You are on page 1of 13

Pyetjet dhe përgjigjet

1. Çka është kompjuteri?


Kompjuteri është pajisje komplekse elektronike e cila llogarit shpejt dhe sakt dhe që
mban në mend sasi të madhe të informatave.

2. Cilat janë komponentët e kompjuterit?


Komponentët e kompjuterit janë: Hardueri (hardware) dhe Softueri (Software).

3. Si ndahen softuerët?
Softuerët ndahen në: softuerë të sistemit (Sistemi operativ p.sh. Microsoft Windows)
dhe softuerë aplikativë (programet aplikative p.sh. Word, Excel, PowerPoint etj.).

4. Cilat janë portet që zakonisht lidhen pajisjet hyrëse dhe dalëse?


Portet në të cilat zakonisht lidhen pajisjet hyrëse dhe dalëse janë portet USB, ndërsa
monitori zakonisht lidhet në portin VGA ose në atë HDMI.

5. Cili është funksioni i procesorit?


Mikroprocesori është truri i kompjuterit, i cili i ekzekuton instruksionet, kryen të
gjitha veprimet e nevojshme aritmetike dhe logjike, si dhe mundëson kontrollimin
dhe komandimin e të gjitha proceseve në një kompjuter.

6. Pse na duhet memoria primare ROM?


Memoria primare ROM na duhet për arsye se në të ruhet programi i cili mundëson
startimin e kompjuterit në punë.

7. Cila është rëndësia e bus-ve?


Bus është një grup i linjave të bakrit që përçojnë sinjale.

8. Dy komponentët kryesorë të kompjuterit janë:


a) Softueri dhe pajisjet hyrëse
b) Hardueri dhe pajisjet hyrëse
c) Hardueri dhe Softueri
d) Të gjitha më lart

9. Sqaroni funksionet kryesore të kompjuterit duke u bazuar në bllokdiagramin e tij?


Funksionet kryesore të kompjuterit bazuar në bllokadiagramin e tij janë:
1. Pranon të dhëna ose instruksione nga pajisjet hyrëse,
2. I ruan ato të dhëna dhe instruksione,
3. Bën përpunimin e të dhënave bazuar nga instruksionet e përdoruesit,
4. Kontrollon operacionet,
5. Jep rezultatin përmes pajisjeve dalëse.
10. Rrumbullakësoni pajisjet hyrëse:
a) Tastiera
b) Printeri
c) Mikrofoni
d) Zmadhuesit

11. Nëse dëshirojmë të lidhim monitorin, cili do të ishte porti më i mire për të bërë këtë:
a) VGA
b) HDMI
c) DVI
d) USB

12. Pse është i rëndësishëm Device Driver?


Device Driver është një program kompjuterik që operon dhe kontrollon një pajisje
të veçantë në kompjuter.

13. Cila është arsyeja që RAM-i njihet si memorie e përkohshme?


RAM njihet si memorie e përkohshme për arsye se të dhënat në të ruhen vetëm
përkohësisht, në momentin që kompjuteri ndalet përmbajtja e saj fshihet.

14. Rrumbullakësoni memoriet sekondare:


a) Hard disku
b) Solid State Disc (SSD)
c) Blue Ray

15. Çka kuptoni me fjalën softuer?


Bashkësia e renditur e udhëzimeve dhënë kompjuterit është e njohur si program
dhe bashkësia e programeve të tilla që rregullojnë funksionimin e një sistemi
kompjuterik dhe pajisjeve të lidhura me të njihet si Softuer.

16. Tregoni se çfarë funksione kryen sistemi operativ?


Sistemi operativ është softueri më i rëndësishëm në kompjuter me anë të të cilit
menaxhohet memoria, proceset, softueri dhe hardueri.

17. Cili është komponenti kryesor i një sistemi operativ?


Komponenti kryesor i një sistemi operativ është KERNELi ose bërthama e sistemit
operativ.

