You are on page 1of 57

SWOT Analiza e SHMM

“Mehmet Isai”

Përgatitur nga ekipi:


Argjend Osmani
Nefertita Bardhi
Marigona Kelmendi

Prishtinë, datë 05 Tetor 2010


Përmbajtja

Lista e tabelave......................................................................................................................3
Lista e figurave......................................................................................................................3
Falënderim ............................................................................................................................4
Lista e shkurtesave ................................................................................................................4
1 Përmbledhje ekzekutive .................................................................................................5
2 Hyrje .............................................................................................................................6
2.1 Metodologjia ...........................................................................................................7
2.2 Objektivat................................................................................................................8
2.3 Rezultatet e aplikimi të SWOT Analizës..................................................................8
2.4 Përshkrimi i procesit................................................................................................9
2.5 Identifikimi i komponentëve të SWOT Analizës....................................................10
2.5.1 Rrafshi vertikal-faktorët pozitiv dhe negativ ...................................................10
2.5.2 Rrafshi horizontal-faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ..................................11
2.5.3 Shndërrimi i faktorëve negativ në ata pozitiv..................................................12
3 Të gjeturat nga SWOT Analiza ....................................................................................14
3.1 Informata të përgjithshme për shkollën ..................................................................14
3.1.1 Përparësitë (Fuqitë) ........................................................................................15
3.1.2 Dobësitë .........................................................................................................20
3.2 Mundësitë..............................................................................................................27
3.2.1 Rreziqet..........................................................................................................30
3.2.2 Shndërrimi i faktorëve negativ në ata pozitiv..................................................34
3.2.3 Dobësitë .........................................................................................................35
3.2.4 Rreziqet..........................................................................................................44
4 Konkluzionet dhe rekomandimet..................................................................................50
5 Bibliografia..................................................................................................................51
6 Shtojca.........................................................................................................................52
6.1 Agjenda.................................................................................................................52
6.2 Fletat e punës ........................................................................................................53
6.3 Listat e pjesëmarrësve ...........................................................................................55
6.4 Vlerësimi juaj për punëtorin e mbajtur të SWOT Analizës.....................................56
2
Lista e tabelave

Tabela 1. Qasja analitike për nxënës në kuadër të dobësive..................................................38


Tabela 2. Qasja analitike për infrastrukturë në kuadër të dobësive .......................................40
Tabela 3. Qasja analitike për tekste mësimore në kuadër të dobësive ...................................41
Tabela 4. Qasja analitike për dukuritë asociale në kuadër të dobësive ..................................43
Tabela 5. Qasja analitike për burimet njerëzore në kuadër të dobësive .................................44
Tabela 6. Qasja analitike për ndikimet politike në kuadër të rreziqeve .................................44
Tabela 7. Qasja analitike për legjislacion në kuadër të rreziqeve ..........................................45
Tabela 8. Qasja analitike për MASHT, DKA në kuadër të rreziqeve ....................................47
Tabela 9. Qasja analitike për ndikimet negative nga jashtë në kuadër të rreziqeve................49
Tabela 10. Agjenda e takimit punues ...................................................................................52
Tabela 11. Lista e pjesëmarrësve nga “Mehmet Isai” ...........................................................55

Lista e figurave

Figura 1. Ndikimi i komponentëve të SWOT Analizës në mbarëvajtjen e shkollës.................6


Figura 2. Diagrami i shkakut dhe efektit ................................................................................7
Figura 3. Aplikimi i SWOT Analizës.....................................................................................8
Figura 4. Përshkrimi i procesit ...............................................................................................9
Figura 5. Rrafshi vertikal-faktorët pozitiv dhe negativ .........................................................11
Figura 6. Rrafshi horizontal-faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ........................................11
Figura 7. Shndërrimi i faktorëve negativ në ata pozitiv ........................................................12
Figura 8. Përmbledhje e SWOT Analizës.............................................................................14
Figura 9. Diagrami i shkakut dhe efektit ..............................................................................15
Figura 10. Përmbledhje e përparësive (fuqive) të evidentuara ..............................................15
Figura 11. Përmbledhje e dobësive të evidentuara................................................................20
Figura 12. Përmbledhje e mundësive të evidentuara.............................................................27
Figura 13. Përmbledhje e rreziqeve të evidentuara ...............................................................30
Figura 14. Qasja analitike ....................................................................................................34
Figura 15. Shndërrimi i faktorëve negativ në ata pozitiv ......................................................35
Figura 16. Pyetjet stimuluese për identifikim të komponentëve të SWOT Analizës..............53

3
Figura 17. Mind Map...........................................................................................................54

Falënderim

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me angazhimin, idetë, kontributin dhe


përkushtimin e tyre bënë të mundur realizimin e SWOT Analizës në shkollat përkatëse.
Posaçërisht falënderojmë drejtorin e shkollës dhe profesorët, që na ndihmuan dhe na
mbështetën në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimit punues.

Lista e shkurtesave

AAP-Arsimi dhe aftësimi profesional


DKA- Drejtoria Komunale e Arsimit
MASHT-Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
SHMM- Shkolla e mesme e Makinerisë
SHMT- Shkolla e mesme teknike
SHPK-Shërbimi policor i Kosovës

4
1 Përmbledhje ekzekutive

Aplikimi i SWOT Analizës në vlerësimin e performancës dhe kapaciteteve të shkollave është


cilësuar si një mundësi e shkëlqyeshme. Në bazë të rezultateve të identifikuara kemi ardhur
në përfundimin se secili prej komponentëve të SWOT Analizës do të ketë një ndikim të
drejtpërdrejt edhe në rezultatet që shkolla përgjithësisht do t’i arrijë. Objektivat e përcaktuara
të këtij hulumtimi kanë rezultuar me gjetjet që do të shërbejnë në mënyrë të drejtpërdrejt në
ngritjen e cilësisë së punës nëpër shkollat në të cilat është implementuar SWOT Analiza. Kjo,
do të arrihet, para së gjithash, përmes vetëdijesimit të stafit punues të shkollave për
potencialet që ato disponojnë, por edhe përmes identifikimit të faktorëve negativ, që në një
apo në një formë tjetër stagnojnë prosperitetin e tyre.
Objektivat e përcaktuara janë përmbushur në tërësi duke shpresuar vetëm se kjo metodë e
analizimit të gjendjes do të aplikohet në vazhdimësi edhe në të ardhmen. Njëri prej
pjesëmarrësve të takimit në vlerësimin që kishte dhënë kishte konstatuar se “është dobësi e
madhe që çdo herë vetëm të konstatohet gjendja e mjerueshme e arsimit kosovar dhe çdo herë
të haset në vesh të shurdhër”. Gjithashtu shpresojmë që të ndërmerren edhe veprime konkrete
bazuar në këtë analizë në mënyrë që mos të biem në konkludimin pesimist të dhënë.
Vështirësitë dhe sfidat, me të cilat jemi përballur, kanë qenë kryesisht të ndërlidhura me
periudhën kohore gjatë së cilës janë mbajtur këto takime. Duke dashur që mos të pengojmë
në mbarëvajtjen e procesit mësimor ideja ishte që këto takime të mbahen gjatë muajit
qershor, kur stafi i shkollave ende kishte punë të papërfunduara administrative me nxënës.
Gjatë hartimit të raportit janë bërë përpjekjeje që proceset, aty ku ishte e mundur, të paraqiten
edhe në mënyrë vizuale. Këtë e kemi bërë duke u nisur nga fakti se një fotografi flet shpesh
më shumë se një mijë fjalë. Procesi i paraqitjes vizuale, megjithatë, ka qenë një sfidë e
veçantë, sepse janë kërkuar njohuri më të avancuara të punës me programe të veçanta
kompjuterike, të cilat kanë mundësuar këtë proces.
Në anën tjetër, kemi qenë të befasuar pozitivisht për angazhimin, interesimin e shprehur dhe
kontributin e dhënë nga pjesëmarrësit e takimeve, pa të cilat puna jonë do të ishte e pamundur
kurse rezultatet larg atyre të pritura.

5
2 Hyrje

SWOT Analiza është një metodë, e cila shfrytëzohet për planifikim strategjik, shërben për të
identifikuar dhe vlerësuar Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet, që janë specifikë e atij
projekti, biznesi apo edhe institucioni.
SWOT Analiza është mjet që pos tjerash shfrytëzohet edhe për vlerësim institucional,
shërben për të realizuar shpërthim idesh, në të cilat procese marrin pjesë në mënyrë aktive
përfaqësuesit e shkollave (menaxhmenti i shkollës-drejtori/zv. drejtori dhe mësimdhënësit
nga drejtimet që Organizata Swisscontact i mbështetë). Ajo shërben për të realizuar një
analizë të ndërlidhshmërisë në mes të përparësive të brendshme (Përparësitë, fuqitë) dhe
dobësive të brendshme (Dobësitë). SWOT Analiza është një ndër instrumentet më të shpeshta
dhe më të rëndësishme që shfrytëzohet për analizimin e gjendjes momentale.
Shkurtesa SWOT rrjedh nga gjuha angleze, e që prezanton shkronjat e para të fjalëve:
• Strengths/Fuqitë (Përparësitë) – atributet pozitive të brendshme të shkollave;
• Weaknesses/Dobësitë - atributet negative të brendshme të shkollave;
• Opportunities/Mundësitë – faktorët të cilët mund të përmirësojnë gjendjen
brenda shkollës, e që kryesisht janë të jashtëm;
• Threats/Rreziqet - faktorët të cilët mund të rrezikojnë dhe përkeqësojnë situatën
brenda shkollës, e që kryesisht janë të jashtëm.

Figura 1. Ndikimi i komponentëve të SWOT Analizës në mbarëvajtjen e shkollës

6
Identifikimi i komponentëve të SWOT Analizës ka një rëndësi të veçantë në mbarëvajtjen e
përgjithshme të shkollës dhe sukseseve që ajo do të arrijë (shih figurën 1 dhe figurën 2). Këtu
shihet qartë se secili prej këtyre komponentëve do të ketë një ndikim të drejtpërdrejt edhe në
rezultatet që shkolla përgjithësisht do t’i arrijë.

Figura 2. Diagrami i shkakut dhe efektit

2.1 Metodologjia

Takimet e mbajtura nëpër shkollat partnere të Organizatës Swisscontact kanë pasur si synim
identifikimin e komponentëve të SWOT Analizës, duke dashur që kjo të na shërbejë si mjet
për përmirësimin e gjendjes në to.
Takimet punuese janë organizuar nëpër secilën shkollë ndaras ku pjesëmarrës ishin Stafi
menaxherial dhe ai mësimdhënës (shih Shtojcën – Pjesëmarrësit), numri mesatar i
pjesëmarrësve në to ishte pesëmbëdhjetë.
Të dhënat e paraqitura në këtë raport janë kryesisht konkluzione të përbashkëta, të nxjerra
gjatë punës së përbashkët në grup, gjegjësisht diskutimit në grup. Ato pastaj janë plotësuar
me shënimet që ekipi moderues ka mbajtur gjatë diskutimit, por dhe me fletët e punës, të cilat
janë plotësuar nga secili pjesëmarrës (shih Shtojcën-Fletat e punës). Në fund të takimit
punues pjesëmarrësit e kanë vlerësuar të njëjtin përmes aplikimit të SWOT Analizës. Me këtë
është synuar që ata të sensibilizohen për aplikimin sa më të shpeshtë të këtij instrumenti për
vlerësim. Andaj edhe evaluimi që i është bërë takimit punues ka formën e një SWOT Analize
(shih Shtojcën-Vlerësimi i takimit punues).
Metodë tjetër, pos atyre të cekura, është edhe studim i literaturës për përgatitjen e strukturës
së takimit dhe vlerësimi i vazhdueshëm që kemi marrë nga pjesëmarrësit, me qëllim të
përmirësimit të mënyrës së punës gjatë takimeve të përbashkëta.

7
2.2 Objektivat

Duke u nisur nga fakti se organizata Swisscontact në fillim të vitit 2010 ka filluar fazën e
konsolidimit me shkollat e veta partnere, fazë kjo që do të zgjasë deri në fund të vitit 2011,
është parë e nevojshme që të realizohet një analizë e potencialeve të atyre shkollave.
Objektivat e parashtruara gjatë realizimit të SWOT Analizës në mes tjerash janë:
— Hartimi i SWOT analizën përkatëse për secila shkollë, e cila do t’i përgjigjet veçorive të
saj;
— Vlerësimi i performancës dhe kapacitetit të shkollave pjesëmarrëse dhe përgjithësisht
realizimi një vetë analize;
— Vetëdijesimi i stafit të shkollave për potencialet vetanake të zhvillimit dhe identifikimi i
rreziqeve të saj;
— Krijimi i sinergjisë përmes bashkëpunimit në grup;
— Ngritja e vetëdijes dhe inkurajimi për aplikimin e SWOT Analizës në analizimin e
proceseve në kuadër të shkollës;
— Shfrytëzimi i të dhënave të nxjerra për planifikimin strategjik të shkollave.

2.3 Rezultatet e aplikimi të SWOT Analizës

Aplikimi i SWOT Analizës do të shërbejë për shkollat partnere si një pikënisje për
planifikimin e tyre të ardhshëm strategjik. Në këtë aspekt një rol shumë të rëndësishëm do të
luajnë gatishmëria e menaxhmentit të shkollës dhe e mësimdhënësve që të marrin
përgjegjësitë për ndërrimet e nevojshme në shkollat përkatëse. Rrethi i aplikimit të SWOT
Analizës do të japë rezultatet e dëshiruara vetëm nëse do të jetë gjithnjë i aktualizuar (shih
figurën 3).

Figura 3. Aplikimi i SWOT Analizës

8
Pas identifikimit të komponentëve kryesorë të SWOT Analizës, është e nevojshme që ajo të
përcillet me një plan të mirëfilltë të veprimit. Planifikimi, si një nga fazat më të rëndësishme
të çdo projekti, është i pavlerë pa një implementim të suksesshëm, i cili do të përcillet dhe
monitorohet nga organet dhe individët përkatës gjatë gjithë kohës. Në fund të këtij rrethi
është faza e vlerësimit të procesit si tërësi. Vetëm një mbikëqyrje permanente do të siguron
suksesin e dëshiruar gjatë fazës së implementimit.

2.4 Përshkrimi i procesit

Realizimi i SWOT Analizë është ndarë në tri faza (shih figurën 4):

• Çka është SWOT analiza?


• Aplikimi i SWOT analizës në vlerësimin e
Informimi performancës së shkollave.

