Professional Documents
Culture Documents
Manuali i WBTplus
e-mail: support@bit-kosova.com
Web: http://www.bit-kosova.com
Versioni: 1.1
2
Manuali i WBTplus
Përmbajtja
2.1.8 Detyra.........................................................................................................................................................................16
2.3 Fjalori........................................................................................................................................................... 19
3
Manuali i WBTplus
4
Manuali i WBTplus
1 Platforma WBTplus
WBTplus është platformë përmes së cilës mund të krijohen përmbajtje elektronike
mësimore. Në këtë manual do të përshkruhet krijimi i përmbajtjeve elektronike mësimore
hap-pas-hapi. Përmes WBTplus bëhet edhe leximi online i këtyre përmbajtjeve mësimore
nga ana e nxënësve.
e-edukimi.rks-gov.net
5
Manuali i WBTplus
Dritarja startuese e WBTplus-it shfaqet pasi të keni klikuar në Vegla e autorit (WBT).
6
Manuali i WBTplus
Për t’i kërkuar projektet që janë në proces të përgatitjes, klikoni në Administrimi i projektit >
Projekte në proces përgatitjeje. Brenda fushës Kërko, shtypeni emrin e projektit që
dëshironi ta kërkoni. Nën fushën e kërkimit, gjenden projektet e listuara në bazë të datës
së krijimit.
7
Manuali i WBTplus
Për të krijuar projekt të ri, klikoni në Administrimi i projektit > Projekt i ri dhe plotësoni
informatat në vijim:
Fusha Informata
Kontrolluesi i Kualitetit Mund ta bëjë startimin e projektit atëherë kur nxënësi dëshiron ta përdor projektin.
8
Manuali i WBTplus
Hapjen e përmbajtjes elektronike mësimore mund ta bëni duke klikuar në Fillo. Ndërsa për
ta hapur dhe edituar përmbajtjen mësimore, duhet të klikoni në Edito/Përpuno. Ky është
opsioni në të cilin koncentrohet përmbajtja e këtij manuali. Në kapitujt në vijim do të
shpjegohen hap-pas-hapi të gjitha funksionet dhe mundësitë e krijimit të përmbajtjes
elektronike mësimore. Për ta kopjuar apo fshirë përmbajtjen mësimore, zgjedhni opsionet
përkatëse Kopjo apo Fshi. Ndërsa, për t’i ndërruar ndonjërën prej karakteristikave, klikoni
në Karakteristikat. Pasi ta përfundoni krijimin e përmbajtjes mësimore, duhet të vazhdoni
me kategoritë tjera si Importo/Eksporto dhe Ecuria e punës. Te kjo e fundit, duhet ta
zgjedhni opsionin Përcille më tutje tek eksperti. Ky opsion mundëson që përmbajtja juaj
mësimore të rishikohet nga eksperti, para se ajo të publikohet.
9
Manuali i WBTplus
2. Lista e funksioneve
Lista e funksioneve ju ndihmon që të krijoni faqe ku do të vendosni përmbajtjen e projektit,
ushtrimet dhe testet. Funksionet e ndryshme ndihmojnë që projekti të bëhet një
eksperiencë e thjeshtë dhe e këndshme.
• Përdorni fjalor dhe shënues të faqeve për përdorim më të shpejtë dhe më të lehtë
të përmbajtjes.
10
Manuali i WBTplus
2.1.1 Indeksi
Të gjitha faqet janë të shënuara me një indeks dhe me një emër në menynë rënëse. Duke
e zgjedhur një indeks, do të hapni faqen specifike.
Duke klikuar në këtë ikonë ju paraqitet forma edituese e të gjitha objektet që mund të
editohen.
Pasi t’i bëni ndryshimet e nevojshme mund të klikoni në Ruaj për t’i ruajtur ndryshimet,
ndërsa Anulo për t’i anuluar ndryshimet dhe për ty kthyer në pamjen e mëhershme, si dhe
Fshij për ta fshirë objektin.
11
Manuali i WBTplus
Tekst(t), Grafikë dhe fotografi (g), Tekste audio (a), Opsione – zgjedhje e vetme dhe e
shumëfishtë (mca, sca), Objekte tërhiq dhe lësho (s dhe tg), Fusha hyrëse tekstuale (i),
Animacione (s), Parametra të objekteve flash (f) dhe Dokumente eksterne (e).
rregullimet e nevojshme shtypni butonin për të dal nga modi i pamjes dizajnuese. Ju
mund t’i ruani ndryshimet duke konfirmuar në pyetje me OK ose të zgjedhni Cancel për të
mos i ruajtur ato.