18. Cilat janë llojet e sistemeve operative?


Llojet e sistemeve operative janë:
1. Sistemet operative BATCH
2. Sistemet operative TIME –SHARING
3. Sistemet operative të shpërndara
4. Sistemet operative në rrjetë
5. Sistemet operative Real –Time.

19. Cili ekzekutohet i pari BIOS-i apo sistemi operativ?


Pas startimit të kompjuterit në punë i pari që ekzekutohet është BIOS-i dhe pas tij
sistemi operativ.

20. Si ndahen sistemet operative bazuar në mundësinë e inspektimit, modifikimit dhe


përmirësimit të kodit burimor?
Bazuar në mundësinë e inspektimit, modifikimit dhe përmirësimit të kodit burimor
sistemet operative ndahen në:
 Kodi burimor i hapur (Open Source): Linux
 Kodi burimor jo i hapur: Windows
 Kodi burimor pjesërisht i hapur: Mac OS/X

21. Tregoni hapat që duhet ndjekur nëse dëshirojmë të instalojmë një sistem operativ?
Nëse dëshirojmë të instalojmë një sistem operativ duhet ndjekur këta katër hapa:
1. Duhet të kemi sistemin operativ në një DVD, USB flash disk apo mediume të
tjera të jashtme.
2. Ristartojmë kompjuterin për të hyrë në BIOS.
3. Në BIOS në Boot caktojmë renditjen prej cilit medium duhet të ngrihet
sistemki operativ, zgjedhim opsionin e dëshiruar, i ruajm ndryshimet dhe dalim nga
BIOS me Save and Exit.
4. Fusim USB flash diskun instalues apo DVD-në në DVD Drive dhe fillon
instalimi i sistemit operativ.

22. Cilat janë kërkesat që duhet të plotësoj një sistem kompjuterik për instalimin e
Windows 10?
Kërkesat që një sistem kompjuterik duhet të plotësoj për instalimin e sistemit
operativ Windows 10 janë: duhet të ketë mikroprocesor me së paku 1 GHz, RAM 1
GB për 32 bit dhe 2 GB për 64 bit, hard disk me madhësi 16 GB për 32 bit dhe 32
GB për 64 bit, monitor me rezolucion me së paku 800 x 600, si dhe qasje në internet.

23. Keni të instaluar sistemin operativ Windows 8.1 dhe dëshironi të instaloni vetëm
sistemin operativ Windows 10 por dokumentet dhe aplikacionet të ruhen, cilin
opsion të instalimit të sistemit operativ do të zgjidhnit?
Nëse gjatë instalimit të sistemit operativ Windows 10 dëshirojm që dokumentet dhe
aplikacionet të ruhen atëher gjatë instalimit e zgjedhim opsionin:
Upgrade: Install Windows and keep files, settings and applications.
24. Çka nënkuptojmë me sigurinë e sistemit operativ?
Siguria e sistemit operativ nënkupton procesin e ofrimit të besueshmërisë,
integritetit dhe disponueshmërisë së sitemit.

25. Tregoni rreziqet nga virusët, krimbat dhe trojanët.


Rreziqet nga virusët, krimbat dhe trojanët janë dëmtimi i të dhënave dhe dëmtimi i
të dhënave dhe file-ve të sistemit operativ.

26. Çka është Task Manager-i?


Windows Task Manager është një vegël e rëndësishme për kontrollimin dhe
optimizimin e përformancës së kompjuterit.

27. Si startohet Task Manager-i?


Hapja e Windows Task Manager mund të bëhet përmes shkurtesës
CTRL+SHIFT+ESC ose përmes shkurtesës CTRL+ALT+DELETE dhe zgjedhjen e
Task Manager.

28. Cilat janë Komponentët kryesore te pulla Processes?


Pulla Processes ka dy komponente kryesore: ana e majtë (emri i programit,
aplikacionit apo procesit) dhe ana e djathtë apo harta termike (përqindja e
shfrytëzimit të procesorit, memories etj.).

