You are on page 1of 3

: INFORMATIKE EKONOMIKE

: IE1 01 : ERA DODA

Ne ditet e sotme teknologjia ka arritur zhvillime te shpejta e te paimagjinuara me pare dhe vecanerisht persa i perket botes se kompjuterave. Kompani te shumta ne treg ofrojne nje varietet aq te gjere mundesish per te zgjedhur sa cdo njeri ne varesi te punes, nevojes ,buxhetit, qellimeve qe ka ne perdorimin e kompjuterit mund te zgjedhe kompjuterin e tij ideal qe i pershtatet me se miri kerkesave te tij specifike. Sipas mendimit tim, nje kompjuter ideal do te ishte nje kompjuter qe se pari do te ofronte nje performance sa me te mire persa i perket te gjithe parametrave kryesore qe kane te bejne me ndertimin e kompjuterit si nga ana hardware-ike ashtu edhe software-ike. Gjithashtu kompjuteri im ideal duhet te permbushe edhe disa kritere qe lidhen me pamjen e jashtme. Duke u bazuar ne nevojat qe dua te me plotesoje nje kompjuter ne aspektin e veprimtarise qe ka cdo student, dhe per me teper qe studion ne nje dege te tille qe lidhet drejtperdrejt me fushen e IT por edhe ne aspektin e veprimtarise se perditshme qe mund te kete cdo njeri ne ditet e sotme lidhur me pune te ndryshme si grafike, organizative apo qofte edhe argetimi, kompjuteri im ideal do te ishte se pari nje PC i tipit laptop ne menyre qe ate mund ta marr me vete kudo dhe mund te kryej punen qe dua ne vende te ndryshme dhe gjithashtu ne permasa qe variojne nga 14 -15(sipas ekranit) dhe me nje peshe qe nuk i kalon 2.3 kg. Keto do te ishin parametra me thelbesor persa i perket pamjes se jashtme. Por ,kerkesat me e rendesishme dhe te domosdoshme lidhen me komponentet qe lidhen drejtperdrejt me performancen e kompjuterit qe jane: Njesia qendrore(CPU)- ose truri i kompjuterit performance e te cilit eshte teper e rendesishme ne menyre qe nje kompjuter te veproje shpejt ndaj te dhenave qe transmetohen ne kompjuter. Procesori ideal do te ishte procesori Intel Core i7 second generation qe arrin nje shpejtesi prej 2,6GHz deri ne 3.6Ghz me Turbo Boost qe do te thote nje kohe shume e shkurter per exekutimin e nje instrusioni(1/2.6*109 sec) dhe qe funksionon duke i ndare dhe koordinuar punet midis 4 core-ve(quad core) duke i dhene nje shpejtesi akoma me te madhe se procesoret paraardhes(dual core).

Gjeresia e busit=64 bit. Kujtesa Cache- nje processor i tille do te funksiononte me se miri me nje kujtese cache mbi 4Mb qe do te ishte nje standart mjaft i mire dhe qe ofron shpejtesi shume te madhe . Kujtesa kryesore( RAM)- per te patur nje shpejtesi normale gjate veprimit te disa programeve njeheresh por edhe gjate punes me programe qe kerkojne hapsirete perkoheshme te madhe do te ishte mire nje RAM me nje kapacitet 4GB ose me teper(ideale 8GB). Shpejtesia e komunikimit drejtperdrejt me procesorin 1333MHz Kujtesa dytesore(HDD)- duhet nje kujtese me nje kapacitet te tille qe te mbaje te gjithe dokumentat te cfare do lloje tipi si office,photo, video,filma, programet nga me ndryshme per qellime te specifike qe do te perdorim per pune te ndryshme. Nje kapacitet normal do te ishte 500GB qe jane mese te mjaftueshme por ideal do te ishte mbi 750GB, me nje shpejtesi rrotullimi nga 5400 ose 7200 rrotullime ne min per shpejtesi me te madhe te aksesit te te dhenave. Karta grafike(Graphics Card)- per nje grafike sa me te qarte e me nje performance sa me te larte per programe qe kerkojne perparesi grafike (arkitekturore) apo per te patur nje pamje per video apo lojra te ndryshme nje cilesi sa me te larte do te ishte ideale nje karte grafike e dedikuar me kapacitet 1GB. Ideale gjithashtu do te ishte nje switchable graphics qe mundeson perdorimin e dy kartave grafike ne varesi te programit qe po punojme dhe qe na ndihmon edhe ne kursimin e baterise. Nje karte grafike NVIDIA 1GB e dedikuar do te ishte ideale duke qene se ajo ofron grafiken me cilesi me te larte. Ekrani- ekrani ideal do te ishte me permasa nga 14-15.6 dhe me nje rezolucion 1440x900 pixel (varet nga permasa e ekranit) Portat- te permbaje 3-4 porta USB 2.0 dhe 3.0; porte Gigabit Ethernet,FireWire, sd card slot ,HDMI , Thunderbolt etj Te tjera- Wi-Fi wireless, Bluetooth, bokse te brendshme, FaceTime HD camera, multitouch trackpad , bateri qe te mbaje 14 ore, etj. Nga ana software:

Sistemi operativ- kompjuteri ideal do te ishte nje laptop apple qe funksionon me dy sisteme operative Macintosh dhe Windows(version i fundit) per te perfituar nga avantazhet e te sistemeve.( Macintosh nuk lejon marrjen e viruseve dhe eshte me teper system per web-browsing apo elemente te vecanta grafike) Programe aplikative- kompjuteri duhet te permbaje te gjithe programet baze, Microsoft Office, Paketen Adobe(A.Reader, FlashPlayer, A.PhotoShop), editore te ndryshem per gjuhet e programimit( eclipse,netbin per java etj,) ,lojra, programe per muzike si iTunes,etj. ,Skype, programe specifike per lende te ndryshme si ato matematikore (per grafike, ekuacione etj), programe financiare dhe shume progame te tjere me specifik. Nje kompjuter qe permban specifikat e mesiperme do te ishte ideal per mua duke perbushur kerkesat e mia per nje kompjuter qe te punoje shpejt, te jete portable, me cilesi te larte si nga ana grafike ashtu edhe funksionale dhe qe ndihmon ne veprimtarine time perms programeve aplikative specike.

You might also like