You are on page 1of 182

Vesna Tërpkovska, inxh. arkit. i dipl.

Vanço Stojanovski, inxh. gjeod. i dipl.

VIZATIM TEKNIK
ME
KOMUNIKIM KOMPJUTERIK

Për vitin I

Drejtimi Ndërtimtari-gjeodezi
(për të gjitha profilet)

Shkup, 2013
Autorët: Vensa Tërpkovska, inxh. I dipl. i arkitekturës
Vanço Stojanovski, inxh. i dipl. i gjeodezisë
Recensent: Doc. Dr. Mickova Irena
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik

Oktaj Abdullahi inxh. i dipl. i arkitekturës, mësimdhënës i lëndëve


profesionale
SHMNGJQSH „Zdravko Cvetkovski”, Shkup

Shermin Shehi, inxh. e dipl. e . Arkitekturës,, mësimdhënëse e lëndëve


profesionale
SHMNGJQSH „Zdravko Cvetkovski”, Shkup

Korrektor: Vesna Tërpkovska, inxhi. e dipl. e arkitekturës


Përpunimi Vesna Tërpkovska, inxhi. e dipl. e arkitekturës
kompjuterik:
Kopertina: Vesna Tërpkovska, inxhi. e dipl. e arkitekturës

Përkthyes: Afrim Selimi

Redaktor Prof. Dr. Abdyl Koleci


profesional:
Lektura: Jehona Ejupi

Botuesi:
Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi:
Graficki centar dooel, Shkup

Tirazhi: 274

Me aktvendim nr. 22-1387/1 të datës 14.06.2012 të Komisionit kombëtar për tekste, lejohet
përdorimi i teksti shkollor.

CIP- Каталогизација во публикација


Национална и универзитетска библиотека „Св. Климент Охридски”, Скопје
Техничко цртање со компјутерска комуникација за I година градежно-геодетска
струка / Весна Трпковска, Ванчо Стојановски
Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2012
Физички опис 182 стр. : илустр. ; 26 см
ISBN 978-608-226-355-7
PËRMBAJTJA

А. Bazat e vizatimit teknik


1. Hyrje ........................................................................................................................................................................... 3
2. Materialet dhe pajisjet për punë në vizatimin teknik .............................................................................. 7
- materialet për punë në vizatimin teknik................................................................................................. 7
- pajisjet për punë në vizatimin teknik .....................................................................................................12
3. Formatet e vizatimeve të gatshme ...............................................................................................................23
4. Të vizatuarit dhe përdorimi i lapsit ...............................................................................................................29
- llojet e vijave............................................................................................. ......................................................30
- vizatim i vijave të drejta ..............................................................................................................................32
- manipulimi me dy trekëndësha ...............................................................................................................34
- vizatimi i vijave të lakuara ..........................................................................................................................35
- vijëzimi ..............................................................................................................................................................36
- ushtrime grafike .............................................................................................................................................38
5. Të vizatuarit dhe manipulimi me rapidograf .............................................................................................41
- procedurat gjatë vizatimit me tush ........................................................................................................43
- përdorimi i rapidografit...............................................................................................................................54
- ushtrime grafike .............................................................................................................................................46
6. Shkrimi teknik .......................................................................................................................................................47
- shkronjat dhe numrat ..................................................................................................................................49
- llojet e shkronjave dhe numrave .............................................................................................................51
- bllok-shkronjat dhe numrat.......................................................................................................................53
- shkronjat dhe numrat gjeodezik .............................................................................................................55
7. Shenja dhe simbole në ndërtimtari ..............................................................................................................57
- shenja në ndërtimtari ..................................................................................................................................59
- shenja në gjeodezi ........................................................................................................................................64
8. Përpjesëtimi...........................................................................................................................................................69
9. Kuotimi ....................................................................................................................................................................75
B. Bazat e vizatimit gjeometrik
10. Konstruksionet gjeometrike ...........................................................................................................................93
10.1 drejtëza. ......................................................................................................................................................95
10.2 konstruksioni i shumëkëndëshave të rregullt...............................................................................98
10.3 konstruksioni i elipsës, parabolës dhe hiperbolës ................................................................... 102
C. Komunikimi kompjuterik
11. Hyrje në komunikimin kompjuterik ......................................................................................................... 109
12. Nisja e paketës programore Auto CAD 2007 ......................................................................................... 110
13. Vendosja e parametrave themelore të Auto CAD 2007..................................................................... 114
14. Vizatimi i vijave dhe figurave gjeometrike ............................................................................................. 121
15. Modifikimi i elementeve të vizatuara....................................................................................................... 139
16. Shënimi grafik i materialeve ndërtimore (Hatch) ................................................................................ 149
17. Shkrimi i tekstit................................................................................................................................................. 151
18. Kuotimi (dimensioni)...................................................................................................................................... 155
19. Rrafshet e vizatuara (shtresa) - Layers ...................................................................................................... 161
20. Simbolet e shfrytëzuara-blloqe (Block) ................................................................................................... 164
21. Shtypja e vizatimeve ...................................................................................................................................... 169

III
PARATHËNIE

Libri i cili është para jush përpunon material i cili është sipas programit arsimor të lëndës “Vizatimi
teknik me komunikim kompjuterik” për vitin I të drejtimit ndërtimtari-gjeodezi, nga viti 2005.

Qëllimi i mësimit të lëndës Vizatimi teknik me komunikim kompjuterik është që nxënësi në


mënyrë të pavarur të aftësohet të komunikojë grafikisht me përmasa ndërkombëtare. Nëpërmjet më-
simit të përmbajtjeve të kësaj lënde mësimore nxënësit do të njihen me principet, format, rregullat
dhe metodat e shprehjes me vizatime teknike.

Materiali mësimor në libër është i ndarë në tri pjesë, të cilat paraqesin tri tërësi të ndara. Në pjesën
e parë mësohen bazat e vizatimit teknik, në pjesën e dytë bazat e vizatimit gjeometrik, ndërsa në
pjesën e tretë mësohet komunikimi kompjuterik –paketa programore Auto CAD 2007.

Me mësimin e përmbajtjeve të librit, nxënësi do të njihet me bazat e vizatimit teknik dhe me komu-
nikimin kompjuterik, si bazë e disiplinave teknike në drejtimin ndërtimtari-gjeodezi. Tërësitë e ofrua-
ra tematike janë paraparë me qëllim që t’i mundësohet nxënësit më lehtë t’i mësojë të gjithë lëndët
profesionale në të cilët punohen dhe shfrytëzohen punët grafike. Me mësimin e bazave të vizatimit
teknik, nxënësi do të njihet me mjetet bashkëkohore, material dhe teknika për të punuar vizatime
teknike. Me mësimin e bazave të konstruksioneve gjeometrike, metoda, rregulla dhe teknika, nxënësit
do t’i mundësojnë saktë, qartë dhe preciz në mënyrë grafike t’i tregojë elementet në ndërtimtarinë
dhe në gjeodezinë.

Zbatimi i teknologjisë informatike në procesin arsimor është gjithnjë më e pranishme dhe e do-
mosdoshme, po kështu mësimi i paketës programore për vizatim Auto CAD, do të mundësojë që
nxënësi të aftësohet në shfrytëzimin e teknikave bashkëkohore të cilat gjithnjë e më tepër shfrytë-
zohen në arsimim dhe në praktikë. Mësimi i paketës programore Auto CAD është paraparë në nivelin
e parë, i cili është më i ulët dhe me përvetësim të suksesshëm mundëson përkryerje të mëtutjeshme
dhe mësim të niveleve të tjera.

Shpresojmë se përmbajtjet e parapara dhe mënyra e prezantimit të tyre në libër do ta motivojnë


nxënësin për punë kreative, do ta zhvillojnë shijen e tij estetike dhe do t’i mundësojnë nxënësit t’i zba-
tojë njohuritë e fituara në lëndët e tjera profesionale në të cilat punohen vizatime teknike.

Autorët

IV
Bazat e vizatimit teknik

TEMA
А. BAZAT E VIZATIMIT
TEKNIK

Njësia tematike
1. HYRJE NË VIZATIMIN
TEKNIK

Në këtë tërësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:
■ qëllimet dhe përmbajtjet e
lëndës dhe
■ zbatimi i vizatimit teknik në lëndët e
tjera mësimore.

A
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
1. Hyrje në vizatimin teknik

2
Bazat e vizatimit teknik

1. Hyrje në vizatimin teknik

Vizatimi teknik është disiplinë teknike e cila shërben për tregi-


min e ideve dhe perspektivave të projektuesve të vizatimit.
Që të mund të realizohen idetë dhe planet për objektet nga
praktika teknike si: shtëpi, ndërtesa, rrugë, ura, lagje dhe qytete
duhet të vihen (vizatohen) në letër. Vizatimi duhet të japë pam-
je precize dhe të qartë për dimensionet, formën, përpunimin,
materialin dhe të gjithë të dhënat tjera të domosdoshme për
realizimin e objektit.
Punimi i vizatuar, në mënyrë të saktë, precize dhe të qartë, në
simetri adekuate me mjete të nevojshme dhe material për vizatim
me dorë quhet vizatim teknik.
Domethënë, pajisja themelore për komunikim në teknikë
është vizatimi teknik me të cilin barten idetë dhe mendimet për
objekte, lëndët dhe modelet të cilët duhet të bëhen.
Vizatimi teknik është gjuhë themelore dhe internacionale
për komunikim ndërmjet individëve teknik i cili është njësoj i
kuptueshëm për të gjithë popujt. Gjithsesi, informacionet plo-
tësuese për vizatimet janë në gjuhët nacionale, por të gjithë
personave të arsimuar, format dhe dimensionet e vizatimeve u
janë të njohura dhe të qarta.
Nëse janë vizatuar vizatimet në rregull ata do të jenë të
shpjeguar ose “lexuar” në rregull, ndërsa me këtë objektet do
të jenë të realizuara sipas ideve dhe mendimeve të projektu-
esve. Rregullat e vizatimit teknik janë të definuara me stan-
dardet ndërkombëtare prej të cilëve janë marrë standardet
nacionale.
Paraqitja e objekteve në vizatimet teknike qartë dallohen
nga vizatimet tjera (vizatime artistike) të cilët përpunohen me
dorë të lirë dhe nuk është patjetër të jenë precize, të qarta dhe
të sakta. Vizatimet e vizatuara me dorë të lirë (skicat) në ndër-
timtarinë e lartë hasen në procesin e projektimit të objekteve
në fazën fillestare. Këto më shpesh shërbejnë si përgatitje për
realizimin e ndonjë perspektive projektuese.
Mënyra e paraqitjes së objekteve në vizatimet teknike ba-
zohet në principet dhe metodat e projekt gjeometrisë. Më së
shpeshti, objektet janë paraqitur në projektim ortogonal, por
mund të paraqiten edhe në projektim të pjerrët, aksonometrie
ose në perspektivë.
Sipas metodës së përpunimit të vizatimeve teknike, dallohen
dy metoda të vizatimit:
■ vizatim me dorë (fig. 1) dhe
■ vizatim me ndihmë të kompjuterit (fig. 2).

3
Bazat e vizatimit teknik

PERSPKEITVA FASADA

BAZA E KATIT PËRDHES

PRERJA
BAZA E KATIT
Vizatime perspektive
Fig. 1 - Vizatime teknike të
vizatuara me dorë

Fig. 2 - Vizatim teknik i


vizatuar me ndihmë
të kompjuterit

4
Bazat e vizatimit teknik

Njësia tematike
2. MATERIAL DHE PAJISJE
PËR PUNË NË VIZATIMIN
TEKNIK

Në këtë tërësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ material për vizatim teknik;


■ letër për vizatim, lapsa, marker, goma
për fshirje, tush;
■ mjete për vizatim teknik;
■ tabela për të vizatuar, T-vizore,
trekëndësha, vizore të lakuara,
këndmatës, shabllone, kompas,
rapidografë.
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
2. Material dhe pajisjet për punë në vizatimin teknik

2.1. Materiali për punë në vizatimin teknik


2.2. Pajisjet për punë në vizatimin teknik

6
Bazat e vizatimit teknik

2. Materialet dhe pajisjet për punë në vizatimin


teknik
Për punim me dorë të vizatimeve teknike përdoren pajisje
adekuate për vizatim preciz dhe të saktë.
Pajisjet për vizatim teknik janë:
PERSPEKTIVA ■ material për punë në vizatimin teknik dhe
BAZA E
KATIT
■ pajisje për punë në vizatimin teknik.
PËRDHES

BAZA E KATIT Material për vizatim të vizatimit teknik është i gjithë ai mate-
ENTERIERËT
rial që harxhohet gjatë punës dhe i cili pasi të harxhohet, riku-
perohet.
Pajise është gjithë ajo që shfrytëzohet gjatë të vizatuarit të vizati-
mit teknik, ndërsa nuk harxhohet gjatë shfrytëzimit dhe rikuperohet
Vizatime teknike vetëm nëse dëmtohet.
Për vizatim teknik të qartë, të saktë dhe preciz nevojitet që të
furnizohemi me material cilësor dhe me mjete. Por mjeti i mirë
në asnjë rast nuk është kushti i vetëm për cilësinë e vizatimit.
Përveç dhuntisë për vizatim, nevojitet edhe ushtrim afatgjatë,
punë pedante dhe me kujdes.

2. 1. Materiali për punë në vizatimin teknik

Letra
Varësisht nga nevojat, qëllimi dhe lloji i vizatimit teknik, për-
doren letra të ndryshme për vizatim:
■ letër-hamer përdoret për vizatime të cilët punohen në
një model, ndërsa mund të jetë letër e bardhë, jo e tejdukshme
dhe cilësore. Emrin hamer e ka marrë sipas prodhuesit. Hameri
mund të jetë edhe me ngjyrë. Njëra anë është e lëmuar dhe
shërben për të vizatuar me tush, ndërsa tjetra është e ngjirur
dhe shërben për vizatimin e skicave dhe vizatimeve me laps
ose nëse vizatimi ngjyroset me ngjyra uji. Prodhohet në tabakë
me dimensione 100/70 cm. Hamer më cilësor i cili haset te ne
është i ashtuquajturi Hameri Gjerman i cili është më i lëmuar se
të tjerët dhe në atë më lehtë vizatohet me tush dhe më lehtë
fshihen gabimet e bëra.
■ letra-skicë është letër shumë e hollë, e bardhë dhe e tej-
dukshme e cila shërben për skicim me dorë të lirë të ideve të
projektuesve në bazë të cilëve më vonë do të vendoset për for-
më definitive të objektit. Meqenëse është e tejdukshme, me vë-
nie të njërës përmbi tjetrën lehtë vizatohet dhe vihen ndryshi-
me në zgjidhjet. Shitet në tabakë, ndërsa për të vizatuar shfrytë-
zohet laps i butë dhe më i trashë ose skicohet me flomasterë,
ngjyra druri ose ngjyra të tjera.

7
Bazat e vizatimit teknik

■ letra- e lëmuar është letër e tejdukshme e trashë e cila


përdoret kur vizatimi teknik duhet të shumëfishohet (kopjohet
në më tepër shembuj). Në letrën -e lëmuar vizatohet me laps të
fortë ose më shpesh me tush. Meqenëse kjo letër është e tejdu-
kshme në atë mund të rivizatohen vizatime të vizatuara në letër
tjetër. Vizatimet e letrës-së lëmuar kopjohen në makina speciale
në të ashtuquajturën letër ozolit (ozalid) dhe mund të kopjohen
në numër të pakufizuar të kopjeve të cilët shërbejnë ecurinë e
objekteve, ndërsa origjinali i letrës së lëmuar ruhet. Shitet në
tabakë, ndërsa më shpesh në rrolltullame me gjerësi nga 70 deri
150 cm dhe gjatësi deri 20 m. Ekzistojnë edhe lloje speciale të
letrës së lëmuar: letër e lëmuar-pëlhurë, pergamenë, letër e lë-
muar celuloidi etj. Ato përdoren për vizatime që kanë rëndësi
të veçantë dhe këto vizatime duhen të ruhen një kohë të gjatë
(harta precize, plane të rëndësishme, vizatime të shpikjeve dhe
të tjera).
■ letra -ozolit është letra me përbërje kimike speciale (e
ngjashme me letrën për fotografi) dhe shërben për kopjim të vi-
zatimeve të vizatuara në letrën-e lëmuar. Varësisht nga ngjyra e
letrës-ozolit, kopjet kanë ngjyrë të kaltër, ngjyrë kafe ose ngjyrë
të zezë në vijat. Paketohet në rrotullame me gjerësi nga 70 deri
150 cm dhe gjatësi deri 20m, të cilët janë të mbyllur me najlon
të zi që të mbrohet nga drita. Nëse letra ndriçohet, në atë nuk
mund të kopjohet, po atëherë shfrytëzohet për të vizatuar me
laps ose tush.
Sot me aparate bashkëkohore për kopjim mund të kopjohen
vizatime në më tepër shembuj, të vizatuara në cilëndo qoftë le-
tër, e jo vetëm në letrën-e lëmuar (paus-letra).
■ letra transparente i ka vetitë e pausit dhe ozolitit. Nga
ajo mund të nxirren kopje nga vizatimet e vizatuara në paus,
po meqenëse edhe vetë ajo është e tejdukshme, në atë mund
të rivizatohen vizatime të reja. Nga vizatimet e vizatuara kësh-
tu, përsëri mund të nxirren kopje të letrës-ozolit. Ka zbatim të
madh në etiketimin, për të vizatuar plane, për ujësjellës dhe ka-
nalizim, për elektrikë, për statistikë etj., ndërsa vizatohen nëpër-
mjet vizatimeve të gatshme arkitektonike.
■ letra e milimetrave është letër e bardhë e tejdukshme
me rrjet të shtypur dhe preciz me vija horizontale dhe vertikale
në distancë nga një milimetër. Ka edhe letër të tejdukshme e
milimetrit e cila shfrytëzohet që të mundet të kopjohen vizati-
met. Përdoret për vizatime me qëllim special si: grafikone, pro-
file të rrugëve dhe terrenit, në gjeodezinë etj. Shitet në tabakë
me madhësi të ndryshme ose rrotullame me gjerësi nga 70 deri
100 cm.
■ letra-akuarel është e ngjirur (ashpër) për të vizatuar me
laps dhe me ngjyra. Nëse letra është më cilësore në atë mund të
vizatohet me tush. Prodhohet në tabakë si hameri – letra është
në ngjyra të ndryshme: e gjelbër, e kaltër, e verdhë, e zezë etj.
8
Bazat e vizatimit teknik

Lapsat
Për vizatim teknik përdoren lloje të ndryshme të lapsave:
■ lapsa të rëndomtë me mbështjellës druri dhe mina grafiti
në mes (fig. 3)

Fig. 3

■ lapsat teknik (lapsa-patent) të cilët janë të përpunuara


nga metali ose plastika. Në mes ka cilindër të zbrazur në
të cilin është e vendosur mina prej grafiti e cila në atë
mënyrë është mbrojtur që të mos thyhet. Gjatë punës
mina tërhiqet jashtë për rreth 8-15 mm, varësisht nga
fortësia e saj.
Lapsat teknikë përdoren në forma dhe madhësi të ndrysh-
me. Në kohën e fundit për vizatim të mirë dhe preciz përdo-
ren lapsa teknik me minë shumë të hollë nga 0,3; deri 0,7
mm (të njohura si mina të holla) (fig. 4). Përparësia e këtyre
Mina 0,5 për lapsa teknik lapsave teknik është se mina nuk duhet të mbrehet, por kër-
kojnë që të përdoret me kujdes, meqenëse mina lehtë
thyhet.

Fig. 4
Sot, më rrallë përdoren lapsat teknikë me mina grafike me
trashësi prej 2 mm e cila duhet vazhdimisht të mbrehet (fig. 5).
Ekzistojnë edhe lapsa special teknik me mina të trasha nga 3
deri 8 mm (fig. 6) të cilët më shpesh përdoren për skicim ose
vizatim të me dorë të lirë (perspektiva).

Fig. 5

Fig. 6

Lapsat dhe minat mund të jenë me fortësi të ndryshme. Mina


me shenjën “H” janë mina të forta, ndërsa me shenjën “B” janë
mina të buta. Sa është numri para shkronjës H më i madh aq
mina është më e fortë (Н, 2Н, ЗН, 4Н, 5Н, 6Н, 7Н, 8Н dhe 9Н),
ndërsa sa është numri para shkronjës B më i madh mina është
më e butë (В, 2В, ЗВ, 4В, 5В, 6В, 7В, 8В dhe 9В). Mina me fortësi
në mes janë ato me shenjat 2Н, Н, F, НВ. Mina më të mira ose
lapsa për të vizatuar janë me shenjën НВ e cila nuk është as e
fortë as e butë.

9
Bazat e vizatimit teknik

Zgjidhja e fortësisë së minës varet nga lloji i vizatimit dhe


nga letra në të cilën vizatohet. Minat dhe lapsat gjatë vizatimit
kanë gjurmë me nuanca të ndryshme me ngjyrë të zezë. Sa ësh-
të më e fortë mina, gjurma të cilën e lë është më e hirtë, ndërsa
sa më e butë është gjurma është më e zezë (fig. 7).

Fig. 8 Fig. 7

Për të vizatuar vizatime teknike, maja e minës duhet të jetë


sa është e mundshme më e hollë. Lapsat e drurit mbrehen me
mprehëse (fig. 8), ndërsa lapsat teknik me mprehëse speciale
për mina.
Tushët
Tushi është lëng i zi special i cili bukur thithet në letër, shpe-
jtë thahet, nuk zbehet dhe vështirë fshihet, ndërsa vija e vizatu-
ar me tush, gjatë e mban pamjen e saj. Përveç se në ngjyrës të
Fig. 9 zezë, tushët prodhohen në 17 lloje të ndryshme. Me paraqitjen
e rapidograf penave për vizatim me tush, prodhohen tushë për
mbushje të rapidografëve me ngjyrë të zezë dhe me 6 ngjyra të
tjera të cilët paketohen në shishe plastike (fig. 9).
Ngjyrat
Përdorimi i ngjyrave në vizatimet teknike është me qëllim që
të theksohen materialet ndërtimore, sipërfaqet të cilët janë në
Fig. 10 prerje, në projektet për rregullim të brendshëm, perspektivat
dhe ngjashëm.
Për të ngjyrosur vizatimet teknike përdoren:
■ ngjyra uji (akuarel) (fig. 10);
■ ngjyra druri (fig. 11) – meqenëse nuk i mbulojnë vijat e
tërhequra me tush, ngjyrat e drurit së bashku me ngjyrat
e ujit, më së shpeshti përdoren për ngjyrosje në vizatimin
teknik;
■ ngjyrat temper dhe ngjyrat e yndyrshme më rrallë përdoren
meqenëse tretësi është i dendur, po i mbulojnë linjat the-
melore me tush në vizatimin. Përdoren për vizatime me
qëllim special, atje ku duhet ngjyra veçmas të theksohet,
si për shembull në vizatimet perspektive.
Fig. 11
10
Bazat e vizatimit teknik

■ markerët gjejnë zbatim gjithnjë e më të gjerë në vizati-


min teknik (fig. 12). Janë të ngjashëm me lapsat teknik.
Në ato ka tamponë special me ngjyrë të ndryshme, ndër-
sa në majat mund të jenë me trashësi të ndryshme. Për-
doren për tërheqjen e vijave me dorë të lirë dhe me tre-
këndësha, për të skicuar, për vizime , për të shënuar dhe
ngjyrosur sipërfaqe më të vogla.
Gomat për fshirje
Fig. 12 Gabimet që na ndodhin gjatë vizatimit me laps ose me tush
mënjanohen me lloje të ndryshme të gomave (fig. 13). gomat e
buta shfrytëzohen për të fshirë gabimet e bëra me laps, ndër-
sa gomat e forta shfrytëzohen për të fshirë gabimet e bëra me
tush. Fshirja e gabimeve të bëra me tush shumë vështirë mën-
janohet nga letra-hamer, po për atë rekomandohet fshirje me
Fig. 13 gomë. Më lehtë mënjanohen gabimet gjatë vizatimit me tush
vetëm në letrën-e lëmuar.
Selotejpi – lentë ngjitëse
Shërben për përforcim të fletës vizatuese në tabelën për të
vizatuar ose në tavolinë (fig. 14). Përdoret edhe për ngjitje të
letrës- së lëmuar nëpërmjet fletës në të cilën është vizatuar viza-
timi dhe duhet të bëhet me tush (të vizatohet me tush) ose për
Fig. 14 nevoja të tjera në vizatim teknik.
Letraseti (pasqyrues)
Këto janë të holla, të tejdukshme, foli vetëngritëse me ele-
mente të hareshme të shtypura (shkronja dhe numra, figura
njeriu, automjete, gjelbërim, hijesim , vijëzim dhe ngjashëm) të
cilët shfrytëzohen për përpunimin e viza-
timeve teknike (fig. 15).
Kjo është ndihmë e madhe gjatë puni-
mit të vizatimeve teknike për përpunim
më të lehtë, më të shpejtë ndërsa para
së gjithash për përpunim teknik sa më
cilësor.
Nëse vizatimi teknik punohet me
kompjuter, atje elementet e njëjta i ka si
vizatime të gatshme të cilët vendosen në
vizatimet.
Në figurën 15, janë treguar disa prej
llojeve të shumta të elementeve të gat-
shme të cilat përdoren. Të gjitha kanë nu-
mra të veçantë serik sipas së cilëve kryhet
furnizimi. Por meqenëse janë shumë të
shtrenjtë, më rrallë përdoren.

Fig. 15
11
Bazat e vizatimit teknik

2. 2. Pajisje për punë në vizatimin teknik

Tavolina për të vizatuar


Për pozitë të rregullt të trupit gjatë vizatimit përdoren
të ashtuquajturat tavolina për të vizatuar. Karakteristikë
kryesore te gjithë ato është që pjesa e sipërme e tabelës
është nga druri cilësor, i cili me mekanizëm të specializuar
mund të vendoset nën kënd i cili është më i volitshëm për
të vizatuar (nga 30° deri 54°) (fig. 16). Ka tavolina për të
vizatuar në të cilët sipërfaqja e sipërme është e vendosur
fiks nën kënd të caktuar, që do të thotë nuk mund të për-
shtatet, që nuk është edhe më e volitshme. Me këto tavo-
lina është rekomanduese të shfrytëzohen karrige speciale
në të cilët mund t’u ndërrohet lartësia në pajtim me ne-
vojat e vizatuesit. Në organizatat projektuese ku shumë
Fig. 16 vizatohet, ka tavolina për të vizatuar me mekanizëm për
vendosej të tabelës në pozitë pothuaj se vertikale. Ato
tavolina janë të pajisura me sistem të linearëve të cilët
formojnë kënd të drejtë dhe të cilët lirshëm lëvizin nëpër
tërë tavolinën (fig. 17).
Tabela për të vizatuar
Për mësim fillestar të teknikave të vizatimit shfrytë-
zohet tabelë për të vizatuar, e cila mund të vendoset në
çfarë do qoftë bazë (mbështetëse). Përpunohet nga druri
i butë dhe cilësor, nga më tepër pjesë të cilët janë të ngji-
tur ndërmjet veti fortë. Skajet e anëve më të shkurta janë
të mbuluar me dru më të fortë. Për nevojat e arsimit në sh-
kollat e mesme teknike më të volitshme janë tabelat me
Fig. 17 dimensione: 65/48 deri 90/65 cm. Tabelat e drurit duhet
të ruhen në vend të thatë, të mbrojtura nga lagështia dhe
nxehtësia (fig. 18).
Sot gjithnjë e më tepër përdoren tabela plasti-
ke të përshtatshme për të vizatuar vizatime më të
vogla. Meqenëse janë të bëra nga masa e plastikës,
ato janë shumë të lehtë dhe praktik për t’i mbajtur.
Janë të pajisur me mjete për të vizatuar: shina dhe
linearë (fig. 19).

Fig. 19 TRASHËSIA

Fig. 18

12
Bazat e vizatimit teknik

T- vizorja
T-vizorja është mjet për të vizatuar pa të cilin vështirë mund
të paramendohet përpunim preciz dhe cilësor i vizatimeve te-
knike. Emrin e ka marrë meqenëse na përkujton në shkronjën
T. Është i përbërë nga pjesë të drejtë-vizore dhe në njërin skaj
pjesë shtuese nën kënd prej 90° të quajtur “Kokë” (fig. 20).

Fig. 20

Koka e t-vizores është më shpesh lëvizëse dhe sipas nevojës


mund të sillet edhe me pjesën e drejtë të formohen kënde të
ndryshme, siç është treguar në figurën 20. Më rrallë koka mund
të jetë edhe jo e lëvizur. T-vizorja shërben për tërheqje të vijave
paralele horizontale dhe si mbështetës i trekëndëshave për tër-
heqje të vijave vertikale nën kënd.
T-vizoret më shpesh janë përpunuar nga druri i zier, por sot
gjithnjë e më shumë hasen të metaltë ose nga plastika. Gjatë
furnizimit duhet të keni kujdes në rregullshmërinë e t-vizores,
përkatësisht me atë të mund të vizatohen vija paralele. Kon-
trolli kryhet në atë mënyrë që me t-vizore tërhiqet vija AB,
ndërsa pastaj rrotullohet vizorja për 180° dhe tërhiqet vija
nëpërmjet drejtëzave. Nëse të vijat përputhen atëherë vizorja
është e drejtë, nëse nuk përputhen, vizorja nuk është i drejtë
(fig. 21).
Fig. 22 Gjithashtu, duhet të kontrollohet edhe këndi i drejtë te koka
e t-vizores. Kjo bëhet me vendosje të trekëndëshit të t-vizorja si
në figurën 22.
T-vizorja duhet të ruhet në pozitë horizontale ose të varur në
mur (fig. 23).

e rregullt

jo e rregullt

Fig. 23 Fig. 21
13
Bazat e vizatimit teknik

Shina
Shina është vizore e drejtë me masur, në të dy skajet, nëpër-
mjet të cilëve shtrëngohet pe najloni ose pe tjetër i fortë, me të
cilët përforcohet për tabelën ose tavolinën për të vizatuar, siç
është treguar në figurën 24.

Fig. 24

Kështu, shina e përforcuar mundëson vizatim preciz në vija


paralele horizontale. Shinat përpunohen nga druri ose plastika
(fig. 24). Tabelat prej plastike të cilët sot gjithnjë përdoren, kanë
shinë të ndërtuar sipas fabrikës (fig. 19).
Trekëndëshat
Për vizatimin e vijave vertikale dhe vijave nën kënd përdoren
trekëndësha. Më shpesh përdoren dy trekëndësha kënddrejta te
të cilët njëri kënd është gjithmonë 90°. Njëri trekëndësh është
barakrahës, me kënde nga 45° dhe një me kënde nga 30° dhe
60° (fig. 25).

Fig. 25

Mund të jenë me gjatësi të ndryshme, të përpunuara nga


druri, metali, ndërsa më shpesh hasen të punuara nga plastika
(janë të tejdukshëm dhe të lehtë për mirëmbajtje dhe përdorim).
Në njërën katet kanë ndarje milimetrike dhe centimetrike. Tehet
e trekëndëshave mund të jenë të rrafshët dhe atëherë mund të
përdoren vetëm për të vizatuar me laps. Nëse janë tehe të pjerrë-
Fig. 26
ta, atëherë mund të përdoren për të vizatuar me tush (fig. 26).

14
Bazat e vizatimit teknik

Gjatësia e njërës nga katetet te trekëndëshi me kënde nga


45° mund të jetë nga 12 deri 25 cm, ndërsa me trekëndëshin me
kënde nga 30° dhe 60°, nga 20 deri 30 cm.
Korrektësia e trekëndëshave kontrollohet kështu që ata vendo-
sen në t-vizoren dhe nga pika A tërhiqet vijë vertikale. Pastaj tre-
këndëshi sillet për 180° dhe nga pika e njëjtë tërhiqet vijë tjetër ver-
tikale. Nëse vijat përputhen, trekëndëshat janë të rregullt (të mirë),
nëse jo, ata janë jo të mirë dhe duhet të zëvendësohen (fig. 27).

këndi është 90°

këndi nuk është 90°


Fig. 27

Vizorët e lakuar
Vizorët e lakuar shërbejnë për vizatim të vijave të lakuara të
cilët nuk mund të vizatohen me kompas. Ata janë të konstruk-
Fig. 28 tuara ashtu që kanë lakesa me radiuse të ndryshme dhe mund
të përdoren për të vizatuar çfarëdo vije të lakuar (fig. 28). Vizorët
e lakuar përpunohen në forma të ndryshme dhe madhësi, ndër-
sa më shpesh janë të punuar nga plastika. Zbatim të ngjashëm
kanë edhe të ashtuquajturit gjarpërinj të cilët shfrytëzohen për
vizatim të vijave të lakuara me radiuse më të mëdha. Këto janë
lenta plastike të cilët në mes kanë thupër plumbi, për arsye të së
cilës lehtë kthehen në çfarëdo harku ose formë e lakuar (fig. 29).
Këndmatësit
Fig. 29
Numër i madh i këndeve mund lehtë të vizatohen me
ndihmë të të dy trekëndëshave të cilët shfrytëzohen për të vi-
zatuar. Por shumë herë madhësitë e ndonjë këndi nuk mund të
konstruktohen në këtë mënyrë, po për atë atëherë shfrytëzohet
këndmatës (fig. 30). Këndmatësi përdoret edhe për leximin e
madhësisë së këndeve të vizatuara. Ka këndmatës me ndarje
nga 0°deri 180° ose nga 0°deri 360°. Më shpesh përpunohen
nga plastika. Përveç ndarjes së shkallëve, kanë edhe ndarje të
minutave dhe sekondave, kështu që matja ose leximi i këndeve
Fig. 30 është shumë preciz.
Kur duhet të caktohet kënd nga drejtëza e dhënë, këndmatë-
si vendoset ashtu që drejtëza e dhënë të kalojë nëpër 0°. Pastaj
në drejtimin e shigjetave nga ora vendoset madhësi e këndit.
Në mënyrë të njëjtë lexohet madhësia e këndit.

15
Bazat e vizatimit teknik

Përpjesëtimi
Vizoret të cilët nuk përdoren për të vizatuar, por për matje të
saktë dhe transferim të gjatësive të caktuara quhen përpjesëti-
me (fig. 31).

Fig. 31

Ata kanë ndarje precize të vizatuar në milimetra dhe cen-


timetra. Tehet e përpjesëtuesit janë shumë të mprehta që
mundësojnë shtrirje të mirë të fletës dhe matje precize. Gjatësia
e tij shpesh është 30 cm, ndërsa forma është e ndryshme. Nu-
mër i madh i përpjestuesëve, përveç atij të centimetrave, kanë
ndarje të cilët shërbejnë si njësi matëse për matje në përpjesëti-
me të ndryshme.
Shabllonët
Shabllonët janë vija të cilët shërbejnë për shënim të numra-
ve dhe të shkronjave, për të vizatuar mobile dhe sanitari në pro-
jektet, simbole, rrathë dhe elipsa dhe simbole të ndryshme dhe
shenja në vizatimet teknike. Për arsye të kësaj, këto janë të për-
punuara në mënyrë shumë precize nga materiali i tejdukshëm
prej plastike, në madhësi dhe forma të ndryshme (fig. 32). Për-
doren për realizimin e punës me rapidografë. Vizatimi me lapsa
teknik, te disa maska shabllonë është mundësuar për arsye të
trashësisë së minës prej grafiti.
Për t’i fshirë gabimet e bëra me laps në sipërfaqe të ngushta,
përdoren maska shabllonë speciale (fig. 33).

Fig. 32

Fig. 32 Fig. 33

16
Bazat e vizatimit teknik

Kutia për kompase


Me pajisje për kompase nënkuptohet kompasi me pjesë të
domosdoshme, komplete nga kompase të tjerë, penë dhe pjesë
tjera për të vizatuar (fig. 34).

Fig. 34

Pajisje të kompasit

1. kompasi zero;
2. transmetues;
3. kompas;
4. pjesë për montim të rapidografit;
5. lapsi teknik.

Kompasi është pajisje themelore e pazëvendësueshme për


të vizatuar rrathë dhe harqe qarkore me radiuse të ndryshme.
I përbërë nga pjesët në vijim: 1 –mbajtësi; 2 –trupi i përbërë
nga dy krahë lëvizës; 3 – gjysmëkrah me penë prej grafiti; 4 –
gjilpëra dhe 5-pena prej grafiti (fig. 35). Përdoret për vizatimin
e rrathëve dhe harqeve qarkore me laps dhe tush. Pjesa me
minë grafiti mund të zëvendësohet me mbajtës special për ra-
pidograf penën (fig. 36). Në njërin ose në të dy krahët mund
të shtohen vazhdues të krahëve të cilët mundësojnë vizatim të
rrathëve dhe harqeve qarkore me ndihmë të radiusit.
Kompasi zero përdoret për vizatimin e rrathëve të vegjël me
diametër prej 1 deri 20 mm (fig. 34).
Transmetues është kompas i cili në të dy krahët
ka gjilpëra fikse dhe shërben për matje dhe trans-
metim bartje të madhësive të caktuara. Më tepër do
Fig. 35 të shfrytëzohet në vizatimin makinerik, gjeodezi etj.
(fig. 37).

