si pjesë për ndërtim të mesëm
në të ardhmen, dhe tashmë vetëm ka filluar ndërtimin në hapësirat e kompleksit (shkolla
dhe parku në lindje dhe veri). [20]

Figura 9. Pamje nga kompleksi i fabrikës

21
5.3 Arkitektura ekzistuese në parcelë

Parcela ka ende në gjendje ekzistuese kompleksin e ish fabrikës së tullave që përfshinë


dhjetë ndërtesa me bazë drejtkëndëshe në strukturë të depove dhe mbi pesë ndërtesa tjera
përcjellëse. Dy tymtarë në distancë mes vete njëqind metra paraqesin pikat e mesit
horizontal të parcelës. Ndërtimet kanë funksione të ndryshme dhe e kanë ndryshuar disa
herë atë gjatë kohës, sidomos pas shuarjes së fabrikës. Sot pjesa dërmuese e këtyre
ndërtesave nuk kanë asnjë funksion. E përbashkëta fizike e ndërtimeve është që janë
përdorur materialet pothuajse të njëjta tek secila prej tyre.

Muret e ndërtimeve janë me tulla dhe beton të butë, e pjesërisht betonarme.


Konstruksionet i kanë skeletore me shtylla dhe breza horizontal e vertikal si përforcime.
Ndërtesat e depove dhe disa nga pjesët e fabrikës që janë më të mëdha kanë sisteme
hapësinore – me kapriata. Kulmet e shumicës së ndërtesave janë me konstruksion të drurit
e mbulesa plastike dhe disa kanë tjegulla tradicionale. Dimensionet e ndërtesave janë të
ndryshme, por vijojnë në metra si më poshtë:15;15; 10x30; 20x30; 15x50; deri në 35x150;
etj. [21]

Figura 10. Pamje nga detale arkitekturale dhe kënde të ndryshme në kompleks

22
5.4 Patologjia e dëmtimeve në ndërtesat e parcelës

Mungesa e investimeve gjatë kohës së fundit nga vetë ish-udhëheqësit e fabrikës, si pasojë
e rënies së fitimeve kanë rezultuar në shkatërrim të pjesshëm për shumicën e ndërtimeve
në kompleks. Dëmtimet nga faktorë të ndryshëm e kanë përshpejtuar procesin e
shkatërrimit, duke i rrezikuar ndërtesat edhe për dëmtime të mëtutjeshme si pasojë e mos
intervenimit. Disa pjesë të fabrikës tashmë janë rrënuar tërësisht për nga vjetërsia dhe
dëmtimet. Dëmtimet kryesore që rrezikojnë vazhdimin e rrënimit të ndërtesave në
kompleks janë plasaritjet e mureve dhe çarja e tullave. Lagështia, bymimi, kalbja e
konstruksioneve të drurit dhe shkatërrimi e rënia e kulmeve janë probleme tjera që
përcjellin patologjinë e këtyre ndërtesave. Shumë nga muret janë të deformuara dhe kanë
të çara përmes. Në bazë të vëzhgimit dhe analizave të bëra në terren, është konstatuar se
shkalla e shkatërrimit të shumicës së ndërtimeve të kompleksit kalon mbi 60% dhe
paraqet rrezik për banorët dhe shfrytëzuesit e tanishëm të kompleksit, nga shembja e
mëtutjeshme. [22] Një nga dy tymtarët e lartë ~55m dhe në gjendje të mirë që ndodhen
në parcelë do të inkorporohen në dizajnin e projektit.

Figura 11. Pamjet e shkatërrimit në kompleks nga vizita në terren dhe


GoogleEarth

23
5.5 Morfologjia (formimi) dhe struktura urbane (shfrytëzimi)

Meqenëse parcela bën pjesë në zonën e vjetër të qytetit të Prishtinës, kjo pjesë ka shtrirje
organike dhe deri më sot njihet për ndërtesa me lartësi/etazhitet kryesisht të ulët. Shtëpitë
e ulëta me nga një-dy kate janë tipike për rrethinën dhe kanë karakter kryesisht
rezidencial, me qëllim banimin. Sidoqoftë, disa faktorë kanë ndikuar që morfologjia
urbane e kësaj lagjeje të ndërroj kohëve të fundit. Fillimisht ritmi i ndërtimeve në
Prishtinën e pas luftës ka prekur këtë lagje duke rezultuar me disa objekte të larta, të cilat
në horizont të ndërtimeve dalin si kulla nga shtëpitë e ulëta përreth. Rregullimi i rrugës
kryesore, shtrimi i rrugëve brenda lagjes dhe pozicionimi i përshtatshëm gjeografik mbi
qytet, ka ndikuar që të tërheq praninë e ndërkombëtarëve. Kështu një numër i ambasadave
janë ndërtuar apo adoptuar në rrethinë. Pamja volumetrike e vendndodhjes mund të shihen
në figurën e mëposhtme. Dy tymtarët e paraqitur me ngjyrë të zezë, paraqesin mesin e
parcelës, të cilat funksionojnë si pikë referuese për zonën. Kjo është njëra nga arsyet se
pse në projektin e vendit të mirëqenies të planifikuar për këtë pjesë, njëri nga tymtarët
është inkuadruar dhe në projekt dhe i është dhënë funksion i ri. Pjesa e gjelbërimit prapa
tymtarëve është zona e planifikuar për park të qytetit. [23] Kjo zonë paraqet një ndër
shiritat e pakta të gjelbërimit në kryeqytet dhe është nga pikat pozitive të projektit të
propozuar. Kjo sepse vendi i mirëqenies e parasheh lidhjen e projektit me natyrën, duke
shfrytëzuar edhe kopshtet urbane apo agrikulturën urbane. Ofrimi i qasjes në gjelbërim
për rekreacion dhe mundësia e bashkëveprimit me natyrën duke mbjellë bimë të
ndryshme, janë pjesë e programeve të projektit të vendit të mirëqenies.

