You are on page 1of 1

Drama Shqiptare

Informacion per dramat


Në kohërat e hershme mbizotëronte shkrimi i dramës në vargje por
sot ajo shkruhet në prozë, pasi proza i ofron asaj më shumë mundësi
shprehëse se sa poezia. Tematika e dramës është e afërt me atë të
prozës (temë historike, temë shoqërore, temë erotike, temë
filozofike etj.). Në varësi të tematikës kemi disa lloje dramash: dramë
historike, dramë shoqërore etj. Konfliktet e dramës janë konflikte të
zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.

Si ndër tri dramat e para shqiptare janë: Emira (1885) e Anton


Santorit, Sofonisba e De Radës, dhe Besa e Samiut. Autorë të tjerë të
dramës Pashko Babi, Shtjefen Gjeçovi, Mihal Grameno, Namik
Delvina, Kristo Floqi, Gjergj Fishta, Anton Pashku, Haqif Mulliqi, Nebi
Islami, Ekrem Kryeziu, Rexhep Qosja, Teki Dervishi, Azem Shkreli,
Ymer Shkreli, Flamur Hadi, Fadil Hysaj, etj.
Drama-, ose Dramaturgjia, është fjalë nga gjuha greke dráma që do
të thotë "veprim" e cila pos epikës dhe lirikës është shtylla e tretë e
letërsisë, veprat dramatike njihen edhe si drama. Drama është teatër
i shprehur me fjalë. Me termin e përgjithshëm Drama nënkuptojmë
atë krijimtari letrare që shkruhet për tu shfaqur në teatër.Për këtë
arsye autorët i përfillon rregullat e saj të ngurta , pa zbatimin e së
cilave ajo nuk mund të jetë e suksesshme në skenë. Drama është një
nga gjinitë kryesore të letërsisë artistike.Tekstet e shkruara për
teatër i quajmë dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe drama
ka një ngjarje kryesore.

You might also like