You are on page 1of 9

Kol1 Sisteme Operative

1. Çka kuptoni me fjalën Sistem Operativ?


Me Sistem Operativ kuptojmë një sistem që është ndërmjetës mes Hardverit dhe
Softuerit.
2. Çka është Formatizimi?
Formatizimi është kthimi i kompjuterit nga fillimi.
3. Si ndahen Sistemet operative?
Sistemet operative ndahen në:
● Sisteme operative për desktop.
● Sisteme operative për Serverë.
● Sisteme Operative-Mainframe.
● SO pör multiprocesorë.
● SO në kohë reale(Real Time).
● SO të ngulfatura(Embedded).
● SO për pajisje mobile.
● SO për kartela inteligjente(Smart Card).
4. Çka janë Proceset?
Proceset janë një program në ekzekutim që ekezekutohen nga një ose më shumë fije
5. Çka janë fijet(thread)?
Fijet janë njësia e ekzekutimit brenda një procesi.
6. Cili është dallimi mes fijeve dhe Proceseve?
Dallimi mes fijeve dhe proceseve është se fijet krijohen më lehtë,proceset janë të
pavarura njëra prej tjetrës,ndryshe nga fijet,procesi mund të përmbajë disa fije dhe fijet
përdorin shumë pak burime në krahasim me proceset
7. Cilët janë parametrat kryesorë të procesorit?
Parametrat kryesorë të procesorit janë:
● Kapaciteti.
● Bërthama.
● Frekuenca.
● Cash Memoria.
8. Çka bën Cash Memoria?
Cash Memoria bën që procesori të ruaj të dhënat përkohësisht gjatë kryerjes së
operacioneve.Cash Memoria mundeson punën më efikase të procesorit.
9. Çfarë është Deadlocks?
Bllokimi është një situatë që ndodh në OS kur ndonjë proces hyn në një gjendje pritjeje
sepse një proces tjetër i pritjes mban burimin e kërkuar.
10. Cilat janë shërbimet e SO?
Shërbimet e SO janë :
● Kontrolli i proceseve.
● Sistemi i skedarëve.
● Veprimet H/D.
● Komunikimi ndërprocesor.
● Mirëmbajtja e informacionit
● Ekzekutimi i programit
● Ndërfaqja e shfrytëzimit
Kol1 Sisteme Operative
● Manipulimi me fajlla të sistemit
● Komunikimet
● Gjetja e Gabimeve

11. Çka kupton me Multi-user?


Me Multi-User kuptojmë kur dy ose më shumë përdorues mund të punojnë me
programe në të njejtën kohë.
12. Çka kupton me Multi-Threading?
Me Multi-Threading kuptojmë kur një program ndahet në disa pjesë më të vogla që të
mund të ngarkohen sipas nevojës nga sistemi operativ
13. Çka kupton me Multi-Processing?
Me Multi-Processing kuptojmë kur kemi dy ose më shume CPU(Central Processing
Unit).
14. Çka kupton me Multi-Tasking?
Me Multi-Tasking kuptojmë kur kompjuteri ështl në gjendje të menaxhojë ose të veprojë
me disa aplikacione në të njëjtën kohë.
15. Si klasifikohen Procesorët sipas llojit?
Procesorët sipas llojit klasifikohen në:
● Procesorë digjital.
● Procesorë analog.
● Procesorë me logjikë multifunksionale(fuzzy).
16. Cilat jane Rolet e një Sistemi Operativ?
Rolet e një Sistemi Operativ jane:
● Kontrollimi i qasjes harduerike.
● Menaxhimi i skedave dhe dosjeve.
● Ofron ndërfaqen e perdoruesit.
● Menaxhimi i aplikacioneve.
17. Cilat janë detyrat e SO në raport me menaxhimin me procese?
Detyrat e SO në raport me menaxhimin me procese janë:
● Krijimi dhe shkatërrimi i proceseve.
● Suspendimi dhe vazhdimi i proceseve.
● Sinkoronizimi i proceseve.
● Komunikimi i proceseve.
● Trajtimi(deadlocks).
18. Çka është CPU?
CPU është truri i kompjuterit qe kryen funksione artimetiko logjike.
19. Cilat janë tipet e thirrjeve të sistemit?
Tipet e thirrjeve janë:
● Kontrolli i procesit.
● Menaxhimi i fajllave.
● Menaxhimi i pajisjeve.
● Mirëmbajtja e Informatave.
● Komunikimet.
20. Cilat janë qëllimet e shfrytëzuesit të sistemit operativ?
Kol1 Sisteme Operative
Qëllimet e shfrytëzuesit të sistemit operativ janë:
● Sistemi duhet të jetë i përshtatshëm për shfrytëzim.
● I leht për tu mesuar.
● I qëndrueshëm.
● I sigurtë
● I shpejtë
21. Çka trajton makina virtuale?
Makinat virtuale trajtojnë shtresat në konkluzione logjike
22. Trego disa nga avantazhet e Intel ndaj AMD?

