Professional Documents
Culture Documents
Winter 11-2019
Recommended Citation
Vllasaliu, Anita, "KUJDESI INFERMIEROR TEK TË SËMURËT ME OSTEOPOROZË" (2019). Theses and
Dissertations. 54.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/54
This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been
accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For
more information, please contact knowledge.center@ubt-uni.net.
Kolegji UBT
Fakulteti Infermierisë
Shkalla Bachellor
Anita Vllasaliu
Nëntor,2019
Prishtinë
I
Kolegji UBT
Fakulteti Infermierisë
Punim Diplome
Anita Vllasaliu
Nëntor, 2019
II
ABSTRAKT
Fjalët kyçe:
- Osteoporoza
- Dendësia e kockave
- Fraktura
- Kalciumi
- Menopauza
I
MIRËNJOHJE/FALENDERIME
Falënderim dhe respekt i veçantë për familjen time që më kanë mbështetur gjatë viteve të
studimeve si nga ana morale ashtu edhe ajo ekonomike dhe përkrahjen e vazhdueshme të tyre.
Poashtu falënderoj dhe mentorin Prof.Dr.Zaim Gashi që çdo herë ka qenë aty për të më
ndihmuar dhe këshilluar për pregatitjen e temës së diplomës.
Tetor,2019
Prishtinë
II
PËRMBAJTJA
HYRJE ............................................................................................................................................................... 1
2.12 Trajtimi..................................................................................................................................................... 17
III
2.16 Regjimi dietal ........................................................................................................................................... 19
2.16.1 Vitamina D ........................................................................................................................................ 20
2.16.2 Kalciumi............................................................................................................................................ 20
2.16.3 Estrogjeni .......................................................................................................................................... 21
2.16.4 Bisfosfonatet ..................................................................................................................................... 21
2.16.5 Kalcitonina ........................................................................................................................................ 21
2.16.6 Kalcitroli ........................................................................................................................................... 21
2.16.7 Stroncidiumi...................................................................................................................................... 22
2.16.8 Statinët .............................................................................................................................................. 22
2.16.9 Parathormoni ..................................................................................................................................... 22
4.METODOLOGJIA .......................................................................................................................................... 29
7.REFERENCAT ......................................................................................................................................... 35
IV
LISTA E FIGURAVE
Figure 1: Osifikimi i Kockës ................................................................................................................... 6
Figure 2:Osteoporoza .............................................................................................................................. 8
Figure 3:Simptomat e Menopauses2.9.7 Faktorët e rrezikut dhe shkaktarët tek dy gjinitë .................. 11
Figure 4:Simtomat e Osteoporozës ....................................................................................................... 14
Figure 5:Osteoporoza sipas vendbanimeve........................................................................................... 30
Figure 6:Osteoporoza sipas përqindjes ................................................................................................. 31
Figure 7:Osteoporoza sipas gjinisë ....................................................................................................... 32
Figure 8:Osteoporoza sipas moshës ...................................................................................................... 33
LISTA E TABELAVE
Table 1:Shkaktarët e Osteoporozës ....................................................................................................... 12
Table 2:Simptomat e Osteoporozës ...................................................................................................... 13
Table 3:Vlerat e Denzitometrisë ........................................................................................................... 15
Table 4:Denzitometria .......................................................................................................................... 15
V
FJALORI I TERMAVE
CA-Kalciumi
MG- Magnezi
VI
HYRJE
Humbja e kockave është një pjesë normale e procesit të plakjes, por disa njerëz humbasin
densitetin e kockave shumë më shpejt se normale. Kjo mund të çojë në Osteoporozën dhe në
një rritje të rrezikut të thyerjeve.
Gratë gjithashtu humbasin kockat shpejt në vitet e para pas menopauzës (kur ndalohen
periudhat mujore dhe vezoret ndalojnë prodhimin e vezës). Ato janë më të rrezikuara nga
osteoporoza se sa meshkujt, veçanërisht nëse menopauza fillon herët (para moshës 45 vjeçare).
Me kalimin e moshës kockat fillojnë të dobësohen duke favorizuar shfaqjen e sëmundjes së
osteoporozës.
Sipas ekspertëve të shëndetit publik, ndërlikimet e kësaj sëmundje nuk mund të shmangen, por
mund të parandalohen, ose të minimizohen. Konkretisht osteoporoza ulë densitetin kockor
duke e reduktuar atë në mënyrë graduale. Nën veprimin e kësaj sëmundje kockat bëhen më
poroze, çka shton rrezikun për fraktura, deformime, e deri në stade më të rënduara siç është
invalidizimi i kockave. Ajo që konsiderohet si më shqetësuese, është fakti në pjesën dërrmuese
të rasteve sëmundja shfaqet në forma të heshtura (ndërkohë që mund të ketë nisur që në moshë
të re). Situatë kjo që e bën sëmundjen të përhapet me shpejtësi, duke mos u shoqëruar me shenja
të dukshme, deri në çastet kur shfaqet edhe fraktura e parë, apo deformimet e dukshme. Sa i
takon përhapjes, ekspertët e shëndetit publik vënë në dukje se Osteoporoza rrezikon të dyja
gjinitë.