29. Ndalni një proces me anë të Task Manager-it.


Çdo process që është aktiv mund të ndalet duke e selektuar dhe duke shtypur pullën
END TASK.

30. Gjuhë e makinës është:


a) Alfabeti anglez
b) Alfabeti shqip
c) Gjuha binare
d) Të gjitha më lart.

31. Si ndahen softuerët:


a) Softuerë të sistemit dhe softuerë aplikativë.
b) Softuerë të kompjuterit dhe BIOS.
c) BIOS dhe RAM.
d) Asnjë më lart.

32. Cili është funksioni i sistemit operativ?


Sistemi operativ është softueri më i rëndësishëm në kompjuter me anë të të cilit
menaxhohet memoria, proceset, softueri dhe hardueri.

33. Pse është i rëndësishëm BIOS-i?


BIOS-i është i rëndësishëm sepse BIOS ngrit sistemin operativ, pastaj operon me
të gjithë komponentët dhe ekzekuton programet.

34. Varësisht nga karakteristikat qëllimi, aplikimi dhe hardueri në kompjuter sistemet
operative ndahen në:
a) Sistemet operative Batch, Sistemet operative Time-Sharing, Sistemet operative
të shpërndara dhe Sistemet operative Real-Time.
b) Sistemet operative Batch, Sistemet operative Time-Sharing, Sistemet operative
të shpërndara, Sistemet operative në rrjetë dhe Sistemet operative Real-Time.
c) Sistemet operative Batch, Sistemet operative të shpërndara, Sistemet operative
në rrjetë dhe Sistemet operative Real-Time.
d) Asnjë më lart.

35. Ku është dallimi mes sistemeve operative me kod të hapur, me kod jo të hapur dhe
me kod pjesërisht të hapur?
Dallimi në mes sistemeve operative me kod të hapur, me kod jo të hapur dhe me kod
pjesërisht të hapur është se te sistemet operative me kod të hapur lejohet mundësia e
inspektimit, modifikimit dhe përmirësimit të kodit burimor, te sistemet operative
me kod jo të hapur nuk lejohet mundësia e inspektimit, modifikimit dhe
përmirësimit të kodit burimor, te sistemet operative me kod pjesërisht të hapur
lejohet pjesërisht mundësia e inspektimit, modifikimit dhe përmirësimit të kodit
burimor.

36. Cilat janë mënyrat e zakonshme të autentikimit te sistemet operative?


Mënyrat e zakonshme të autentikimit te sistemet operative janë: Emri i
përdoruesit / fjalëkalimi; Kartela dhe Atributet e përdoruesit.

37. Kur një program paraqet kërcënim të programit e kur kërcënim të sistemit?
Programi kompjuterik i cili bën proceset e sistemit operativ dhe Kernelit me qëllim
të keq paraqet kërcënim të programit, ndërsa programi që shkakton keqpërdorime
të shërbimeve të sistemit në rrjetë quhet kërcënim i sistemit. Si kërcënim i
programit janë virusi dhe trojani, ndërsa si kërcënim i sistemit është krimbi.

38. Çka është llaptopi?


Llaptopi është kompjuter personal portativ me një ekran të hollë LED ose OLED
(pjesa e sipërme) dhe një tastierë alfanumerike (pjesa e poshtme). Këto dy pjesë
mund të palosen njëra me tjetrën si guaskë.

39. A hyn llaptopi në grupin e pajisjeve mobile?


JO, llaptopi nuk hyn në grupin e pajisjeve mobile, ai hyn në grupin e pajisjeve
portative.
40. Ku është dallimi në mes një llaptopi dhe një kompjuteri në bazë të komponentëve
harduerikë?
Dallimi mes një llaptopi dhe një kompjuteri në bazë të komponentëve harduerikë
është se komponentet e llaptopit janë të prodhuara që të jenë më efiçente në
konsumin e enërgjisë elektrike dhe në lirimin a sa më pak të nxehtësisë.