Figura 12. Pamje 3D drejtuar veriut të parcelës e punuar me CAD dhe G.Earth

24
Në figurë mund të shihet e paraqitur rruga kryesore (vertikale në anën e djathtë) e cila e
lidh qendrën e qytetit me lagjen. Ndërsa unaza e qytetit e cila vazhdon në lidhjen me
qytete tjera është e paraqitur në mes (rruga horizontale). Mund të dallohen gjithashtu
ndarjet e lagjeve ku mund të shohim lagjen e Arbërisë (pjesa e epërme në të majtë), lagjen
e Kodrës së Trimave (pjesa e epërme në të djathtë), lagjen e Tophanes (pjesa e poshtme
në të majtë) dhe lagjen e Medresesë (pjesa e poshtme në të djathtë). Ky udhëkryq lagjesh
e zë parcelën në skajin e lagjes së Arbërisë, me një pozitë të përshtatshme për vendin e
mirëqenies – si hapësirë publike e komunitetit.

5.6 Veçori tjera të vendndodhjes

 -Lidhja me prona publike të gjelbëruara përreth paraqet mundësi shtesë për


projektin. Kjo pasi që programet shoqërore të aktiviteteve të parapara në vendin e
mirëqenies do të përdorin tokën për mbjellje dhe kopshte urbane. Këto prona
publike do të mund të shfrytëzoheshin për aktivitete edukative për natyrën dhe
agrikulturën urbane. Në veri të parcelës është parku i ri i qytetit, ndërsa në
perëndim ndodhen copëza tjera të gjelbëruara nën pronësi të komunës së
Prishtinës.

Figura 13. Pronat publike të gjelbëruara përreth parcelës

 Prania e ambasadave dhe ndërkombëtarëve në zonë mund të nxisë shfrytëzimin e


pjesës së bujtinës që projekti ka të përfshirë në vete. Kjo mund të ndikoj në rritjen

25
e fitimit që do ta bëjë vendin e mirëqenies financiarisht të qëndrueshme dhe të
pavarur.
 Gjendja sociale e lagjeve në lindje dhe jug të parcelës, është relativisht e varfër, si
dhe profili i banorëve është kryesisht familjarë me numër të madh të qytetarëve
në moshë të re. Ky fakt mund të kthehet në pikë pozitive për projektin duke qenë
se do të nxiste më shumë pjesëmarrës së lagjeve përreth përpos qytetarëve tjerë,
që do të ishin të motivuar për tu zhvilluar ekonomikisht në aktivitetet e vendit të
mirëqenies.

5.7 Distancat e pikave kryesore të qytetit

Vendndodhja e projektit ka një lidhje të mirë të përgjithshme me pikat kryesore të qytetit,


falë infrastrukturës së mirë që e lidhë këtë pjesë. Megjithatë, disa nga pikat kryesore në
qytet nuk janë aq të arritshme me makinë, rrjedhimisht megjithëqë numri i kilometrave
mund të jetë i ulët, koha që zgjatë për të udhëtuar në atë pikë nga vendndodhja e projektit
mund të zgjasë më shume se në ato pika ku qasja është më e lehtë. Më poshtë është tabela
me llogaritjet e bëra:

Pikat kryesore të Prishtinës Kilometra Kohë udhëtimi (makinë)


Spitali i qytetit 2.8 km. 12 min.
Biblioteka kombëtare 2.7 km. 9 min.
Stacioni i trenit 1.4 km. 3 min.
Stacioni i autobusëve 3.3 km. 7 min.
Katedralja e qytetit 2.2 km. 6 min.
Xhamia e madhe 1.0 km. 8 min.
Parku Gërmia 5.1 km. 18 min.
Kampusi studentor 3.1 km. 11 min.
Aeroporti “Adem Jashari” 17 km. 26 min.
Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” 1.1 km. 9 min.
Muzeu i Kosovës 0.9 km. 7 min.
Stadiumi i Prishtinës 1.9 km. 5 min.
Monumenti i “NewBorn” 1.4 km. 6 min.
Teatri Kombëtar i Kosovës 1.1 km. 9 min.

26
Sheshet e qendrës 1.2 km. 10 min.
Tregu i gjelbër 0.9 km 7 min.

Tabela 1. Largësitë mes vendndodhjes dhe pikave kryesore në qytet

5.8 Programi shoqëror i “Vendit të Mirëqenies” dhe organizimi

Struktura e hierarkisë në projekt është me shtrirje horizontale, duke e udhëhequr


bashkërisht si komunitet tërë ndërtesën me aktivitetet e saj. Të gjithë punëtorët do të
marrin fitim proporcional të nxjerrë nga përqindja e fitimeve të përgjithshme të “Vendit
të Mirëqenies” (nga bujtina, restoranti, qiratë e sallave për seminare dhe nga aktivitetet
tjera). Në rastet kur ndonjëra nga pikat e ndërtesës shpenzon më shumë për punëtorët e
pjesës së saj se sa që nxjerrë fitim, atëherë intervenohet për të ndërruar veprimtarinë apo
për të ndërmarr ndryshime.

Pjesa e administratës qendrore, e cila menaxhon me financat, rrjetin e punëtorëve dhe me


politikat e kompleksit në përgjithësi, përbehet prej tre personash të zgjedhur si
përfaqësues komunar, qeveritar dhe të komunitetit, të cilët do të punojnë në ambient
transparent me gjithë pjesën tjetër. Secila nga anekset kryesore të ndërtesës si Qendra e
Dijes, Qendra Kulturore, Qendra e Agrikulturës / Akuaponikës, apo shiriti ekonomik
(kabinat e bizneseve), do të kenë menaxher të caktuar nga administrata qendrore e
kompleksit. Detyra e këtij të fundit është që të sigurohet në mbarëvajtjen e punës dhe
praktikave që duhet ndjekur si pjesë e politikave që kompleksi do të caktoj.