1
2.SHQYRTIMI I LITERATURËS
Procesi i ndërtimit të kockës kalon nëpër 5 faza. Faza e parë është aktivizimi i osteoblasteve, e
dyta resorbimi i kockës, e treta aktivizimi i osteoklasteve, e katërta formimi i kockës, faza e
pestë është qetësuar. Ky cikël përsëritet gjatë tërë jetës, kocka formohet dhe dezintegrohet.
Brenda vitit ndryshon masa kockore. Raporti i ndërtimit të kockës dhe dezintegrimit kockor
është i ndryshëm në fazat e ndryshme të jetës.
Në fëmijëri dhe në rininë e hershme me intensive janë proceset e ndërtimit te kockës. Në këtë
periudhë kohore ndërtimi është i fuqishëm, maksimumin e arrine në moshën 30 vjeçare. Prej
moshës 30-50 vjeçare raporti i ndërtimit është i balancuar, pas kësaj moshe (50 vjeçare) është
faze e integrimit kockor.
Kockat përbëhen nga trobekula dhe pjesa kortikale. Pjesa trobekulare është më aktive dhe
zhvillohet në proceset e remodelimit të kockës (rreth 80%). Në kocka të ndryshme është raporti
i ndryshëm i trobekulave dhe pjesës kortikale të kockës. Te Osteoporoza, ndryshimet më të
rënda janë kryesishtë. Format më të rënda të ndryshimeve ndodhin në pjesen trabekulare, sepse
në ato pjesë humbet më së shumti kocka. Kockat që më së shpeshti janë të atakuar janë unazat
e qafës, koka e femurit, kocka e pelviut dhe në këto pjese më së shumti ndodhin thyerjet
(frakturat). Në fortësinë e kockës ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm: gjinia, raca,
trashëgimia, disa sëmundje, ushqyeshmëria, stili i jetës etj.
2
* Stadi membranoz
* Stadi kërcor
* Stadi kockor
1
E. Saraqi, H. Zherka- Saraqini : Anatomia dhe fiziologjia e njeriut. Prishtinë 2001
Skeleti Axial përbëhet nga kafka, shtylla kurrizore, dhe kafazi i krahërorit
Skeleti Apendikular konsiston në eshtrat e gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme, ashtu si dhe
eshtrat e brezit të krahut, të cilat lidhin gjymtyrët për skeletin axial.
1
E. Saraqi, H. Zherka- Saraqini : Anatomia dhe fiziologjia e njeriut. Prishtinë 2001
3
2.3 STRUKTURA DHE KLASIFIKIMI I KOCKËS
Qelizat që e formojnë ashtin quhen Osteocite dhe ato rënditen në shtresa që emërtohen Osteone.
Mënyra e pozicionimit të osteoneve në raport me njëri tjetrin formojnë dy tipe substancash
kockore:
● Substantia compacta
● Substantia spongiosa.
● Corpus diaphysis
2.4 Periosti
Është ind lidhor në siperfaqe të eshtrave, përmban osteoblaste prandaj ka aftësinë e riparimit
të eshtrave. Ai ka dy shtresa:
4
* Kocka të shkurtra (kyqi i dores dhe i këmbës)
* Scapula (shpatulla)
* Pelvis (legeni)
2. Funksioni mbrojtës. Kocka është e fortë dhe i mbron organet që i rrethon. Psh, kafka
mbulon dhe mbron trurin dhe vertebrat rrethojnë palcën kurrizore. Kafazi i krahërorit
mbron zemrën, mushkërite dhe organet tjera të toraksit.
3. Levizja. Muskujt skeletorë ngjiten për kocka me tendine, të cilat janë shirita të fortë të
indit lidhor. Kontraksioni i muskujve skeletorë lëvizë kockat, duke japë lëvizje të trupit.
Nyjet, ku bashkohen dy e më shumë kocka, mundësojnë lëvizjen ndërmjet kockave.
5
Figure 1: Osifikimi i Kockës
Kockëzimi fillon në një pikë të modelit kockor që emërtohet Nucleus Ossficationis. Nga
mënyra e shtrirjes së indit kockor diferencohen tri tipe kockëzimesh:
► Ossification enchondralis
► Ossficationis perichondralis
► Ossficationis endesmalis
6
2.8 HOMEOSTAZA E KOCKËS DHE KALCIUMIT
Kocka është depoja kryesore e kalciumit në organizëm, dhe lëvizja e kalciumit brenda dhe
jashtë saj ndihmon përcaktimin e nivelit të kalciumit. Kur nivelet e kalciumit në gjak janë
shumë të ulta, aktiviteti i osteoklasteve rritet, osteoklastet e lirojnë kalciumin nga kocka në gjak
dhe niveli i kalciumit në gjak rritet. Në të kundërtën, kur nivelet e kalciumit në gjak janë shumë
të larta, aktiviteti i osteoklasteve bie, ostoblastet e largojnë kalciumin nga gjaku të prodhojnë
kockë të re, dhe niveli i kalciumit në gjak bie. Dhe kështu niveli i ulët i kalciumit në kocka qon
deri tek paraqitja e Osteoporozës.