23. Trego disa nga avantazhet e AMD ndaj Intel?


Kol1 Sisteme Operative

24. Kur ndodh pritja rrethore?


Pritja rrethore ndodh kur një proces është duke pritur burimin,i cili mbahet nga procesi i
dytë,i cili gjithashtu është duke pritur për burimin e mbajtur nga procesi i tretë etj.
25. Cilat janë avantazhet e metodës Deadlock?
Avantazhet e metodës Deadlock janë:
● Kjo situate funksionon mirë për proceset që kryejne një shpërthim të vetëm
aktiviteti.Asnjë parablerje nuk është e nevojshme për Deadlock
● Metoda e përshtatshme kur zbatohet në burime,gjendja e të cilave mund të ruhet
dhe rikthehet lehtë
● E realizueshme për t’u zbatuar përmes kontrolleve të përpilimit të kohës
● Nuk ka nevojë për llogaritjen e kohës së ekzekutimit pasi problimi është zgjidhur
ne modelimin e sistemit
26. Cilat jane disavantazhet e metodës Deadlock?
Disavantazhet e metodesë Deadlock janë:
● Vonon fillimin e procesit
● Proceset duhet të njohin nevojën e burimeve të ardhshme
● Paraprihet më shpesh sesa është e nevojshme
● Dis-lejon kërkesat shtesë të burimeve
● Humbjet e natyrëes paraprake
27. Trego një shembull të deadlock?
Një shembull në botën reale i deadlock është trafiku, i cili shkon vetëm në një
drejitm.Këtu, një urë konsiderohet burim..
28. Sa menyra të implementimit të paketës se fijeve të ekzekutimit kemi?
Ne kemi dy menyra të implementimit të fijeve që janë:
● Në hapësiren shfrytëzuese
● Në bërthame
29. Për çka na nevojiten Fijet?
Kol1 Sisteme Operative
Fijet na nevojiten për procesimin paralel, pasi që i mundësojne perdoruesit që në të
njëtën kohe të kryejnë më tepër gjëra
30. Cilat janë proceset që kryhen në kujtesë?
Proceset që kryhen në kujtesë janë:
● Seksioni Tekst.
● Seksioni i të dhënave.
● Seksioni Heap.
● Seksioni Stack.
31. Cilat janë karakteristikat e një sistemi operativ për desktop?
Karakteristikat e një sistemi operativ për desktop janë:
● Mbeshtet një përdorues të vetëm.
● Përkrahë vetëm aplikacionet për një shfrytëzues.
● Ndarjet në rrjeta te vogla dhe me siguri të kufizuar.
32. Cilat janë disa sisteme operative për desktop?
Sistemet operative per desktop janë:
● Windows
● Mac OS
● Linux
● UNIX
33. Cilat jane disa sisteme operative per Rrjeta?
Sistemet operative për rrjeta janë:
● Novell Netware
● Microsoft Windows Server
● Linux
● Unix
34. Cilat janë karakteristikat e një sistemi operativ per Rrjeta?
Karakteristikat e nje sistemi operativ NOS janë:
● Përkahë disa shfrytëzues.
● Perkrahë aplikacionet për shumë shfrytëzues.
● I fuqishëm dhe i sigurt.
● Ofron siguri të lartë.
● Përdoret në rrjetat kompjuterike.
35. Cilat janë termat e përdour kur bëjmë krahasimin e sistemeve operative?
Termat e përdorur kur bëjme krahasimin e produkteve janë:
● Multi-User.
● Multi-Tasking.
● Multi-Processing.
● Multi-Threading.
36. Nga çka përbëhet mikroprocesori?
Mikroprocesori përbëhet nga qarqe logjikë për kryerjen e veprimeve aritmetike dhe
logjike janë dhe një njësi kontrolli.
37. Si bëhet mbrojtja e sisteme operative?
Mbrojtja e SO bëhet përmes ndonjë mekanizmi për kontrollimin e qasjes së proceseve
ose të shfrytëzuesve në resurset e definuara nga SO.
Kol1 Sisteme Operative
38. Çka paraqet Siguria e një Sistemi Operativ?
Siguria e një SO paraqet mbrojtjen e një Sistemit nga sulmet e jashtme?
39. Cilat janë sulmet që mund të ju bëhen Sistemeve operative?
Sulmet që ju bëhen sistemeve operative janë:
● Denial-of-service.
● Worms.
● Viruset.
● Vjedhja e identitetit.
● Vjedhja e shërbimit.
40. Çka janë Sistemet Operative Mainframe?
Jane Sisteme operative qe janë të orientuar kah multiprocessing dhe kërkojnë sasi te
