You are on page 1of 14

ISMAIL KADARE

BIOGRAFIA
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe
arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në
Universitetin e Tiranes. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet
në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958 -1960).
 Në vitet gjashtëdhjetë realizmi socialist u konsolidua edhe më shumë, por
u kamuflua me disa shkrimtarë të talentuar, sic ishte dhe Ismail
KADAREJA, tre vepra letrare të shkrimtarit më të afirmuar të letërsisë
shqipe dhe të realizmit socialist, të cilat ishin fort të ngarkuara me
frymën realsocialiste të urrejtjes.
Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave
gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit.
Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore
të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit
shqiptar, duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk
mund të trajtoheshin lirshëm.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë
shqipe dhe të letërsisë botërore bashkëkohore.Ai e ka bërë të njohur
Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
VEPRAT KRYESORE:
Frymezime djaloshare (poezi) - 1954 Kush e solli Doruntinën - roman - 1979
Prilli i thyer - 1980
Endrrime (poezi) - (1957)
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
Shekulli im poezi- (1961)
Nata me hënë - 1985
 Gjenerali i ushtris se vdekur - Koha e shkrimeve - 1986
(roman)- 1963 Koncert në fund të dimrit - 1988
 Përse mendohen keto male- (poezi)  Vepra Letrare - 1981
- 1964 Dosja H - 1990
 Dasma - 1968 Përbindëshi - 1991

Motive me diell-(poezi) 1968  Piramida - 1992


 Shqipëri - 1995
Kështjella - roman - 1970
Pallati i ëndrrave - 1996
Kronikë në gur - roman - 1971
 Dialog me Alain Bosquet - 1996
Koha (1976) Spiritus - roman- 1996
 Dimri i madh - roman - 1977  Kushëriri i engjëjve - ese- 1997

Ura me tri harqe - 1978  Poezi - 1997


PRINCESHA ARGJIRO

Princesha Argjiro është poemë për fëmijë e shkrimtarit


Ismail Kadare. Bën fjalë për flijimin e një princeshe për të
mos rënë e gjallë në dorë të turqve. Sipas legjendës emri i
qytetit të Gjirokastrës vjen nga ajo. Princesha Argjiro është
sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XIV, pas
vdekjes së burrit. Princesha Argjiro lufton me turqit kur ata
e rrethojnë kalanë e Gjirokastrës, mirëpo njeri truproje e
tradhëton ndaj ata futen në kala. Për të mos rënë e gjallë në
duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë bashke
me djalin e saj foshnje dhe u copëtua mbi një shkëmb.
Mirëpo foshnja sipas legjendës mbeti gjallë.
Poezia Laokonti, Ismail Kadare
PERMBAJTJA:

Poezia «Laokoonti» është një nga ato poezi të Ismail Kada­resë për të cilat
pothuajse nuk flitet fare, kur ajo përbën kodin e zbërthimit të qëndrimit të
Kadaresë në kohën e diktaturës komuniste. Poezia «Laokoonti» është botuar
në vitin 1976, në ciklin me poezi «Koha», botuar për herë të parë në revistën
«Nëntori» dhe pastaj në një libër-përmbledhje poezish të Ismail Kadare.
Poezia «Laokoonti» është shkruar dhe botuar fill pas problemeve që pati Ismail
Kadare në vitin 1975 me poe­zinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», e
njohur ndryshe si «Pashallarët e kuq». Në fakt, poezia «Laokoonti» është rea­
gimi i Kadaresë ndaj kritikës që iu bë atij për poezinë «Në mes­ditë Byroja
Politike u mblodh». Në poezinë «Lao­koonti» Ismail Kadare rimerr temën e
tregimit «Përbindëshi» të botuar në vitin 1965, për të cilin ai ishte kritikuar
dikur, për herë të parë si shkrimtar. Në një intervistë për gazetën «Zëri i
Rinisë», në 1 dhjetor 1973, Kadare thotë:
«Dëshira për të shkruar një vepër për përballimin e stuhisë revizioniste në vitet
1960 ka qenë e vjetër. Në vitin 1965 ten­tova ta realizoja këtë ide në tregimin
‘Përbindëshi’, duke u përpjekur të rishkruaja mitin e Kalit të Trojës. Për shkak
të simbolikës së rënduar tregimi doli i errët»
VEPRAT
Sipas disa studjuesve të veprës së tij,
 Kadare u përpoq të shkruajë letërsi normale
në një vend jonormal (Shqipëria komuniste mund të krahasohej vetëm me Korenë
e Veriut ose Bashkimin Sovjetik gjatë viteve '30),duke e quajtur veprën e tij letërsi
rezistence,sfidoi realizmin socialist me realizëm subjektiv, në mënyrë të
jashtëzakonshmethuajse me një "disidence të heshtur".u shmang realizmit
socialist dhe censurës shtetërore përmes mjeteve alegorike, simbolike, historike
dhe mitologjike.Për Elsie, ai shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e
tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar
shqiptarë.
Duke u njohur për këtë shmangie nga realizmi socialist veprat e tij u përkthyen dhe

u pritën mirë nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me
karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare
konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe akademikët më të shquar
evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.Prozën
e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur
dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e
asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është
totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur.
KRONIKE NE GUR
"Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër
thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë.
Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari
është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës
tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e
kanë zanafillën elementet që përbëjnë "universin
Kadare". Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes,
apo të "realizmit magjik".
Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e
gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara,
kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja
spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë
kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin
e shkrimtarit të ardhshëm. Gjirokastra të fton në
magji dhe, siç shkruan Kadare, "duket sikur qyteti
është ngritur për të zgjuar ide të mëdha".
MALL
Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme


Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit


Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,


Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall
Krishtlindje ne New York
 

Pushoi stuhia në New York, avionët me kohë


 Ne s’dimë ku i
 morëm plagët, ku ramë e ku u
mbërrijnë. thyem.
Në salla pritjesh s’ka më frikë, parfumet s’vuajnë

Afatet tona ne s’i dimë, verdiktin aq më pak.

më. Ndaj n’aeroporte rendim prapë, me shpresë të

Atë që ndodhi sipër nesh, ne natyrshëm s’e dimë,

gjejmë prapë qiellin,
Çfarë u përmbys e çfarë u ngrit, ne prapë s’dimë

Por tokë e rëndë nuk na lë, s’na lë e zeza në baltë.

asgjë.
 

 

 

 

Ne shohim veç emblema bankash nën qiellin e
 Ne pjellë e saj, robër të saj, mbretër të saj të

hirtë, rremë,
Ca “Dow Jones”, ca “Dax”, ca shifra që shfaqen si në
 Gjer kur i themi do na mbash në kurthin tënd të

makth. zi.
E në kartat tona të kreditit kërkojmë plagët e
 Ajo s’përgjigjet, veç në heshtje, ashtu siç gatit

Krishtit, barin,
E shenjat tona, që mes shifrash e zerosh rrjedhin
 Për pabesinë tonë gatit ndëshkimi tonë të ri.

gjak.
 
 
AUTOBIOGRAFIA E POPULLIT NE VARGJE
Autobiografia e popullit në
vargje është një përmbledhje
me shënime letrare të Ismail
Kadaresë, botuar së pari më
1971. Në këtë vëllim trajton
poezinë dhe legjendat
popullore shqiptare
Më 1987 u botua përkthimi i
veprës në gjuhën angleze nga
shtëpia botuese "8 Nëntori" në
Tiranë.
KUSH E SOLLI DORUNTINEN
Kush e solli Doruntinën është një roman nga Ismail Kadare në fund të viteve
70ta dhe i botuar për herë të parë në vitin 1980 në përmbledhjen me titull
"Gjakftohtësia". Romani bazohet mbi baladën e Konstantinit dhe Doruntinës. 
Sipas legjendës, Konstandini e bind nënën që ta martojë motrën e tij
Doruntinën me një njeri prej një vendi të largët, i cili po i kërkonte dorën.
Konstandini i jep besën nënës se nëse atë e merrte malli për të bijën atëherë ai
vetë do të shkonte e do t'ia sillte. Nëna pranon dhe e marton Doruntinën me
burrin nga vendi i largët. Por ndërkohë vdesin të gjithë vëllezërit, përfshirë dhe
Konstantinin dhe nëna mbetet e vetme. Atë e merr malli për Doruntinën dhe
mërzitet shumë. Shkon te varri i Konstantinit dhe e mallkon të birin që kishte
shkelur besën. Në mesnatë Konstantini ngritet nga varri, shkon e merr motrën
dhe ia sjell nënës te dera. Për vete kthehet në varr ndërsa Doruntina troket në
derë pa e ditur se i vëllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nëna e pyet atë se kush
e solli, e ajo i thotë Konstantini. Nëna i tregon se Konstantini bashkë me
vëllezërit e tjerë kishin vdekur shumë kohë më parë.
ROMANI I KADARESE
Fillon atë natë kur Doruntina kthehet në shtëpi. Personazhi kryesor,
kapiten Stresi përpiqet të zbulojë kush e ka sjellë në të vërtetë
Doruntinën në shtëpi, sepse nuk i besohet që Konstadini është ngritur
prej varri për ta mbajtur besën.Pas kesaj Stresi shoku i Doruntinës
vendos që të zbulojë nëse e ka sjellë vellai i saj sepse nuk kishte mundësi
ta sillte ai.Stresi punon bashkë me ndihmesin e tij për të zbardhur
çështjen nëse kjo ishte e vërtetë.Doruntina bashkë me mamane e saj po
dergjeshin në krevat ky donte të zgjidhte çështjen sepse mendonte se e
ka sjelle një mashtrues.Pas shume kërkimesh Stresi e kupton se
Kostandini eshte çuar nga varri për ta përmbushur besën e tij që i kishte
dhënë nënës.Stresi del para të gjithëve në kishë dhe ju kerkon falje që ka
mekatuar duke shpifur se ka qenë një mashtrues ai që e ka sjellë
Doruntinen dhe qe ai nuk do të bënte më kerkime.Që nga ajo dite e më
vonë Stresi nuk u gjet kurrë më dhe askush skishte informacion per të.

You might also like