41. Tregoni karakteristikat kryesore të pajisjeve mobile.


Një pajisje mobile është një pajisje dore elektronike, të cilën përdoruesi i saj mund
ta bart lehtë me vete, shembull tipik i pajisjeve mobile është telefoni i mençur.
Pajisjet mobile mund të përdoren për komunikim me zë, leximin e postës
elektronike (e-mail), ekzekutimin e aplikacioneve kompjuterike, ruajtjen e të
dhënave si dhe shumë funksione tjera.

42. Përmendni disa sisteme operative të pajisjeve mobile?


Sisteme operative të pajisjeve mobile janë: Android dhe IOS.

43. Çka kuptoni me konfigurim të llaptopit?


Me konfigurim të llaptopit nënkuptojmë zgjedhjen e procesorit, memories, hard
diskut, kartelës grafike dhe komponentëve të tjerë të tij.

44. A mund të bëhet riparimi i të gjitha pjesëve të llaptopit?


JO, disa nga pjesët dhe komponentët e llaptopit nuk mund të riparohen.

45. Pse është e rëndësishme mirëmbajtja e llaptopëve dhe pajisjeve mobile?


Mirëmbajtja e llaptopëve dhe pajisjeve mobile është e rëndësishme sepse bën që
jetëgjatësia e tyre të jetë më e madhe dhe puna të jetë më efikase.

46. Fshini Cookies nga ueb shfletuesi juaj.


Fshirja e Cookies nga ueb shfletuesi varet nga shfletuesi që përdorim, p.sh. në
Google Chrome bëhet në këtë mënyrë: klikoni në anën e djathtë lart dhe nga lista
rënëse zgjedhni Settings, pastaj Show advanced settings pastaj Privacy pastaj
Privacy & Security pastaj Clear and Browsing Data regular dhe zgjedhim opsionin
Cookies and other site data.

47. Pse janë të rëndësishme përditësimet e softuerëve?


Përditësimet e softuerëve janë të rëndësishme sepse rrisin jetëgjatësinë dhe sigurinë
e sistemit.

48. Llaptopi është pajisje:


a) Mobile
b) Portative

49. Numëroni përparësitë e të pasuritë një llaptop?


Përparësitë e të pasurit një llaptop janë: mundësia e shfrytëzimit të tij në shumë
vende: në punë, në shtëpi, në park etj. Pastaj madhësia e tij e vogël, konsumi i vogël
i enërgjisë dhe vetia e tij All in One i japin përparësi.

50. Cila është veçoria që i dallon komponentët e llaptopit me ato të kompjuterit?


a) Janë më të shpejtë
b) Janë më efikas në konsumin e enërgjisë elektrike
c) Janë më të ngadalshëm

51. Mënyra e instalimit të sistemit operativ dhe aplikacioneve të ndryshme në llaptop


është e ndryshme nga ajo në kompjuter.
a) E saktë
b) E pasaktë

52. Cilat janë mangësitë e të pasurit një llaptop?


Mangësitë e të pasurit një llaptop janë: për performanc të njëjtë kushtojnë më
shtrenjtë se kompjuterët, disa nga komponentët e tij nuk mund të ndrrohen apo të
zëvendësohen dhe jetëgjatësia e baterisë.

53. Cila veti e bën një pajisje të quhet pajisje mobile? Permendni disa pajisje mobile.
Vetia e cila e bën një pajisje të quhet pajisje mobile është se ato janë pajisje dore
elektronike të cilat përdoruesi i tyre mund ti bart lehtë me vete, shembull tipik i
pasisjeve mobile janë telefonat e mençur.

54. Numëroni disa sisteme operative të pajisjeve mobile.


Sisteme operative të pajisjeve mobile janë Android, IOS etj.

55. A mund të bëhet riparimi i të gjitha komponenteve të llaptopit ?


a) Po
b) Jo

56. Nëse një llaptop është mbinxehur , cili mund të jetë shkaku?
Nëse llaptopi është mbinxehur shkak mund të jetë vendosja e tij në sipërfaqe të butë
ku ajrimi nuk mund të bëhet si duhet.