PTH dhe vitamin D sekretohen kur niveli i kalciumit në gjak është shumë i ultë dhe kalcitonina
sekretohet kur niveli i kalciumit në gjak është shumë i lartë.
2.9 Osteoporoza
Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të
masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e
frakturave spontane. Osteoporoza është sëmundje e moshës së shtyer. Edhe pse te dy gjinit
mund të zhvillojne Osteoporozën, ajo më së shpeshti godet gratë. Arsyeja pse gratë kanë më
shumë gjasa për të zhvilluar Osteoporozën se burrat është për shkak se trupat e tyre kanë në
mënyr proporcionale më pakë masë kockore në krahasim me burrat,dhe ato fillojn të humbasin
masën e kockave në një moshë zakonisht shumë të hershme duke filluar në moshen 35 vjeçe.
Humbja e eshtrave te femrat bëhet më shpejt në pesë vitet e para pas menopauzes të cilat mund
të fillojn në moshën 45 vjeçe ose më heret apo pak më vonë.
Osteoporoza do të thotë "kocka poroze". Shikuar nën një mikroskop, kocka e shëndetshme
duket si një huall mjalti. Kur ndodh Osteoporoza, vrimat dhe hapësirat në huall mjalti janë
shumë më të mëdha sesa në kocka të shëndetshme. Kockat osteoporotike kanë humbur
dendësinë ose masën dhe përmbajnë strukturë anormale të indeve. Ndërsa kockat bëhen më
pak të dendura, ato dobësohen dhe kanë më shumë gjasa të thyhen. Thyerja e kockave është
7
një ndërlikim serioz i Osteoporozës, sidomos tek pacientët e moshuar. Kur Osteoporoza prek
eshtrat e shtyllës kurrizore, ajo shpesh çon në një sjellje të ulur ose të përkulur.
Figure 2:Osteoporoza
Ekziston studimi që referon se te 50% e njerëzve janë 50% me thyerje kuke,15% thyerje
nënlërës, 27% thyerje të unazave, ndërkaq se sa është numri i unazave të thyera të shtyllës
kurrizore është vështirë të përcaktohet, në shumicen e rasteve natyra është e panjohur.
Pas thyerjes së parë të unazave rritet rreziku për thyerjen e re, që mund të shkon deri në 5
herë, ndërsa kuku në 2 herë te pacientët që janë me terapi me kortikosteride. Mortaliteti
rritet me rritjen e numrit të thyerjeve të vertebrave (2-4 herë te femrat). Diagnoza te
frakturat e vertebrave është problem madhor, klinikisht vështire të indentifikohet. Rreth 3%
e femrave vdesin nga fraktura e kukut si pasojë e Osteoporozës, ndërsa ¼ vdesin gjatë vitit
të parë të thyerjes (frakturës), ndërsa një numër i madhë mbetet me aftësi funksionale të
kufizuar. Shpenzimt e thyerjes së kukut ne vitin 2002 kanë qenë 48 bilion dollar me
tendenca të rritjes, duke pasur parasysh numrin e madhë te të sëmurëve, shpenzimeve të
8
mëdha për qëllime diagnostike dhe mjekuese, shpenzimeve të mëdha për një kurim të
komplikimeve të sëmundjes dhe invaliditeti i madhë që rrjedhë nga procesi i semundjes.
Osteoporoza paraqet problem të madhë në shendetësi dhe shoqërin në përgjithësi.
Osteoporoza mund të jetë primare ose sekondare ndaj një sëmundjeje themelore. Osteoporoza
primare zakonisht quhet Osteoporozë Postmenopausal, sepse zakonisht zhvillohet në gratë
postmenopauzë.
Tipi 2-Osteoporoza Senile (fraktura e pjesës proksimale të femurit 15-30 vjet pas menopauzës).
9
2.9.5 Osteoporoza Sekondare
Çrregullimet e ndryshme endokrine, malapsorbimi dhe malinjitetit.
Tipi 1 Është i lidhur me një humbje të estrogjenit dhe androgjenit që rezulton në rritjen e
qarkullimit të kockave, me resorction të kockave që tejkalon formimin e kockave dhe një
humbje mbizotëruese të kockave trobekulare krahasuar me kockën kortikale.
Tipi 2 I cili paraqet humbjen e kockave në moshë të lidhur në të dyja gjinitë, të shkaktuara
nga ndjesia sistemike, nxitet nga humbja e prekursorëve të qelizave staminale, me një humbje
mbizotëruese të kockave kortikale.
Pas arritjes së masës së eshtrave maksimale në moshën 30 vjeç, burrat dhe gratë humbasin
kockat në një shkallë prej rreth 0.3% dhe 0.5% në vit. Humbja e kockave tek femrat është
përshpejtuar më tej nga një mangësi në estrogjen në një normë prej 2% në vit gjatë menopauzës
dhe vazhdon për 6 vjet pas kësaj.