• Aplikimi i pyetësorit të SWOT analizës.


Mbledhja e të
• Diskutimi dhe puna në plenum me
dhënave pjesëmarrësit; nxjerrja e konkludimeve
empirike

• Analizimi i të dhënave
Raporti • Shkruarja e raportit përfundimtar

Figura 4. Përshkrimi i procesit

• Informimi- gjatë kësaj faze janë dhënë informata të përgjithshme rreth mënyrës
së përzgjedhur të punës dhe është sqaruar metodologjia e punës në mënyrë që
pjesëmarrësit të familjarizohen me temën, e që pastaj procesi do të duhej të ishte
më i suksesshëm. Në këtë fazë pjesëmarrësit janë konsultuar se mos eventualisht
dëshirojnë të ndërrojnë diçka në këtë plan, në mënyrë që të priturat e tyre të jenë
të përmbushura.
• Mbledhja e të dhënave empirike- gjatë diskutimit me pjesëmarrës janë nxjerrë
konkluzione të përbashkëta dhe janë plotësuar fletët e punës (shih figurën 14 dhe
15 në shtojcë). Fletët e punës janë të hartuara në formë të Mind Map-it dhe
pjesëmarrësit kanë identifikuar fillimisht nga pesë atribute në kuadër të
komponenteve të SWOT Analizës, e pastaj nga to i kanë shkruar dy në letrat me
ngjyra. Nga letrat me ngjyra, të mbledhura nga pjesëmarrësit, janë krijuar grupime
të tyre. Ata pastaj kanë dhënë edhe ide tjera nëse kanë konstatuar se prej ideve të
tyre ka mbetur diçka me rëndësi që nuk është identifikuar. Këto grupime të ideve

9
janë plotësuar vazhdimisht dhe në fund në bazë të këtyre ideve dhe diskutimeve të
mbajtura me pjesëmarrës janë nxjerrë konkluzionet për një komponentë. Fletët e
punës, në fund të takimit, janë mbledhur nga pjesëmarrësit dhe janë analizuar
prapë gjatë fazës së hartimit të raportit.
• Raporti- është shkruar në bazë të të dhënave që janë mbledhur gjatë punës së
përbashkët. Raporti është i veçantë dhe specifik për secilën shkollë, e në të
përfshihen të gjithë komponentët e SWOT Analizës duke qenë të ndarë në
grupimet përkatëse.

2.5 Identifikimi i komponentëve të SWOT Analizës

Komponentët e SWOT Analizës janë identifikuar dhe atë duke punuar ndaras në secilën prej
tyre. Në secilën komponentë grupimet dhe idetë e dhëna kanë qenë temë e diskutimit të
përbashkët deri sa në fund nuk janë nxjerrë konkludimet përkatëse për secilën prej tyre.

2.5.1 Rrafshi vertikal-faktorët pozitiv dhe negativ

Identifikimi i faktorëve pozitiv dhe negativ luan një rol të rëndësishëm gjatë realizimit të
SWOT Analizës, kështu përcaktohen potencialet për zhvillimin e shkollës, por edhe pengesat
e saj për të vënë në jetë një zhvillim të tillë (shih figurën 5).

10
Figura 5. Rrafshi vertikal-faktorët pozitiv dhe negativ

Faktorët pozitiv, si forcë shtytëse e ngritjes së performancës së shkollës, janë faktorë që duhet
forcuar edhe më shumë dhe të punohet në mënyrë intensive në mirëmbajtjen e tyre. Nëse ky
proces nuk është i përhershëm atëherë gjithmonë ekziston rreziku që ata të kthehen në faktorë
negativ. Kështu, nëse puna praktike në kabinete identifikohet si faktorë pozitiv, atëherë nëse
ajo nuk përkrahet, mbikëqyret dhe pajisjet nuk mirëmbahen brenda një kohe të shkurtë ajo
më nuk do të jetë faktorë pozitiv por do të shndërrohet në faktorë negativ, gjegjësisht në
pamundësi për realizimin e punës praktike.
Në anën tjetër faktorët negativ, si elemente stagnuese, ndikojnë negativisht në zhvillimin e
përgjithshëm të shkollës dhe në arritjet e saj.

2.5.2 Rrafshi horizontal-faktorët e brendshëm dhe të jashtëm

Analizimi i rrafshit horizontal na bën të mundur identifikimin e faktorëve të brendshëm dhe


të jashtëm. (shih figurën 6).

Figura 6. Rrafshi horizontal-faktorët e brendshëm dhe të jashtëm

11
Faktorët e brendshëm identifikohen si atribute të brendshme të shkollës. Kështu, nëse në një
shkollë menaxhimi i suksesshëm i shkollës, kualifikimet e stafit mësimdhënës apo suksesi i
dobët i nxënësve janë identifikuar në kuadër të përparësive, gjegjësisht dobësive, këto
atribute janë veçori të brendshme të shkollës.
Në anën tjetër, nëse bashkëpunimi me sektorin publiko-privat, që do të mundësonte gjenerim
të të ardhurave financiare, identifikohet si mundësi apo paraqitja e sëmundjeve ngjitës
identifikohet në kuadër të rreziqeve, atëherë këta janë faktorë të jashtëm të cilët padyshim
ndikojnë në mbarëvajtjen e shkollës, gjegjësisht në performancën e përgjithshme të saj.

2.5.3 Shndërrimi i faktorëve negativ në ata pozitiv

Pas identifikimit të të gjitha komponentëve të SWOT Analizës pika e fundit e diskutimeve


ishte mënyra e mundshme e veprimeve, në mënyrë që faktorët negativ të identifikuar të
shndërrohen në ata pozitiv (shih figurën 7).

Figura 7. Shndërrimi i faktorëve negativ në ata pozitiv

12
Gjatë kësaj faze janë dhënë shumë ide konstruktive se si të veprohet me shumicën e faktorëve
të identifikuar negativ. Kështu, nëse disiplina e nxënësve është identifikuar si dobësi, atëherë
bashkëpunimi më i ngushtë shkollë-nxënës-prind do të mund të eliminonte atë, gjegjësisht ta
shndërronte atë në përparësi të shkollës.
Fatkeqësisht është konstatuar se jo të gjithë faktorët negativ është e mundur të kthehen në ata
pozitiv për shkak të mundësive dhe përgjegjësive të kufizuara të shkollës. Kështu, nëse
Infrastruktura, gjegjësisht mungesa e hapësirave shkollore, është identifikuar si dobësi ajo
nuk mund të shndërrohet në faktorë pozitiv sepse i tejkalon kufijtë e përgjegjësive të shkollës.

13
3 Të gjeturat nga SWOT Analiza
3.1 Informata të përgjithshme për shkollën

Figura 8. Përmbledhje e SWOT Analizës

14
Figura 9. Diagrami i shkakut dhe efektit

3.1.1 Përparësitë (Fuqitë)

Figura 10. Përmbledhje e përparësive (fuqive) të evidentuara

15
Nxënësit

• Përparësi për punë dhe vetëpunësim


Ofrimi i drejtimeve të reja krahas zhvillimit, zgjerimit dhe kërkesave të tregut të punës,
është përparësi për punësim të nxënësve pasi të kryejnë shkollën. Përcjellja e trendëve
kohore në relacion me nevojat tona shoqërore dhe në përputhje me kërkesat e tregut të
punës, përbën lehtësi për punësim dhe për vetëpunësim të nxënësve në të ardhmen.
• Aftësimet profesionale të nxënësve
Posedimi i kabineteve profesionale për aftësimin praktik të nxënësve, është me përparësi
për shkollën, për dallim prej shumë shkollave të tjera, pasi kabinetet mundësojnë në
ngritjen e dijes së nxënësve dhe avancimin e tyre, meqenëse mundësojnë realizimin e
punës praktike. Në këtë mënyrë mësimi bëhet më interaktiv dhe më atraktiv për nxënësit,
gjë që ndikon që nxënësit të fitojnë eksperiencë dhe njohuri të reja të vlefshme për të
ardhmen e tyre profesionale.
• Profile me interes për nxënës
Mundësia për zgjedhje të profileve të ndryshme që ofron shkolla, përbën një përparësi për
shkollën dhe nxënësit, pasi që thuajse të gjithë nxënësit kanë mundësi të mira të gjejnë
drejtimin që kanë dëshirë të profilizohet në të, dhe që individi dëshiron ta ushtrojë në
karrierën e tij të ardhshme profesionale.
• Nxënës të interesuar
Interesimi i nxënësve për të mësuar është përparësi e shkollës për dallim prej shumë
shkollave të tjera, për arsye se kjo edhe është esenca e shkollimit dhe pikësimi i shkollës;
që nxënësit të mësojnë. Interesimi i nxënësve bën që kuadri mësimor ta ketë më të lehtë
implementimin e plan programit shkollor, kurse shkolla duke nxjerrë nxënës të mirë
shënon ngritje të reputacionit të saj.
• Rezultatet dhe interesimi i nxënësve i kënaqshëm
Nxënësit janë të rregullt në ndjekjen e procesit mësimor dhe rezultatet e tyre të
kënaqshme, duke qenë se ata zgjojnë interesim për të mësuar. Gjatë mbajtjes së lëndëve
mësimore, nxënësit janë aktiv dhe tejet komunikues në zgjedhjen e detyrave që u shtrohen
nga mësimdhënësi. Shtrirja dhe trajtimi i dilemave prej nxënësve nga lëndët e ndryshme
dhe analizimi i problemeve të lëndëve përkatëse, len për të shpresuar se prej kësaj shkolle
në të ardhmen do të dalin kuadro të mirë profesional, të cilët do t’i shërbejnë edhe vendit.

Burimet njerëzore

• Kuadri i profesorëve në shumicë inxhinier


Kuadri i mësimdhënësve përbën një përparësi për shkollën, pasi janë të kualifikuar dhe të
përgatitur profesionalisht për të shënuar rezultate të mira. Profilizimi i shumicës së
profesorëve përbën përparësi për shkollën, gjë që flet se resurset njerëzore janë të
përgatitura në profilet përkatëse. Fleksibiliteti dhe gatishmëria e tyre për punë dhe
angazhim, është përparësi e rëndësishme për nxënësit dhe shkollën, duke qenë se ndikon

16
në të mirë të ngritjes së njohurive të nxënësve dhe për përgatitjen e tyre profesionale sa
më të mirë.
• Staf i kualifikuar
Kuadri i mësimdhënësve përbën një përparësi për shkollën, pasi janë të kualifikuar dhe të
përgatitur profesionalisht, gjë që është me peshë të madhe, për arritjen e rezultateve të
mira. Mësimdhënësit posedojnë përgatitjet e nevojshme për arritjen e sukseseve në
mësimdhënie.
• Arsimtarët e trajnuar
Trajnimi i mësimdhënësve në profilet të cilat i ofron shkolla, përbën një përparësi të
madhe për shkollën, pasi ajo i posedon resurset humane të përgatitura për të arritur
rezultate të mira në mësimdhënie. Profesorët e shkollës kanë ndjekur trajnime përkatëse
për ngritjen e tyre profesionale, gjë që i ka ndihmuar ata në përvetësimin e teknikave dhe
të metodave më efikase për bartjen e njohurive tek nxënësi. Mbajtja e trajnimeve të tilla,
tregon efektet dhe ngritjen e nivelit dhe të produktivitetit të mësimdhënësve në bartjen e
njohurive të tyre tek nxënësit. Vijimi në të ardhmen i trajnimeve nga ana e
mësimdhënësve, është një mundësi e mirë për ngritjen e tyre profesionale dhe për ngritjen
e cilësisë së arsimit në shkollë.
• Puna ekipore e një drejtimi
Puna ekipore e një drejtimi, është përparësi e madhe e shkollës, e cila reflektohet
pozitivisht në të mirë të nxënësve, pasi që puna ekipore mundëson ngritjen e njohurive
duke hapur debat për çështje të ndryshme dhe për zgjedhjen e problemeve në saje të
shkëmbimit të eksperiencave mes veti. Kjo kompetencë e lartë e kuadrit arsimor në
mësimdhënie për arritjen e organizmit të punës ekipore me efikasitet, përbën një vlerë të
rëndësishme për shkollën, duke qenë se resurset e tilla njerëzore në mësimdhënie janë
faktorë primar për suksesin e nxënësve në mësimnxënie.
• Puna në grupe
Arritja e aplikimit të punës në grupe është një arritur e shkollës dhe e mësimdhënësve që
duhet vlerësuar. Puna në grupe është një përparësi e shkollës, duke marrë parasysh faktin
se janë tejet pak shkolla që arrijnë ta vejnë në funksion ketë metodë të punës. Puna në
grupe e nxitë mendjen dhe zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve për zgjedhjen e
problemeve, rritë aftësitë e tyre oratorike dhe krijon lirinë e shprehjes përmes debatit gjatë
procesit mësimor me nxënësit e tjerë.
• Klima pozitive të burimet njerëzore
Harmonia dhe marrëdhëniet e mira ndërnjerëzore dhe sjelljet e mira kolegiale mes
mësimdhënësve, janë përparësi për shkollën, duke qenë se krijojnë një ambient miqësor
për punë më të efektshme dhe të suksesshme, që krijon edhe efekte sinergjike mes stafit
mësimor, duke i shkëmbyer njohuritë dhe eksperiencat që kanë mes veti, dhe në këtë
mënyrë vije deri të ngritja e nivelit të tyre në një performancë më të lartë, që njëkohësisht
të nxënësit nxitë një kënaqësi për të punuar.

17
Menaxhimi i shkollës

• Menaxhimi i mirë
Efikasiteti dhe efektiviteti i menaxhmentit të shkollës në funksionalizimin dhe
menaxhimin e mirë të shkollës, duke i vënë bazat solide të administratës, përzgjedhjes së
duhur të kuadrit profesional të mësimdhënësve, mirëmbajtjes së objektit shkollor dhe të
krijimit të kushteve për punë solide, ka bërë që shkolla të shënojë rezultate të mira,
pozitive në procesin mësimor.
• Ora mësimore 45 minuta
Mbajtja e orës mësimore për 45 minuta është një tjetër përparësi e rëndësishme e
shkollës, kur kemi parasysh faktin se shumica e shkollave në mungesë të hapësirës nëpër
klasa, numrit të madh të nxënësve në paralele dhe për shkak të mbajtjes së mësimit në 3
ndërrime, detyrohen që orët mësimore t’i mbajnë të shkurtuara prej vetëm 30 minutash.
Mbajtja e orës së plotë hap mundësinë që nxënësit të mësojnë më shumë dhe që plan
programi mësimor të realizohet më lehtë.
• Puna në 2 ndërrime
Gjithashtu edhe mbajtja e vetëm dy ndërrimeve përbën një përparësi për shkollën, duke
qenë së një numër i madh i shkollave orët mësimore i mbajnë në 3 deri në 4 ndërrime.
Është përparësi, sepse kuadrit arsimor dhe nxënësve ua lehtëson udhëtimin për në shtëpi,
veçanërisht të atyre nxënësve dhe mësimdhënësve, të cilët u duhet të udhëtojnë më larg.
• Ambienti i brendshëm dhe i jashtëm
Menaxhimi efikas i brendshëm me resurset njerëzore në njërën anë dhe menaxhimi i
efikas i jashtëm me institucionet përgjegjëse arsimore, janë përparësi e shkollës dhe prej
faktorëve bazë të arritjes së rezultateve të mira në procesin mësimor.