27
Punetoria e
Arteve

Qendra e Dijes

Shiriti Ekonomik
- Bizneset

Zyrat e Administrata e
Bashkepunimit kompleksit

Qendra
Kulturore

Qendra e
Agrikultures /
Akuaponikes

Figura 14. Paraqitje skematike e pikave kryesore funksionare të projektit


Të gjitha pikat kryesore të përmendura do të zhvillojnë programet e tyre të bashkëpunimit
me qytetarët, varësisht llojit të aktiviteteve që këto pika kanë.

Qendra kulturore do të jetë përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve


të përditshme si:

Aktivitete sportive (kampionate, programe me nxënës shkollor, çmime për gara, etj.),
aktivitete humanitare (nga zyra e ndihmave, mbledhje fondesh, hulumtime etj.), aktivitete
për fëmijë (lojëra, zhvillim edukativ – kurse të ndryshme, etj.), mbledhje të komunitetit
(me anë të kuzhinës së komunitetit dhe restorantit, takime në amfiteatër, pikturim (në
ambientet e punëtorisë së arteve, aktivitete javore të pikturës), organizim të shfaqjeve
artistike, dhe tjera aktivitete që ndërlidhen me kulturën në përgjithësi.

Qendra e Dijes do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e aktiviteteve zhvillimore


intelektuale, artistike dhe argëtuese të organizuara për komunitetin si:

Aktivitete bibliotekare (gara me pyetësor për fitim të librave, shkrime etj.), aktivitete
poetike (lexim, konkurrime, shkrim etj.), klube të diskutimit/debatit, hapësira për lexim,
hapësira për zhvillim të kreativitetit (lojëra psikologjike, mundësi manovrimi me pajisje
për këtë qëllim – ngjyra, katrorë, maketa, etj.), kurse me lëmi speciale (në bashkëpunim

28
me organizata, universitete etj.) dhe tjera aktivitete të ndërlidhura me zhvillimin e dijes
në përgjithësi.

Zyra e bashkëpunimit do të jenë përgjegjëse për menaxhimin e punës së disa


organizatave dhe zyrave shtetërore që do të bashkëpunojnë në këtë zyrë për zhvillimin e
qëndrueshëm të shoqërisë. Qëllimi i kësaj zyre është që të arrijë të koordinoj veprime
efektive me ndikim në zhvillim të shoqërisë. Krijimi i vendeve të punës dhe nxitja e
qarkullimit të vlerës monetare në vend për të rritur zhvillimin ekonomik, do të jetë
prioriteti i zyrës. Organizatat potenciale për ndikim dhe me interesim të investimit në këtë
fushë, do të marrin një kënd pune në këtë zyrë së bashku me përfaqësues shtetëror (nga
ministritë e ndryshme dhe komuna).

Aktivitet që priten të dalin nga kjo zyrë janë të ndërlidhura me inkubatorin e bizneseve
që është nën degë e administratës dhe zyrës për bashkëpunim si dhe me shiritin ekonomik.
Bizneset potenciale të krijuara nga të interesuar prej komunitetit, do të mbështeten dhe do
të ju mundësohet të marrin një nga kabinat në shiritin ekonomik të vendosur skaj rrugës
kryesore të “Vendit të Mirëqenies” për të shitur produktet/shërbimet e tyre vendore. Të
favorizuara për biznese do të jenë ato agrikulturore, arkitekturale-ekologjike dhe bizneset
shoqërore-sociale.

Qendra e agrikulturës dhe akuponikës do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe


zhvillimin e 1600m2 toke të mbjellë me akuaponikë në oborret e brendshme mbi kulmet
e katit përdhese dhe katit të parë. Fertilizatori në kullën e pëllumbave do të përdoret për
nxirrje të plehut natyral nga jashtëqitjet e pëllumbave të cilët në të tilla kulla priren të lënë
mbetjet e tyre brenda kullës natyralisht – pa i trajnuar. Ky lloj plehu njihet si ndër më të
mirët për agrikulturë dhe vazhdon të përdoret në të njëjtën mënyrë për produkte bujqësore
të klasit të parë në vende të ndryshme. Në këtë qendër përpos punëtorëve të mirëmbajtjes,
do të punojnë edhe zyrtarë që do të merren me bashkëpunime të jashtme.

Aktivitetet që do të zhvillohen nga kjo zyrë përfshijnë nxirjen e produkteve bujqësore


(dhe menaxhimin me to) nga kopshtet urbane, aktivitete edukative të sistemit me
akuaponikë dhe kopsht urban (në bashkëpunim me shkolla, universitete etj.), hapësira që
mundësojnë hulumtime laboratorike bujqësore për zhvillim intelektual në këtë fushë,
bashkëpunime me bujq të interesuar në përdorimin e sistemeve të njëjta dhe shpërndarjen

29
e farave të veçanta të bimëve potenciale dhe pak të njohura në vend (p.sh. asparagusi),
dhe tjera aktivitete të ndërlidhura me bujqësinë dhe sistemet efikase për këtë fushë.

5.9 Përshkrimi i projektit të dizajnuar për vendin e mirëqenies

Tymtari që shërben sot si pikë-takim dhe pikë reference për zonën, përbën pikën e mesit
nga ku projekti i “Vendit të Mirëqenies”
është zhvilluar. Ky tymtar është
rifunksionalizuar si “kullë” e
pëllumbave me anë të një intervenimi të
vogël në të për të shërbyer si fertilizator.
Përreth tymtarit është oborr i brendshëm
(20x20m), përskaj të cilit ndodhen tri
kate me oborr të shfrytëzuar dhe të
shkallëzuar. Këto pjesë në të katër anët
lidhen mes veti dhe formojnë një
strukturë të vetme katrore, e cila është e
shkallëzuar në pjesën e oborrit të Figura 15. Pamja estetike e strukturës
brendshëm. Distanca dysheme-dysheme e kateve është 4m., ndërsa distanca e vijës në
fasadën e jashtme është 58m.

