Sporti i karatesë terapi e qëlluar për fëmijët me autizëm
Sporti i karatesë është një aktivitet i qëlluar për fëmijët me autizëm,që i
shtyn ata të koordinojn, forcën dhe vetëdijen e tyre të trupit - mu ashtu siq i shtyn edhe fëmijët tjerë!
Shumica e fëmijëve me autizëm përcjellin një rutinë,(duke bërë gjëra të
njejta dhe në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën kohë).
Angazhimi i tyre në ushtrimet fizike të karatesë, është një mënyrë për të
stimuluar trurin dhe tejkaluar rutinen,dhe kjo është arsyeja e fortë pse fëmijët me autizëm duhet të jenë të angazhuar më shumë në ushtrime të karatesë –pra tejkalimin e rutines.
Në programin e karatesë ushtrohet : diciplina ,rrespekti ,drejtëpeshimi
,balanci,meditimi sistematik, frymëmarrja ritmike, relaksimi, fokusimi dhe përqendrimi,etj.
Që të gjitha veprime e aktivitete mund të ndihmojn fëmijët autik:
- që të mësojnë për të ndihmuar njëri-tjetrin ,
- që të arrijn një qëllim të përbashkët me fëmijët tjerë , - që të përmirësojnë aftësitë e tyre fizike e sociale, - që të fitojnë një identitet të ri shoqëror, - mësohen për të përmirësuar performancën akademike, - mësohen për të përfunduar detyrat e tyre / detyrat e shtëpisë, - mësohen që të ndjekin rregullat, - mësohen që ta bëjnë frymëmarrjen e rregullt, - mësohen të bëjnë përqendrimin dhe fokusimin(sidomos nëpërmes mësimit të katave), - mësojnë vetdiciplinën dhe kontrollin e dhunës dhe agresionit.
Që të gjitha këto do të ndikojn që ata do të përmirësojnë aftësitë e tyre
motorike(fizike), aftësitë e jetës, dhe aftësitë shoqërore.