Puna praktike

• Mësimi në kabinete
Mësimi në kabinete përbën një përparësi, pasi që kabinetet e lehtësojnë dhe e mundësojnë
punën praktike dhe shërben që mësimi të jetë më interaktiv dhe më atraktiv për nxënësit.
Kjo ndikon që nxënësi të ndjejë kënaqësi gjatë mësimit dhe njëkohësisht që të fitojnë
eksperiencë dhe njohuri të reja të vlefshme për të ardhmen e tyre profesionale.
• Kushte ideale në shkollë
Mundësitë që ofron shkolla për kryerjen e praktikës profesionale në kabinetet e shkollës
janë ideale. Kjo përbën një përparësi për shkollën për dallim prej shumë shkollave të tjera
të cilat nuk i plotësojnë kushtet në këtë nivel. Është po ashtu tejet e rëndësishme për
nxënësin, pasi që në këtë mënyrë mundësohet avancimi i tyre dhe përgatitja për të
ardhmen e tyre sa më të mirë.
• Shkolla me kabinete dhe punëtori
Shfrytëzimi i kabineteve dhe i punëtorive të shkollës përbën një përparësi të madhe për
shkollën për dallim prej shkollave të tjera, për faktin se shumë shkolla nuk i shfrytëzojnë
kabinetet e tyre si dhe sa duhet edhe pse i posedojnë, për t’ua mësuar nxënësve punën

18
praktike. Gjendja e mirë e kabineteve dhe e punëtorive, përbën një përparësi dhe mundësi
të mirë për shkollën dhe për nxënësit natyrisht, duke qenë se baza infrastrukturore për
realizimin e punëve praktike me nxënësit është e pranishme në nivel të mirë.
• Mjetet e konkretizimit
Posedimi i mjeteve të mira të konkretizimit është me përparësi për shkollën. Mundësia që
ofron shkolla përmes mjeteve të konkretizimit, është tejet e rëndësishme për nxënësin,
pasi kabinetet mundësojnë në ngritjen e dijes së nxënësve dhe në përkryerjen e proceseve
të mësimnxënies, duke ua mundësuar nxënësve realizimin e punës praktike. Në këtë
mënyrë, nxënësit përgatiten për të ardhmen e tyre profesionale në mënyrë të duhur.
• Apikimi i TIK-ut në procesin arsimor
Aplikimi i Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit paraqet një faktorë me rëndësi
në konceptin bashkëkohorë të mësimdhënies. Në këtë kontekst, nxënësit motivohen për
të punuar më me përkushtim dhe puna është interaktive dhe zbavitëse për ta.

Bashkëpunimi me sektorin publiko-privat

• Bashkëpunimi me punëtori private


Bashkëpunimi i mirë i shkollës me sektorin privat, është gjithmonë një përparësi e mirë
për shkollën, pasi që mundëson krijimin e një partneritet të shëndoshë mes shkollës dhe
sektorit privat, ndihmon në krijimin e besueshmërisë së ndërsjellët, gjë që më vonë
lehtëson hapjen e rrugëve që nxënësit e shkollës të punësohen më lehtë në ndërmarrjet
përkatëse.
• Vizitat që na mundësohen nëpër kompani private
Shfrytëzimi i vizitave nëpër kompani private është e dobishme, sepse hap mundësinë e
krijimit të një partnerit bashkëpunues të shkollës me kompanitë private edhe për të
ardhmen. Krijimi i raporteve të mira është përparësi dhe mençuri e shkollës për arritjen e
realizimit të punës për nxënësit. Në këtë mënyrë, nxënësit duke ushtruar punën praktike
në njërën anë ngritin nivelin e tyre të dijes dhe marrin eksperiencë të vlefshme për të
ardhmen e tyre profesionale, si dhe, në anën tjetër ndihmohet edhe sektori privat, duke
qenë se shkolla ndihmon në prodhimin e resurseve njerëzore të kualifikuara për profilet
që vet ndërmarrjet kanë nevojë. Pos kësaj, bizneset private kursejnë kohë dhe të holla,
duke qenë se nuk kanë më nevojë të marrin punëtor të pakualifikuar në ndërmarrjet e tyre.
• Përmbushja e nevojave të tregut të punës
Ofrimi i drejtimeve atraktive për tregun e punës përbën një nga elementet më të
nevojshme për përmbushjen e nevojave të tregut të punës. Kjo është një përparësi tjetër e
shkollës, sepse e bënë më tërheqëse dhe më të kërkueshme shkollën për nxënësin që
dëshirojnë të regjistrohen në shkollë, për dallim prej shumë shkollave të tjera. Sa i përket
përgatitjes së nxënësve për tregun e punës, bashkëpunimi me sektorin publiko-privat luan
gjithashtu një rëndësi të madhe, pasi kompanitë private dhe publike janë katalizatorët
potencial për ofrimin e mundësive për kryerjen e punëve praktike për nxënësit në çdo
kohë.

19
Pozita gjeografike e shkollës

Lokacioni i shkollës është në vend të përshtatshëm dhe një nga elementet që ndikon në
plotësimin e kushteve të favorshme për arritjen e rezultateve të mira në procesin
edukativo-arsimor.

3.1.2 Dobësitë

Figura 11. Përmbledhje e dobësive të evidentuara

Nxënësit

• Bashkëpunimi shkollë-nxënës-prind
Sa i përket procesit edukativo-arsimor, mungesa e bashkëpunimit shkollë-nxënës-prind
përbën një dobësi e cila vështirëson punën e mësimdhënësit me nxënësin për vendosjen e
saj në binarë të drejtë. Mos bashkëpunimi reciprok mes mësimdhënësit dhe prindit e
pamundëson evitimin e problemeve të cilat mund t’i ketë nxënës gjatë kohës së

20
shkollimit. Dhe e vështirëson po ashtu në rast të shfaqjes që të zgjidhen më shpejtë dhe
më lehtë.
• Vijueshmëria jo e mirë
Mungesat e shumta të nxënësve është dobësi që vështirëson për mësimdhënësit aplikimin
e plan programit mësimor. Mungesat e nxënësve në orët mësimore ndikon negativisht për
mosarritjen e rezultateve të mira. Mos vijimi i rregullit i procesit mësimor bartë
konsekuenca negative në ngecjen e zhvillimit të nxënësve dhe humbjen e mundësive për
absorbimin e njohurive të reja shkencore nga lëmit shkencore e profesionale që stafi
mësimor ka përvetësuar në trajnimet e mbajtura. Mosndërmarrja e masave adekuate për
parandalimin e kësaj dukurie, është dobësi, e cila ndikon në rënien e nivelit të nxënësve
dhe ulë cilësisë e arsimit të shkollës.
• Nxënës të padisiplinuar
Mungesa e disiplinës së nxënësve është nga faktorët që ndikon në rënien e suksesit në
mësimnxënie. Mungesa e qetësisë në shkollë ndikon në frenimin e zhvillimit të
mbarëvajtjes kualitative të procesit mësimor në një rrjedhë normale dhe ndikon në këtë
mënyrë në rënien e cilësisë së arsimit, sepse mungesa e disiplinës përbën pengesë për
stafin arsimor dhe për nxënësit gjatë orëve mësimore.
• Dëme në sanitari (nxënësit)
Dëmtimi i infrastrukturës shkollore nga ana e nxënësve është e metë, e cila ndikon në
humbjen e investimeve që janë bërë për vite me radhë në shkollë. Dëmtimi i inventarit të
shkollës e frenon punën efikase në procesin mësimor të mësimdhënësve me nxënësit.
Është po ashtu dobësi, pasi që inventari i demoluar kërkon investime të reja për t’i
zëvendësuar me pajisje të reja, gjë që i kushton institucioneve dhe shoqërisë tonë në
tërësi.
• Mësim vetëm për kaluese
Mungesa e shtimit dhe të zgjerimit të njohurive më të mëdha të nxënësve, përbën një
dobësi, por e cila mundë të jetë e tej kalueshme dhe që mund të zgjidhet, duke mos u
dorëzuar përballë sfidave dhe duke vazhduar të punën në të ardhmen me një angazhim më
të shtuar në vetëdijesimin e kësaj kategorie të nxënësve për vlerën dhe rëndësinë e
mësimit. Për realizimin e ngritjes dhe zgjerimit të njohurive të nxënësve, do të mund të
organizoheshin orë shtesë, sigurisht me vullnet të lirë të kuadrit mësimor, ku do të mund
të trajtoheshin më hollësisht problemet haptazi me nxënësit dhe duke përsëritur njësitë
mësimore që janë më komplekse e që janë më të vështira për t’i mësuar me te parën herë.
• Nxënësit e ardhur me sukses jo të mirë
Mungesa e përgatitjes së nxënësve me përgatitje të pakënaqshme paraprake, është po
ashtu një mangësi e cila vështirëson arritjen e rezultateve më të larta të kuadrit mësimor
me nxënësit. Por edhe në këtë, duke gjetur metoda për stimulimin dhe motivimin e
nxënësve, mund të gjendet forma për ngritjen e nivelit të nxënësve që vijnë me nivel të
ulët të shkollimit paraprak, qoftë duke mbajtur orë shtesë ose qoftë duke i trajtuar më
gjatë njësitë mësimore që janë më të rënda për t’i kuptuar.
• Lëshuara e orëve të mësimit
Mosndërmarrja e masave adekuate për parandalimin e mungesave, është dobësi e shkollës
e cila ndikon në rënien e nivelit të ngritjes së aftësive të nxënësit dhe të cilësisë së arsimit

21
në përgjithësi. Mungesat e shumta të nxënësve është dobësi që vështirëson aplikimin e
plan programit për mësimdhënësit. Mungesat e nxënësve në orët mësimore ndikon
negativisht për mosarritjen e rezultateve të mira. Mos vijimi i rregullit i procesit mësimor
bartë konsekuenca negative në ngecjen e zhvillimit të nxënësve dhe humbjen e mundësive
për absorbimin e njohurive të reja shkencore nga lëmit shkencore e profesionale.
Mosndërmarrja e masave adekuate për parandalimin e kësaj dukurie, është dobësi e
shkollës e cila ndikon në rënien e nivelit të nxënësve dhe ulë cilësisë e arsimit të shkollës.
• Largimi i nxënësve nga arsimtarët
Raporti i dobët dhe komunikimi i pamjaftueshëm i nxënësit me arsimtarët në lidhje me
procesin arsimor, përbën shkëputje të madhe të hallkave zinxhirore për arritjen e
sukseseve në mësim. Mosbashkëpunimi reciprok mes nxënësit dhe arsimtarit pamundëson
evitimin e problemeve të cilat mund t’i ketë nxënësi gjatë kohës së shkollimit të vet.
Neglizhenca në ngritjen e një ure komunikimi mes nxënësit-arsimtarëve, përbën një të
metë e cila po i pengon nxënësit dhe mësimdhënësit në arritjen e rezultateve më të larta
në procesin edukativo arsimor. Kjo dobësi e moskomunikimit reciprok, reflektohet dhe
bartë pasoja jo të mira për nxënësit në të ardhmen.
• Pa mundësia për marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve
Pamundësia për marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve të padisiplinuar, përbën
dobësi, duke qenë se kjo dukuri çdo herë dhe më shumë bëhet më e theksuar. Në mungesë
të marrjes së masave adekuate, procesi normal mësimor pengohet, gjë që ndikon në
prishjen e kushteve normale dhe të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie në
shkollë.
• Cenim i autoritetit të mësimdhënësve
Nëse merret parasysh se një nga faktorët kryesor për punë të suksesshme është që individi
të ndihet mirë në ambientin ku punon, atëherë në rastin e mësimdhënësve, puna
frytdhënëse është më e kufizuar, si pasojë e cenimit të autoritetit të mësimdhënësve, pasi
që ata në këtë mënyrë ndjehen jo sa duhet komod në vendin ku punojnë.
• Prezenca e nxënësve analfabet
Një numër i konsiderueshëm i nxënësve të regjistruar në shkollë kanë sukses tejet të dobët
nga niveli paraprak i shkollimit, madje ka edhe raste të tilla ekstreme kur ata edhe janë
analfabet, gjë që në masë të madhe e determinon edhe suksesin e tyre në vitet e
mëvonshme të shkollimit dhe e vështirëson arritjen e rezultateve pozitive të kuadrit
arsimor me këtë kategori të nxënësve.
• Mungesa e sigurimit shëndetësor
Mungesa e sigurimit shëndetësor është mangësi institucionale, si pasojë e së cilës kuadri
arsimor në rast të sëmundjes, përballët më rrezikun e humbjes së jetës. Në rast të
sëmundjes, për shkak të gjendjes së rëndë socio-ekonomike, vështirë së dikush prej kuadri
mësimor do të mund të siguronte financa privatisht për të shëruar veten. Në këto rrethana,
mungesa e sigurimeve shëndetësore, ndikojnë po ashtu në zhbërjen e dinjitetit të
mësimdhënësve përballë shoqërisë.
• Frekuentimi i nxënësve me vetura brenda oborrit të shkollës
Lejimi i frekuentimit të nxënësve me vetura brenda oborrit të shkollës, përbën shqetësim
dhe frikësim për nxënësit e shkollës, duke pasur parasysh se një gjë e tillë ndikon në

22
prishjen e rendit dhe disiplinës në shkollë dhe mund të ndikojë po ashtu edhe në
përhapjen e dukurive negative, sepse nxënësit mund të transportojnë mjete të ndryshme
në veturë, me qëllim për t’i afruar ato më afër shkollës.

