You are on page 1of 21

Sisteme Operative

Ligjërata 1 – Hyrje në Sistemet Operative


1) Sistemi Operativ është program ndërmjetësues në mes të shfrytëzuesve të kompjuterit dhe
harduerit kompjuterik.
2) Qëllimet e sistemit operativ:
a) Ekzekutimin e aplikacioneve dhe zgjidhjen e detyrave të shfrytëzuesve
b) Lehtësimin e përdorimit të një sistemi kompjuterik
c) Shfrytëzimin e resurseve harduerike në mënyrë efikase
3) Sistemi kompjuterik mund të ndahet në katër komponente:
a) Hardueri – ofron resurset kryesore kompjuterike
b) Sistemi Operativ
c) Programet Aplikative – definojnë mënyrën se si përdoren resurset e sistemit për
kryerjen e detyrave të shfrytëzuesve
d) Shfrytëzuesit – Njerëzit

4) Programi i cili është aktiv gjate gjithë kohës është Kernel.


a) Tjerët janë:
i. Program Sistemor
ii. Program Aplikativ
5) Bootstrap programi startohet kur sistemi kompjuterik ndezet ose kur restartohet. Zakonisht
është i ruajtur në:
a) ROM
b) EEPROM
c) Firmware
d) Inicion kernelin sistemit operativ dhe fillon ekzekutimin? (Sdi pse e ka qit profa qetu)
6) Sistemet e ruajtjes organizohen në hierarki:
a) Shpejtësia
b) Kostoja
c) Volatiliteti
7) Caching – kopjimi i informatës në sisteme të ruajtjes më të shpejta
8) Device Driver për çdo kontrollues të pajisjes për menaxhimin e I/O

9) Një sistem operativ ekzekuton disa programe:


a) Batch System – jobs
b) Time-Shared Systems – User Programs dhe Tasks
10) Procesi është një program në ekzekutim. Ekzekutimi i proceseve duhet të përparojë në mënyrë
sekuenciale.
11) Pjesët e ndryshme të procesit:
a) Text Section – Kodi i programit
b) Program Counter, Processor Registers – Aktiviteti i tanishëm
c) Stack – Të dhëna të përkohshme
d) Data Section – Variablat Globale
e) Heap – Memoriet që alokohen dinamikisht gjatë kohës së ekzekutimit
12) Programi është entitet pasiv që ruhet në disk, procesi është aktiv.
13) Kur një proces ekzekutohet, ai ndrron gjendjen (state):
a) new – procesi është duke u krijuar
b) running – udhëzimet janë duke u ekzekutuar
c) waiting – procesi po pret për një ngjarje të ndodh
d) ready – procesi po pret për tu caktuar tek një procesor
e) terminated – procesi përfundoi ekzekutimin
14) Virtualizimi lejon sistemin operativ të ekzekutoj aplikacione brenda SO tjera.
15) Dy llojet e multiprocesorit:
a) Multiprocesimi asimetrik – çdo procesori i caktohet një task specifik
b) Multiprocesimi simetrik – çdo procesor performon të gjitha tasqet
16) Dy llojet e clustering:
a) Clustering asimetrik – Ka një makinë në hot-standby
b) Clustering simetrik – Ka sdisa nyje duke ekzekuruar aplikacione, duke monitoruar njëri-
tjetrin
17) Llojet e Computing Environments:
a) Traditional – Makina me qëllim të përgjithshëm të pavarur. Portalet i ofrojnë qasje në
rrjet sistemeve të brendshme.
b) Mobile
c) Client Server – Terminale budall të zëvendësuar me PC të mençur. Sistemet janë tani
servera, i përgjigjen kërkesave të klientëve.
i. Compute-server system ofron një interface klientit për të kërkuar shërbime.
ii. File-server system ofron një interface klientit për të ruajtur dhe për të qasur
files
d) Peer-to-Peer – Nuk dallon klientin dhe serverin. Të gjithë nyjet konsiderohen “peers”, ku
mund të veprojnë si klient, server, ose dyjat.
e) Cloud Computing – Dorëzon computing, ruajtjen, dhe aplikacionet si servis përmes një
rrjeti
i. Public Cloud – mundshme përmes Internetit
ii. Private Cloud – operuar nga një kompani për përdorim brenda asaj kompanie
iii. Hybrid Cloud – përfshin public dhe private komponentet
iv. Software as a Service (SaaS) – një ose më shumë aplikacione të mundshme
përmes Internetit
v. Platform as a Service (PaaS) – stack softueri gati për përdorim aplikacioni
përmes Internetit
vi. Infrastruktura as a Service (IaaS) – serverat ose ruajtja mundshme përmes
Internetit
f) Real-Time Embedded

Ligjërata 2 – Struktura e Sistemeve Operative


18) Serviset e Sistemeve Operative
a) User Interface - Pothuajse të gjitha sistemet operative kanë një UI.
b) Program execution - Sistemi duhet të jetë në gjendje të ngarkojë një program në
memorie dhe për të ekzekutuar atë program ose për të përfunduar ekzekutimin, ose
normalisht ose jonormalisht (psh me error)
c) I/O Operations - Një program mund të kërkojë I/O, gjë që mundet përfshijnë një file ose
një pajisje I/O
d) File-system manipulation - Programet duhet të lexojnë dhe shkruajnë files dhe direktori,
krijonë, fshijnë, kërkojnë ato, listojnë informacionin e file, menaxhimi i permissions, etj.
e) Communications – shpërndarja e të dhënave mes proceseve
f) Error Detection – SO duhet të jetë i vetëdijshëm për gabimet e mundshme. Ato mund të
ndodhin në CPU dhe memorie, në pajisjet I/O, në program. Për çdo gabim SO duhet të
merr veprat e nevojshme për sigurimit të punimit të sigurtë dhe konsistent.
g) Resourse allocation - Kur përdorues të shumtë ose punë të shumta janë duke
funksionuar njëkohësisht, secilit prej tyre duhet t'i ndahen resurset.
h) Logging – Ndjek se cilt përdorues përdorin sa dhe çfarë lloje të resurseve kompjuterike
i) Protection and Security
i. Protection – siguron se qasja në resurset kompjuterike janë të kontrolluara
ii. Security – user authentication, mbrojtja e pajisjeve I/O të jashtme prej përpjekje
të pasuksesshme të qasjes

