You are on page 1of 43

Sistemet Operative

Hyrje në Sistemet Operative

Ligjërues: Luan Gashi
M.Sc. in Computer Science and Engineering, ICT
CCNP Security, CCAI
MCSE Server Infrastructure, MCT 
Objektivat

• Përshkrimi i koncepteve themelore të 
sistemeve kompjuterike
• Përshkrimi i komponentëve kryesore të 
sistemeve operative
• Përshkrimi i mjediseve të ndryshme të 
sistemeve kompjuterike
• Sistemet operative në përgjithësi dhe 
bashkëveprimi me sistemet kompjuterike

Ligjërues: Luan Gashi 2
Çka është një Sistem Operativ?

• Program i cili vepron si ndërmjetësues në mes 
të përdoruesit të një kompjuteri dhe sistemit 
kompjuterik
• Qëllimet e një sistemi kompjuterik:
– Ekzekutimi i programeve dhe lehtësimi në 
zgjidhjen e problemeve të përdoruesit
– Përshtatja e sistemit kompjuterik për përdorim
– Shfrytëzimi i harduerit kompjuterik 

Ligjërues: Luan Gashi 3
Struktura e sistemit kompjuterik

• Sistemi kompjuterik ndahet në katër komponente:
– Hardueri, ofron resurset themelore kompjuterike
• CPU, memoria, pajisjet hyrëse/dalëse
– Sistemi operativ
• Kontrollon dhe bashkëvepron përdorimin e harduerit nga 
aplikacionet dhe shfrytëzuesit e ndryshëm
– Programet aplikative, definojnë mënyrën në të cilën 
resurset e sistemit përdoren për të zgjidhur problemet e 
përdoruesve
• Procesimi i fjalëve, kompajllimi i fajllave, shfletimi i uebit, sistemet 
e databazave, video lojërat, etj.
– Përdoruesit
• Njerëzit, makinat, kompjuterët tjerë
Ligjërues: Luan Gashi 4
Katër komponentët e një sistemi kompjuterik

Ligjërues: Luan Gashi 5
Çka bëjnë Sistemet Operative?
• Varet nga këndvështrimi!
• Përdoruesit dëshirojnë komoditet, lehtësi në përdorim dhe 
performancë të mirë
– Nuk u intereson shfrytëzimi i resurseve
• Kompjuterët e ndarë si mainframe apo minikompjuter
duhet t’i mbajnë përdoruesit të kënaqur
• Përdoruesit e sistemeve të dedikuara siç janë stacionet 
punuese kanë resurse të dedikuara, por shpesh përdorin 
edhe resurset e ndara me serverët që gjenden në rrjetet 
kompjuterike
• Kompjuterët mobil kanë pak resurse, janë të optimizuar për 
përdorim të lehtë dhe qëndrueshmëri të baterisë
• Disa kompjuterë kanë pak apo aspak ndërfaqe për 
përdorues , si janë kompjuterët elementar në pajisje dhe 
vetura
Ligjërues: Luan Gashi 6
Definicioni i Sistemeve Operative

• SO është një alokues i resurseve 
– Menaxhon të gjitha resurset
– Vendos në mes kërkesave konfliktuoze për 
përdorimin e resurseve në mënyrë efiçiente dhe të 
drejt
• SO është një program kontrolli
– Kontrollon ekzekutimin e programeve për të 
parandaluar gabimet dhe përdorimin jo të drejt të 
kompjuterit
Ligjërues: Luan Gashi 7
Definicioni i Sistemeve Operative  (vazhdim)

• Nuk ka definicion të përgjithshëm
• Çdo gjë që prodhuesi ofron në një sistem 
operativ vlerësohet mirë
– Edhe pse kjo varet nga nevojat e përdoruesit
• Programi i vetëm i cili ekzekutohet çdoherë në 
kompjuter është kerneli
• Çdo gjë tjetër varet nga këndvështrimi nëse:
– Është program sistemi (vjen bashkë me SO)
– Është program aplikacioni ( instalohet veçmas)
Ligjërues: Luan Gashi 8
Nisja (startimi) i kompjuterit

• Programi nismëtar (ang. Bootstrap) ngarkohet 
gjatë ngritjes apo rinisjes 
– Zakonisht ruhet në ROM ose EPROM dhe shpesh 
njihet me emrin firmware
– Inicon të gjitha aspektet e sistemit kompjuterik
– Ngarkon kernelin e SO dhe fillon ekzekutimin e tij