Infrastruktura

• Inventari
Inventari i pamjaftueshëm i shkollës përbën dobësi infrastrukturore, e cila vështirëson në
realizimin e objektivave të mësimdhënësve në lidhje me realizimin e plan programit
mësimor.
• Dëmtimi i inventarit
Dëmtimi i infrastrukturës shkollore nga ana e nxënësve është e metë, e cila ndikon në
humbjen e investimeve që janë bërë nga institucionet dhe nga donatorët për vite me radhë
në shkollë. Dëmtimi i inventarit të shkollës e frenon punën efikase në procesin mësimor
të mësimdhënësve me nxënësit. Është po ashtu dobësi, pasi që inventari i demoluar
kërkon investime të reja për t’i zëvendësuar me pajisje të reja, gjë që në mungesë të
fondeve dhe donacioneve ndikon në mosrealizimin e tyre për kohë më të gjatë.
• Hapësira shkollore e pamjaftueshme
Hapësira e pamjaftueshme shkollore përbën një dobësi e cila e pengon zhvillimin e punës
së nxënësve dhe të mësimdhënësve në mënyrë të konsiderueshme, e cila reflektohet me
ulje të gjasave për realizimin e plan programit mësimor si duhet. Bartja e njohurive prej
mësimdhënësit tek nxënësi vështirësohet, gjë që ndikon në rënie të efikasitetit dhe të
efektivitetit të orëve mësimore. Kështu, numri i madh i nxënësve në klasa vazhdon të jetë
e metë e hapësirës shkollore, dobësi kjo e cila ndikon për keq në mbarëvajtjen cilësore të
orëve mësimore.
• Hapësira jo e mjaftueshme në drejtime të caktuara
Mungesa e hapësirës për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor për drejtime të caktuara,
shkakton ngecje në mbarëvajtjen normale të profile përkatëse. Në mungesë të hapësirës së
mjaftueshme, stafi arsimor së bashku më nxënësit dhe në bashkëpunim me menaxhmentin
e shkollës, mund të shikojnë të gjejnë zgjidhje se cila mund të jetë alternativa e duhur, që
procesi arsimor megjithatë të realizohet ashtu si duhet dhe siç është paraparë në plan
programin mësimor.
• Mungesa e rrethojës
Si pasojë e mungesës së rrethojës, objekti shkollor dhe hapësira shkollore janë të
pambrojtura. Në mungesë të sigurisë, mund të vihen në rrezik nxënësit dhe personeli i
shollës, pasi çdokush e ka mundësinë që të shkelë dhe të hyjë brenda hapësirës shkollore
dhe t’i afrohet objektit shkollor nga jashtë pa asnjë problem.
• Mungesa e TIK-ut nëpër klasa
Mungesa e TIK-ut në procesin e mësimdhënies është një hendikep i madh për shkollën.
• Vërja e kamerave
Vërja e kamerave do të mund të ndikonte në rritjen e disiplinës dhe sigurisë në shkollë,
por që janë tejet të kushtueshme për financimin e tyre nga e institucioneve arsimore, kur
merret parasysh se nëse kamerat vëzhguese vendosen në një shkollë publike, atëherë ato

23
duhet të vendosen edhe në të gjitha shkollat e tjera publike, gjë që do të kushtonte shumë,
posaçërisht kur marrim parasysh rrezikun e prishjes së tyre nga nxënësit problematik dhe
mirëmbajtjen e tyre. Kjo gjë mund të paraqes vështirësi për realizimin e një projekti të
tillë. Megjithëse do të ishte një mundësi e mirë për një pilot projekt, që të vendosen në
shkolla ku siguria dhe disiplina identifikohen së janë jashtë çdo niveli.
• Mungesa e laboratorit për profilin kimi-teknologji
Mungesa e laboratorit për profilin kimi-teknologji, përbën një mangësi për nxënësit që të
aftësohen profesionalisht në këtë lëmi. Pamundësia e zhvillimit të eksperimenteve në
kimi-teknologji përbën dobësi, meqenëse mësimet teorike nxënësit nuk mund t’i
aplikojnë në praktikë dhe në mungesë të aplikimit të tyre në praktikë nxënësit mund t’i
harrojnë më lehtë atë që kanë mësuar më herët teorikisht. Gjithashtu, në mungesë të
praktikës përbën një hendikep për të ardhmen e tyre profesionale dhe vështirëson gjetjen
e punës për nxënësit pasi të kenë përfunduar mësimin.
• Mungesa e rrufepritësit
Mungesa e rrufepritësit është mangësi, në mungesë të së cilës mund të rrezikohen
nxënësit, personeli i shkollës si dhe të mirat materiale, konkretisht objekti shkollor. Në
këtë rast menaxhmeti i shkollës në bashkëpunim me institucionet lokale të arsimit mund
të përpiqen për instalimin e rrufepritësit, në mënyrë që të evitohet rreziku për jetë si dhe
rreziku për dëmtimin e objektit shkollor.

Tekstet mësimore

• Literatura mungon
Mungesa e literaturës shkollore përbën një dobësi për arsimin shkollor, pasi paraqet
vështirësi serioze në aplikimin e plan programeve dhe në mbarëvajtjen e procesit
edukativo-arsimor ashtu si duhet. Në mungesë të literaturës shkollore edhe nxënësit kanë
vështirësi për arritjen e mësimnxënies si duhet.
• Mësimdhënia tradicionale – Diktimi
Mungesa e teksteve shkollore është një pengesë serioze për mbarëvajtjen normale të
njësive mësimore nga ana e mësimdhënësit. Në mungesë të tyre, mësimdhënësit janë të
detyruar që nxënëseve ose tu diktojnë prej skripteve, gjë që shkakton humbje të madhe të
kohës së vlefshme, e cila do të mund të shfrytëzohej më racionalisht bie fjala për
shfrytëzimin e kryerjes së punës praktike, ose edhe në mungesë të teksteve mësimore,
mësimdhënësit detyrohen që shpeshherë të ligjërojnë prej librave universitar, gjë që nuk
përshtatet dhe nuk korrespondon me aftësitë psikofizike të nxënëseve.
• Plan programi mësimor
Mungesa e përpilimi të plan-programit mësimor në bazë të metodikave të reja nga ana e
mësimdhënësve krijon vështirësi në mbarëvajtjen e procesit mësimor, duke mos lejuar që
puna mësimor të organizohet në mënyrën më të mirë dhe sistematike.

Dukuritë asociale

• Frekuentimi i nxënësve në kafiteri

24
Frekuentimi i nxënësve në kafiteri të cilat janë pozicionuar afër shkollave, përbën një
dobësi e cila sjell rreziqe me vete për nxënësit duke ndikuar në shpërqendrimin prej orëve
të mësimit, mbjelljen e shprehisë për të qëndruar në kafe qysh në moshën rinore, dhe
rrezikimit nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe i lëndëve të tjera stimuluese të dëmshme.
Në raste të shumta kafiteritë ndikojnë po ashtu në humbjen e qetësisë duke lëshuar
muzikë me zë të lartë e tjera.
• Pirja e duhanit
Përhapja e dukurisë negative e pirjes së duhanit, paraqet shqetësim dhe frikësim për
nxënësit e shkollës në përgjithësi, duke ndikuar në shtimin e rrezikut të rritjes së kësaj
dukurie delikuente edhe tek nxënësit e tjerë dhe dëmtimin në këtë mënyrë të shëndetit
psikofizik të nxënësve. Pirja e duhanit përveç që e shkakton dëmtimin e shëndetit të
nxënësve, ajo po ashtu ndikon që nxënësit të humbin dëshirën dhe përqendrimin për të
mësuar.
• Huliganizmi
Përhapja e dukurisë devijante e huliganizmit përbën dobësi për shkollën, dukuri e cila ka
futur frikë në mesin e nxënësve, duke shkaktuar në këtë mënyrë rrezik potencial fizik
(përmes armeve të ftohta dhe mjeteve të tjera të rrezikshme) për nxënësit dhe stafin e
mësimdhënësve.
• Bartja e armëve të ftohta
Bartja e armëve të ftohta në shkollë përbën dobësi, duke qenë se kërcënon sigurinë në
shkollë, nxit dukuritë e tjera të këqija si dhe rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e
nxënësve dhe të personelit të shkollës.
• Mungesa e psikologut, mjekut dhe pedagogut
Mungesa e psikologut, e pedagogut dhe e mjekut, përbën një mangësi që krijon boshllëk,
duke pasur parasysh që në njërën anë numri i nxënësve është i lartë në shkollë dhe në
anën tjetër numrin e madh të nxënësve me sjellje devijante dhe një pjese tjetër potenciale
të bashkëngjitjes së grupeve të tilla. Mungesa e psikologut dhe e pedagogut në shkollë,
përbën mangësi në arritjen e efektivitetit të zgjedhjes së problemeve të nxënësve në
mënyrën e duhur. Gjendja e pakëndshme psiko-sociale e nxënësve si pasojë e faktorëve të
disfavorshëm socio-ekonomik dhe mungesa e psikologut të shkollës në anën tjetër,
rendon jetën e nxënësve në fazë delikate të adoleshencës, si dhe vështirëson përqendrimin
e tyre në arritjen e rezultateve të mira në shkollë.
• Përdorimi i narkotikëve
Përhapja e mjeteve narkotike në shkollë paraqet shqetësim dhe frikësim për nxënësit e
shkollës në përgjithësi, duke ndikuar në shtimin e rrezikut të rritjes së kriminalitet,
dëmtimin e shëndetit psikofizik të nxënësve si dhe shtimin e kësaj sjellje delikuente në
shkollë.
• Përdorimi i alkoolit
Përhapja e dukurisë së përdorimit të alkoolit në shkollë, përbën rrezik të madh për
nxënësit, sepse pirja e alkoolit mund të shije edhe të përdorimi i substancave të tjera të
dëmshme dhe të rrezikshme, të cilat sjellin shkatërrimin e mendjes, anës fizike dhe
shpirtërore të nxënësit.
• Keqpërdorimi i telefonave

25
Lejimi i bartjes së telefonave përbën një dobësi e cila u mundëson një pjese të nxënësve të
kopjojnë përmes telefonave dhe në anën tjetër, bartja e telefonit në shkollë ndikon në
demotivimin e nxënësve për mësim, kur nga eksperienca paraprake e kuptojnë se ata
mund të kalojnë në lëndët mësimore edhe pa u munduar që të mësojnë shumë.
• Kërcënimi i mësimdhënësve nga nxënësit
Kërcënimet ndaj mësimdhënësve janë dobësi që shkaktojnë frikë tek personeli mësimor
dhe bartë me vete rreziqe fizike ndaj tyre. Faktori sigurisë, respektivisht mungesa e saj,
ndikon në frenimin e nivelit të kualitetit të mësimdhënies në shkollë.

Burimet njerëzore

• Pirja e kafeve në bife arsimtar – nxënës


Fenomeni i pirjes së kafeve në bife arsimtar-nxënës, është dobësi përmes së cilës
mësimdhënësi e dëmton autoritetin e vet dhe po ashtu ndikon në keq formimin e
personalitetit të nxënësit, duke qenë se në këtë mënyrë mësimdhënësi pranon që përballë
nxënësit të bie në nivel shoqëror, gjë që nxënësit i hapen mundësitë që të kërkojë
mbështetje apo intervenime nga mësimdhënëse
• Mos kompensimi për orë të kujdestarisë
Mos kompensimi i mësimdhënësve me mjete financiare për orë të kujdestarisë, është një
dobësi e cila ndikon në demotivimin e kuadrit arsimor për punë.
• Arsimtarët e pamotivuar
Mësimdhënësit nuk janë të motivuar sa duhet sa i përket nivelit të pagave, respektivisht
për kompensimin material për punën e tyre që e ushtrojnë. Pagat e ulëta janë një dobësi
dhe pengesë për ngritje kualitative të nivelit të mësimdhënies në shkollë. Sepse është e
vështirë që të kërkohet më shumë punë dhe produktivitet më të madh nga ana e tyre,
derisa nuk bëhen ndryshime kualitative në ngritjen e pagave.

26
3.2 Mundësitë

Figura 12. Përmbledhje e mundësive të evidentuara

Bashkëpunimi

• Bashkëpunimi lokal
Bashkëpunimi lokal është si për shembull me sektorin publik-privat, është gjithmonë një
mundësi e mirë, sepse falë një bashkëpunimi të tillë mund të krijohen mundësitë për
punësimin e nxënësve në një fazë të mëvonshme në sektorin privat, pasi të kenë
përfunduar shkollimin.
• Bashkëpunimi ndërkombëtar
Binjakëzimi i shkollës me shkolla jashtë vendit ofron mundësi të mira për marrjen e
eksperiencave të reja për stafin menaxhial, kuadrin mësimor dhe për nxënësit e shkollës.
• Bashkëpunimi me shkollat e tjera në vend
Bashkëpunimi me shkollat e tjera në vend, përbën një mundësi të mirë për shkëmbimin e
përvojave dhe për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë
me shkollën.
• Binjakëzimi me shkollat si motra
Binjakëzimi shkollat si motra hap mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave në
diagnostifikimin e problemeve, shkëmbimin dhe mësimin e metodave për zgjedhjen e tyre
në mënyrë efikase.

27
• Vizita në industri në Kosovë dhe jashtë
Vizitat e nxënësve në industri në Kosovë dhe jashtë vendit, përbën një mundësi të mirë,
për t’ua bërë të mundshme nxënësve të shohin praktikisht proceset prodhuese të
produkteve, dhe për të nxitur kureshtjen për të ardhmen e tyre profesionale. Vizita në
ndërmarrjet industriale mund të ndikojë pozitivisht që fabrikat t’ia hapin dyert shkollës që
nxënësit e saj të realizojnë punën praktike.

Bashkëpunimi me sektorin privato-publik

• Nevoja për profile të reja për tregun e punës


Shtimi i profileve të reja në bazë të kërkesave të punës është një mundësi për të bërë
shkollën më kreative dhe më tërheqëse për gjeneratat e reja që vijnë pas, dhe përmes
ofrimit të profileve të reja, shkolla në njërën anë i ndihmon ndërmarrjet që kanë nevojë
për resurse njerëzore të kualifikuara dhe në anën tjetër u krijon lehtësime për të gjetur
veten më lehtë në tregun e punës, pasi që ta kenë përfunduar shkollën.
• Ngritja e bashkëpunimit me sektorin publik (SHPK, Dogana, Posta)
Ngritja e bashkëpunimit me sektorin publik është një mundësi shumë e mirë për krijimin
e një partneriteti, i cili do të mund t’i ndihmonte shkollës në plotësimin e shumë nevojave
që kanë të bëjnë me problemet e infrastrukturës së shkollës.