Fig. 37
Fig. 36

17
Bazat e vizatimit teknik

Grafos dhe penë rapidograf


Penat grafos zbatohen për vizatim dhe shkrim ndërsa janë
të ndara sipas qëllimit dhe serisë në të cilët bëjnë pjesë, sipas
formës së majës së penës (fig. 38). Janë të punuara nga çeli-
ku cilësor, ndërsa secila penë ka vetëm një trashësi. Vihen në
mbajtëse speciale të treguar në fig. 39 në të cilën ka rezervuar
për tush, ndërsa në pjesën e poshtme është pjesë e metaltë në
formë unaze në të cilën vihen penat:
а) seria „А”- përdoret për të vizatuar vija;
b) seria „T”- kanë majë të prerë sikurse rond-penat dhe shër-
bejnë për të shënuar shkronja kaligrafike dhe numra për
Fig. 39
vija me dorë të lirë;
c) seria „O”- në majë ka zgjerim në lloj të rrethit sikurse edhe
redis-penat dhe shërben për të shkruar shkronja dhe vija
me dorë të lirë;
ç) seria „R”- këto pena kanë majë në lloj të gypit dhe përdo-
ren për të shkruar me shabllon.

seria „А” seria „Т” seria „О” seria „R”


Fig. 38

Grup tjetër i penës për të shënuar shkronja, numra dhe vija


me dorë të lirë është treguar në fig. 40:

a b c ç
Fig. 40

а) pena topografike dhe kotir janë pena të vogla me majë


shumë të hollë dhe të mprehtë dhe shërbejnë për të shënuar
shkronja të vogla, numra dhe vizatim me dorë të lirë. (fig. 41).
Fig. 41
b) percat redis përdoren që të shkruajmë shkronja dhe nu-
mra. Maja është me pjerrtësi nën këndin prej 45° në lloj të rre-
thit. Prodhohen në formë të ndryshme prej 0,2 deri 5 mm.
c) penat rond përdoren për të shkruar shkronja dhe numra
kaligrafik. Kanë majë të prerë, po gjatë tërheqjes në drejtime të
ndryshme, fitohen vija me trashësi të ndryshme (fig. 42).
Fig. 42 ç) penat shabllon përdoren për të shënuar me shabllonë me
trashësi të vijave nga 0,3 deri 5 mm.
18
Bazat e vizatimit teknik

Penat rapidograf janë më bashkëkohore dhe sot janë pena


më të zbatuara për t’i bërë me tush vizatimet, përkatësisht për
të vizatuar me tush (fig. 43). Punimi me to është i thjeshtë, ndër-
sa fitohen vija të jashtëzakonisht të mira dhe të rregullta.
Më herët për tërheqje të vijave me tush janë përdorur pena
çeliku, të njohura me emrin gjerman „reisfeder” (rajsfeder). Ka
pasur disa lloje të penave: për të vizatuar vija, rrathë dhe vija
të lakuara me ndihmë të vizores së lakuar. Sot këto pena nuk
përdoren. Janë të përbëra nga dy fletë çeliku ndërmjet të cilëve
vendoset tush. Me kthim të kundërvidhës fletët prej çeliku zg-
jerohen ose mblidhen dhe në atë mënyrë rregullohet trashësia
e vijave (fig. 44).
Fig. 43
Përdorimi i rapidografëve është i shumëllojshëm dhe univer-
sal. Përparësia më e madhe është që mund të përdoren për të
vizatuar të gjithë llojet e vijave: të drejta, të lakuara, të qarkut
dhe vija të tërhequra me dorë të lirë. Mund të përdoren për
punë të gjitha llojet e vizoreve dhe trekëndëshave, për të sh-
kruar shkronja dhe numra dhe për të vizatuar me të gjitha llojet
e shabllonëve.
Prodhohen për të vizatuar vija në trashësi të ndryshme,
ndërsa më shpesh: 0,1; 0,18; 0,2; 0,3; 0,4; 0,5; 0,6; 0,7; 0,8 dhe 1,0
mm (fig. 45).

Fig. 44

Fig. 45

Mund të blihen një nga një ose në komplete nga 3,5 ose 8
pena të cilët janë të vendosura në kuti së bashku me laps teknik
ose me kompas (fig. 47).

Fig. 46
Fig. 47

19
Bazat e vizatimit teknik

Vetë pena është e përbërë nga më tepër pjesë të treguara


në fig. 48:

1. penë me gyp cilindrik;


2. peshojë me gjilpërë;
3. mbajtës i peshojës;
4. trupi i penës;
5. rezervuar për tush dhe
6. dorezë në të cilën vidhëzohet pena.

Nga rezervuari i cili është plotësuar me tush, nga një gjilpërë


e hollë prej çeliku (të përforcuar për peshojën) rrjedh tushi në
gypin prej cilindri (fig. 48) i cili në realitet është pena për të sh-
kruar me tushin. Njëra nga përparësitë e rapidografëve është
ajo që rezervari për tush është mjaft i madh që të mundë të viza-
tohet i tërë vizatimi me një mbushje të rapidografit. Është bërë
ashtu për arsye të tharjes së shpejtë të tushit në penën, ndërsa
Fig. 48
nëse thahet, me e goditje të lehtë në bazë të fortë, gjilpëra prej
çeliku do ta pastrojë cilindrin e penës nga tushi i tharë.
Rapidografët duhet të mirëmbahen, të jenë të pastër, ndërsa
kohë pas kohe të çmontohen dhe të pastrohen të gjithë pjesët
me curril të fortë të ujit. Procedura e mbushjes së parë, plotë-
simi me tush dhe larje është sqaruar në figurat në vijim.

Mbushja e rapidografit për të parën herë Mbushja e rapidografit me tush

Larja e rapidografit

20
Bazat e vizatimit teknik

Njësia tematike
3. FORMATE TË VIZATIMEVE TË
GATSHME

Në këtë tërësi tematike, nxënësi


mund të hjihet me:

■ standarde dhe formate internacionale


të letrave;
■ teknikën e paketimit të projekteve të
gatshme dhe
■ paketimi dhe ruajtja e vizatimeve dhe
projekteve teknike.
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
3. Formate të vizatimeve të gatshme

3.1. Formatet e letrës


3.2. Paketimi i vizatimeve dhe projekteve teknike

22
Bazat e vizatimit teknik

3.1 Formatet e letrës


Formatet e vizatimeve teknike janë të standardizuara dhe të
shënuara me dimensione të caktuara dhe të sakta të fletës.
Letra e cila përdoret për çdo ditë ka origjinën nga standardi
internacional ISO 216. Ky standard bazohet në standardin gjer-
man DIN 476 për formate të letrës. Standardet ISO bazohen në
raportin e lartësisë dhe gjerësisë të anëve të cilët gjithmonë
bartin rrënjë prej dy (1,41 : 1) (fig. 49). Formati themelor me
shenjën “A” është kënddrejtë me sipërfaqe prej 1m2 i cili raport i
faqeve është 1: 2 . Ky është format i cili është shënuar si AO me
faqe 841 mm dhe 1189 mm (841 x 1189 = 1m2). Gjysma e këtij
formati është A1 (594 x 841), gjyma e këtij formati është A2 (420
x 594), gjysma e tij është A3 (297 x 420) dhe formati më i vogël
i cili më shpesh përdoret për përpunim të vizatimeve teknike
është А4 (21 х 297) (fig. 50)

118,9ɫɦ
118,9cm
84,1ɫɦ
84,1cm

42,0 x 59,4cm

format standard

Fig. 49 21,0 x 29,7cm


10,5 x 14,8cm

59,4 x 84,1cm 29,7 x 42,0cm


Fig. 50 14,8 x 21,0cm

Në rast kur formatet A nuk janë të mjaftueshme përdoren


edhe të ashtuquajturat formate “B” të letrës. Në tabelën në fig.
51 janë dhënë shenjat dhe dimensionet e formateve të letrës A
dhe B të cilët më shpesh përdoren. Edhe pse formatet e letrës
janë standardizuar, megjithatë madhësinë e vizatimit teknik e
përcakton përmbajtja e tij.

formatet А formatet B

Ⱥ0 841 ɯ 1189 ȼ0 1000 ɯ 1414


Ⱥ1 594 ɯ 841 ȼ1 707 ɯ 1000
Ⱥ2 420 ɯ 594 ȼ2 500 ɯ 707
Ⱥ3 297 ɯ 420 ȼ3 353 ɯ 500
Ⱥ4 210 ɯ 297 ȼ4 250 ɯ 353

Fig. 51

23
Bazat e vizatimit teknik

Në vizatimin teknik më shpesh përdoren


formatet A4 dhe A3. Në vitin e parë më i për-
dorur është formati A4 i cili vizatohet në 1/8
nga tabaku letër hamer e cila është me di-
1/8 HAMER mensione 100/70 cm. Në copën 1/8 hamer
FORMAT А4 210/297
me dimensione 25/35 cm vizatohet formati i
vizatimit, А4 (21/29,7 cm).
KORNIZA
Kur do të vizatohet formati i vizatimit, vi-
zatohet kornizë e vizatimit dhe atë nga ana e
majtë në 25 mm nga tehu, ndërsa nga ana e
djathtë, lartë dhe poshtë në 5 mm nga skaji
ose formati i vizatimit (fig. 52) .
Distanca prej 25 mm shërben për përfor-
cim të vizatimeve për mekanizmin në dosar.
Në pjesën e poshtme të vizatimit, vizatohet
VULA vulë dhe atë në vizatime me format A4, me
lartësi prej 15 mm. Në vizatimet e formatit A3
ose në formatet më të mëdha, vula vizatohet
EMRI DHE MBIEMRI
në këndin e djathtë të poshtëm dhe përmban
të dhëna për emrin e nxënësit, klasën, numrin
e ushtrimit dhe lënda për të cilën vizatohet
ushtrimi. Nëse bëhet fjalë për vizatime në or-
Fig. 52 ganizatat projektuese, vula i përmban të dhë-
nat për vizatimin si: emri i organizatës, përm-
bajtja e vizatimit, numri i vizatimit, emri dhe
mbiemri i projektuesve dhe pjesëmarrës tjerë
në përpunimin e projektit.

3.2. Paketimi i vizatimeve teknike dhe projekteve

Që të mundet të vendosen në dosar vizatimet e vizatuara


në formate të mëdha të letrës dhe kështu të ruhen, duhet të
mbështillen dhe paketohen.
Vizatimet teknike të vizatuara me hamer, në letër tjetër më
të fortë ose letrën-e lëmuar nuk palohen, por mbështillen në
rrotullare dhe ruhen në tuba prej plastike ose kartoni. Vizatimet
e vizatuara në letër më të butë ose të kopjuara në letrën-ozo-
lit, ndërsa të cilat janë më të mëdha se formati A4 paketohen
(mbështillen).
Paketimi i vizatimeve teknike nënkupton mbështjellje të vizati-
mit nga cili do qoftë format deri te formati A4 (210 /297mm).
Ky është format i të gjithë fletëve në të cilët shkruhet edhe
formati i dosarit në të cilin ruhen projektet së bashku me përsh-
krimin teknik, lëndën dhe llogarinë që shkruhen në fletë.

24
Bazat e vizatimit teknik

Që të mundet në vizatimin e mbështjellë lehtë të lexohet


përmbajtja e tij dhe të dhëna të tjera të rëndësishme, vizatimet
gjithmonë mbështillen ashtu që vula e vizatimit të jetë e duksh-
me pa hapje të tërë vizatimit.
Teknika e mbështjelljes së fletëve varet nga madhësia e tyre.
Në drejtim vertikal, fletët mbështillen me dimensione 29,7 cm,
ndërsa në drejtim horizontal me dimensione 18,5 cm. Mbësht-
jellja e fundit duhet të jetë 21 cm.
Mbështjellja e fletëve është dhënë në fig. 53, ndërsa numri
i mbështjellëse në të dy anët do të varet nga madhësia e fletës
në të cilën është vizatuar vizatimi teknik.

PJESË E NGELUR
FLETË E VIZATUAR

pritet
FLETË E VIZATUAR

PJESË E NGELUR
Mbështjellja e fletës në
anën vertikale NË CENTIMETRA

MBËSHTJELLJE

Fig. 53
Mbështjella e fletës në drejtim
PJESË E NGELUR horizontal
NË CENTIMETRA

25
Bazat e vizatimit teknik

Nëse vizatohen objekte të cilët janë më të gjatë, përdoren të


ashtuquajturat formate të vazhduara ku format i caktuar vazhdohet
në një drejtim për shfrytëzim më racional të letrës (fig. 54).

Fig. 54

Paketimi i vizatimeve të vizatuara në formate të vazhduar


është treguar në fig. 55, me atë që fillon nga ana e djathtë në të
cilën lihen 18,5 cm. Kjo distancë përsëritet derisa të vijë deri te
pjesa e fundit nga 21 cm. Nëse paraqitet tepricë, kjo mbështillet
dhe paketohet në formatin A4.

PJESË E NGELUR
Fig. 55

Ruajta e vizatimeve teknike


Që ta ruajnë vlerën e tyre vizatimet teknike, duhet të mbeten
të pastra dhe jo të shtypura. Vizatimet e bëra në hamer si dhe
hameri në të cilin do të vizatohet, duhet të ruhen në polderë me
kapakë të fortë. Mbajtja e hamerëve me vizatime nga shtëpia
deri në shkollë duhet të jetë vetëm në polderë, ndërsa jo në rro-
tullama, meqenëse kështu thyhet dhe shtypet.
26
Bazat e vizatimit teknik

Njësia tematike
4. TË VIZATUARIT DHE MANIPULIMI
ME LAPS

Në këtë tërësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ mënyrën e përdorimit të mjeteve për


vizatim teknik;
■ lloje të vijave dhe zbatimi i tyre;
■ mënyra e tërheqjes së llojeve të
ndryshme të vijave me trashësi të
ndryshme;
■ mënyra e vizatimit të vijave të lakuara
dhe
■ vijëzimi dhe mënyra e vijëzimit.
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
4. Të vizatuarit dhe manipulimi me laps

4.1. Të vizatuarit me laps


4.2. Lloje të vijave
4.3. Vizatimi i vijave të drejta
4.4. Manipulimi me dy trekëndësha
4.5. Vizatimi i vijave të lakuara
4.6. Vizimi hijesimi

28
Bazat e vizatimit teknik

4. Të vizatuarit dhe përdorimi i lapsit


Përpunimi i vizatimeve teknike, nënkupton , zotërim të te-
knikës së përdorimit të lapsit dhe rapidografit (ngjyrosja e vi-
zatimeve me tush). Manipulimi me pajisjet për të vizatuar dhe
zotërimi i teknikave përkatëse, në fillim do të paraqesë vështirë-
si. Por, pas vizatimit dhe ushtrimeve afatgjate arrihet siguria e
nevojshme dhe rutina. Atëherë edhe vetë ju do të arrini njohuri
për shfrytëzim sa më racional të pajisjeve dhe materialit për të
vizatuar si dhe për mundësitë të cilët i ofrojnë.
4.1. Të vizatuarit me laps
Para fillimit të punimit të vizatimit teknik nevojiten përgatit-
je të caktuara si:
■ zgjedhje e letrës adekuate për të vizatuar (hamer ose lloj
tjetër i letrës);
■ format i letrës;
■ zgjedhje e portaminës përkatëse për lapsin teknik dhe
■ përgatitje të pajisjeve për të vizatuar.
Nëse vizatimi vizatohet vetëm me laps, mund të përdoret
hamer “i rëndomtë”, por nëse skica pas vizatimit me laps duhet
të bëhet me tush (të vizatohet me tush), mund të zgjidhet edh
hameri “gjerman”. Ky është më i lëmuar po ngjyrosja me tush
është më cilësore dhe fitohen vija më të pastra. Goma për fshir-
je duhet të jetë e butë dhe e pastër. T-vizorja (nëse shfrytëzohet)
dhe trekëndëshat për të vizatuar duhet të pastrohen nga mbe-
turina të grafitit ose papastërti tjera. Më lehtë pastrohen me pa-
jisje të dobët për larje të enëve dhe fshihen me leckë të butë. Që
të mbeten të pastra duhet të ruhen në këllëf përkatës. Para se të
filloni me vizatim, nevojitet që mirë t’i lani duart për arsye që të
mos zhytet vizatimi.
Letra e përgatitur për të vizatuar (hameri)
vendoset në tabelë ose në tavolinën për të
vizatuar, paralelisht me tehet e saj, në 10 cm
nga tehu i majtë dhe më lartë.
Përforcimi i letrës kryhet me shirit ngjitës
FLETË VIZATIMI
dhe atë në fillim në katër këndet, ndërsa pas-
taj (për formate më të mëdha të A4) dhe në
mesin e katër anëve (fig. 56). Duhet të merret
copë më e madhe e hamerit nga formati i ne-
vojshëm për vizatimin, për atë që shiriti ng-
jitës mund ta dëmtojë vizatimin gjatë mën-
janimit.
Fig. 56 Tavolina për të vizatuar vendoset në atë mënyrë që drita të
bie nga ana e majtë e vizatuesit me çka do të shmanget krijimi i
hijeve dhe kushteve jo të volitshme për të vizatuar.
Më mirë është të vizatohet gjatë dritës së ditës meqenëse
me dritë artificiale humbet ndjenja për vijën, ngjyrën dhe pre-
cizitetin.
29
Bazat e vizatimit teknik

Pa marrë parasysh përpunimin definitiv të vizatimit, të viza-


tuarit me laps gjithmonë është fazë fillestare në punë dhe ësh-
të bazë për secilin vizatim teknik. Saktë dhe në mënyrë precize
projekti i vizatuar me laps është një nga parakushtet për projekt
të vizatuar saktë me tush.
Lapsi gjatë të vizatuarit mbahet me tre gishta, përafërsisht
vertikalisht, me pjerrtësi të vogël (100°) në drejtim të tërheqjes
së vijave (fig. 57). Portamina duhet të mbrehet nëse është me
trashësi prej 1,2 mm dhe të del nga mbajtësi i lapsit 10-15 mm
si në fig. 58. Nëse bëhet fjalë për laps teknik me portamina me
Fig. 57 trashësi prej 0,5 mm, mbrehja nuk është e nevojshme, ndërsa
portamina duhet të del nga doreza 1-2mm që të mos thyhet
gjatë të vizatuarit. Portamina e lapsit gjatë të vizatuarit të sh-
trihet në tehun e trekëndëshit siç shihet në fig. 58.
4.2. Llojet e vijave
Vizatimet teknike janë të përbëra nga lloje të ndryshme të
portamina vijave të cilët ndërmjet veti dallohen sipas:
10-15mm

prej grafiti ■ formës;


trekëndëshi ■ trashësisë dhe
■ përdorimit.
fletë vizatimi
Sipas formës së vijave mund të jenë:
Fig. 57 ■ vija të plota;
■ vija të ndërprera;
■ vizë-pikë- vizë me vija;
■ vijë me pika dhe
■ vijë me dorë të lirë (fig. 59).
VIJA E PLOTË
E NDËRPRERË
VIZË –PIKË-VIZË
ME PIKA
ME DORË TË LIRË

Fig. 59 Te vijat e ndërprera, vizat përforcohen me gjatësinë nga 3


mm dhe distanca ndërmjet tyre prej 2 mm. Viza – vija me pika
është përbërë nga viza dhe pika ndërmjet tyre, të cilët janë në
distancë nga 1 mm nga vizat.
Me vijë të plotë vizatohen të gjithë llojet e teheve të dukshme
të trupave gjeometrik, pamje të objekteve të projektuara, vija të
kuotimit, vijëzim etj. Këto vija janë të më të shumta në vizatimet
teknike.
Me vijë të ndërprerë vizatohen tehet e padukshme në vizati-
met gjeometrike, me vija ndihmëse dhe prerje dhe të ndërprera
në elemente të objekteve.
Me vizë-pikë-vizë me vija vizatohen boshtet e simetrisë, lartë-
sitë dhe boshtet e trupave gjeometrik dhe gjatësitë në madhësi
të vërtetë.
30
Bazat e vizatimit teknik

Me vijë me pika vizatohen drejtime të imagjinuara, vija


ndihmëse dhe vija të cilët duhet të dallohen nga të tjerat.
Me vijë me dorë të lirë vizatohen të gjithë vijat të cilët nuk
mund të vizatohen me pajisjet për të vizatuar.
Në vizatimet të cilët vizatohen me laps, më rëndë mund
të arrihet dallim në trashësinë e vijave sesa gjatë vizatimit me
rapidografë. Ndarja e vijave sipas trashësisë është bërë sipas
trashësisë së penave nga rapidografi me të cilën bëhen me tush
vizatimet.
Sipas trashësisë vijat mund të grupohen në kategoritë në vijim:
■ vija të holla: 0,1; 0,18; 0,2; 0,25 mm
■ vija mesatarisht-të trasha: 0,3; 0,4; 0,5 mm
■ vija të trasha 0,6; 0,8; 1,0; 1,2 mm
■ vija shumë të trasha: mbi 1,2mm (fig. 60).

Me vijë të hollë vizatohen vijat ndihmëse, vijat me rëndësi më


të vogël, vijëzimi, kuotimi, shenjat etj.
Me vija mesatarisht të trasha vizatohen dukjet, tehet e padu-
kshme dhe të shkruhet teksti (numra të kuotës dhe përshkrime.
Me vija të trasha vizatohen, vijat me rëndësi të veçantë, ti-
tujt kryesorë etj. Në fig. 61 është vizatuar një subjekt ku është
Fig. 60 treguar zbatimi i llojeve të ndryshme të vijave të vizatuara me
trashësi të ndryshme.

Fig. 61

Raporti i trashësisë së vijave në një vizatim duhet të përgjig-


jet përafërsisht në raportin:
1 1 1 1
1: : ose 1 : :
2 4 3 6
Kjo do të thotë, nëse për vijën e trashë pranohet 1 mm, vijat
mesatarisht të trasha do të jenë 0,5 mm, ndërsa vijat e holla 0,25
mm.
Raporti i shpeshtë i zbatuar i trashësisë së vijave në vizatimet
teknike është treguar në fig. 61
31
Bazat e vizatimit teknik

Sipas përdorimit vijat janë të ndara në:


■ vija themelore ose niveli kontur;
■ vija të padukshme dhe
■ vija ndihmëse.
Vijat themelore ose konturat janë vija të plota. Vijat e kontu-
rave të elementeve të prera duhet të jenë të ndara nga vijat tje-
ra konture të vizatimit.
Vijat e padukshme të vizatimit vizatohen me vija të ndërpre-
ra, ndërsa boshtet e simetrisë vizatohen me vizë-pikë-vizë vijat.
Vijat ndihmëse janë ato me të cilët kryhet shënimi i dimesni-
onimit të vizatimit. Këtu bëjnë pjesë vijat e kuotave të cilët viza-
tohen me vija të holla të plota. Vijat e vijëzimit janë gjithashtu,
vija ndihmëse të cilët shërbejnë për paraqitje grafike të materi-
aleve të ndryshme në prerje.
Ndonjëherë, kompleksiteti i vizatimeve, kërkon ndryshim në
rregullat e zakonshme të vijave. Atëherë është e domosdosh-
me, në vizatimin, në legjendën, të sqarohet rëndësia e zbatimit
të disa llojeve të vijave.
4. 3. Vizatimi i vijave të drejta
Vizatimi i vijave horizontale më shpesh kryhet me T-vizore.
Ky mbahet me dorën e majtë për kokën dhe tërhiqet lartë –
poshtë nëpër tehun e majtë të tavolinës ose të tabelës për të
vizatuar. Në atë mënyrë, tërhiqet vija e parë horizontale, ndërsa
pastaj edhe numër i madh i vijave paralele (fig. 62). Vijat vertika-
le tërhiqen me njërin prej dy trekëndëshave të cilët mbështeten
në T-vizoren, vijat tërhiqen nda poshtë përpjetë duke e mbajtur
T-vizoren dhe trekëndëshin me dorën e majtë si në fig. 62. Me
tërheqje të trekëndëshit, nga ana e djathtë vizatohen vija para-
lele vertikale.

tabela (tavolina) për të vizatuar

vizatim
vizatimi i vijave
vertikale

vizatimi i vijave
horizontale

T-vizorja

Fig. 62

32
Bazat e vizatimit teknik

Për tërheqje të vijave të drejta nën kënd të caktuar përdoren


T-vizorja dhe njëra nga të dy vizoret siç është treguar në fig. 63.

Fig. 63

Me ndihmë të dy trekëndëshave të cilët mbështeten në T-vi-


zoren, mund të vizatohen vija nën kënd prej 15°, 75° dhe 105°
(fig. 64).
Vizatimi me vija të drejta nën kënd të caktuar me ndihmë të
trekëndëshave dhe T-vizores është i shpejtë, i thjeshtë dhe pre-
ciz nga vizatimi me kompas ose me këndmatës.

Fig. 64

Vizatimi i vijave të drejta kryhet gjithmonë në drejtim të


shënimit, nga e majta – në të djathtë dhe nga poshtë-përpjetë.
Për të vizatuar me laps, më mirë është të shfrytëzohet portami-
na me shenjën HB e cila nuk është as e butë as e fortë, po vijat
lehtë fshihen dhe nuk lënë gjurmë të zeza në vizatimin.
33
Bazat e vizatimit teknik

4. 4. Manipulimi me dy trekëndësha
Për përpunim të vizatimeve teknike mund të përdoren vetë
dy trekëndësh, në vend të T-vizores dhe një trekëndësh. Të viza-
tuarit në atë mënyrë është më i ngadalshëm, por nuk humb në
precizitetin dhe në saktësinë e vizatimeve. Manipulimi i rregullt
me të dy trekëndëshat është i vendimtar për vizatim të saktë
dhe të shpejtë. Për arsye të kësaj, secili vizatues teknik duhet
mirë t’i zotërojë dhe ushtrojë teknikat e vizatimit.
Të vizatuarit e vijave paralele ndërmjet veti dhe vija normale
ndërmjet veti janë veprime të cilët shumë shpesh zbatohen në
vizatimin teknik. Në fig. 65 është treguan procedura e të vizatu-
arit të vijave paralele të pjerrëta ndërmjet veti. Njëri trekëndësh
(në këtë rast ai me kënde prej 30° dhe 60°) e zëvendëson T-vizo-
ren dhe shërben si mbështetës në trekëndëshin tjetër i cili është
vendosur në pozitë të drejtimit të pjerrët prej 45°. Me dorën e
majtë, mbahet trekëndëshi, ndërsa me të djathtën trekëndëshi
i sipërm lëvizet në të djathtë dhe tërhiqen vijat e pjerrëta. Kur
trekëndëshi i sipërm do të vijë në fund të trekëndëshit të posh-
tëm, ai zhvendoset në pozitën II si në fig. 65 dhe procedura për-
sëritet.
Tërheqja e drejtëzave ndërmjet veti normale
është treguar në fig. 66. Në rastin e parë, një nga
trekëndëshat (cili do qoftë) shërben si mbësh-
tetës, ndërsa me hipotenuzën e tjetrit vizatohet
drejtëza a edhe pastaj trekëndëshi vendoset në
pozitën II dhe vizatohet drejtëza b e cila është
normale me drejtëzën a. Në rastin e dytë, fillimisht
tërhiqet drejtëza a me një trekëndësh, ndërsa tje-
tri shërben si mbështetës. Trekëndëshi i parë tër-
hiqet teposhtë dhe në atë vendoset trekëndëshi
tjetër dhe tërhiqet drejtëza b e cila është normale
Fig. 65 me drejtëzën a siç është treguar në fig. 66.

pozi
t
pozi a e parë pozita e parë pozita e dytë
ta e
dytë

- rasti i dytë - rasti i parë

Fig. 66
34
Bazat e vizatimit teknik

4.5. Vizatimi i vijave të lakuara


Përveç vijave të drejta, vizatimi teknik mund të ketë edhe
vija të lakuara. Qarqet vizatohen me kompas. Gjilpëra e kom-
pasit ngjitet në pikën e cila e paraqet qendrën, hapet krahu aq
sa është radiusi i kompasit sillet në drejtim të akrepave të orës
(fig. 67). Siç shihet në figurën, krahu me portaminën e grafitit
duhet të jetë normal në fletën për të vizatuar, veçmas kur viza-
tohen rrathë me radius më të madh. Rrathët e vegjël vizatohen
me kompasin zero. Ky mbahet dhe sillet me gishtin e madh dhe
me gishtin e mesëm, ndërsa me gishtin tregues i jepet presion
pjesës së sipërme të gjilpërës (fig. 68).
Vijat e lakuara të cilët nuk mund të vizatohen me kompas
vizatohen me vizore të lakuar. (fig. 69). Në fillim nevojitet që të
përcaktohen numër i mjaftuar i pikave të cilët do ta definojnë
lakesën. Pikat bashkohen me vizore të lakuar (“gjarpër” fig. 29).
Në rregull është vizorja e lakuar të vendoset ashtu që vija e la-
kuar të jetë gjithmonë mbi atë.
Fig. 67
Kur vizatimi përmban vija të lakuara dhe të drejta, gjithmonë
në fillim vizatohen vijat e lakuara, ndërsa pastaj vijat e drejta
(fig. 70).

Fig. 70

Gjatë bashkimit të vijave të lakuara dhe të drejta, vijat e dre-


jta më shpesh janë tangjente të vijave rrethore ose të lakuara.
Kalimi nga vija e lakuar në të drejtë, duhet të jetë i pavërejtur.

Përveç vijave të cilët tërhiqen me ndihmë të pajisjes për të


Fig. 68 vizatuar, vijat mund të vizatohen edhe me dorë të lirë (fig. 71).
Më shpesh përdoren për të vizatuar izohipse të situatave dhe
në hartat, të fotografive perspektive të objekteve dhe për të tre-
guar sende ose detale arkitektonike të cilët përmbajnë vija të
cilët nuk mund të vizatohen me mjete për vizatim.

Fig. 69 Fig. 71
Vizatim me dorë të lirë

35
Bazat e vizatimit teknik

4.6. Vijëzimi
Njëra nga punët në fazën përfundimtare në përpunimin e
vizatimit teknik është vijëzimi (fig. 72).
Vijëzimi është rrjet i dendur i vijave paralele ndërmjet veti të
vendosura horizontalisht, vertikalisht ose nën kënd.
Vijëzimi shërben për theksimin e sipërfaqeve të subjekteve
ose objekteve të cilët janë në prerje, për theksimin e sipërfaqe-
ve të vizatimeve me rëndësi të veçantë dhe për shënimin e ma-
terialeve të ndryshme.

Fig. 72

Sipas pozitës së vijave, ka disa lloje të vijëzimit:


а) me vija horizontale;
b) me vija vertikale;
c) me vija vertikale dhe horizontale;
ç) me vija nën kënd prej 45° në një drejtim;
d) me vija nën kënd prej 45° në të dy drejtimet (fig. 73).

a) b) c) ç) d)
Fig. 73

Sipërfaqja e vijëzuar është e mbuluar me vija në të njëjtën


distancë, me trashësi të njëjtë të vijave, që të jetë e njëtrajtsh-
me. Secili gabim edhe ai më i vogli në trashësinë e vijave ose në
distancën ndërmjet vijave e prish pamjen e vizatimit (fig. 74).
Dendësia e vijave është e ndryshme dhe varet nga madhësia e
sipërfaqes së vijëzuar dhe atë sa më e vogël të jetë sipërfaqja,
aq është më e vogël distanca ndërmjet vijave, por jo më e vogël
se 0,5, ndërsa mund të jetë më e madhe deri 3 mm.
Për arsye të kësaj, në fillim, vijëzimi duhet të kryhet me matje
siç është treguar në fig. 75. Vijëzimi në distancë shumë të vogël
është më i vështirë, zgjat më gjatë, kërkon kujdes më të madh
dhe ushtrim më të gjatë.

Fig. 75
36
Bazat e vizatimit teknik

Që vijëzimi të jetë i suksesshëm duhet të vijojnë kahjet në


vijim:
■ vijëzim me vija horizontale i cili bëhet me T-vizore, ndërsa
me vija vertikale dhe vija nën kënd, bëhet me trekëndësh
të mbështetur në T-vizoren. Vijëzimi mund të kryhet edhe
me dy trekëndësh, por mer më shumë kohë dhe mund të
jetë jopreciz;
■ vijëzimi vertikal vizatohet nga e majta-në të djathtë, ndër-
sa ajo horizontale nga lartë-teposhtë.

Fig. 76

Nëse duhet të vijëzohen dy ose më tepër sipërfaqe njëra afër


tjetrës, atëherë vijëzimi i secilës sipërfaqe duhet të realizohet
në drejtime të ndryshme. Për sipërfaqe të cilët janë shumë të
mëdha, vijëzohen vetëm pjesë afër anëve. Nëse sipërfaqja ësh-
të e vogël, ajo vizatohet me tush, ndërsa nëse është në prerje,
atëherë kjo bëhet siç është treguar në fig. 76.
Në gjeodezi, gjithashtu, përdoret vijëzimi, por me domethë-
nie tjetër dhe rregulla më të ndryshme:
■ vijëzim me vija paralele vertikale për shënimin e sipër-
faqeve të: vendin ku ruhen peshqit, kënetat, tokat e
moçaleve etj.
■ vijëzim i trupit tokësor te objektet e komunikacionit (rru-
gë, hekurudha), pendë prej dheu, kanale etj. Me vija pa-
Vijëzim i trupit të tokës ralele me gjatësi të ndryshme normale në rregullimin e
boshtit;
■ vijëzimi i objekteve me vija horizontale paralele dhe me
vija paralele me kënd prej 45°.

objekt banimi objekt shoqëror objekte ekonomike dhe


industriale
Fig. 77 – vijëzimi i objekteve me Fig. 78 – vijëzimi i objekteve
vija nën kënd prej 45°. me vija paralele horizontale

37
Bazat e vizatimit teknik

Për mposhtje të mjeshtërive për të vizatuar vija të plota, të


ndërprera dhe vizë-pikë vija me laps dhe tush, mund të pu-
nohen ushtrimet e propozuara, në hamer me format A4.

Ushtrime grafike
38
Bazat e vizatimit teknik

Për zotërim të aftësive për të viza-


tuar me laps dhe tush në vizatimin
gjeodezik, duhet të punohen ushtri-
met grafike të propozuara në hamer
në format A4.

39
Bazat e vizatimit teknik

18 cm

18 cm

18 cm

Ushtrime grafike

40
Bazat e vizatimit teknik

Njësia tematike
5. TË VIZATUARIT DHE MANIPULIMI
ME RAPIDOGRAF

Në këtë tërësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ mënyrën e përdorimit të pajisjes për


ngjyrosje me tush;
■ mënyra e të vizatuarit me rapidograf;
■ mënyra e tërheqjes së lloje të
ndryshme të vijave me trashësi të
ndryshme;
■ mënyra e të vizatuarit të vijave të
lakuara me rapidograf dhe
■ mënyra e vijëzimit me tush.
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
5. Të vizatuarit dhe manipulimi me rapidograf

5.1. Procedura gjatë të vizatuarit me tush


5.2. Përdorimi i rapidografit

42
Bazat e vizatimit teknik

5.1. Procedura gjatë vizatimit me tush


Vizatimet e vizatuara me laps, nuk janë afatgjata meqenëse
lapsi lehtë fshihet dhe zhytet, po kështu humben kërkesat the-
melore nga vizatimi teknik të jetë i qartë, i pastër dhe preciz.
Për atë, në vijat me laps tërhiqen vija me tush me penë spe-
ciale të quajtura rapidografë. Vizatimet e punuara me tush ose
siç quhen më shpesh të ngjyrosur me tush, janë shumë të qartë,
me kontraste të mëdha, rezistuese në fshirjen, pa ndryshim të
intensitetit të tushit.
Ngjyrosja me tush ose vizatimi me tush është procedurë e vijave
të tërhequra me tush nëpërmjet vijave të vizatuara me laps.
Domethënë, vizatimi teknik, në fillim vizatohet me laps, po
pastaj bëhet me tush.
Para se të niset me tush, vizatimi duhet të jetë i vizatuar në
mënyrë precize dhe të saktë me laps, për atë që gabimet e bëra
me tush shumë vështirë përmirësohen.
Pajisja për të ngjyrosur me tush duhet të jetë e patër dhe
e mbushur me tush të mjaftuar. Gjithsesi edhe pajisja e ngelur
si: trekëndëshat, kompase dhe T-vizore, duhet të jenë të pastra
pa mbetje të grafitit, nga tushi ose nga papastërti tjetër. Në fi-
llim tërhiqen, njësoj sikurse edhe me lapsin, vijat e lakuara dhe
qarkore, ndërsa pastaj të drejtat. Në vizatimin arkitektonik, në
fillim tërhiqen vija të plota të holla, ndërsa pastaj vijat e trasha
të mesme dhe vijat e trasha tërhiqen nëpërmjet vijave të holla
tani më të tërhequra me tush. Nga vijat e drejta, në fillim tër-
hiqen vija horizontale prej lartë-teposhtë, që të mos zhyten
vijat dhe të mos zhytet vizatimi. Pastaj tërhiqen vija vertikale
nga e majta-në të djathtë dhe në fund, vijat e pjerrëta, vijëzimi ,
përshkrimi etj. Gjatë tërheqjes së vijave me tush, duhet të pritet
një kohë që të teret tushi dhe të mos kalohet nëpërmjet vijës
së lagur me trekëndësh. Kjo është veçmas e rëndë-
sishme te vijat më të trasha të cilët një kohë më të
gjatë teren.
Gjatë ngjyrosjes, rapidografët duhet të mbahen
afër trekëndëshit i cili duhet të jetë i vendosur me
lugun nga ana e poshtme që të mos hyjë tushi nën
atë (fig. 79). Rapidografi, butë shkon pjerrtas në dre-
jtimin e tërheqjes së vijës nga e majta në të djathtë.
Vijat e plota (të drejta ose të lakuara) duhet të jenë
të vizatuara në mënyrë të barabartë, me trashësi të
barabartë në tërë gjatësinë dhe sipas mundësisë në
një veprim, pa ndërprerë. Vijat e ndërprera dhe vijat,
Fig. 79
vizë-pikë duhet të vizatohen me gjatësi të barabar-
të të vizave dhe distancës së tyre ndërmjet veti.