19) System calls është një metodë që një program kompjuterik të kërkojë një shërbim nga kerneli i
sistemit operativ në të cilin po ekzekutohet. Zakonisht, një numër shoqërohet me çdo system
call. System call interface mirëmban një tabelë të indeksuar sipas këtyre numrave.
20) Tre API më të përdorura:
a) Win32 API për Windows
b) POSIX API për POSIX-based sisteme
c) Java API për JVM
21) Tri metodat gjenerale që përdoren për të kaluar parametra tek SO:
a) Kalo parametrat në regjistra
b) Parametrat të ruajtura në një block, tabelë, memorie, dhe adresë të block-ut kalohen si
një parametër në një regjistër
c) Parametrat të vendosura, ose të shtyjtura, në një stack prej programit dhe “popped”
prej stack në një sistem operativ
22) Llojet e System Calls:
a) File management
b) Device management
c) Information maintenance
d) Communications
e) Protection
23) System Programs ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin dhe ekzekutimin e
programit. System Programs ndahen në:
a) File manipulation
b) Status information ndonjëherë ruhet në një file
c) Programming language support
d) Program loading and execution
e) Communications
f) Background Services
g) Application programs
24) Souce code i kompajlluar në object files të dizajnuar për tu ngarkuar në ndonjë lokacion fizik të
memories quhet relocatable object file.
25) Linker kombinon këto në një filë të vetëm binar. Gjithashtu sjell librarite. Duhet të vendoset në
memorie prej loader që të ekzekutohet.
26) Relocation cakton adresat përfundimtare për pjesët e programit dhe rregullon kodin dhe të
dhënat në program që të përputhen me ato adresa.
27) Application Binary Interface (ABI) është një arkitekturë ekuivalente me API, definon si
komponentet e ndryshme të kodit binar mund të ndërlidhen për një sistem operativ të caktuar
në një arkitekturë të caktuar, CPU, etj.
28) Qëllimet sipas dizajnit dhe implementimit:
a) User Goals – SO duhet të jetë lehtë për tu përdorur, i përshtatshëm, i sigurtë dhe i
shpejtë
b) System Goals – SO duhet të jetë i lehtë për tu dizajnuar, implementuar, dhe
mirëmbajtur, si dhe fleksibil, pa gabime dhe efikas
29) Policy – Çka duhet bërë?
30) Mechanism – Si duhet bërë?
31) SO UNIX përbëhet prej dy pjesëve:
a) Programet e sistemit
b) Kernel – Përbën të gjitha poshtë
system call interface dhe lartë
harduerit fizik. Ofron sistemin e
files, skedulimin e CPU,
menaxhimin e memories, dhe
funksione tjera operating-system
32) Tek layered approach, SO është i ndarë në një numër të shtresave, secila e ndërtuar në krye të
shtresave të mëposhtme. Shtresa e poshtme (Shtresa 0) është hardueri, shtresa e lartë është UI.
33) Microkernels lëvizin aq sa munden prej kernel në hapësirën e përdoruesit.