Përmirësimi i infrastrukturës

• Investime në kabinete të ndryshme


Kompletimi i kabineteve të ndryshme është një mundësi që ndikon drejtpërdrejtë në
arritjen e rezultateve më efikase në punën me nxënësit. Kompletimi i kabinetit me mjete
të mësimit është po ashtu një mundësi e mirë, e cila pa dyshim se ua lehtësojnë shumë
punën stafit mësimdhënës në bartjen e njohurive të tyre tek nxënësit.
• Kompjuterizimi i shkollës
Kompjuterizimi i shkollës përbën mundësi të mirë për ngritjen e nivelit të mësimdhënies
në shkollë. Kompjuterizimi ua lehtëson kuadrit arsimor punën e tyre në mësimdhënie si
dhe nxënësve u ofron mundësi të reja për mësim më kreativ.
• Instalimi i laboratorëve për kimi dhe teknologji
Instalimi i laboratorëve për kimi dhe teknologji përbën një mundësi të mirë për t’ua
mundësuar nxënësve punën praktike në drejtimin e kimisë dhe të teknologjisë. Duke
ushtruar punën praktike, nxënësit arrijnë t’i kuptojnë më mirë proceset shkencore që janë
më të komplikuara, i përvetësojnë më mirë njohuritë e tyre në këtë mënyrë, si dhe mund
të përgatiten më mirë për profesionin e tyre të ardhshëm.
• Vëzhgimi i shkollës me kamera
Vendosja e kamerave në shkollë, është një mundësi e mirë për shtimin e sigurisë dhe
kontrollit në hapësirën shkollore. Në këtë mënyrë mund të evitohen shumë rreziqe që
mund të kenë nxënësit, sepse duke qenë të pranishme kamerat, evitohen që brenda
hapësirës shkollore të hyjnë njerëzit që mund të sjellin probleme në shkollë.

28
ZH.B.NJ

• Trajnimet e përhershme
Përvetësimi i njohurive që ofrohen përmes trajnimeve dhe seminareve nga institucionet
dhe nga donatorët e ndryshëm, është një mundësi e mirë për ngritjen e mëtutjeshme
profesionale të mësimdhënësve, e cila shërben në të mirë të bartjes së njohurive më të reja
shkencore tek nxënësit.
• Shkëmbimi i përvojave
Organizimi i takimeve me qëllim të shkëmbimi i përvojave, është një mundësi e mirë për
rritjen e efektivitetit dhe të efikasitetit në mësimdhënie. Komunikimi i tillë i mirë mes
mësimdhënësve ndihmon në ngritjen e njohurive, eliminimin e dobësive dhe po ashtu në
zgjedhjen e shumë problemeve që mund të paraqiten në shkollë.

Gjenerimi i mjeteve financiare

• Punime për klient


Krijimi i ndërmarrjeve prodhuese të shkollës, mund të jetë një mundësi e përshtatshme
për ofrim të shërbimeve dhe për kryerje të punëve për klientët. Në këtë mënyrë, një njërën
anë mund të gjenerohen të hyra financiare dhe në anën tjetër t’ju mundësohet profesorëve
të demonstrojnë punën praktike para nxënësve, kurse nxënësit mund ta shohin dhe të
ushtrojnë punën praktike në shkollë.
• Prodhime të gatshme në treg
Plasimi i prodhimeve të gatshme në treg, është një mundësi, nga e cila përveç që do të
mund të gjeneroheshin të hyra financiare, po ashtu do të përfitonte edhe nxënësi diçka
prej saj, por edhe do të mund t’i ofrohej edhe rasti që njohuritë e tij teorike t’i aplikojë në
punë praktike dhe të fitojë eksperiencë për të ardhmen e tij profesionale.
• Mundësia për të kryer shërbime
Ofrimi i shërbimeve nga ana e shkollës për klientët e ndryshëm, hap mundësi për
gjenerimin e të ardhurave vetanake, gjë që do të ndikonte pozitivisht për mbushjen e
arkës së shkollës të cilat do t’i shërbenin asaj për plotësimin e nevojave të veta që ka. Në
këtë mënyrë do të rritej autonomia e shkollës dhe shkolla do të mund të menaxhonte më
mirë në ruajtjen e objektit duke pasur mundësinë e drejtpërdrejtë për investime ku ka
nevojë.
• Shfrytëzimi i kabineteve nga jashtë (shërbime)
Bashkëpunimi me partnerët e jashtëm do të mund të ishte një mundësi e mirë në
shkëmbimin e përvojave dhe në gjenerimin e të ardhurave financiare.

29
3.2.1 Rreziqet

Figura 13. Përmbledhje e rreziqeve të evidentuara

Intervenim jo i mirë i policisë në rast nevoje

Intervenimi jo i mirë i policisë në rast nevoje, si për shembull duke mos ardhur me kohë,
ndikon në humbjen e sigurisë në të ardhmen dhe në shtimin e rrezikshmërisë ndaj personelit
të shkollës dhe ndaj nxënësve.

Ndikimet politike

• Shkolla e politizuar
Ndërhyrjet politike në shkollë si për shembull në përzgjedhjen e mësimdhënësve, përbën
një hendikep, që kuadri adekuat dhe profesionalisht më shumë i përgatitur të mos zgjidhet
domosdoshmërisht, dhe as ai i cili në fakt do të mund të ishte në gjendje që të kryente
punën më mirë së personat e tjerë të zgjedhur.
• Arsimtarë të politizuar

30
Ndikimet e jashtme politike në kuadrot e shkollave, përbën hendikep që mund të reflekton
në punën e procesit mësimor dhe në zbritje të nivelit të raporteve kolegiale, që do të mund
të shkonte në dëm të institucionit shkollor në përgjithësi.

Legjislacioni

• Procedurat jo të mjaftueshme të sanksionimit


Vështirësitë në zbatimin e procedurave të sanksionimit është një pengesë për mirë-
menaxhimin e shkollës, pasi shkelësit e ligjit dhe rregullores së shkollës është e vështirë
se mund të ndëshkohen.
• Pengesat legjislative për gjenerim të të hyrave vetanake
Në mungesë të akteve ligjore, humbet një rast i mirë që shkolla të gjenerimi i të hyrave
vetanake. Për të rritur të hyrat vetanake dhe për t’i shpëtuar varësisë totale të financave
është mirë që sholla në bashkëpunim me institucionet arsimore lokale të gjejë zgjidhje për
lejimin e aktiviteteve që mundësojnë gjenerimin e të hyrave vetanake. Mungesa nga
përfitimeve materiale që mund të realizohen në saje të ofrimit të shërbimeve, përbën një
humbje të mundësive për rritjen mjeteve financiare të buxhetit të shkollës. Ndalesa e tillë,
bartë më vete një rrezik që ndërlidhet me vartësinë e institucionit të shkollës.
• Pengesa ligjore për prokurim nga shkolla
Vërehen mungesa të theksuara në ligjin e prokurimit të shkollës.
• Rregulloret jo të zbatuara në tërësi në DKA
Mos përputhja e rregulloreve me nevojat adekuate të shkollës, paraqet rrezikshmëri për
një zhvillim normal të proceseve të shkollës dhe për ngritjen e nivelit arsimor. Si pasojë
rregulloret e hartuara mbesin jo funksionale dhe si të tilla pa efekt. Për këtë arsye
rregulloret që nxirren duhet të jenë në funksion dhe dobi të shkollës dhe hartimi i tyre
duhet bëre në harmoni me nevojat e saj.
• Udhëzimi administrativ i pa zbatueshëm
• Të drejtat e shumta të nxënësve
Pakujdesia për mos sqarimin e përgjegjësive, detyrave dhe obligimeve qysh në fillim të
vitit shkollor që duhet t’i përmbahen nxënësit dhe konsekuencat nëse nuk i përmbahen
atyre, rrezikon të pengojë dhe të vështirësojë punën e kuadrit arsimor në edukimin e tyre
gjatë gjithë vitit.

MASHT, DKA

• Buxheti i shkollës i pamjaftueshëm


Financat e pamjaftueshme përbëjnë rrezikshmëri për shkollën, për faktin se thuajse
realizimi i të gjitha nevojave të shkollës dhe të projekteve afatshkurta, të mesme dhe
afatgjata, varen na mundësitë financiare. Mungesa e rritjes së buxhetit të shkollës përbën
hendikep në lidhje me atë që u përmend me lartë, pra plotësimin e nevojave të shkollës
dhe rrezikimin e realizimit të projekteve me interes për shkollën. Rritja e buxhetit të
shkollës për të qenë në gjendje ta mirëmbajë vetveten, është e domosdoshme.
• Sistemi arsimor i centralizuar

31
Mungesa e fleksibilitetit dhe e partneritetit të institucioneve përgjegjëse të arsimit me
shkollën, përbën pengesë në realizimin e punëve nga ana e menaxhmetit të shkollës, duke
rrezikuar kështu arritjen e rezultateve të pritshme nga ana e shkollës dhe e tyre.
• Kompetenca të pamjaftueshme për menaxhim të shkollës
Mungesa e kompetencave të mjaftueshme për menaxhmentin e shkollës nga institucionet
përgjegjëse arsimore, vështirëson funksionimin e shkollës në mënyrë të duhur. Kjo
ndikon në mos arritjen e rezultateve më të mëdha dhe më të shpejta në arsim. Mungesa e
kompetencave ndikon në frenimin e arritjeve të mëtutjeshme të shkollës.
• Rregulloret jo të zbatuara në tërësi nga DKA
Mos respektimi dhe moszbatimi sa duhet i rregullave shkollore nga ana e nxënësve dhe
po ashtu edhe nga mësimdhënësit, rrezikon mbarëvajtjen kualitative të procesit mësimor
në përgjithësi.
• Procedurat e tepërta dhe të panevojshme nga DKA
Procedurat e tepërta dhe të panevojshme nga institucionet përgjegjëse, përbën rrezik për
komplikimin e panevojshëm të punëve që kanë të bëjnë me shkollën. Prandaj aplikimi i
procedurave të tepërta nga institucionet përgjegjëse të arsimit, mund të shkaktojnë
vështirësi në punët menaxheriale të shkollës, gjë që mund të ndërlikojë dhe të vështirësojë
punën e gjithë stafit punues të shkollës, duke vënë në pikëpyetje edhe arritjen e
rezultateve të mira në procesin edukativo-arsimor.
• Kurrikulat, plan programet
Mos rishikimi i kurikulave nga institucionet lokale dhe qendrore të arsimit, përbën një
rrezikshmëri në ngecjen e hartimit të plan programeve në bazë të përcjelljes së trendeve të
zhvillimit dhe nevojave të tregut. Rishikimi dhe përshtatja e kurikulave në këtë kontekst,
duke vënë profile në bazë të nevojave të tregut, ndikon në ngritjen e cilësisë dhe të nivelit
të shkollës. Kjo reflektohet për keq edhe të nxënësi dhe shkon në dëm të tij.
• Ndërrimet e shpeshta të sistemit arsimor pa pilotim
Ndërrimet e shpeshta të sistemit arsimor pa pilotim, përbejnë rrezik për dështimin e
komplet sistemit arsimor, duke pamundësuar krijimin e një sistemi arsimor të
qëndrueshëm dhe afatgjatë.
• Mos decentralizimi i buxhetit
Mos decentralizimi i buxhetit për shkollën përbën rrezik, i cili ndikon në ndërlikimin dhe
ngadalësimin e procedurave të punëve të shkollës, duke ndikuar në këtë mënyrë në
frenimin e arritjeve të rezultateve më të larta. Në mungesë të decentralizimit edhe humbja
e kohës është e paevitueshme, kur është fjala për marrjen e vendimeve më të shpejta nga
menaxhmenti i shkollës e që kanë të bëjnë me të. Mungesa e kompetencave për
ekzekutimin e shpenzimeve nga vetë shkolla, rrezikon arritjen e rezultateve në shkollë
dhe sjell po ashtu komplikime të panevojshme për stafin menaxherial të shkollës në
menaxhimin me çështjet që kanë të bëjnë me shkollën.
• Stimulimi financiar
Mungesa e stimulimit financiar për kuadrin mësimor përbën një rrezik që apriori mund të
ndikojë demotivimin e mësimdhënësve për punë dhe në rënien e rezultateve të mira në
procesin edukativo-arsimor. Po ashtu mund të përbëjë rrezik që në mungesë të ngritjes së
pagave, mësimdhënësit e kualifikuar dhe të trajnuar mirë të largohen nga shkolla dhe të

32
shkojnë të punojnë në ndonjë organizatë tjetër, qoftë private qoftë publike, por që paguhet
më shumë.