57. Nëse bateria e llaptopit nuk zgjat shumë, cili veprim mund të jetë mundësi e
zgjidhjes së problemit?
Nëse bateria e llaptopit nuk zgjat shumë, atëher shpenzojeni baterinë plotësisht
pastaj rimbusheni. Kjo nuk garanton zgjidhje të plotë sepse ndoshta duhet të
ndërrohet bateria.

58. Përse bëhet mirëmbajtja fizike dhe e softuerit te llaptopët dhe pajisjet mobile?
Mirëmbajtja fizike dhe e softuerit te llaptopët dhe pajisjet mobile bën që jetëgjatësia
e tyre të jetë më e madhe dhe puna të jetë më efikase.

59. Bëni instalimin e printerit lokal dhe printoni një faqe të një dokumenti.
Instalimi i printerit lokal bëhet duke klikuar te Start pastaj te Settings pastaj te
Devices pastaj nga dritarja e hapur zgjedhim Printers & Scanners dhe klikojmë te
Add a printer or scanner.
Printimi i një faqe të një dokumenti bëhet duke klikuar te FILE pastaj te PRINT
dhe pastaj OK, ose me CTRL+P dhe Enter ose duke e klikuar veglën Print në
shiritin Standard.

60. Bëni instalimin e skanerit dhe skanoni një faqe të një dokumenti.
Instalimi dhe konfigurimi i skanerit bëhet në mënyrë të ngjashme me instalimin dhe
konfigurimin e printerit. Ecuria është identike.

61. Bëni konfigurimin e printerit për printim në rrjetë


Konfigurimi i printerit për printim në rrjetë bëhet përmes faqes Sharing te dritares
Printer Properties.

62. Printeri është pajisje:


a) Hyrëse
b) Dalëse
c) Hyrëse dhe dalëse

63. Një printer mund të jetë printer:


a) I rrjetës
b) Lokal
c) I rrjetës dhe lokal
d) Të gjitha më lartë

64. Çka e karakterizon printerin e rrjetës?


Një printer të rrjetës e karakterizon mundësia e përdorimit të tij për printim nga të
gjithë kompjuterët e lidhur në atë rrjetë.

65. Çka e karakterizon printerin e lokal?


Një printer lokal e karakterizon mundësia e përdorimit të tij për printim vetëm nga
kompjuteri i lidhur më të.

66. Tregoni shkurt hapat e instalimit të printerit


Instalimi i printerit lokal bëhet duke klikuar te Start pastaj te Settings pastaj te
Devices pastaj nga dritarja e hapur zgjedhim Printers & Scanners dhe klikojmë te
Add a printer or scanner.
67. Cilat janë opsionet që mund të rregullojmë te Printing Preferences?
Printing Preferences mundëson zgjedhjen e madhësisë së fletës, të printohet në dy
anët e fletës apo jo dhe shumë konfigurime tjera.

68. Nëse gjatë instalimit printeri ynë nuk gjendet në list, si duhet vepruar?
Nëse gjatë instalimit printeri ynë nuk gjendet në list atëher atë duhet ta instalojmë
në mënyrë manuale.

69. Hapat për instalimin e skanerit janë të njëjtë me atë të instalimit të printerit
a) E vërtet
b) Gabim

70. Për të instaluar një printer të rrjetës çfarë privilegjesh duhet të kemi
a) Administrator i rrjetës
b) Shfrytëzues i thjeshtë
c) Të dy opsionet më lart

71. Çka është një rrjetë kompjuterike?


Me ndërlidhje të dy ose më shumë kompjuterëve në mes veti realizohet rrjeti
kompjuterik. Rrjetë kompjuterike është sistemi në të cilin dy apo më shumë
kompjutera apo pajisje të tjera janë të lidhur mes tyre dhe ndajnë informacionin
dhe resurset harduerike dhe softuerike së bashku.

