You are on page 1of 2

Çfarë i solli Shekspiri artit europian?

Krijimtaria e Shekspirit
Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama
historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi
poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.

Periudhat kryesore
Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh katër periudha kryesore:

 Periudha e rinisë: mbizotërojnë dramat historike dhe komeditë. Titujt më të njohur janë:
„Ëndrra e një nate vere” dhe „Romeo dhe Zhuljeta“.
 Periudha e pjekurisë: mbahet si periudha e komedive të mëdha të tilla si: ”Shumë zhurmë
për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.
 Periudha e pesimizmit: gjatë kësaj periudhe shkroi disa nga tragjeditë më të mëdha që janë
kurora më e çmuar e teatrit shekspirian. Titujt më të njohur janë: “Hamlet”,“Makbeth” dhe
“Otello”.
 Periudha e pajtimit: është periudha e fundit kur dramaturgu i madh i tërhequr
në vendlindje, shkruan pjesët e njohura si tragjikomedi. 

Vepra të shquara

 Hamleti,  Othello,
 Romeo e Zhulieta,  Antoni e Kleopatra,
 Henriku IV,  Simberlini,
 Makbeth,  Përralla dimërore,
 Shumë zhurmë për asgjë,  Stuhia,
 Nata e dymbëdhjetë,  Mbreti Lir,
 Mundimet e kota të dashurisë,  Jul Cezari

Çfarë solli Shekspiri?

“Pas Zotit, Shekspiri është krijuesi më i madh”. Me këtë frazë, që hasim te Uliksi, James Joycei
pat vënë në kornizë botën e prodhuar nga poeti e dramaturgu më i madh në histori. E brenda këtij
kuadrati fort të gjerë, bubërrojnë figura, karaktere, evenimente. Një seri e shumtë monologësh, si
tragjikë dhe komikë, kryesisht të ndërtuar mbi bazën e vargut 10-rrokësh, përcjellin një lëndë
shumëformëshe, me të cilën e ndanë së cilës bota teatrore por dhe me gjerë punon ende sot.
Ditirambe të personazheve, që me fjalë 10 hapësh kanë ndërtuar atë “dosje të botës” siç përmend
po Joyce më tej.

Ai këto akte nuk na i paraqitur thjesht si natyrë të dytë e njeriut. Përballë asaj natyre, para së
cilës arti, sipas tij, nderet si pasqyra, e « t’i tregojë fytyrën e vet virtytit/ pikturën e vet
poshtërsisë, dhe formën e shtypin e tyre njerëzve dhe shoqërisë së një periudhe”. (Vlen të
theksojmë sa interesant Noli në përkthim ka përdorur termin “shtypi”, tepër aktual në shoqëritë
tona mediatike).

Përkundrazi, këto akte shoqërohen me zhbirim të hollësishëm në teknikë, në gramatikë, në


teknikën e aktrimit, në motricitetin e mirë apo të ligë, që ato shkaktojnë te personazhi ndaj të cilit
ushtrohen.

Kësisoj, Shekspiri na bën ta mendojmë se lidhur me shoqërinë dhe me politikën ai ka hedhur


bazat e një shqyrtimi, të çka mund ta emërtojmë si “metodë teatralo-shkencore”. Ose të paktën
është ky përjetimi im që m’u faneps dy vite më parë, ndërsa nisja punën me një libër, që në fund
doli pikërisht me titullin “Shekspirotët”.

Në këtë shtjellë Uni, personi bëhet Teatër; mendja bëhet skenë. Mendoj se drejt këtij përkufizimi
në çon gjenia dramaturgjike e Shekspirit. Ndryshe nuk do shpjegoja dot ffrazën brilante me të
cilën Joyce e përmbledh figurën e dramaturgut: ai e pa si ta reaizueshme brenda vetes atë çka
ishte e mundshme jashtë tij!

You might also like