Këto të dhëna mund të vendosen për çdo faqe ndaras. Është e rëndësishme që të krijohen
tituj dhe fjalë kyçe domethënëse, që i mundësojnë përdoruesit ta gjej këtë faqe dhe ta
ripërdor më vonë. Për të krijuar të dhëna tjera të reja klikoni në Inserto të dhëna të reja,
ndërsa nëse dëshironi të shtoni të dhëna të reja Meta atëherë klikoni në Inserto një grup të
ri, në pjesën e poshtme të majtë të dritares. Nëse dëshironi ta fshini ndonjë prej
karakteristikave, atëherë shtypni ikonën në të majtë të të dhënës specifike:
12
Manuali i WBTplus
2.1.5 Navigimi
13
Manuali i WBTplus
Figura 10 - Navigimi
Figura 11 - Shabllonet
Pasi të klikoni në Ruaj dhe mbyll bëhet ruajtja e ndryshimeve, ndërsa me Anulo dhe mbyll
anulohen dhe nuk merren parasysh ndryshimet eventuale.
14
Manuali i WBTplus
Kjo ju ofron mundësi për të kërkuar për terminologji në tërë tekstin e projektit.
Duke e vendosur tekstin në fushën e Kërko fjalët, dhe duke e selektuar butonin në Kërko
në kërkimi për tipin specifik të tekstit mund të limitohet. Kërkimi i fjalës fillon duke klikuar
në Kërko. Rezultati tregohet në pjesën e poshtme të dritares. Rezultati i kërkimit i përmban
të gjitha faqet dhe objektet ku kjo fjalë është shënuar. Duke klikuar në rezultatet nga
kërkimi, faqja e kërkuar do të hapet automatikisht dhe rezultatet do të mbesin në dritare
edhe më tutje për shikim të radhës. Mund të ktheheni në dritaren e kërkimit të plotë të
tekstit, duke:
Duke klikuar në Mbyll e rifreskoni dritaren për kërkim dhe e rifilloni kërkimin.
2.1.7 Ndihma
15
Manuali i WBTplus
2.1.8 Detyra
Duke e përdorur këtë dritare mund ti bashkëngjitni koment çdo objekti në faqe, apo edhe
vet faqes. Se kujt do ti bashkëngjitni koment e zgjedhni nga menyja rënëse e objektit
referues. E shënoni detyrën që pritni ta realizoni dhe në status e përzgjedhni E hapur.
Shtypni Ruaj. Ikona e detyrës në faqen punuese do të merr formën: ndërsa afër
objektit do të dalloni formën: , që ju njofton se keni një detyrë për ta përfunduar. Nëse
e ndryshoni statusin e detyrës në E kryer ikona e detyrës do të merr formën: , ndërsa
Ikona paraqitet me ngjyrë të kuqe nëse një detyrë është e hapur apo në ekzekutim për
atë faqe!
16
Manuali i WBTplus
Gjithashtu, keni mundësi që ti eksportoni detyrat e gjithë projektit duke e përdorur listën e
detyrave, te pjesa Import/Eksport në faqen e administrimit të projektit konkret.
2.1.9 Administrimi
17
Manuali i WBTplus
Me këtë rast ju mund të insertoni faqe, fshini faqet e insertuara, shkoni direkt tek faqet e
insertuara me klikim te pjesa e shënuesit të faqes, si dhe të mbyllni dritaren.
18
Manuali i WBTplus
2.3 Fjalori
Në fjalor ju mund të ndryshoni çdo fjalë të fjalorit apo të shtoni (me butonin e djathtë të
miut > Inserto objektin > Kartela e fjalorthit) dhe fshini përmbajtjet.
Hapet dritarja:
Vendosni termin e fjalorit tek Fjalë kyçe si dhe grafikun apo linkun në fushën e tekstit te
Përshkrimi. Nëse përshkrimi është tekst i gjatë atëherë paraqitet automatikisht një shirit i
gjatë që mundëson leximin e papenguar.
Aplikimet e linqeve shpesh përdoren për t’i thirrur përcaktimet nga fjalori, për të ofruar
shpjegime shtesë.
19
Manuali i WBTplus
Në të kundërtën, ato nuk shihen në pemën e navigimit por vetëm në dritaren e navigimit
dhe në mënynë rënëse të indeksit.