Kjo strukturë katrore është e vendosur


me njërin kënd në drejtim të veriut,
duke kthyer kështu fasadën e përparme
në vijë të drejtë me rrugën. Një ndërtim
me formë të tillë, është bërë që të ruhet
vija e formave ekzistuese të ndërtimeve
në zonë, mirëpo duke tërhequr
vëmendjen për bashkëveprim me objekt
me anë të fasadave dhe rrethimit të Figura 16. Materiali i xhamit okalux i
përdorur në fasada – kur xhamat me ngjyra
kullës së pëllumbave – e cila është e
ngjitet për xhamin e okalux`it.
njohur për qytetin. Në të gjithë
strukturën skajet e secilës fasadë janë të mbështjella me “xham okalux”, material i bardhë
e çerek transparent, në mesin e të cilit janë futur copëza katrore të xhamit me ngjyrat bazë.

30
Kjo paraqitje është supozuar që të ndikoj në atë mënyrë që të ftoj qytetarët të afrohen në
ndërtesë duke ruajtur në të njëjtën kohë privatësinë e atyre që e përdorin dhe që janë
brenda.

Me anë të mbështjelljes së tymtarit/kullës së


pëllumbave (vend i njohur prej qytetarëve) nga
ndërtesa e “Vendit të Mirëqenies”, duke lënë në
fasadat e jashtme (12m të larta) pjesë të
konsiderueshme të xhamit pak të tejdukshëm me
Figura 17. Skicë e përdorimit të
silueta të njerëzve dhe copëza të ngjyrosura,
xhamit okalux dhe figurat e
qytetarëve është menduar të ju nxitet dëshira për të xhamave që ngjyrosen
bashkëvepruar me ndërtesën si dhe të ju rritet kurioziteti. Pjesa tjetër e fasadave të jashtme
është me material të fibrave të cimentit “Equitone”, të cilat kanë ngjyrë të bardhë pak të
reflektueshme nga ndriçimi i jashtëm. Ky sterilitet dukjeje pritet të thyej pritshmërinë e
qytetarëve kur të përjetojnë dukjet e interierit dhe të oborrit të brendshëm të vendit të
mirëqenies. Këto dy të fundit me anë të sistemit të akuaponikëve, kopshteve urbane,
kornizave të dritareve që formojnë figurë si dhe përdorimin e drurit e materialeve tjera të
ngjashme të gjalla, do ti kanalizojnë qytetarët në funksione të ndryshme ku kërkohet dhe
fitohet energji – për të cilën gjë shihet vetëm “hija” e kësaj energjie nga fasadat e jashtme.

Lidhja me situacionin e përgjithshëm të vendndodhjes është bërë me anë të dizajnimit të


katrorëve të gurit që do të vendosen si shtigje përqark “Vendit të Mirëqenies” si dhe me
anë të shiritit ekonomik. Kjo e fundit paraqet me fjalë tjera një zonë ku promovohet
biznesi social dhe prodhimtaria vendore me anë të 16 shtëpizave për shitje të
produkteve/shërbimeve. Në parcelë ndodhen gjithashtu 72 vende parkingu përreth
objektit, duke i shtuar edhe mundësinë e zgjerimit të parkingut në krahët tjerë të parcelës.

Të gjitha hapësirat që nga hyrja në ndërtesë janë të supozuara të kenë edhe pllaka plastike
me shkrime të orientimit në hapësira për personat me shikim të kufizuar. Këto pllaka
mund të vendosen në të gjitha materialet dhe muret e dizajnuara në qendër. Gjithashtu
duke pasur secila nga hapësirat të shkruar emrin e vet në muret ballore të zonave të tyre
(me shkronja të dallueshme për të gjithë), mënjanohet nevoja për të pasur pikë informative
në hollët kryesore. Projekti ka 6670m2 hapësirë totale të shfrytëzueshme të brendshme.

I gjithë projekti për secilën nga nivelet e etazheve është përshkruar si në vijim.

31
5.9.1 Përdhesa

Në përdhese përfshihen 2.900m2 të


shfrytëzueshme dhe të përcaktuara për
hapësira të ndryshme.

Siç shihet në figurën e dukjes së


përdheses, mesi i katër fasadave të
jashtme paraqet hyrje në objekt. Secila
prej hyrjeve, ka qasje në hapësira të
veçanta ndërsa në shumë raste ka
ndërlidhje mes hapësirave. Në të gjitha
rastet (përpos te hoteli) i tërë objekti
përshkohet nga korridori që është në Figura 18. Dukje e përdheses (planimetri)

faqe me gabaritin e oborrit të brendshëm – përkundër korridoreve tjera ndërlidhëse mes


hapësirave. Ky korridor ngjitas me gabaritin e oborrit të brendshëm është dizajnuar që të
jetë “korridor i mirëqenies” (5m i gjerë), pasi aty do të promovohet shoqërimi, mësimi,
vizatimi apo puna në laptop.

Përshkrimi i secilës nga hyrjet:

 Hyrja në pjesën Jug-Lindore në fasadën e përparme nga rruga kryesore, ndërlidh


në qasje me qendrën kulturore (sipas fig. poshtë në të majtë) dhe qendrën e dijës
(sipas fig. poshtë në të djathtë). Të dyja skajet kanë galeri të hapur deri lart, ku
kalon edhe ashensori. Pjesa e mesit është holli kryesor me hapësira shoqërimi dhe
ekspozitë të punimeve artistike nga qendrat e mësipërme.
 Hyrja në pjesën Jug-Perëndimore është në fasadën e kthyer drejt lagjes Arbëria,
nga ku do bëhet lidhja me rrugë dhe shtigje të këmbësorëve. Në këtë hyrje,
ndodhet restoranti dhe kafeteria e “Vendit të Mirëqenies” ku në mesin e vijës
vertikale të ndërtesës për këtë zonë, ndodhet shangu. Ky shërbim vazhdohet edhe
në katin e sipërm me tavolina ngrënieje dhe lounge-bar përskaj murit verior.
Vetëm pjesa e restorantit/kafeterisë së përdheses ka kapacitet prej 100 personash.
 Hyrja në Pjesën Veri-Perëndimore ka qasje të drejtpërdrejtë me bujtinën e “Vendit
të Mirëqenies”. Në mes të kësaj hyrjeje ndodhet recepsioni apo pritja. Në të dyja
anët janë të vendosura dhomat duke shkëputur ndërlidhjen me hapësirat e tjera me