Ligjërues: Luan Gashi 9
Organizimi i sistemit kompjuterik

• Operimi i sistemit kompjuterik
– Një apo me shumë CPU, kontrollorë të pajisjeve lidhen 
përmes magjistraleve për të ofruar qasje në memorien e 
ndarë
– Ekzekutimet konkurrente të CPU‐së dhe pajisjeve garojnë 
për ciklet memoruese

Ligjërues: Luan Gashi 10
Operimet e sistemit kompjuterik

• Pajisjet hyrëse/dalëse dhe CPU‐ja mund të 
ekzekutojnë njëkohësisht
• Secili kontrollues i pajisjeve është i ngarkuar me 
një pjesë të pajisjeve
• CPU‐ja përcjell të dhënat nga/tek memoria 
kryesore nga/tek baferat (ang. Buffers) lokal
• Hyrja/dalja është informata që rrugëton nga 
pajisja për tek baferi lokal i kontrollorit
• Kontrollori i pajisjes informon CPU‐në që ka 
përfunduar apo kërkohet operimi duke shkaktuar 
një ndërprerje (ang. Interrupt)
Ligjërues: Luan Gashi 11
Struktura e hyrje/daljeve (H/D)
• Pasi të filloj hyrje/dalja e informacioneve, kontrollori kthen për tek 
programi i përdoruesit vetëm informacionet e kryera:
– Instruksionet qëndrojnë në pritje për CPU‐në derisa të vij ndërprerja e 
radhës apo për;
– Unazën pritëse e cila është përmbajtja për qasje në memorie
– Shpeshherë një kërkesë hyrëse/dalëse qëndron apo është në pritje 
dhe nuk është pjesë simultante e procesimit hyrës/dalës
• Pasi të filloj hyrje/dalja e informacioneve, kontrollori kthen të 
dhëna për tek programi i përdoruesit pa pritur për përfundimin e 
informacioneve të kryera, si:
– Thirrjet sistemore, kërkesa për SO që të lejoj përdoruesin të pres për 
kompletimin e informacionit hyrës/dalës
– Tabelën e gjendjes së pajisjeve, e cila përmban të dhëna për secilën 
pajisje hyrëse/dalëse përfshirë këtu llojin, adresimin dhe gjendjen
– Indeksimet e SO për gjendjen tek tabela e pajisjeve hyrëse/dalëse dhe 
modifikimet e nevojshme për të përfshirë ndërprerjen 
Ligjërues: Luan Gashi 12
Deponia dhe definimet e saj
• Njësia themelore bit
– Mund të përmbaj vlerat 0 apo 1
• Deponia llogaritet me bajt i cili përmban 8 bita
– Instruksionet operojnë me bajt ose fjalë
– 64 bit realisht është 8 bajt
• Përllogaritjet e deponive
– Një kilobyte, apo KB, është 1,024 bajt
– Një megabyte, apo MB, është 1,0242 bajt
– Një gigabyte, apo GB, është 1,0243 bajt
– Një terabyte, apo TB, është 1,0244 bajt
– Një petabyte, apo PB, është 1,0245 bajt

Ligjërues: Luan Gashi 13
Hiearkia e pajisjeve deponuese

Ligjërues: Luan Gashi 14
Keshi (ang. Caching)

• Metodë e rëndësishme e cila aplikohet në shumë nivele të 
kompjuterit si në: harduer, sisteme operative dhe softuerë
• Informata që përdoret ruhet përkohësisht nga deponia e 
ngadalshme në atë me qasje më të shpejt
• Tek deponia e shpejt, keshi, së pari kontrollohet nëse 
informacioni është aty:
– Nëse është, informacioni përdoret drejt për drejt nga keshi
– Nëse nuk është, të dhënat kopjohen në kesh dhe përdoren nga 
aty
• Keshi është më i vogël se sa deponia që përcaktohet si e 
këtillë:
– Menaxhimi i keshit
• një nga problemet më të rëndësishme
• madhësia dhe politikat e zëvendësimit të keshit
Ligjërues: Luan Gashi 15
Qasja direkte në memorie ‐ DMA

• Përdoret për pajisjet hyrëse/dalëse me 
shpejtësi të mëdha dhe ofron mundësi 
transmetimi të informacioneve të përafërta 
me shpejtësinë e memories
• Kontrollori i pajisjes transferon blloqet e të 
dhënave nga deponia e baferit drejt për drejt 
tek memoria kryesore pa ndërhyrjen e CPU‐së
• Vetëm një ndërhyrje gjenerohet për bllok, 
zakonisht një ndërhyrje për bajt 

Ligjërues: Luan Gashi 16
Si punon një kompjuter modern?

