You are on page 1of 9

Test 1 Tremujori I

Rrethoni përgjigjen e saktë:


1. Produkti përfundimtar bën pjesë në:
a) procesin e prodhimit
b) qëllimin
c) inputet
d) outputet
2. Drejtimi është pjesë e:
a) qëllimit
b) outputit
c) procesit të administrimit
d) proceseve ndihmëse

3. Inputet janë:
a) vlerësim për punën e një sistemi teknologjik
b) burimet e nevojshme
c) rezultatet përfundimtare
d) produktet përfundimtare të sistemit

4. Sistem teknologjik quajmë:


a) tërësi pjesësh
b) inpute të nevojshme
c) produkte përfundimtare
d) sisteme planifikimi

5. Feedback do të quajmë:
a) burime të nevojshme
b) mbajtje nën mbikqyrje të sistemit
c) riciklim të materialeve
d) përmirësim i kushteve të sistemit teknologjik.

Jepni nga një përgjigje të shkurtër për pyetjet e mëposhtme:


1. Ç’kuptojmë me “mjedis teknologjik”?
2. Listoni disa ndikime të Teknologjisë.
3. Cili është roli i teknologjisë në zhvillimin e shoqërisë njerëzore?
4. Jepni dy shembuj të dëmtimit të shëndetit nga përdorimit të teknologjisë.
5. Ç’kuptoni me termin “problem, problem teknologjik”?
6. Cilat janë disa nga masat kryesore që janë ndërmarrë për të ulur efektet negative që sjell përdorimi
i teknologjisë?
7. Shkruani një përshkrim argumentues për Teknologjinë dhe shkencën.
Test 2 Tremujori II

1. Cili është kuptimi i termit “komunikim grafik”?

2. Cilat janë fushat e komunikimit grafik?

3. Çfarë është procesi i projektimit?

4. Nga një pikë e dhënë të ndërtohet një vijëdrejtë pingul me një vijëdrejtë të dhënë.

5. Nga një pikë e dhënë të ndërtohet një vijëdrejtë që formon këndin 30° me një vijëdrejtë të

1. dhënë. Sa vijëdrejta të tilla mund të ndërtoni?

6. Të ndahet në 7 pjesë të barabarta vijëdrejta me gjatësi 15 cm.

7. Të ndërtohet elipsi me boshtet: l1 = 12 cm dhe l2 = 7 cm.

8. Të bëhet rakordimi i tërthorë i dy rrathëve me tangenten e përbashkët të brendshme me këto të


dhëna: l = 10 cm, r1 = 3cm, r2 = 4 cm.

9. Cilat janë veçoritë e metodës së projeksioneve drejtkëndore?

10. Të vizatohen projeksionet e katrorit paralel me rrafshin horizontal në distancën 40 mm prej tij, me
diagonalet me gjatësi 70 mm, paralele me boshtet x dhe y, të baraslarguara nga këto boshte në
distancën 40 mm. Sa zgjidhje ka dhe pse?

11. Të ndërtohen projeksionet e kubit me brinjë 50 mm, i tillë që tre faqe të tij të jenë të përputhura
me rrafshet e sistemit.

12. Të ndërtohen projeksionet e piramidës së drejtë me bazë katrore, e mbështetur në rrafshin


horizontal e tillë që:
 brinjët e katrorit të bazës të jenë të përputhura me boshtet x dhe y;

 brinjët e katrorit të bazës të jenë 40 mm;

 lartësia e piramidës të jetë 70 mm.

13. Të ndërtohet cilindri i drejtë me bazë rrethore me rreze 20 mm dhe lartësi 80 mm, i mbështetur në
rrafshin H, i tillë që qendra e rrethit të bazës së poshtme të ndodhet 30mm larg boshteve x dhe y.

14. Të ndërtohet koni i drejtë me bazë rrethore me rreze 35 mm dhe lartësi 65 mm, i mbështetur në
rrafshin H, i tillë që qendra e rrethit të bazës së tij të ndodhet 40 mm larg boshteve x dhe y.

15. Cilat janë mjetet grafike që përdoren për të realizuar prerjet?

16. Çfarë janë paraqitjet aksonometrike?


17. Çfarë i dallon dimetritë nga izometritë?

18. Të vizatohet hapja e kuboidit me brinjë 35 mm, 45 mm dhe 75 mm.

19. Të vizatohet hapja e piramidës së drejtë me bazë katrorin me brinjë 50 mm dhe me brinjët anësore
me gjatësi 75 mm.

20. Të vizatohet hapja e cilindrit me bazë me rreze 35 mm dhe lartësi 45 mm.

21. Të vizatohet hapja e konit të drejtë me bazë rrethin me rreze 27 mm dhe gjatësinë e përftueses 54
mm.

22. Çfarë përfshijnë vizatimet e konstruksioneve?