Ligjërata 3 – Proceset

34) Çka është procesi (10), pjesët e procesit (11), state (13), etj (12) janë përmendur më lartë.
35) Process Control Block (PCB) përmban informacion të lidhur me çdo proces
a) Process state
b) Program counter – lokacioni i udhëzimit të ardhshëm për ekzekutim
c) CPU registers – përmbajtja e të gjitha regjistrave proces centrike
d) CPU scheduling information – prioritetet, scheduling queue pointers
e) Memory-management information – memoria e alokuar për proces
f) Accounting information – CPU e përdorur, clock time prej startimit, limiti kohor
g) I/O status information – pajisjet I/O të alokuara për procesin, lista e files të hapura
36) Një context switch ndodh kur një CPU kalon prej një procesi në tjetrin. Kur CPU kalon në një
proces tjetër, sistemi duhet të ruaj gjendjen (state) e procesit të kaluar dhe të ngarkon gjendjen
(state) e ruajtur për procesin e ri përmes context switch.
37) iOS lejon vetëm një proces të ekzekutohet, tjerat i pezullon. Procesi i vetëm foreground
kontrollohet me anë të UI. Proceset e shumta background gjinden në memorie, duke
funksionuar, por jo në ekran, dhe me limite
38) Android ekzekuton foreground dhe background, me më pak limite. Background proceset
përdorin një servis për të kryer tasqe. Servisi mund të vazhdojë edhe kur procesi background
pezullohet.
39) Sistemi duhet të ofroj mekanizma për:
a) Krijimin e proceseve – procesi prind krijon proceset fëmij, të cilat krijojnë procese tjera,
duke formuar një pemë procesesh. Procesi identifikohet dhe menaxhohet me anë të
process identifier (pid).
b) Terminimin e proceseve – procesi ekzekuton deklaratën e fundit dhe pastaj kërkon që
SO ta fshij atë me anë të system call exit(). Prindi mund të terminojë ekzekutimin e
proceseve fëmij duke përdorur system call abort(). Nëse një proces terminohet,
terminohen edhe fëmijët e tij.
40) Google Chrome™ Browser është një multiproces me 3 lloje të proceseve:
a) Browser
b) Renderer
c) Plug-ins
41) Proceset brenda një sistemi mund të jenë të pavarura (independent) dhe bashkëpunuese
(cooperating).
42) Proceset bashkëpunuese mund të ndikojnë ose të ndikohen nga proceset tjera, duke përfshirë
shpërndarjen e të dhënave. Proceset bashkëpunuese përdorin interprocess communication (IPC)
43) Dy modelet e IPC:
a) Shared memory – brenda kontrollit të përdoruesit
b) Message passing – brenda kontrollit të sistemit
44) Problemi prodhues-konsumator paraqet një model për proceset bashkëpunuese:
a) procesi prodhues prodhon të dhënat që konsumohen nga procesi konsumator
45) Variacionet e problemit prodhues-konsumator:
a) unbounded buffer – nuk vendos limit në madhësinë e buffer. Prodhuesi nuk pret kurrë,
konsumatori pret nëse nuk ka buffer për të konsumuar.
b) bounded buffer – supozon se ka limit në madhësinë e buffer. Prodhuesi pret nëse buffer
është e plotë, konsumatori pret nëse nuk ka buffer për të konsumuar.
46) IPC Message Passing mundëson që proceset të komunikojnë me njëra-tjetrën pa përdorur
variabla të përbashkëta. IPC mundëson dy operacione:
a) send(message)
b) receive(message)
47) Tek Direct Communication proceset duhet të emërojnë njëri-tjetrin qartësisht.
a) send(P, message) – dërgo mesazh tek procesi P
b) receive(Q, message) – prano mesazh nga procesi Q
48) Tek Indirect Communication mesazhet dërgohen dhe pranohen nga një “kuti postare”, ku secila
kuti ka një id unike, dhe proceset mund të komunikojnë vetëm nëse kanë një kuti të përbashkët.
49) Message passing mund të jetë ose blocking ose non-blocking.
50) Blocking konsiderohet sinkron.
a) Blocking send – dërguesi bllokohet deri sa mesazhi pranohet
b) Blocking receive – pranuesi bllokohet deri sa një mesazh është në dispozicion
51) Non-blocking konsiderohet asinkron.
a) Non-blocking send – dërguesi dërgon mesazhin dhe vazhdon
b) Non-blocking receive – pranuesi pranon:
i. Një mesazh valid, ose
ii. Një mesazh null
52) Nëse edhe dërgimi edhe pranimi janë të bllokuara, kemi një rendezvous.
53) Buffering – radhë (queue) e mesazheve të lidhura te linku. Implementohet në një prej tri
mënyrave:
a) Zero capacity – mesazhet nuk hyjnë në radhë, dërguesi duhet të pret për pranuesin
b) Bounded capacity – gjatësi të fundëm n, dërguesi duhet të pret nëse link është plot
c) Unbounded capacity – gjatësi infinite, dërguesi nuk pret kurrë
54) Pipes shërbejnë si një përçues që lejon dy procese të komunikojnë.
a) Ordinary pipes – nuk mund të qasen prej jasht procesit që e ka krijuar. Zakonisht
krijohet nga një proces prind për të komunikuar me proceset fëmij.
b) Named pipes – mund të qasen pa lidhje prind-fëmij.
55) Një prizë (socket) mund të definohet si një endpoint për komunikim.

Ligjërata 4 – Threads, Concurrency, CPU Scheduling


56) Concurrency suporton më shumë se një task që përparon.
57) Parallelism implikon që sistemi mund të kryen më shumë se një task në të njejtën kohë.
a) Data parallelism – distributon nëngrupet e të të dhënave të njejta përmes cores të
ndryshme, operacionin e njejtë tek secila
b) Task parallelism – distributon threads përmes cores, secili thread duke performuar një
operacion unik
58) User threads – menaxhimi i bërë nga libraritë të threads user-level.
a) POSIX Pthreads
b) Windows threads
c) Java threads
59) Kernel threads – threads të suportuar nga kerneli.
60) Modelet multithreading:
a) Many-to-One (Shume me një) – Shumë user-level threads të hartuara në një kernel
thread
b) One-to-One (Një me një) – Çdo user-level thread e hartuar tek një kernel thread
c) Many-to-Many (Shumë me shumë) – Shumë user-level threads të hartuara me shumë
kernel threads
61) CPU Scheduler zgjedh nga mesi i proceseve që gjinden në radhën (queue) e gatshme, dhe alokon
një CPU core tek një prej tyre.
62) Vendimet e CPU Scheduling ndodhin kur procesi:
a) Ndrron prej gjendjes (state) running në waiting
b) Ndrron prej gjendjes (state) running në ready
c) Ndrron prej waiting në ready
d) Terminohet
63) Kur scheduling ndodh vetëm tek rastet 1 dhe 4, scheduling quhet nonpreemtive. Ndryshe është
preemtive.
64) Tek nonpreemtive scheduling, kur CPU alokohet tek një proces, procesi mban CPU-në deri sa e
liron atë ose prej terminimit ose prej ndërrimit në gjendjen (state) waiting.
65) Moduli dispatcher jep kontroll të CPU-së tek procesi i zgjedhur nga CPU Scheduler.
66) Dispatch latency – koha që i nevojitet që dispatcher të ndalon njërin nga proceset dhe të starton
një tjetër.
67) Kriteret e scheduling:
a) CPU Utilization – mban CPU-në sa më të zënë
b) Throughput – numri i proceseve që përfundojnë ekzekutimin e tyre për një periudhë
kohore
c) Turnaround time – koha që nevojitet për ekzekutimin e një procesi specifik
d) Waiting time – koha që një proces ka qenë duke pritur në rendin (queue) ready
e) Response time – koha që i nevojitet prej dorëzimit të një kërkese deri tek prodhim i
përgjigjes së parë
68) First-Come, First-Served (FCFS) Scheduling – rendit orarin (schedule) sipas cilët procese kanë
ardhur të parat.
69) Shortest-Job-First (SJF) Scheduling – rendit orarin (schedule) sipas cilët procese kanë “burst
time” më të shkurtë.
70) Round Robin (RR) – çdo proces ka një njësi të vogël të kohës së CPU, zakonisht 10-100ms. Pas
kalimit të asaj kohe, procesi parandalohet (preemted) dhe shtohet tek fundi i një rendi (queue)
ready.
71) Priority Scheduling – një numër prioriteti caktohet me çdo proces. CPU-ja alokohet tek procesi
me prioritetin më të lartë.
72) Multilevel Queue – rendi (queue) përbëhet nga queues të shumtë
73) Multilevel Feedback Queue – një proces mund të lëviz mes sdisa rendeve (queues)