Ligjërues: Luan Gashi 17
Tog Sistemet (ang. Cluster)

• Disa sisteme punojnë bashkërisht
– Zakonisht ndajnë deponi përmes SAN‐it
– Ofrojnë shërbime të cilat i mbijetojnë dështimeve
• Kllasterimi (grumbullimi) asimetrik i cili ka një kompjuter në 
gjendje gatishmërie
• Kllasterimi (grumbullimi) simetrik i cili ka disa kompjuter të 
cilët ekzekutojnë aplikacione duke monitoruar njeri tjetrin
• Përdoren për përformaca të mëdha kompjuterike
– Aplikacionet shkruhen që të përkrahin paralelizmin
• Menaxhohen përmes aplikacioneve të posaçme 
për të evituar operimet konfliktuoze

Ligjërues: Luan Gashi 18
Tog Sistemet (ang. Cluster)

Ligjërues: Luan Gashi 19
Struktura e Sistemeve Operative
• Multiprogramimi (batch sistem) kërkohet për të qenë efiçient
– Një përdorues nuk mund të mbaj të zëna CPU‐në dhe pajisjet H/D gjatë gjithë 
kohës
– Organizohen punët (kodet dhe të dhënat) ashtu që CPU‐ja çdoherë të jetë 
duke ekzekutuar njërën nga to
– Kur i duhet që të pres, SO përmes multiprogramimit inicion punën tjetër të 
radhës
• Ndarja e kohës (multitasking) është shtojca logjike në të cilën CPU‐ja 
ndërron punët aq shpejt sa përdoruesi mund të ndërveproj me secilën 
prej tyre duke krijuar interaksionin kompjuterik
– Koha e reagimit duhet të jetë < 1 sekond
– Secili përdorues ka së paku një program për ta ekzekutuar në memorie me të 
cilin definohet procesi
– Nëse janë disa punë për tu kryer në të njëjtën kohë bëhet skedulimi i CPU‐së
– Nëse procesi nuk mundësohet nga memoria, shkëmbyesi (swapping) i lëvizë 
të dhënat jashtë/brenda 
– Memoria virtuale lejon ekzekutimin e proceseve të cilat nuk janë në apo 
mundësohen nga memoria
Ligjërues: Luan Gashi 20
Funksionimi i Sistemeve Operative

• Të nxitura nga ndërprerjet harduerike dhe 
softuerike
– Ndërprerjet harduerike nga pajisjet
– Ndërprerjet softuerike:
• Gabimet 
• Kërkesat
• Proceset tjera problemore përfshirë unazat, proceset 
modifikuese apo të vet sistemit operativ

Ligjërues: Luan Gashi 21
Funksionimi i Sistemeve Operative  (vazhdim)

• Dual‐modi operon duke lejuar SO të mbroj 
vetveten dhe komponentët tjera sistemore
– Modi i përdoruesit dhe i kerneli
– Bit modi ofrohet nga hardueri
• Ofron mundësin që të dallohet kur sistemi është duke u 
ekzekutuar në modin e përdoruesit apo të kernelit
• Disa instruksione janë dizajnuar si të privilegjuara dhe 
ekzekutohen vetëm në modin e kernelit
• Thirrjet sistemore ndërrojnë modin e kernelit
– CPU‐të e avancuara përkrahin operimet multi‐mode
• P.sh. Menaxhimi i makinave virtuale (VMM)

Ligjërues: Luan Gashi 22
Modi i përdoruesit dhe kernelit

Ligjërues: Luan Gashi 23
Menaxhimi i proceseve

• Proceset janë programe në ekzekutim, të ndara në njësi 
punuese brenda një sistemi
• Procesit i duhen resurse për të kryer detyrat:
– CPU, memorie, pajisje H/D, fajlla
– Inicimi i të dhënave
• Terminimi i një procesi kërkon thirrjen e ndonjë resursi 
për ri‐përdorim
• Proceset ekzekutojnë instruksionet në mënyrë 
sekuenciale një nga një derisa të përfundohen
• Zakonisht sistemi përbëhet prej shumë proceseve, disa 
përdoruesve dhe disa njësive sistemore që ekzekutohen 
në një apo më shumë CPU‐ja