43
Bazat e vizatimit teknik

Gjatë vizatimit të vijave të trasha me tush, ata nuk duhet të


tërhiqen nga ana e brendshme e vijave të holla të tërhequra me
tush ose nëpërmjet atyre (fig. 80).

drejtë gabimisht drejtë Fig. 80

Zgjedhja e trashësisë së vijave, llojit dhe radhitjes së vizatimit


si dhe vizatimi i drejtë dhe jo i drejtë i elementeve të vizatime-
ve, do të tregohet nëpërmjet punimit të më tepër vizatimeve të
ndryshme.
Përmirësimi i gabimeve të bëra me tush është më i vështirë
se përmirësimi i gabimeve të bëra me laps, për të cilat nevoji-
tet gomë e butë dhe e pastër. Për atë, duhet para se të fillohet
të punohet me tush, të kontrollohet vizatimi dhe të bëhen të
gjithë korrigjimet. Fshirja e suksesshme e gabimeve me tush do
të varet nga lloji dhe nga cilësia e letrës. Në hamerin “e rëndom-
të” më vështirë është të fshihet tushi, madje është e pamundsh-
me kjo të bëhet me sukses. Tushi më lehtë fshihet në hamerin
“gjerman”, ndërsa më lehtë nëse vizatohet në paus.
Fshirja e pjesëve të vizatuara me tush kryhet me gomë të
fortë ose me zhiletë të fortë dhe të mprehtë (të ashtuquajtur
“radhitje”). Me zhiletë lehtë gërvishtet nëpër sipërfaqen e vijës
së vizatuar, gjithnjë derisa nuk bie shtresa nga tushi, pastaj ven-
di fshihet me gomë të fortë, ndërsa më vonë edhe me gomë të
butë. Nëpërmjet të vendit në të cilin është fshirë me laps, ndër-
sa pastaj tërhiqet vija e përmirësuar në fillim me laps, ndërsa
pastaj bëhet me tush. Kjo duhet të bëhet që të mos derdhet
tushi në vendin e dëmtuar të letrës.
Pasi të bëhen të gjithë përmirësimet dhe kur vizatimi është
plotësisht i bërë me tush, nevojitet që të tërhiqen të gjithë mbe-
tjet nga vijat e tërhequra me laps si dhe nga papastërtitë tjera.
Kjo bëhet me gomë të butë dhe të pastër, sipërfaqësisht, pa sh-
typje, që të mos humbë intensiteti i ngjyrës së zezë të tushit.
Kur vizatimi është bërë me tush dhe i pastruar nga mbetje të
lapsit, mund të ngjyroset nëse kjo është e nevojshme. Ngjyros-
ja është më mirë të kryhet me ngjyra druri ose me tushë me
ngjyrë që të fitohen sipërfaqe të cilët do të jenë ngjyrosur në
mënyrë të barabartë dhe njëjtë. Zbatohet edhe ngjitja e letra-
tonit ose letre tjetër me ngjyrë, si dhe ngjyrosje me fllomasterë,
ngjyra uji, temper dhe ngjyra dylli. Edhe vijat mund të tërhiqen
me ngjyrë, me fllomasterë ose me tushë me ngjyrë.

44
Bazat e vizatimit teknik

5.2. Përdorimi i rapidografit


Tërheqja e vijave me tush, në mënyrë më cilësore realizohet
me penën – rapidograf. Për atë qëllim, para fillimit të vizatimit,
atë duhet ta përgatitim.
TUSHI Në rezervuarin e penës – rapidograf (fig. 48) vendoset tush
i freskët (fig. 81) (e mjaftueshme është 20 deri 30 pika) i cili
veçmas përdoret për atë qëllim (fig. 9). Kur do të mbushet re-
zervuari, pena mbahet në pozitë për të vizatuar dhe shkundet
shpejtë lartë-poshtë, derisa të dëgjohet trokitja e peshojës
nga gjilpëra
Para se të tërhiqen vijat e para të vizatimit, duhet të tër-
REZERVUARI hiqen disa vija në letrën tjetër ose në pjesën e lirë nga copa
e letrës hamer në të cilën është vizatuar vizatimi. Ato vija
mund të jenë të parregullta, po për atë duhet të bëhet përp-
Fig. 81 jekje gjithnjë derisa vija nuk bëhet me trashësi të njëjtë dhe
të plotë. Rapidografi gjatë të vizatuarit duhet të mbahet në
pozitë vertikale (fig. 79), kështu që gypi nëpër të cilin rrje-
dh tushi, me gjithë lartësinë e tij të shtrihet në tehun e tre-
këndëshit.
Vijat duhet të tërhiqen në mënyrë të barabartë, me trashë-
si të njëjtë. Gjithmonë vijat tërhiqen nga e majtë-në të djathtë
që të ruhet cilësia e penës dhe të kemi pamje në të vizatuarën.
Nëse gjatë të vizatuarit, vija është jo e rregullt ose nuk mund
të tërhiqet (nuk rrjedh tush) pena duhet përsëri të shkundet
dhe me majën të kalohet nëpërmjet salfetës prej letre, të viza-
tohet anash vija që të shihet si është, po pastaj të niset punimi
me tush.
Pas kryerjes së punës, nëse pena nuk përdoret një periudhë
më të gjatë, duhet të pastrohet (siç është sqaruar në udhëzi-
min, të mos nxirret peshoja e penës, të fshihet dhe të vendoset
në vendin e vet. Gjatë larjes së penës nga rapidografi duhet të
kihet kujdes që të mos lakohet ose thyhet gjilpëra, meqenëse
pastaj nuk do të mund të përdoren. Larja me rregull dhe për-
dorimi i drejtë dhe mirëmbajtja e rapidografit është e rëndësisë
së veçantë të funksionimit të rregullt dhe shfrytëzimit afatgjatë.
Tushi nuk guxon të qëndrojë një kohë të gjatë në rezervuarin,
meqenëse thahet dhe mbyllet dhe mbyllet furnizuesi i tushit në
penën.
Për vizatimin e qarqeve përdoren shtesa me të cilët është
mundësuar montimi i rapidografit në kompasin (fig. 36). Në kra-
hun në të cilin është mina e grafitit, montohet e ashtuquajtura
unazë në të cilën përforcohet rapidografi (pa dorezën) dhe pas-
taj lehtë vizatohen rrathë dhe harqe rrethore.

45
Bazat e vizatimit teknik

Për zotërimin e mjeshtërive për të vi-


zatuar vija të plota, të ndërprera dhe vija,
vizë-pikë me laps dhe tush dhe përdorimi 6m
m
i kompasit, mund të punohen ushtrimet e
propozuara grafike, në hamer në format A4.

2 mm 2
m
m

2 mm

m
5m

9 cm
m
5m
9
cm

5 mm

4 cm 4 cm

Ushtrime grafike

46
Bazat e vizatimit teknik

Njësia tematike
6. SHKRIMI TEKNIK

Në këtë njësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ llojet e shkronjave dhe të numrave;


■ bllok shkronja;
■ shkronjat arkitektonike dhe gjeodezike;
■ mënyra e të shkruarit të llojeve të
ndryshme të shkronjave teknike dhe
■ zbatimi i shkrimit teknik.
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
6. Shkrimi teknik

6.1. Shkronjat dhe numrat


6.2. Llojet e shkronjave dhe të numrave
6.3. Bllok shkronja dhe numra
6.4. Numra dhe shkronja gjeodezike

48
Bazat e vizatimit teknik

6.1 Shkronjat dhe numrat


Vizatimi teknik, përveç vijave mund të përmbajë edhe sh-
kronja dhe numra, me të cilët janë shënuar tituj të ndryshëm,
sqarime, dimensione të lëndëve dhe ngjashëm.
Shënimi ose vizatimi i tekstit dhe numrave është proces
i komplikuar, i rëndë dhe me përgjegjësi, pasi vizatimi teknik
duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për secilin që do ta për-
dorë vizatimin. Vizatimi i punuar mirë vetëm pjesërisht i kënaq
ato kërkesa, ndërsa pjesa tjetër, ndonjëherë e më tepër, e për-
bën të qartë dhe të kuptueshëm sqarimin tekstual dhe nume-
rik. Shpesh vizatimi i cili është i vizatuar shumë mirë humb nga
vlera e tij nëse nuk është i shënuar bukur dhe qartë. Përveç asaj
që janë të domosdoshëm, shkronjat dhe numrat duhet të kë-
naqin edhe kriteriume të caktuara estetike dhe me bukurinë e
tyre të jenë zbukurim i vizatimit dhe harmonishëm ta plotëso-
jnë. Për arsye të kësaj, shkrimi i shkronjave dhe numrave është
punë e vështirë dhe me përgjegjësi e cila përveç njohjes së rre-
gullave të përgjithshme kërkon posedim të kuptimit personal
për të bukur dhe për shkrim të harmonishëm i cili përkryhet me
punë të vazhdueshme.
Në vizatimin teknik përdoren shkronja dhe numra të drejta
dhe të pjerrëta. Të dy llojet mund të shkruhen me dorë të lirë,
me trekëndësh dhe kompas, me shabllon për shkronja dhe me
skicim të shkronjave dhe numrave nga letrasetet. Në punën
praktike, më shpesh zbatohet shkrimi me dorë të lirë, ndërsa
më rrallë shënim me anë të shabllonit.
Për shënim të mirë me dorë të lirë nevojitet ndjenjë dhe ush-
trim afatgjatë me të cilin arrihet siguria e domosdoshme dhe
rutina në të shkruarin. Që të arrihet kjo, duhet të ushtrohet dhe
atë në fillim të vijave elementare të cilët janë pjesë përbërëse të
shkronjave dhe numrave. Ato janë vija vertikale, horizontale, të
pjerrëta, të lakuara dhe rrethore. Mënyra e shënimit të tyre është
dhënë në fig. 82 dhe në atë mënyrë do të mundësohet shënim
më i sigurtë i shkronjave dhe numrave. Të gjithë elementet viza-
tohen nga e majta-në të djathtë dhe nga lart-teposhtë.

Fig. 82

49
Bazat e vizatimit teknik

Për zotërim të suksesshëm të teknikës së shënimit me dorë


të lirë të shkronjave dhe numrave, vizatohen vija ndihmëse dhe
atë:
■ rrjet i vijave ndihmëse horizontale dhe vertikale- për sh-
kronja me lartësi të madhe;
■ kornizë-për shkronja dhe numra me madhësi të mesme
dhe
■ vija horizontale të cilët e përcaktojnë lartësinë
– për shkronja dhe numra me lartësi të vogël (fig. 83)

- kornizë ndihmëse

- rrjet ndihmës (vijat e kuqe janë ndihmëse dhe


vizatohen me vijë shumë të hollë
me laps)

Fig. 83 - vija ndihmëse horizontale

Distanca në të cilët do të vendosen vijat ndihmëse do të va-


ren nga lloji i shkronjave dhe numrave të cilët do të përdoren.
Përveç shënimit të titujve dhe teksteve me dorë të lirë, mund
të shfrytëzohen edhe shabllonë (fig. 32). Shënimi me shabllone
është lehtë dhe në atë mënyrë arrihet njëtrajtshmëri i tekstit të
shkruar, që më vështirë arrihet te shënimi me dorë të lirë.
Shabllonët për shkronja dhe numra më shpesh janë bërë
nga plastika, me hapje në formë të shkronjave dhe numra-
ve përkatës. Me tërheqjen e vijës në brendinë e tehut të hap-
jes, me shënim të shkronjës ose numrit të dëshiruar. Shënimi
kryhet me penë rapidografi me trashësi e cila do të përgjigjet
në trashësinë e shkronjave (madhësinë e hapjes në shabllonin).
Që të jetë i vendosur teksti i shkruar baras nevojitet të tërhiqet
vetëm një vijë ndihmëse (për drejtimin e shkronjave) ndërsa si
mbështetës i shabllonit shërben T-vizorja ose trekëndëshi. Dis-
tanca e shkronjave përcaktohet nga syri, gjatë së cilës duhet të
keni kujdes që ajo të jetë barabartë dhe e njëjtë.
Përveç shabllonëve të drejtë dhe të pjerrët ka shabllonë me
lloje më të ndryshme të shkronjave dhe numrave të cilët janë
shumë dekorues dhe në atë mënyrë e rrisin vlerën estetike të
vizatimit.

50
Bazat e vizatimit teknik

Shënimi i shkronjave dhe numrave mund të bëhet me letra-


ret. Shkronjat dhe numrat janë të fiksuara në foli të tejdukshme
të silikonit dhe me presion shumë lehtë ngjiten, dhe pasqyrojnë
në vizatimin. Letrasetet me shkronja dhe numra gjenden në llo-
je dhe madhësi të ndryshme.
Shënimi shkronjave me letraret bëhet ashtu që
në fillim vizatimi tërhiqet me vijë ndihmëse nëpër
të cilën do të shënohet teksti. Mbi vijën vendoset
folia me shkronjën përkatëse dhe përmbi atë ka-
lohet me laps ose me mjet tjetër të pa mprehur.
Shtypet me gisht dhe tërhiqet folia mbrojtëse
prej silikoni. Në atë mënyrë, shkronjat ose numri
do të ngjiten në vizatimin (fig. 84).
Shënimi me letraret është shumë i ngadal-
shëm dhe duhet të keni kujdes në distancën e
tekstit po për atë nuk preferohet shënimi i teks-
teve të gjata. Shënimi me letraret bëhet në fund
kur vizatimi është i gatshëm, i bërë me tush dhe
i fshirë nga mbetjet me laps dhe nga papastërtia,
meqenëse mund të dëmtohet letraseti.
Fig. 84
6.2. Llojet e shkronjave dhe numrave
Shkronjat dhe numrat, sipas madhësisë së tyre, sipas shëni-
mit dhe sipas formës së tyre, mund të jenë nga më të ndrysh-
met. Ata duhet të jenë të shkruar drejtë, qartë dhe lehtë për t’i
lexuar, në nivel teknik solid.
Madhësia e shkronjave dhe numrave do të varet nga madhë-
sia e vizatimit, qëllimi dhe karakteri i titullit. Kur bëhet fjalë për
madhësinë e shkronjave gjithmonë mendohet në lartësinë e
miratuar (h).
Sipas madhësisë (lartësisë) shkronjat dhe numrat janë të
ndarë në:
■ shkronja të mëdha me lartësi h = 15 - 25 mm (përdoret për
të shkruar titujt kryesor);
■ shkronja të mesme me h = 8 - 14 mm (përdoren për shënim
të titujve dytësor) dhe
■ shkronja të vogla dhe numra me h = 3 - 6 mm (përdoren
për sqarime tekstuale, qëllimi i hapësirave, kuotimi etj.
Shkronjat teknike dhe numrat
Në vizatimet teknike më shpesh përdoren shkronja dhe nu-
mra të shënuara me dorë të lirë. Në vizatimin arkitektonik për
shënim me dorë të lirë të shkronjave dhe numrave përdoren të
ashtuquajtura bllok-shkronja.
Shkronjat mund të jenë të drejta dhe të pjerrëta. Shkronjat
dhe numrat e pjerrëta shkruhen në kënd prej 75°. Ata përdoren
në vizatime mekanike dhe elektroteknike.

51
Bazat e vizatimit teknik

Kjo formë e numrave dhe shkronjave të alfabetit latin është


ndërkombëtarisht e standardizuar dhe përdoret për të shkruar
vizatimet teknike në të gjitha vendet ku përdoret alfabetin latin.
Lartësia e miratuar (h) e shkronjave është e ndarë në 7 pjesë,
kështu që madhësia e 1/7 nga h i definon të gjithë madhësitë
e shkronjave. Gjerësia e shkronjave është 5/7 h, përveç shkron-
jave I, J, L, M dhe W. Numrat për këtë lloj të shënimit janë me
gjerësi prej 4/7 h (fig. 85).

Fig. 85

Në fig. 86 është treguar varianti i këtyre shkronjave të shë-


nuara në mënyrë vertikale, në një rrjet katror, të zbatuara për al-
fabetin cirilik. Edhe këtu është ruajtur raporti i njëjtë i gjerësisë
dhe lartësisë si në shembullin e mëparshëm.
LARTËSIA h

GJERËSIA

Fig. 86
52
Bazat e vizatimit teknik

6.3 Bllok shkronja dhe numra


Sipas formës dhe raportit të lartësisë dhe gjerësisë të shkron-
jave dhe numrave dallohen llojet e shkronjave bllok në vijim:
Shkronjat- bllok normale (fig. 87)
Lartësia e miratuar (h) për shkronjat është ndarë në 5 pjesë
(një pjesë është 1/5h). Gjerësia te numri më i madh i shkronjave
është 3 pjesë (3/5h), shkronjat Г, Ѓ, Е, J, К, Т dhe Ќ kanë gjerësi
nga dy pjesë, shkronjat Љ, С, Ф dhe Ш, 4 pjesë, ndërsa shkronjat
Ж, М, Њ dhe O kanë gjerësi prej 5 pjesësh. Distanca ndërmjet
dy shkronjave fqinje është pjesa 1, ndërsa trashësia e vijës me të
cilën shkruhen është 1/15 deri 1/10 nga lartësia e miratuar h. Te
kjo mënyrë e të shkruarit, distanca ndërmjet shkronjave është e
barabartë, por e njëjta mund të jetë e ndryshueshme varësisht
nga forma e dy shkronjave fqinje.

Fig. 87
Shkronja –bllok të ngushta (shkronja arkitektonike) (fig. 88)
Lartësia e miratuar h është e ndarë në 6 pjesë (njëra pjesë
është 1/6 nga h). Gjerësia e shkronjave është 1 pjesë (Ѕ=1/6 h),
përveç shkronjave Ж dhe O të cilat kanë gjerësi prej 1,5 pjesë
ose ¼ h dhe shkronjat Љ dhe Њ me gjerësi 2 pjesë ose 1/3 h.
Distanca ndërmjet shkronjave është i barabartë dhe bart nga 2
deri 5 pjesë. Trashësia e vijave me të cilët shkruhen këto shkron-
ja është 1/15 deri 1/10 nga h.

Fig. 88
53
Bazat e vizatimit teknik

Shkronja-bllok katrore (fig. 89)


Këto shkronja janë të shkruara në korniza katrore, po lar-
tësia dhe gjerësia janë të barabarta, përveç për shkronjat Љ
dhe Њ. Distanca ndërmjet shkronjave është 1/4 h, ndërsa
trashësia e vijës me të cilën shkruhen është nga 1/15 deri
1/10 prej h.

Fig. 89

Llojet e treguara të shkronjave dhe numrave janë vetëm


pjesë nga mundësitë për shkrimin e tyre, formën dhe ma-
dhësinë. Raportet e miratuara ndërmjet lartësisë dhe gjerë-
sisë, të treguara në këto shembuj, janë vetëm kahje të cilët
nuk e përjashtojnë mundësinë për miratimin formës tjetër
dhe raportit të gjerësisë dhe lartësisë (fig. 90).

Fig. 90

54
Bazat e vizatimit teknik

6.4. Shkronja dhe numra gjeodezik


Në praktikën gjeodezike, për arsye të qëllimeve të ndryshme
të titujve dhe numrave të cilët shënohen, ndërsa për arsye të
njohjes më të lehtë, të skicave detale dhe planeve për të shkruar
me dorë përdoren 4 lloje të shkronjave dhe 7 lloje të numrave.
Lartësia e shkronjave të mëdha shënohet me h dhe matet
nga vija themelore për të shkruar tehun e sipërm të shkronjave.
Lartësia (s) e shkronjave të vogla është 2/3 nga lartësia e sh-
kronjave të mëdha (fig. 91).

vija
themelore
h – lartësia e shkronjave të mëdha për të
ѕ – lartësia e shkronjave të vogla shkruar
Fig. 91
Shkronja të tipit 1 – Këto janë shkronja vertikale me gjerësi të
mesme dhe me këto shkruhen: emra të pikave trigonometrike,
emra të objekteve, shkurtesa dhe shenja për qëllimin e objek-
teve, emra të vendeve të quajtura, fshatrave, komunave, regjio-
neve, shteteve etj. Në fig. 91 janë dhënë vetëm shkronjat të cilët
dallohen në alfabetin latin, dhe nga alfabeti cirilik.
Shkronja të tipit 2 – Këto janë shkronja të pjerrëta me gjerësi
të mesme dhe me këto shënohen emra të ujërave, si: lumenjve,
kanaleve, liqeneve, gjireve, vendkalimet ujore dhe kanalet e de-
tit. Madhësia e shkronjave varet nga gjerësia e objektit. Shkron-
jat shkruhen nën kënd prej 75° (fig. 92).

Fig. 92

Shkronja të tipit 3 – Këto janë


shkronja vertikale rond dhe me
këto shkruhen emra të: maleve,
grykave, kullotave, shpateve dhe
majave (fig. 93)

Fig. 93

55
Bazat e vizatimit teknik

Shkronja të tipit 4 – Këto janë shkronja kaligrafike me të cilët


shkruhet nënshkrimi personal dhe të dhënat e skicave detale.
Shkronjat shkruhen nën kënd prej 60° (fig. 94).

Fig. 94

Numra të tipit 1- me këto shkruhen numrat të pikave


gjeodezike, kilometrat dhe hektometrat të komunikimeve
(fig. 95).
Fig. 95
Numra të tipit 2-me këto numra shkruhen numrat e par-
celave. Numrat janë në pjerrtësi prej 60° (fig. 96).
Fig. 96
Numra të tipit 3-këto numra nuk bëjnë pjesë në alfabe-
tin rond (fig. 97).
Fig. 97 Numra të tipit 4-këto numra bëjnë pjesë në alfabetin
kaligrafik dhe me këto shkruhen të dhëna të skicave de-
tale (fig. 98).

Fig. 98 Numrat tipit 5- me këto numra shënohen shenjat kufita-


re të shteteve, të kufijve të regjioneve administrative dhe
të kufijve të territoreve të mëdha shtetërore (fig. 99).

Numra të tipit 6-me këto numra shënohen sipërfaqe të


Fig. 99 objekteve dhe të terrenit (fig. 100).

Numra të tipit 7 - me këto numra shënohen numrat e


shtëpive, koordinate, sipërfaqet e izohipsave dhe numrat
Fig. 100 e fletëve (fig. 101).

Fig. 101

56
Bazat e vizatimit teknik

Njësia tematike
7. SHENJA DHE SIMBOLE NË
NDËRTIMTARI

Në këtë tërësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ zbatimin e shenjave grafike në


ndërtimtari;
■ simbolet në ndërtimtari dhe
■ simbolet në gjeodezi.
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
7. Shenja dhe simbole në ndërtimtarinë

7.1. Shenja në ndërtimtarinë


7.2. Shenja në gjeodezi

58
Bazat e vizatimit teknik

7.1. Shenja në ndërtimtarinë


Në vizatimet teknike të gjitha sipërfaqet e elementeve ndër-
timore të cilët janë të treguara në prerje, sipërfaqet të cilët
janë të treguara në pamje dhe sipërfaqet të cilët duhet të the-
ksohen në vizatimin, shënohen
EMRI I MATERIALIT SHENJA GRAFIKE NGJYRA në mënyrë të veçantë:
■ me shenja grafike dhe
EMRI I MATERIALIT sepija
■ me ngjyrë.

TEREN I NDRYDHUR
Shënimi i materialit ndërti-
sepija
mor me shenja grafike dhe me
e ndritshme ngjyrë, e paraqitur në prerje, ësh-
ZHAVORR –SHLUNAK
e përhimët të treguar në Fig. 102.
e ndritshme
GRUMBULL ME RËRË
e përhimët
e kaltër në
GURË I MADH-SHTYPËS
të përhimët
e kaltër në
GURË
të përhimët
MURE NGA GURI
КВМ- llaç prej gëlqerja....GHG e kaltër në
КВМ-llaç i vazhduar....GHG të përhimët
КВМ-llaç prej çimentoje....GHG

MUR PREJ TULLAVE


llaç prej gëlqerja e kuqe

MUR PREJ TULLE


llaç i vazhduar e kuqe

TULLË E LEHTË e kuqe

MUR PREJ BETONI e gjelbër

BETON I ARMUAR vjollcë

DRU NË PRERJE e gjelbër

e kaltër e
PROFILE PREJ METALI
mbyllur
e kaltër e
PLLAKA MONTUESE
ndritshme
IZOLIMI NGA ZËRI DHE e porto-
NGROHTËSIA kalltë

IZOLIM NGA LAGËSHTIA e zezë

e verdhë e
GJIPS-SADRA
mbyllur
e gjelbër e Fig. 102
QELQ
mbyllur

59
Bazat e vizatimit teknik

Për të treguar mobiliet dhe sanitarit në projektet arkitektoni-


ke përdoren simbole të ndryshme prej të cilëve një pjesë janë
treguar në fig. 103.

tavolina të vogla tavolinë e


rrethore
tryezë

karrige karrige me
mbështetëse kolltuk divan

krevat
fëmijësh
krevat krevat francez krevat i dyfishtë
normal

gjysmë vaskë vaskë me dush


vaskë normale

pisoar
guaca e vc-së oturak lavamani
lavatriqe

lavatriqe shporet frigorifer plakard dollap në mur

Fig. 103 vitrinë vitrinë e vendosur në murë rafti

60
Bazat e vizatimit teknik

Në, situatat, bazat dhe pamjet e jashtme vizatohet gjelbërim


i lartë dhe i ulët i cili e plotëson shprehjen arkitektonike. Në fig.
104 janë të dhëna disa lloje të vizatimeve grafike të gjelbërimit
të ulët në bazë, ndërsa në fig. 105, lloje të ndryshme të gjelbëri-
mit të lartë në pamje.

– gjelbërim i lartë

– gjelbërim i ulët

Fig. 104

61
Bazat e vizatimit teknik

Fig. 105 – Gjelbërim i lartë


dhe i ulët në dukje

62
Bazat e vizatimit teknik

Në vizatimet arkitektonike e stilizuar tregohet edhe figura e


njeriut, automjeteve etj, që të arrihet pamja më reale e objektit
të projektuar (fig. 106).

automjete në pamje dhe bazë

Fig. 106 – figura e njeriut në dukje

Materialet ndërtimore mund të shënohen edhe


me ngjyrë siç është treguar në fig. 102. Ngjyra në
vizatimet teknike zbatohet edhe për arritje të cilë-
sive më të mira estetike të vizatimit arkitektonik.
Zbatohet në ngjyrë, vizatimet janë më të qarta
dhe më të dukshme me çka theksohen pjesë të
caktuara nga kompozicioni i vizatimit. Vizatimi
teknik ngjyroset kur është mbaruar ngjyrosja me
tush dhe fshirja.
Që të arrihet rezultate solide dhe efektet e
dëshiruara, nevojiten njohje themelore për vetitë
e ngjyrave, rregullat e kombinimit të tyre dhe po-
sedimi i kulturës së caktuar të artit.

Baza për kombinim të ngjyrave në vizatimin,


është rrethi i ngjyrave (fig. 107). Ky është i përbërë
nga tri ngjyra themelore: të kuqen, të verdhën
dhe të kaltrën, të tria ngjyrat dytësore: të porto-
Fig. 107 kalltën, të gjelbrën dhe vjollcë dhe gjashtë ndërmjet ngjyra të
cilët vihen me përzierje të bazave dhe të ngjyrave dytësore.

63
Bazat e vizatimit teknik

7.2. Shenja në gjeodezi


Në praktikën gjeodezike zbatohen dy vizatime themelore
grafike:
■ skicë detale për terrenin e regjistruar dhe
■ plan gjeodezik i fituar me hartim të terrenit të regjistruar.
Shumë sende, objekte, kufij, kultura bujqësore dhe vegjeta-
cion, rrugë, konfigurim etj, në hartat dhe planet paraqiten me
shenja të posaçme, të quajtura shenja topografike, për përpunim
të planeve dhe shenjave hartografike për përpunim të hartave.
Përmbledhja e shenjave topografike është quajtur çelësi
topografik, ndërsa përmbledhja e shenjave hartografike, çelësi
hartografik.
Për planet nga të gjitha shkallët, ekziston vetëm një çelës to-
pografik, por në varësi nga shkalla e hartës ekzistojnë më tepër
çelësa hartografik. Kështu, ekziston çelës i veçantë hartografik
për hartën themelore shtetërore në shkallë prej 1:10 000, dhe i
veçantë për hartat në shkallë prej 1:25 000 deri 1:100 000.
Shenjat topografike dhe hartografike ndahen në shenja në
shkallë dhe shenja të kushtit.
Shenjat në shkallë varen nga madhësia dhe nga forma e ob-
jektit. Me këto shenja paraqiten vijat fizike, siç janë: gardhe dhe
mure, kufij të kulturave, linja konturne të tokës me karakter të
posaçëm (me gurë, moçale, sipërfaqe me ujë), tehe të objekte-
ve dhe ndërtesave, kufij të shfrytëzimit ose pronësi e tokës, he-
kurudha, kanale etj. Me shenja të shkallës paraqiten edhe vijat e
imagjinuara, siç janë: boshtet e komunikimeve, relievi i terrenit
i paraqitur me izohipse etj.
Shenjat e kushtit nuk varen nga madhësia e objekteve, por
vetëm nga forma e tyre. Me ato paraqiten objekte topografike
me dimensione relativisht të vogla të cilët në planin ose hartë
mund të paraqiten në shkallë.
Shenjat e kushtit mund të jenë konkrete, përshkruese ose me
aplikim të dyfishtë.
Shenjat konkrete të kushtëzuara shërbejnë për të paraqi-
tur objekte topografike dhe lëndë në atë vend ku gjenden në
natyrë dhe paraqiten vetëm me pikë. Këto zakonisht janë ndër-
tesa më të vogla, pika gjeodezike nga matja, markant dhe dru
i vetmuar, puse, rrugërrëfyes, shtyllat kufitare etj. Me matje të
këtyre shenjave nuk mund të dihet madhësia e objektit, por
mund të maten distancat prej atyre objekteve, deri te objekte
tjera të paraqitura në shkallë.

64
Bazat e vizatimit teknik

Shenjat përshkruese të kushtit e theksojnë qëllimin dhe llo-


jin e objektit. Këtu bëjnë pjesë shenjat me të cilët shënohen
pikë referimi objektet religjioze (kryqi, gjysmëhëna, Ylli i Davudit), shenja
pika trigonometrike me të cilët shënohet qëllimi i ndërtesave të posaçme, objek-
te, stacione etj. (flamuri, briri i drerit, dy çekanë të kryqëzuar,
pika trigonometrike viza dhe simbole të boshtit të trafikut). Me vijëzime të ndrysh-
pika e poligonit me shënohet qëllimi i ndërtesave, pastaj shënohet pjerrtësia
pika lineare
e tokës, lloji i gardheve, vendi me rërë, pjesa me gurë, kufijtë
administrativ etj.
pika poligonometrike
Shenjat e kushtëzuara me aplikim të dyfishtë janë
pika lidhëse shenja të cilët ndonjëherë përdoren konkretisht, ndër-
pika nyjë sa ndonjë herë si përshkrues. Të tilla janë p.sh.: shenjat
për varrezat, shenjat për varre të vetmuar, pastaj shen-
Shenjat me pika jë për pyll ose drunj të veçantë, shenjë për vend me
gurë ose gurë i vetëm etj.
druri kufitar
Në fig. 108 janë treguar vizatime prej disa shenja-
varre të vetmuar ve topografike të cilët më së shpeshti hasen në pla-
urë druri net, me sugjerim se pa çelës topografik dhe harto-
grafik nuk mund të punohen planet topografike dhe
hartat.
urë hekuri

burim i fuqishëm
dhe i dobët mali me drunj
gjetherënës
çezme e fuqishme
dhe e dobët
mali me drunj
pus pompë
gjethe gjilpërë
gejzer –fontanë natyrale

shtyllë telefoni livadhi

hendek ose hendek i thellë

pendë dheu kullota

kallam
gardh druri

kopshti
gardh prej teli

pemëtari
gardh i gjallë

kufiri i komunës së
kadastrës
kufiri shtetëror
Shenjat topografike të kulturave
Shenja me vija Fig. 108
65
Bazat e vizatimit teknik

Golija pika astronomike

Lig pika trigonometrike nga rendi 1

Avala pika trigonometrike nga rendi 2

pika trigonometrike nga rendi 3

pika trigonometrike nga rendi 4

pika poligonometrike
a) b) a) rendi 3 b) rendi 4
pika fotogrametrike

pika e poligonit me nyje

pika e poligonit

pika lineare (e vogël)

shtylla për vëzhgim të deformimeve

pikë referimi e nivelit e ndërtuar në shtyllën e


betonit

pika trigonometrike, poligonometrike dhe


poligonit kur janë edhe reperë

shenjë për pikën e poligonit dhe anës

pika e vogël e vijës së regjistrimit

normale e anës së poligonit


а) me sy të lirë b) me instrument

vazhdimi i vijës së kufirit

shkallë të pjerrëta dhe transversale

vija kufitare e parcelës

shenja e përkatësisë

gozhdë hekuri si shenjë e kufirit

shenjat e kufirit
a) b) c) а) prej betonit b) prej gurit të thyer c) prej gurit tesan

kryq i gdhendur në gurë ose beton


a) b) c) а) kufitar b) dhe c) i kufirit

dru si shenjë kufiri

shtyllë kufitare prej druri

shtyllë kufitare prej betoni

tabelë kufitare

piramidë kufitare

Fig. 108
66
Bazat e vizatimit teknik

objekt
banimi 0,3’-min.

objekt
shoqëror

objekt prej
druri për
banim

objekt industrial dhe


ekonomik

tarraca
a) e mbuluar
b) e pambuluar
a) b)

Shenja topografike të objekteve


Fig. 108

Çelësi topografik digjital

Pika trigonometrike e rendit të parë Aplikimi i teknologjisë bashkëkohore di-


Shtylla prej hekuri e largpërçuesit gjitale në përpunimin e planeve dhe hartave
kushtëzon revizion të shenjave topografike.
Xeherore e braktisur Shenjat e reja janë të krijuara në bazë të
shenjave të çelësit klasik topografik nga shka-
bosht revizioni –rrethore ku që të mos jenë të rrezikuar shfrytëzuesit e
planeve dhe hartave në të cilët baza digjitale
Shatërvan-fontanë artificiale nuk u është e nevojshme. Çelësi digjital topo-
grafik është i përbërë nga katalogu i shenjave
Shtyllë prej hekuri për antenë TT përshkruese me pika dhe me vija, të cilët janë
të radhitura nëpër tërësitë tematike dhe janë
Kryq për paralajmërim të kalimeve
të definuara me shenja të dhëna në fig. 109.
Var i vetëm krishter Në disa raste, pamja definitive e shenjës
është fituar në bazë të përshtatjes së dukjes
Kopsht klasike të shenjës me mundësitë e reja tekno-
logjike, gjatë së cilës është kryer thjeshtëzim
Gardh i hekurt në mur deri në atë masë që nuk humbet ngjashmëria
me shenjat të përmbajtura në çelësin e më-
Piramidë kufitare
parshëm topografik.
Fig. 109
67
Bazat e vizatimit teknik

Për të treguar shenjat topografike të planeve dhe të hartave


shfrytëzohet paleta standarde e ngjyrave dhe tipave standarde
të vijave (tabela 1 dhe 2).

