You are on page 1of 9

Programi i lëndës

“Vizatimi teknik”

Lëmia: Makineri
Profili: Dirigjimi kompjuterik i maiknave
Niveli: I
Klasa: 10

I. Qëllimet e lëndës
Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10-të nxënësi duhet të:
- tregojë qëllimin dhe rëndësinë e vizatimit teknik për profesionin
- dallojë standardet, simbolet shenjat në vizatimin teknik
- zbatoje standardet baze ne vizatim teknik
- shpjegojë parimet e skicimit te lakoreve gjeometrike dhe rakorderive
- kryejë kuotime në vizatimet e detaleve dhe tërësive të thjeshta
- interpretoje permasat kuotuese te vizatimet e punetoris
- paraqesë trupat gjeometrikë në projeksion ortogonal
- kryej skicime te projeksioneve ortogonale te detaleve te thjeshta
- kryejë paraqitje të trupit në aksonometri
- interpretoje parimet e vizatimit ne hapsire te detaleve te thjeshta
- interpretoje dhe skicoje pamjet e detaleve ne prerje
- lexojë dhe interpretojë tolerancat e paraqitura në vizatime teknike;
- lexojë dhe interpretojë shenjat e cilësisë së perpunimit te sipërfaqes së detaleve;
- skicoje vizatime të thjeshtuara dhe skematike. te transmetuesve dhe impianteve hidrauliko-
pneumatik
- skicoje vizatime te pjeseve te thjeshta makinerike
- skicoje detale te vequra nga teresia makinerike

II. Fondi i orëve të lëndës


35 javë x 2 orë/javë = 70 orë

III. Programi i hollësishëm i lëndës

Kapitulli 1: Hyrje në vizatimin teknik 2 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë qëllimin dhe rëndësinë e vizatimit teknik për profesionin përkatës
- shpjegojë se çfarë e ndihmon profesionistin përkatës vizatimi teknik
- rendisë llojet e vizatimeve teknike
- rendit materialet dhe pajisjet për vizatim teknik

b) Temat e kapitullit
- Qëllimi dhe objektivat e vizatimit teknik
- Rëndësia e vizatimit teknik për profesionin përkatës
- Llojet e vizatimeve teknike
- Materialet dhe pajisjet për vizatim teknik

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- demostrojë përzgjedhjen dhe përdorimin e veglave dhe materialeve;
- kryejë ushtrime në klasë.
- ilustrojë vizatimet teknike dhe materialet e vizatimit teknik me objekte konkrete

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti dhe markera shumëngjyrësh;
- vegla dhe materiale të nevojshme.
- klasë për vizatim teknik;
- formate dhe materiale të vizatimit teknik

Kapitulli 2: Standardet në vizatim teknik 4 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë rëndësinë e zbatimit te standardeve në vizatim teknik.
- tregojë llojet e formateve, vijave dhe perpjesave standarde dhe zbatimin e tyre ne vizatim
teknik
- shpjegojë veçoritë e shkrimit teknik;
- japë shembuj për përpjesën ne vizatim teknik
- interpretojë shkurtesen per standardin ISO,DIN,EN në vizatim teknik;
- zbatoje standardet per shkrim teknik
-
b) Temat e kapitullit
- Standardet në vizatim teknik per vija,formate,perpjese,tabela dhe shkrim teknik
- Llojet e vizatimit teknik.
- Formatet dhe palosja e tyre
- Përpjesa.
- Llojet e vijave dhe zbatimi i tyre
- Tabelat(legjenda) dhe numri i vizatimeve.
- Shkrimi teknik

) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- shpjegojë temën;
- demostrojë përzgjedhjen dhe përdorimin e standardeve ISO,DIN
- ilustrojë çështjet që trajton me dokumentacion teknik-teknologjik konkret;
- japë ushtrime konkrete për nxënësit
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti dhe markera shumëngjyrësh;
- vegla dhe materiale të nevojshme.
- klasë për vizatim teknik;
- formate dhe materiale të vizatimit teknik
- vizatime të ndryshme teknike(dokumentacion tekniko-teknologjik).
Kapitulli 3: Vizatimi i lakoreve 4 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë konceptin e kurbave gjeometrike dhe veçoritë e tyre;
- kryejë vizatime(skicime)te kurbave gjeometrike te thjeshta
- kryejë vizatime(skicime)te zbatimit te rakordimeve

b) Temat e kapitullit
- Vizatimi i lakoreve
- Kurbat gjeometrike (vijat e lakuara).
- Rakordimet.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- kryejë demostrime ilustrative;
- trajtojë shembuj konkretë të zbatimit te lakoreve;
- angazhojë nxënësit në ushtrime vizatimi te lakoreve.
-
d) Kushtet për realizimin e kapitullit:
- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti;
- klasë për vizatim teknik;
- trupa të ndryshëm gjeometrikë.(detale makinerike me kontura te lakuara)