Ligjërues: Luan Gashi 24
Aktivitetet për menaxhimin e proceseve

• Sistemi Operativ është përgjegjës për 
aktivitetet që ndërlidhen me menaxhimin e 
proceseve
– Krijimi dhe fshirja e përdoruesve dhe proceseve 
sistemore
– Ndalja dhe përsëritja e procesit
– Ofrimi i mekanizmave për sinkronizimin e proceseve
– Ofrimi i mekanizmave për komunikimin me procese

Ligjërues: Luan Gashi 25
Menaxhimi i memories

• Për tu ekzekutuar një program,
– të gjitha ose një pjesë e instruksioneve duhet të jenë 
në memorie
– të gjitha ose një pjesë e të dhënave që nevojiten nga 
programi duhet të jenë në memorie
• Menaxhimi i memories përbehet nga aktivitetet
– Gjurmimi i pjesëve të memories të cilat janë duke u 
përdorur dhe nga kush përdoren ato
– Përcaktimi se cilat procese apo pjesë të tyre dhe te të 
dhënave duhet të lëvizen jashtë/brenda memories
– Alokimi dhe de‐alokimi i hapësirës së memories sipas 
nevojës
Ligjërues: Luan Gashi 26
Menaxhimi i deponisë

• SO ofron pamjen logjike të informacioneve në 
deponitë për ruajtjen e të dhënave
• Menaxhimi i fajll‐sistemeve
– Fajllat zakonisht organizohen në folldera
– Kontrolli i qasjes në shumicën e sistemeve përcakton 
të drejtën e qasjes përkatëse
– Aktivitetet e SO përfshijnë:
• Krijimin dhe fshirjen e fajllave dhe follderave
• Manipulimin me fajlla edhe folldera
• Mapimin e fajllave në deponitë sekondare
• Ruajtja e fajllave në mediume të qëndrueshme

Ligjërues: Luan Gashi 27
Menaxhimi i deponive masive

• Zakonisht disqet përdoren për të ruajtur të 
dhënat të cilat nuk mund të ruhen në memorien 
kryesore apo atyre të cilat duhet të ruhen për një 
kohë të gjatë
• Operimi i kompjuterit varet nga sistemi i disqeve 
dhe algoritmet përkatëse
• Aktivitetet e SO:
– Menaxhimi i hapësirës së lirë
– Alokimi i deponisë
– Skedulimi i diskut
• Disa deponi nuk kanë nevojë të jenë të shpejta
Ligjërues: Luan Gashi 28
Performancat e ndryshme të deponive

Ligjërues: Luan Gashi 29
Nënsistemet hyrëse/dalëse

• Një nga qëllimet e SO është të fsheh veçoritë e 
pajisjeve harduerike prej përdoruesit
• Nënsistemet hyrëse/dalëse janë përgjegjës 
për:
– Menaxhimin e memories së pajisjeve 
hyrëse/dalëse përfshirë këtu baferat, keshin, 
sinkronizimin e punëve
– Ndërfaqen e përgjithshme të pajisjes
– Drajverat për pajisjet harduerikisht specifike

Ligjërues: Luan Gashi 30
Mbrojtja dhe siguria
• Mbrojta – mekanizmi për kontrollin e qasjes së proceseve 
apo përdoruesve tek resurset e definuara nga SO
• Siguria – ndalesat e sistemit kundrejt sulmeve të 
brendshme apo të jashtme
• Sistemet përgjithësisht iu referohen përdoruesve për të 
përcaktuar se kush çka mund të bëj
– Identiteti i përdoruesit përfshinë emrin (User ID) dhe numrin 
përkatës (Security ID)
– ID‐ja e përdoruesit shoqërohet me fajllat dhe proceset për të 
përcaktuar kontrollin e qasjes
– Identifikuesi i grupit (Group ID) mundëson që grupe 
përdoruesish të shoqërohen me fajllat dhe proceset për të 
menaxhuar kontrollin e qasjes
– Ndryshimi i privilegjeve i mundëson përdoruesit të ndryshoj ID 
për të pasur më shumë apo me pak të drejta në sistem 