madhe të pajisjeve Hyrëse dhe dalëse.
41. Çfarë lloje të shërbimeve ofrojnë llojet e sistemeve operative Mainframe?
Sistemet operative Mainframe zakonisht ofrojne këto shërbime:
● Batch.
● Procesimin e transaksioneve.
● Shfrytëzim kohor të ndarë.
42. Çka janë Sistemet operative për serverë?
Keto sisteme punojne ne serverë dhe shërbejnë për te qasur më shumë shfrytëzues
përnjëherë përmes rrjetit dhe u mundeson shfrytezuesve t’i ndajnë resureset hardverike
dhe softuerike.
43. Cilat sherbime i mundesojnë sistemet operative për serverë?
Sistemet operative për serverë i mundesojnë këto shërbime:
● Printimin.
● Manipulimin me skedarë .
● Web Servise e shërbime të tjera.
44. Çka janë SO për multiprocesorë?
SO për multiprocesorë jane ato SO ku zmadhohet fuqia e kompjuterit dhe ështe e
nevojshme të lidhen me shumë procesorë në një sistem të vetëm.
45. Çka janë Sistemet Operative për kompjuterë personal?
Sistemet operative për kompjuterë personal jan ato sisteme ku pune e tyre eshte që të
mundesojnë ndërfaqe(interfejs)më të mirë për shfrytëzues.
46. Çka janë Sistemet operative në kohë reale?
Sistemet operative në kohë reale janë ato sisteme te cilat karakterizohen në atë se e
kanë kohën si parametër kyç.
47. Ku gjejnë zbatim SO për kohe reale?
Këto sisteme gjejnë zbatim në sisteme industriale të porcesimit .
48. Çka janë sisteme operative embedded)?
Keto SO punojnë në kompjuterë,të cilat kontrollojnë pajisjë të cilat kryesisht nuk miren si
kompjuterë.
49. Cilat janë karakteristikat e sistemeve të ndërfutura?
Karakteristikat e sistemeve të ndërfutura janë:
● Shpesh kanë karakteristika të sistemeve me kohë reale.
● Madhësi.
Kol1 Sisteme Operative
● Mbushje.
● Memorje.
● Kufizime të cilat i bëjnë të veçanta.
50. Ciët janë disa shembuj për sisteme operative të ndërfutura?
Disa shembuj të sistemeve operative të ndërfutura janë:
● PalmOS
● Windows CE
51. Çka janë sistemet operative për pajisje mobile?
Këto Sisteme operative jan sisteme për pajisje mobile dhe e kontrollojnë informacionin
ngjashëm si sistemet operative për kompjuterë personal.
52. Cilat janë llojet e ndërfaqes së shfrytezuesit të sistemit operativ?
Llojet e ndërfaqeve të shfrytëzuesit të sistemit operativ janë:
● GUI.
● BATCH.
● CLI.
53. Çka është ndërfaqja me linjë komanduese apo CLI(Command Line Interface)?
Është një ndërfaqe që lejon vendosjen direkte të komandave dhe është e implementuar
ne Kernel në programet e sistemit operativ apo në menyra të ndryshme.
54. Si funksionon ndërfaqja me linjë komanduese apo CLI?
Kjo ndërfaqe fillimisht e merr komandën nga shfrytëzuesi dhe e ekzekuton
atë.Komandat mund të jenë bult-in apo vetë emrat e programeve.
55. Çka janë thirrjet e sistemit?
Thirrjet e sistemit paraqesin ndërfaqen në mes sistemeve operative dhe aplikacioneve të
ndryshme.
56. Si janë të qasme thirrjet e sistemit dhe në çfarë gjuhe janë të shkruara?
Thirrjet e sistemit janë të qasme permes API(Application Program Interfaces) dhe janë të
shkruara në C ose C++.
57. Cilat janë API më të njohura?
API më të njohura janë:
● Win32 API për Windows
● POSIX API për të gjitha version e UNIX,LINUX, Mac OS X
● Java API për Java makinën virtuale(JVM)
58. Çka janë e Programet e sistemit?
Programet e Sistemit operativ janë ato programe që ofrojnë ambient të përshtatshëm
për zhvillimin e programit dhe ekzekutimin.
59. Si ndahen programet e sistemit?
Programet e sistemit ndahen në:
● Manipulimi i fajllave.
● Informatat mbi statusin.
● Modifikimin e fajllave.
● Mbështetjen për gjuhë programuese.