* Sasia e kockave që keni kur arrini në menopauzë. Sa më e madhe të jetë densiteti i kockave,
aq më i ulët është shansi për të zhvilluar osteoporozë. Nëse keni pasur masë të ulët kockore ose
faktorë të tjerë të rrezikut që ju bënë të humbni kockën, mundësia juaj për të fituar osteoporozë
është më e madhe.
* Sa shpejt humbni kockën pasi të keni arritur menopauzën. Për disa gra humbja e kockave
ndodh më shpejt sesa për të tjerat. Në fakt një grua mund të humbasë deri në 20% të densitetit
të kockave të saj gjatë pesë - shtatë viteve pas menopauzës. Ekziston një marrëdhënie e
drejtpërdrejtë midis mungesës së estrogjenit gjatë perimenopauzës dhe menopauzës dhe
zhvillimit të Osteoporozës. Menopauzë e hershme (para moshës 45 vjeçare) dhe çdo periudhë
të zgjatur në të cilën nivelet e hormoneve janë të ulëta dhe periudhat menstruale mungojnë ose
jo të shpeshta mund të shkaktojnë humbje të masës së eshtrave. Estrogjeni është një hormon te
10
gratë që mbron kockat, zvogëlohet ndjeshëm kur gratë arrijnë në menopauzë, gjë që mund të
shkaktojë humbje të eshtrave. Kjo është arsyeja pse mundësia e zhvillimit të osteoporozës rritet
ndërsa gratë arrijnë në menopauzë. Nëse zbulohet një masë e ulët e eshtrave, një konsumim i
lartë i kalciumit nuk do të zvogëlojë ndjeshëm humbjen e shpejtuar të shtyllës kurrizore të
periudhës postmenopausale. Estrogjeni është terapi e zgjedhjes.
11
2.9.7 Faktorët e rrezikut dhe shkaktarët tek dy gjinitë
Disa nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për Osteoporozën janë mosha e avancuar, raca
e bardhë ose Aziatike, indeksi i ulët i trupit dhe incidenca familjare e sëmundjës.
Gratë janë në rrezik edhe më të madh për të zhvilluar osteoporozën nëse kanë:
2. Një histerektomi (heqja e mitrës) para moshës 45 vjeç, veçanërisht kur edhe vezoret hiqen
12
Stili i jetës
Përdorimi i cigareve
Aktivitet i ulët fizik
Endokrine
Mosha e menopauzës
Trashje
Amenorrhea e nxitur nga stërvitja
● Shkaktarë tjerë janë dhe :
Hypogonadizmi te meshkujt
Përdorimi i kortizonit
Përdorimi i citostatikëve
Akromeglia
Diabetes mellitus
Sëmundja Cushing etj.
2.9.8 Simptomat
Osteoporoza është sëmundje që nuk jep mainfestime klinike, simptomatologji. Nuk përcillet
me dhimbje, nuk ka ndryshim në analizat laboratorike e as ndryshime klinike deri në thyerje
(fraktura) dhe për këtë arsye quhet Epidemi e qetë. Kocka mund të jetë e sheshtë, por pa
dhimbje e nëse ka dhimbje atëher bëhet fjalë për sëmundje të përcjellura me dhimbje që japin
sëmundjet tjera reumatike, e më shpesh ato degjenerative manifestohen në moshë të shtyer.
Dhimbja paraqitet në momentin e thyerjes së kockës pas një lëvizje aksidentale të pakontrolluar
kur thyerja nuk parashihet të ndodhë. Disa nga simptomat janë:
13
Figure 4:Simtomat e Osteoporozës
etria qëndrore dhe periferike. Denzitometira qëndrore shërben për matjen e dendësis së masës
kockore, kockave të brendshme, shtyllës kurrizore dhe kukave. Punohet me dy lloje aparatesh:
Me aparat me absorbim të rrexeve X dhe me depërtim të dyfishtë DEXA dhe tomografi e
kopjuterizuar kuantitative. Rrezet e rentgenit kalojnë nëpër trup dhe matet sasia e energjisë që
kanë absorbuar kockat. Kur kocka ka dendësi më të madhe atëher absorbohet më pak energji
të rrezeve të rentgenit që kalojnë nëpër trup. Në këtë mënyrë bëhet matja e dendësisë minerale
të kockave (BMD-bone mineral density-densiteti i masës kockore) dhe llogaritet me g/cm2.
Me ketë bëhet vlerësimi se çfarë është masa kockore dhe shkalla e rrezikut për fraktura.
14
Table 3:Vlerat e Denzitometrisë
Table 4:Denzitometria
1. Nëse ekzistonë një nga faktorët e rrezikut (menopauza para 45 vjeç, terapia
me kortikosteroide ose barërat tjera, pushime të gjata etj,)
2. Nëse është evidentuar fraktura pas traumës së vogël, për evaluim të efektit të
barërave.