Ndikimet negative nga jashtë

• Intervenimi i prindërve në fund të vitit mësimor


Intervenimi i prindërve në fund të vitit mësimor për kalimin e nxënësve që në fakt janë
për humbje të vitit shkollor, është dukuri, e cila mund të dekurajojë nxënësit e mirë për të
mësuar kur vitin e ardhshëm i shohin në klasë nxënësit që në fakt e kanë humbur vitin, si
dhe mund të ndikojë po ashtu në zhvlerësimin e kriterit të vlerësimit nga ana e
mësimdhënësve, duke parë se edhe ashtu nuk vlerësohet ai që mëson.
• Intervencat
Një dukuri e pahijshme e cila e dëmton procesin edukativo-arsimor, është fenomeni i
intervencave për regjistrimin e nxënësve në shkollë, si dhe ana intervenua të nxënësve
drejtuar profesorëve për përmirësimin e notave të tyre. Kërkesa e heqjes së notave të ulëta
për shembull, është kërkesa bazë e nxënësve të pasuksesshëm, të cilën gjë, nxënësit e
pandërgjegjshëm mundohen ta realizojnë përmes intervenuesve.
• Përkrahja e prindit për së keqi
Përkrahja e nxënësve nga ana e prindërve për të keq, rrezikon që nxënësit të bëhen
problematik, kyçjen e tyre në grupime dhe kanale të këqija, në demotivimin për mësim,
në shtimin e mungesave dhe në rënien e suksesit në shkollë.
• Mungesa e perspektivës
Mungesa e perspektivës së nxënësve është faktor kërcënues për demotivimin e nxënësve
për mos vazhdimin e shkollimit dhe mos përmbylljen e suksesshme të saj. Po ashtu kur
nxënësit qysh gjatë kohës sa ende janë pa e përfunduar shkollën bëhen të vetëdijshëm për
vështirësitë e depërtimit në tregun e punës, rrezikon që shumë prej nxënësve të humbin
interesimin për mësim, gjë që ndikon në rënien e rezultateve të mira në edukimin e tyre.
• Hyrja e huliganëve në shkollë
Përhapja e dukurisë devijante e huliganizmit në shkollë dhe hyrja e huliganëve në shkollë,
përbën rrezik për shkollën, duke qenë se ajo fut frikë në mesin e shumë nxënësve, duke
shkaktuar në këtë mënyrë rrezik potencial fizik ndaj nxënësve dhe ndaj personelin e
shkollës (përmes përdorimit të armeve të ftohta dhe mjeteve të tjera të rrezikshme).
Mungesa e sigurisë përbën rrezik, që nxënësit e shkollës të mos ndjehen të qetë, sepse
personat që qëndrojnë në oborr mund të bëhen indikator të përhapjes së dukurive
negative, si përdorimi i substancave narkotike, huliganizmi dhe dukuri të tjera të
rrezikshme.
• Kafiteritë afër shkollës
Pozicioni i kafiterive afër shkollave përbën një dobësi e cila sjell rreziqe me vete për
nxënësit duke ndikuar në shpërqendrimin prej orëve të mësimit, mbjelljen e shprehisë për
të qëndruar në kafe qysh në moshën rinore, dhe rrezikimit të nga përdorimi i pijeve
alkoolike dhe i lëndëve të tjera stimuluese. Në raste të shumta kafiteritë ndikojnë po ashtu
në humbjen e qetësisë duke lëshuar muzikë me zë të lartë.
• Rrezikimi i nxënësve nga lokalet e shumta

33
Prezenca e madhe e lokaleve, përbën rrezik potencial për instrumentalizimin nga jashtë e
nxënësve të shkollës të të dy gjinive (sidomos kur ata/ato gjenden në fazën e
adoleshencës), me qëllim të inkorporimit të tyre në rrethe vicioze të narkomanisë e të
prostitucionit.
• Bandat e organizuara
Krijimi i grupeve tek nxënësit nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, përbën një rrezik
tjetër për shtimin e sjelljeve devijante dhe përhapjes së kriminalitetit dhe të dukurive
negative në shkollë. Bandat e organizuara mund të kyçen dhe të lidhen me grupe brenda
shkollës, dhe në këtë mënyrë mund të rrezikohen nxënësit e shkollës.
• Çmontimi i bombave në oborr të shkollës nga KFOR-i
Çmontimi i bombave në oborr të shkollës nga KFOR-i, përbën rrezik për jetën e nxënësve
dhe të personelit të shkollës. Po ashtu rrezikon të dëmtojë objektin shkollor dhe hapësirën
përreth. Në raste të ngjashme është mirë që përgjegjësit e shkollës të komunikojnë me
njësitet përgjegjëse të KFOR-it që çmontimi të mos ndodhë në afërsi të shkollës për
shkaqe të sigurisë së nxënësve por të evakuohet mjeti i rrezikshëm në një vend të sigurt
ku mund të çmontohet.

3.2.2 Shndërrimi i faktorëve negativ në ata pozitiv

Figura 14. Qasja analitike

Duke aplikuar qasjen analitike (shih figurën 14) janë bërë përpjekje që faktorët negativ të
evidentuar të shndërrohen në ata pozitiv. Në të shumtën e rasteve këto atribute negative (shih
figurën 15), me veprime konkrete mund shndërrohen në pozitive.

34
Figura 15. Shndërrimi i faktorëve negativ në ata pozitiv

3.2.3 Dobësitë

Organi
Atributet e identifikuara Masat e propozuara
përgjegjës
MASHT-i,
Nxënësit DKA-ja,
menaxhmenti i
shkollës
Komunikimi shkollë-nxënës-prind mund
të rregullohet duke organizuar takime të
rregullta me prindërit, derisa ato të marrin
karakter të rregullt dhe të bëhen në një
Prindërit,
Bashkëpunimi shkollë- mënyrë tradicionale në kuptimin e
menaxhmenti
nxënës-prind vijueshmërisë së takimeve. Kurse
shkollës dhe
komunikimi i mësimdhënësit me nxënësit
mësimdhënësit
mund të rregullohet çdo ditë gjatë orëve
mësimore duke e shtuar komunikimin
edhe për problemet kanë të bëjnë më
nxënësin.

35
Mungesat e shumta të nxënësve mund të
evitohen, duke krijuar një urë të
shëndoshë komunikimi me prindërit, si
Prindërit,
Vijueshmëria jo e mirë dhe përmes mbajtjes së takimeve të
menaxhmenti
rregullta në shkollë me prindërit e
shkollës dhe
nxënësve. Gjithashtu mund të parashihen
mësimdhënësit
edhe masa të tjera në bazë të rregulloreve
që mund të jenë efikase për evitimin e
mungesave.
Bashkëpunimi më i ngushtë me prindër,
zbatimi konsekuent i rregullores
Prindërit, shkollore, respektivisht marrja e masave
Nxënës të padisiplinuar menaxhmenti përkatëse disiplinore ndaj nxënësve që
shkollës dhe nuk i respektojnë rregullat e shkollës,
mësimdhënësit mund të ndihmojë për respektimin e rendit
shtëpiak dhe për vënien e disiplinës në
binar.
Dëmtimet e sanitare mund të evitohen
nëse aktivizohen më shumë punëtoret që
janë përgjegjës. Në mungesë të numrit të
pamjaftueshëm të punëtorëve, mund të
shqyrtohen mundësitë për shtimin e tyre.
Nxënësit,
Po ashtu mund të shtrohen kërkesa për
Dëme në sanitari (nxënësit) menaxhmenti i
riparimin e gypave sanitar të prishur, në
shkollës dhe
mënyrë që të mos pësojë dëmtime objekti
mësimdhënësit
shkollor dhe që të mos rrezikohet shëndeti
i nxënësve dhe i dhe i personelit të
shkollës. Po ashtu mund të zbatohen
rregulloret në mënyrë më konsekuente për
ata që i shkaktojnë dëmet.
Ngritja e interesimit për shtimin e
njohurive të nxënësve, mund të
rregullohet duke gjetur metoda të
ndryshme për stimulimin dhe motivimin e
nxënësve për mësimnxënie. Në këtë
Nxënësit,
kontekst, mësimdhënësit mund të vejnë në
Mësim vetëm për kaluese menaxhmenti i
përdorim masat që nxënësit të mos e kenë
shkollës dhe
mundësinë të marrin shumë lehtë notën
mësimdhënësit
kaluese. Nxënësit mund të motivohen,
duke i zgjidhur nxënësit më të mirë të
vitit, ndarje të çmimeve dhe të
shpërblimeve për ata që janë të dalluar,
ndarja e certifikatave dhe e mirënjohjeve,

36
krijimi i kushteve për pjesëmarrjen e tyre
në gara të ndryshme në nivel të Kosovës,
e tjera.
Tërheqja e nxënësve të mirë në shkollë
mund të bëhet në saje të organizimit të
fushatave informative për të treguar se
Nxënësit e ardhur me sukses
MASHT-i dhe cilat janë mundësitë që shkolla i ofron.
jo të mirë
DKA-ja Për të arritur këtë gjë mund të bëhen
broshura informimi, mund të shfrytëzohen
mediat lokale, dhe po ashtu kontakti i
vazhdueshëm më shkollat fillore.
Mungesat e shumta të nxënësve mund të
evitohen, duke krijuar një urë të
shëndoshë komunikimi me prindërit, si
Menaxhmenti i dhe përmes mbajtjes së takimeve të
Lëshimi i orëve të mësimit
shkollës dhe rregullta në shkollë me prindërit e
mësimdhënësit nxënësve. Gjithashtu mund të parashihen
edhe masa të tjera në bazë të rregulloreve
që mund të jenë efikase e dukurisë së
largimit nga orët mësimore.
Niveli i pamjaftueshëm i koordinimit mes
nxënësit dhe shkollës mund të
përmirësohet, nëse shkolla arrin të
organizojë dhe të mbajë mbledhje të
rregullta të prindërve për shembull për
Largimi i nxënësve nga Menaxhmenti i
çdo muaj. Ngritja e kësaj ure komunikimi,
arsimtarët shkollës dhe
në rend të parë mund të ndihmojë
mësimdhënësit
mësimdhënësit për të arritur suksese me të
larta me nxënësit dhe po ashtu mund të
ndikojë pozitivisht për rritjen e disiplinës,
evitimin e dukurive negative në shkollë
dhe ngritjen e cilësisë së shkollës.
Masat disiplinore mund të merren në
parim me masat e lejuara ligjore. Nëse
nxënësit i tejkalojnë atëherë atyre pasi tu
është tërhequr vërejtja për konsekuencat,
Pa mundësia për marrjen e
Menaxhmenti i mund të vihen në zbatim. Po ashtu
masave disiplinore ndaj
shkollës dhe bashkëpunimi me prindër, mund të
nxënësve
mësimdhënësit ndikojë në rritjen e disiplinës dhe të
cilësisë së arsimit në shkollë, duke qenë së
nxënësit bëhen më të kujdesshëm, kur e
dinë se në fund të muajit, prindërve të tyre
u raportohet për gjendjen dhe sjelljen e

37
nxënësit. Prandaj rritja e kontrollit të
nxënësit rrit efektivitetin në mësimnxënie.
Ruajtja e autoritetit të mësimdhënësve
mund të arrihet kur mësimdhënësit janë
MASHT-i, parimor, mbajnë qëndrim serioz siç i ka
Cenim i autoritetit të
DKA-ja, hije një mësimdhënësi, i përmbahen
mësimdhënësve
menaxhmenti i rregullores së shkollës, punojnë me
shkollës profesionalizëm dhe kompetencë. Në këto
rrethana nxënësi nuk ka se si të cenojë
autoritetin e kuadrit mësimor.
Përmirësimi i suksesit të nxënësve në
procesin e mësimnxënies, mund të
rregullohet duke gjetur metoda të
ndryshme për stimulimin dhe motivimin e
tyre. Për këtë gjë ekzistojnë shumë
mënyra. Në këtë drejtim, mund të
organizohen orë shtesë për nxënësit që
Menaxhmenti i
Prezenca e nxënësve analfabet janë më të dobët, mund të krijohet një
shkollës dhe
fond i veçantë për shpërblimin e nxënësve
mësimdhënësit
më të mirë të shkollës, të zgjidhen
nxënësit më të mirë të vitit, tu mundësohet
nxënësve për të marrë pjesë në gara
kombëtare në lëmit e ndryshme të
shkencore, po ashtu nxënësve të mirë
mund t’i shpërndahen çertifikata dhe
mirënjohje.
Mungesa e ligjit për sigurim shëndetësorë
Mungesa e sigurimit
MASHT-i dhe mund të rregullohet duke adresuar
shëndetësor
DKA-ja kërkesën në institucionet lokale të arsimit
dhe pastaj po ashtu në ato qendrore.
Frekuentimi i nxënësve me vetura brenda
oborrit të shkollës mund të parandalohet
Frekuentimi i nxënësve me duke ngritur nivelin e sigurisë në
Menaxhmenti i
vetura brenda oborrit të hapësirën shkollore (mund të
shkollës dhe
shkollës bashkëpunohet edhe me organonët e
mësimdhënësit
sigurisë, SHPK), si dhe duke zbatuar
rregulloret e shkollës për ata që i thyejnë
ato.

Tabela 1. Qasja analitike për nxënës në kuadër të dobësive

38
Organi Masat e propozuara
Atributet e identifikuara
përgjegjës

Infrastruktura përgjithësisht i tejkalon


kufijtë e përgjegjësive që ka shkolla, kur
është fjala për investime, por mund të
ndikojë në mirëmbajtën e të mirave të saj
Infrastruktura MASHT-i dhe
materiale. Prandaj, në sferat që janë
DKA-ja
përgjegjësi e shkollës mund të ndërmerren
të gjitha masat e nevojshme për evitimin e
demolimit të mëtutjeshme të
infrastrukturës së shkollës.

Derisa të mos merren vendimet për


financimin prej fondeve shtetërore, mund
të shqyrtohet mundësia që inventari të
Inventari MASHT-i dhe sigurohet nga fondet vetanake të shkollës
DKA-ja dhe duhet të kërkohet rishqyrtimi i ligjit
rreth financimit të nxënësve duke
participuar secili me një shumë të vogël
parash.

Dëmtimi i inventarit të shkollës mund të


evitohet, përmes zgjedhjes për kujdestar
Menaxhmenti i klase një nxënës që është i dalluar,
Dëmtimi i inventarit
shkollës dhe autoritativ dhe me sukses të shkëlqyeshëm.
mësimdhënësit Detyrë e tij nga kujdestari i klasës do të
duhej të ishte që të raportojë se kush e
shkakton dëmtimin e inventarit.

Rritja e hapësirës shkollore mund të


sigurohet duke punuar në partneritet me
institucionet arsimore dhe duke hulumtuar
Hapësira shkollore e MASHT-i dhe së bashku donatorë dhe për mundësitë e
pamjaftueshme DKA-ja ndërtimit të një shkolle të re me kapacitete
më të mëdha, që do t’i plotësonte nevojat
infrastrukturore për kushte më normale të
mësimdhënies.

Shqyrtimi i mundësive për krijimin e


hapësirave dhe të zgjerimin e
Hapësira jo e mjaftueshme në MASHT-i dhe infrastrukturës fizike, përmes investimeve
drejtime të caktuara DKA-ja kapitale me mbështetjen e institucioneve
dhe të donatorëve të mundshëm. Pasi,
përmirësimi i infrastrukturës fizike me

39
vegla dhe mjete teknike është relevante,
për shkak se mundëson që mësimi praktik
i mësimdhënësve të realizohet më mirë.

Rrethoja e objektit shkollor mund të


Mungesa e rrethojës MASHT-i dhe sigurohet përmes gjetjes së donatorëve ose
DKA-ja nga përkrahja e institucioneve shtetërore të
arsimit.

Mund të plotësohet nga buxheti i shkollës


Mungesa e TIK-ut nëpër klasa MASHT-i dhe si dhe duke bashkëpunuar me donatorë
DKA-ja potencial dhe me institucionet përgjegjëse
të arsimit.

MASHT-i, Instalimi i kamerave në shkollë mund të


Vërja e kamerave DKA-ja, realizohet duke bashkëpunuar me
menaxhmenti i institucionet përgjegjëse të arsimit dhe me
shkollës donatorët e ndryshëm potencial.

Mungesa e laboratorit për profilin kimi-


Mungesa e laboratorit për teknologji mund të plotësohet në
MASHT-i dhe
profilin kimi-teknologji bashkëpunim me donatorë dhe me
DKA-ja
përkrahjen e institucioneve të larta të
arsimit.