Ligjërata 5 – Sinkronizimi

74) Sinkronizimi i proceseve ndihmon në koordinimin mes tyre dhe evitimin e konflikteve.
75) Çdo proces ka një segment të kodit që quhet seksioni kritik. Në këtë seksion procesi mund të
jetë duke ndryshuar ndonjë variabël, duke rishikuar një tabelë, duke shkruar një file, etj.
a) Entry Section
b) Exit Section
c) Reminder Section
76) Zgjidhja e problemit te seksionit kritik duhet ti përmbush këto tri kërkesa:
a) Përjashtimin reciprok – Nëse një proces është duke e ekzekutuar seksionin kritik atëhere
asnjë proces tjetër nuk lejohet ta ekzekutoj seksionin kritik
b) Vazhdimësinë/Progresin – Nëse asnjë prej proceseve nuk gjendet në fazën kritike dhe
disa prej proceseve janë duke tentuar të hyjnë në fazën kritike atëhere vetëm ato
procese të cilat nuk gjenden në seksionin Reminder mund të marrin pjesë në vendimin
se cili proces duhet të hyj në fazën kritike.
c) Pritjet e kufizuara (Bounded Waiting) – Ekziston një limit për numrin se sa herë një
proces lejohet që të hyjë në fazën kritike pasi që ai proces të ketë bërë kërkesën edhe
pasi që i është aprovuar kërkesa.

// Sdi qa ka shkru profa prej qetu deri te 81.

77) Tek sinkronizimi harduerik, të gjitha sinkronizimet janë të bazuara në LOCK’s.


78) Sistemet me një Procesor Ndërprerja e sinjaleve kontrolluese (Interrrupts).
79) Sistemet moderne me shumë procesor ofrojnë instruksione harduerike shumë te vogla –
Atomic.
a) Atomic – non-interruptible
80) Test and Set
81) Compare and Swap

//

82) Interrupt është një sinjal që bën Sistemin Operativ të ndaloj punën me një proces dhe të filloj
punen me një proces tjetër.
83) Mutex (shkurt për Mutual Exclusion) është një mekanizëm për bllokim qe përdoret për
sinkronizim te qasjes ne burimet e përbashkëta. Vetëm një proces apo thread mund te marr
qelësin e bllokimit (Mutex). Kjo do të thotë se në rastin e Mutex, Mutex është në pronësi të
dikujt dhe vetëm pronari mund të lirojë këtë qelës.
84) Mutex Locks – Boolean variable që tregon se a është një kyç në dispozicion apo jo. Dy
operacione:
a) acquire() lock
b) release() lock

Këto operacioni ekzekutohen në mënyrë atomike.

85) Semafori kufizon numrin e shfrytëzuesve që mund të kenë qasje në burimet e përbashkëta në të
njëjtën kohe. Threads mund te kërkojnë të kenë qasje tek burimet (duke e zvogëluar numrin e
Tokenëve) dhe mund te sinjalizojnë kur të mbarojnë punë (duke e rritur numrin e Tokenëve). Tri
funksionet kryesore janë:
a) Vendos (set)
b) Kontrollo (check)
c) Prit deri sa vlera paraprake është realizuar dhe të vendoset prap
86) Monitori është një koncept që u mundëson threads të kenë qasje në burime përmes
përjashtimit reciprok dhe të kenë mundësinë për të bllokuar deri sa një kusht nuk plotësohet.
Monitorët po ashtu kanë një mekanizëm për ti sinjalizuar threads tjerë kur një kusht është
plotësuar.
87) Funksioni wait tek:
a) Semaforët – Nëse numri > 0 nuk bllokohet procesi
b) Monitorët – Bllokohet
88) Funksioni signal tek:
a) Semaforët – Ose zhbllokohet ose rritet numri i tokenave
b) Monitorët – Nuk ka efekt në variablën kushtëzuese

Ligjërata 6 – Deadlocks

89) Deadlock mund të paraqitet nëse katër kushte mbahen në të njejtën kohë:
a) Mutual exclusion – Vetëm një proces mund ta përdor një resurs në një kohë
b) Hold and wait – Një proces që mban së paku një resurs është duke pritur për të marrë
resurse shtesë, të cilat janë duke u mbajtur nga proceset tjera
c) No preemption - Një resurs mund të lirohet vetëm në mënyrë vullnetare nga procesi që
është duke e mbajtur, pasi që procesi e ka përfunduar taskën e tij
d) Circular wait – Ekziston një grup {P0, P1, …, Pn} i proceseve që janë duke pritur ashtu që P0
është duke pritur resursin e mbajtur nga P 1, P1 është duke pritur resursin e P 2, etj etj, Pn
është duke pritur resursion e mbajtur nga P0.
90) Për të siguruar që sistemi kurr nuk hyn në gjendje të deadlock përdoren:
a) Deadlock prevention
b) Deadlock avoidance
91) Deadlock prevention zhvlerëson një prej katër kushtet e nevojshme për deadlock:
a) Mutual exclusion – nuk kërkohet për resurset e shpërndarshme
b) Hold and Wait – duhet të garantojë që çdo herë një proces kërkon një resurs, të mos
ketë ndonjë resurs tjetër
c) No preemption – nëse një proces që është duke mbajtur do resurse kërkon një resurs
që nuk mundet menjëherë të iu alokohet, atëhere të gjitha resurset e mbajtura lirohen
d) Circular Wait – vendos një renditje totale të të gjitha llojeve të resurseve, dhe kërkon që
çdo proces kërkon resurse në një renditje inkrementale
92) Deadlock avoidance kërkon se sistemi ka informacione shtesë të mundshme. Mënyra më e
thjeshtë është garantimi se çdo proces deklaron numrin maksimal të resurseve që i nevojitet.
93) Sistemi është në një safe state kur ekziston një sekuencë <P1, P2, …, Pn> të të gjitha proceseve në
sistem ashtu që për çdo Pi, resurset që Pi mund ti nevojiten, kërkesat ende të plotësohen me
resurset e mundshme për momentin, plus resurset e mbajtura nga Pj, ku j < i.
94) Shërimi nga deadlock:
a) Selektimi i një viktime – minimizimi i kostos
b) Rollback – kthimi në një safe state
c) Starvation – i njejti proces mund të zgjedhet gjithë si viktima, përfshij numrin e rollback
tek faktori i kostos