● Vendosjen e programit dhe ekzekutimin.
● Komunikimin.
● Programet Aplikative.
Kol1 Sisteme Operative
60. Si bëhet dizajni dhe implementimi i sistemeve operative?
Dizajni dhe implementimi i sistemeve operative fillon me definimin e qëllimit të
shfrytëzuesve dhe sistemeve,po ashtu edhe specifikacionet të cilat janë të ndikuara nga
zgjedhja e hardverit dhe tipit sistemit.
61. Cilat janë qëllimet e Sistemit?
Qëllimet e sistemit jane:
● Sistemi operativ duhet të jetë i lehtë për tu dizajnuar.
● Implementimi lehtë.
● Mirëmbajtja e lehtë.
● Fleksibil.
● I qëndrueshëm.
● Pa gabime.
● Efikas.
62. Çka është makina virtuale?
Makina virtuale trajton Kernelin e sistemit operativ sikur të ishte hardver dhe krijon
iluzionin që procesi ka procesorin e tij dhe memorien virtuale.
63. Cili është mikroprocesori i parë?
Mikroprocesori i parë është Intel 4004 është përbërë prej 4 bitësh ,me 2300 tranzistor
me shpejtësi deri në 740kHz
64. Deri në sa GHz kanë kapacitet procesorët e Intel?
Procesorët e intel kanë kapacitet deri në 5 GHz.
65. Deri në sa GHz kanë kapacitet procesorët e AMD?
Procesorët e AMD kanë kapacitet deri në 4.8 GHz.
66. Si funksionojnë procesorët digjital?
Procesorët digjitale përbëhen nga një konvertues digjital-analog i cili është projektuar
për të konvertuar sinjalin e marrë digjital në analog.
67. Si funksionojnë procesorët analog?
Këta procesorë e konvertojnë sinjalin nga analog në digjital.
68. Sipas llojit të konvertimit sa lloje të konvertuesve analog-digjital ekzistojne?
Sipas llojit te konvertimit ekizistojnë dy loje të konvertimit analog-digjital që janë
● Konvertimi linear
● Konvertimi jolinear.
69. Si funksionojnë procesorët me logjikë multifunksionale(fuzzy)?
Puna e procesorëve me fuzzy logjikë është e ndërtuar në bazuar në bazë të
matematikës fuzzy e cila ju lejon të punoni me të dhëna që ndryshojnë vazhdimisht në
çdo kohë
70. Cilat janë markat kryesore për prodhimin e procesorëve?
Markat kryesore për prodhimin e procesorëve janë:
● Intel.
● AMD.
71. Çka ështe kapaciteti i procesorit?
Kapaciteti i procesorit është tregues që përcakton numrin e biteve që mund të
analizohen nga procesori për një operacion.
72. Çka është frekuenca e orës së procesorit apo ritmi i operacione?
Kol1 Sisteme Operative
Ritmi i operacioneve është treguesi i performancës që matet në GHz apo MHz p.sh. I9 i
Intel e ka 5 GHz.
73. Çka paraqet numri i bërthamave të procesorit?
Numri i bërthamave përcakton shkallën e kompjuterit me multitasking,mirëpo nuk do të
thotë se procesori do të jetë më efikas se konkurrentët.
74. Çka është dimensioni i procesorit?
Dimensioni i procesorit është përcaktimi i madhësisë së tranzistorit
75. Çka është konektori i folesë apo lidhja e folesë?
Konektori i folesë mundëson integrimin e chipit të CPU në qarkun e motherboard.
76. Cila është temperatura operimit normal të CPU?
Temperatura e operimit normal të CPU është prej 54-100.
77. Nga çka përbëhet Seksioni Tekst?
Ky seksion përbëhet nga kodi i programit i përpiluar,i lexuar nga hapësira
ruajtëse jo e paqëndrueshme kur programi fillon.
78. Nga çka përbëhet seksioni i të dhënave?
Ky seksion është i përbërë nga ndryshoret globale dhe statike , të atakuara dhe të
incizuara para ekzekutimit të elementeve kryesore.
79. Për çka përdoret Seksioni Heap?
Ky seksion përdoret për caktimin dinamik të kujtesës dhe menaxhohet përmes
thirrjeve në new,delete,malloc,free,etj.
80. Për çka përdoret Seksioni Stack
Ky seksion është përdorur për ndryshoret lokale.Hapësira në pirg është e
rezervuar për ndryshoret lokale kur ato deklarohen

You might also like