Rrufepritësi mund të plotësohet përmes


Mungesa e rrufepritësit MASHT-i dhe buxhetit të shkollës dhe me ndihmën e
DKA-ja donatorëve të bizneseve të vendit që
ofrojnë material ndërtimor.

Tabela 2. Qasja analitike për infrastrukturë në kuadër të dobësive

Organi
Atributet e identifikuara Masat e propozuara
përgjegjës

MASHT-i, Plotësimi i nevojave të shkollës me


Tekstet mësimore DKA-ja dhe literaturë profesionale, mund të realizohet
menaxhmenti i në një bashkëpunim të ngushtë me
shkollës institucionet arsimore.

Literatura mungon Shkolla mund t’i propozojë DKA-s dhe


MASHT-i dhe
DKA-ja MASHT-it që të bashkëpunojnë me shtetin
amë për plotësimin e nevojave me tekste

40
adekuate shkollore. Në mungesë të ndonjë
teksti të caktuar, institucionet e larta
arsimore mund të shqyrtojnë mundësinë,
që tekstet e nevojshme përkatëse të
përkthen nga gjuhët e huaja.

Për hartimin e teksteve adekuate, shkolla


gjithashtu mund t’ju propozojë
institucioneve përgjegjëse arsimore, që të
MASHT-i, formojë komisione me profile shkencore
Mësimdhënia tradicionale – DKA-ja, nga lëmit e caktuara, për të hartuar librat
Diktimi menaxhmenti i që duhen për mësimdhënie të
shkollës shkollës/shkollave. Financimi i një
projekti të tillë me peshë, do të mund të
mbështetej edhe nga donatorët e shteteve
të huaja.

Hartimi dhe zbatimi me efikasitet i plan


programit mësimor mund të realizohet nga
menaxhmenti dhe kuadri arsimor i
Plan programi mësimor MASHT-i dhe shkollës, varësisht sipas nevojave të kohës.
DKA-ja Prandaj edhe, është e rëndësishme që ai të
rishikohet pas një periudhe të caktuar
kohore, me qëllim që të sigurohet suksesi i
shkollës.

Tabela 3. Qasja analitike për tekste mësimore në kuadër të dobësive

Organi
Masat e propozuara
Atributet e identifikuara përgjegjës

Për të eliminuar dukuritë negative, por


edhe dukuritë e ndryshme asociale që janë
të shprehura tek nxënësit, kërkohet një
Prindërit, bashkëpunim më i ngushtë me prindërit
Dukuritë asociale menaxhmenti me SHPK-n dhe me faktorë tjerë relevant.
shkollës dhe Kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim
mësimdhënësit do të mund të jepte edhe punësimi në
shkollë i psikologut, mjekut dhe
pedagogut, të cilët do të mund t’i trajtonin
këto dukuri në mënyrë profesionale.
Frekuentimi i nxënësve në MASHT-i, Kjo dukuri mund të evitohet duke marrë
kafiteri DKA-ja, masat adekuate se bashku me institucionet

41
menaxhmenti i përgjegjëse të arsimit lokal, për ndalimin e
shkollës ndërtimit të lokaleve afër shkollave dhe
për largimin e atyre ekzistuese që ndodhen
në afërsi të shkollës.
Pirja e duhanit mund të evitohet duke i
ndërmarrë masat adekuate, për ata që
Prindërit,
thyejnë rregullat e shkollës. Po ashtu mund
Pirja e duhanit menaxhmenti
të organizohen fushata të vetëdijesimit në
shkollës dhe
bashkëpunim me OJQ-të e ndryshme, që
mësimdhënësit
flasin kundër duhanit pirjes së duhanit dhe
për dëmet shëndetësore që ai shkakton.
Dukuria e huliganizmit mund të
reduktohet dhe të evitohet, duke rritur
Shoqëria
sigurinë në shkollë, duke bashkëpunuar më
kosovare,
ngushtë më organet e sigurisë (SHPK-n),
nxënësit,
Huliganizmi dhe bashkëpunimi më i ngushtë i shkollës
menaxhmenti i
me prindërit e nxënësve. Po ashtu shtimi i
shkollës dhe
masave të sigurisë brenda dhe jashtë
mësimdhënësit
objektit shkollor, duke mos lenë për të
hyrë askënd përveç nxënësve.
Evitimi i bartjes së armeve të ftohta në
Prindërit, shkollë, do të mund të evitohej përmes
Bartja e armëve të ftohta menaxhmenti kontrollimit të herëpashershëm të
shkollës dhe nxënësve që dihet se bartin armë në
mësimdhënësit shkollë dhe ndërmarrjen e masave
disiplinore ndaj nxënësve të tillë.
Psikologu, mjeku dhe pedagogu mund të
Mungesa e psikologut, mjekut aktivizohen për të ndihmuar shkollën në
MASHT-i dhe
dhe pedagogut proceset e saj përmes stafit menaxherial të
DKA-ja
shkollës dhe me përkrahjen e
institucioneve të larta arsimore.
Evitimi i përdorimit të narkotikëve mund
të arrihet përmes fushatave të
Shoqëria vetëdijesimit. Sqarimi i dëmeve që ato
kosovare, shkaktojnë, si dhe bashkëpunimi më i
Përdorimi i narkotikëve nxënësit, ngushtë me prindërit. Kontribut të
menaxhmenti i rëndësishëm në këtë drejtim do të mund të
shkollës dhe ipte edhe punësimi në shkollë i psikologut,
mësimdhënësit mjekut dhe pedagogut, të cilët do të mund
t’i trajtonin këto dukuri në mënyrë
profesionale.
Përdorimi i alkoolit MASHT-i dhe Parandalimi i konsumimit të lëndëve
DKA-ja alkoolike, mund të bëhet duke larguar

42
kafitëritë të cilat tentojnë të afrohen afër
shkollës dhe ato që mund të ndodhen në
afërsi të saj. Po ashtu mund të arrihet duke
sensibilizuar dhe organizuar fushata të
vetëdijesimit, të cilat mund të shërbejnë
për informimin se sa të rrezikshme janë
substancat narkotike për individin.
Ndalja e fenomenit për keqpërdorimin e
Menaxhmenti i telefonave në shkollë, mund të realizohet
Keqpërdorimi i telefonave
shkollës dhe duke ndërmarrë masat adekuate që
mësimdhënësit parashihen me ligjin e arsimit dhe me
rregulloren e shkollës.
Kërcënimi i mësimdhënësve nga nxënësit
do të mund të evitohej përmes
implementimit më efikas të rregulloreve të
Prindërit, shkollës për vënien e disiplinës në binar
Kërcënimi i mësimdhënësve
menaxhmenti dhe për marrjen e masave ndaj shkelësve
nga nxënësit
shkollës dhe të saj. Kontribut të rëndësishëm në këtë
mësimdhënësit drejtim do të mund të ipte edhe punësimi
në shkollë i psikologut, mjekut dhe
pedagogut, të cilët do të mund t’i trajtonin
këto dukuri në mënyrë profesionale.

Tabela 4. Qasja analitike për dukuritë asociale në kuadër të dobësive

Organi Masat e propozuara


Atributet e identifikuara përgjegjës

Ngritja e nivelit të burimeve njerëzore në


një performancë me të lartë mund të
Menaxhmenti i
Burimet njerëzore arrihet përmes mbajtjes së trajnimeve dhe
shkollës dhe
seminareve që mund organizohen nga
mësimdhënësit
institucionet arsimore dhe nga donatorët e
ndryshëm.
Kjo dukuri mund të parandalohet duke u
Pirja e kafeve në bife arsimtar Menaxhmenti i bazuar në ligjin e arsimit, respektivisht në
– nxënës shkollës dhe rregulloren e shkollës.
mësimdhënësit

Mos kompensimi për orë të Kompensimi i orëve të kujdestarisë mund


MASHT-i dhe
kujdestarisë të realizohet duke kërkuar ndihmën e
DKA-ja
institucioneve relevante të arsimit, të

43
donatorëve dhe eventualisht edhe nga
buxheti i shkollës nëse shkolla arrin të
fuqizojë buxhetin e saj.
Shqyrtimi i mundësive të përmirësimit të
Arsimtarët e pamotivuar MASHT-i dhe pozitës së mësimdhënësve në shoqëri
DKA-ja përmes ngritjes së pagave dhe trajtimit më
të mirë njerëzor.

Tabela 5. Qasja analitike për burimet njerëzore në kuadër të dobësive

3.2.4 Rreziqet

Organi
Masat e propozuara
Atributet e identifikuara përgjegjës

Ndikimi i politikës do të mund të evitohej


Ndikimet politike MASHT-i dhe me vullnetin e mirë të personelit të
DKA-ja shkollës dhe të institucioneve përgjegjëse
arsimore.
Politizimi i shkollës mund të zgjidhet më
MASHT-i,
lehtë në bashkëpunim dhe mirëkuptim të
Shkollat e politizuara DKA-ja,
ndërsjellët, me qëllim për të mbajtur
menaxhmenti i
politiken jashtë dyerve të shkollës dhe për
shkollës
të venë në fokus përparimin e saj.
Politizimi i arsimtarëve mund të evitohet,
nëse hartohen strategji të atilla që të gjitha
Menaxhmenti i resurset njerëzore të trajtohen drejt e mirë,
Arsimtar të politizuar
shkollës dhe dhe duke u munduar që në shkollë të
mësimdhënësit krijohet një atmosferë e ngrohtë mes stafit
arsimor, me raporte të mira kolegiale dhe
ndërnjerëzore.

Tabela 6. Qasja analitike për ndikimet politike në kuadër të rreziqeve

Organi
Masat e propozuara
Atributet e identifikuara përgjegjës

Rishikimi i nevojave të shkollës dhe


Legjislacioni MASHT-i dhe
hartimi i legjislacionit të
DKA-ja
shkollës/shkollave në harmoni me ligjin e

44
arsimit, që mund të zgjidhen në
bashkëpunim me institucionet lokale dhe
qendrore të arsimit, mund të ndikojnë tejet
pozitivisht për zgjedhjen e shumë
problemeve dhe për ngritjen e arsimit të
shkollës.
MASHT-i,
Procedurat jo të mjaftueshme Sanksionimi mund të rregullohet
DKA-ja,
të sanksionimit gjithmonë duke u bazuar në kompetencat
menaxhmenti i
ligjore që i lejon ligji arsimor.
shkollës
Rregullimi i legjislacionit për lejimin e të
hyrave vetanake mund të rregullohet nëse
Pengesat legjislative për shkolla arrin të bashkëpunojë me
MASHT-i dhe
gjenerim të të hyrave vetanake institucionet e lokale të arsimit dhe po
DKA-ja
ashtu me institucionet e arsimit qendror
dhe nëse arrin t’ia sqarojë dobitë dhe
përparësitë që do të kishte një gjë e tillë.
Pengesa ligjore për prokurim Kjo mund të rregullohet gjithmonë duke u
MASHT-i dhe
nga shkolla bazuar në kompetencat ligjore që i lejon
DKA-ja
ligji arsimor.
Rregulloret jo ë zbatuara në Çështjet e tilla mund të zgjidhen duke
MASHT-i dhe
tërësi në DKA bashkëpunuar dhe duke i trajtuar se bashku
DKA-ja
me DKA-në.
Problematika se udhëzimi administrativ
është i pa zbatueshëm, mund të trajtohet se
Udhëzimi administrativ i pa bashku me institucionet përgjegjëse të
MASHT-i dhe
zbatueshëm arsimit në nivel lokal dhe qendror dhe
DKA-ja
problemi me ç’rast do të mund të zgjidhej
që udhëzimi administrativ të jetë i
zbatueshëm.
Të drejtat e shumta të Të gjitha problemet e kësaj natyre mund të
MASHT-i dhe
nxënësve rregullohen në bazë të ligjit dhe duke
DKA-ja
zbatuar rregulloren e shkollës.

Tabela 7. Qasja analitike për legjislacion në kuadër të rreziqeve

Organi Masat e propozuara


Atributet e identifikuara përgjegjës

MASHT-i, Bashkëpunimi i shkollës me institucionet


MASHT, DKA DKA-ja, më të larta përgjegjëse të arsimit, mund të
menaxhmenti i ndihmojnë shumë shkollën në
shkollës dhe parandalimin e shumë dukurive asociale

45
mësimdhënësit që janë prezente në shkollë dhe në
realizimin e shumë nevojave të ndryshme
që në vazhdimësi mund t’i ketë shkolla.
Ofrimi i kushteve më të mira të punës,
ngritja e motivimit të mësimdhënësve,
shqyrtimi i mundësive për kompensim
Buxheti i shkollës i shtesë për punë shtesë që e kryejnë në
MASHT-i,
pamjaftueshëm kuadër të punës praktike. Pagesat e
DKA-ja,
honorarëve nga fondi vetanak i shkollës, i
cili do të gjenerohej nga shërbimet që
shkolla do të mund të ofronte në kuadër të
bashkëpunimit me sektorin publiko-privat.
Shkarkimi i kompetencave të menaxhimit
Kompetencat e ulëta të të shkollës mund të realizohet duke rënë
MASHT-i,
shkollës në ujdi dhe duke ngritur ura të mira
DKA-ja
komunikimi me institucionet lokale
arsimore dhe ato qendrore.
Decentralizimi i sistemit arsimor dhe
lëshimi i më shumë kompetencave mund
Sistemi arsimor i centralizuar MASHT-i,
të arrihet duke biseduar dhe duke u
DKA-ja
konsultuar me organet përgjegjës të
arsimit në vend.
Lëshimi i më shumë kompetencave për
stafin menagjerial të shkollës mund të
realizohet përmes bisedimit dhe dialogimit
Kompetenca jo të
MASHT-i, të mirë me vet institucionet përgjegjëse të
mjaftueshme për menaxhim
DKA-ja arsimit lokal. Pasi dhënia e kompetencave
ndaj shkollës ndikon pozitivisht në
ngritjen e arsimit dhe avancimin e
proceseve mësimore.
Niveli i zbatimit të ligjit në tërësi nga
DKA mund të zgjidhen në bashkëpunim
me DKA-n dhe me institucionet e larta të
Rregulloret jo të zbatuara në arsimit. Se pari identifikohen se cilat janë
MASHT-i,
tërësi nga DKA-ja nevojat ligjore të shkollës dhe pastaj
DKA-ja
shkolla mund t’ia dërgojë DKA-s dhe
MASHT-it se cilat janë mangësitë ligjore
për plotësimin e të cilave shkolla ka
nevojë.
Procedurat e tepërta dhe të Lehtësimet në proceduar mund të zgjidhen
MASHT-i dhe
panevojshme nga DKA-ja duke biseduar, me mirëkuptim dhe me
DKA-ja
bashkëpunim me DKA-në.
Kurrikulat , planprogramet MASHT-i, Kurikuli duhet bërë përpjekje për

46
DKA-ja, implementimin e tij sa më shumë që është
menaxhmenti i e mundur, pasi që ndikon implementimi
shkollës ose mungesa e tij ndikon në cilësinë e
arsimit pozitivisht ose negativisht.
Mund të zgjidhen në mirëkuptim dhe
Ndërrimet e shpeshta të bashkëpunim me organet e lokale dhe
MASHT-i dhe
sistemit arsimor pa pilotim qendrore të arsimit, duke ia sqaruar se cilat
DKA-ja
janë dobësitë dhe rreziqet që bartin
ndërrimet e shpeshta në sistemin arsimor.
Decentralizimi i buxhetit, mund të bëhet
në bashkëpunim me institucionet lokale
dhe qendrore të arsimit, duke i caktuar
paraprakisht prioritetet dhe nevojat e veta.
Për këtë arsye, kultivimi i raporteve të
mira me institucionet përgjegjëse të
arsimit, janë të rëndësishme, sepse
ndikojnë në realizimin dhe lehtësimin e
Mos decentralizimi i buxhetit MASHT-i dhe
nevojave dhe të shumë punëve që në
DKA-ja
mënyrë të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me
shkollën. Përkrahja dhe bashkëpunimi më i
mirë me sektorin publiko-privat,
bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse
të arsimit dhe me donatorët, do të mund të
ndikonin në rregullimin e problemeve
financiare dhe në plotësimin e nevojave
financiare të cilat i ka shkolla.
Stimulimi i mësimdhënësve përmes
Stimulimi financiar MASHT-i dhe financave mund të realizohet përmes
DKA-ja bashkëpunimit me organet përkatëse të
arsimit në nivel lokal dhe qendror.