Tabela 1 Tabela 2
Emri i ngjyrës numri Tip i vijës emri i vijës
e bardhë 0 TV1 vijë e plotë
e kaltër 1
TV2 linjë me pika
e gjelbër 2
e gjelbër 148 vija të ndërprera me
TVЗ
e kuqe 3 segmente të shkurtë
e verdhë 4 vijë e ndërprerë me
rozë 5 TV4 segmente me madhësi të
mesme
e portokalltë 6
e bruztë 7 TV5 vijë-vizë-pikë-vizë
e përhimtë 9
e përhimtë 64
e përhimtë 124

68
Bazat e vizatimit teknik

Njësia tematike
8. PËRPJESËTIMI

Në këtë tërësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ nocionin përpjesëtim;
■ aplikimin e përpjesëtimit në
vizatimet teknike;
■ vizatim në përpjesëtim dhe
■ shndërrim i dimensioneve nga
madhësi e vërtetë në përpjesëtim
dhe anasjelltas
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
8. Përpjesëtimi

8.1. Në përgjithësi për përpjesëtimin


8.2. Vizatimi në përpjesëtim
8.3. Lloje të përpjesëtimit

70
Bazat e vizatimit teknik

8.1. Në përgjithësi për përpjesëtimin


Sendet dhe objektet të cilët duhet të paraqiten në vizatimin
teknik pothuaj se gjithmonë vizatohen më të vogla se sa janë
në madhësinë natyrale. Dimensionet e shtëpive, ndërtesave,
urave, rrugëve, lagjeve etj, janë shumë më të mëdha në kraha-
sim me fletën për të vizatuar, po për atë nuk është e mundshme
të vizatohen në madhësinë e vërtetë. Dimensionet e tyre duhet
të zvogëlohen, në mënyrë adekuate në dimensionet e vizatimit
teknik. Megjithatë, ndonjëherë paraqitet nevojë nga zmadhimi
i madhësive të vërteta të sendeve ose vizatimi në madhësi të
vërtetë. Kjo haset te elemente me dimensione më të vogla (në
makinerinë dhe në elektroteknikë) ose te detalet e pjesëve të
objektit të cilët në atë mënyrë do të jenë më të qarta.

Për arsye të gjithë kësaj, vizatimi teknik është aplikuar përp-


jesëtim, i cili shkurtë shënohet me shkronjën “P”
Përpjesëtimi është raport i cili tregon sa herë dimensionet e vër-
teta janë zvogëluar ose zmadhuar në vizatimin.
Përpjesëtimi shënohet me numra, si raport i dy numrave prej
të cilëve i pari është njëshi (1). Për shembull: Р=1:5, Р=1:100,
Р=1:500 dhe lexohet: një me pesë, njëqind etj. Kjo do të thotë se
lënda e vizatimit është zvogëluar pesë herë (1:5), njëqind herë
(1:100), pesëqind herë (1:500) etj. Numri 1 është njësia matëse
e vizatimit, ndërsa numri i dytë është njësia matëse në natyrë.

Për shembull: Р=1:200 (numri 1 shënon 1 cm në vizatimin,


ndërsa numri 200 shënon 200 cm në natyrë ose 2m, madhësi e
vërtetë).
Р = 1:1 thekson se objekti është vizatuar në madhësi të vër-
tetë.
Р = 2:1, Р = 5:1 domethënë se objekti në vizatimin është
zmadhuar dy herë, përkatësisht pesë herë.
Prej këtu del se sa më i madh të jetë objekti, aq më tepër
duhet të zvogëlohet gjatë vizatimit dhe anasjelltas.

71
Bazat e vizatimit teknik

Në fig. 110 është vizatuar gjatësia AB, kënddrejtë dhe kuti


në madhësi të vërtetë dhe në përpjesëtim. Nga figurat mund të
shihet se nëse një objekt vizatohet në përpjesëtim, zvogëlohen
të gjithë madhësitë e tij-dimensionet, gjatësia, gjerësia dhe lar-
tësia.

GJATËSIA NË MADHËSI NATYRALE DHE E

ZVOGËLUAR 2 HERË Р=1 : 2

E ZVOGËLUAR 4 HERË Р=1 : 4

E ZVOGLUAR 5 HERË Р=1 : 5

Nga shembujt mund të përfundojmë se


një objekt i njëjtë mund të jetë i treguar në
vizatimin më i madh ose më i imët, varësisht
nga ajo sa herë zvogëlohet.
Nëse numri i dytë, i cili e tregon zvogëli-
min (1:200, 1:500, 1:1000) është më i madh,
atëherë dimensionet e objektit do të jenë
më shumë herë të zvogëluara, ndërsa viza-
timi i objektit do të jetë më i vogël (ky përp-
jesëtim quhet përpjesëtim i imët, përpjesëtim
më i vogël).
Nëse numri i dytë është më i vogël (1:5,
1:10,1:20) atëherë dimensionet e objektit janë
zvogëluar më pak herë, ndërsa vizatimi i ob-
jektit është më i madh (ky përpjesëtim quhet
Fig. 110 përpjesëtim i madh, përpjesëtim më i madh).
72
Bazat e vizatimit teknik

8.2. Të vizatuarit në përpjesëtim


Nëse në ndonjë vizatim shkruan se është vizatuar në përp-
jesëtim Р=1:10, kjo do të thotë se:
■ 1 cm i vizatimit ka domethënien e 10 cm në natyrë;
■ 2 e vizatimit kanë domethënien e 20 cm në natyrë:
■ 10 cm të vizatimit kanë domethënien e 100 cm në natyrë.
Nga kjo mund të përfundojmë se llogaritja e madhësive të
vizatimit në madhësi të vërtetë do të kryhet nëse madhësia
e lexuar e vizatimit shumëzohet me numrin e dytë nga përp-
jesëtimi. Nëse vizatimi është vizatuar në Р=1:10, do të thotë se
secila madhësi e objektit në natyrë është për 10 herë më e ma-
dhe se të vizatuarat në vizatimin.
Si të vizatohen dimensionet e vërteta në përpjesëtim të dhënë?
Nëse është Р=1:10, do të thotë se dimensionet e objektit në
vizatim janë 10 herë më të vogla se madhësitë e vërteta. Nëse
madhësia e vërtetë është 25 cm, atëherë në vizatimin kjo do të
jetë 10 herë më e vogël, d.m.th. 2,5 cm.
Llogaritja e gjatësive të vizatimit i cili do të përgjigjet në për-
pjesëtimin adekuat, mund të përcaktohet në dy mënyra:
Mënyra I: Gjatësia nga 35 m e paraqitur në Р=1:50 do të jetë
50 herë më e vogël në vizatimin:
35 m : 50 = 0,7 m = 70 cm
 Të vizatohet fushë sporti me dimensione 40 х 25 m në
Р=1 : 200.
Gjatësia e fushës së sportit është 4000 cm : 200 = 20 cm.
Gjerësia e fushës së sportit është 2500 cm : 200 = 12,5 cm.
Do të thotë, fusha e sportit në vizatimin do të vizatohet me
dimensione 20 х 12,5 cm në Р = 1 : 200.

Mënyra e II; Supozohet se është më lehtë të shumëzohet, po


për atë llogaritja e gjatësive në përpjesëtim përkatës mund të
bëhet edhe në mënyrën në vijim: përpjesëtimi 1:50 do të thotë
se 1 metër në natyrë është 2 cm në vizatimin (1m = 100 cm : 50
= 2 cm). Prej këtu del se gjatësia prej 3,5 m në P = 1:50 është:
3,5 m х 2 cm = 7 cm
 Të vizatohet fushë sporti me dimensione 40 х 25 m në
Р=1 : 200.
Për Р = 1:200, 1 m = 100 cm : 200 = 0,5 cm. Për 1 m në natyrë
përgjigjet gjatësia prej 0,5 cm të vizatimit, përkatësisht 1 m =
0,5 cm.
40 m х 0,5 cm = 20 cm
25 m х 0,5 cm = 12,5 cm
Mënyra e dytë e llogaritjes së dimensioneve për përpjesëtim
të dhënë është më i shpejtë dhe më praktik meqenëse numra
më të mëdhenj me decimale, më lehtë është të shumëzohen
sesa të ndahen dy numra.

73
Bazat e vizatimit teknik

1 2 3 4 5 Në tabelën në figurën 111


Në vizatimin për përpjesëtimet më të apliku-
PËRPJESËTIM Në natyrë Në vizatimin Në natyrë
në cm në m ara, janë dhënë të dhëna të cilat
1:1 1m 10 cm 1m 1 cm 1 cm tregojnë për 1 m në natyrë sa
1:2 1m 50 cm 0,5 m 1 cm 2 cm centimetra përgjigjen në vizati-
1:5 1m 20 cm 0,2 m 1 cm 5 cm min, dhe për 1 cm të vizatimit,
1 : 10 1m 10 cm 0,1 m 1 cm 10 cm çfarë dimensioni përgjigjet në
1 : 20 1m 5 cm 0,05 m 1 cm 20 cm natyrë.
1 : 25 1m 4 cm 0,04 m 1 cm 25 cm
1 : 50 1m 2 cm 0,02 m 1 cm 50 cm
1 : 100 1m 1 cm 0,01 m 1 cm 1m
1 : 200 1m 0,5 cm 0,005 m 1 cm 2m
1 : 250 1m 0,4 cm 0,004 m 1 cm 2,5 m
1 : 500 1m 0,2 cm 0,002 m 1 cm 5m Fig. 111
1 : 1000 1m 0,1 cm 0,001 m 1 cm 10 m

PËRPJESTUESI LINEAR 8.3. Lloje të përpjesëtimit


m
Meqenëse përpjesëtimi është përcaktuar si raport
i dy numrave, mënyra e këtillë e paraqitjes së përp-
cm
jesëtimit quhet përpjesëtim numëror.
Për punë praktike dhe vizatim aplikohet përpjesëtu-
m
esi linear, ku në mënyrë direkte lexohet dhe shënohet
dimensioni i nevojshëm. Këtu janë të vizatuara ndarje
cm të cilët përgjigjen si njësi matëse për përpjesëtim të

caktuar. Ndarje të këtilla të njësive matëse janë të viza-


m tuara në mënyrë precize në përpjesëtuesit të cilët janë
të përshkruar si pajisje për vizatim teknik. Në fig. 112
cm janë të treguara përpjesëtuesit linear për përpjesëti-
met 1:200, 1:100, 1:50, 1:20 dhe 1:5 në krahasim me
m ndarjen në centimetra.
Nga figura mund të shihet se për Р=1:20 për 1 m
cm në përpjesëtues linear përgjigjet gjatësia prej 5 cm në
ndarje centimetrash, meqenëse 100:20=5 cm.
m Në vizatimin teknik, për drejtimet e ndërtimtarisë,
më shpesh aplikohen përpjesëtimet në vijim:
cm - për detaje : Р=1:1, 1:2, 1:5, 1:10, 1:20 dhe 1:25;
- për projekte ideore dhe themelore: Р=1:50, 1:100,
1:200;
Fig. 112 - për plane të situatave, urbanistike dhe gjeodezike:
Р=1:500, 1:1000, 1:2000, 1:2500, 1:5000 dhe
- për harta gjeografike: Р=1:20 000, 1:50 000, 1:100 000, 1:1
000 000 etj.
Cili përpjesëtim do të aplikohet varet nga madhësia e obje-
ktit dhe nga nevoja dhe kërkesa të tjera të kushtëzuara.
Përpjesëtimi është pjesë përbërëse e secilit vizatim teknik
dhe duhet të jetë i shënuar në vend të dukshëm të fletës, më
shpesh me titullin e vizatimit në këndin e djathtë të poshtëm të
vizatimit, pa dallim të formatit.
74
Bazat e vizatimit teknik

Njësia tematike
9. KUOTIMI

Në këtë tërësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ nevoja për kuotim;


■ llojet e kuotave dhe kuotimi;
■ procedura për kuotim të vizatimeve;
■ aplikimi i llojeve të ndryshme të
kuotimit dhe
■ leximi i kuotave nga projekte të
gatshme.

75
Bazat e vizatimit teknik

NJËSIA TEMATIKE
9. Kuotimi

9.1. Në përgjithësi për kuotimin


9.2. Lloje të kuotave dhe rregulla për kuotim

76
Bazat e vizatimit teknik

9.1. Në përgjithësi për kuotimin


Që të jetë vizatimi teknik i plotë, përveç elementeve të viza-
tuar të objektit dhe paraqitje e qartë e formës, nevojitet që të
shënohen madhësitë e tij. Meqenëse objektet e vizatuara janë
në përpjesëtim, nëse nuk janë të vendosura madhësitë e vërte-
ta (natyrale) të objektit, vizatimi teknik në praktikë do të jetë i
papërdorur.
Të gjitha madhësitë e objekteve quhen dimensione.
Procedura e shënimit të numrave me të gjithë vijat e nevojshme
për shënim të dimensioneve të vërteta të objekteve në vizatimet te-
knike quhet kuotim.

Vlera numerike e shprehur në njësinë matëse përkatëse (mm,


Kuotimi i bazës së banjës cm, m) me të cilën shkruhen dimensionet e vizatimit teknik quhen
kuota.

Në vizatimin duhet të jenë dhënë të gjitha dimensionet (ko-


tat) e objektit dhe nëse nuk ka mjaft, vizatimi është i paqartë
dhe i papërcaktuar. Nëse ka shumë, përkatësisht disa matje për-
sëriten më tepër se e nevojshmja, vizatimi është i ngarkuar dhe
i paqartë.

Gjatë skicimit dhe incizimit me dorë të lirë të ndonjë objekti


nga natyra, dimensionet shënohen në anët e skicës së objektit.
Megjithatë, kur objekti vizatohet në përpjesëtim, atëherë viza-
timi me dimensionet-kuoton, me shënimin e dimensioneve të
vërteta.
Kuotimi i bazës-së prerë
9.2. Lloje të kuotave dhe rregulla për kuotim
Në vizatimet teknike dallohen më tepër lloje të kuotave dhe
procedura për kuotim, varësisht nga objekti i cili është i vizatuar,
forma e tij dhe lloji i vizatimit.

Sipas kësaj dallohen:


■ kuota për gjatësi, gjerësi dhe lartësi;
■ kuota të lartësisë dhe
■ kuota përshkruese.

77
Bazat e vizatimit teknik

kuotë e boshtit

kuotë individuale

kuotë përmbledhëse
Fig. 113

Kuota për gjatësi, gjerësi dhe lartësi


Këto kuota janë në lloj të vijës së hollë e cila është paralele
me madhësinë e cila kuotohet. Sipas qëllimit janë të ndarë në:
– kuota të boshtit;
– kuota individuale dhe
– kuota përmbledhëse (fig. 113).
Kuotat e boshtit shërbejnë për shënimin e dimensioneve të
distancës boshtore – distancë nga meset e elementeve – të sub-
jektit ose objektit (nëse është objekt mund të jenë shtyllat dhe
ngjashëm).
Kuotat individuale shërbejnë për shënimin e dimensioneve
të pjesëve nga objekti të cilët shihen nga rrafshi i imagjinuar të
cilës i takon vija e kuotës.
Kuotat përmbledhëse ose të përgjithshme e tregojnë gjatësinë
e përgjithshme të subjektit ose objektit të asaj ane në të cilën
është vendosur kuota dhe duhet të jenë përmbledhje nga kuo-
tat individuale.
Varësisht nga pozita e vijave të kuotave, nga vendosja e tyre
në raport të subjektit ose objektit, vijat e kuotave mund të jenë:
të brendshme ose të jashtme (fig. 114).

kuota të brendshme

kuota të jashtme

Fig. 114
78
Bazat e vizatimit teknik

Rregullat për kuotim


Elemente të cilët e përbëjnë kuotimin janë:
1. vija kryesore e kuotës;
2. vijat ndihmëse të kuotave;
3. viza të kuotave (shigjeta ose rrathë) dhe
4. numra të kuotave (fig. 115).

vija ndihmëse
e kuotës
numri i kuotës

vija kryesore e kuotës

vizë e pjerrët

Fig. 115
Vijat e kuqe janë vija ndihmëse të vizatuara me laps, të ci-
lët pas ngjyrosjes me tush të vizatimit fshihen!

Vija kryesore e kuotës vendoset paralelisht me anën e cila


duhet të kuotohet (për të cilën shënohet dimensioni) i distan-
cës prej 12 mm nga trupi. Të gjitha vijat e kuotave në vijim (një
ose më tepër) janë paralele me të parën në distancë prej 6 mm
(fig. 116).
Vija ndihmëse e kuotës është normale në vijën
objekti
kryesore të kuotës në dimensionin i cili kuotohet.
12mm

Vizat e kuotave vizatohen në prerjen e vijës krye-


sore dhe ndihmëse, në drejtim nga e majta në të
djathtë (nga poshtë lartë), e vështruar nga pozita nga
6mm

e cila lexohet numri i kuotës (fig. 115).


Vizat e pjerrëta mund të zëvendësohen me rrathë
Fig. 116 të kuotës, ndërsa më rrallë me shigjeta (fig. 115).
Numrat e kuotës e tregojnë madhësinë e vërtetë e gjatësisë
së kuotuar. Shkruhen në mesin, ndërmjet vijave ndihmëse të
kuotave mbi vijën kryesore të kuotës si në fig. 114, 115, 116 si
dhe në fig. 117. Kur kuotohet madhësi më e vogël gjatë së cilës
numri i kuotës nuk mund të shënohet ndërmjet vijave ndihmë-
se të kuotës, ky shkruhet anash, lartë ose poshtë, si në fig. 117.
Fig. 117

79
Bazat e vizatimit teknik

Numrat e kuotës më shpesh shënohen në centimetra (12,


150, 1340 etj) për vizatime në përpjesëtim 1:50, 1:100, 1:200
deri 1:500. Për përpjesëtim më të imët se 1:1000 shënohen në
metra (0,12, 1,50, 13,40 etj). Një vizatim mund të jetë i kuotuar
vetëm me njësi të njësi të njëjtë mase dhe gjatë asaj shënohen
simbolet e njësive (m, cm, mm).
Veçmas te konstruksionet e çelikta dhe metalike: profile,
thupra armature, teneqe, dritare prej metali, dyer etj, kuotimi
kryhet në milimetra. Gypat për instalim ujësjellësi kuotohen në
qafë - 1” (qafë) = 25,399 mm.
Gjatë kuotimit të madhësive vertikale, numrat e kutave sh-
Fig. 118 kruhen nga ana e majtë e vijës kryesore të kuotës, ndërsa vizat
shënohen nga e majta në të djathtë, në drejtim të shkrimit të
numrave (fig. 118).
Gjatë kuotimit të objekteve të cilët kanë një ose më tepër
anë, ato kuotohen si në shembullin e dhënë në fig. 119.

Fig. 119

Nga vizatimi shihet se tehu i pjerrët AB dimensionohet me


distancë horizontale dhe vertikale ndërmjet pikave A dhe B, me
çka është plotësisht është përcaktuar.
Në vizatimin në fig. 120 janë treguar mënyrat e mundshme
të kuotimit të drejtë dhe jo të drejtë.

KUOTIM I DREJTË KUOTIM JO I DREJTË

Fig. 120

Nga shembujt e dhënë mund të vërehen disa rregulla të cilët


duhet të zbatohen gjatë kuotimit. Këto janë të domosdoshme
të aplikohen që të fitohet vizatim i dukshëm i kuotuar. Vizatimi i
cili shërben sipas tij të punohet objekti, konstruksioni ose lënda,
duhet të jetë i rregullt dhe të jetë i shfrytëzuar për nga pamja.
80
Bazat e vizatimit teknik

Gjatë kuotimit duhet të kemi kujdes kuotat të të vendosen


atje ku më së shumti përgjigjet qëllimi i paraparë dhe të jenë
të dukshme pa pasur nevojë gjatë asaj të kryqëzohen. Nëse në
vizatimin ka pjesë shumë të imëta të cilët nuk mund të kenë
pamje për t’u kuotuar, ata vizatohen veçmas në përpjesëtim më
të madh, gjatë së cilës kuotohet secili dimension.
Vijat e kuotave bëhen me tush me rapidograf me trashë-
si 0,2, ndërsa numrat e kuotave me 0,3. Kuotimi i vizatimeve
kryhet në fund kur është vizatuar i tërë vizatimi (objekti, lënda,
konstruksioni).
Te vizatimet në të cilët ka rrathë dhe harqe rrethore, kuotimi
kryhet me vizatim në radiusin dhe numrin e kuotës e cila e tre-
gon madhësinë e tij (fig. 121).

Fig. 121

Kur kuotohet baza e turpit të zgjatur i cili në prerje është pa-


raqitur si segment, para numrit të kuotës vendoset shenja Ø (fi)
e cila tregon se numri i kuotës tregon diametrin, përkatësisht se
segmenti i kuotuar është diametër i rrethit (fig. 121 –a).

Fig. 121 - а

81
Bazat e vizatimit teknik

Kuotat e lartësisë
Përveç mënyrës së treguar të kuotimit në vizatimet teknike
aplikohet edhe kuotimi me kuota të lartësisë.
Kuotat e lartësisë tregojnë në cilën lartësi është një sipër-
faqe, gjatësi ose pikë në raport të sipërfaqes së pranuar zero.
Për sipërfaqen zero te objektet nga ndërtimi i lartë miratohet
që të jetë sipërfaqja e dyshemesë, në përdhes ose sipërfaqja e
terrenit. Për sipërfaqen zero në ndërtim të cilët ose gjeodezi
merret rrafshi i sipërfaqes së detit.
Rrafshi i miratuar nga i cili fillojnë të matet lartësitë e ele-
menteve të objektit shënohet me ± 0,00.
Për të paraqitur kuotat e vërteta zbatohen shenja të veçanta
dhe atë:

për kuota të lartësisë në prerje vertikale dhe

për kuota të lartësisë në prerje horizontale.

Kuotat e lartësisë kanë shenjën (+) nëse sipërfaqja e kuotu-


ar është mbi sipërfaqen e miratuar zero dhe shenjën minus (-)
nëse sipërfaqja e kuotuar është nën sipërfaqen e pranuar zero.
Në figurën 122, është treguar shembull i kuotimit me kuota
të lartësisë në bazë (të shikuara nga lartë).

AKSONOMETRIA

PRERJE E
BAZA E SHKALLËVE Fig. 122 MURIT

82
Bazat e vizatimit teknik

Kuota përshkruese
Shumë shpesh gjatë paraqitjes në detale të dyshemeve, kon-
struksioneve ndërmjet kateve, konstruksione të kulmeve, rru-
gëve etj, ku duhet të tregohen më tepër shtresa nga materiale
të ndryshme është kuotim i padukur të realizohen vetëm me
vija të kuotave dhe numrave. Në raste të këtilla, zbatohet kuo-
timi me kuota përshkruese.
Kuotimi përshkrues është kuotim me fjalë të cilët e theksojnë
shtresën dhe numrin që e thekson trashësinë e shtresës.

PARKETI 2,2 cm Në figurën 123, është treguar detal i prerjes


DYSHEME E VERBËR NËN 2,4 cm nëpërmjet konstruksionit ndërmjet katit ku në më-
QEPRA 5/8 nyrë përshkruese dhe me radhë janë treguar mate-
RËRË 7cm rialet të cilët janë përdorur dhe trashësia e tyre.
A.B. PLLOÇA
Në figurën 124, është treguar mënyra e kuotimit
BRINJË 25 cm.
QEPRA 1,8 cm gjatë vizatimit të detaleve të armaturave. Numrat
KALLAM 2 cm në kuotimin 4 « 16 tregojnë 4 thupra çeliku me di-
LLAÇ (llaç) 1,5 cm ametër prej 16 mm. Në vizatimin e njëjtë është tre-
guar kuotimi i thuprave të pështjelluara të çelikut,
te të cilët kuotimi kryhet pa vija të kuotës, ndërsa
shenja lg = 262 është numri përmbledhës i kuotës i
cili tregon sa arrin gjatësia e thuprës.

PRERJE NËPËRMJET
KONSTRUKSIONIT NDËRMJET
KATEVE

Fig. 123

Fig. 123
Kuotimi i sipërfaqeve të pjerrëta si: pjerrtësi të tarracave, ram-
pave, kanaleve për ujëra të zeza, rrugë etj, tregohet me shigjetë,
6m

ndërsa rënia më përqindje (6%) ose me raport (1:8) (fig. 125).


Tereni natyror në planet gjeo-
dezike dhe në hartat gjeografike
1m

tregohet me izohipse dhe kuota të


lartësisë me të cilët shënohet lartë-
sia e terrenit në raport të sipërfaqes
së detit (±0,00), ndërsa të cilët quhen
kuota absolute. Kuotat e lartësisë me
Fig. 125 të cilët shënohet lartësia në raport të
sipërfaqes së miratuar quhen kuota
Fig. 126 relative (fig. 126).
83
Bazat e vizatimit teknik

Për përkryerje të vizatimit në përpjesëtim dhe zbatimi i llo-


jeve të ndryshme të kuotimit janë dhënë ushtrime të cilët do të
ndihmojnë këto mjeshtri të përmirësohen.

nën beton
p = 15,2m2
0 = 15,90m

qilar
p= 1,68m2

BAZA E GARAZHËS

Në bazën janë të vëna matje të cilët


tregojnë për dimensionet e elementeve të
veçanta si dhe për madhësinë e tërë obje-
ktit. Këto dimensione, kuota dhe të dhëna
të tjera janë të domosdoshme për ndërtim
të atij objekti.
PAMJA ANASH

PAMJA NGA PARA

84
Bazat e vizatimit teknik

tjegulla
konstruksion kulmi
a.b. konstruksion 15 cm
plafon 5 cm.

nën 5 cm.
ab konstruksioni 15 cm.
plafoni 5 cm.

nën 5 cm.
a.b. plloça 15cm
rëra 20 cm

PRERJE Р = 1 : 50

85
Bazat e vizatimit teknik

Për zotërim të teknikës së kuotimit dhe lexim të vizatimit te-


knik, duhet të përpunohen ushtrimet e propozuara grafike, në
hamer në formatin A4, me laps dhe me tush.

KUOTIMI

Ushtrimi 1 Ushtrimi 2

Ushtrimi 3
86
Bazat e vizatimit teknik

Mbaje në mend:
Vizatimi teknik është disiplinë shkencore e cila i studion me-
todat dhe rregullat për të treguar idetë dhe mendimet e pro-
jektuesve, të vizatimit;
Vizatimi teknik është i saktë, preciz dhe vizatim qartë i vizatu-
ar në përpjesëtim përkatës me pajisjen e nevojshme dhe ma-
terial për vizatim teknik;
Vizatimet teknike mund të vizatohen: me dorë dhe me ndihmë
të kompjuterit;
Pajisjet për vizatim teknik janë:
– materiali për vizatim teknik dhe
– pajisje për vizatim teknik.
Material për të vizatuar vizatim teknik është gjithë ajo që
harxhohet gjatë punës dhe pasi do të harxhohet, përsëri fur-
nizohemi me të;
Pajisje është gjithë ajo që shfrytëzohet gjatë vizatimit të
vizatimit teknik, nuk harxhohet gjatë shfrytëzimit dhe zë-
vendësohet vetëm dëmtohet;
Materiali për vizatim teknik është: letra, lapsat, tushat,
ngjyrat, goma, selotejpi dhe letraste:
Pajisje për vizatim teknik është: tavolina për të vizatuar, tabe-
la për të vizatuar, t-vizorja, shina, trekëndëshat, vizore të la-
kuara, këndmatës, përpjesëtues, shabllonë, pajisje për kom-
pase, grasos dhe penda rapidograf;
Formati themelor me shenjën “A” është kënddrejtë me sipër-
faqe prej 1m2;
Formati i cili më shpesh përdoret për punim të vizatimeve
teknike është në formatin A4 (210 х 297mm) dhe A3 (420 х
297mm);
Vijat në vizatimet teknike ndërmjet veti dallohen sipas:
– formës;
– trashësisë dhe
– qëllimit.
Sipas formës vijat mund të jenë:
– vija të plota;
– vija të ndërprera;
– vizë-pikë-vija me viza;
– vijë me pika dhe
– vijë e tërhequr me dorë të lirë.
Sipas trashësisë vijat mund të jenë:
– vija të holla: 0,1; 0,18; 0,2; 0,25 mm;
– vija të trasha të mesme: 0,3; 0,4; 0,5 mm;
– vija të trasha 0,6; 0,8; 1,0; 1,2 mm dhe
– vija shumë të trasha: mbi 1,2 mm.
Sipas qëllimit vijat janë të ndara në:
– vija themelore ose konture;
– vija të padukshme dhe
– vija ndihmëse.
Vijëzimi është rrejt i dendur nga vija të holla ndërmjet veti pa-
ralele të vendosura horizontalisht, vertikalisht ose nën kënd.
Bërja me tush ose vizatimi me tush është procedurë e tërheq-
jes së vijave me tush nëpërmjet vijave të vizatuara me laps.
87
Bazat e vizatimit teknik

Vizatimi teknik, përveç vijave, përmban edhe shkronja dhe


numra, me të cilët janë të shënuar tituj të ndryshëm, sqarime,
dimensione të objekteve etj.
Sipas madhësisë (lartësisë) shkronjat dhe numrat janë të
ndara në:
– shkronja të mëdha me lartësi h = 15 – 25mm (përdoren për të
shënuar titujt kryesor);
– shkronja të mesme me h = 8 – 14mm (përdoren për të shënu-
ar tituj dytësor) dhe
– shkronja të vogla dhe numra me h = 3 – 6 mm (përdoren për
sqarime tekstuale, për qëllim të hapësirave, kuotimit etj).
Bllok – shkronja dhe numra janë:
– bllok- shkronja dhe numra normal;
– shkronja dhe numra të ngushtë ose arkitektonik dhe
– bllok-shkronja dhe numra të katrorit;
Në ndërtimtari përdoren lloje të ndryshme të simboleve,
shenjave dhe ngjyra për theksimin e materialit ndërtimor,
mobilieve, sanitarëve etj;
Në praktikën gjeodezike përdoren:
– për punim të planeve-shenjave topografike dhe
– për punim të hartave-shenja hartografike.
Përmbledhje e shenjave topografike është quajtur çelësi to-
pografik;
Përmbledhja e shenjave hartografike është quajtur çelësi har-
tografik;
Shenjat topografike dhe hartografike ndahen në shenja në
përpjesëtim dhe shenja të kushtit;
Shenjat e kushtit mund të jenë: konkrete, përshkruese ose me
zbatim të dyfishtë;
Procedura e shënimit të numrave me të gjithë vijat e nevojsh-
me për shënim të dimensioneve të vërteta quhet kuotim;
Vlera numerike e shprehur në njësinë përkatëse masë (mm,
cm, m) me të cilën shënohen dimensionet e vizatimit teknik
quhet kuotë;
Në vizatimin teknik dallohen:
– kuota për gjatësi, gjerësi dhe lartësi;
– kuota të lartësisë dhe
– kuota përshkruese.
Kuotat për gjatësi, gjerësi dhe lartësi sipas qëllimit janë të
ndara në:
– kuotat e boshtit;
– kuota individuale dhe
– kuota përmbledhëse.
Elementet të cilët e përbëjnë kuotimin janë:
– vija kryesore e kuotës;
– vija ndihmëse të kuotave;
– viza të kuotës (shigjeta ose rrathë) dhe
– numra të kuotës.
Kuotat e lartësisë tregojnë në cilën lartësi është një sipërfaqe,
gjatësi ose pikë në raport të sipërfaqes së miratuar zero;
Kuotimi përshkrues është kuotim me fjalë (të cilët e emërojnë
shtresën) dhe numri (i cili e thekson trashësinë e shtresës).
88
Bazat e vizatimit teknik

TEST nga vizatimi teknik me komunikim kompjuterik; TEMA: vizatimi teknik


Grupi I

Grupi I i pyetjeve për zgjedhje të shumëfishtë:


Udhëzim: Në secilën pyetje janë dhënë më tepër përgjigje prej të cilëve vetëm njëra është e saktë. Me kujdes
lexoni secilën pyetje, vendos cila nga përgjigjet e ofruara është e saktë dhe rrethoni shkronjën para përgjigjes
së saktë. Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë pikë.

1. ( 2 ) ( ) Materiali për vizatim teknik:


а) shumë përdoret;
b) nuk harxhohet gjatë punës;
c) është gjithçka që harxhohet gjatë punës.
2. ( 2 )( ) Mjet për vizatim teknik është:
а) lapsi;
b) hameri;
c) “T” vizorja.
3. ( 2 ) ( ) Letra – Hamer është:
а) letër e hollë e tejdukshme;
b) letër e bardhë, e lëmuar, cilësore;
c) letër me përbërje kimike speciale.
4. ( 2 ) ( ) Shabllonët përdoren:
а) për të vizatuar vija të drejta;
b) për të vizatuar mobilie, simbole dhe shenja, shkronja dhe numra etj;
c) për matje dhe vizatim të këndeve.
5. ( 2 ) ( ) Trekëndëshat të cilët përdoren në vizatimin teknik i kanë këndet në vijim:
а) 45°, 45°, 90° dhe 30°, 60°, 90°;
b) 40°, 50°, 90° dhe 30°, 30°, 90°;
c) 90°, 35°, 55° dhe 30°, 90°, 90°
Grupi II i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë:
Udhëzimi: Me kujdes lexoni secilën kërkesë: nëse mendon se kërkesa është e saktë rrethoje shkronjën S,
nëse mendon se kërkesa nuk është e saktë rrethoje shkronjën J. Nëse përgjigja është shkarravitur, nuk do
të jepen pikë.

1. ( 2 )( ) Për të vizatuar detale përdoren përpjesëtimet: 1:10.000, 1:1000, 1:500.


S J
2. ( 2 ) ( ) Portamina janë ato me shenjën В, 2В, ЗВ, 4В, 7В, 9В.
S J
3. ( 2 ) ( ) Letra e cila ka përbërje kimike speciale është letër milimetrike.
S J
4. ( 2 ) ( ) Për të vizatuar me tush më shpesh përdoret pena rapidograf.
S J
5. ( 2 ) ( ) Vijëzimi është rrejt i dendur me vija të holla të vizatuara me dorë të lirë.
S J
89
Bazat e vizatimit teknik

Grupi III i pyetjeve me përgjigje të shkurta:


Udhëzim: Shto informacionin e duhur në fjalinë e pambaruar. Përpiqu që ta mbarosh komplet fjalinë, për atë
që përgjigjet e pakompletuara do të vlerësohen pjesërisht.

1. ( 3 ) ( ) Numëro dhe vizato llojet e kuotave të lartësisë: _______________________________


_______________________________________________________________________________

2. ( 3 ) ( ) Çka paraqet përpjesëtimi dhe si shënohet: ___________________________________


_______________________________________________________________________________

3. ( 3 ) ( ) Çka është vijëzimi ?______________________________________________________


_______________________________________________________________________________

4. ( 3 ) ( ) Çka është viza me vijë të hollë dhe me çfarë pene nga rapidografi bëhet me tush?
_______________________________________________________________________________

5. ( 3 ) ( ) Numëro llojet e shkronjave sipas lartësisë: ___________________________________


_______________________________________________________________________________

6. ( 3 ) ( ) Për çka shërbejnë kuotat përshkruese? ______________________________________


_______________________________________________________________________________

7. ( 5 ) ( ) Të vlerësohen dimensionet e derës me gjerësi 0,95 m dhe lartësi 2,10 në përpjesëtim:

Р = 1 : 20 gjerësi ____________ lartësi ____________

Р = 1 : 50 gjerësi ____________ lartësi ____________

Р = 1 : 100 gjerësi ____________ lartësi ____________

nota 1 2 3 4 5
pikat 0 - 19 20 - 25 26 - 31 32 - 37 38 -43

90
Bazat e vizatimit teknik

TEST nga vizatimi teknik me komunikim kompjuterik; TEMA:vizatimi teknik


Grupi II

Grupi i I i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë:


Udhëzim: Në secilën pyetje janë dhënë më tepër përgjigje prej të cilëve vetëm njëra është e saktë. Me kujdes
lexoni secilën pyetje dhe vendosni cila nga përgjigjet e ofruara është e saktë. Rrethoje shkronjën para përgji-
gjes së saktë. Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë pikë.