Ligjërues: Luan Gashi 31
Mjediset kompjuterike ‐ tradicionale

• Kompjuterët për përdorim të përgjithshëm
• Mundësojnë ndërlidhjen me sistemet tjera
• Portalet ofrojnë ueb qasje në sistemet e brendshme
• Kompjuterët e rrjeteve (thin klientët) janë sikurse ueb 
terminalet
• Kompjuterët mobil lidhen përmes rrjetave pa tela
• Rrjetet kompjuterike tashmë janë të pranishme 
pothuajse çdokund
• Muret mbrojtëse për të mbrojtur kompjuterët tashmë 
po vendosen edhe për kompjuterët shtëpiak për tu 
mbrojtur prej sulmeve nga interneti
Ligjërues: Luan Gashi 32
Mjediset kompjuterike ‐ mobile

• Smartfonet (telefonat e mençur), tabletët, etj
• Tashmë është zvogëluar dallimi në mes tyre 
dhe llaptopëve tradicional
• Tipare shtesë – më shumë tipare të SO (GPS, 
gyroscope, etj)
• Përdorin standardin IEEE 802.11 (pa tela) ose 
rrjetet celulare për lidhje
• SO më të njohura Apple iOS,  Google Android 
dhe Windows (mobile)
Ligjërues: Luan Gashi 33
Mjediset kompjuterike – të shpërndara

• Kompjuterikë e shpërndarë
– Grupim i sistemeve të rrjetëzuara
– Sisteme operative të rrjeteve
• Përmes skemave komunikuese mundësojnë 
shkëmbimin e informatave
• Krijojnë iluzionin e një sistemi të vetëm

Ligjërues: Luan Gashi 34
Mjediset kompjuterike – klient‐server

• Kompjuterika klient‐server
– Terminale të thjeshta në vend të kompjuterëve 
personal
– Sistemet e njohura si serverë u përgjigjen kërkesave të 
klientëve
– Ofrojnë ndërfaqe të klientit për tek shërbimet e 
kërkuara si databaza, deponi fajllash etj.

Ligjërues: Luan Gashi 35
Mjediset kompjuterike – virtuale

• Mundon ekzekutimin e aplikacioneve në formë të 
sistemeve operative brenda një sistemi operativ
• Emulacioni përdoret në rast se kemi lloje të ndryshme të 
CPU‐ve
• Virtualizimi – kompajllimi i SO për procesor, duke 
ekzekutuar po ashtu SO të kompajlluara
– Si shembull konsiderohet aplikacioni VMware (native – vendës) 
në të cilin ekzekutohen SO Windows (guest ‐ i ftuar)
– Menaxheri i makinave virtuale (VMM) mundëson menaxhimin e 
resurseve dhe shërbimeve virtuale 
– VMM më të njohur janë  VMware ESX, Citrix XenServer dhe 
Windows Hyper‐V

Ligjërues: Luan Gashi 36
Mjediset kompjuterike – virtuale (vazhdim)

Ligjërues: Luan Gashi 37
Mjediset kompjuterike – Kompjuterika cloud

• Ofron shërbime kompjuterike, deponi, 
aplikacione apo shërbime përmes rrjeteve 
kompjuterike
• Ekzistojnë tri lloje të mjediseve: 
– publik, privat dhe hibrid
• Ekzistojnë tri lloje të shërbimeve: 
– softueri, platforma dhe infrastruktura si shërbim
• Virtualizimi, muret mbrojtëse dhe balancuesit 
e ngarkesës janë pikat kyçe të këtij mjedisi

Ligjërues: Luan Gashi 38
Mjediset kompjuterike – Kompjuterika cloud
(vazhdim)

Ligjërues: Luan Gashi 39
Llojet e Sistemeve Operative

• Sistemet Operative me kod të hapur
– Linux
– BSD UNIX
– Mac OS X
• Sistemet Operative me kod të mbyllur
– Versionet komerciale të Linux, UNIX dhe Mac OS
– Windows

Ligjërues: Luan Gashi 40
Referenca

• Operating System Concepts – 9th Edition, Silberschatz, Galvin and


Gagne
• http://ospp.cs.washington.edu
• http://sourceforge.net
• http://training.linuxfoundation.org
• https://www.microsoft.com
• https://onlinelearning.microsoft.com
• http://www.microsoftvirtualacademy.com

Ligjërues: Luan Gashi 41
Pyetje?

Ligjërues: Luan Gashi 42
Faleminderit për vëmendje!

‐ Fundi i ligjëratës ‐

Ligjërues: Luan Gashi 43

You might also like