Kapitulli 4: Kuotimi 4 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- pershkruaj elementet e kuotimit
- shpjegojë konvencionet dhe mbishkrimet;
- tregojë veçoritë e kuotimit me koordinata dhe tabelar;
- bëjë shënimin e konicitetit dhe pjerrësisë në vizatim;
- kryejë kuotime në vizatimet e detaleve dhe tërësive të thjeshta
- interpretoje permasat kuotuese te vizatimet e punetorise
- tregojë si bëhet bartja e përmasave;
- tregojë si vendosen përmasat e smusove dhe në elementet që përsëriten;
- shpjegojë kur bëhen ndryshimet dhe përmirësimet;
- bëjë kuotimin e nivelit.

b) Temat e kapitullit
- Elementet e kuotimit.
- Konvencionet dhe mbishkrimet.
- Bartja e përmasave në vartësi prej kërkesave konstruktive.
- Kuotimi me koordinata. tabelar.
- Përmasat e smusove.
- Përmasat në elementet që përsëriten.
- Ndryshimet dhe përmirësimet.
- Shënimi i konicitetit dhe i pjerrësisë në vizatim.
- Kuotimi i nivelit

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- kryejë demostrime ilustrative;
- ilustrojë çështjet që trajton me vizatime dhe shëmbuj konkretë të kuotimeve;
- japë ushtrime konkrete për nxënësit;
- japë detyra shtëpije dhe ushtrime nga kuotimi

d) Kushtet për realizimin e kapitullit:


- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti;
- veglat dhe materialet e nevojshme.
- klasë për vizatim teknik;
- vizatime të ndryshme teknike me kuotime.

Kapitulli 5: Projektimi ortogonal 6 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë konceptin dhe veçoritë e projektimeve ortogonale;
- pershkruaj konceptin e projektimit ortogonal te metodave evropiane dhe amerikane
- paraqesë trupat gjeometrikë në projeksion ortogonal
- kryej skicime te projeksioneve ortogonale te detaleve te thjeshta

b) Temat e kapitullit
- Projektimi ortogonal
- Rrafshet projektuese.
- Metoda evropiane e projektimit
- Metoda amerikane e projektimit
- Skicimi i projeksioneve ortogonale

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- kryejë demostrime ilustrative;
- trajtojë shembuj konkretë të projektimeve ortogonale
- angazhojë nxënësit në ushtrime projektimi ortogonal
- zhvillojë ushtrime në klasë nga skicimi i projeksioneve ortogonale

d) Kushtet për realizimin e kapitullit:


- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti;
- klasë për vizatim teknik;
- trupa të ndryshëm gjeometrikë me projeksionet e tyre ortogonale

Kapitulli 6: Paraqitja aksonometrike e pjesëve makinerike 8 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegoje konceptet themelore te aksonometrise(izometria,dimetria dhe projeksioni i pjerret)
- kryejë paraqitje të trupit(detale te thjeshta makinerike) në izometri, dimetri dhe projeksion të
pjerrtë
- interpretoje parimet e vizatimit ne hapsire te detaleve te thjeshta makinerike

b) Temat e kapitullit
- Aksonometria
- Koncepti i paraqitjes aksonometrike.
- Paraqitja e trupit në izometri.
- Paraqitja e trupit në dimetri.
- Paraqitja e trupit në projeksion të pjerrtë.
- Vizatimi në hapësirë në bazë të pamjeve ortogonale
-
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësuesi të:
- kryejë demostrime ilustrative;
- ilustrojë çështjet që trajton me paraqitje izometrike, dimetrike dhe të pjerrëta të pjesëve
makinerike;
- japë ushtrime konkrete për nxënësit.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit:


- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti;
- klasë për vizatim teknik;
- vizatime të ndryshme teknike me paraqitje izometrike, dimetrike dhe të pjerrëta të pjesëve
makinerike

Kapitulli 7: Prerjet 10 orë


a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- shpjegojë ç’janë prerjet dhe llojet e tyre;
- shpjegojë ç’janë pamjet e posaçme dhe të pjesëshme;
- shpjegojë ç’janë ndërprerjet, shkurtimet dhe depërtimet.
- interpretoje dhe skicoje pamjet e detaleve ne prerje
- interpretoje dhe skicoje pamjet e posaqme dhe te pjesshme te detaleve ne prerje

b) Temat e kapitullit
- Prerjet
- Llojet e prerjeve.
- Pamjet e posaçme.
- Pamjet e pjesëshme.
- Ndërprerjet.
- Shkurtimet

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- kryejë demostrime ilustrative;
- ilustrojë çështjet që trajton me vizatime të objekteve të prera, ndërprera dhe depërtuara;
- japë ushtrime konkrete për nxënësit.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit:


- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti;
- klasë për vizatim teknik;
- vizatime të ndryshme teknike me prerje, ndërprerje dhe depërtime.