20
Manuali i WBTplus
Në dritaren e hapur, zgjedhni llojin e faqes nga lista e shablloneve (ana e majtë e dritares).
21
Manuali i WBTplus
Pastaj përcaktoni opsionet si Titulli i faqes, Inserto: para ose pas faqes aktuale, Opsionet
tjera si dukshmëria në pemën e navigimit dhe nëse dëshironi që faqja të jetë aktive dhe
Lloji i faqes (faqe informuese apo ushtrim testi).
Pasi t’i zgjedhni të gjitha këto opsione, klikoni në Inserto faqen. Faqja e re do të vendoset
në pozitën që e keni përcaktuar në bazë të opsioneve në dritaren e insertimit të faqes.
22
Manuali i WBTplus
Për ta fshirë një faqe, së pari klikoni në faqen e caktuar dhe më pas klikoni me tastin e
djathtë të miut brenda editorit të navigimit.
Zgjedhni Fshi të dhënën dhe pasi të hapet dritarja në figurën më poshtë, zgjedhni opsionin
OK. Nëse dëshironi ta anuloni realizimin e kësaj komande, zgjedhni opsionin Cancel.
23
Manuali i WBTplus
Për shkaqe sigurie, faqet e fshira do të ruhen në Recycle Bin. Në këtë mënyrë, ju mund ta
ri-ktheni faqen/përmbajtjen, të cilën mund ta ripërdorni në një fazë të mëvonshme.
Është e mundur që Recycle Bin përmban fajllin temp.xml. Ky fajll nuk duhet të
ripërdoret asnjëherë! Kjo është një kopje e përkohshme e edituar.
24
Manuali i WBTplus
Nëse keni për të shtuar apo shkruar tekst atëherë e përzgjedhni mundësinë Inserto
objektin > Tekst.
Në këtë mod të editimit, të gjitha fushat e markuara me yll duhet të përmbajnë vlerë
(p.sh. në këtë rast fushat ID dhe Lloji)
25
Manuali i WBTplus
Me këtë veprim e përfundoni vendosjen e tekstit të menduar dhe më pastaj për ta realizuar
veprimin si dhe për ta parë përmbajtjen në dritaren punuese klikoni në Ruaj. Nëse nuk
dëshironi ta ruani këtë tekst, atëherë zgjedhni Anulo dhe konfirmoni pyetjen me OK.
26
Manuali i WBTplus
Çfarëdo ndryshimi që keni bërë, nëse e anuloni veprimin para se ta ruani, ky ndryshim nuk
do të shihet në dritaren punuese.
Nëse e keni zgjedhur opsionin Ruaj, përmbajtja është ruajtur në faqen e dritares punuese
dhe do të duket si në vazhdim:
Në qoftë se edhe pas vendosjes në faqen punuese teksti nuk është i plotë dhe keni nevojë
që ta editoni, atëherë klikoni në butonin e paraqitjes së ID-së (butoni i parë te menyja
e dritares punuese, në të djathtë të Indeksit)
dhe klikoni një herë me tastin e majtë të miut në butonin e ID-së, që paraqitet në pjesën e
sipërme të majtë të tekstit.
Nëse eventualisht ndërroni koncept dhe nuk keni nevojë më për këtë tekst në faqen
punuese, atëherë hyni në modin e editimit dhe te dritarja e Karakteristikave të objektit e
shtypni butonin Fshij dhe konfirmoni me OK.
27
Manuali i WBTplus
Për të insertuar fotografi, pozicionohuni kudo brenda faqes punuese dhe fillimisht shtypni
tastin e djathtë të miut për të paraqitur menynë ndihmëse. Më pastaj përzgjedhni
mundësinë Inserto objektin > Grafiku.
Vëreni me këtë rast se Lloji i objektit është Graphic e jo Text. Grafikun mund ta
përzgjedhni nga follderi i Projektit nëse e keni ruajtur paraprakisht aty, apo ta kërkoni kudo
në hapësirë të diskut. Nëse saktësisht jeni në dijeni se cilën përmbajtje do ta prezantoni
dhe grafikët që do ta përcjellin këtë përmbajtje, është mirë që të gjithë grafikët fillimisht t’i
vendosni në follderin e projektit, në mënyrë që të kurseni në kohë duke iu qasur atyre më
shpejt. Në çdo rast pasi të hapet dritarja si më lartë, shtypni butonin në të djathtë të
pozicionit Emri i fajllit.