32
anë të materialeve të ndryshme në dysheme, mureve, apo hapësirave ndërlidhëse
sikurse “korridoret e mirëqenies” me orenditë e tyre.
 Hyrja në pjesën Veri-Lindore ka qasje të drejtpërdrejt me administratën dhe pjesën
e zyrave të ndryshme. Këtu ndodhen zyrat për bashkëpunim, zyrat e “Vendit të
Mirëqenies” dhe salla për seminare (kapacitet 52 personash). I njëjti funksion
vazhdon edhe në etazhin e mësipërm në të njëjtin vend.

Kati i përdheses në përgjithësi siguron vende pune për ~30 persona që punojnë për
“Vendin e Mirëqenies” dhe tjerë që do përfshihen në aktivitetet e qendrave.

Hapësirat e përdheses janë:

Drejtoria e qendrës kulturore, drejtoria e qendrës së dijës, këndi i rinisë, biblioteka, depo,
kuzhina të restorantit, kuzhina e komunitetit, zona të mirëmbajtjes, hapësira shoqërimi,
ekspozitë e punimeve, mini-teatër për shfaqje (kapacitet 66 personash), bar-kafeja
(kapacitet 100 personash), fertilizatori, skena krah kullës, zyrat e bashkëpunimit (për
organizata, institucione), administrata e kompleksit të “Vendit të Mirëqenies”, salla e
seminareve (kapacitet 52 personash), këndi i punëtorisë (10 persona), zyra e sigurimit dhe
kamerave, këndin e kasolles për kafshë (qen ose mace nga klientët ditor të bujtinës apo
tjetër) administrata e bujtinës, recepsioni, lavandaria, 10 dhoma të bujtinës (kapacitet +25
persona) dhe 1 suitë (kapacitet 3-4 personash).

5.9.2 Kati i parë

Në katin e parë përfshihen 2.300m2 të


shfrytëzueshme duke mos përfshirë
këtu pjesët e agrikulturës (që kanë
470m2) dhe oborrit të brendshëm.
Shkallët e amfiteatrit në pjesën e
jashtme zënë rreth 100 persona.

Siç shihet në figurë, përmbi qendrën


kulturore (sipas fig. poshtë në të
majtë) si dhe përmbi qendrën e dijes
(sipas fig. poshtë në të djathtë),
vazhdojnë hapësirat e këtyre qendrave Figura 19. Dukje e katit të parë (planimetri)

33
me hapësira të reja pune për aktivitete individuale dhe grupore. Këtu përfshihen edhe
këndet e lojërave për fëmijë përmbi qendrën kulturore. Prezenca e më shumë sallave për
seminare dhe korridorit të “mirëqenies” me hapësira e tavolina pune, lënë përshtypjen për
këtë kat si kati i aktiviteteve dhe punës, përkundër aktiviteteve dhe hapësirave tjera.

Kati i parë në përgjithësi siguron vende pune për ~25 persona që punojnë për “Vendin e
Mirëqenies” dhe tjerë që do përfshihen në aktivitetet e qendrave.

Hapësirat e katit të parë janë:

Këndi i mësimit, punëtoria e arteve, korridori i mirëqenies, hapësirat e shoqërimit,


punëtori e aktiviteteve kulturore, këndi për fëmijë, zyra humanitare dhe e praktikantëve,
kuzhina e restorantit, qendra e bujqësisë – aktivitetet e kopshtit urban, akuaponikës,
inkubatori i bizneseve me zyrën për punëtori, 3 salla për seminare (kapacitet prej 125
personash), restoranti (kapacitet ~100 persona), këndin e argëtimit, kopshtet e
agrikulturës urbane, 9 dhoma të bujtinës (kapacitet 23 personash) dhe 3 suita (kapacitet
+12 persona).

5.9.3 Kati i dytë

Në katin e dytë përfshihen 1.200m2 të


shfrytëzueshme duke mos përfshirë
këtu pjesën e agrikulturës dhe
oborreve të brendshme (të cilat
përfshijnë 1130m2).

Siç shihet në figurë, kati i dytë


përfshin dukshëm më pak hapësira të
shfrytëzueshme të mbyllura. Në këtë
kat dominojnë hapësirat e argëtimit
dhe kënaqësisë, në forma të ndryshme

Kati i dytë në përgjithësi siguron Figura 20. Dukje e katit të parë (planimetri)
vende pune për ~10 persona që punojnë për “Vendin e Mirëqenies” dhe tjerë që do
përfshihen në aktivitetet e qendrave.

Hapësirat e katit të dytë janë:

34
Këndi i lojërave, këndi i fitnesit, hapësira për terapi trupore me aromë dhe gurë, trajtim
të lëkurës, fizioterapi, sauna dhe jacuzzi (me anekset përcjellëse), salla për ushtrime
trupore, qendra e meditimit, këndi shpirtëror, këndi i zhvillimit të kreativitetit kopshtet e
agrikulturës urbane me akuaponikë, dhoma e ashensorit dhe klubi i debatit.

5.9.4 Kulmi

Në pjesën e kulmit të rrafshët


përfshihen 1.100m2.

