You are on page 1of 12

Romeo dhe Zhulieta

Tragjedia "Romeo e Zhulieta“ çmohet si një nga


veprat më të mira të dramaturgut të madh anglez të
shekullit XVI, William Shekspir, besohet të ketë
dalë në dritë për herë të parë nga viti 1957. subjekti
i kësaj vepre është dukur në letërsi përpara lindjes
së Shekspirit, por shkrimtari italian Luigi de Parto,
më 1530 e lokalizoi ngjarjen për herë të parë në
Veronë me emrat e dy dashnorëve, Romeo dhe
Zhulieta, vepra fillon me grindjen dhe zhurmën e
shkaktuar nga një urrejtje e vjetër midis dy
familjeve të parisë së Veronës, Montagëve dhe
Kapuletëve.
Pamje nga balete të
mbështetura te vepra shekspiriane
Romeoja nuk është "lulja e fisnikërisë“ në sytë e
tajes, e rritur dhe e brumosur kjo me koncepte dhe
shije të klases së cilës i shërbente sepse ajo e
përfytyronte ndryshe atë. Për hir të lirisë dhe
ndjenjës së lirë për të vendosur për fatin e saj,
Zhulieta një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare, të
mahnitë me pjekurinë dhe sakrificën që bënë në
emër të dashurisë. Ajo ndoshta është karakteri më i
plotë dhe më interesant, ështa sa reale aq dhe
eterike, çka duket se është kthyer në simbol për t’i
dhënë veprës frymën e legjendës.
Skena e lamtumirave në ballkonin e
Zhulietës, akti i tretë skena e pestë është
një nga më të hershmët e Shekspirit:
“Po më shikon? Vërtet po më ikën?
O zemër! O shpirt! O jetë!
Nga ty çdo orë të ditës do pres lajme,
sepse minuti me duket muaj.
Ç’më gjet! Do plakem duke pritur,
Sa të shoh Romeon, do të jem venitur!"
Pamje nga muzikale
te vepra shekspirianetë mbështetura
Kulminacionin e kryeveprës së Shekspirit, në
skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë
arritur ta sjellin koregrafi Konstantin Uralsky
dhe asistentin e tij. Historia legjendare e
shfaqjes së bazuar në dramën e Shekspirit u
shpërfaq jashtëzakonisht mirë sa që
vështirësia e kërcimit në kuadër të përkthimit
të mendimit në veprim, nuk ishte aspak e
vështirë, salla e Teatrit Ndërkombëtar
dalëngadalë po mbushej me prezencën e të
pranishmëve që po zinin vendet përkatëse.
Errësira ishte ajo që kaploi për pak sekonda sallën
dhe u zhduk papritmas në mënyrë që shfaqja të
gjente fillimin, me hapjen pa muzikë në mënyrë
krejtësisht unike, skenografinë që portretizonte aq
bukur periudhën kohore si dhe me shprehjet e
fytyrës të çdo kërcimtari në skenë. Baleti Kombëtar
i Kosovës shpalosi dramë, butësi, humor si dhe
dhimbjen e zemrës që me një talent të
mrekullueshëm, portretizohej në fytyrën e roleve
kryesore të cilët mbi skenë lanë shpirtin e tyre duke
shënuar fundin e tragjedisë epike.
"Romeo dhe Zhulieta“ pati një shtrirje të
jashtëzakonshme emocionale, e gjithë
drama vjen nga hapat dhe ndërveprimi i
personazheve në skenë dhe kjo është
arsyeja pse natyraliteti i tyre i lejoi ata të
jepnin diçka nga vetja për publikun,
sigurisht se shfaqja e zbuloi atë se çfarë
vallëzimi mund të bëjë më mirë se fjalët,
shprehja e emocioneve nëpërmjet
lëvizjeve.
Pamje nga shfaqja teatrore të
mbështetura te vepra shekspiriane
Me ndihmën e muzikës që vjen nga
Sergey Prokollev e që dukej se hynte në
shpirtin e secilit të pranishëm me vrullin e
saj në secilin akt e në secilën situatë,
skenografinë që qysh nga fillimi publiku
veçse ishte bërë pjesë e kalasë të vendosur
në skenë, inkuadrimin e shpatave që
shoqëroheshin me zhurmën e përplasjeve
të tyre si dhe kostumet e mahnitshme të
gjithsecilit.
Romeo dhe Zhulieta është një këngë
rock nga grupi Britanik i rock Dire
Straits, shkruar nga frontmenti Mark
Knopfler, ai u shfaq për herë të parë në
albumin e vitit 1980 Making Movies.
Knopfler ka këto karakteristika në
tepricë, pasi kjo këngë e verbuar
shkëlqen me vitalitet dhe pasion nga
fillimi në fund.
Lënda: Gjuhë Shqipe
Ars: Florë Krasniqi
Punoi: Ejona Binishi, Erenida
Begaj, Medina Limaj, Mirlind
Limaj, Yll Suka, Fatjona Limaj,
Eduart Suka.

You might also like