1. ( 2 ) ( ) Pajisej për vizatim teknik është gjithë ajo që:


а) nuk harxhohet gjatë punës, ndërsa ndërrohet vetëm nëse dëmtohet;
b) përdoret në të vizatuarit;
c) zëvendësohet vazhdimisht.
2. ( 2 ) ( ) Materiale për vizatim teknik janë:
а) rapidografi;
b) letra;
c) Т-vizorja.
3. ( 2 ) ( ) Letra-Ozolit është:
а) letër e hollë e tejdukshme;
b) letër e bardhë, e lëmuar, cilësore;
c) letër me përbërje kimike speciale.
4. ( 2 ) ( ) Përpjesëtuesi përdoret:
а) për të shënuar shkronja dhe numra;
b) për të vizatuar vija të drejta;
c) për matje të saktë dhe kahje të gjatësive, ndërsa jo për të vizatuar.
5. ( 2 ) ( ) Cilët portamina për lapsa bëjnë pjesë në grupin e portaminave të forta:
a) 2Н, ЗН, 4Н;
b) 2В, В, ЗВ;
c) Н, НВ, F.
Grupi II i pyetjeve me zgjedhje të dyfishtë:
Udhëzim: Me kujdes lexoje secilën kërkesë. Nëse mendon se kërkesa është e saktë rrethoje shkronjën S, nëse
mendon se kërkesa është e pasaktë rrethoje shkronjën J. M[se përgjigje është shkarravitur, nuk do të jepen pikë.

1. ( 2 ) ( ) Vijëzimi kryhet nën kënd prej 30°.


S J
2. ( 2 ) ( ) Kur vizatimi teknik duhet të kopjohet (shumëzohet) vizatohet në letrën e tejdukshme
paus.
S J
3. ( 2 ) ( ) Për të vizatuar rrathë dhe harqe të qarkut përdoret përpjesëtues.
S J
4. ( 2 ) ( ) Për të vizatuar projekte, përdoren përpjesëtimet 1:50, 1:100, 1:200.
S J
5. ( 2 ) ( ) Vijat e trasha bëhen me tush me anë të penës 0,6; 0,7; 0,8.
S J
91
Bazat e vizatimit teknik

Grupi III i pyetjeve me përgjigje të shkurtë:


Udhëzim: Shto informacionin e nevojshëm në fjalinë e pambaruar. Duke u përpjekur në mënyrë komplete ta
mbarosh fjalinë, për atë që përgjigjet jo komplete do të jepen pikë pjesërisht.

1. ( 3 ) ( ) Numëro elementet e kuotave: _____________________________________________


_______________________________________________________________________________

2. ( 3 ) ( ) Çka bëhet me tush, me vijën e mesme të trashë dhe me cilën penë nga rapidografët?
_______________________________________________________________________________

3. ( 3 ) ( ) Numëro llojet e vijave (sipas dukjes) të cilët përdoren për të vizatuar: ________________
_______________________________________________________________________________

4. ( 3 ) ( ) Numëro llojet e shkronjave dhe numrave të cilët përdoren në vizatimet teknike: ______
_______________________________________________________________________________

5. ( 3 ) ( ) Cilët lloje të letrës përdoren për të skicuar dhe për të vizatuar me dorë të lirë? ________
_______________________________________________________________________________

6. ( 3 ) ( ) Cilët janë dimensionet e formatit A4 dhe cilët formate të tjera të letrës përdoren?
_______________________________________________________________________________

7. ( 3 ) ( ) Të llogariten dimensionet e dhomës me gjerësi 3,20 m dhe gjatësi 4,40 m në përp-


jesëtim:

Р = 1 : 50 gjerësi ____________ lartësi ____________

Р = 1 : 100 gjerësi ____________ lartësi ____________

Р = 1 : 200 gjerësi ____________ lartësi ____________

nota 1 2 3 4 5
pikat 0 - 19 20 - 25 26 - 31 32 - 37 38 - 43

92
TEMA
B. BAZAT E VIZATIMIT
GJEOMETRIK

Njësia tematike
10. Konstruksionet gjeometrike

Në këtë njësi tematike, nxënësi


mund të njoftohet me:

■ llojet e drejtëzave;
■ ndarja e gjatësive në pjesë të
barabarta;
■ llojet e këndeve dhe konstruksioni i
tyre;
■ bashkimi i drejtëzave me pjesë të
rrethit;
■ konstruktimi i shumëkëndëshave të
drejtë dhe
■ konstruktimi i elipsës,
parabolës dhe hiperbolës.

B
Bazat e vizatimit gjeometrik

NJËSIA TEMATIKE
10. Konstruksionet gjeometrike

10.1. Drejtëza
10.2. Konstruksioni i shumëkëndëshave të drejtë
10.3. Konstruksioni i elipsës, parabolës dhe hiperbolës

94
Bazat e vizatimit gjeometrik

10.1. Drejtëza
Në vizatimin teknik shumë shpesh aplikohen konstruksione
gjeometrike, po për atë është i domosdoshme njoftimi me ato.
Këtu do të tregohen ato konstruksione gjeometrike të cilët më
shpesh hasen në vizatimin teknik.
Konstruksionet gjeometrike janë ato të cilët realizohen me
përdorim vetëm të vizores dhe kompasit.
Kufizimi i përdorimit vetëm të vizores dhe kompasit gjatë
konstruksioneve gjeometrike rrjedh nga Euklidi, i cili vizoren
dhe kompasin i ka vlerësuar si të barabarta në konstruksionet.
Drejtëzat, si elemente në vizatimet teknike mund të jenë në
pozicione të ndryshme të ndërsjella dhe atë:
■ të jenë paralele,
■ të jenë normale (nën kënd prej 90°) dhe
■ të jenë nën kënd arbitrar.
Dy drejtëza janë paralele kur të gjithë pikat të cilët bëjnë pjesë
në ato drejtëza janë në distancë të barabartë ndërmjet veti.
Konstruksioni i dy drejtëzave paralele mund të jetë me dy tre-
këndësha ose me trekëndësh dhe kompas siç është treguar në
fig. 127. Është dhënë drejtëza a dhe pika A nëpër të cilën duhet
të konstruktohet drejtëza paralele b. Nga pika A shënohet har-
ku l1me radius arbitrar. Nga pika B e cila është pikë prerëse e
harkut dhe drejtëzës a, përshkruhet harku l2 me radius të njëjtë
si harku i parë. Harku l2 kalon nëpër pikën A dhe e pret drejtëzën
a në pikën C. Gjatësia e kordave AC në harkun l2 bartet nga pika
B në harkun l1 dhe fitohet pika D. Nëpër pikat A dhe D kalon
drejtëza b e cila është paralele me drejtëzat a.

Fig. 127

95
Bazat e vizatimit gjeometrik

Dy drejtëza janë normale nëse janë të vëna nën kënd prej 90°.
Dy drejtëza në kënd të drejtë mund vizatohen me dy tre-
këndësha siç është sqaruar në temën 4.4. Manipulimi me dy
trekëndësha.
Këtu do të jetë e sqaruar si vizatohen dy drejtëza normale
me trekëndësh dhe kompas nëse është dhënë drejtëza b dhe
B (fig. 128). Nga pika e dhënë B shënohet hark arbitrar i cili e
pret drejtëzën e dhënë b në pikat MN. Pastaj nga pikat M dhe
N shënohen harqe me rreze të barabartë. Pika e prerë e këtyre
harqeve В’ dhe pika B nëse lidhen e definojnë normalen e dre-
jtëzës b.
Fig. 128 Simetria e segmentit është drejtëz e cila është njësoj e larguar
nga pikat e fundit të segmentit.
Konstruksioni i simetria është treguar në fig. 129. Nga pikat
e fundit të segmentit tërhiqen harqe me rreze të njëjtë të ci-
lët janë më të mëdhenj se gjysma e segmentit. Pikat e prera të
harqeve e përcaktojnë simetrinë e segmentit.
Ndarja e segmentit në pjesë të barabarta
Vizatohet segmenti AB dhe gjysmëdrejtëz nga pika A me
drejtim arbitrar (fig. 130). Në gjysmëdrejtëzat nga pika A ven-
dosen me kompas numër arbitrar i brinjëve të barabarta. Pika
e fundit e fituar C lidhet me pikën B nga segmenti i dhënë. Pa-
Fig. 129 ralelisht me drejtimin e CB nga secila brinjë e gjysmëdrejtëzës
tërhiqen segmente paralele të cilët e ndajnë segmentin AB në
pjesë të barabarta.
Konstruksioni i këndeve prej 30°, 60°, 90° dhe 120°
Në temat 4.3. dhe 4.4. është sqaruar vizatimi i këndeve me
madhësi të ndryshme, e përdorim të T-vizores dhe trekëndëshe-
ve. Këtu do të jetë sqaruar konstruksioni i këndeve me kompas
(fig. 131). Këndi prej 60° konstruktohet në mënyrën në vijim:
nga pika O e gjysmëdrejtëzës së dhënë, e cila është njëra nga
krahët e këndit, shënohet hark me rreze arbitrare. Nga pika A
Fig. 130 me hapje të njëjtë të kompasit shënohet pika B e harkut. Seg-
menti OB e përcakton krahun tjetër të këndit.

Mendo dhe vetë konstruktoj këndet e ngelura!

kënd 90° kënd 60° kënd 120° kënd 90°

KONSTRUKSIONI I KËNDEVE
96
Bazat e vizatimit gjeometrik

Simetria e këndit është drejtëz e cila është e larguar njëjtë nga


krahët e këndit.
Konstruksioni i simetrisë reduktohet në konstruksionin e
simetrisë së kordave të harkut e tërhequr nga kulmi i këndit,
të cilat pika kufitare janë A dhe B, pika të prera të krahëve në
këndin e harkut (fig. 132). Simetria e këndit të drejtë mund të
konstruktohet edhe me trekëndësh prej 45° (fig. 133).

Fig. 132 Fig. 133

Bashkimi i drejtëzave me pjesë nga qarku


Bashkimi i vijave të drejta me harqe qarkore dhe anasjelltas
duhet të jetë në mënyrë të paperceptueshme. Që bashkimi të
jetë i mirë në fillim të vizatohen lakesat ndërsa pastaj vijat e dre-
jta. Gjatë asaj vijat e drejta gjithmonë lidhen në harqet si tang-
jente të tyre (fig. 133).

Fig. 134
97
Bazat e vizatimit gjeometrik

10.2. Konstruksioni i shumëkëndëshave të drejtë

Shumëkëndësha të drejtë (poligone) janë imazhe Gjeometrike


të cilat kanë brinjë dhe kënde të barabarta.
Konstruksioni i shumëkëndëshave mund të jetë me brinjë
të dhënë ose rreze të qarkut të shënuar rreth shumëkëndëshit.
Gjatë kësaj mund të shfrytëzohet T-vizore dhe trekëndëshat por
më shpesh shfrytëzohet kompasi dhe trekëndëshat.

Konstruksioni i shumëkëndëshave të rregullt


të shënuar në qarkun
Konstruksioni i trekëndëshit barabrinjës
Origjina e numrave - Luksor Në qarkun e dhënë vizatohen të dy diametrat 1-2 dhe 3-4.
Nga pika 4 vizatohet hark me rreze r = 40, gjithnjë deri te prerja
me qarkun. Me lidhje të pikave të prera A dhe B fitohet njëra
brinjë e trekëndëshit ndërsa me lidhjen me pikën 3 (C) fitohet
trekëndëshi barabrinjës ABC (fig. 135).

Fig. 136

Fig. 135

Konstruksioni i katërkëndëshit barabrinjës – katrorit


Në qarkun e dhënë vizatohen të dy diametrat normale 1 – 2
dhe 3 – 4 të cilët e ndajnë rrethin në katër pjesë të barabarta.
Nëse tërhiqen dy diametrat tjerë të cilët janë nën kënd prej 45°
janë me tani më diametrat e tërhequr, prerjet e tyre me qarkun
janë kulet e kërkuara të katrorit ABCD (fig. 136).

98
Bazat e vizatimit gjeometrik

Konstruksioni i pesëkëndëshit të drejtë


Në rrethin e dhënë vizatohen diametrat 1-2 dhe 3-4 dhe për-
caktohet pika e mesme M në rrezen O2. Shënohet hark rrethor
nga pika M me r = M3 deri në prerje me diametër 1-2 ku fitohet
pika N. Segmenti 3N vendoset saktë pesë herë nëpër rrethin
(fig. 137).

Fig. 137 Fig. 138

Konstruksioni i gjashtëkëndëshit të drejtë


Nëse dihet se brinja e gjashtëkëndëshit të drejtë është e ba-
rabartë me rrezen e rrethit të shënuar rreth tij, konstruksioni i
tij nuk duhet të paraqesë vështirësi të veçantë. Në fig. 138 ësh-
të treguar procedura e konstruksionit të gjashtëkëndëshit: në
fillim vizatohen të dy diametrat normal dhe vizatohen harqe
qarkore me r = 10 dhe r = 20 deri në prerje të rrethit. Kështu
fitohen pikat A dhe E dhe B dhe D. Me lidhjen e pi-
kave F dhe C fitohet gjashtëkëndëshi.
Konstruksioni i shtatëkëndëshit të drejtë
Në rreth të dhënë vizatohen dy diametra normal.
Nga pika 4 me rreze r = 40 vizatohet hark qarku deri
në prerje me rrethin në pikat 5 dhe 6. Lidhja e këtyre
pikave është korda 5 6, e cila e pret diametrin në 4
3 në pikën 7. segmenti 5 7 (gjysma e kordës) është
ana e shtatëkëndëshit të drejtë dhe nga pika 5 ven-
doset shatë herë nëpër rrethin me çka fitohen kulme
të shumëkëndëshit (fig. 139).

Fig. 139

99
Bazat e vizatimit gjeometrik

Konstruksioni i tetëkëndëshit të drejtë


Në rrethin e dhënë vizatohen dy diametrat normal 1 2
dhe 3 4 të cilët në prerje të rrethit i japin katër kulmet nga
tetëkëndëshi. Nëse tërhiqen dy diametrat tjerë nën kënd
prej 45° me të parat, në prerje me rrethin C do të fitohen
katër kulmet tjerë nga tetëkëndëshi ABCDEFGH (fig. 140).
Konstruksioni i nëntëkëndëshit të drejtë
Në rrethin e dhënë vizatohen dy diametra normal të
rrethit I, II, dhe III, IV. Diametri I II ndahet në nëntë pjesë
të barabarta duke shfrytëzuar konstruksionin prej fig. 130.
Nga pikat I dhe II si qendra shënohen harqe rretho-
re me r = I II deri në prerjen në pikat P dhe T. Nëpër
Fig. 140 këto pika dhe pikat nga ndarja e diametrit 2, 4, 6 dhe 8
tërhiqen drejtëza (P 2, P 4, P 8 dhe T 2, T 4, T 8) të cilët
në prerje me rrethin i japin kulet e nëntëkëndëshit të drejtë
(fig. 141).

Fig. 141

Ky konstruksion është universal dhe mund të zbatohet për


të vizatuar të gjithë shumëkëndëshat të drejtë të shënuar në
qark me rreze të dhënë. Dallimi është në numrin e ndarjeve të
diametrit I II – sa anë, aq ndarje. Te shumëkëndëshat me numër
çift të brinjëve pikët P dhe T lidhen me numrat tek nga ndarja,
ndërsa për shumëkëndëshat me numër tek të brinjëve me nu-
mrat çift.

Ushtrime: Konstrukto pesëkëndësh, shtatëkëndësh dhe te-


tëkëndësh të drejtë e cila rreze e rrethit të shënuar është 5 cm.

100
Bazat e vizatimit gjeometrik

Konstruksioni i shumëkëndëshave të drejtë


me anën e dhënë
Nëse është dhënë brinja AB e shumëkëndëshit, konstruksioni
reduktohet në paraardhësin, gjatë së cilës duhet të përcaktohet
ky rreth me rrezen r, në të cilën segmenti i dhënë AB do të jetë
brinja e shumëkëndëshit të shënuar. Janë të njohura dy mënyra
të cilët mund të zbatohen për të gjithë shumëkëndëshat e cila
brinjë është e dhënë:

Mënyra I – konstruksioni i pesëkëndëshit të drejtë (fig.


142) – vizatohet rreth arbitrar me qendër O dhe me nga një nga
mënyrat e mëparshme,konstruktohet pesëkëndësh (fig. 137).
Pika O lidhet me 1 dhe 2. Në gjysmëdrejtëzën O1 nëpër pikën
— — — —
arbitrare A B tërhiqet segmenti A B paralele me 1 2, e gjatë sa

ana e dhënë. Nga pika B tërhiqet gjysmëdrejtëz paralele me O1
dhe në prerje me gjysmëdrejtëzën O2 fitohet pika B. OB është
rreze e rrethit me qendër në O, e cila anë është AB.

a = 3cm
brinja
Fig. 142 Fig. 143

Mënyra II – konstruktim i përafërt i shumëkëndëshit të


drejtë (fig. 143) – vizatohet brinja e dhënë e shumëkëndëshit.
Nga pika A tërhiqe gjysmëdrejtëz nën kënd 45°. Nga pika B tër-
hiqet normale e AB. Ato priten në pikën K. Nga A kah K tërhiqet
hark me rreze të barabartë të brinjës së dhënë. Vizatohet simetri
e brinjës AB. Në pikën C4 është qendra e rrethit të shënuar rre-
th katrorit me brinjë AB ndërsa C6 është qendra e rrathëve të
shënuara rreth gjashtëkëndëshit të drejtë. Simetria e segmen-
tit C4C6, pika C5 është qendër e qarkut të shënuar rreth pesë-
Ushtrim: Konstrukto: këndëshit të rregullt. Nëse nga pika C6 vendoset distanca C4C5
a) 7 kënd të drejtë me = C5C6, fitohet pika C7 – qendër e rrethit të shënuar rreth shtatë-
brinjë a = 3cm këndëshit të drejtë me anën AB etj.
b) 8 kënd i drejtë me
brinjë a = 2,5

101
Bazat e vizatimit gjeometrik

10.3. Konstruksioni i elipsës, parabolës dhe hiperbolës

Elipsa
Elipsa është vijë e lakuar e rregullt e te e cila përmbledhja e dis-
tancave nga secila pikë deri te dy pika të përhershme (fokuse F1, F2)
është e barabartë në gjatësinë e boshtit të Madh AB (fig. 144).

BOSHTET E ELIPSËS DIAMETRA TË KONJUGUAR

Fig. 144 Në vizatimet teknike dhe në projekt gjeometrinë elipsa më


shpesh është dhënë me boshtet, AB e madhe dhe CD e vogël të
cilët ndërmjet veti normale dhe diametrat e konjuguar – bosh-
tet ndërmjet veti janë nën kënd të caktuar (fig. 144).
Nga shumë konstruksione të njohura të elipsës këtu do të
jenë të sqaruara ato të cilët mund më lehtë të aplikohen në vi-
zatimin teknik.

Mënyra I: Në fig. 145 është dhënë elipsa me diametrat kon-


juguar AB dhe CD dhe këndi α. Në fillim vizatohet katërkëndëshi
I, II, III, IV të cilët brinjë janë paralele me diametrat e konjuguar
dhe janë tangjent të elipsës në pikat A, B, C dhe D. Largësitë C
III dhe C IV do të ndahen në numër arbitrar pjesë të barabarta
(në vizatimin janë 4 pjesë) dhe fitohen pikat 1, 2, 3. Në 4 pjesë
ndahet edhe gjysmë diametri C O dhe fitohen pikat 1,2,3. Nëse
lidhet pika A dhe 2, dhe me 2 në prerje fitohet E nga elipsa. Në
mënyrë të këtillë fitohen të gjithë pikat.
Në mënyrë të njëjtë konstruktohet elipsa kur janë të dhënë
boshtet e tij si në fig. 145 b.

Fig. 145 a Fig. 145 b


102
Bazat e vizatimit gjeometrik

Mënyra II – konstruksion i elipsës me dy rrethe të


koncentruar
Në fig. 146 është treguar konstruksioni i elipsës. Njëri rreth
është me rreze r = OA, ndërsa tjetri me r = OC. Nëse rrathët i
ndajmë në pjesë të barabarta (12, 16 ose më ndryshe), në rre-
thin e vogël fitohen pikat 1, 2, 3, ... ndërsa në rrethin e madh
pikat 1, 2, 3... Nga pikat e fituara po kështu tërhiqen vija paralele
me diametër të elipsës dhe fitohen pikat nga elipsa 1, 2, 3, ...

Fig. 146 Fig. 147

Mënyra III – konstruksion i elipsës me një copë të letrës


Në një copë prej letre, si në figurën 147, vendoset gjysma
nga boshti i madh i elipsës, ME dhe në anën e kundërt gjysma e
boshtit të vogël, EN. Vizatohen të dy boshtet të elipsës me pikat
AB dhe CD. Nëse vendoset letra ashtu që pika M rrëshqet nëpër
boshtin e vogël, ndërsa pika N nëpër boshtin e madh, pika E do
ta shënojë elipsën.

Ushtrime:
1. Konstrukto elipsë sipas metodës së diametrave të konjuguar
nëse AB = 7cm, ndërsa BC, α = 60°
2. Konstrukto elipsë sipas metodës së rrathëve të përqendruar
nëse AB = 8cm, ndërsa BC = 5 cm.
3. Konstruktoj elipsat e mëparshme dhe me metodat tjera të
sqaruara!

103
Bazat e vizatimit gjeometrik

Parabola
Parabola është lakesë e këtillë e cila është njësoj e larguar nga
direktrisa

një pikë e përhershme F (fokus) dhe një pikë të përhershme d (dire-


ktrisa) (fig. 148).
Boshti i parabolës kalon nëpër fokusin F, normalja është e
direktrisës dhe e pret në pikën O. Një pikë nga parabola ësh-
boshti të kulmi A dhe gjendet në gjysmën e largësisë OF. Në boshtin
(prej A kah F) zgjidhen pika arbitrare 1, 2, 3 Nga këto pika (p.sh.:
pika 3) tërhiqen paralele me direktrisën, ndërsa me qendër në
F shënohet harku rrethor me r = O3. Në prerje të harkut qarkor
dhe paralelet fitohen pikat e ngelura të parabolës.
Distanca F 3 = M 3 tregon se pika 3 është njësoj e larguar nga
fokusi dhe direktrisa, që del nga definicioni i parabolës.

Fig. 148
Hiperbola
Hiperbola është lakesë në të cilën dallimi i largësive
të secilës pikë së saj dy pikë të përhershme (fokuse) është
gjithmonë i njëjtë F1 2 - F2 2 =AA1 (fig. 149).
Drejtëza që kalon nëpër fokuset e boshtit të sime-
trisë ndërsa drejtëza që kalon nëpër pika O (gjysma e
largësisë F1 F2) dhe është normale në atë ndërsa boshti
boshti tjetër në simetrinë. Pikat A dhe A1 janë kulme të hiper-
bolës. Që të përcaktohen pika të tjera të hiperbolës ve-
a
ot

prohet në mënyrën në vijim: në boshtin F1 F2, prej F2, në


pt

— — —
të djathtë zgjidhen pika arbitrare 1, 2 , 3 ,...
im
as


Me largësi A1 2 , si rreze, shënohet hark rrethor me

qendër në F1. Pasatja me largësinë A2 , ndërsa me
Fig. 149 qendër në F2 përshkruhet hark tjetër qarkor dhe në
prerje me të parin fitohet pika 2 e hiperbolës. Meqenë-
se është simetrike në raport të dy boshteve, fitohen 4 pikë.
Nëse nëpër qendrën O tërhiqet qark me rreze r = OF1 = OF2,
ndërsa nëpër A dhe A1 drejtime normale të boshtit F1F2, nëpër
prerjen e tyre dhe pikën O kalojnë asimptomet e hiperbolës,
kah të cilët degët e hiperbolës përpiqen që të afrohen.

104
TEMA
C. KOMUNIKIMI KOMPJUTERIK

Në këtë njësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ aplikimi i paketës programore Auto CAD në


vizatimin teknik;
■ nisja e programit;
■ hapja e vizatimeve të përhershme dhe të
reja;
■ vendosja e profilit shfrytëzues;
■ funksionet themelore të Osnap Seting;
■ vizatimi i vijave në raport të ndryshëm
ndërmjet veti;
■ vizatimi i figurave gjeometrike;
■ shkrimi i tekstit;
■ nocioni “nivel” (Layer), krijimi dhe
përdorimi i tij;
■ aplikimi praktik e Auto CAD – it në
vizatimet teknike dhe
■ shtypja e vizatimeve.

C
Komunikimi kompjuterik

NJËSIA TEMATIKE
C. Komunikim kompjuterik

11. Hyrje në komunikimin kompjuterik


12. Nisja e paketës programore Auto CAD
13. Vendosja e parametrave themelore në Auto CAD
14. Vizatimi i vijave
15. Vizatimi i figurave gjeometrike
16. Shkrimi i tekstit
17. Niveli (Layer)
17.1. Kyçja dhe shkyçja e niveleve
17.2. Ngrirja dhe shkrirja e niveleve
18. Aplikimi praktik i përmbajtjeve shkencore
19. Shtypja e vizatimit (Scaled to fit)

106
Komunikimi kompjuterik

Konvencionet

Numër më i madh i urdhrave mund të udhëzohen në kompjuterin me ndihmë të miut


ose tastierës. Nëse është shkruar “shtypet pulla X” kjo do të thotë se duhet të shtypet pulla
X e tastierës. Nëse është shkruar “klikojmë pullën X”, kjo do të thotë se duhet me miun të
klikohet në pullën X e cila paraqitet në dritaret dialog ose në shiritat me vegla. Urdhrat, po-
rositë dhe terminët janë në gjuhën angleze të cilët do të përkthehen, por duhet të mësohen
në origjinal, po për atë do të jenë të shënuara pjerrtas (Italic) që më lehtë të bien në sy.
Për ta mësuar paketën programore Auto CAD nevojitet që të sqarohen procedurat për
realizimin e urdhrit të caktuar nëpërmjet një ose më tepër hapave. Për atë qëllim, do të për-
doren shenja dhe simbole të caktuara të cilët këtu do të sqarohen.
 kalimi nga një hap në tjetrin
simbol për sustën Enter
Në libër do të shfrytëzohen simbole të cilët do të ndihmojnë për njohje të shpejtë të in-
formacioneve të shkurta si koncepte ose këshilla:

këshilla të shkurta dhe informacione për elementin ose aksionin i cili sqarohet


107
Komunikimi kompjuterik

Vizatime të vizatuara nëpërmjet


kompjuterit

108
Komunikimi kompjuterik

11. Hyrje në komunikimin kompjuterik


Për ndjekje të suksesshme të teknikave bashkëkohore për
përpunimin e vizatimeve teknike të cilët gjithnjë e më tepër
shfrytëzohen në arsimimin dhe praktikën do të mësohet paketa
programore AutoCAD 2007. Niveli themelor i studimit do të
mundësojë njohje me veglat bazike, urdhra dhe procedura për
të vizatuar vizatime teknike dydimensionale (2D).
Paketë më e përhapur programore për komunikim grafik
është programi Auto CAD prodhim i ndërmarrjes Autodesk prej
ku rrjedh pjesa e parë e emrit. Pjesa e dytë e emrit, akronimi
CAD – vizatim me ndihmë të kompjuterit (eng. Computer Aided
Design) e thekson qëllimin e paketës softuerike.
Auto CAD-i përdoret për të vizatuar lloje të ndryshme të vi-
zatimeve në të gjitha drejtimet teknike si: ndërtimtari, gjeodezi-
ke, makinerike dhe elektroteknike ose gjithkund ku përdoret
vizatimi si pajisje për komunikim dhe prezantim të ideve dhe
mendimeve. Me ndihmë të këtij programi krijohen vizatime me
precizitet të madh, mundësi teknike dhe estetike me çka rritet
cilësia e projekteve.
Me këtë paketë programore është mundësuar vizatim i th-
jeshtë i elementeve të vizatimit teknik: pika, vija, harqe, rrathë,
shumëkëndësh, elipsa, varg vijash, vija me trashësi të caktuar
dhe elemente të tjera themelore grafike. Është mundësuar vijë-
zim me numër të madh të modeleve të gatshme. Vizatimi mund
të kuotohet me matje automatike të dimensioneve të objekte-
ve, me mundësi për definim të stileve të ndryshme të kuotimit.
Teksti për të shkruar në vizatimet është me fonte të ndryshme
dhe madhësi të shkronjave. Mundësohet modifikim (rregullim)
i elementeve tani më të vizatuara-zhvendosje, kopjim, rrotullim,
zmadhim, zvogëlim, vazhdim etj.
Me të gjitha mundësitë dhe zgjidhjet teknike që i ofron kjo
paketë programore, shkurtohet koha e vizatimit si vizatimeve
të rëndomta ashtu edhe të atyre të komplikuara, ndërsa rritet
cilësia.

109
Komunikimi kompjuterik

12. Nisja e paketës programore AutoCAD 2007


Versioni i AutoCAD 2007, i cili do të mësohet, punon me për-
krahje të sistemit operativ Windows, me çka aplikimi i kësaj pa-
kete programore është më i thjeshtë për dallim nga versionet e
vjetra kur shfrytëzohej sistemi operativ DOS.
Nisja e programit mund të realizohet në dy mënyra:
Fig. 150 1. Nëpërmjet ikonës për programin AutoCad e cila gjendet
në sipërfaqen punuese të ekranit (Desktop) (fig. 150)
2. Nëse ikona për programin AutoCad nuk gjendet në sipër-
faqen punuese të ekranit, atëherë klikohet në sustën
START e cila gjendet në shiritin e poshtëm me vegla të
ekranit dhe nëpërmjet asaj qasemi deri te programi.

Hapja e vizatimit të ri dhe të përhershëm


Meqenëse AutoCAD-i ka synim të vizatuarit në dy (2D dhe/
ose tre dimensione (3D), gjatë nisjes së programit paraqitet dri-
tare për dialog në të cilin duhet të zgjidhet mënyra e punës:
— 3D Modeling ose
— AutoCAD Classic (do të thotë vizatim në 2D) siç është tre-
guar në figurën 151.
Nëse nuk doni kjo dritare të paraqitet gjatë nisjes së Auto-
CAD-i, atëherë duhet të selektohet opsioni Don’t Show me this
again në pjesën e poshtme të majtë të dritares.

Fig. 151

110
Komunikimi kompjuterik

Pasi të zgjidhet mënyra e punës klikohet susta OK e dritares


dhe paraqitet dritarja Startup (fig. 152) prej ku mund të hapet
vizatim i ri (Start from Scratch), vizatim i ri si shabllon (Usa a Tem-
plate) ose të shfrytëzohet magjistar (Use a Wizard) për të defi-
nuar elementet e vizatimit si njësi masë për dimensionet dhe
këndet, hapësirë pune etj.

Fig. 152 Fig. 153

Nga dritarja e njëjtë mund të hapet vizatim i ekzistues nëse


klikohet në sustën me dosar të verdhë (Open a Drawing)(fig.
153). Në seksioninSelect a File: selektohet emri i vizatimit të vi-
zatuar ose nëse nuk është në listën me vizatimet e vizatuara,
klikohet në sustën Browse... dhe kërkohet lokacioni ku është
incizuar vizatimi i vizatuar.

Gjatë hapjes së vizatimit të ri nga dri-


tarja:
Start up  Start from Scratch
vizatim ekzistues
vizatim i ri
Duhet të selektohet sistemi matës i
cili do të shfrytëzohet:
Metric OK
Mënyrë tjetër e hapjes së vizatimit
është nëpërmjet ikonës New në shiritin
standard me vegla (fig. 154). Nga shiriti
i njëjtë i veglave mund të hapet edhe
vizatim ekzistues ose:
File  Open – për vizatim ekzistues.
File  New – për vizatim të ri.

Fig. 154

111
Komunikimi kompjuterik

Incizimi i vizatimit të ri
Gjatë krijimit të dokumentit të ri (vizatim) ky duhet të inci-
zohet në hard-diskun ose në pajisje tjetër të periferuar për ruajt-
je të dokumenteve (USB, CD) nëse duhet të ruhet për përdorim
të mëtutjeshëm.
Incizimi (memorimi) i vizatimit të ri kryhet nëpërmjet urdhrit:
File  Save As (incizo si...)
Me aktivim të këtij urdhri hapet dritare për dialog Save
Drawing As (fig. 155).

Fig. 155

Në seksionin për zgjedhje, Save in... (incizo në...) selsektohet


vedni i hard-diskut ose pajisjes tjetër ku incizohet vizatimi i ri.
Selektohet vendi i dëshiruar, vendoset emri i vizatimit në ses-
kionin File name., në seksionin Save as type: theksohet lloji i
skedarit, në këtë rast kjo është: AutoCAD 2007 Drawing (*.dwg)
dhe klikohet susta Save. Me këtë, vizatimi i ri është incizuar dhe
i është ndarë emri sipas secilit aktivim të programit mund të
gjendet dhe të hapet.
Emri i cili i është ndarë vizatimit të ri do të gjendet i shënuar
në vijën në të cilën është shënuar emri i programit në të cilin
punohet (AutoCAD).

112
Komunikimi kompjuterik

Incizimi i vizatimit ekzistues


Që të mbrohet humbja e vazhdueshme e vizatimeve
të punuara ose pjesë nga vizatimi, rekomandohet gjatë
punës të kryhet incizim i mbrojtur me komandën Save e
vila gjendet në menynë File, ose me klikimin e ikonës së
njëjtë të shiritit standard me vegla (fig. 156). Këtë incizim
mbrojtës shfrytëzuesi duhet ta kryejë në çdo 10-15 minuta.
Në AutoCAD-n ekziston mundësi për definimin e kohës në
të cilën kryhet incizimi automatik i vizatimit.
Dalja nga programi AutoCAD 2007
Pas mbarimit të punës së vizatimit aktual duhet të
mbyllet (close) vizatimi aktiv dhe të dilet (braktiset) pro-
Fig. 156
grami.
Mbyllja e vizatimit kryhet nëpërmjet menysë dhe ur-
dhrit:
File  Close (fig. 157).
Gjatë mbylljes, nëse nuk janë të incizuara të gjitha
ndryshimet e bëra në vizatimin shfrytëzuesi do të jetë i
paralajmëruar ta kryejë atë nëpërmjet dritares për dialog
(fig. 158). Që të incizohen të gjitha ndryshimet, duhet të
klikohet susta Yes (po), ndërsa nëse shfrytëzuesi nuk donë
t’i incizojë ndryshimet duhet të klikohet susta No (jo). Nëse
donë ta anulojë daljen nga programi duhet ta klikojë sus-
tën Cancel (heq dorë) me çka përsëri do të kthehet në vi-
Fig. 157
zatimin aktual.
Dritarja e njëjtë për dialog do të paraqitet nëse shfrytë-
zuesi ka harruar ta incizojë dhe emërojë vizatimin e ri dhe
ka klikuar urdhrin Exit.

Fig. 158

Dalja nga programi kryhet nëpërmjet menysë dhe ur-


dhrit:
File  Exit (fig. 159)
ose me klikimin e sustës X në këndin e djathtë të sipërm
të ekranit.
Fig. 159

113
Komunikimi kompjuterik

13. Vendosja e parametrave themelore të AutoCAD 2007

Elementet themelore të ekranit AutoCAd


Puna në programin AutoCAD 2007, nënkupton dy mënyra të
punës: mënyrë grafike dhe tekstuale e punës. Për arsye të kësaj
edhe ekrani themelor i programit është i ndarë në dy pjesë: gra-
fik dhe tekstual (fig. 160).
Pjesa grafike është e bardhë (ndërsa mundet edhe e zezë)
sipërfaqja e cila e përfshin pjesën më të madhe të ekranit
meqenëse në atë realizohet pjesa më e madhe e punës në vi-
zatimin.
Pjesa tekstuale ose vijë e komandës gjendet në pjesën e
poshtme të ekranit. Është përbërë nga dy vija në të cilët de-
risa punohet, shënohen komandat e dhëna dhe niveli i ko-
mandave aktuale. Për arsye të kësaj, gjatë vizatimit, duhet
vazhdimisht të ndiqet çka shkruan në vijën e komandës. Vija
e komandës më shpesh është e përbërë nga 3 radhë, ndërsa
numri i tyre mund të ndërrohet sipas nevojës së shfrytëzuesit.
Kjo pjesë është e ndarë në vijë horizontale dhe vertikale nga
pjesa grafike e ekranit.

kapitulli i programit vegël me përbërje të


dhe emri i dokumentit shirit standard objekteve
shirit me
menyja rënëse
shirit me vegla

kursor
(tregues i miut)
shirit me
vegla

HAPËSIRË PËR TË VIZATUAR


pjesë grafike

sistem
koordinues vijë komandimi vija e statusit

Fig. 160

Pjesa grafike e ekranit është përbërë nga:


— hapësirë për të vizatuar;
— shirit me vegla - toolbars;
— vija e statusit dhe
— shirit me menynë rënëse.