72. Shkruani disa tipa të rrjetave kompjuterike


Varësisht nga lidhja e nyjave dhe serverëve në rrjetë ato mund të ndahen në disa
tipa:
Personal Area Network (PAN)– rrjeti kompjuterik i organizuar rreth një individi.
Lokal Area Network (LAN) – Rrjeti lokal kompjuterik, rrjeti brenda një ndërtese.
Campus Area Network (CAN) – Rjeti kompjuterik më i madh se LAN, pra mund të
përfshijë disa objekte brenda një Kampusi.
Metropolitan Area Network (MAN)- Rrjeti kompjuterik i qytetit i cili mbulon disa
ndërtesa në qytet, të cilat janë fizikisht larg njëra tjetrës dhe lidhja mes tyre bëhet
me fibra optike apo mediumeve tjera digjitale. Kjo rrjetë mund të mbulojë rreze
prej 5 deri 100 kilometra.
Wide Area Network (WAN)– Rrjeti kopjuterik i cili përfshin qytete, shtete ose
kontinente, shembull i WAN është INTERNETI (INTERnational NETwork).
Virtual Private Network (VPN) – i cili mundëson që përdoruesit të dërgojnë dhe të
marrin të dhëna në një rrjetë publik sikur të jenë të lidhur në një rrjetë privat.
73. Çka mbulon rrjeti Metropolitan Area Network
Metropolitan Area Network (MAN)- Rrjeti kompjuterik i qytetit i cili mbulon disa
ndërtesa në qytet, të cilat janë fizikisht larg njëra tjetrës dhe lidhja mes tyre bëhet
me fibra optike apo mediumeve tjera digjitale. Kjo rrjetë mund të mbulojë rreze
prej 5 deri 100 kilometra.
74. Shkruani pajisjet themelore të rrjetës kompjuterike
Pajisjet themelore të rrjetës kompjuterike janë: kartela e rrjetit, hub-i, switch-i,
repeater-i, ruter-i, gateway-i.

75. Cilat janë mediumet transmetuese?


Mediumet transmetuese që bartin sinjalin nga një kompjuter në tjetrin që njihet si
kanal i komunikimit mund të jenë me tela dhe pa tela. Mediume me tela janë
kabllot me çiftet e përdredhura, kablloja koaksiale, fibrat optike. Mediume pa tela
janë: bluetooth, infrared, WIFI etj.

76. Nëse gjerësia e brezit është 2Gbps, shpreheni në Mbps.


Nëse gjerësia e brezit është 2Gbps ajo mund të shprehet si 2000 Mbps.

77. Pse Throughput është gjithnjë më i vogël se Gjerësia e brezit (Bandwidth)?


Bandwidth (Gjerësia e brezit) është shkalla maksimale e transferimit të të dhënave
nëpër një kanal të komunikimit.
Throughput është sasia reale e transferit të të dhënave nëpër një kanal të
komunikimit.
Rrjedhimisht sasia reale e të dhënave që transferohen nëpër një kanal të
komunikimit është më vogël se sa shkalla maksimale e transferit të të dhënave nëpër
atë kanal.

78. Çka është topologjia e rrjetës kompjuterike?


Mënyra se si kompjuterët ndërlidhen mes tyre në rrjetë quhet topologji. Pra
topologji e rrjetës është vendosja e lidhjeve në mes nyjeve në një rrjetë
kompjuterike.

79. Tregoni përparësitë dhe mangësitë e topologjisë magjistrale


Përparësitë e topologjisë magjistrale janë: lehtësia e lidhjes së kompjuterëve dhe
pajisjeve si dhe kërkon më pak kabllo, ndërsa mangësitë e topologjisë magjistrale
janë: nëse ka ndërprerje në kabllon kryesore, atëherë i tërë rrjeti bie si dhe
vështirësitë e identifikimit të problemit nëse rrjeti nuk funksionon.

