You are on page 1of 5

Ekskluzive

One man show:

JEREMY IRONS

I nderuari me “Oskar”, aktori me famë botërore


XHEREMI AIRONS (JEREMY IRONS),

u mikprit aty nga mesi i dhjetorit, në prag të Krishtlindjeve,

në “sofrën” mikpritëse të MEGARO MUZIKIS të Athinës,

e njohur për veprimtari të këtij lloji, me korifenjtë e artit botëror.

Deklamoi në mënyrë tejet ekspresive, për të mëdhenj dhe të mitur,

në shoqërinë e muzikës së gjallë, drejtuar nga Aleksandër Murat,

“A Christmas carol” (Histori e Krishtlindjeve) të Çarls Dikensit.

Aty ishte i pranishëm edhe “Pegasi”.

“Kali me flatra” la për disa orë qiejt e tij të fluturimit

dhe shijoi lartësira të tjera.

Ato të artit të mrekullueshëm të të jashtëzakonshmit

XHEREMI ARONS.

Pastaj, falë dashamirësisë së tij të madhe,

e ftoi për një bashkëbisedim-fluturim në qiejt shqiptarë të artdashësve.

Shijojeni!

Është dhurata jonë e Krishtlindjeve!

Xheremi Airons

i përket plejadës më të ndritur të aktorëve të kohës sonë dhe deri më tani është nderuar me 16
çmime të rëndësishme ndërkombëtare për punën e tij në kinema, teatër dhe televizion.
Konkretisht, më të rëndësishmet: ka fituar “Oskar”, dy “Tony”, dy “Emmi” dhe dy “Sfera të
Arta”.
U lind më 1948 në ishullin britanik Guait dhe 19 vjeçar u regjistrua në Shkollën Dramatike të
Bristol Old Vic Theatre. Më 1971 bëri debutimin artistik në Londër dhe më 1974 luajti
kompozitorin Franc List, në serialin televiziv të BBC “Notorious woman”. Famën e fitoi më 1981,
me pjesëmarrjen në serialin tjetër televiziv “Kthimi në Braind’heind”. Në të njejtin vit
protagonistoi, bashkë me Meril Strip, në kinematografi, tek “E dashura e nënkolonelit frëng”.

Në vijim, luajti një mori të tërë filmash: “Poshtë shkëlqimit të hënës” (1982), “Nga ana e Suanit”
(1984), “Misioni” (1986), “Kthimi i fatit” (1990), “Kafka” (1991), “Shtëpia e shpirtrave” (1993),
“Lolita” (1997), “Tregtari i Venedikut” (2004), “Appalousa” (2008) etj. Nuk rreshti së
interpretuari në Broduej dhe është aktor i klasit shekspirian.

Sot jeton në vilën e tij në qytezën Guatlington të Oksfordit, viziton shpesh kështjellën e tij në
Kork të Irlandës, mbetet në vijën e parë të artit dhe kohën e lirë ia kushton politikës dhe
filantropisë.

Adresat elektronike,

për “të vizituar” aktorin:

www.jeremyirons.org

www.imdb.com/name/nm0000460

www.jeremyirons.net

“Na ishte një herë...”

“Më mirë hajdut,

se sa të kesh vështrimin e djallëzuar të Skruxit”.


Çarls Dikens

Edhe xhentëlmen, edhe star. Tejet tërheqës dhe tepër modest, pa pasur nevojë për dritat që shoqërojnë
karierën e tij, Xheremi Airons mahniti publikun athinjot vetëm me artin e tij të madh.

“Historia e Krishtlindjeve” e Çarls Dikensit dhe i gjithëkohëshmi heroi i saj Skrux, na dhanë
mundësinë të shijojmë në një interpretim të jashtëzakonshëm, përrallën që të gjithë kemi lexuar. Me
theksin e tij britanik të mbizotërojë dhe të mos lerë as gjysmë fjale “të bjerë poshtë”, aktori i famshëm
“luajti” të gjithë rolët dhe i detyroi ata që e ndiqnin, të haronin se ishte “valle për një”. Dhe padyshim,
u dovorit me duartrokitje të stërgjatura.

Me një pantallon të ngushtë dhe të zezë, përsipër çizmeve të tipit “kauboj”, me një xhaketë po të zezë,
që i linte të dukej një jelek i artë. I gjatë, i hollë, fin, me vështim të thellë, u ul në politronë. Pranë tij
një travez aristokratik, me një qiri të ndezur dhe me një shishe wiski. Ndezi qiririn, hapi dosjen e zezë
që mbante në duar dhe filloi të lexojë përrallën - pas tij një ekran gjigand e pasonte me përkthimin në
greqisht.

Ndërkohë, një grup vogëlushesh ishin vendosur si fluturat e përrallës në të djathtë dhe në të majtë të
skenës, mbi ca jastëkë. Një pemë e madhe krishtlindjesh jepte tonin e ditëve.

Spektakli filloi me 15 minuta vonesë - kapriço ballkanase e organizuesve, përballë korrektesës së tij
strikte prej britaniku - dhe mbajti pothuajse një orë e gjysmë. Me ndihmën e tingujve festivë të
krishtlindjeve, prej orkestrës së Aleksandër Murat-it, si edhe me efetë e mrekullueshme të ndriçimit,
Airon gjallëroi heronjtë dhe ikonat e përrallës, duke filluar me klasiken “Na ishte një herë...”.