Kulmi i rrafshët është propozuar që të


ketë 200 panele solare me dimensione
~50/100 nga 50 të tilla në katër nga
skajet e ndërtesës. Me këtë zgjedhje
qendra sipas llogaritjeve për këndet e
rrezeve të diellit dhe për diellosjen
vjetore për vendndodhjen e projektit,
do të ketë fitim ~760.000 kWhr/vjet
nga dielli. Figura 21. Dukje e katit të parë (planimetri)
Këndet e fitimit maksimal të rrezeve të diellit për pozitën e vendndodhjes së projektit janë
si vijojnë:

Verës - 72º Dimrit - 24 º Pranverë dhe Vjeshtë - 48 º

Figura 22. Këndet e diellit për panele diellore

Kjo energji diellore e fituar do mjaftoj për të mbuluar me energji elektrike dhe pjesërisht
ngrohje tërë objektin duke reduktuar shpenzimet për energji elektrike në pothuajse zero.
Energjia elektrike do të shfrytëzohet gjithashtu për ndriçimin e situacionit, furnizimin me
elektricitet kabinat e shiritit ekonomik, si dhe tjerat pika të projektit që kërkojnë energji

35
elektrike. Pikat tjera mund të përfshijnë shtyllat e lajmërimit të parkingjeve të zëna,
ndriçimi publik i zonës dhe shtigjeve, ndriçimi i kullës së pëllumbave dhe objektit nga
jashtë, furnizimi me elektricitet për makinat elektrike (falas për anëtarët e qendrave të
vendit të mirëqenies), etj.

Në tërësi energjia prej ~760.000 kWhr/vjet përgjatë muajve do të ketë fitim të energjisë
si në tabelën si vijon:

Energjia
e fituar
për muaj
Energjia
e fituar
për ditë

Muajt: Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor

Tabela 2. Energjia e fituar nga panelet diellore përgjatë vitit për çdo muaj/ditë

5.9.5 Bodrumi

Bodrumi ka të shfrytëzueshme rreth 270m2, këtu pa përfshirë kanalet e instalimeve që


kanë 105m2 të sipërfaqes. Ndërtesa ka themele të tipit pllakë dhe përfshijnë gjithë
gabaritin e objektit me përjashtim të pjesës së hyrjeve ku vetëm kati i parë del konzollë
dhe përforcohet me shtylla. Në këtë kat punohet tërësisht në aspektin e deponisë,
mirëmbajtjes, instalimeve dhe fertilizatorit.

Hapësirat e bodrumit janë:

Fertilizatori (nën përdhesen e kullës së pëllumbave), instalimet elektrike, depoja e


bujtinës, klimatizimi, instalimet ujore, mbledhësi i ujërave atmosferikë dhe filtrimi i ujit,
ngrohja qendrore dhe instalimet gjeo-termale, instalimet mekanike dhe kanali i
instalimeve.

Sistemet dhe instalimet e përdorura

Në projektin e “Vendit të Mirëqenies”, është tentuar që shpenzimet e energjisë të jenë


minimale dhe përfitimet nga sistemet eficiente të shfrytëzohen në maksimum.

Për këtë arsye janë përdorur oborret e brendshme të kulmeve të katit përdhese dhe katit
të parë për kopshte urbane. Në këto kopshte urbane janë zbatuar edhe instalimet e
akuaponikëve të cilët janë dizajnuar të hapur pjesërisht nga pjesa e oborrit të brendshëm

36
– si pikë tërheqëse e fasadës për të shërbyer edhe si akuarium dekorativ. Më tutje janë
propozuar instalime të gypave gjeo-termal për ngrohjen e ujit së bashku me ndihmën nga
instalimet e paneleve diellore. Instalimet e klimatizimit për qarkullimin e ajrit dhe
filtrimin e tij janë të vendosura gjithashtu, duke përfshirë 4 tuba ø50cm që marrin ajër të
pastër në përdhese. Të gjithë ujërat atmosferik qarkullojnë në skajet e oborreve të
brendshme duke ujitur kopshtet e brendshme dhe duke përfunduar në hapësirën e
mbledhësit të ujërave atmosferikë – të cilët riciklohen pas filtrimit dhe përdoren për
përdorime dytësore (jo për pije). Instalimet e paneleve diellore të përshkruara më sipër
janë gjithashtu pjesë e projektit. Dy nga instalimet janë të sqaruara më shumë më poshtë.

Instalimet akuaponike janë parimisht akuariume të peshqve (kryesisht trofta) të cilat


përsipër kanë shtresë gjelbërimi ku mbillen perime të ndryshme. Ideja është që me anë të
futjes së rrënjës së bimëve në brendi të ujit ku jetojnë peshqit, krijohet një ekosistem i ri
qarkullueshëm ku të dyja palët si bimët edhe peshqit përfitojnë nga prania dhe kontakti i
njëri tjetrit. Një filtër që qarkullon ujin nga akuariumi në shtresën gjelbëruese nevojitet
për të vënë në jetë ekosistemin. Nga qarkullimi i ujit mbi shtresën e gjelbër, ujitet dheu i
nevojshëm për bimën. Me rrënjët e vendosura në ujë, bima ushqehet nga mbetjet e
peshqve (krahas ushqimit të paktë nga dheu), ndërsa vet peshqit ushqehen nga lëshimi i
përbërësve prej bimës nëpërmjet dheut dhe rrënjëve. Ekziston mundësia që të balancohet
edhe numri i peshqve grabitqar me ata jo-grabitqar në rast të nevojës së përforcimit të
kualitetit të akuaponikës. Me këtë sistem nuk ka nevojë pothuajse fare për mirëmbajtje të
bimëve dhe as akuariumit të peshqve, si dhe bimët arrijnë që të rriten deri afër 30% më
shpejt me fruta 25% më të mëdhenj, duke ruajtur cilësinë organike të tyre.