3. Zvogëlimi i lartësisë trupore dhe manifestimet kifoze
4. Amenorea e zgjatur
5. Përcjellja e terapisë së Osteoporozës
6. Femrat mbi 65 vjeç
7. Meshkujt mbi 75 vjeç
2.10 Ekzaminimi
2.10.1 Ekzaminimi Fizik
Gjatë testimit fizik të ekzaminimit të Osteoporozës, mjeku juaj shëndetësor mund t'ju matë për
të parë nëse keni humbur lartësinë në shpinën tuaj. Pas moshës 50 vjet ju duhet të keni lartësinë
e kontrolluar pa këpucë çdo vit në qendren e kujdesit shëndetësor.
15
2.10.3 Testet Laboratorike
Testet e gjakut dhe urinës mund të përdorën për të identifikuar shkaqet e mundshme të humbjes
së kockave. Disa nga këto teste përfshijnë:
Ndërgjegjësimi për faktorët e rrezikut. Çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo faktor
rreziku personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave, dhe duhet të konsultohet me
mjekun nëse është në rrezik.
16
2.12 Trajtimi
Trajtimi i pacientëve që kanë pësuar fraktura osteoporotike përfshin ruajtjen e cilësisë së jetës
së tyre, inkurajimin e mobilizimit, kontrollimin e dhimbjeve dhe promovimin e ndërveprimit
social. Në varësi nga rezultatet e testit të densitetit kockor, mjeku mund të japë ilaçe dhe
suplemente për të parandaluar humbjen e masës kockore. Një mjekim i përshtatshëm i
kombinuar me ndryshime të stilit të jetesës mund të shmangë shumë nga frakturat. Trajtimi i
Osteoporozës është efektiv vetëm nëse merret ashtu siç rekomandohet nga mjeku.
Megjithëse nuk mund të sheroni krejtësisht Osteoporozën, ka mënyra për ta menaxhuar atë.
Disa nga këto metoda janë gjëra që mund të bëni çdo ditë përmes dietës dhe stërvitjes, poashtu
përmes marrjes së vitaminës D në menyrë të fortifikuar apo përmes ekspozimit në diell. Qëllimi
i trajtimit është parandalimi i Osteoporozës dhe redukimi i humbjes së mëtejme. Vizitat e
rregullta te mjeku janë esenciale. Marrja adekuate e kalciumit, mënjanimi i duhanpirjes, pirja
e moderuar e alkoolit dhe mbajtja e peshës trupore brenda kufijve të normës, janë disa faktorë
të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi, prandaj nuk
duhet të merren në sasi të tepërta. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar.
17
Barërat antiresorptiv që shfrytezohen në mjekim te Osteoporozës janë:
Qëllimi i terapisë fizikale që të mbajë gjendjen aktuale, të ndërpres ose ngadalësojë humbjen e
masës kockore me forcimin e muskulaturës përmiresimin e balancit. Të fitohet siguri në të ecur
dhe akivitete të ndryshme. Ushtrimet sipas programit për Osteoporozë janë 30 min. 3 x në javë.
Rregull për fillim me ushtrime, duhet filluar gradualisht në intensitet të vogël duke e rritur.
Nëse bëhet fjalë për persona të vjetër duhet ekzaminuar edhe për sëmundje tjera të cilat mund
të perkeqësojnë gjendjen në fillim të ushtrimeve. Këta përsona paraprakisht duhet konsultuar
mjekun. Nëse Osteoporoza është e avansuar në shkallë të lartë që rrezikon për thyerje atëher
nuk duhet të ndërpriten ushtrimet. Pacientët me program të aktivitetit fizik duhet ecur, bëhet
kordinimi i aktivitetit, përmirësimi i forcës muskulare, zvogëlohet mundësia për rrëzim
aksidental. Te Osteoporoza është e rëndësishme ti shmangemi ushtrimeve të caktuara që të mos
vijë deri te fraktura e unazave. Ushtrimet që duhet përkulur, levizshmëri të pakontrolluar,
1
Linda Juall Carpenito :Nursing Diagnosis eighth edition.
18
ngritje në peshë, zbritje nga lartësia etj. Ushtrimet që rekomandohen tek Osteoporoza duhet të
kenë prova për rritje të dendësis së masës kockore dhe fortësinë, ato janë ushtrimet e
mbingrakesës, të qëndrueshmëris etj. Ushtrimet me ngarkesë ndikojnë në rritjen e masës
kockore, është stimulim dhe balansim i masës kockore, ndikojnë në aktivitetin e osteobalsteve
me lirimin e hormoneve të rritjes.
Çdo ushtrim ku kockat janë bërë për të mbajtur peshën e trupit, të tilla si ecja, mund të
përshpejtojnë procesin e rritjes së kockave të reja. Stërvitja e shumtë që bëni nga një moshë e
re, aq më shumë kjo do të zvogëlojë rrezikun e marrjes së Osteoporozës.