Ligjërata 7 – Menaxhimi i Memories, Memoria Kryesore

95) Parathënie:
a) Programi duhet të sillet nga disku në memorie në mënyrë që të ekzekutohet në
procesor.
b) Memoria kryesore dhe regjistrat janë deponitë e vetme në të cilat CPU ka qasje direkte
c) Regjistrat e CPU zakonisht janë te qasshëm brenda një cikli te CPU Clock
d) Ndërsa qasje në memorie kryesore kërkon më shume cikle dhe krijon stall
e) Cache qëndron në mes të memories kryesore dhe regjistrave
f) Mbrojtja e memories nënkupton operimin korrekt me memorie
96) Teminologjia:
a) Segmenti – Pjesë e memories e cila i dedikohet procesit
b) Adresa Fizike – Adresa reale në memorie
c) Adresa Virtuale/Logjike – Adresa e gjeneruar nga CPU për një proces të caktuar
d) Memory Management Unit – Njësia e menaxhimit të memories në SO.
97) Regjistri bazë (base) dhe regjistri kufitar (limit) paraqesin hapësirën e memories dhe
kontrollohen nga SO. CPU duhet të kontrolloj secilën kërkesë për qasje në memorie në mënyrë
që të sigurohet që ajo është brenda intervalit të regjistrit bazë dhe regjistrit kufitar.

98) Lidhja e adresave të instruksioneve dhe të dhënave në adresimet e memories mund të bëhet
sipas tri momenteve të ndryshme:
a) Compile Time – Kompajlleri gjeneron lokacione direkt në memorien fizike, duke filluar
nga ndonjë pozitë fikse n.
b) Load Time – Kompajlleri gjeneron një adresë, mirëpo gjatë ngarkimit SO vendos pozitën
fillestare të procesit. Pasi që procesi të ngarkohet, nuk lëviz në memorie.
c) Execution Time – Kompajlleri gjeneron një adresë, pastaj SO e bën vendosjen në
memorie.
99) Memory Management Unit (MMU) – Pajisje harduerike që një run time harton adresën virtuale
tek ajo fizike.
100) Rilokimi – Vendosim SO në nivelin më të lartë të memories. Supozojmë që procesi fillon me 0
dhe ka adresën maksimale të barabartë me madhësinë totale të memories – madhësinë e OS.
Ngarkojmë procesin duke i alokuar segmentin e ardhshëm në memorie. Adresa më e vogël fizike
është adresa bazë, ndërsa adresa më e madhe fizike është adresa kufitare.
a) Rilokimi statik – Në kohën e ngarkesës SO pasqyron adresimet e procesit në adresime të
memories. Pasi që procesi i është dedikuar adresa e memories, dhe procesi vazhdon të
ekzekutohet, SO nuk mund të lëvizë atë.
b) Rilokimi dinamik – Hardueri e shton regjistrin bazë të rilokimit në adresën virtuale për të
pasqyruar atë në adresën fizike. Hardueri krahason adresat me regjistrat kufitar. Nëse
krahasimi nuk del i suksesshëm procesori e ndërpren adresën virtuale dhe e eliminon
përdorimin e adresës fizike.
101) Rregullat e alokimit të memories:
a) Përshtatja e Parë (First-Fit) – Alokimi i hapsirës së parë, e cila është e mjaftueshme për
procesin.
b) Përshtatja më e Mirë (Best-Fit) – Alokimi i hapsirës më të vogël, e cila është e
mjaftueshme për procesin.
c) Përshtatja më e Dobët (Worst-Fit) – Alokimi i hapsirës më të madhe.
102) Fragmentimi:
a) Fragmentimi i jashtëm – Ndodh kur hapsira e memories është e mjaftueshme për të
vendosur procesin, mirëpo nuk është e vazhduar.
i. Rregulla 50% - Për çdo 2 blloqe të memories së alokuar e 3-ta humbet pas
fragmentimit.
b) Fragmentimi i brendshëm – Fragmentimi ndodh brenda bllokut të memories.
103) Shkëmbimi (Swapping) – Zhvendosja e procesit në disk, lirimi i memories në shfrytëzim. Kur
procesi të jetë aktiv, SO duhet ta ngarkoj atë sërish në memorie.
a) Me rilokim statik, procesi duhet të vendoset në pozitën e njejtë
b) Me rilokim dinamik, SO gjen një pozicion të ri në memorie për vendosjen e procesit si
dhe ripërtrinë regjistrat e rilokimit dhe kufitar.
104) PAGE (Paging):
a) Rregulla 90/10 – Procesi kalon 90% të kohës duke u qasur vetëm në 10% të hapsirës në
memorie
b) Në memorie qëndrojnë vetëm pjesët e procesit që janë aktualisht duke u shfrytëzuar
c) PAGE thjeshtëson problemin e hapsirave të pashfrytëzueshme
105) PAGE është formë e rilokimit dinamik, ku çdo adresë virtuale është e pasqyruar në adresën fizike
me ndihmën e PAGEs harduerike. Tabela e PAGEs mund të shihet si një bashkësi e regjistrave
rilokues, një për secilën kornizë.
106) Kqyr ne provime qa ka për PAGE
107) Translation Look-aside Buffer (TLB) – Memorie e shpejt e asocuar e cila ruan numrat e PAGEs si
dhe kornizën ku ato janë të ruajtura.
108) PAGE TLDR:
a) Eliminojnë problemin e fragmentimit të jashtëm rrjedhimisht nevojën për kompaktim
b) Lejojnë ndarjen e memories në mes të proceseve, duke zvogëluar kërkesën e
përgjithshme të memories.
c) Lejojnë që procesi të ekzekutohet kur ata gjenden vetëm pjesërisht në memorie
kryesore.
109) Segmentimi bën shfaqjen e memories tek SO nga pikpamja e shfrytëzuesit.