Kapitulli 8: Tolerancat 10 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të:
- rendisë llojet e përmasave të pjesëve makinerike
- shpjegojë konceptet baze te tolerancat
- interpretojë pozitën e fushave toleruese sipas sistemit ISO
- japë shembuj për llojet e vendosjeve të detaleve
- japë shembuj për tolerancat e formes dhe te pozites
- interpretojë tolerancat e paraqitura në vizatime teknike;
- zbatojë tolerancat në dokumentacion teknik
- interpretojë shenjat e cilësisë së perpunimit te sipërfaqes së detaleve

b) Temat e kapitullit
- Tolerancat dhe shenjat e cilësisë të përpunimit
- Përmasat e jashtme, të brendshme, nominale, kufitare..
- Shmangiet dhe tolerancat.
- Sistemi ISO i tolerancave.
- Tolerancat e formës dhe të pozitës.
- Cilësia e ashpërsisë të siperfaqeve
- Shenjat për ashpërsinë e sipërfaqes dhe vendosja e tyre në vizatim

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- kryejë demostrime ilustrative;
- ilustrojë çështjet që trajton me shembuj për tolerancat, vendosjet dhe shmangiet;
- ilustrojë çështjet që trajton me shembuj për shenjat e ashpersise se siperfaqes
- zhvillojë ushtrime në klasë.
- angazhojë nxënësit në diskutimin e koncepteve të tolerancave.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit:


- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti;
- veglat dhe materialet e nevojshme.
- klasë për vizatim teknik;
- vizatime të ndryshme teknike me paraqitje të tolerancave, vendosjeve ,shmangieve dhe
shenjave te ashpersise se siperfaqes

Kapitulli 9: Vizatimi i thjeshtuar dhe skematik 8 orë

a) Qëllimet e kapitullit:
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- interpretojë vizatimet skematike;
- skicoje vizatime të thjeshtuara dhe skematike. te transmetuesve dhe impianteve
hidrauliko-pneumatik
- skicojë skema të pjesëve makinerike dhe tërësive.

b) Temat e kapitullit
- Vizatimi i thjeshtësuar dhe skematik
- Thjeshtimi gjatë vizatimit të pjesëve standarde dhe kuotimit
- Vizatimi skematik i transmetuesve mekanikë,
- Vizatimi skematik i pajisjeve hidraulike e pneumatike dhe
- Vizatimi skematik i tegelave të salduar

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- kryejë demostrime ilustrative;
- ilustrojë çështjet që trajton me shembuj te paraqitjes skematike dhe te thjeshtuar
- angazhojë nxënësit në skicimin e skemave të pjesëve makinerike dhe tërësive.
- zhvillojë ushtrime në klasë.
- angazhojë nxënësit në diskutimin e koncepteve të paraqitjes skematike
d) Kushtet për realizimin e kapitullit:
- tabela;
- projektori me transparent;
- flip-charti;
- klasë për vizatim teknik;
- vizatime të ndryshme teknike me paraqitje skematike dhe te thjeshtuar të pjesëve makinerike
dhe tërësive.

Kapitulli 10: Vizatimi i tërësive 14 orë

a) Qëllimet e kapitullit:
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
- shpjegojë parimet themelore të vizatimit të tërësive;
- interpretojë vizatimet e tërësive.
- skicoje vizatime te pjeseve te thjeshta makinerike
- interpretoje vizatime te teresive te thjeshta makinerike
- skicoje detale te vequra nga teresia makinerike
- skicoje vizatime te detaleve te thjeshta per punim ne ofiqine

b) Temat e kapitullit
- Vizatimi i tërësive, parimet themelore;
- Rregullat e paraqitjes në vizatim të tërësive makinerike
- Vizatimi i punëtorisë
- Vizatimi i punëtorisë
- Fazat e punës.
- Kryrja e vizatimit të pjesës makinerike
- Zbërthimi i vizatimit të tërësisë makinerike
- Vizatimi i detalit në baze të vizatimit të tersise.
- Projeksionet ortogonale, kuotimi, prerjet, tolerancat, shenjat e perpunimit, vizatimi i tërësisë,
vizatimi i punëtorisë

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësuesi të:
- kryejë demostrime ilustrative;
- ilustrojë çështjet që trajton me shembuj te paraqitjes të tërësive makinerike konkrete
- angazhojë nxënësit në diskutime për interpretimin e vizatimeve të tërësive..
- zhvillojë ushtrime në klasë.
- angazhojë nxënësit në diskutimin e koncepteve të xhirimit te tërësisë

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


- klasë për vizatim teknik;
- vizatime të ndryshme teknike me paraqitje të tërësive;
- tërësi makinerie konkrete.

You might also like