Ecja është një stërvitje e mirë për të përmirësuar forcën e kockave dhe është gjithashtu e mirë
për mbajtjen e muskujve të kofshës dhe të krahut të fortë, gjë që është e rëndësishme për të
ndihmuar njerëzit të kenë një ekuilibër të mirë.
● Foshnjë 400-600 mg Ca
● Fëmijë deri 10 vjeç 800 mg, prej 11-25 vjeç1200, prej 25-50 vjeç 100mg Ca.
● Shatëzënat 1500 mg Ca
Ushqimet e pasura me kalcium janë: qumështi dhe produktet e tij (kos, djathë), peshku e
produktet e tjera të detit, fasulet, brokoli dhe zarzavatet e tjera si dhe frutat e thata (fiq, fara
luledielli, etj).
● Jogurti 120 mg Ca
19
● Djathi i ri 120 mg Ca
2.16.1 Vitamina D
Vitamina D është e nevojshme për trupin të thithë dhe përpunojë kalciumin dhe ka disa prova
se artriti përparon më shpejt në njerëz që nuk kanë mjaft vitaminë D. Një sasi e mjaftueshme
vitamine D është shumë e rëndësishme për kocka të shëndetshme mbasi kalciumi nuk përthithet
lehtë nga organizmi pa ndihmën e vitaminës D. Burimi kryesor i kësaj vitamine është drita e
diellit. Burim i rëndësishëm për vitaminën D është dhe ushqimi, ku qumështi e peshku janë më
të pasur. Rekomandohet që të gjithë njerëzit mbi moshën 50 vjeç të konsumojnë 500 ml
qumësht çdo ditë, për të plotësuar nevojat ditore të saj. Nuk ka ende koncenzur për dozen e
nevojshme të vitaminës D por janë disa supozime të përafërta. Disa nga mendimet janë se jepet
në:
2.16.2 Kalciumi
Burrat dhe gratë në moshën 18 dhe 50 vjeç kanë nevojë për 1000 miligram kalciumi në ditë.
Kjo sasi ditore rritet deri në 1200 miligram kalcium
● Produkte soje
2
Linda Juall Carpenito :Nursing Diagnosis eighth edition.
20
● Drithëra të fortifikuara me kalcium dhe lëng portokalli
2.16.3 Estrogjeni
Humbja e estrogjenit në çdo moshë rezulton në rimodelimin e kockave në rritje, e cila
shoqërohet me humbjen e masës së eshtrave. Terapia e zëvendësimit të estrogjenit kthen
rimodelimin e eshtrave në nivelin e parë te gratë në perimenopauzë dhe prandaj zvogëlon
rrezikun e thyerjes. Estrogjeni është një agjent "antiresorptiv" në atë që pengon resorptimin e
kockave duke ulur frekuencën e aktivizimit të ciklit të rimodelimit të eshtrave. Nëse fillohet në
kohën e menopauzës, zëvendësimi i estrogjenit mund të parandalojë shumë raste të
Osteoporozës dhe të zvogëlojë incidencën e frakturave me 50% . Disa studime kanë treguar se
estrogjeni mund të mbrojë kundër osteoartritit dhe sëmundjes Alzheimer.
2.16.4 Bisfosfonatet
Bisfosfonatet janë një klasë e barnave që parandalojnë humbjen e densitetit të kockave të
përdorura për të trajtuar Osteoporozën dhe sëmundjet e ngjashme. Ato janë medikamentet më
të zakonshme të përdorura për të trajtuar osteoporozën. Bisfosfonatet lidhen me sipërfaqet e
eshtrave dhe ngadalësojnë veprimin resorptiv të kockave të osteoklastëve (qelizat që
shkatërrojnë kockat). Kjo lejon që osteoblastet (qelizat e ndërtimit të kockave) të punojnë në
mënyrë më efektive.
2.16.5 Kalcitonina
Kalcitonina është një hormon që prodhohet tek njerëzit nga qelizat parafolikulare (zakonisht të
njohura si qeliza C) të gjëndrës tiroide. Kalcitonina është e përfshirë për të rregulluar nivelet
e kalciumit dhe fosfatit në gjak. Studimet e kryera mbi efektet e kalcitoninës kanë treguar se,
ajo ka aftësi për të ruajtur masën kockore dhe ka shumë mundësi të parandalojë edhe frakturat.
Aktualisht, ky medikament mund të administrohet në formën e injeksioneve ose si spraj nazal,
kalcitonina ka pak efekte anësore të rëndësishme.
2.16.6 Kalcitroli
Ky është metabolit më i nevojshëm i vitaminës D, doza 0.25-1mg/ditë në preventive dhe
mjekim te të sëmuret. Rritë resorbimin e kalciumit në zorrë dhe mund të shkaktojë hipërkalcemi
ose hipërkalciuri. Kjo është arsyeja se përse duhet të matet niveli i kalciumit në serum ose urinë
çdo 6-8 javë.