23. Cilat janë disa nga konvencionet që përdoren në këto vizatime?

24. Si kategorizohen vizatimet e planimetrive arkitektonike?

25. Cilat janë ndryshimet midis planit të sistemimit dhe genplanit?

26. Cilat janë ndryshimet midis planimetrisë teknike dhe planit të mobilimit?

27. Si kategorizohen vizatimet altimetrike arkitektonike?

28. Cilat janë ndryshimet midis prerjes dhe fasadës së një objekti?

29. Cilat janë llojet e aksonometrive apo imazheve trepërmasorë?

30. Cili është objekti i vizatimeve skematike?

31. Kush merret me hartimin e skemave që paraqiten në vizatimet skematike ?


Test 3 Tremujori III

1. Rretho përgjigjen e saktë.


Ku klasifikohet Magnezi si metal me ngjyrë?
A) Metalet e lehta
B) Metalet e rralla
C) Metalet e çmueshme
D) Metalet e rënda
2. Shkruaj tri llojet e çeliqeve që përdoren për prodhimin e veglave prerëse:
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

3. Shkruaj vetitë mekanike të materialeve metalike:


_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
4. Shkruaj vetitë teknologjike të materialeve metalike:
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
5. Cilat janë dy llojet kryesore të gizave:
1) __________________________
2) __________________________

6. Rendit tri llojet kryesore të gizave me veti të veçanta:


1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

7. Si klasifikohen çeliqet sipas përbërjes kimike?


a. __________________________

b. __________________________

8. Si klasifikohen çeliqet sipas qëllimit të përdorimit?


1) __________________________
2) __________________________
9. Rretho metalin që NUK bën pjesë në grupin e metaleve me ngjyra:
A) Nikeli
B) Kromi
C) Hekuri
D) Alumini
E) Bakri

10. Cilët janë elementët bazë të lidhjeve të metaleve me ngjyra, (bronzi dhe tunxhi)?
1) __________________________
2) __________________________

11. Cilat janë dy llojet e lidhjeve të forta?


a. __________________________
b. __________________________

12. Rretho përgjigjen e saktë: Punimi i detaleve me saldim quhet edhe punim me përpunim plastik:

PO JO

13. Rretho përgjigjen e saktë:


Pjesa më e madhe e gizës së bardhë shkon për prodhimin e:
a) veglave të motorëve me djegie të brendshme
b) çelikut
c) bazamenteve të makinave
d) gizave të tjera

14. Rretho përgjigjen e saktë: Lidhjet me ribatina janë lidhje të zmontueshme.


PO JO

15. Rretho përgjigjen e saktë: Midis dy trupave, fërkimi në rrëshqitje është më i vogël se fërkimi në
rrokullisje.
PO JO

16. Rretho përgjigjen e saktë: Lidhjet me fileto janë të lidhje të pazmontueshme.


PO JO

17. Vendos në vendin bosh fjalën që mungon.


- Ajo pjesë e hidraulikës që studion ligjet e lëngut në qetësi quhet __________________.
- Pjesa e hidraulikës që studion lëvizjen e lëngjeve quhet __________________.
- Pompat hidraulike janë makina që shndërrojnë energjinë __________________ në
__________________.

18. Rretho përgjigjen e saktë: Pompat me rrotor me fletë janë pompa vëllimore?
PO JO
19. Rretho përgjigjen e saktë:
Cili nga elementet e mëposhtëm është pjesë e transmisionit hidrodinamik?
a) Friksioni
b) Turbina
c) Elektromotori
d) Transmisioni

Lidhja e zbërthyeshme është:


a) lidhja me saldim
b) lidhja me kiaveta
c) lidhja me ribatina
d) lidhja me ngjitje

20. Përkufizo:
a. DETAL quhet _____________________________________________________________.
b. MEKANIZËM quhet ________________________________________________________.
c. MAKINË quhet ____________________________________________________________.

21. Vendos në vendin bosh fjalën që mungon:


Transmisionet me litarë ndryshe quhen _________________________________________

22. Në sa lloje ingranimesh realizohen transmisionet e dhëmbëzuar me boshte paralele?


__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________

23. Kur transmetimi i lëvizjes realizohet midis boshteve që priten, sa lloje transmisionesh me
dhëmbë kemi?
__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________

24. Cilët janë elementët e transmisionit me zinxhirë?

__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________

25. Cilat janë avantazhet dhe dizavantazhet e transmisioneve me burmë?


__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________

26. Vendos në vendin bosh fjalën që mungon: Transmisioni hidraulik quhet bashkimi i një
______________, me një ________________.

27. Ashensorët dhe teleferiket mundet t’i quajmë makineri transporti?

You might also like