114
Komunikimi kompjuterik

Hapësira për të vizatuar është sipërfaqja e bardhë (ose


e zezë) e ekranit e cila e përfshin pjesën më të madhe të ekranit.
Kjo është pjesa ku vizatohet vizatimi. Në atë lëviz kursori nga
pika qëndrore – prerje e vijës horizontale dhe vertikale, e cila
lëviz me zhvendosje të miut. Ngjyra e sferës grafike dhe ma-
dhësia e pikës qendrore mund të ndërrohen sipas dëshirës së
shfrytëzuesit.
Shirit me vegla – Toolbars – mund të jenë të vendosur ho-
rizontalisht ose vertikalisht në pjesën grafike të ekranit. Në shi-
ritat me vegla gjenden ikonat me simbole grafike nëpërmjet të
cilave jepen urdhra. Nën shiritin me meny gjenden dy shirita me
vegla të cilët më së shpeshti, paraqiten kur do të nisë programi.
Këto janë shiritat Standard toolbar (shirit standard me vegla)
dhe Format toolbar (shirita me vegla për formatim të përbër-
jes së objekteve). Shiritat me vegla aktivizohen sipas nevojës së
shfrytëzuesit në mënyrën në vijim:
– nga menyja: View  Toolbars  Customize
Këtu mund të gjendet e tëra paleta me vegla nga shëni-
met kryhet me vendosje të shenjës ✓ para shiritit të cilin
duam ta kemi në ekranin.
Nëse fshihet shenja✓ do të mënjanohet edhe shiriti për-
katës me vegla nga ekrani. Nuk duhet të aktivizohen të
gjithë shiritat me vegla, përveç të atyre me të cilët do
të punohet, që të mos ngarkohet pjesa për të vizatuar e
ekranit. Shiritat me vegla vendosen në ekranin në mënyrë
në të cilin nuk do të pengojnë gjatë të vizatuarit.
– shumë shpejtë me kilikuesin e djathtë të miut në ndon-
jë shirit tani më të aktivizuar me vegla, ku në mënyrën e
njëjtë siç është sqaruar më parë, zgjidhet shiriti i nevo-
jshëm me vegla (fig. 161).

 Shiritat me vegla janë lëvizëse dhe në ekranin vendosen me procedurën kliko, maj
dhe tërhiq me miun. Mund të vendosen në mënyrë vertikale ose horizontale.
Shumica e urdhrave aktivizohen me klikim të tastit të majtë të miut në ikonën e
dëshiruar, derisa te ikona të tjera paraqitet meny e shpalosjes me vegla shtesë. Ikona e
këtillë njihet për nga shigjeta e zezë dhe e vogël në këndin e djathtë të poshtëm e cila
nëse klikohet dhe nëse mbahet, hapet menyja.

115
Komunikimi kompjuterik

Shiriti me menytë është horizontal dhe gjendet në pjesën


e sipërme të ekranit menjëherë nën shiritin në të cilin është
shënuar emri i programit dhe emri i vizatimit. Nëse klikohet në
menynë me treguesin e miut, hapet lista me urdhra.
Vija e statusit është shirit në pjesën e poshtme të ekranit,
me susta për funksionet ndihmëse gjatë të vizatuarit ORTHO,
OSNAP, SNAP, GRID etj dhe për koordinate aktuale të kursorit.
Vija e komandës është shirit në pjesën e poshtme të ekra-
nit në të cilin lexohet statusi i programit, përkatësisht a është
ndonjë urdhër në vazhdim ose mund të jepet i ri. Dhënia e ur-
dhrit të ri kryhet nëse në vijën e komandës shkruhet: Comand.
Urdhrat në AutoCAD mund të aktivizohen përveç me ikona ose
nëpërmjet menyve dhe me shënimin e urdhrit në vijën e ko-
mandës. Në vijën e komandës, gjithashtu, ndiqet niveli i opsio-
neve të ofruara të urdhrit aktual.
Pajisja për të treguar-miu më shpesh ka dy taste: tasti i
majtë shfrytëzohet për të shtypur sustat ose zgjedhje të opsio-
neve nga menytë. Klikimi i tastit të djathtë e zëvendëson kliki-
min e sustës ENTER ose hapjen e menysë ndihmëse.
Kur miu zhvendoset majtas-djathtas nëpër bazën (mouse
pad) shkaktohet lëvizje e cross hair nëpër pjesën e ekranit i cili
është i paraparë për të vizatuar (fig. 162). Nëse miu zhvendoset
kah shiritat horizontal dhe vertikal me vegla (ikons) ose menytë,
treguesi i miut do të ketë formë të shigjetës, të cilën nëse e ven-
dosim dhe klikojmë në ikonën e dëshiruar ose në menynë, do ta
Fig. 160 – cross hair aktivizojmë. Treguesi i miut mund të ketë edhe formën në vijim:
 – për selektim me tregim të elementeve
të vizatuara
+ – për selektim me dritare ose definim të
pikës filluese.

 – përsëritja e urdhrit të mëparshëm-shtypet susta ENTER


– ndërprerja e urdhrit aktual – shtypet susta ENTER, klikimi i djathtë ose Esc.

116
Komunikimi kompjuterik

Menaxhimi me shfaqjen e vizatimit


Vizatimet në AutoCAD-in, sipas nevojës, mund të zmad-
Pan Realtime hohen ose të zvogëlohen. Për atë qëllim përdoren një grup Zo-
Zoom Window om-urdhra (fig. 163). Këtu bëjnë pjesë urdhrat në vijim:
■ Zmadhimi ose zvogëlimi i vizatimit të plotë:
– ikona - Zoom Realtime
– meny - View -» Zoom -» Realtime
– vija e komandës - Zoom, Realtime.
Kur kursori do të fitojë formë të thjerrëzës, nëse klikojmë,
Zoom Realtime Zoom Previous mbajmë dhe tërheqim nga poshtë lartë, vizatimi do të zmad-
hohet, ndërsa nëse tërheqim nga lartë teposhtë, vizatimi do të
Fig. 163 zvogëlohet. Që të shkyçet thjerrëza, klikohet susta Esc nga tas-
tiera.
■ Lëvizja e vizatimit djathtas-majtas dhe lartë-poshtë:
– ikona Pan Realtime
Kur kursori do të fitojë formë të dorës, vizatimi “kapet” dhe
lëviz në të gjithë drejtimet.
■ Kthimi i shikimit të vizatimit në ekran të plotë:
– meny - View -> Zoom All
– ikona – e cila ka meny në rënie prej të cilës zgjidhet ikona
Zoom All.
■ Zmadhimi i një pjese të vizatimit:
– meny - View -» Zoom Window
– ikona – e cila ka meny në rënie nga e cila zgjidhet ikona
Zoom Window.
Kur do të klikohet ikona kursori i miut do të fitojë formë të
kryqit (fig. 116). Në vijën e komandës paraqitet porosia Specify
firot corner (defino këndin e parë) – klikohet në vizatimin në
Këndi i parë këndin e parë të dritares dhe paraqitet porosia Specify opposi-
te corner (defino këndin e kundërt). Tërhiqet miu në drejtim të
këndit të dytë (të kundërt) nga dritarja që ta përfshijë pjesën e
dëshiruar të vizatimit (fig. 164). Në ekran do të shihet i zmad-
huar vetëm pjesa e theksuar e vizatimit. Kjo vegël është shumë
Këndi i dytë
e rëndësishme që të mundet në mënyrë precize të punojë vi-
Fig. 164 zatimi.
■ Kthimi i një nga një, një hap mbrapa:
– ikona - Zoom Previous.
Me këtë urdhër mund të kthehet pamja e mëparshme e viza-
timit për disa hapa.

117
Komunikimi kompjuterik

Urdhrat Zoom braktisen me:


– klikim të sustës Esc nga tastiera ose me
– klikim të djathtë të miut gjatë së cilës paraqitet menyja
notuese (fig. 165) prej ku zgjidhet Exit, me çka do të brak-
tiset edhe urdhri.

Mbaje në mend:

✓ AutoCAD niset nëpërmjet ikonës nga sipërfaqja e


Fig. 165 punës ose nëpërmjet sustës START;
✓ AutoCAD është paketë programore që ka për qëllim
vizatimin e vizatimeve teknike me kompjuter;
✓ Ekrani i Auto CAD përbëhet prej
– pjesës grafike dhe
– pjesës tekstuale (vija e komandimit);
✓ Pjesën grafike të ekranit e përbëjnë:
– sipërfaqja grafike;
– shirita me vegla;
– vija e statusit;
– shirit me menytë.
✓ Gjatë punës në pjesën grafike duhet vazhdimisht të
ndiqet teksti në vijën e komandimit;
✓ Vendosja ose largimi i shiritave me vegla kryhet
nëpërmjet menysë View Toolbars;
✓ Përsëritja e komandës - Enter;
✓ Ndërprerja e komandës - Еѕс dhe/ose ENTER;
✓ Hapja e vizatimit ekzistues  Ореn;
✓ Hapja e vizatimit të ri – File  New;
✓ Zmadhimi ose zvogëlimi i vizatimit të plotë kryhet me
urdhrin Zoom Realtime;
✓ Lëvizja e vizatimit kryhet me urdhrin Pan Realtime;
✓ Shqyrtim i plotë në ekran kryhet me urdhrin Zoom All;
✓ Zmadhimi i pjesës së theksuar të vizatimit kryhet me
urdhrin Zoom Window;
✓ Kthimi një hap prapa realizohet me urdhrin Zoom
Previous;
✓ Braktisa e urdhrit Zoom realizohet me klikimin e
djathtë dhe Exit nga menyja lundruese.
✓ Incizimi i vizatimit të ri:
File  Save Drawing As;
✓ Vizatimi i ri incizohet si .dwg file
✓ Incizimi i vizatimit tani më të emëruar:
meni: File  Save
ikona: Save
✓ Dalja nga programi:
meni: File  Close  Exit

118
Komunikimi kompjuterik

 Kontrolloni njohuritë tuaja!

1. Për çka shërben paketa programore AutoCAD ?


____________________________________________________
____________________________________________________
2. Si niset programi AutoCAD?
____________________________________________________
____________________________________________________
3. Cilët janë dy pjesët kryesore të ekranit të AutoCAD?
____________________________________________________
____________________________________________________
4. Prej çka është e përbërë pjesa grafike e ekranit?
____________________________________________________
____________________________________________________
5. Përse shërben vija e komandës?
____________________________________________________
____________________________________________________
6. Prej çka janë të përbërë dhe përse shërbejnë shiritat me vegla?
____________________________________________________
____________________________________________________
7. Për çka shërben shiriti i statusit?
____________________________________________________
____________________________________________________
8. Me cilin urdhër lëshohen ose ndërpriten shiritat me vegla?
____________________________________________________
____________________________________________________
9. Me cilin urdhër hapet vizatimi ekzistues?
____________________________________________________
____________________________________________________
10. Prej çka është i përbërë shiriti me menytë?
____________________________________________________
____________________________________________________
11. Me cilin urdhër hapet vizatimi i ri?
____________________________________________________
____________________________________________________
119
Komunikimi kompjuterik

12. Me cilin urdhër kryhet zmadhimi ose zvogëlimi i vizatimit


të plotë?
____________________________________________________
____________________________________________________
13. Për çka shërben urdhri Pan realtime?
____________________________________________________
____________________________________________________
14. Me cilin urdhër rritet vetëm një pjesë e vizatimit?
____________________________________________________
____________________________________________________
15. Përse shërben urdhri Zoom All?
____________________________________________________
____________________________________________________
16. Përse shërben urdhri Zoom Previous?
____________________________________________________
____________________________________________________
17. Si ndërpritet puna e urdhrit aktual?
____________________________________________________
____________________________________________________
18. Kur niset vizatim i ri me Start from Scrach (fillimi i skicës)?
____________________________________________________
____________________________________________________
19. Me cilin urdhër realizohet incizimi i vizatimit të ri?
____________________________________________________
____________________________________________________
20. Me cilën prapashtesë duhet të incizohet vizatimi i ri?
____________________________________________________
____________________________________________________
21. Me cilin urdhër incizohet vizatimi tani më i emëruar?
____________________________________________________
____________________________________________________
22. Si dilet nga programi AutoCAD?
____________________________________________________
____________________________________________________

120
Komunikimi kompjuterik

14. Vizatimi i vijave dhe figurave gjeometrike

Dhënia e urdhrave nëpërmjet vijës së komandës


Që të mundet me sukses të realizohen urdhrat gjatë mënyrës
grafike të punës, duhet vazhdimisht të ndiqen porositë në vijën
e komandës, përkatësisht pjesën tekstuale nga ekrani. Kur në
radhën e fundit të vijës së komandës paraqitet porosia Comand
kjo do të thotë se mund të japë urdhër të ri për të vizatuar, për-
mirësim, rregullim i parametrave, kërkesë e informacioneve etj
(fig. 166).
Secili urdhër mund të jepet nëpërmjet:
– ikonës;
– meny dhe
– vija e komandës.
Dhënia e urdhrit nëpërmjet vijës së komandës kryhet me
shënimin e urdhrit, për shembull Zoom  . Në vijën e dytë, do
të shënohen të gjithë nën urdhrat të urdhrit Zoom. Nën urdhrat
janë ndërmjet veti të ndara me vizë të pjerrët ( / ). Urdhri i i fun-
dit i cili është i shënuar në ndërtesën (< >) do të thotë se nëse
shtypet në sustën Enter kjo do të realizohet (fig. 167).

Fig. 166

Fig. 167

Por, nëse shfrytëzuesi dëshiron të realizojë nën urdhër tjetër


nga e theksuara, duhet pas shenjës dy pika ( : ) t’i shënojë vetëm
shkronjat e mëdha nga nën urdhri i dëshiruar (w për Window)
dhe të shtypni butonin Enter. Në radhën e fundit, do të jetë e
shënuar porosia për hapin e parë i cili duhet të realizohet, për
shembull: Specify first corner: të definohet këndi i parë nga ur-
dhri Zoom Window. Në disa urdhra është e zmadhuar vetëm sh-
kronja e parë, ndërsa në disa dy shkronjat e para.

121
Komunikimi kompjuterik

Mënjanimi i gabimeve

Fillestarët, por edhe shfrytëzuesit me përvojë gjithmonë


bëjnë nga ndonjë gabim. Mënjanimi i gabimeve mund të reali-
zohet në disa mënyra:
■ Back Space – sustë e cila mund të përdoret nëse bëhet
gabim gjatë shënimit të ndonjë urdhër në vijën e ko-
mandës;
■ Еѕс – susta më e rëndësishme me të cilën mund të zg-
jidhen shumë probleme: me shpejtësi të lirohet urdhri
aktual ose dialogu pa u bërë ndryshime, mbarimi i urdhrit
aktual dhe deselektimi i objekteve të selektuara.
■ U – kthimi i një hapi prapa. Mund të klikohet në ikonën
Undo në shiritin me vegla ose në disa urdhra me klikim
të sustës U nga tastiera kthehet një hap prapa nga urdhri
aktual.
■ Delete – nëse gjatë të vizatuarit bëhet gabim, selektohet
vija e gabuar ose objekt dhe klikohet në sustën Delete
nga tastiera.
■ Erase – ikonë në shiritin për modifikim. Klikohet në ikonën
Fig. 168 (fig. 168) dhe miu do të fitojë formë për selektim (), sele-
ktohet objekti i cili fshihet dhe klikohet butoni Enter.

Metoda për selektim- Pick, Window, Crossing


Kur gjatë të vizatuarit aktivizohen urdhra të caktuara parash-
trohet pyetja Select objects: (zgjidhni elemente). Selektimi i ob-
jekteve mund të jetë në disa mënyra:

■ Pick – zgjidhje pandërmjetme, direkte me miun;

■ Window – me ndihmë të dritares përfshihet grup më i


madh i elementeve të vizatuara dhe

■ Crossing – me ndihmë të dritares pritet grup më i madh i


elementeve.

Zgjidhja e elementeve do të realizohet drejtpërdrejtë kur


në urdhër të caktuar paraqitet porosia Select objects. Atëherë
Fig. 169
treguesi i miut është në lloj të katrorit të vogël (), me të cilin
vetëm klikohet elementi i cili duhet të zgjidhet, selektohet. Në
elementin e selektuar (vijën ose objekt tjetër) paraqiten katrorë
të kaltër, ndërsa objekti është me vijë të ndërprerë (fig. 169).

122
Komunikimi kompjuterik

Mënyrë tjetër e zgjidhjes është me ndihmë të procedurës


Window: klikohet në pikën 1 në këndin e majtë të sipërm të vi-
zatimit dhe tërhiqet me miun kah pika 2 derisa nuk përfshihet
objekti me dritaren (fig. 170). Në këtë mënyrë, do të selek-
tohen vetëm elementet nga vizatimi të cilët janë tërësisht të
përfshirë nga dritarja (prej këtu edhe emri i procedurës, win-
dow=dritare,).
Procedura Crossing (kalim, kryqëzim) është e ngjashme, por
Fig. 170 këtu do të selektohen vetëm elementet të cilët i pret kënddrejti
(fig. 171). Në fillim klikohet pika 1 në këndin e djathtë të posh-
tëm nga vizatimi dhe tërhiqet kah pika 2 derisa nuk priten ele-
mentet e duhura. Kënddrejti i prerë është me vijën e ndërprerë.
Selektimi i objekteve përdoret për fshirje të gabimeve dhe
modifikimit (kopjimi, zhvendosja, zmadhimi, prerja, vazhdimi
etj) i objekteve.

Fig. 171

Elementet grafike në AutoCAD - in siç janë vija, kënddrejtë, shumëkëndësh, hark ose rreth
 quhen objekte.

Të vizatuarit ortogonal - ORTHO


Gjatë të vizatuarit shpesh paraqitet nevojë për vizatim or-
togonal, përkatësisht vizatim i vijave vertikale dhe horizontale.
Kjo është mundësuar me urdhrin Ortho e cila kyçet ose shkyçet
nga vija e statusit me klikimin e ikonës ose klikimit të sustës
F8 nga tastiera. Ky regjim i të vizatuarit është veçmas i rëndë-
sishëm kur vizatohet me ndihmë të miut dhe kur zgjedhja e sa-
ktë e elementeve varet nga preciziteti i shfrytëzuesit. Ky regjim
shfrytëzohet edhe gjatë përdorimit të komandave për kopjim,
zhvendosje dhe operacione të ngjashme për modifikimin.
Zgjidhje precize e pikave - OSNAP
Gjatë të vizatuarit paraqitet nevojë që të lidhet një objekt
me objektin tani më të vizatuar në atë mënyrë që kjo do të jetë
precize, pa gabim dhe mënjanim. Objekti që vizatohet mund të
lidhet ose me fundin e vijës së vizatuar më parë, me prerjen e
dy vijave, me mjedisin e vijës, të tërhiqet tangjenti në rreth dhe
ngjashëm.

123
Komunikimi kompjuterik

Që lidhja të jetë precize, duhet të kryhet me pika për lidhjen


e objekteve. Gjatë aktivizimit të këtij urdhri ata pika janë të shë-
nuara me marker përkatës.

Urdhri Object Snap aktivizohet nga:


meni: Tools  Drafting Settings  Object Snap
shiriti me vegla: Object Snap  Osnap Settings...

Shirit me vegla - Object Snap


Gjatë asaj hapet dritarja për dialog (fig. 172) në të cilën mund
të kyçet ose shkyçet pamja e nevojshme e Osmap me selekti-
min e katrorit të zbrazur, dhe nga ana e majtë e tij, të shihet si
është forma e markerit për secilën pikë.

Fig. 172

Markerët kanë ngjyrë të ndryshme e cila mund të ndërrohet


sipas dëshirës (fig. 173). Selektohen vetëm ato pika për lidhje të
cilët janë të nevojshme për vizatimin aktual. Nëse selektohen
të gjithë pikat mund të paraqiten probleme gjatë vizatimit,
meqenëse objektet “ngjiten” për markerët dhe e vështirësojnë
të vizatuarit. Kyçja dhe shkyçja e pikave tani më të selektuara
për lidhje realizohet nga:
Fig. 173
– vija e statusit me sustën Osnap dhe
– me sustën nga tastiera F3.

124
Komunikimi kompjuterik

Pika më të rëndësishme për lidhje të cilët do të shfrytëzohen


në vitin e I janë me sa vijon:
■ Endpoint – pika e fundit e vijës, poli linja, harku dhe ng-
jashëm.
■ Midpoint – pika e mesme e vijës, poli linja, harku dhe ng-
jashëm.
■ Center – qendra e rrethit
■ Quadrant – pika katrore në rreth
■ Intersection – pika e prerë
■ Perpendicular - normalja e drejtëzave
■ Tangent – tangjent e rrethit
■ Nearest – pika më e afërt e vijës, poli linja, qarku, harku etj.
Menyja Drafting Settings hapet edhe me klikim të djathtë të
Fig. 174 sustës OSNAP  Settings... në vijën e statusit (fig. 174).
Vegla për vizatim dydimensional
Në paketën programore AutoCAD ekzistojnë më tepër ele-
mente themelore grafike pre të cilëve konstruktohet vizatimi,
ndërsa ato janë (fig. 175):

1. Line-vija
2. Multiline – dy vijat paralele
3. Construction line – vija e konstruksionit
(drejtëza)
4. Polyline – vija e përbërë
5. Polygon - shumëkëndësh
6. Rectangle - kënddrejtë
7. Аrс-hark
8. Circle - rrethi
9. Revision Cloud - mjegullon
10. Spline – vijë e gjatë e lakuar
11. Elipse - elipsa
12. Elipse arc- hark nga elipsa
13. Insert block – vendosja e bllokut
14. Make block – krijimi i bllokut
15. Point-pika
16. Hatch - vijëzimi
17. Region - zona
18. Multiline Text – tekst me më tepër vija

Fig. 175
125
Komunikimi kompjuterik

Të gjitha elementet e ngelura grafike që shfrytëzohen në


AutoCAD-in fitohen me kombinimin e elementeve të sipërme
grafike.
Që të mund të vizatohen elementet themelore grafike të vi-
zatimeve dydimensionale duhet të jetë i kyçur shiriti me vegla
(Toolbar) Draw (fig. 175).
Secili objekt në vizatimin, mund të vizatohet me shfrytëzim
të vargut pre vijave të drejta dhe/ose vija të lakuara. Për atë,
këtu do të jenë të sqaruara procedurat për të vizatuar lloje të
ndryshme të objekteve lineare dhe të lakuara të cilët më shpesh
përdoren në nivelin e parë të mësimit të AutoCAD.
Vija - Line

Shiriti me vegla: Draw  Line


Meny: Draw  Line
Vija e komandës: line

Vija mund të jetë e përbërë nga një ose më tepër egemnte


të lidhura kështu që secili segment është objekt i pavarur. Secili
segment nga vija fillon me definimin e pikës së parë (Specify
first point) dhe pika në vijim (Specify next point) të njërit nga
mënyrat në vijim:
Mënyra grafike (vendosje direkte
e distancës)
Për pikën e parë nga vija klikohet me sustën e majtë nga miu
në hapësirën për të vizatuar, zhvendoset miu në drejtim të pikës
në vijim të segmentit të parë (pjesë) nga vija, shënohet dimen-
sioni i dëshiruar dhe klikohet në sustën Enter, dhe kështu derisa
nuk vizatohet vizatimi. Ndërprerja e vizatimit kryhet me shtyp-
jen e sustës Enter ose me klikimin e djathtë të miut. Kur në vend
të pikës në vijim do të shënohet shkronja C (Close), atëherë do
të lidhet pika e fundit e vendosur me pikën e parë të ven-
dosur, gjatë së cilës fitohet vija e mbyllur. Zbatimi i kësaj
metode të vizatimit me regjim Ortho të kyçur në punë
paraqet mënyrë të shpejtë të vizatimit të objekteve me
dimensione të caktuara.
Detyrë: Formën e dhënë gjeometrike në fig. 176 viza-
toje në mënyrën grafike!

Fig. 176

 Nëse keni gabuar gjatë zgjedhjes së pikës në vijim, shënoni U që ta fshini, ndërsa
pastaj në mënyrë precize zgjidhni pikën tjetër.

126
Komunikimi kompjuterik

Koordinate të pikave nga segmentet

Për vizatim më preciz në AutoCAD-in, pikat duhet të jepen


me koordinate. Fillimi i koordinatave shënohet me 0,00 dhe
gjendet në këndin e poshtëm të majtë të hapësirës për të viza-
tuar i shënuar me boshtet x dhe y (fig. 177).
AutoCAD-i shfrytëzon sistem kënddrejtë për përcaktimin e
vendit të pozitës. Secili segment nga vijat është përcaktuar me
pikën fillestare, pika e fundit dhe kahja.
Për atë qëllim përdoren disa lloje të koordinatave:
– koordinate absolute (X,Y); X dhe Yjanë koordinate në ra-
Fig. 177 port të fillimit të koordinatë;
– koordinate relative @(X,Y); X dhe Yjanë koordinate në ra-
port të pikës së fundit të vënë;
– koordinate polare (Х<А); Xështë largësia nga fillimi i ko-
ordinatës deri te pika e caktuar, ndërsa A është këndi në
raport të boshtit –x.
Koordinate absolute janë X dhe Y të cilët vihen nëpërmjet
tastierës.
Vlerat për X dhe Y ndahen me presje. Nëse koordinata ka
vlera decimale, ato ndahen me pikë. Për shembull: nëse pika ka
koordinate (2.5, 5.8): pas boshtit-X distanca nga fillimi i koordi-
natës është 2.5, ndërsa pas boshtit – Y largësia është 5.8.
Shembull: të vizatohet karakter gjeometrik (fig. 178):
1. Zgjidhet ikona Line
2. Shëno 3,2 
3. Shënoj koordinatat e ngelura të pikave:
• shëno 7,2 
• shëno 7,3 
• shëno 4,5 
• shëno 3,5 
• shëno 3,4 
• shëno 4,4 
• shëno 4,3 
• shëno 3,3 
• shëno с 
Fig. 178

127
Komunikimi kompjuterik

Vija shumuese - Multyline

Shirit me vegla: Draw  Multyline


Meny: Draw  Multyline
Vija e komandës: Mline

Vija multi është e përbërë nga dy vija paralele për të cilët,


para se të fillojë me vizatim definohet (fig. 179):
• Scale – largësia ndërmjet vijave;
• Justification – rrafshimi dhe
• Style – stili i multi vijës.

Fig. 179 Pasi të klikoni ikonën Multyline në vijën e komandës paraqi-


ten mundësi të cilët janë të ofruara për definimin e vetive të
vijës (fig. 179). Vendosja e parametrave të nevojshme të vijës
kryhet ashtu që në vijën e komandës do të shënohet S për de-
finimin e largësisë ndërmjet vijave, J për zgjedhje të pikës për
rrafshim dhe atë:
Top – pikë sipër (në fig. 180 katrori i kaltër)
Zero – pikë në mes
Botom – pikë poshtë (fig. 180).

Fig. 180 Pastaj zgjidhet pika e nisjes (start point) në segmentin e parë
të vijës, po pika në vijim (next point) ose pika e fundit e seg-
mentit të parë dhe kështu gjithnjë derisa nuk mbarohet me vi-
zatimin. Vizatimi kryhet me shtypjen e sustës Enter ose Esc. Me
shënimin e shkronjës c (close – mbyllje) bashkohet pika e fundit
e vizatuar me pikën e parë.

128
Komunikimi kompjuterik

Vija e ndërlikuar - Polyline

Shirit me vegla: Draw  Polyline


Meny: Draw  Polyline
Vija e komandës: pline

Poli vija është varg i lidhur i vijave ose segmenteve të cilët


paraqesin objekt, ndërsa jo varg të objekteve të ndara. Përparë-
si e kësaj vije janë:
– poli vija e plotë selektohet me një shtypje të miut;
– secili segment mund të ketë trashësi të ndryshme dhe
– zen më pak memori në kompjuterin.

Në poli vijën mund të definohet: trashësia (width), harku


(arc) dhe gjatësia (length) (fig. 181).
Pasi të klikohet në ikonën Polyline në fillim duhet të defi-
nohet pika e nisjes (start point), gjatë së cilës fitohet porosia për
trashësinë aktuale (current) trashësia e vijës dhe të gjithë ven-
dosjet që janë të ofruara. Për ndryshim të trashësisë së vijës në
vijën e komandës shënohet W  . Definohet trashësia e nisjes
(starting width) dhe fundi (ending width) i segmentit (fig. 182)
Fig. 181

Fig. 182
Shembull: Të vizatohet shigjeta. (fig. 183)
Fillohet me pikën e majtë të shigjetës.
1. Zgjidhet ikona Polyline.
2. Klikohet në fletën e vizatimit dhe miu tërhiqet në të
djathtë.
pika e parë
3. Jepet trashësia e segmentit w  .
4. 0.5  
5. jepet gjatësia e segmentit 3  .
6. jepet trashësia e shigjetës w  .
7. në fillim 1.5  .
8. në fund 0  .
9. dhe gjatësia e shigjetës 3   .
Fig. 183

129
Komunikimi kompjuterik

Shumëkëndësh - Polygon

Shirit me vegla: Draw  Polygon


Meny: Draw  Polygon
Vija e komandës: plygon

Për të vizatuar shumëkëndësh të drejtë përdoret komanda


Polygon. Poligon (në programin AutoCAD) është mbyllur poli
vija e cila ka së paku 3, ndërsa më së shumti 1024 anë të bara-
barta.
Vizatimi i poligoneve kryhet me:
– shënimi i poligonit në qark të imagjinuar (Inscribed in
circle);
– përshkrimi i poligonit rreth qarkut të imagjinuar (Circum-
scribed about circle) dhe
– dhënia e anës së poligonit (Edge) (fig. 184).

Fig. 184
Shembull: Shëno pesëkëndësh me brinjë 100.
1. Zgjidhet ikona Plygon.
2. Në porosinë Enter number of sides <4>vendoset numri i
brinjëve të shumëkëndëshit, vendosni 5  .
3. Specify center of polygon or [Edge], shënoni 5  .
4. Specify first endpoint of edge: 80,30  (ose klikoni kudo
qoftë në ekran).
5. Specify second endpoint of edge: 180,30  (nëse pika
nisëse është zgjedhur në mënyrë arbitrare, atëherë ven-
doset gjatësia e brinjës 100  ). Pesëkëndëshi i dhënë do
të jetë i vizatuar.

Vizato shumëkëndësh me numër të ndryshëm të brinjëve dhe në


mënyrë të ndryshme!

130
Komunikimi kompjuterik

Shembuj:
1. Vizatimi i poligonit me qendër të dhënë të rrethit:
• Comand: Polygon
• Number of sides: 5  – numri i brinjëve
• Edge/<Center of polygon>: 50,150 W  – qendra e poli-
gonit
• Inscribed in circle / Circumscribed about circle
(l/C): I  – e shënuar në rrethin/të përshkruar rreth
qarkut
• Radius of circle: 110

2. Vizatimi i poligonit me brinjën e dhënë


• Comand: Polygon
• Number of sides: 6  – numri i brinjëve
• Edge/<Center of polygon>: E  – brinja e poligonit
• First endpoint of edge: 80,40  – pika e parë nga njëra
brinjë e poligonit
• Second endpoint of edge: 180,40  – pika e dytë e brinjës
së njëjtë të poligonit.

Kënddrejtë - Rectangle

Shirit me vegla: Draw  Rectangle


Meny: Draw  Rectangle
Vija e komandës: rectang

Me urdhrin Rectangle vizatohen kënddrejtë dhe katrorë në


të cilët mund t’u shtohen:
– kënde të katrorit;
– rrumbullakim të këndeve (Fillet);
– prerje e këndeve (Chamfer) dhe
– trashësia e vijave të segmenteve (Width) fig. (185).

Fig. 185
Vizatohet shumëkëndësh me definim të dy kulmeve të cilët
shtrihen në njërën nga diagonalet.
Që të vizatohet shumëkëndësh (katror) me dimensione të
brinjëve përdoren koordinate relative: @ width, height (@ 40,
80 – shumëkëndëshi ka gjerësi prej 40 njësi dhe lartësi prej 80
njësive).

131
Komunikimi kompjuterik

Shembuj
1. Vizatimi i kënddrejtit me definim të dy kulmeve
diagonale

• Comand: Rectang
• Specify first corner point or [Chamfer / Elevation
/ Fillet / Thickness / Width]: - me miun klikohet kudo
qoftë për kulmin e parë.
• Specify other corner point or [Area / Dimensions /
Rotation]: - me miun klikohet në mënyrë arbitrare për
kulmin e dytë, në mënyrë diagonale nga e para. Që të
vizatohet kënddrejtë me dimensione të dhëna në vend
me arbitrare, shënohet: @ 20,40  .

2. Vizatimi i kënddrejtit me kulme të pjerrëta (chamfer).

• Comand: Rectang
• Specify first corner point or [Chamfer / Elevation
/Fillet/Thickness/Width]: C
• Specify first chamfer distance for rectangles
<0.300>: 10
• Specify second chamfer distance for rectangles
<0.3000>:10
• Specify first corner point: - me miun definohet kulmi i
parë
• Specify other corner point: - me miun definohet kulmi i
dytë diagonal.

3. Vizatimi i kënddrejtit me kulme të rrumbullakësuara


(Fillet)

• Comand: Rectang
• Specify first corner point or [Chamfer / Elevation
/ Fillet/Thickness/Width]: F
• Fillet radius for rectangles <0.000>: 10 – rrezja e
rrumbullakimit
• Specify first corner point: - me miun definohet kulmi i
dytë diagonal
• Specify other corner point: - me miun definohet kulmi i
dytë diagonal.

132
Komunikimi kompjuterik

4. Vizatimi i shumëkëndëshit me vijë të trashë (Width)

• Comand: Rectang
• Specify first corner point or [Chamfer / Elevation
/ Fillet / Thickness / Width]: W
• Specify line width for rectangles <0.000>: 2 –trashësia e
vijës së kënddrejtit
• Specify first corner point: - me miun definohet kulmi i
parë
• Specify other corner point: - me miun definohet kulmi i
dytë diagonal.

Ushtrimi: Vizato kornizë për fotografi me përdorim të urdhrit


për kënddrejtë (fig. 186).
1. Zgjidhet ikona Rectangle.
2. Shto rrezën e lakuar:
Fig. 186 – shëno f  ;
– shëno 10 
3. Jepen pikat e këndeve:
– shëno 0,0  për pjesën e majtë të poshtme;
– shëno @ 150,100  për këndin e sipërm të djathtë.
4. Zgjidhet ikona Rectangle që të vizatohet kënddrejti i
brendshëm.
5. Jepe pjerrtësinë e këndeve:
– shëno с  ;
– shëno 5  për largësinë e parë të pjerrtësisë;
– shëno 5  për largësinë e dytë të pjerrtësisë.
6. Shto trashësinë e vijës:
– shëno w  ;
– shëno 2  .
7. Jepen pikat e këndeve:
– shëno 15,15  për këndin e poshtëm të majtë;
– shëno @120,70  për këndin e djathtë të sipërm.
Incizoje ushtrimin me emrin kënddrejti.

133
Komunikimi kompjuterik

Harku - Arc

Shirita me vegla: Draw  Arc!


Meny: Draw  Arc
Vija e komandës: arc

Harqet mund të vizatohen në më tepër mënyra dhe atë: me


përdorim të opsioneve në nën menynë Draw (fig. 187) ose me
zgjidhje të ikonës Arc nga shiriti me vegla Draw.

Gjatë të vizatuarit të harkut nevojitet të jepet pika


e parë dhe së paku dy prej parametrave në vijim:
– qendra;
– pika e fundit;
– pika e mesme arbitrare;
– këndi;
– kahja;
– gjatësia e harkut dhe
– rrezja.

Harqet në AutoCad-in gjithmonë janë të vizatuara


në kahje të kundërt të lëvizjes së shigjetave të orës.
Nëse doni ta vizatoni harkun në kahje të shigjetave
të orës duhet të zbatohet opsioni për mbyllje të tri
pikave ose të shtohet vlera negative e këndit. Nëse
Fig. 187 shfrytëzohet ikona Ars, opsionet për të vizatuar har-
kun janë të kufizuara:

Command: _агс Specify start point of arc or [Center]:


Specify second point of arc or [Center/End]:

1. start point
Prej këtu shihet se harku mund të vizatohet vetëm me
(pika e nisjes) definim të pikës së nisjes dhe qendrës ose fundit të harkut.

Shembull: Konstruksioni i harkut për të vizatuar derën në


projektet nga ndërtimi i lartë (fig. 188).

3. end point
• Comand: Arc
(pika e fundit) • Specify start point of arc or [Center]: - klikohet në pikën
1, pika e parë e harkut.
2. center
• Specify second point of arc or [Center/End]: shëno c  -
(qendra) klikohet në pikën 2, qendra e harkut.
• End point: - klikohet në pikën 3, pika e fundit e harkut.

Fig. 188

134
Komunikimi kompjuterik

Rrethi - Circle

Shirit me vegla: Draw  Circle


Meny: Draw  Circle
Vija e komandës: circle

Vizatimi i rrethit kryhet me ikonën Cirkle nga shiriti me vegla


Draw ose me komandën e njëjtë nga menyja Draw. Nëse viza-
tohet me komandën nga menyja atëherë mund të zgjidhen më
tepër mënyra të ndryshme të vizatimit të rrethit (fig. 189).