21
2.16.7 Stroncidiumi
Ka efekt për të rritur ndërtimin e kockës ndërsa zvogëlon resorbimin kockor dhe në këtë mënyrë
rritë dendësine dhe masën kockore. Në preventive jepet 1gr/ditë 2gr/ditë. Dukshëm zvoglon
frakurat vertebrale dhe jovertebrale.
2.16.8 Statinët
Ndikojnë në ndërtimin kockor por mundë të zvogëlojnë ndikimin e osteoblasteve. Është
vërtetuar që femrat që kanë përdorur statinë përqindja e frakurave është më e vogël. Për
përdorim të statineve në mjekimin e Osteoporozës duhet studime shtesë.
2.16.9 Parathormoni
Vepron në ndërtimin e kockës, ndikon në rritjen e dendësis së kockës derisa barërat paraprake
zvoglojnë dezintegrimin e kockës. Zvoglon rrezikun për fraktura vertebrale dhe jovertebrale
dhe vepron edhe pas ndërprerjes së përdorimit.
Pacientët shpesh ankohen për dhimbjen e prapme si rënia e vijës së vertebrës ose dhimbja nga
një thyerje. Kontrolli i dhimbjes është thelbësor për pacientin të marrë pjesë në rehabilitim.
Lëndimet janë më të vështira për t'u shëruar me osteoporozën, pasi kocka zgjat më shumë për
tu rigjeneruar. Ofroni ndihmë ambulantore.
Nëse pacienti ka pësuar goditje, sigurohuni që pajisja të përshtatet siç duhet dhe të vlerësojë
integritetin dhe qarkullimin e lëkurës.
Medikamentet për të ngadalësuar humbjen e kockave mund të jepen si ilaçe me doza ditore,
javore ose mujore. Disa medikamente kërkojnë injeksione javore, mujore ose tremujore.
22
Dhimbja dhe plagosja e bëjnë pozicionimin e vështirë për disa pacientë. Ndihmoni pacientit
ta ndërroj pozicionin çdo 2 orë sipas nevojës për të parandaluar dekubitusin e lëkurës dhe për
ta ndihmuar me lëvizje.
Konsultohuni me fiziatrin për vlerësim dhe rehabilitim për të ruajtur funksionalitetin dhe
lëvizshmërinë.
Një dietë e shëndetshme e lartë me kalcium dhe vitaminë D mund të ndihmojë në parandalimin
e prishjes së lëkurës dhe ushtrimeve që nxit qarkullimin dhe shërimin. Ushtrimet me peshë
mund të përmirësojnë forcën e muskujve rreth kockave / nyjeve të dobëta, si dhe të rrisin
dendësinë e eshtrave për të zvogëluar rrezikun e thyerjeve. Pirja e duhanit rrit shkallën e
humbjes së kockave.
1. Të dhënat subjekitve
2. Të dhënat objektive
3. Të dhënat historike
4. Të dhënat aktuale.
3
. Arkiva e Klinikës së Reumatologjisë-Qendra Klinike Universitare e Kosovës
23
2.19 Vlerësimi fillestar
Të dhënat subjektive
Emri dhe Mbiemri : A.L
Gjinia: Femër
Mosha: 60
Statusi: E martuar, pesë femijë.
Profesioni: Amvise
Pacientja pranohet në repartin e Reumatologjisë më datën:09.07.2019.
Pacientja ankohet për qëndrim të shtrembëruar, dhimbje në shpinë, pjesën e krahëve
dhe gjunjëve, si dhe ka pasur shqetësime dhe pagjumësi. Pacientja pohon se nëna e saj
është me sëmundje reumatike.
24
- Anemi dhe anoreksi.
2.19.3 Të dhënat aktuale
Pacientja tregon se ankesat e lartëcektura i kanë filluar para 3 viteve dhe pas
diagnostifikimit me Anemi hemolitike autoimune për të cilën është trajtuar nga
Hematologu në Prishtinë dhe Zagreb. Poashtu pacientja referon se vuan nga problemet
reumatike që 1 vit si dhe nga Hepatiti B. Mohon sëmundje tjera.
1. Dhimbje në nyje
2. Pamundësi për ecje
3. Diskomfort
4. Ankth
5. Mungesë e njohurive për vetkujdes
6. Muskulaturë e dobët
7. Lëvizje të dobëta
8. Dhimbje akute dhe kronike të shpinës.
2.19.5 Planifikimi
Planifikimi i kujdesit infermieror paraprin aktivitetet e ndërhyrjes që i përkasin të sëmurit.
Përcaktohen prioritetet, shqyrtohen problemet e pacientit gjatë fazës së parë të vlerësimit
fillestar duke rradhitur sipas rëndesisë së tyre, nga problemet më urgjente në ato më me pak
përparësi.