Me vështrime dhe lëvizje duarsh, me ndryshime në zë dhe në shprehjen e fytyrës, aktori 61 vjeçar i
nderuar me “Oskar” u ngrit pak herë nga politrona e tij, si atëhere kur desh të bënte disa pirueta
vallzimi. “Më mirë hajdut, se sa të kesh vështrimin e djallëzuar të Skruxit”, shkruan Dikensi.

Xheremi Aironsi ia arriti, që edhe “vështrimin djallëzor” ta kishte, sa herë ia donte teksti, por edhe
neve të na rrëmbente si Tim i vogël, duke artikuluar në mënyrë magjepsëse të famshmen “little tiny
Tim”.

Megaro Muzikis i Athinës

16.12.2009

Duke kërkuar vetveten...


- Intervistë pa pyetje -

“Fatin tonë e provokojmë.

Nëqoftëse nuk e provokojmë, nuk jemi të pafatë, por robër”.


Xheremi Airons

Sa më shumë famë përfton dikush, aq më e vështirë është për të, që t’u shmanget njerëzve pa
interes. Nuk e kam fjalën për ju (qesh), aq më shumë, që nuk kam patur rast tjetër të bisedoj me një
njeri shqiptar të mediave. E mësipërmja është një nga të këqijat që të sjell fama, nuk mund t’u
shmangesh takimeve të shpejshta me idiotësinë dhe mërzinë.

Njeriu, që ia arrin të familjarizohet me një nga të metat e tij më të dukshme, është për t’u
amiruar. E admirueshmja fshihet tek ajo që nuk mund të bëjmë, megjithatë e bëjmë. Atje provohen
caqet, forca, shpirti dhe mendja jonë.
“Mitik” bëhet njeriu, i cili me jetën dhe veprën e tij bëhet shembull i ndritur për të gjithë. “Mit”
është njeriu, që me shembullin e tij dëshmon, se jetën ia vlen ta jetojmë.

Thagmë është beteja e pafjalë me kohën, në të cilën, ndërsa koha del përherë fitimtare, ndonjëherë
edhe njeriu shpallet pjesërisht fitues.

Metaforat dhe përqasjet e përfytyruara i pëlqeja në moshën shkollore... Ishin kapitujt e mi të


dashur në mësimin e gjuhës.Gjithmonë besoja se, që të kuptosh më mirë atë çka shikon dhe nuk e
percepton siç duhet, duhet të ndryshosh këndvështrim. Duhet të bëhesh ai që nuk je, për të parë kush je.
Shpesh kjo praktikë më shpëtoi si aktor.

Qysh fëmijë e njihja destinacionin tim. Besoja se duhej të bëja çka ishte më e mirë, me mundësitë e
mia. Xhanëm, kjo është e vetmja që mund të bëjmë.

Linda në Guait dhe u rrita në shoqëri me një vëlla, me një motër, dy qen dhe dy kuaj. Të mitë, qysh
fëmijë, vazhdimisht më kërkonin. Qysh atëhere më pëlqenin aventurat.

Rutina është pjesa më e rrezikshme dhe më e frikshme e jetës sonë dhe e keqja është se të gjithë
jemi në shënjestrën e saj. Nuk ka vuajtje më të madhe për mua, se të më detyrosh të kthehem përditë në
shtëpinë time, me të njejtën rrugë vazhdimisht.

Askush nuk më shtyu të bëhem aktor. Kur vendosim, jemi të vetëm. Nuk ka njeri, që të na shtyjë,
në çastet e vendimit.

Për mua, gjithshka në jetë është vendimi, jo përzgjedhja se çfarë do bësh. Gjithmonë preferoja të
bëja një gabim, se sa të mos bëja asgjë.

E vërteta, kur është lakuriq, është e rrezikshme. E vërteta lakuriqe durohet vetëm nga shpirtra të
përgatitura mirë.
Aktori është i mirë, kur ka një mënyrë të qartë komunikimi. Aktori është ura, nga kalon mendimi
i dramaturgut, tek publiku. Kur aktori e konsideron vetveten më të rëndësishëm se sa mesazhi që
përcjell, pushon së qeni aktor i mirë.

Fatin tonë e provokojmë. Nëqoftëse nuk e provokojmë, nuk jemi të pafatë, por robër. Unë isha
fatlum. E ndoqa dhe më erdhi në duar një material shumë i mirë letrar, e ndoqa dhe u gjenda në duar
shumë të mira regjisoariale. Ndjehem si në violinë shumë e mirë në duar muzikantësh dhe
kompozitorësh të mëdhenj.

Një regjisor i mirë mund të nxjerrë një lojë shumë të mirë aktrimi nga një aktor i dobët. Një
regjisor i keq mund të nxjerrë një lojë shumë të keqe nga një aktor shumë i mirë. Regjisori është
maestroja. Nëse regjisori nuk ndërton orkestrën e tij, aktori gjendet në kaos.

Heroi që dashurova më shumë, nga rolet që kam luajtur deri më tani, padyshim që është
Rikardi i II-të, një njeri që i ka të gjitha, që i humbet të gjitha dhe që atëhere, si me magji, zbulon
vetveten. Ky është gjithmonë rreziku... Duke kërkuar vetveten, bëjmë gjëra - mes atyre gjërave fitojmë
famë, pasuri, pushtet etj. - pa e dashur. Duke kërkuar vetveten, e humbasim atë. Për ta rigjetur, duhet të
humbasim gjithshka fituam. Çmenduri nuk është?

Përgatiti:

GRIGOR JOVANI

Athinë, dhjetor 2009

You might also like