80. Ku dallojnë topologjitë pemë dhe magjistrale?


Topologjia Pemë është kombinim i topologjisë magjistrale dhe ylli. Pra disa
topologji ylli lidhen në topologjinë magjistrale.

81. Sa është numri i lidhjeve për 6 nyje te topologjia unazë dhe sa te topologjia rrjetë?
Numri i lidhjeve te topologjia unazë është i barabartë me numrin e nyjeve pra për 6
nyje është 6, ndërsa numri i lidhjeve te topologjia rrjetë është (n(n-1)/2 pra për 6
nyje është 15.
82. Përse duhen standardet e rrjetës Ethernet?
Standardet e rrjetës Ethernet duhen sepse mundësojnë që pajisjet në rrjetë
kompjuterike të mund të komunikojnë, këto standarde i vendos Instituti i
Inxhinierëve të Elektrikës dhe Elektronikës (IEEE).

83. Pse është paraqitur nevoja e modelit OSI dhe sa shtresa i ka modeli OSI?
Modeli OSI (Open System Interconnection) është model i krijuar nga ISO
(International Standard Organization) me qëllim të standardizimit të komunikimit
në rrjetat kompjuterike. Modeli OSI i ka shtatë shtresa: Shtresa e Aplikacionit,
Shtresa e Prezantimit, Shtresa e Sesionit, Shtresa e Transportit, Shtresa e Rrjetës,
Shtresa e Data –Link dhe Shtresa Fizike.

84. Cila shtresë në modelin OSI është përgjegjëse për mbajtjen e lidhjes mes
kompjuterave në një lidhje nga distanca (Remote)?
Për mbajtjen e lidhjes mes kompjuterave në një lidhje nga distanca (Remote)
përgjegjëse është shtresa e Sesionit në modelin OSI.

85. Supozoni se rrjeti juaj është i lidhur në një rrjet tjetër përmes një ruteri, cila shtresë
e modelit OSI do të sigurojë informacionin e nevojshëm për të drejtuar të dhënat
midis dy rrjetave?
Nëse rrjeti ynë është i lidhur në një rrjet tjetër përmes një ruteri, atëher
informacionin e nevojshëm për të drejtuar të dhënat midis dy rrjetave e siguron
Shtresa e Rrjetës e modelit OSI.

86. Pjesë e cilave shtresa të modelit OSI është kartela e rrjetit?


Kartela e rrjetit është pjesë e shtresës Data-Link dhe asaj Fizike të modelit OSI.

87. Cila është arsyeja e krijimit të TCP /IP?


Modeli TCP/IP është zhvilluar nga agjensioni DARPA (Defence Advanced Research
Projects Agency) i cili është agjension ushtarak në SHBA. Qëllimi i krijimit të
TCP/IP (Transmission Control Protocol / Internet Protocol) është që të krijohet një
model i cili mund të funksionoj edhe në kushte të vështira operimi.

88. Sa shtresa i ka modeli TCP/IP original e sa TCP/IP i përditësuar?


Modeli TCP/IP origjinal i ka katër shtresa: shtresa e aplikacionit, shtresa e
transportit, shtresa e internetit dhe shtresa e qasjes së rrjetit, ndërsa modeli TCP/IP
i përditësuar i ka pesë shtresa: shtresa e aplikacionit, shtresa e transportit, shtresa e
internetit, shtresa e Data-Link dhe shtresa fizike.

89. Ku është dallimi mes modelit TCP/IP dhe modelit OSI?


Dallimi mes modelit TCP/IP dhe modelit OSI është se modeli TCP/IP ofron
besueshmëri të arritjes së të dhënave dhe përkrah arkitektura fleksibile si dhe lejon
që të zbatojmë kontrolin e rrjedhës së të dhënave (flow control).
90. Cili është protokolli i dërgimit të postës elektronike?
Protokolli i dërgimit të postës elektronike është SMTP (Simple Mail Transfer
Protocol).