Figura 23. Pamje nga zgjedhja e dizajnit të akuaponikëve të përdorur në projekt

37
Instalimet gjeo-termale në anën tjetër janë një propozim që do të ndihmoj në shpenzimin
minimal të burimeve financiare në afat kohor të gjatë për ngrohjen e objektit. Këto
instalime kohëve të fundit janë duke u përdorur dhe preferohen për vende ku toka është e
rrafshet dhe e përshtatshme gjeologjikisht për këto instalime. Gypat e këtyre instalimeve
mund të arrijnë mesatarisht deri në ~70m për të ngrohur ujin. Përpos shpimit vertikal,
ekziston mundësia që gypat të shtrihet horizontalisht, mirëpo me anë të degëzimeve nën
sipërfaqen e tokës dhe me presionin e ujit që do krijohet, të kthehet uji më i ngrohtë se sa
që del jashtë. Një skemë e funksionimit të gypave gjeo-termal është e paraqitur më poshtë,
ku mund të shihet e zmadhuar detali i gypit ku me të kuqe është paraqitur uji i ngrohur
dhe me të kaltër uji i ftohtë.

Figura 24. Skemë e instalimeve gjeo-termale (opcioni vertikal)

38
6 DISKUTIME

Diskutimi është fokusuar kryesisht në pjesën rreth zgjedhjes së dizajnit për planifikimin
e “Vendit të Mirëqenies” si rezultat i hulumtimeve për këto hapësira, si dhe për mësimet
nga psikologjia e ambientit dhe dizajni ontologjikal të cilat janë përdorur për këtë projekt.

Që të dyja këto shkenca të lartpërmendura, indikojnë faktorë të ndryshëm hapësinor dhe


rolet e tyre në ndikime psikologjike te njeriu. Kështu gjatë dizajnimit të projektit, janë
përcjellë këto parametra në mënyrë që rezultati të jetë një ndërtesë ku njerëzit ftohen jo
vetëm për të eksploruar brenda hapësirave, por edhe të përfshihen në aktivitete dhe të
punojnë me programet e qendrave.

Në dizajnimin e formës strukturale të ndërtesës, mbështjellja e pikës së njohur të


komunitetit (tymtarit/kullës) me objekt gjysmë-steril nga ku mund të shihen 8 fasada (me
xham të bardhë - çerek transparent e me copëza të ngjyrosura e silueta njerëzish), duke
mos lënë anash prezencën e natyrës në situacion dhe me pëllumbat, është menduar të
përcjellën mësimet e dizajnit ontologjikal për nxitjen e afrimit të njerëzve në ndërtesë.

Parimet filozofike të qenies – ontologjisë na mësojnë se kur dizajnojmë një ambient,


mënyra se si shfaqet dizajni ndikon që dizajni të “dizajnojë” mbrapa njeriun që e përjeton
atë ambient. Në këtë mënyrë me anë të mbjelljes së pemëve në situacion, dizajnimin e
strukturës në atë formë dhe ato tipare, është tentuar që njerëzit të ndjenjë nxitje për të hyrë
në ndërtesë – ku mund ta shohin ende pikën e tymtarit që ata njohin. Për këtë janë
dizajnuar edhe pllakat katrore të gurit si shtigje që qojnë deri tek ndërtesa nga të katër
anët. Këto pllaka kanë shtrirje jo të rregullt – dhe paraqesin në të njëjtin kohë një “kaos
të kontrolluar” që sipas shumë ngjarjeve, përshtatet me gjendjen dhe kulturën e vendit.

Shiriti ekonomik në situacion është një tjetër indikator për qytetarët që në këto hapësira
mund të zhvillohet njeriu ekonomikisht, dhe vetë strukturat e dizajnuara për këtë pjesë
kanë formë katrore dhe janë të manovrueshme sipas nevojës – duke treguar kështu
fleksibilitetin dhe variabilitetin që kjo qendër mund të ketë. Kjo e fundit sipas studimeve
të psikologjisë së ambientit na tregon që njerëzit priren të kenë më shumë afri me
ambientet që mund të jenë portative dhe të ndryshueshme deri në një masë në afate
kohore.

39
Brendia e ndërtesës ofron një ambient më misterioz dhe më të ndryshëm se që pamja e
jashtme tregon. Dizajnimi i vitrazheve me formë të “Hyjneshës në Fron” si simbol i
komunitetit vendas, është bërë me qëllim që të krijohet një lidhje me vendasit. Qasja
vizuale vazhdimisht me korridorin e brendshëm ofron pamje vazhdimisht me kullën e
pëllumbave. Korridoret që ndahen nga ai kryesori lejojnë një mori mundësish për qasje,
ndërsa në kryesorin janë ulëset dhe vendet për qëndrim – duke funksionuar kështu si
hapësirë ku të gjithë do të ndihen rehat dhe në “vendin e tyre” për tu ulur, punuar, apo
argëtuar. Për këto janë aplikuar gjithashtu parimet e ambienteve të ndërtuara nga mësimet
e psikologjisë së ambientit.

Ndërsa ndërlidhja me ambiente të punës vazhdimisht, muret e xhamit në sallat e


punëtorisë së qendrës së dijes dhe asaj kulturore (me hapësirë shoqërimi në mes), kopshtet
urbane – puna me natyrën, përfshirja e restorantit, bujtinës, seminareve, në një ndërtesë
dhe kontakti i kontrolluar ndërmjet, të gjitha këto janë bërë me qëllim që të nxitet një
kulturë pune apo kulturë produktiviteti në “Vendin e Mirëqenies”. Duke dizajnuar
“kushte pune”, pritet që shfrytëzuesit të “dizajnohen” mbrapa nga vetë kushtet, duke i
nxitur ata të kyçen në aktivitete dhe të zhvillojnë vetën e tyre intelektualisht,
ekonomikisht, shoqërisht, nga mundësitë që ju ofrohen prej vendit të mirëqenies.

Efikasiteti i ndërtesës dhe minimizimi i shpenzimeve për energji, supozohet të ketë


gjithashtu një ndikim në përcjelljen e kulturës për shfrytëzim të burimeve alternative të
energjisë duke mësuar drejtpërdrejt nga përfitimet e këtyre aplikimeve.