110) ⚠ ⚠ ⚠ PËRMBLEDHJE INJOROI KREJT QA SHKRUJTA NALT: ⚠ ⚠ ⚠


a) Rilokimi – përdorimi i regjistrave bazë dhe kufitar, i thjeshtë mirëpo jo fleksibil
b) PAGE – thjeshtëson alokimin e memories pasi që çdo PAGE pasqyrohet në kornizën
përkatëse
c) Segmentimi – Pikëpamje nga shfrytëzuesit e paraqitur tek SO, alokimi i memories i
kushtëzueshëm, kompakti i nevojshëm pasi që kemi fragmentim të jashtëm
d) Segmentimi dhe PAGE – Alokojmë vetëm numrin e nevojshëm të tabelave të PAGEs,
alokim i lehtë i memories, mund të përdorim çdo kornizë, ndarja bëhet në dy nivele, ose
segment ose PAGE.

Ligjërata 8 – Menaxhimi i memories, Memoria Virtuale

111) Virtual memory – Ndarja e memories logjike të përdoruesit prej memories fizike.
112) Virtual address space – Pamja logjike se si procesi ruhet në memorie. Implementohet me anë të:
a) Demand paging – Mund të sjell të gjithë procesin në memorie në kohë të ngarkimit, ose
një faqe (page) në memorie vetëm kur na nevojitet.
i. Lazy swapper – Nuk ndërron kurr një faqe në memorie, përveq kur ajo faqe na
nevojitet
// PAGE e kërkuar edhe PAGE e paracaktuar kqyr a po lypet
b) Demand segmentation
113) Kur kemi të bëjmë me PAGE-in e dështuar, ne duhet të përzgjedhim njërën prej PAGEve për të
larguar:
a) First In First Out (FIFO) – Largon PAGE-in më të vjetër
b) Min – Largojmë PAGE-in e cila është frekuentuar ose përdorur më së paku
c) Least recently useed (LRU) – Largojmë PAGE-in e cila ka periudhën më të madhe që nuk
është përdorur
d) Rëndomtë

// Ka do sene tjera që nuk mu dokën të arsyshme mi qit

Ligjërata 9 – Struktura e Sistemeve për Ruajtjen e Shënimeve

114) Si punon disku:


a) Koha e leximit dhe shkrimit gjendet mbi secilën
prej pllakave
b) Kokat janë të ngjitura për degën e disqeve
c) Sipërfaqja rrethore e diskut është e ndarë
logjikisht në shirita të rrumbullakët të cilët janë
të ri-ndarë në sektor.
d) Bashkësi e shiritave që gjenden në të njejtin
nivel me njërën prej degëve formojnë cilindrin.
e) Disk I/O = Koka e transferit + Vonesa e
rrotullimeve + Transferi

115) Organizimi/Skedulimi i Kokës së Diskut:


a) First-Come, First-Served (FCFS) – Shërbejmë kërkesat me radhë ashtu si pranohen.
b) Shortest Seek Time First (SSTF) – Shërbejmë kërkesat më të afërta.
c) Algoritmi SCAN (0-100, 100-0, …) – Koka lëviz në të dyja anët 0-100 dhe 100-0, gjatë
lëvizjes i shërben të gjitha kërkesat që janë në atë drejtim

d) Algoritmi rrethor i skanimit C-SCAN (0-100, 100-0, …) – Formë rrethore e algoritmit


SCAN
116) Lejimi i Hapsirave/Interleaving – Nuk i alokojmë blloqet në formë të vazhdueshme fizikisht, i
alokojmë vazhdueshëm duke pasur parasysh shpejtësinë e kërkesave të ditur dhe SO.
117) Leximi i Hershëm/Read Ahead – Lexojmë bllokun nga disku dhe e vendosim atë në Buffer të
kontrollerit të diskut para se të arrij kërkesa e shfrytëzuesit.
118) Error Detection përcakton se nëse një problem ka ndodhur. Nëse përcaktohet, mund të ndaloj
operacionin. Detektimi zakonisht bëhet me anë të parity bit.
119) Parity, formë e checksum – Përdor aritmetikë modulare për kalkulimin, ruajtjen dhe krahasimin
e vlerave të fjalëve me gjatësi fikse.
120) Cyclic Redundancy Check (CRC) – Përdor hash funksion për detektimin e multiple-bit errors
121) Error Correction Code (ECC) – Gjen dhe korrigjon disa nga errors. Soft errors korrigjohen, hard
errors vetëm detektohen.
122) Low-Level Formatting, ose Physical Formatting – Ndan diskun në sektorë që disk kontrolleri
mund të lexoj dhe shkruaj.
123) Root partition përmban SO.
124) Swap Space Management – bon najsen
125) Network-attached Storage (NAS) mundëson ruajtjen me anë të rrjetit në vend se ruajtjes lokale.
Protokolle të shpeshta:
a) NFS
b) CIFS
126) Redundant Arrays of Independent Disks (RAID) - Teknikë që përdor një kombinim të shumë
disqeve në vend të përdorimit të një disku të vetëm për rritjen e performancës, tepricën e të
dhënave ose të dyja.
127) Snapshot – Pamja e një file sistem para se të marrin pjesë një seri ndryshimesh.