25
• Mbështetja psikologjike
• Kujdesi për imobilizim
• Parandalimi i kompikacioneve
• Menagjimi i dhimbjeve
• Mbikqyrja e peshës
• Ndihmon pacientin në ecje
• Ripozicioni i pacientit çdo 2 orë
•
2.19.6 Ekzaminimet plotësuse
Gjatë qëndrimit në spital pacientës i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe janë
fituar këto rezultate të analizave laboratorike :Le=2.7x10/Er=3.6x10/ Hgb=14.3g/
Hct=40.7%; Tr=154x1; Glikemia =4.8mmol/ Cholesteroli=6.06mmol/ Trig= 0.92mmol/
Urea = 11.2mmol/ Kreatinina=134.1umol/ Acidi urik= 265.0nmol/ Bil=6.19umol/
ALT=10U/ AST=18U/ CRP=0.9mg/Albuminat=40.1g/ Proteinat totale =64.60g/
GGT=22U/L ;/CK NAC= 30U/L; Ca= 2.21;/ T3=2.96;/ T4=19.08; /TSH=1.77.
Urina: E trubullt e verdhë, albuminat +,SE i urinës: masë e leukociteve, masë e bakterieve.
Terapia :
26
Aftësit që duhen për këtë fazë janë:
● Marrje e vendimeve
● Edukimi
● Aftësit ndërpersonale
● Aftësit teknike.
27
3. DEKLARIMI I PROBLEMIT
28
4.METODOLOGJIA
Për realizimin e këtij punimi është përdorur prezantim i rastit. Të dhënat për këtë prezantim
janë mar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përkatësisht në repartin e
Reumatologjisë në bashkëpunim me stafin e repartit si dhe me aprovim nga ana e pacientit.
Të dhënat janë marrë nga historia e pacientit në klinikën e Reumatologjisë në Qendren Klinike
Univeristare të Kosovës të lejuara nga drejtori i spitalit.
1. Mosha e pacientëve
2. Gjinia e pacientëve
3. Vendbanimi i pacientëve.
Të dhënat janë analizuar në programin Microsoft Office Exel 2007 dhe janë paraqitur përmes
grafikoneve.
29
5. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE
Numri i përgjithëshëm i rasteve me Osteoporozë gjate viteve 2017-2019 ka qenë 568 raste, ku
prej tyre kan qenë 531 raste të gjinisë femrore, 37 raste të gjinisë mashkullore. Vendbanimet
me numër më të madhë të rasteve janë:
● Podujevë me 53 raste
● Artanë me 4 raste
● Pejë me 52 raste.
Artanë Pejë
0% 3%
Podujevë
14%
Prishtinë
18%
30
Përqinjda e femrave dhe meshkujve me Osteoporozë
gjatë viteve 2017-2019
7%
Femra
Meshkuj
93%
Nga numri i përgjithëshëm i të hulumtuarve me osteoporozë 93% janë të gjinisë femrore dhe
7% të gjinisë mashkullore.
Pacientët në Reumatologji janë të moshave të ndryshme por më dominante është mosha mbi 60
vjeçare. Shkaqet e ardhjes së pacienetëve janë problemet shëndetësore që kanë dhe nevoja e tyre
për kujdes mjekësor.
Numri i përgjithëshëm i pacientëve me Osteoporozë në vitin 2018 ishte 316 (50%) ku prej tyre
kanë qenë 300 (47%) raste femra dhe 16 (3%) raste meshkuj. Sipas këtyre rezultateve vërehet
31
se në vitin 2018 është rritur numri i rasteve më semundje të Osteoporozës. Sipas vendbanimeve
numri i rasteve ka qenë: Prishtina 120 raste, Podujeva 35 raste, Artana 3 raste dhe Peja 24 raste.
531
37
Femra Meshkuj
Vërejme se gjatë periudhës 3 vjeçare 2017-2019 janë trajtuar nga Osteoporoza gjithësej 531
femra dhe 37 meshkuj.
32
Meshkuj Femra
30
30
25 18
20
15 5
10 2.4 4.4
5
1.8 Femra
0
33
6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
34
7.REFERENCAT
1. Tirana Today. (2019). Osteoporoza, shkaqet dhe trajtimi - Tirana Today. [online] Available at:
https://tiranatoday.com/osteoporoza-shkaqet-dhe-trajtimi/ [Accessed 23 Nov. 2019].E. Saraqi, H.
Zherka- Saraqini. Anatomia dhe fiziologjia e njeriut. Prishtinë 2001
2. Tirana Today. (2019). Osteoporoza, shkaqet dhe trajtimi - Tirana Today. [online] Available at:
https://tiranatoday.com/osteoporoza-shkaqet-dhe-trajtimi/ [Accessed 22 Nov. 2019]Linda Juall
Carpenito :Nursing Diagnosis eighth edition.
5. NRSNG Academy. (2019). Nursing Care Plan for Osteoporosis - NRSNG Nursing
Courses. [online] Available at: https://academy.nrsng.com/lesson/nursing-care-plan-for-
osteoporosis/ [Accessed 23 Nov. 2019].
6. Nursing Care Plan for Osteoporosis - NRSNG Nursing Courses. [online] Available at:
https://academy.nrsng.com/lesson/nursing-care-plan-for-osteoporosis/ [Accessed 23 Nov. 2019].
35
36