Hapësirat shpirtërore, të mendjes dhe trupit (hap. e zhvillimit të kreativitetit, SPA, fitnes,
meditim, etj.) në katin e dytë janë dizajnuar gjithashtu me qëllimin që të ofroj këto kushte
për ata të cilët kanë arritur të eksplorojnë më shumë vendin e mirëqenies duke “shpërblyer
përpjekjet” e tyre për tu ngjitur dhe që janë njoftuar me vendin - në formë metaforike.

Në pikëpamjen funksionale të vendit të mirëqenies në aspekt më të gjerë, për ndikimet që


do të ketë në shoqëri, është tentuar që të arrihet një vend ku të gjithë njerëzit që kanë
interesim të zhvillojnë vetën e tyre përbrenda atij komuniteti me kahje për zhvillim të
qëndrueshëm, të jenë të lirë të marrin pjesë.

40
7 PËRFUNDIMI

Me projektin e “Vendit të Mirëqenies” për qytetin e Prishtinës, komunitetit vendas dhe


qytetarëve tjerë do të ju ofrohej mundësi unike për zhvillimin e tyre individualisht dhe
bashkërisht si bashkësi. Kësisoj, do të jetë projekti i parë unik në botë që ka përmbledh të
gjitha aspektet e zhvillimit të mirëqenies në një kompleks si vend i mirëqenies, të hapur
dhe me mundësi zhvillimi për të gjithë.

Vetëm kompleksi ka të paraparë të ketë të punësuar ~70 persona fiks, të cilët do të mbajnë
“Vendin e Mirëqenies” në funksion. Gjenerimi i vendeve të tjera të punës me inkubatorët
e bizneseve, zhvillimet intelektuale të studentëve, kushtet e punës dhe aktivitetet e
punëtorive, kubëzat e bizneseve në shiritin ekonomik, etj., do të jenë të gjitha pjesë shtesë
të gjenerimit të vendeve të punës dhe rritjes së mirëqenies në aspektin ekonomik. Ndërsa
shoqërimi dhe zhvillimi në dije, do të jetë tjetër aspekt mjaft i rëndësishëm i përfitimit
nga ky kompleks. Kapaciteti për përfshirje të njëkohshme të njerëzve në aktivitete të
kompleksit për suaza ditore është deri në ~800 persona – sipas llogaritjeve të hapësirave
dhe kushteve (duke përfshirë edhe aktivitetet bujqësore në projektet e qendrës së
agrikulturës). Ky fakt dëshmon për nivelin e ndikimeve që kjo qendër do të mund të ketë
në shoqërinë e vendit brenda një kohe të shkurtër, duke e zhvilluar këtë të fundit në të
gjitha aspektet e mirëqenies.

41
8 REFERENCAT

[1] Bhatt, M., Hois, J., & Kutz, O. (2011). Ontological Modelling of Form and
Function. Applied Ontology, 5-16.

[2] Cummings, N. G. (n.d.). Fostering Sustainable Behavior Through Design: A


Study of the Social, Psychological, and Physical Influences of the Built
Environment. University of Massachusetts.

[3] Escobar, A. (n.d.). Notes on the Ontology of Design. Retrieved from University of
North Carolina:
http://sawyerseminar.ucdavis.edu/files/2012/12/ESCOBAR_Notes-on-the-
Ontology-of-Design-Parts-I-II-_-III.pdf

[4] Gilchrist, K., Brownb, C., & Montarzinob, A. (2015). Workplace settings and
wellbeing: Greenspace use and views contribute to employee wellbeing at peri-
urban business sites. Landscape and Urban Planning, 32-40.

[5] Joye, Y. (2007). Architectural Lessons From Environmental Psychology: The


Case of Biophilic Architecture. American Psychological Association, Vol 11,
305–328.

[6] Kahn, P. H. (1997). Developmental Psychology and the Biophilia Hypothesis:


Children’s Affiliation with Nature. The Mina Institute.

[7] Kosoves, A. e. (2015). Statistikat e Mjedisit. Retrieved from https://ask.rks-


gov.net/

[8] May, D. (2007, Janar). Determinants of Well-Being. Retrieved from Memorial


University of Newfoundland:
http://www.communityaccounts.ca/Communityaccounts/onlinedata/pdf_files/De
terminantsOfWellBeing-06.pdf

[9] Mitrache, G. (2012). Architecture, Art, Public Space. Procedia - Social and
Behavioral Sciences, 562–566.

[10] Moore, G. T. (1979). Architecture and Human Behavior: The place of


Environment - Behavior Studies in Architecture.

42
[11] Parsaeea, M., Parvaa, M., & Karimi, B. (2014). Space and place concepts analysis
based on semiology approach in residential architecture : The case study of
traditional city of Bushehr, Iran. HBRC Journal.

[12] Smardon, 1988; Thayer & Atëood, (1978).

[13] unaVision BeingSpace, Johannes Pfister (2013).

[14] "Coffee - The Wine of Islam" Article, Superluminal (29 Maj, 2015).

[15] Folk Plays – Meddah, Turkish Culture Foundation (2015).

[16] The Great Good Place, Ray Oldenburg (1989-1991).

[17] Inside Google’s Culture, Kissmetrics, Zach Bulygo (2013).

[18] "LEED-ND and Livability Revisited", Berkeley Planning Journal 27, fq.31–55
(2014).

[19] Media article: Belo Horizonte, Agência Brasil (2015).

[20] Drejtoria e qendrës së ish fabrikës së tullave, Komunikim Personal (2015).

[21] Analiza në terren, Komunikim Personal (2015).

[22] Drejtoria e qendrës së ish fabrikës së tullave, Komunikim Personal (2015).

[23] Plani Zhvillimor Urban 2012-2022, Komuna e Prishtinës, (2012)

43

You might also like