Nga nën menyja mund të shihet se qarku mund të


vizatohet me të dhënat:
■ qendra dhe rrezja (Center,Radius);
■ qendra dhe diametri (Center, Diameter);
■ dy pika (2 Points) nga diametri;
■ tri pika (3 Points);
■ dy tangjent dhe rreze (Tan, Tan, Radius);
■ tri tangjentë (Tan, Tan, Tan).

Nëse shfrytëzohet ikona Circle, mundësitë për të vizatuar


rreth janë të kufizuara:

Command: _circle Specify center point for circle or [3P/2P/Ttr (tan tan radius)]:
Specify radius of circle or [Diameter]:

Shembuj:
1. Konstruksioni i rrethit me qendër dhe rreze të dhënë:

• Comand: Circle;
• Specify center point for circle or [3P/2P/Ttr (tan tan
radius)]: 80,30 – kordinate në qendrën e rrethit;
• Specify radius of circle or [Diameter]: 50 - Rreze e rrethit.

2. Konstruksioni i rrethit me qendër dhe diametër të dhënë:

• Comand: Circle.
• Specify center point for circle or [3P/2P/Ttr (tan tan
radius)]: 80,30 – koordinate në qendrën e rrethit.
• Specify radius of circle or [Diameter]: D 
- diametri i rrethit
• shëno 100 .

135
Komunikimi kompjuterik

Ndryshimi i tipit të vijës - LINETYPE


Pamë se për përpunim të vizatimeve teknike përdoren lloje
të ndryshme të vijave sipas pamjes dhe trashësisë. Gjithashtu
edhe në AutoCAD-in mund të zgjidhen dhe përdorenlloje të
ndryshme të vijave. Zgjidhja dhe ndryshimi i llojeve të vijave
është mundësuar nëpërmjet:

– menysë: Format  Linetype...


– shiriti me vegla Properties  Linetype
Fig. 190 Control (fig. 190).

Gjatë asaj aktivizohet dritarja Linetype Manager (fig. 191).

Fig. 191

Klikohet butoni Load... Hapet dritare e re, Load


or Reload Line- types ku mund të zgjidhet lloji i
nevojshëm i vijës nga lista e vijave të ofruara (fig.
192). Gjatë asaj lloji i zgjedhur i vijave do të pa-
raqitet me veglat Properties (fig. 193). Nëse me
urdhrin Line vizatohet vija kjo do të jetë e njëjtë si
e zgjedhura.
Nëpërmjet dritares Linetype Manager mund të
definohet madhësia e vijave të ndërprera -Current
object shale (faktor aktual i zmadhimit).
Nëse përsëri duam të vizatojmë me vijë të plo-
Fig. 192 të, klikohet në shigjetënku është emëruar lloji i ri i
vijave dhe zgjidhet Continuous (vija e plotë), ByLayer ose ByBlo-
ck (fig. 193).

Fig. 193
Lloji i ri i zgjedhur i vijave

136
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

✓ Gjatë mënyrës grafike në punë duhet vazhdimisht të


ndiqet teksti i vijës së komandës.
✓ Shirit me vegla për të vizatuarit dy dimensional - Draw.
✓ Vija është e përbërë nga më tepër segmente.
✓ Segmentet e vijës fillojnë me pikat First point dhe
mbarojnë me Next Point.
✓ Ortho – urdhër për të vizatuar vetëm vija horizontale
dhe vertikale.
✓ Definohen pikat e para dhe në vijim të segmenteve të
vijave:
– grafike (me klikim të miut në hapësirën për të vizatuar);
– me koordinate të pikave.
✓ Ndërprerja e vizatimit kryhet me klik të djathtë, Esc ose
me Enter.
✓ Përsëritje e urdhrit të mëparshëm -Enter.
✓ Nëse shënohet shkronja “c” (close) pas mbarimit me
vizatimin, do të bashkohet pika e fundit me pikën e
parë të vijës.
✓ Koordinate absolute: X,Y.
✓ Koordinate relative: @(X,Y), X dhe Y dhe janë
koordinate në raport të pikës së fundit të vendosur.
✓ Nëse koordinatat janë numra decimal ndahen me pikë.
✓ Multi vija është e përbërë nga dy vija paralele të
vendosura në largësi e cila mund të definohet.
✓ Poli vija është vijë e komplikuar në të cilën mund edhe
të ndërrohen trashësia dhe drejtimi.
✓ Zgjedhje precize e pikave të elementeve të vizatuara
kryhet me urdhrin Оѕnар.
✓ Shirita me vegla - Object Snap.
✓ Me Window selektohen elementet të cilët i përfshin
kënddrejti.
✓ Me Crossing selektohen elementet të cilët do t’i presë
kënddrejti.
✓ Me urdhrin Polygon vizatohen shumëkëndësh të
drejtë.
✓ Me urdhrin Circle vizatohen rrathë.
✓ Me urdhrin Arc vizatohen harqe rrethore.
✓ Tipi i vijave: Format  Linetype  Load...

137
Komunikimi kompjuterik

 Kontrolloni njohuritë tuaja!

1. Çka do të thotë nëse në radhën e komandës është


shënuar porosia Comand: ?
2. Çka do të thotë nëse urdhri është në kllapa (<>)?
3. Në cilin shirit me vegla gjenden urdhrat për të vizatuar
elementet themelore grafike?
4. Me cilët pika është i definuar një segment i vijës?
5. Në sa mënyra janë të definuara pikat e vijës?
6. Sa lloje të koordinatave shfrytëzohen në AutoCAD?
7. Cilët janë koordinatat absolute dhe si vendosen?
8. Çfarë vije është vija e multi plikuar?
9. Përse shërben urdhri Osnap?
10. Si përfshihen llojet e ndryshme të Osnap?
11. Përse shërben procedura Window?
12. Përse shërben procedura Crossing?
13. Në cilën mënyrë tjetër selektohen objektet?
14. Çka vizatohet me urdhrin Polygon?
15. Çka vizatohet me urdhrin Rectang?
16. Me cilin urdhër vizatohen rrathë, ndërsa me cilin harqe?
17. Nëpërmjet cilës Meny zgjidhen llojet e ndryshme të
vijave?
18. Nëpërmjet cilit shirit të veglave zgjidhen llojet e vijave?
19. Çfarë segmentesh mund të përmbajë poli vija?
20. Me cilin urdhër mbyllen vija, multi vija dhe poli vija?

138
Komunikimi kompjuterik

15. Modifikimi i elementeve të vizatuara

Shumë herë gjatë të vizatuarit paraqitet nevojë të realizohen


përmirësime ose ndryshime (modifikime) të pjesëve ose të viza-
timit të plotë. Kjo realizohet me aktivimin e urdhrave në menynë
Modify (modifikim) ose me ndihmë të ikonave në shiritit njësoj
të emëruar shirit me vegla i cili duhet të kyçet në mënyrën e
sqaruar më parë që të vendoset në ekran (fig. 194).

Fig. 194

Opsione të shiritit me vegla Modify janë:


1. Erase - fshrije
2. Copy – kopjim i objektit
3. Mirror – pasqyrë e skicimit
4. Offset – kopjim paralel
5. Array – mbarështimtë objektit(ve)
6. Move – zhvendosja e objektit(ve)
7. Rotate - rrotullimi
8. Scale – zvogëlim ose zmadhim në përpjesëtim
9. Strech - tërheqje
10. Trim – prerje e pjesëve më të gjata
11. Extend – vazhdimi i pjesëve të shkurta
12. Lengthen – vazhdimi i vijës
13. Break at point – ndërprerje në pikë
14. Break - ndërprerje
15. Chamfer – pjerrtësia e kulmeve
16. Fillet – lakimi i kulmeve
17. Expolde – ndarja i objekteve të komplikuara
Këtu do të jenë të sqaruara vetëm urdhrat për modifikimin të
cilët më shpesh përdoren për përpunim të vizatimeve teknike
në vitin e parë.

139
Komunikimi kompjuterik

Fshirja -Erase
Shumë herë, gjatë të vizatuarit, paraqitet nevoja të fshihet
një ose më tepër elemente nga vizatimi. Për atë qëllim, në fillim
selektohen elementet me Window ose Crossing dhe pastaj kli-
kohet në ikonën Erase. Fshirja mund të realizohet nëse në fillim
klikohet ikona Erase. Treguesi i miut do të ketë formë të katro-
rit () me të cilën tregohet ose klikohet në elementet të cilët
duhet të fshihen dhe pastaj shtypet butoni Enter ose klikohet
në tastierën e djathtë të miut. Nëse gabimisht fshihet ndonjë
element ose grup i elementeve, ato mund të kthehen me shëni-
min e nën komandës Oops ose U në vijën e komandës.

Kopjimi - Copy
Me këtë urdhër, kryhet kopjim i elementeve të selektuara
nga një vend në tjetrin gjatë së cilës elementet të cilët kop-
johen mbeten edhe në lokacionin e parë të rëndësishëm. Në
fillim kryhet zgjidhje të elementeve të cilët duhet të kopjohen
(Select objects:) dhe selektimi vërtetohet me shtypje të buto-
nit Enter. Pastaj definohen pika bazë për kopjim (Specify base
point) dhe pika e dytë (Specify second point). Pika e bazës ësh-
të njëra pikë e elementit që kopjohet, ndërsa pika e dytë është
vendi ku duhet të kopjohet elementi. Nëse duhet të kopjohen
më tepër elemente ose i tërë vizatimi, selektimi kryhet me ur-
dhrat Window ose Crossing dhe pastaj zgjidhet urdhri Copy.
Objekti mund të kopjohet aq herë sa është e nevojshme derisa
nuk mbarojmë urdhrin me shtypje të butonit Enter.

Zhvendosje - Move
Gjatë të vizatuarit, paraqitet nevojë e zhvendosjes së një ose
më tepër elemente të vizatuara. Me këtë urdhër, elementet zh-
vendosen nga njëri në vendin tjetër të vizatimit. Në fillim selek-
tohen elementet e një nga mënyrat më të njohura dhe shtypet
susta Enter. Pastaj definohet pika bazë për zhvendosje (Specify
base point) dhe pika e dytë (Specify second point). Si pikë bazë
zgjidhet një pikë nga elementet, ndërsa pika e fundit është ven-
di i zhvendosjes. Mbarimi i këtij urdhri kryhet me shtypje të sus-
tës Enter.

140
Komunikimi kompjuterik

pika e parë e
boshtit Reflektim pasqyror - Mirror
Me këtë urdhër, gjenerohet objekt i ri si fotografi në pasqyrë
të objektit të përhershëm (fig. 195).
Ky urdhër është i ngjashëm me urdhrin Copy, me këtë dallim
që kopjimi i elementeve është (pasqyrë) simetrike në raport të
objekt pika e dytë e boshtit boshtit të dhënë.
themelor
Selektohet objekti i cili si pasqyrë do t’u skicojë (Select ob-
jects:) dhe selektimi vërtetohet me shtypje të sustës Enter. Pas-
Fig. 195
taj definohet pika e parë e boshtit në raport të së cilës do të
kryhet fotografimi (Specify first point of mirror line:) dhe pika e
dytë (Specify second point ofmirror line:). Vijon porosia: Erase
sourceobjects? [Yes / No] (të fshihet objekti themelor?). Nëse
përgjigjet me Y (Yes - po) do të ngelë vetëm fotografim në for-
më të pasqyrës të objektit, pa ngelur objekti themelor. Nëse
përgjigjeni me N (No-jo) atëherë do të ngelin edhe të dy obje-
ktet, objekti themelor dhe objekti i skicuar në formë pasqyre.

Fshirja e vijave më të gjata – Trim


Gjatë të vizatuarit në AutoCAD, paraqitet nevojë të fshihen
vijat më të gjata. Fshirja e vijave më të gjata është në raport të
kufirit të dhënë. Në fillim definohet kufiri deri ku duhet të sh-
kurtohen vijat më të gjata ose elementet e vizatuara. Zgjidhja
e elementeve kufitare vërtetohet me shtypjen e butonit Enter.
Pastaj me treguesin e miut zgjidhen dhe klikohet nëpërmjet
vijave më të gjata. Me këtë pjesa tepër e gjatë e vijës do të
fshihet.

Vazhdimi i vijave - Extend


Shpesh paraqitet nevojë për vazhdimin e vijave të cilët pas
gabimit janë të vizatuara më të shkurta. Në fillim definohet ku-
firi deri ku duhet të vazhdojnë vijat. Zgjidhja e elementeve kufi-
tare vërtetohet me shtypjen e sustës Enter. Pastaj me treguesin
e miut zgjidhen, klikohet nëpërmjet vijave më të shkurta.
Nëse selektohen elemente të cilët nuk mund të vazhdojnë
meqenëse nuk priten, AutoCAD-in do të na lajmërojë për gabi-
min e bërë.

141
Komunikimi kompjuterik

Zmadhimi ose zvogëlimi i elementeve-Scale


Me këtë urdhër, kryhet zmadhimi ose zvogëlimi i objekteve.
Në fillim klikohet në ikonën dhe paraqitet porosia Select ob-
jects: (selekto objektet). Pasi do të selektohen elementet, zg-
jidhja vërtetohet me shtypjen e sustës Enter. Porosia në vijim
është: Specify base point: (përcaktoje pikën bazë). Klikohet me
miun në atë pikë dhe paraqitet porosia në vijim: Specify scale
factor: (përcaktoje faktorin e zmadhimit ose zvogëlimit). Nëse
numri është më i madh se 1, ka domethënien e zmadhimit të
elementit, nëse është më i vogël se 1, ka domethënien e zvo-
gëlimit të elementit.

Zgjatja e elementeve – Stretch


Me këtë urdhër, pjesë nga vizatimi mund sipas nevojës të
tërhiqen pa u ndërprerë lidhjet me pikat tjera ose elementet.
Selektimi i objekteve kryhet me opsionin Crossing. Elementi i
parë gjithmonë duhet të zgjidhet me dritare, ndërsa elementet
në vijim mund të zgjidhen edhe me shfaqje. Elementet të cilët
gjenden plotësisht në dritaren do të tërhiqen dhe nga njëra do
të zhvendosen në pikën tjetër. Elementet të cilët nuk gjenden
në dritaren nuk do të pësojnë asnjë ndryshim. Duhet të për-
mendet se zgjidhja e elementeve gjatë kësaj komande duhet të
kryhet detyrimisht me opsionin Crossing, i cili i tërheq elemen-
tet të cilët priten me dritaren.

Rrumbullakimi i kulmeve - Fillet


Kur ka dy segmente që priten në një pikë, ose ndonjë po-
ligon i rregullt ose jo i rregullt, kulmet e tij (këndet) mund të
rrumbullakohen me harqe qarkore me rrezen e definuar më
parë (fig. 196).
Gjatë aktivimit të këtij urdhri, paraqitet porosi në të cilën për-
gjigjet me shënimin e shkronjës r (të përcaktohet rrezja i rrum-
bullakimit):
Fig. 196 Select first object or [Undo / Polyline / Radius /Trim / Multi-
ple]: r
Specify fillet radius <0.0000>: shënohet radiusi i rrumbullaki-
mit. Selektohen (tregojnë) të dy segmentet të cilët në vend nën
kënd prej 90° do të rrumbullakohen sipas rrezes së dhënë.

142
Komunikimi kompjuterik

Prerja e pjerrtë e kulmeve - Chamfer


Dy segmente të cilët priten nën kënd prej 90°, mund të
bëhen të pjerrëta sipas largësive të definuara (d1 dhe d2) (fig.
197). Pas selektimit të urdhrit paraqitet porosia:
• Current chamfer Distl = 0.0000, Dist2 = 0.0000
(vlera aktuale për d1 dhe d2)
• Select first line or [Undo / Polyline / Distance /
Angle / Trim/mEthod/Multiple]: d (që të ndërrohen
vlerat aktuale)
Fig. 197 • Specify first chamfer distance <0.0000>: 20 (d1)
• Specify second chamfer distance <20.0000>: (d2)
• Select first line or [Undo / Polyline / Distance / Angle /
Trim / mEthod / Multiple]: (selektohet vija e parë nga
kulmi)
• Select second line or shift-select to apply corner:
(selektohet vija e dytë nga kulmi).

Kopjimi paralel -Offset


Me këtë urdhër, është mundësuar kopjim paralele i objektit
të selektuar në largësi të definuar (fig. 198). Përdoret për kop-
jim të vijave, rrathëve, harqeve rrethor, poligoneve dhe objekte
të tjera të cilët paralelisht kopjohen në raport të elementit të
selektuar themelor. Në fillim definohet largësia në të cilën do
të kopjohet objekti origjinal (Specify offset distance). Pastaj tre-
gohet në objektin i cili kopjohet (Select object to offset) dhe ana
e kopjimit në raport të origjinalit (Specify point on side to off-
largësia e kopjimit set). Kopjimi mund të realizohet aq herë sa është e nevojshme,
ndërsa për mbarimin e urdhërit shtypet në tastierën e majtë të
Fig. 198 miut ose në butonin Enter.

Rrotullimi - Rotate
Me këtë urdhër mund të realizohet rrotullim i elementeve në
raport të boshtit të dhënë të rrotacionit dhe këndit të caktuar.
Në porosinë: Select object: selektohet objekt ose objekte të ci-
lët duhet të rrotullohen. Në porosinë: Base point: zgjidhet pika
rreth së cilës do të jetë qendra e rrotullimit. Në porosinë Spe-
cify rotation angle: definohet këndi i rotacionit me shënimin e
vlerës së tij (në shkallë) nga tastiera ose tregimi me miun.

143
Komunikimi kompjuterik

largësia ndërmjet Shumëzimi - Array


kolonave
Me këtë urdhër, është mundësuar krijimi i numrit më të madh
radhët të kopjeve të objektit të zgjedhur. Objekti i selektuar mund të
shumëzohet ose kopjohet në radhë dhe/ose në kolona dhe në
rreth.
Kopjimi realizohet në dy mënyra:
kolonat

■ Rectangular – kopjimi në lloj të kënddrejtit (fig. 199). Pas


klikimit të ikonës hapet dritarja (fig. 200) ku selektohet mënyra
e kopjimit. Për selektim të objektit i cili kopjohet, klikohet në
sustën:
largësia ndërmjet radhëve Select objects. Pastaj, definohet numri i radhëve (Rows) dhe
numri i kolonave (columns). Definohen largësitë ndërmjet ra-
Fig. 199 dhëve dhe kolonave në raport të elementeve (fig. 199). Numri
shënohet në hapësirën: Row offset: i Column offset. Nëse jepet
vlera pozitive, objektet do të zhvendosen përpjetë dhe djathtas
nga elementi origjinal.

Fig. 200

■ Polar – kopjim në rreth ose hark qarkor (fig. 201). Në dri-


taren nga fig. 200 zgjidhet kopjimi në lloj të qarkut ose harkut
(Polar). Ndërrohen përmbajtjet e dritares përkatësisht me llojin
e kopjimit (fig. 202). Për selektim të objektit i cili do të kopjohet
klikohet në butonin: Select objects. Pastaj definohen, me sele-
ktim ose shënim, koordinate të qendrës në raport të cilëve do të
kopjohen objektet (center point) dhe këndit të kopjimi (Angle
to fill:) Përcaktohet numri i elementeve të cilët do të kopjohen
(Total number of items:).

Fig. 201
144
Komunikimi kompjuterik

Pas definimit të parametrave për një prej dy mënyrave të


kopjimit ofrohet mundësi të shihen të gjitha vendosjet para
se të mbarojë urdhri (Preview). Gjatë asaj, hapet dritarja nga
fig. 203, ku mund të pranohet (Accept) vendosja, të bëhen
disa ndryshime plotësuese (Modify) ose të refuzohet urdhri
(Cancel).

Fig. 203
Fig. 202

Mod i modifikimit
Një pjesë e urdhrave për modifikim mund të aktivi-
zohen nëpërmjet modelit të modifikimit ose “pika e nxehtë
(hotspot) (fig. 203). Selektohen elementet e një prej mënyra-
ve të sqaruara më parë. Do të paraqiten katrorë të kaltër-mr-
kerë-në pikat karakteristike të elementit. Nëse klikohet nëpër-
mjet njërit prej katrorëve të kaltër, ky do të bëhet i kuq, që do
të thotë se është në mod të modifikimit. Kjo pikë quhet edhe
“pikë e nxehtë” (hotspot). Atëherë, në radhën e komandimit
do të paraqiten pjesë të urdhrave për modifikim dhe atë:
Stretch, Move, Copy, Rotate, Scale dhe Mirror, por një nga një.
Nga njëri urdhër në tjetrit zbatohet me shtypje të sustës më të
“pika e nxehtë” madhe të tastierës Space. Kur do të zgjidhet urdhri i dëshiruar,
procedura e mëtutjeshme është e njëjtë siç është sqaruar te
secila në veçanti. Cila pikë do të zgjidhet të jetë “pikë e nxeh-
Fig. 203 të”, varet nga nevojat.

145
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

Me urdhrat në menynë Modificy realizohet modifikimi


ose përmirësimi i vizatimit.
Erase-fshirje e objektit/teve.
Copy-kopjim i objektit/teve nga një vend në tjetrin.
Move-zhvendosje e objektit/teve nga një vend në
tjetrin.
Mirror-fotografim në formë pasqyre të objektit/teve në
raport të boshtit të simetrisë.
Trim-fshirje e vijave të gjata të vizatuara.
Extend-vazhdimi i vijave “të shkurta”.
Shale-zmadhimi ose zvogëlimi i objektit/teve).
Strech-tërheqja e objektit/teve.
Fillet-rrumbullakimi i kulmeve.
Chamfer-prerje e shkurtë e kulmeve.
Offset-fotografim paralel i objektit.
Rotate-rotacion i objektit/teve.
Array-shumëzimi i objektit.
Nëse objekti shkon në mod të modifikimit, pjesë e
urdhrave do të mund të zgjidhen me shtypjen e sustës
Space.

 Kontrollo njohuritë tuaja!

1. Me cilët urdhra realizohet modifikimi ose përmirësimi i


vizatimit?
2. Me cilin urdhër realizohet fshirja e elementeve të vizatuara
gabimisht?
3. Me cilin urdhër realizohet kopjimi i elementeve?
4. Me cilin urdhër realizohet zhvendosja e elementeve të
vizatuara?
5. Si vërtetohet zgjidhja e elementeve të cilët duhet të
modifikohen?
6. Me cilin urdhër realizohet fotografimi në formë pasqyre e
objekteve?
7. Me cilin urdhër realizohet fshirja e elementeve të vizatuar
të gjatë?
8. Me cilin urdhër realizohet vazhdimi i elementeve “të
shkurta”?
9. Me cilin urdhër realizohet zvogëlimi ose zmadhimi i
elementeve të vizatuara?
10. Me cilin urdhër realizohet tërheqja e elementeve të
vizatuara?
11. Me cilin urdhra realizohet tërheqja objekteve?
12. Me cilin urdhër realizohet rrumbullakimi i kulmeve?
13. Me cilin urdhër realizohet prerja e shkurtë e kulmeve?

146
Komunikimi kompjuterik

14. Me cilin urdhër krijohet elementet paralele në distancë të


caktuar?
15. Me cilin urdhër realizohet rotacioni i elementeve?
16. Me cilin urdhër realizohet shumëzimi (kopjimi) i objekteve
në lloj të kënddrejtit ose rrethit?
17. Si është shumëzimi Rectangular?
18. Si është shumëzimi Polar?
19. Me cilën urdhër realizohet vazhdimi i pjesëve të vizatimit?
20. Si çohet objekti në mod të modifikimit?
21. Si zgjidhen urdhrat për modifikimin, kur objekti është në
mod të modifikimit?
22. Cilët urdhra për modifikim mund të realizohen kur
elementi është në mod për modifikim?

) Që të zotërohen veglat e mësuara për të vizatuar dhe urdhrat për modifikim duhet të
përpunohen vizatime ku zbatohet e mësuara. Për atë, punoj ushtrimet e propozuara!

Largësia ndërmjet radhëve: 50


Largësia ndërmjet kolonave: 50
Brinja e trekëndëshit: 30
Ofset i harkut të madh është 10, ndërsa e të voglit 5 Ushtrimi nr. 1

147
Komunikimi kompjuterik

Baza e dhomës së ditës


dhe tryeza

Ushtrimi nr. 2

Ushtrimi nr. 3
baza e klasës

148
Komunikimi kompjuterik

16. Shënimi grafik i materialit ndërtimor-vijëzimi-Hatch


Në AutoCAD-in nëse dëshironi ose ka nevojë, pjesë nga vi-
zatimi mund të theksohen me vijëzim. Për shembull, materialet
e zbatuara ndërtimore në vizatimet ose sipërfaqet, mund gra-
fikisht të shënohen me vijëzim dhe/ose me ngjyrë. Me vijëzim
plotësohen sipërfaqet e zgjedhura me modele të ndryshme të
përbëra nga pika, viza dhe forma të ndryshme ose plotësohen
me ngjyrë.
Ky urdhër aktivizohet nëpërmjet:

shirit me vegla: Draw  Hatch


meny: Draw  Hatch
Plotësimi i sipërfaqeve
vija e komandës: bhatch

Për vijëzim në AutoCAD 2007, janë të përgatitura numër i


madh i shembujve me lloje standarde të vijëzimeve. Gjatë akti-
vizimit të këtij urdhri, hapet, hapet dritarja Hatch and Gradient
që do të thotë se prej këtu mund të zgjidhet që të vijëzohen
sipërfaqet (Hatch) dhe/ose të ngjyrosen (gradient) (fig. 204).

Fig. 204 Sipërfaqja e cila vijëzohet duhet të jetë figurë gjeometrike e


mbyllur.
Procedura për vijëzim përfshin zgjedhje të sipërfaqes së
mbyllur dhe model për vijëzim i cili ka cilësi të caktuara: kënd
(Angle) nën të cilin janë të vendosur elementet dhe dendësia e
vijëzimit (Scale).

149
Komunikimi kompjuterik

1. Nga shiriti me vegla Draw zgjidhet ikona Hatch.


2. Nga lista Pattern zgjidhet model për vijëzim:
• që t’i shihni të gjithë modelet e mundshme, me miun kli-
koni në sustën me tri pika (...) ose nëpërmjet modelit i cili
shihet në pjesën Swatch (model) (fig. 205).
• zgjidhni në nga kartelat: ANSI, ISO ose
Other Predefined dhe shtypni OK.
3. Nga lista Angle zgjidhet këndi i vijë-
zimit. Nëse ngelet 0, vijëzimi do të
jetë nën kënd i cili është dhënë në
modelin.
4. Në fushën për tekst Scale, shënohet
largësia ndërmjet elementeve të
vijëzimit. Nëse është numri më i vo-
gël se 1, vijëzimi është më i dendur,
ndërsa nëse është më i madh se 1,
më i rrallë.
5. Zgjidhet në pjesën Boundaries  Pick
points që të theksohet sipërfaqja e
mbyllur e cila vijëzohet. Duhet të zg-
jidhet pika e cila është në sipërfaqe të
mbyllur. Për në fund, shtypet në sus-
tën e djathtë nga miu ose në sustën
Enter.
Fig. 205 6. Nëse doni më parë ta shihni sipërfaqen e vijëzuar, atëherë
zgjidheni Preview. Nëse është e nevojshme, ndryshoni para-
metrat e vijëzimit dhe shtypni në sustën e djathtë të miut.
Nëse kontura nuk është e mbyllur programi jep porosi për
gabim. Vijëzimi duhet të realizohet në fund të vizatimit, kur
vizatimi i plotë është i gatshëm. Mund të vijëzohen më tepër
sipërfaqe përnjëherë dhe këto do të sillen si një objekt.
Gjatë selektimit do të selektohen të gjithë dhe nëse klikohet
Delete, do të fshihen të gjitha. Për atë ndonjëherë është mirë të
bëhet vijëzim në secilën sipërfaqe veçmas.

150
Komunikimi kompjuterik

Rregullimi i vijëzimit të vizatuar


Në sipërfaqen tani më të vijëzuar mund të realizohen
ndryshime të caktuara ose rregullime si: lloji i vijëzimit, kën-
di i largësisë ndërmjet vijave. Kjo realizohet me urdhrin Hat-
Edit Hatch
chedit. Për këtë qëllim, në ekranin duhet të vendoset shiriti
me vegla Modify II (fig. 206), në një nga mënyrat e sqaruara
ose nëpërmjet menysë:
Fig. 206
Modify → Object → hatch.

Kur do të aktivizohet urdhri, treguesi i miut do të fitojë formë


të katrorit të vogël () me të cilën duhet të klikohet sipërfaqja
e vijëzuar. Paraqitet dritarja nga fig. 204, i njëjti sikurse kur niset
me vijëzim, por susta Pick points është i hirtë (nuk është aktiv).
Kjo do të thotë se mund të kryhen përmirësime vetëm në vijë-
zimin, ndërsa jo edhe në sipërfaqen e cila nga më parë është
definuar.

17. Shënimi i tekstit - Multiline Text


Në vizatimet teknike paraqitet nevojë për vendosje të tekstit
që është mundësuar edhe gjatë shfrytëzimit të AutoCAD-it. Te-
ksti mund të shënohet me fonte të ndryshme (alfabete), ma-
dhësi, pjerrtësi për kënd të caktuar, i rotuar për kënd të caktuar,
vertikalisht të shënohet ose në mënyrë pasqyre të vendoset.
Teksti vendoset nëpërmjet tastierës, pasi do të definohen pa-
rametrat themelore për atë. Shënimi i tekstit, fillon nëpërmjet:

shirit me vegla: Draw  Multiline Text


meny: Draw  Multiline Text
vija e komandës: mtext

Në fillim definohet këndi i parë (Specify first corner) dhe kën-


di i kundërt (Specify opposite corner) nga kënddrejti në të cilin
do të vendoset teksti. Pastaj paraqitet dritarja për dialog.
Text Formatting (rregullues i tekstit) (fig. 207).

Fig. 207

151
Komunikimi kompjuterik

Në dritaren definohet fonti i tekstit, madhësia, shkronja të


trasha (Bold), shkronja të pjerrëta (Italic) si dhe ngjyra dhe ra-
dhitja e tekstit (në mes, majtas ose djathtas), vendosja e sim-
bolit si dhe këndi i simbolit si dhe këndi i tekstit. Pasi do të de-
finohen të gjithë përshtatjet, mund të fillohet me shënimin e
tekstit (sipërfaqja e përhimtë në fig. 207). Kur do të mbarohet së
shkruari, klikohet në sustën OK dhe teksti i shkruar do të paraqi-
tet në vizatimin në vendin ku më parë ishte definuar kënddrejti
në të cilin vendoset teksti.
Teksti i shënuar sillet si një objekt pa dallim sa është teksti.
Për arsye të asaj, rregullimi i mëtutjeshëm, zhvendosje, zma-
dhim ose operacione të tjera për ndërrimin e vendosjeve, do të
sillen në tekstin e plotë të shënuar. Shënimi i një rendi të tekstit
ose vendosje direkte e tekstit bëhet nëpërmjet:
• meny: Draw → Text →Single line text
• vija e komandës: dtext ose text
Secili rend i tekstit është objekt i veçantë dhe mund të rre-
gullohet. Pasi do të definohet pika nisëse për tekstin e vizatimit,
lartësinë e shkronjave, këndi dhe rrafshimi, në ekran paraqitet
vendi i vendosjes së tekstit.
Rregullimet e tekstit
Në AutoCAD-in ekziston mundësi të realizohen
ndryshime të caktuara dhe përmirësime të tekstit tani më
të shkruar. Mund të ndërrohet pjesë nga teksti, të për-
mirësohen gabimet gjatë shënimit ose të ndërrohet fonti,
Edit Text madhësia dhe vendosja e shkronjave.
Kjo realizohet nëpërmjet:
Fig. 208 • menyja: Modify → Object →Text →Edit...
• shirit me vegla: Text →Edit text (fig. 208)
Kur do të aktivizohet ky urdhër në një nga mënyrat e lart-
përmendura, treguesi i miut do të fitojë formë në katror të vo-
gël me të cilin duhet të tregohet (të vendoset dhe klikohet) në
tekstin i cili duhet të rregullohet) në tekstin i cili duhet të rre-
gullohet. Atëherë do të aktivizohet dritarja për dialog Text For-
matting (fig. 207) i cili aktivizohet gjatë urdhrit të shënimit të
tekstit. Këtu mund të predefinohen shumë elemente të ndrysh-
me në tekstin, të njëjtat të cilët mundje të definohen edhe gjatë
shënimit të tekstit.

152
Komunikimi kompjuterik

Definimi i stilit të tekstit.


Në AutoCAD-in është definuar i ashtuquajtur stil standard i
tekstit (standard) me font të caktuar dhe madhësi të shkronjave.
Nëse shfrytëzuesi dëshiron, mund ta ndryshojë dhe ta krijojë
stilin e tij për të shënuar tekst i cili do të jetë me fontin e dëshi-
ruar dhe madhësinë e shkronjave. Me definim të stilit shfrytëzu-
es të shkronjave, gjatë shënimit të tekstit me urdhrin Multiline
text, i njëjti tekst do të jetë i shënuar me parametrat e definuar.
Definimi i stilit pronësor të tekstit kryhet me aktivizimin e
dritares për dialog nga
• meny: Format→Text Style (fig. 209).

Fig. 209

Në dritaren për dialog jepet emri i stilit të ri (Style Name 


New...), emri i fontit (Font Name) stili dhe lartësia e shkronjave,
gjerësia e shkronjave (Width Factor), pjerrtësia e shkronjave
(Oblique Angle) dhe efektet e tekstit të shkruar. Kur është
mbaruar vendosja e stilit të ri të shkronjave shtypet susta Apply
 Close.
Fig. 210 Kështu i definuari Stili i ri tekstit, do të paraqitet në shiritin
me vegla për stile (Styles). Nëse gjatë shënimit të tekstit (Multi-
line text dhe Single line Text) selektohet stili shfrytëzues, ky do
t’i ketë parametrat të cilët i ka vendosur shfrytëzuesi (fig. 210).

153
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

Draw  Hatch është urdhri për vijëzim.


Vijëzohen vetëm figurat e mbyllura gjeometrike.
Përmirësimi i vijëzimit realizohet me urdhrin Edit Hatch
0se nëpërmjet menysë Modify  Object  Hatch...
Shënimi i tekstit realizohet nëpërmjet menysë Draw 
Multiline Text.
Definimi i stilit të tekstit realizohet nëpërmjet menysë
Format  Text Style.
Draw  Text  Single line Text është vendosje e
dukshme e tekstit.
Përmirësimi i tekstit realizohet nëpërmjet menysë
Modify  Object  Text  Edit...
Nëse teksti është shënuar me urdhrin Single line Text
mund të rregullohet vetëm përmbajtja e tekstit.
Nëse teksti është shënuar me urdhrin Multiline Text
atëherë mund të rregullohen të gjithë elementet e
definuara më parë.

 Kontrollo njohuritë tuaja!


1. Si aktivizohet urdhri për vijëzim?
2. Ku zgjidhet lloji i vijëzimit (Pattern)?
3. Çka definohet me opsionin Scale?
4. Çka definohet me opsionin Pick Points?
5. Çka definohet me opsionin Select Objects?
6. Me cilin urdhër realizohet përmirësimi i pjesëve të
vijëzuara?
7. Cilët lloje të tekstit shënohen në AutoCAD?
8. Si shënohet teksti me aktivizimin e urdhrit Multiline Text?
9. Cilët janë vetitë e Sinfle line Text?
10. Si definohet stili pronësor i tekstit?
11. Me cilin urdhër realizohet vendosja e dukshme e tekstit?
12. Me cilin urdhër realizohet përmirësimi i tekstit?

154
Komunikimi kompjuterik

18. Kuotimi - Dimension


Vizatimet e vizatuara në AutoCAD mund të shfrytëzohen, të
vendoset teksti, numrat e kuotës dhe informacionet e tjera të
rëndësishme për vizatimet. Gjatë kuotimit në vizatimit vendo-
sen madhësitë e vërteta të rëndësishme për realizimin e objek-
teve. Për atë, vizatimi duhet të jetë në mënyrë precize i vizatuar,
ndërsa kuotimi të jetë në pajtim me standardet projektuese.
Të gjithë urdhrat për kuotim gjenden në:
• shiritin me vegla: Dimension (fig. 211)
• menyja: Dimension

Fig. 211

Nga numri i madh i mënyrave të


ndryshme të kuotimit, këtu do të më-
sohen llojet në vijim:
Numri i kuotës ose 1. Linear Dimension – kuotim linear.
tekstit (label, text)
2. Radius – kuotim i rrezes.
Viza të pjerrëta 3. Diametar – kuotim i diametrit.
(oblique)
4. Angular – kuotim i këndit.
Dimension line-(vijë
kryesore e kuotës) 5. Continue Dimension – kuotim i
kontinuar.
Extension line (vijë 6. Dim Style Control – selektimi i stilit të
ndihmëse e kuotës)
Fig. 212 definuar.
7. Dimension Style... –definimi i stilit të
kuotimit.
largësia e vijës së

Para se të fillohet me kuotimin nevojitet të dihen


kuotës

elementet përbërëse të kuotave dhe emrat e tyre në


AutoCad-in (fig. 212):
■ vija kryesore e kuotës - Dimension line;
■ vija ndihmëse e kuotës - Extension line;
■ viza të pjerrëta - oblique;
largësia e objektit

■ numër i kuotës ose tekst - label, text;


■ distanca e kuotës ndihmëse nga objektit (offset
from origin) (fig. 213);
Fig. 213
■ distanca e numrit të kuotës nga vija e kuotës
(offset from dim line) (fig. 213).

