You are on page 1of 4

Ese: Atdheu

Atdheu është mbase para se gjithash vendi ku robërohet shpirti.

Atdheu nuk do dashuri të cunguar. Ai që nuk bën gjithçka për të, nuk bën asgjë. Ai që nuk i jap gjithçka
Atij, ai i ka mohuar të gjitha. Ai s’mund të harrohet. Nuk ka sëmundje më fisnike se sa malli për atdheun,
e vendi i huaj nuk të bëhet atdhe.

Në atdhe njeriu ka të kaluar, por edhe të ardhme. Në vend të huaj ka vetëm të tashme. Patriotizmi i
vërtetë i dikujt nuk është ai që kërkohet dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë
kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë. Që të jesh nacionalist duhet
së pari të kesh një atdhe dhe ta duash atw mbi çdo gjw tjetwr.

Adheun e duam jo se është i madh apo i vogël, por e duam sepse është i yni.

Vetëm në vend të huaj e njeh bukurinë dhe wmbwlsinw e gjuhës amtare, vetëm atje e ndjen ç’është
atdheu që e ke braktisur.

Vendlindja është vetëm një, ashtu sikurse nëna. Kujt i takon virtyti i mirë, atij i takon edhe atdheu.

Thuhet që kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka rilindur. Kush nuk e do atdheun nuk e do as
njerëzimin.

Një dimër në atdhe është më i ëmbël se sa qindra pranvera në dhe të huaj. E ata që dëshirojnë ta njohin
e ta duan atdhenë e tyre le të shkojnë në dhe të huaj që ta ndjejnë mallin për të. Atdheu është si familja.
Vlerën ja njohim vetëm atëherë kur jemi larg.

Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.


Drama
Teater art
Veprim shprehet ndodh
Drama është një nga gjinitë kryesore të letërsisë artistike
Akt
Drama-, ose Dramaturgjia, është fjalë nga gjuha greke dráma që do të thotë "veprim" e cila
pos epikës dhe lirikës është shtylla e tretë e letërsisë, veprat dramatike njihen edhe si drama. Drama
është teatër i shprehur me fjalë. Me termin e përgjithshëm Drama nënkuptojmë atë krijimtari letrare
që shkruhet për tu shfaqur në teatër.Për këtë arsye autorët i përfillon rregullat e saj të ngurta , pa
zbatimin e së cilave ajo nuk mund të jetë e suksesshme në skenë. Drama është një nga gjinitë
kryesore të letërsisë artistike.Tekstet e shkruara për teatër i quajmë dramë. Ashtu si përralla,
tregimi, romani edhe drama ka një ngjarje kryesore.
Në kohërat e hershme mbizotëronte shkrimi i dramës në vargje por sot ajo shkruhet në prozë, pasi
proza i ofron asaj më shumë mundësi shprehëse se sa poezia. Tematika e dramës është e afërt me
atë të prozës (temë historike, temë shoqërore, temë erotike, temë filozofike etj.). Në varësi të
tematikës kemi disa lloje dramash: dramë historike, dramë shoqërore etj. Konfliktet e dramës janë
konflikte të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.
Si ndër tri dramat e para shqiptare janë: Emira (1885) e Anton Santorit, Sofonisba e De Radës,
dhe Besa e Samiut. Autorë të tjerë të dramës Pashko Babi, Shtjefen Gjeçovi, Mihal Grameno, Namik
Delvina, Kristo Floqi, Gjergj Fishta, Anton Pashku, Haqif Mulliqi, Nebi Islami, Ekrem Kryeziu, Rexhep
Qosja, Teki Dervishi, Azem Shkreli, Ymer Shkreli, Flamur Hadi, Fadil Hysaj, etj.
Veprat dramatike në përgjithësi ndahen në disa lloje:

 Komedia
 Tragjedia
 Tragji-komedia
Biseda në Dramë mund të jetë Monolog dhe Dialog.

 Monologu është atëherë kur flet vetëm një personazh i mbetur në skenë.
 Dialogu është atëherë kur flasin dy e më tepër personazhe
Përveç tekstit që do të flasin aktorët , pjesët përbërëse e dramës janë edhe didaskaliet , me të cilat
përshkruhet pamja e skenës , veprimet dhe gjestet e personazheve , zhurmat që do të dëgjohen etj.,
të cilat vihen zakonisht midis kllapave.
Varsisht nga mjedisi se ku ato luhen, për qëllim seleksionim këto mjedise ndahen në:

 Filmi
 Drama televizive (ndryshe e quajtur edhe Tele drama)
 Drama audio (që zakonisht thirret Radiodrama pasi që është mënyrë klasike e shfaqjes
së tyre.)

Drama Klasike
Drama Klasike (greke e romake) është shkruar në vargje dhe është luajtur nëpër amfiteatër , disa
prej së cilave ruhen edhe sot (Si në Butrint , përshembull që ishte koloni greke). Drama Klasike
kishte një ndërtim të ngurtë , mbështetur në rregulla të forta , prandaj kompozicioni i saj kalonte
domsdo nëpër klto faza : Ekspozicioni , Thurja , Pika Kulmore , Peripecia dhe Zgjidhja.Një vepër
dramatike zakonisht ndahet në pjesë më të vogla që quhen Akte, prandaj kemi dramë me pesë
akte , tri akte , me një akt ... , ndërkaq njësi edhe më e vogël është Skena , e cila shënon çdo hyrje e
dalje të aktorëve në skenë.Meqë çdo dramë ngrihet mbi një konflikt , ai e bën edhe gjuhën e dramës
specifike , më dinamike , më emocionale , jo të zakonshme.Vetëm Drama moderne arrit ta sillte në
skenë njeriun , jetën dhe gjuhën e rëndomtë
Tek ne shikimi i teledramave ka humbur për nga interesi, ndërsa ndëgjimi i radiodramave për
dashamirët e saj ka mbetur në të njëjtin nivel si më parë. Emitues i rregull i tyre[1] që nga kohërat e
themelimit të radiostacionit të Prishtinës ishte vetë ky radiostacion si dhe disa radiostacione lokale
(Radio Gjakova). Tani duket që traditën e emitimit të tyre e ka përvetësuar Radio Kosova Live.

Burimi i të dhënave
1. ^ Sipas Hipi Zhdripit së paku nga 1983-84
Në këta shekuj, edhe pas tyre, heronjtë e tragjedisë e të komedisë nisin të dallojnë nga ata të
dramës, pasi heroi i dramës është individ që e ndjen thellësisht vuajtjen dhe me gjithë shpirt lufton
për t’i zgjidhur çështjet e mëdha jetësore

You might also like