91. Cili protokoll në shtresën e transportit bën korrigjimin e gabimeve gjatë


transmetimit?
Korrigjimin e gabimeve gjatë transmetimit e bën protokolli TCP (Transport
Control Protocol) i shtresës së transportit.

92. Çka ֝është Media Access Control? Sqaroni formatin e saj.


MAC (Media Access Control) është mënyrë unike e identifikimit të nyjave në një
rrjetë kompjuterike. Secila kartelë e rrjetit ka një MAC adresë unike që i ndahet
nga prodhuesi dhe që është e përhershme dhe nuk mund të ndërrohet. MAC adresa
përbëhet nga 12 shifra heksadecimale (48 bit) dhe formati i saj është PP-PP-PP-SS-
SS-SS, ku 6 shifrat e para tregojnë prodhuesin dhe 6 shifrat e fundit tregojnë
numrin serik i cili i vihet nga prodhuesi. Shembull i një MAC adrese: F8-BC-12-70-
4C-52.

93. Pse është e nevojshme IP adresa?


IP adresa është e nevojshme sepse mundëson identifikimin e nyjës në rrjetë. IP
adresa është një numër unik identifikues për secilën nyje në një rrjetë
kompjuterike. IP adresa është grup i 4 bajtëve (32 bitëve) të ndara në 4 pjesë (secila
nga një bajt) me pikë mes tyre, p.sh. 192.168.1.57, secili nga këta katër numra mund
të merr vlera prej 0 deri 255.

94. Cilës klasë i takon IP adresa 135.28.122.17?


Adresa 135.28.122.17 i takon klasës B të IP adresave.

95. Llogaritni saktë numrin e rrjetave për klasën C.


Numri i rrjetave për klasën C është 2097152 rrjeta, pra mbi 2 milion rrjeta.

96. Çka është rrjeti WAN?


Rrjeti që është më kompleks dhe përfshin brenda vetës rrjeta LAN dhe punon si
rrjetë e vetme është rrjeti WAN (Wide Area Network).

97. Bazuar në modelin OSI në cilën shtresë vepron rrjeti WAN?


Bazuar në përshkrimin e modelit OSI rrjeta WAN funksionon në shtresën e parë
dhe në atë të dytë, pra në shtresën fizike dhe në shtresën Data-Link.

98. Shkruani disa pajisje që përdoren në rrjetat WAN?


Pajisjet që përdoren te rrjetat WAN janë: Modemi, Serveri për qasje, Switch-i
WAN, Ruter-i dhe Ruter-i bërthamë.
99. Pse Switch-i është më intelegjent se një Hub?
Switch-i është më intelegjent se një Hub sepse Switch-i i pranon të dhënat dhe i
ridrejton ato për te kompjuteri apo pajisja përkatëse, po ashtu Switch-i bën
ndarjen e rrjetës në nënrrjeta për të evituar mbingarkesën e trafikut të të dhënave
në rrjetë.

100. Cila është distanca maksimale e bartjes së të dhënave me anë të kabllove me


çifte të përdredhura:
a) 300 metra; b) 100 metra; c) 170 metra

101. Sa është distanca maksimale e bartjes së sinjaleve me anë të kabllove


koaksiale Thinnet dhe Thicknet:
a) 230/400 metra; b) 800/100 metra; c) 185/500 metra

102. Tregoni një topologji që është kombinim i dy topologjive kryesore?


Topologjia Pemë është kombinim i topologjisë magjistrale dhe ylli. Pra disa
topologji ylli lidhen në topologjinë magjistrale.

103. Dy nxënës në një klasë i kanë lidhur llaptopët e tyre me anë të Bluetooth-it
për prezantim në grup. Cilën nga rrjetat e mëposhtme kanë krijuar ata:
a) LAN b) WAN c) PAN d) CAN

104. Çka nënkuptojmë me sigurinë e të dhënave?


Siguria e të dhënave është proces i mbrojtjes së të dhënave nga qasjet e
paautorizuara, që në vete përfshin metodat për enkriptim dhe dekriptim.

105.

You might also like