Ligjërata 10 – Ndërfaqja dhe Implementimi i File Sistemeve

128) Kërkesa e Shfrytëzuesve për të Dhëna:


a) Hardueri ofron:
i. Qëndrueshmëri
ii. Shpejtësi
b) SO ofron:
i. Madhësi/Hapsirë
ii. Shpërndarja/Mbrojtja
iii. Lehtësi
129) File – Njësi logjike e hapsirës e ruajtur në disk. Atributet e File:
a) Emri
b) Tipi
c) Lokacioni
d) Madhësia
e) Mbrojtja
f) Koha e krijimit, etj.
130) Operacionet e zakonshme tek file (System Calls):
a) Operacionet me të Dhëna
i. Create()
ii. Open()
iii. Read()
iv. Delete()
v. Close()
vi. Write()
vii. Seek()
b) Operacionet me Emërtime (Metadata)
c) Atributet
131) Tabela e File të Hapur (Open File Table) – E ndarë nga të gjitha proceset për file e hapur:
a) Numërimi i hapave
b) Atributet e file
c) Lokacioni i file
d) Treguesit e lokacionit në memorie
132) Tabela për Procese (Per-Process File Table) – Për secilin File
a) Tregon një vlerë të tabelës globale
b) Pozitën aktuale në File
c) Mënyrën se si procesi i qaset File (r, w, rw)
133) Mënyrat e qasjes në File nga pikëpamja e programuesit:
a) Sekuenciale – Të dhënat procesohen me rradhë, nga një byte ose një dosje njëkohësisht
b) Direkte – Një adresë ose bllok duke u bazuar në vlerat kryesore
134) Mënyrat e qasjes në File nga pikëpamja e SO:
a) Sekuenciale – Mbajmë treguesin në byte e ardhshëm në file. Përditësojmë treguesin në
çdo lexim/shkrim.
b) Direkte – Adresojmë secilin bllok të File direkt duke ofruar mbetjen/offset brenda file.
135) Llojet e strukturave te fajllave (files):
a) Direktoriumet një shtresore (Single-level) – Një emërtim i hapsirës për tërë diskun, çdo
emër është unik.
b) Direktoriumet dy shresore (Two-Level) – Secili shfrytëzues ka direktoriumin e veçantë,
mirëpo secili prej File të shfrytëzuesve duhet të ketë emër unik.
c) Direktoriumet shumë shtresore (Multi-Level) – Strukturë e degëzuar (pemë) e hapsirës
emëruese.
136) Linku i Fortë ofron qasje dytësore në File të njejtë.
137) Linkat e Butë ofrojnë qasje dytësore në emin e File i cili mund të gjindet në ndonjë direktorium
tjetër ose në distancë.
138) Mbingarkesa e Diskut (Overhead) – Koha që CPU kalon deri sa të startohen operacionet e diskut.
139) Vonesa (Latency) – Koha e incimit të transferit të diskut prej 1 byte në memorie
a) Koha e Kërkimit (Seek Time) – Koha e pozicionimit të kokës në cilindrin e dëshiruar
b) Koha e Rrotullimit (Rotation Time) – Koha e rrotullimit të sektorit përkatës tek koka
140) Koha e Transferimit (Transfer Rate) – Shpejtësia e transferimit të të dhënave
141) Shumë çështje dhe probleme të implementimit të File Sistemit janë të ngjashme me ato të
implementimit te memories virtuale:
a) Alokimi i vazhdueshëm është i thjeshte, mirëpo vuan nga fragmentimi i jashtëm, ka
nevojë për defragmentim, lëvizja e File nëse kërkohet rritje.
b) Alokimi i indeksuar është i ngjashëm me tabelën e PAGEs. Tabela pasqyron blloqet
logjike të File në blloqe fizike të diskut.
c) Hapsira e lirë mund të menaxhohet me Bitmap ose me Listë të ndërlidhura.

Ligjërata 11 – Virtualizimi, Cloud Computing

142) Virtualizimi është procesi i krijimit të një diçkaje në mënyrë virtuale ose software-based? Llojet e
virtualizimit:
a) Type 1 / Bare Metal
b) Type 2 / Hosted
143) Hypervisor, ose Virtual Machine Manager (VMM), është një program që lejon sdisa SO të ndajnë
një host harduer.
144) Cloud Computing është një model për mundësimin e qasjes të përshtashme dhe sipas kërkesës
në një grup të përbashkët të resurseve kompjuterike të konfiguruara, që mund të disponohen
shpejtë dhe lëshohen me menaxhim minimal.
145) Atributet e Cloud Computing:
a) Scalability
b) Low Latency
c) Guaranteed Performance
d) Extensible Management
e) Self-Healing Resilience
146) Karakteristikat esenciale të Cloud Computing:
a) On-demand self-service
b) Broad Network Access
c) Resource pooling
d) Rapid elasticity
e) Measured service
147) Modelet e Cloud Service:
a) Infrastructure as a Service (IaaS):
i. Servera provizion
ii. Storage
iii. Resurset e rrjetit
b) Platform as a Service (PaaS):
i. Platforma Middleware
ii. Solution Stack
iii. Dyjat të qasshme përmes rrjetit
c) Software as a Service (SaaS):
i. Software
ii. Aplikacionet
iii. Ose serviset që dorëzohen me anë të rrjetit

148) Fund 😊

Sene shtesë (Prej provimeve)

149) Ekzekutimi i programeve është shërbim i Sistemit Operativ. (pika 2.a)