155
Komunikimi kompjuterik

Definimi i stilit të kuotimit


Para së se të fillohet me kuotimin, duhet të definohet stili i
kuotimit, d.m.th. stili i numrave të kuotës dhe elementet e ku-
otave.
Definimi i stilit të numrave të kuotës (tekst) (font dhe lartësi
e tekstit ose numrave) realizohet nëpërmjet dritares për dialog
Text Style nga menyja Format (fig. 209).
Definimi i elementeve të kuotave realizohet nëpërmjet:
• meny: Dimension → Dimension Style...;
• shirit me vegla: Dimension → Dimension Style.
Hapet dritarja Dimension Style Manager (fig. 214) ku shihen
stilet e krijuara dhe karakteristikat e tyre. Në pjesën Styles: është
lista nga të gjithë stilet e krijuara. Në pjesën Preview of: me viza,
mund të shihen vendosjet e bëra të stilit “me viza”. Nëse doni të
krijojmë stil të ri klikohet në sustën New... në anën e djathtë të
dritares. Do të hapet dritare e re (fig. 215) ku hapet dritare e re
(fig. 215) ku definohet emri i stilit New Style Name.
Emri i stilit të ri do të paraqitet
në shiritin me vegla Dimension në
pjesën Dim StyleControl - selektimi
i stilit të definuar, ku secili stil i ri do
të jetë i shënuar. Pasi do të ndahet
emri i stilit të ri klikohet në sustën
Continue.
Paraqitet dritarja New Dimensi-
on Style: stili im (fig. 216) ku nëpër-
mjet kartelave të ndryshme do të
modifikohet stili i ri i kuotimit.
Këtu do të jetë sqaruar krijimi i
stilit për kuotim me viza të pjerrëta
që më së shumti përdoret në ndër-
timtari.
Fig. 214

stili im

Fig. 215

156
Komunikimi kompjuterik

1. Simbole dhe shigjeta (Symbols and Arrows) (shigjeta ose


viza të pjerrëta) (fig. 216):

■ në sektorin Arrowheads de-


finohet forma dhe madhësia
e vizave të pjerrëta. Në fillim,
nga lista me forma të ndrysh-
me zgjidhet kuotimi me viza
të pjerrëta –oblique.
■ në listën Arrow Size: definohet
madhësia e vizave të pjerrëta.

Fig. 216

2. Vija të kuotës (Lines) (fig. 217):

■ sektori Dimension lines ka të


bëjë me vijën kryesore të ku-
otës dhe atë:
- Extend beyond ticks: sa vija
e kuotës do të del jashtë nga
prerja me vijat ndihmëse të
kuotës;
■ sektori Evtension line ka të
bëjë në vijat ndihmës të kuo-
tave dhe atë:
- Extend beyond dim lines: sa
vijat ndihmëse të kuotës do
të jenë të vazhduara nga vija
kryesore e kuotës.
- Offset from origin: largësia
ndërmjet vijave ndihmëse të
kuotës dhe objekti.
Fig. 217

157
Komunikimi kompjuterik

3. Teksti i kuotës (shkronja dhe numra) (Text) (fig. 218):

■ sektori Text appearance ka të bëjë


me:
- Text style: stili i numrave të kuotës
ose teksti i cili mund të zgjidhet nga
stili i krijuar nga më parë nëse kli-
kohet susta
- Text heigh: lartësia e shkronjave dhe
numrave;
■ секторот Text placement ka të bëjë
në pozitën e tekstit në raport të vijës
kryesore të kuotës.
Vendosjet janë me sa vijon:
- Vertical: Above (mbi vijën e kuotës);
- Horizontal: Center (në mesin ndër-
mjet vijave ndihmëse të kuotës);
Fig. 218 - Offset from dim line: largësia ndërmjet numrit të kuotës dhe
vijës kryesore të kuotës (fig. 213).
Procedura për kuotim linear
Pasi të definohet stili i kuotimit fillohet me kuotimin. Më
shpesh do të përdoret kuotim linear (Linear Dimension) i cili pa-
raqet kuotim ortogonal të gjatësive dhe gjerësive të objekteve
(fig. 219).
Kuotimi fillon me klikimin e ikonës Linear Dimension (fig.
211 - ikona 1):
• Comand:_dimlinear;
• Specify first extension line origin: defino pikën e
parë të objektit-kliko në pikën T1;
• Specify second extension line origin: defino pikën e
dytë nga objekti-kliko në pikën T2;
• Specify dimension line location: definohet vendi ku
do të vendoset vija e kuotës.

Nëse objekti i cili kuotohet është përbërë nga më


tepër pjesë, pas kuotimit të anës së parë (fig. 219-pikat
Fig. 219 T1 dhe T2), vazhdohet me kuotim me klikimin e ikonës
Continue Dimension (kuotim i vazhduar) (fig. 211-ikona 5), gjatë
së cilës vija e kuotës do të “ngjitet” në pjesën e parë të kuotuar.
Pastaj klikohet në pikat T3, T4, dhe T5 (fig. 219). Ndërprerja e ku-
otimit realizohet me klikim të sustës Esc. Të gjithë elementet të
kuotave sillen si një objekt.

158
Komunikimi kompjuterik

Përmirësimi i kuotave
Pas mbarimit me kuotim, nëse është e nevojshme të reali-
zohen përmirësime të tekstit (numri i kuotës) ose të dukjes së
të gjitha elementeve të kuotave si vijë kryesore e kuotsë, vija
ndihmëse e kuotës ose viza të kuotës.
Nëse duam ta rregullojmë vetëm tekstin (numri i kuotës)
duhet të klikohet ikona Edit Text (fig. 208) nga shiriti me vegla
Modyify II,selektohet numri i kuotës i cili duhet të rregullohet.
Hapet dritarja Text Formating (fig.207), selektohet teksti dhe
mund të ndërrohet madhësia e tij, font, trashje pjerrtësi etj.
Nëse duam ta rregullojmë pamjen e vijës kryesore dhe
ndihmëse të kuotës, vizat e pjerrëta si dhe në tekstin atëherë
duhet të klikohet në ikonën Properties (fig. 220) nga shiriti
me vegla Standard. Gjatë asaj hapet dritare me mundësi për
ndërrim të më tepër parametrave nga vizatimi (fig. 221). Për
ndërrimin e vendosjeve për kuotim selektohet kuota e cila
Fig. 220 duhet të ndërrohet. Hapet dritarja (fig. 221) ku është treguar
vetëm mundësia për ndërrimin në pjesën Lines & Arrows. Me
hapje të pjesëve të tjera si Text dhe tjera mund të realizohen
përmirësime në të cilën është definuar më parë. Ndërrimi
është shumë i thjeshtë, për shembull: klikohet në fushën ku
është shënuar dimensioni i vizës së pjerrët - Arrow size – dhe
ndërrohet numri. Në të njëjtën kohë, ndryshimi duket edhe
në vizatimin.
Mënyrë tjetër e ndryshimit të vendosjeve është nëpërm-
jet ikonës 7 (Dimension Style...) nga fig. 211. Hapet dritarja
Dimension Style Manager (fig. 214) ku për ndryshime të stilit
të kuotimit klikohet susta Modify. Në mënyrën e njëjtë, si de-
finomi i stilit të ri, do të ndërrohen ato elemente të cilët janë
të nevojshme, dhe atë nëpërmjet vendosjeve të sqaruara në
figurat 216, 217 dhe 218.

Fig. 221

159
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

Kuotimi kryhet me urdhrin Dimension.


Kuotat janë të përbëra nga:
– vija kryesore e kuotës - Dimension line;ù
– vija ndihmëse e kuotës - Extension line;
– viza të pjerrëta - oblique – ose shigjeta;
– numri i kuotës ose tekst - label, text.
Të gjithë elementet e kuotës sillen si një objekt.
Definomi i stilit të tekstit të kuotës ose numrit realizohet
me urdhrin: Format -» Text Style.
Kuotimi lineat fillon me urdhërin Linear Dimension.
Vazhdimi i kuotimit realizohet me urdhrin Continue Di-
mension.
Përmirësimi i tekstit të kuotës ose numrit realizohet me
urdhrin Edit Text.
Përmirësimi i pamjes së elementeve të kuotës dhe të te-
kstit realizohet me urdhrin Properties.
Për kuotimin në gjatës dhe gjerësi zbatohet kuotimi li-
near.

 Kontrollo njohuritë tuaja!


1. Me cilin urdhër realizohet dimensionimi?
2. Prej cilëve elementeve është përbërë kuota?
3. Para se të fillohet me kuotim çka duhet të definohet?
4. Çka definohet nëpërmjet dritares për dialog Text Style?
5. Çka definohet nëpërmjet dritares për dialog Dimension
Style Manager?
6. Me cilin urdhër fillohet me kuotimin?
7. Me cilin urdhër vazhdohet me kuotimin?
8. Me cilën urdhër realizohet përmirësimi vetëm i tekstit ose i
numrit të kuotës?
9. Çka mund të rregullohet te kuotat me urdhrin Properties?
10. Çfarë lloji të kuotimit zbatohet për kuotim të gjatësive dhe
gjerësive?

160
Komunikimi kompjuterik

19. Rrafshet e vizatuara (shtresave) - Layers


sqarimet
kuotat Në AutoCAD-in përdoren rrafshe vizatuese të cilët mundëso-
jnë organizim dhe grupim të informacioneve të ndryshme të
objekti për vizatimin. Rrafshet vizatuese ose shtresat (layer), mund të
mendohen si rrafshe të tejdukshme të cilët kur do të përputhes-
pamja e shtresave hin do ta jepnin pamjen definitive të vizatimit (fig. 222). Muret e
objektit do të vizatohen në një rrafsh, mobilet në rrafshin tjetër,
Fig. 222 kuotimi në rrafshin e tretë, instalimi elektrik i rrafshit të katërt
etj. Kjo do të thotë se vizatohen vizatime të ndryshme në rra-
fshe të ndryshme të cilët përputhen njëri mbi tjetrin dhe e japin
vizatimin definitiv. Secili rrafsh (layers) karakterizohet me emrin
përkatës, ngjyrën dhe llojin e vijës me të cilën vizatohen objek-
tet në atë. Numri i shtresave në një vizatim si dhe numri i objek-
teve në një shtresë është i pakufizuar.
Në këtë mënyrë, lehtësohet pamja e vizatimit si dhe shfaqja
dhe shtypja e objekteve në vizatimin. Gjatë të vizatuarit është
mundësuar manipulim me rrafshet: a të jetë përmbajtja e rra-


Koncepte kryesore:
– Rrafshi aktiv (layer) – rrafshi në të cilin mund të vizatohet. Vetëm një rrafsh mund të jetë
aktiv.
– Ngrirja (Freeze) – nëse rrafshi ngrin, objektet e këtij rrafshi janë të padukshme.
– Shkrirja (Thaw) – objektet e shtresës së ngrirë janë të dukshme.
– Mbyllje (Lock) – objektet nga shtresa e mbyllur nuk mund të selektohen ose ndryshohen.
– Shtresa 0 (Layer 0) – krijohet së bashku me hapjen e vizatimit të ri dhe ka ngjyrë si dhe
hapësira për të vizatuar (e bardhë ose e zezë) dhe tip i kontinuar i vijës. Shtresa 0 nuk
mund të zbatohet.
– Përbërje e shtresës (Layer Properties) – në secilën shtresë mund të ndahet: ngjyra, pamja
dhe trashësia e vijës.

ngjyra e shtresës (Color)


mbyllja e shtresës (Lock/Unlock)

ngrirja e shtresave të reja


ngrirja e të gjitha shtresave (Freeze/Thaw)
kyçja dhe shkyçja e shtresës (On/Off )

Fig. 223
161
Komunikimi kompjuterik

fshit e dukshme, e padukshme, që të mundet në atë të viza-


tohet ose jo etj. (fig. 223).
Krijimi i shtresave (layer)
Krijimi i shtresës së re (layer) realizohet nëpërmjet:

• shiriti me vegla: Layer Properties;


• menyja: Format  Layer;
• vija e komandës: layer.
Që të mundet të shfrytëzohet ikona Layer Properties dhe të
ndiqet gjendja e shtresave, duhet të jetë i vendosur shiriti me
vegla Layers (fig.223).

shtresë e re
fshirje e shtresës
shtresë aktuale

Fig. 224 Pas klikimit të ikonës Layer Properties Manager hapet


dritarja në fig. 224 në të cilën duhet të kryhen hapat në
vijim për krijim të shtresës së re (layer):
1. Zgjidhet opsioni New Layer (shtresë e re)
2. Nën shtresën 0 paraqitet i ri me emrin Layer1.
Nëse klikohet në Layer1mund të ndryshohet emri dhe
të definohet emri tjetër shfrytëzues. Emri nuk guxon të
përmbajë vende të zbrazëta dhe mund të jetë i përbërë
nga më së shumti 31 karaktere. Klikohet në ikonën: sh-
tresë e re, mund të krijohen aq shtresa sa është e nevo-
jshme. Secila shtresë emërohet me emër përkatës të për-
mbajtjes së shtresës.
3. Ngjyra e vijave të shtresës vendoset me klikim të
katrorit me emrin Color dhe zgjidhet ngjyra nga paleta e
Fig. 225
cila do të paraqitet si në fig. 225. Secila shtresë duhet të
ketë ngjyrë të ndryshme në vijat.

162
Komunikimi kompjuterik

4. Tipi i vijës në secilën shtresë të re është Continuous, por


sipas nevojës ndryshohet me klikimin me emrin Linetype. Gjatë
asaj paraqitet dritarja si në fig. 226: Select Linetype-»Load.....
Në dritaren ku, para asaj do të paraqitet
zgjidhet një nga tipat e vijave të ofruara siç
është sqaruar më parë. Pasi të definohet tipi i
vijës më tepër nuk do të qëndrojë Continuous
por emri i tipit të ri të zgjedhur të vijës.
5. Trashësia e vijës ndërrohet nëse kli-
kohet nën emrin Lineweight gjatë së cilës
hapet dritarja në fig. 227 dhe me selektimin
përcaktohet trashësia e vijës për shtresën ak-
tuale.
Fig. 226 Vendosja e shtresës aktuale (layer)
Vizatimi gjithmonë kryhet në leer aktual. Në fillim aktu-
al është gjithmonë leer zero (shtresë). Të gjithë objektet të
cilët vizatohen, e fitojnë ngjyrën dhe tipin e vijës në pajtim
me layerот. Zgjedhje e leer aktuale (leer i ri) kryhet nga lista
e shiritit me vegla Layer (fig. 223). Nëse klikohet shigjeta e
vogël paraqitet “listë” nga të gjithë leerët e krijuar (fig. 228).

Me ikonën Make Object’s Layer Current vendoset


layer në objektin e selektuar për aktual.
Kontrollimi i gjendjes së shtresave
Kontrollimi kryhet nëpërmjet ikonave të shiritit me vegla
Layers (fig. 223), ndërsa ikonat e kanë rëndësinë në vijim:
■ On/Off – kyçje ose shkyçje e shtresës. Kur shtresa është
Fig. 227 e shkyçur ky është i padukshëm dhe nuk shtypet, por
rigjenerohen objektet në atë.
■ Freeze / Thow – kur ka objekt të madh dhe kompleks në
një shtresë, që të përshpejtohet puna e operacioneve
Zoom dhe Pan, për selitim më të lehtë dhe regjenerim të
vizatimit të plotë, disa prej layer, mund të “ngrihen”-Fre-
eze. Në atë rast, layeri i dhënë nuk rigjenerohet, nuk
shtypet dhe është i padukshëm. Për atë qëllim shfrytë-
zohet ikona Freeze/Thaw in all viewports nga lista në
shiritin Layers.

Fig. 228

163
Komunikimi kompjuterik

■ Lock/Unlock – shfrytëzohet nëse kryhet modifikimi i obje-


ktit të dhënë nga ndonjë layer, gjatë asaj të jenë të dukshëm
layer tjerë në të cilët nuk do të realizohen asnjë ndryshim.
Layer i mbyllur është i dukshëm dhe në atë mund të sh-
tohen objekte të reja, por nuk mund të bëhen ndryshime.
Aktivizohet me klikim të ikonës në lloj të katinarit në shiritin
Layers.
Shtresat mund të fshihen derisa vizatohet. Fshirja kryhet me
selektimin e shtresës i cili do të fshihet me klikimin e ikonës De-
lete Layer (fshirje e shtresës) (fig. 224). Mund të fshihet vetëm
layer pa objekte, derisa layer i cili përmban objekte, layeri zero
dhe layeri aktual nuk mund të fshihen.
Transferimi i objekteve nga në shtresë në tjetrën bëhet ashtu
që në fillim selektohet objekti, zgjidhet layer ku do të transfe-
rohet dhe pastaj klikohet susta Esc.

20. Simbole shfrytëzuese-blloqe-Block


Grup prej elementeve të lidhura në tërësi të vetme quhet bllok.
Blloqet bëhen nga elemente të cilët shumë shpesh përdo-
ren dhe do të merr nga koha gjithmonë kur duhen përsëri të
vizatohen. Ata janë të element grafike të gatshme si: dyer, karri-
ge, treulëse, dyulëse, tavolina, gjelbërim etj. Blloqet e krijuara
mund të shfrytëzohen shumë herë. Përpunohen me zgjedhje të
një ose më tepër të objekteve të cilët grupohen që të formohen
bllok i vetëm i emëruar me veti të dhëna.
Blloku sillet si një objekt. Nëse duhet të fshihet ose zhven-
doset pjesë nga blloku, ky duhet të zhvendoset ose të fshihet i
tëri. Blloqet shumë lehtë mund të ridefinohen sipas nevojës të
shfrytëzuesit. Gjatë krijimit të një blloku mund të vizatohet në
rrafshe të ndryshme të vizatimit (layer), me tipa të ndryshme të
vijave dhe ngjyrave.

 Koncepte kryesore:
– Pika bazë (Base Point) – pika referente për futje të blloqeve. Më shpesh kjo është qendra
ose këndi nga objekti.
– Pika e vendosjes (Insertion Point)-pika në të cilën do të vendoset pika bazë e bllokut gjatë
vendosjes.
– Ndarja (Explode) – ndarja e bllokut në elementet përbërëse të cilët janë të shfrytëzuara për
krijim të tij.

164
Komunikimi kompjuterik

Krijimi i bllokut të ri

• Shirit me vegla: Draw


• meny: Draw  Block Make (fig. 229);
• vija e komandës: block.
Përpunimi i bllokut të ri është në mënyrën në vijim:
1. Klikohet në ikonën Make Block gjatë së cilës hapet dritar-
ja Block Definition (fig. 230);
2. Definohet emri i bllokut –Name. Emri i bllokut mund të
përmbajë deri 32 shenja, duke përfshirë shkronja, numra
dhe shenja të tera (_, -,$), pa vend të zbrazët. Nëse tani më
ka bllok me emër të njëjtë. Programi do të paralajmërojë
se bllok i këtillë ekziston (Block... already exists) dhe pa-
rashtron pyetje a të definohet përsëri <Jo> (Redefine it?
<N>);
3. Definohet pika bazë e bllokut me klikim të Pick Point;
4. Selektohet në Selekt Objekt dhe zgjidhen objektet prej të
cilëve do të jetë përbërë blloku i ri.
5. Klikohet në sustën ОK.

Fig. 229 Fig. 230

165
Komunikimi kompjuterik

Vendosja e blloqeve

Blloqet e krijuara në vizatimin vendosen në një nga mënyrat


në vijim:

• shirit me vegla: Draw


• meny: Insert  Block;
• vija e komandës: insert.
Vendosja e tanimë bllokut të krijuar bëhet në mënyrën në
vijim:
1. Klikohet ikona Insert Block.
2. Në dritaren Insert (fig. 231) klikohet nga lista Name: dhe
nga lista me blloqe të krijuara zgjidhet emri i bllokut i cili
duhet të futet në vizatimin (lavabo). Në këndin e sipërm
të djathtë paraqitet figura e bllokut të selektuar.
3. Nga fusha Insertion Point zgjidhet Specify On-Screan.
4. Nga fusha Scale dhe Rotation selektohet Specify On-
Screan.
5. Klikohet susta OK.
6. Definohet pika e vendosjes (Specify insertion point).
7. Definohet vlera për x dhe y ose pika e dytë e vendosjes
(Enter X scale factor, specify opposite corner).
8. Definohet këndi i rotacionit (Specify rotation
angle <0>:) .

Fig. 231

166
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

Layer është rrafshinë vizatimi ose shtresë e cila


karakterizohet me emër përkatës, ngjyrë dhe tip të
vijave.
Krijimi i Layer të ri kryhet nëpërmjet menysë Format 
Layer.
Krijimi i shtresës së re kryhet nëpërmjet ikonës Layer
në shiritin me vegla Layer.
Secila shtresë karakterizohet me pamje të ndryshme,
trashësi dhe ngjyrë në vijat.
Lista me shtresa në shiritin me vegla Layer shërben për
menaxhim me shtresat.
On/Off-kyçet ose shkyçet niveli.
Leer i shkyçur është i padukshëm, nuk shtypet, por
rigjenerohet.
Freeze/Thaw – “ngrihet” layer i dhënë.
Layer i “ngrirë” nuk rigjenerohet, nuk shtypet dhe është
i padukshëm.
Lock/Unlock-mbyllet layer i dhënë.
Layeri i mbyllur është i dukshëm, mund të shtohen
objekte të reja, por nuk mund të kryhen ndryshime.
Layer fshihet me opsionin Delete nga dritarja Layer
Properties Manager.
Nuk fshihet layer zero, layeri aktual dhe layeri i cili
përmban objekte.
Blloku është përmbledhje nga elementet grafike të
cilët sillen si një objekt.
Blloku mund të shfrytëzohet më shumë herë.
Bllok i ri krijohet nëpërmjet menysë:
Draw  Block  Make.
Në fillim definohet emri i bllokut.
Pastaj definohen elementet e bllokut.
Blloku vendoset në vizatimin nëpërmjet menysë: Insert
 Block.
Blloku mund të ndahet në elementet e përbëra me
urdhrin Explode.
Lista me blloqe të gatshme gjendet në dritaren Insert
 Name e cila paraqitet nëse klikohet ikona Insert
Block.

167
Komunikimi kompjuterik

 Kontrollo njohuritë tuaja!

1. Çfarë rrafshi është Layer-i?


2. Në cilën meny gjendet opsioni për krijim të layerit të ri?
3. Me cilën ikonë krijohet layer?
4. Ku gjendet lista e layerit të krijuar?
5. Si kontrollohen layerët?
6. Me çka karakterizohet secili layer?
7. Me cilin opsion realizohet kyçja dhe shkyçja e layerit?
8. Përse shërben opsioni Freeze/Thow?
9. Përse shërben opsioni Lock/Unlock?
10. Si fshihet layer i dhënë?
11. Cilët layerë nuk mund të fshihen?
12. Çka është blloku?
13. Nga se përbëhet blloku?
14. Si krijohet blloku i ri?
15. Çka definohet për bllokun e ri?
16. Si vendoset blloku i krijuar?
17. Çka definohet gjatë vendosjes së blloqeve?
18. Si sillen elementet në bllokun?
19. Me cilin urdhër blloku ndahet në elemente përbërëse?
20. Ku gjendet lista me blloqet tani më të krijuara të cilët
mund të vendosen?

168
Komunikimi kompjuterik

21. Shtypja e vizatimeve


Kur do të mbarohet me vizatim, objekti i vizatuar duhet të
shtypet në letër nëpërmjet shtypësit ose ploter. Mundësohet
shtypja e të dy pajisjeve, varësisht nga ajo me cilën disponon
shfrytëzuesi.
Në librin do të jetë sqaruar mënyra e bartjes së vizatimit në
letër me ndihmë të shtypësit (printer).

Konceptet vendimtare:
 – Orientimi i vizatimit (Drawing Orientation) – pozita e vizatimit në letër; mund të jetë verti-
kale (portrait) ose horizontale (landscape).
– Orientimi vertikal (Portarait) – vizatimi vendoset dhe shtypet ashtu që ana më e vogël e
letrës të jetë majë e faqes.
– Orientimi horizontal (Landscape) – vizatimi vendoset dhe shtypet ashtu që faqja më e ma-
dhe e letrës është majë e faqes.
– Sipërfaqja për ta shtypur (Printable Area) – sipërfaqja e letrës e cila shfrytëzohet për ta sh-
typur, e bazuar në madhësinë e letrës.

Para se të fillohet me shtypje të vizatimeve definohet ma-


dhësia dhe pozita e letrës në mënyrën në vijim:
1. Nga menyja File  Page Setup Manager  Modify...hapet
dritarja në fig. 232.

pajisje për të shtypur

madhësia e letrës

pjesë e cila shtypet

orientimi i vizatimit

Fig. 232

169
Komunikimi kompjuterik

2. Nga fusha Paper size fitohet madhësia e letrës (A4 ose for-
mat tjetër).
3. Nga fusha Drawing Orientation zgjidhet orientimi ose
vendosja e fletës.
4. Nga fusha Plot Area nga lista zgjidhet pjesa nga vizatimi i
cili do të shtypet.
Pasi do të definohen dimensionet dhe vendosja e letrës fi-
llohet me shtypjen e vizatimeve në një nga mënyrat në vijim:

• shirit me vegla: Standard  Plot


• meny: File  Plot
• vija e komandës: plot
Procedura e shtypjes është me sa vijon:
1. Zgjidhet urdhri Print.
2. Hapet dritarja për dialog Plot (fig. 233) në të cilën defi-
nohet modeli i pajisjes me të cilin do të shtypet vizatimi.

Fig. 233
3. Në fushën Plot scale definohet përmasa në të cilën sh-
typet vizatimi.

170
Komunikimi kompjuterik

Mënyra më e thjeshtë është nëse zgjidhet opsioni Fit to pa-


per (të përgjigjet në letrën), kështu që vizatimi e zen letrën e
plotë. Në këtë rast, përmasa e vizatimit është e panjohur. Që
të shtypet vizatimi në përmasa të caktuara definohet raporti
i milimetrave me njësitë e vizatimit (AutoCad njësitë).
Ploted MM = Drawing Units
milimetra të vizatuara = njësi në vizatimin

Nëse përgjigjet me 5=1, kjo do të thotë se distanca nga 5mm


e letrës do të vendoset 1 ACAD njësia në vizatimin e punuar
në AutoCAD.

Nëse duhet vizatimi të shtypet në përmasa të caktuara


atëherë duhet në fushën Plot area në shtypjen What to plot
të zgjidhet opsioni Window dhe me dritaren të definohet vi-
zatimi i cili duhet të shtypet. Nëse duhet vizatimi të shtypet
në përmasa 1:100, atëherë duhet në hapësirën ku definohet
raporti ndërmjet ACAD njësitë dhe njësitë e vizatuara (mi-
limetrat) të vendoset raporti 0.1=1, ndërsa për përpjesëtim
1:50, duhet të vendoset raporti 0.2 =1. Që të mundet vizatimi
të shtypet në përmasa të dëshiruara nevojitet të vizatohet
në milimetra. Kështu, vizatimi i vizatuar njëherë do të mund
të shtypet në cilën do përmasë, varësisht nga formati i letrës
dhe nga pajisja për ta shtypur.
4. Para se të fillohet me shtypjen duhet të kontrollohet a janë
elementet e definuara të zgjedhura në mënyrë përkatëse
dhe a është i vendosur vizatimi drejtë në fletën në të cilën
do të shtypet me klikimin e sustës Preview.. gjatë së cilës do
të shihet si duhet vizatimi kur do të shtypej me parametrat e
dhënë.

171
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

✓ Urdhri për të shtypur gjendet në shiritin me vegla


Standard  Plot.
✓ Meny: File  Plot.
✓ Në fushën Pen Parameters definohen karakteristikat e
penës për të vizatuar.
✓ Në fushën Plot, Rotation and Origin definohet pozita e
vizatimit në fletën.
✓ Para se të shtypet vizatimi, duhet të kontrollohet
vendosja e tij në fletën me klikim të sustës Preview.
✓ Vizatimi duhet gjithmonë të vizatohet në milimetra
që të mundet më lehtë të shtypet në cilën do qoftë
përmasë.

172
Komunikimi kompjuterik

TEST nga Vizatimi teknik me komunikim kompjuterik; Tema: Auto CAD


Grupi I

Grupi I i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë:


Udhëzim: Me kujdes lexoje secilën kërkesë. Nëse vlerëson se kërkesa është e saktë rrethoje shkronjën S,
ndërsa vlerëson se kërkesa nuk është e saktë rrethoje shkronjën J.
Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë pikë..

1. ( 1 ) ( ) Urdhrat Zoom shërbejnë për zhvendosje të vizatimit:


S J
2. ( 1 ) ( ) Selektimi i objekteve kryhet me procedurën Windows.
S J
3. ( 1 ) ( ) Me urdhrin Move zhvendosen elementet nga një vend në tjetrin .
S J
4. ( 1 ) ( ) Urdhri Erase përdoret për të fshirë vetëm të një elementi.
S J
5. ( 1 ) ( ) ORTHO zbatohet për të vizatuar vetëm vija vertikale dhe/ose horizontale.
S J

Grupi i II i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë:

Udhëzim: Nga përgjigjet e ofruara vetëm një është e saktë. Lexoni me kujdes secilën pyetje dhe vendos
cila përgjigje është e saktë dhe rrethoje përgjigjen e saktë. Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë
pikë.

1. ( 2 ) ( ) Vazhdimi i vijave tepër të shkurta realizohet me urdhrin:


a) Trim
b) Extend
c) Fillet
2. ( 2 ) ( ) Urdhri aktual ndërpritet me klikimin e sustës:
a) Offset
b) Еѕс
c) Window
3. ( 2 ) ( ) Urdhri Polygon shërben për të vizatuar:
а) trekëndësha
b) vija
c) shumëkëndësh të drejtë
4. ( 2 ) ( ) Zgjedhja precize e pikave të objekteve realizohet me urdhrin:
a) OSNAP
b) Trim
c) Mirror

173
Komunikimi kompjuterik

5. ( 2 ) ( ) Fotografimi paralel i objekteve realizohet me urdhrin:


a) Offset
b) Extend
c) Trim
6. ( 2 ) ( ) Selektimi i objekteve realizohet me procedurën:
a) Polygon
b) Array
c) Crosing
7. ( 2 ) ( ) Vazhdimi i vijave të shkurta realizohet me urdhrin:
a) Break
b) Extend
c) Mirror
8. ( 2 ) ( ) Zmadhimi i vetëm një pjese nga vizatimi realizohet me urdhrin:
a) Zoom window
b) Zoom previous
c) Zoom
9. ( 2 ) ( ) Fotografim pasqyrimi i objekteve realizohet me urdhrin:
a) Polygon
b) Mirror
c) Extend
10. ( 2 ) ( ) Përsëritja e urdhrit të mëparshëm realizohet me:
а) klikim të sustës Ѕраѕе
b) klikim të sustës Enter
c) me ndihmë të miut

Grupi i III i pyetjeve me lidhje:


Udhëzim: Në vijat, afër koncepteve nga kolona e djathtë shëno shkronjat nga nocionet të cilët përgjig-
jen në kolonën e majtë. Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë pikë.

1. ( 5 ) ( ) А. Polygon _____ fotografim pasqyrues


B. Mirror _____ vazhdimi i vijave të shkurta
C. Extend _____ vizatimi i harkut
Ç. Arc _____ fotografimi paralele
D. Ofset _____ shumëkëndëshi

nota 1 2 3 4 5
pikat 0 - 15 16 - 19 20 - 23 24 - 27 28 - 30

174
Komunikimi kompjuterik

TEST nga Vizatimi teknik me komunikim kompjuterik; Tema: Auto CAD


Grupi II

Grupi i parë i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë:


Udhëzimi: Me kujdes lexo secilën kërkesë. Nëse vlerëson se kërkesa është e saktë rrethoje shkronjën S,
ndërsa nëse mendon se kërkesa nuk është e saktë rrethoje shkronjën J.
Përgjigjet e shkarravitura nuk do të vlerësohen me pikë.

1. ( 1 ) ( ) Fotografim pasqyrues i objekteve realizohet me urdhrin Mirror:


S J
2. ( 1 ) ( ) Urdhri Offset përdoret për kopjim të objekteve
S J
3. ( 1 ) ( ) Për zhvendosej të objekteve përdoret urdhri Copy.
S J
4. ( 1 ) ( ) Me OSNAP markezët realizohet zgjedhje precize e pikave.
S J
5. ( 1 ) ( ) Urdhri Trim shërben për vazhdimin e elementeve të shkurta.
S J

Grupi i II i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë


Udhëzimi: Nga përgjigjet e ofruara vetëm njëri është i saktë. Lexo me kujdes secilën pyetje, vendos cila
përgjigje është e saktë dhe rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë. Përgjigjet e shkarravitura nuk
do të kenë pikë.

1. ( 2 ) ( ) Me urdhrin Zoom realtime zmadhohet ose zvogëlohet:


а) vizatimi i plotë
b) vetëm një pjesë nga vizatimi
c) nuk ndërrohet asgjë
2. ( 2 ) ( ) Urdhri Mirror shërben për:
а) fotografimi i objekteve
b) fotografimi pasqyrues i objekteve
c) kopjimi i objekteve
3. ( 2 ) ( ) Prerja e elementeve tepër të gjata realizohet me urdhrin:
a) Rotate
b) Scale
c) Trim
4. ( 2 ) ( ) Vizatimi i rrathëve realizohet me urdhrin:
a) Circle
b) Arc
c) Draw
5. ( 2 ) ( ) Vizatimi i vijave realizohet me urdhrin:

175
Komunikimi kompjuterik

a) Polygon
b) Circle
c) Line
6. ( 2 ) ( ) Urdhri Pan realtime shërben për:
а) lëvizje të vizatimit lartë-poshtë dhe majtas -djathtas
b) zmadhimi i vizatimit
c) zvogëlimi i vizatimit
7. ( 2 ) ( ) Vizatimi i harkut realizohet me urdhrin:
a) Polygon
b) Arc
c) Line
8. ( 2 ) ( ) Selektimi i objekteve realizohet që objekti të:
а) fshihet ose modifikohet
b) zmadhohet
c) zvogëlohet
9. ( 2 ) ( ) Nëse urdhri në radhën e komanduese është në kllapa <> do të thotë se:
а) me klikim të Enter do të realizohet
b) me klikim të Еѕс do të ndërpritet
c) me klikim të klikut të djathtë do të realizohet
10.( 2 ) ( ) Nëse në rendin komandues shënohet Comand: kjo do të thotë se:
а) nuk mundemi të vizatojmë
b) ka urdhër tjetër i cili duhet të realizohet
c) mund të jepet urdhër i ri

Grupi III me lidhje:


Udhëzimi: Në vijat afër nocioneve nga kolona e djathtë shëno shkronjat nga nocionet të cilët përgjigjen
në kolonën e majtë. Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë pikë.

1. ( 5 ) ( ) А. Arc _____ procedura për selektim të objekteve


B. Copy _____ fshirja e gabimeve të bëra
C. Crossing _____ ndërprerja e urdhrit aktual
Ç. Erase _____ kopjimi i objekteve
D. Еѕс _____ vizatimi i harkut rrethor

nota 1 2 3 4 5
pikat 0 - 15 16 - 19 20 - 23 24 - 27 28 - 30

176
Komunikimi kompjuterik

Literatura e shfrytëzuar:
1. Арх. Гордана Дулиќ: Техничко цртање со читање на проекти - за I година - издавач:
Завод заучебници и наставни сретства, Белград, 1988 година
2. Љубица Гагиќ: Нацртна геометрија - издавач: Завод за учебници и наставни сретства,
Белград, 2004 година
3. Ќирил Колудровиќ: Техничко цртање во слики, со вежби - издавач: Научна книга,
Белград 1985 година
4. Проф. Д-р Коста Мангаровски: Основи на компјутерска техника, Универзитет „Св.
Кирил и Методиј”, Скопје, Архитектонски факултет
5. Раде Кнежевиќ: Auto CAD 2D, прирачник за архитектура и градежништво - издавач:
Завод за учебници и наставни сретства, Белград, 2004 година
6. Вуле Алексиќ: Примена на компјутерите во градежништвото, издавач: Завод за
учебници и наставни сретства, Белград, 2004 година
7. Auto CAD 2000, Прирачник за обука на Autodesk

177

You might also like