Tabela 8. Qasja analitike për MASHT, DKA në kuadër të rreziqeve

Organi
Atributet e identifikuara përgjegjës Masat e propozuara

Ndikimet negative nga jashtë mund të


Ndikimet negative nga evitohen në një bashkëpunim dhe në një
jashtë partneritet më të gjerë: mësimdhënës-
nxënës, prind-shkollë dhe shkollë-
institucione të sigurisë dhe të arsimit.
Intervenimi i prindërve në Shoqëria Intervenimi i prindërve në fund të vitit

47
fund të vitit mësimor kosovare, shkollor, mund të evitohet duke marrë
prindërit masat përkatëse të parapara me ligj.
Implementimi i rregulloreve shkollore në
këso lloj rastesh, është metoda më efikase
që mund të ndikojë në parandalimin e
fenomeneve të tilla negative.
Problemi i intervenimeve mund të
zgjidhet, në qoftë se shkolla organizon
takime të vazhdueshme me prindërit e
Prindërit,
nxënësve. Me ç’rast personeli i shkollës e
Intervencat menaxhmenti
shfrytëzon rastin për t’i vetëdijesuar
shkollës dhe
prindërit se dukuria e intervenimeve është
mësimdhënësit
e dëmshme për vetë fëmijët e tyre dhe
duke kërkuar edhe ndihmën e tyre për
eliminimin e kësaj dukurie negative.
Përkrahja e prindit për së keqi mund të
evitohet, duke krijuar një urë të shëndoshë
komunikimi me prindërit, si dhe përmes
Përkrahja e prindit për së keqi mbajtjes së takimeve të rregullta në
Prindërit
shkollë me prindërit e nxënësve.
Gjithashtu mund të parashihen edhe masa
të tjera në bazë të rregulloreve që mund të
jenë efikase për evitimin e kësaj dukurie.
Mungesa e perspektives mund të rritet
duke bashkëpunuar me sektorin publiko-
privat, me institucionet e arsimit të lartë,
duke u mundësuar nxënësve të marrin
Mungesa e perspektivës Shoqëria
pjesë nëpër panaire dhe gara të ndryshme
kosovare
në nivel të Kosovës, ofrimin e profileve të
reja me perspektivë dhe që janë në trend
me kohën, të cilat do tu mundësojnë që të
gjejnë më lehtë vende pune.
Ndalesa për hyrjen e huliganëve në shkollë
mund të realizohet, duke i shtuar masat e
Menaxhmenti i sigurisë, duke bashkëpunuar me organet e
Hyrja e huliganëve në shkollë
shkollës dhe rendit dhe të sigurisë (SHPK) të cilët me
mësimdhënësit ç’rast do të mund të patrullonin në këmbë
afër shkollës, duke aplikuar kartela
identifikimi për nxënësit, etj.
Ndërmarrja e masave të shkollës së bashku
Kafiteritë afër shkollës Shoqëria me institucionet përgjegjëse të arsimit
kosovare lokal, për ndalimin e ndërtimit të lokaleve
afër shkollave dhe për largimin e atyre

48
ekzistuese.
Rrezikimi i nxënësve nga lokalet e shumta,
Rrezikimi i nxënësve nga mund të evitohet duke kërkuar nga organet
Shoqëria
lokalet e shumta lokale që të rrënohen lokalet që ndodhen
kosovare
në afërsi të shkollës, e të cilat ndikojnë në
shtimin e dukurive negative tek nxënësit.
Mbrojtja nga bandat e organizuara mund të
arrihet përmes shtimit të masave të
sigurisë në shkollë, ndër tjera duke
Bandat e organizuara Shoqëria bashkëpunuar edhe me SHPK-në dhe
kosovare vetëdijesimi i nxënësve se grupet mund të
jenë të rrezikshme për ta, mund të evitojë
që nxënësit të bëhen pre e faktorëve të
jashtëm.
Problemet e kësaj natyre mund të zgjidhen
duke bashkëpunuar me organet e rendit
dhe të sigurisë, po ashtu edhe me
Çmontimi i bombave në oborr Menaxhmenti i
institucionet e arsimit si edhe kërkesa që
të shkollës nga KFOR-i shkollës dhe
mjetet e rrezikshme të mos lejohen të
mësimdhënësit
manovrohet dhe të manipulohet me to në
cilëndo formë qoftë –kur është fjala afër
shkollës.

Tabela 9. Qasja analitike për ndikimet negative nga jashtë në kuadër të rreziqeve

49
4 Konkluzionet dhe rekomandimet

Aplikimi i SWOT Analizës ka rezultuar si një metodë shumë e suksesshme për analizimin e
performancës dhe potencialeve të shkollës. Stafi menaxhues dhe ai mësimdhënës i shkollës
kanë shqyrtuar mundësi të shumta për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen. Në bazë të të
gjeturave mund të nxirret konkluzioni se shkolla ka pasur suksese të shumta dhe ka arritur të
ketë një organizim të shkëlqyeshëm. Problemet që e përcjellin mbarëvajtjen e shkollës janë
më tepër të përgjithshme, e që burimin e kanë tek mundësitë e kufizuara të mbështetjes që
shkolla merr nga instancat më të larta përgjegjëse.
Rekomandimet kryesore janë:
• Organizimi takimeve të rregullta në mes të stafit menaxherial dhe mësimdhënës
në mënyrë që të faktorët negativ të identifikohen dhe të ndërmerren masa ndaj
tyre;
• Përmirësimi i bashkëpunimit në mes të shkollës-nxënësit dhe prindërve, si një
ndër faktorët më të rëndësishëm për përmirësim të suksesit të nxënësve dhe luftim
të dukurive devijuese të nxënësve;
• Marrja e përgjegjësive e stafit punues në mënyrë që secili të kontribuojë në
ngritjen e performancës së shkollës;
• Përmirësimi dhe thellimi i bashkëpunimit me sektorin publiko-privat në mënyrë
që shkolla të ketë mundësinë e gjenerimit të të ardhurave vetanake financiare, e
kështu shumë prej faktorëve negativ të identifikuar, do të mund të eliminoheshin;
• Ngritja e motivimit të mësimdhënësve, në mënyrë që të evitohet largimi i
mësimdhënësve të trajnuar, si aset shumë i vlefshëm i shkollës.

50

5 Bibliografia

Armstrong, M. (2007), A handbook of employee reward management and practice, 2nd edn.
London and Philadelphia: Kogan Page
D. & Hall, L. (1995), Personnel Management: HRM in Action, 4th edn , London: Prentice Hall.
Eggert,M. (1999), The motivation pocketbook, 1st edn, Alresford, Management Pocketbooks Ltd
Peters, P. Greer, Ch. & Youngblood, S. (1998) The Blakwell Encyclopedia Dictionary of Human
Resource Management, 4th edn., Oxford:Blackwell Publishers Torrington,
Robins, S. (2005), Essentials of Organisational Behavior, Pearson Prentice Hall, New Jersey,
Pearson Prentice Hall.
Silberman, M.(2001), The consultant’s toolkit, New York San Francisco Washington, D.C.
Auckland Bogotá,Caracas, Lisbon, London, Toronto, The McGraw-Hill Companies
Werner, J. & DeSimonre, R. (2006), Human Resource Development, 1st edn. London:. Thomson
Learning.

51
6 Shtojca
6.1 Agjenda

Koha Aktivitetit

10:00 Hapja

10:10 Prezantimi hyrës

10:30 Definimi i përparësive dhe dobësive

11:45 Pauza

12:00 Definimi i mundësive dhe rreziqeve


Evitimi i dobësive dhe i rreziqeve dhe shndërrimi i tyre
13:00
në përparësi dhe mundësi
13:30 Veprimet e ardhshme dhe përcaktimi i prioriteteve

13:45 Komentet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve

14:00 Dreka e përbashkët

15:00 Mbyllja

Tabela 10. Agjenda e takimit punues

52
6.2 Fletat e punës

Figura 16. Pyetjet stimuluese për identifikim të komponentëve të SWOT Analizës

53
Figura 17. Mind Map

54
6.3 Listat e pjesëmarrësve

Emri dhe mbiemri Pozita/drejtimi arsimor në të cilin jeni i angazhuar Telefoni kontaktues

Ibrahim Shkodra 044/154 487


Drejtor

Nazmi Ajeti Arsimtar ( AUT ) 044/198 273

Enver Xhymshiti Arsimtar ( AUT ) 044/667 266

Artan Mehmeti Instruktor ( AUT ) 044/719 812

Durim Shkodra Arsimtar ( Gjuhë Angleze ) 044/434 627

Vedat Kastrati Inxhinier-profesor- komunikacion 044/369 116

Zenun Ukshini Inxhinier ( mësimdhënës )AUT 044/321 223

Shkëlzen Ibrahimi Inxhinier ( profesor ) komunikacion 044/250 222

Fazli Sermaxhaj Inxhinier ( mësimdhënës ) Automekanik 044/244 314

Ismajl Shkodra Inxhinier i kimi-teknologjisë ( profesor ) 044/330 746

Tabela 11. Lista e pjesëmarrësve nga “Mehmet Isai”

55
6.4 Vlerësimi juaj për punëtorin e mbajtur të SWOT Analizës

Përparësitë:

• Mënyra e të shprehurit bindshëm të të gjitha gjërave të cilat na preokupojnë ne


dhe shkollën
• Bashkëpunimi
• Transparenca
• Diskutimet
• Zgjerimi i njohurive
• Freskimi me ide të reja
• Kyçja me problemet aktuale
• Identifikimi i problemeve
• Përparësitë e mbajtura të SWOT analizës janë sepse shkëmbyen mendimet të
gjithë punëtorët e shkollës rreth përparësive në shkollën tonë dhe prej mendimeve
të ndryshme ngjallë një koment mjaft i rëndësishëm në mes punëtorëve të shkollës
• Harmonia e mësimdhënësve
• Stafi i përgatitur profesionalisht
• Përfitimi i njohurive në lëmi të caktuara
• Paraqitja e veçorive pozitive

Dobësitë:

• Dobësi e SWOT analizës është sepse “ këngën e di por zëri nuk më shkon ”
• Telefonatat
• Ndërhyrjet e panevojshme
• Mos angazhimi i të gjithëve
• Të jenë ligjërata më të shpeshta të këtij lloji edhe për profesorët që s’kanë qenë
më këtë seminar

Mundësitë:

• Krijimi i ideve të reja


• Eliminimi i mangësive
• Analizë më e gjerë e stafit
• Analiza për probleme të veçanta
• Angazhimi më i gjerë i stafit
• Angazhimi për probleme të veçanta
• Është bërë e mundur që edhe një herë të njihemi me mënyrë se si mund të
përmirësohet procesi mësimor

56
• Prezantimi i çështjeve me përparësi në shkollë dhe zgjedhja e tyre
• Zvogëlimi i problemeve në shkollë

Rreziqet:

• Mos aplikimi i analizës SWOT nëpër t gjitha shkollat


• Nuk ka rrezik
• Mos respektimi i takimit ( ligjëratës ) të SWOT analizës

Komentet tuaja:

• Ka qenë një trajnim ku kemi shkëmbyer shumë ide të ndryshme: përparësitë,


mundësitë, dobësitë dhe rreziqet . Trajnuesit na njoftuan në mënyrë të
shkëlqyeshme rreth SWOT analizës dhe komenti im rreth trajnuesve është për çdo
lëvdatë.
• Analiza dhe hulumtime të këtilla janë të mirëseardhura gjithmonë duke marrë
parasysh që ndikojnë për një performancë më të mirë nëpër shkolla, andaj ju
falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme në angazhimin dhe përkushtimin
tuaj në mesin tonë.
• Diskutimet dhe analizat për temat e ndryshme janë shumë të dobishme, sepse
sjellin njohuri të reja, identifikimi i problemeve, hapja e rrugës së qasjes në
probleme dhe zgjedhja e tyre. Mendoj që është i arsyeshëm ky takim dhe takimet
e tilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
• Ju falënderojmë për kontributin tuaj.
• Jemi mirënjohës për aktivitetin si ideor po ashtu material, kësaj organizate-
agjensioni. Posaçërisht jemi mirënjohës për trajnimet që janë mbajtur me stafin e
mësimdhënësve të praktikës profesionale
• Ka nevojë për orë të tilla ligjëruese për arsye se ndikojnë tek mësimdhënësit për
shqyrtimin e problemeve të ndryshme të shkollave
• Ishte i mirëseardhur u diskutuan dhe u prekën shumë tema që ishin në interesin
tonë dhe të shkollës.

57

You might also like