150) Një sistem është paralel nëse përkrah ekzekutimin e një apo më shumë proceseve njëkohësisht.
(pika 57)
151) Aktivitetet e Menaxhimit të Proceseve (Aktivitetet që shfrytëzojnë SO):
a) Suspendon dhe rikthen proceset (se pasna qit, pjesërisht osht te pika 37 dhe pika 38)
b) Krijon dhe fshin proceset si të shfrytëzuesit edhe të sistemit (pika 39)
c) Ofron mekanizëm për sinkronimin e proceseve (Ligjerata 5, saktësisht pika 74)
d) Krijo/termino procesin (pika 39)
e) Ofron mekanizma për komunikimin e proceseve, me resurset dhe ndërmjet veti (pika
18.5)
f) Ofron mekanizma për deadlock (Ligjërata 6, saktësisht pika 88)
152) Tipet e system calls: (pika 22)
a) Kontrolli i procesorit, Menaxhimi i fajllave, Menaxhimi i pajisjeve, Mirëmbajtja e
informatave, Komunikimet
153) Strategjia që lejon pezullimin e proceseve përkohësisht dhe rikthimin e tyre më vonë në
procesim quhet: Preemptime scheduling (pika 63)
154) Sistemi operativ mban PAGE table për: secilin process.
155) Operacionet e Sistemit Operativ janë: (pika 18)
a) Menaxhim me proceset
b) Kontrollon Operimin e I/O pajisjeve
c) Ndarja e burimeve dhe Optimizim të resurseve
156) Algoritmet e Organizimit të ekzekutimit në CPU: FCFS, SJF, PRIORITY, RR (pika 68-71)
157) Programi është një entitet pasiv. (pika 12)
158) Alokimi i resurseve dhe memories për krijimin e një thread NUK është më i kushtueshëm se sa
krijimi i një procesi. SHUMË ma pak nxen ven thread. (google)
159) Gjendjet e procesit (pika 13)
160) Radhitja e memorieve në bazë të kritereve (figura poshtë pikës 8)
161) Sistemi Operativ është program ndërmjetësues në mes të shfrytëzuesit dhe harduerit
kompjuterik (pika 1)
162) Sistemi Operativ ka 3 pikëpamje kryesore: Shfrytëzuesit, Sistemit dhe Programit (sjom i sigurt a
o sakt nja 100 pergjigje po jep google)
163) System Programs ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin dhe ekzekutimin e
programit. System Programs ndahen në: (pika 23)
a) File manipulation
b) Status Information
c) Programming Language Support
d) Program Loading and Execution
e) Communications
f) Background Services
g) Application Programs
164) File-System Manipulation - Programet duhet të lexojnë dhe shkruajnë files dhe direktori, krijonë,
fshijnë, kërkojnë ato, listojnë informacionin e file, menaxhimi i permissions, etj. (pika 18.d)
165) Çdo proces ka një segment të kodit që quhet seksioni kritik. (pika 75)
166) Pipes shërbejnë si një përçues që lejon dy procese të komunikojnë. (pika 54)
167) Çdo proces ka një segment të kodit që quhet seksioni kritik. Në këtë seksion procesi mund të
jetë duke ndryshuar ndonjë variabël, duke rishikuar një tabelë, duke shkruar një file, etj. Zgjidhja
e problemit te seksionit kritik duhet ti përmbush këto tri kërkesa: (pika 75)
a) Përjashtimin reciprok – Nëse një proces është duke e ekzekutuar seksionin kritik atëhere
asnjë proces tjetër nuk lejohet ta ekzekutoj seksionin kritik.
b) Vazhdimësinë/Progresin – Nëse asnjë prej proceseve nuk gjendet në fazën kritike dhe
disa prej proceseve janë duke tentuar të hyjnë në fazën kritike atëhere vetëm ato
procese të cilat nuk gjenden në seksionin Reminder mund të marrin pjesë në vendimin
se cili proces duhet të hyj në fazën kritike.
c) Pritjet e kufizuara (Bounded Waiting) – Ekziston një limit për numrin se sa herë një
proces lejohet që të hyjë në fazën kritike pasi që ai proces të ketë bërë kërkesën edhe
pasi që i është aprovuar kërkesa.
168) Round Robin – çdo proces ka një njësi të vogël të kohës së CPU, zakonisht 10-100ms. Pas kalimit
të asaj kohe, procesi parandalohet (preemted) dhe shtohet tek fundi i një rendi (queue) ready.
(pika 70)
169) Numri minimal i disqeve të nevojshme për krijimin e RAID 0 është 2. (google)
170) Llojet e virtualizimit:
a) Type 1 / Bare Metal - VMware vSphere / ESXi, Microsoft Hyper V, Xen / Citrix XenServer,
Red Hat Enterprise Virtualization (RHEV)
b) Type 2 / Hosted - VMware Workstation, Microsoft Hyper V, Oracle VM VirtualBox, Citrix
XenServer
171) File është njësi logjike e hapsirës e ruajtur në disk (pika 128)
172) Mënyrat e qasjes në file janë Direkte dhe Sekuenciale.
173) Algoritmet e Organizimit/Skedulimit të Kokës së Diskut: (pika 114)
a) FCFS, STF, SCAN, C-SCAN
174) Linku i Fortë ofron qasje dytësore në File të njejtë. Linkat e Butë ofrojnë qasje dytësore në emin
e File i cili mund të gjindet në ndonjë direktorium tjetër ose në distancë. (pikat 137-138)
175) Multi Level File Indexing - Strukturë e degëzuar (pemë) e hapsirës emëruese. (pika 136, Ligjerata
10 slide 18)
a) Regjistron direktoriumet ne disk, sikurse File vetëm se përshkruesi i File për
direktoriume përmban një bit te veçanta etiketues
b) Programet e shfrytëzuesve lexojnë çdo direktorium sikurse File, mirëpo vetëm thirrjet
sistemore te veçanta munde te shkruajnë direktoriumet
c) Secili direktorium përmban qiftet (Emrin, FileDesc) pa ndonjë renditje te strukturuar

You might also like