28
Manuali i WBTplus
Nëse grafiku nuk gjendet në këtë follder, atëherë kërkimin në disk e vazhdoni duke e
shtypur Browse... Kur ta keni gjetur grafikun e kërkuar shtypni ngarko për ta sjell grafikun
në këtë follder të projektit. Të njëjtin grafik e bashkëngjitni në faqen punuese duke e
shtypur butonin Ruaj. Në dritaren e karakteristikës së objektit e shtypni edhe njëherë
butonin Ruaj për ta prezantuar në faqen punuese.
Në qoftë se edhe pas vendosjes në faqen punuese grafiku nuk është i plotë dhe keni
nevojë që ta editoni, atëherë shtypni butonin e paraqitjes së ID-së si dhe klikoni një
herë me tastin e majtë të miut në këtë ikonë që paraqitet në pjesën e sipërme të majtë të
grafikut. Me këtë hyni përsëri në dritaren e Karakteristikave të objektit.
29
Manuali i WBTplus
30
Manuali i WBTplus
• top
• bottom
• top
• bottom
parazgjedhur (e vërtetë).
tanishme.
Po ashtu mund të editohen edhe fushat: pozicioni, gjerësia, lartësia, përshkrimi dhe
legjenda. Pasi ti bëni ndryshimet e dëshiruara prapë e shtypni butonin Ruaj, për t’i pranuar
ndryshimet shtesë të bëra. Kështu e përsëritni veprimin, derisa të shihni grafikun e
paramenduar në faqen e dritares punuese. Nëse eventualisht ndërroni koncept dhe nuk
keni nevojë më për këtë grafik në faqen punuese, atëherë hyni në modin e editimit dhe te
dritarja e Karakteristikave të objektit shtypni butonin Fshij dhe konfirmoni me OK.
Zmadhimin/zvogëlimin e fotografisë mund ta bëni direkt nga faqja punuese, duke klikuar
në butonin Hap pamjen dizajnuese , zgjedhur fotografinë dhe pastaj duke lëvizur në
këndin e poshtëm të katrorit të kuq. Pasi ta kryni këtë operacion, klikoni sërisht në butonin
Hap pamjen dizajnuese dhe ruani ndryshimet e bëra.
31
Manuali i WBTplus
Insertimi i zërit/audio bëhet duke klikuar me tastin e djathtë të miut, kudo brenda
përmbajtjes mësimore, e më pas duke zgjedhur opsionin Inserto objektin>Audio ose duke
klikuar direkt në ikonën Audio Edit.
Në Editorin e zërit mund ta zgjedhni emrin e fajllit, duke klikuar në . Nga dritarja që
hapet, mund ta ngarkoni ndonjë fajll të ri, apo mund ta përzgjedhni ndonjë fajll ekzistues.
Këto janë karakteristikat që duhet t’I ketë audio fajlli: Formati i fajllit: mp3,
shpejtësia e transferimit të të dhënave: 64kb/s, 44kHz mono
Për secilën faqe të përmbajtjes mësimore, duhet të krijohet nga një audio fajll i
veçantë (me të njëjtat karakteristika të përshkruara më lartë). Në bazë të
përshkrimit më lartë, bëhet insertimi i këtyre fajllave në secilën prej këtyre faqeve.
32
Manuali i WBTplus
Insertimin e videos mund ta bëni duke klikuar në ikonën ose duke klikuar me tastin e
djathtë të miut kudo brenda faqes dhe duke zgjedhur opsionin Inserto Objektin > Video.
Pasi të hapet dritarja Karakteristikat e objektit, në kuadër të Emri i fajllit, e zgjedhni video
fajllin tuaj dhe e ruani ndryshimin duke klikuar në Ruaj. Brenda dritares Karakteristikat e
objektit mund t’i bëni modifikimet e caktuara të videos, si: ID (numri identifikues i fajllit),
gjerësia dhe lartësia, pozicioni x dhe y, përshkrimi, etj.
33
Manuali i WBTplus
Për ta vendosur videon direkt nga YouTube, së pari duhet të insertohet editori për tekst
Inserto Objektin > Tekst.
Në anën tjetër, hapeni videon në YouTube. Nën video, klikoni Share, e pastaj Embed dhe
kopjojeni kodin si në figurën më poshtë (Copy).
3) Para se ta mbyllni këtë dritare, klikoni në HTML-Filter, për ta hequr filterin e HTML-
së (si në figurën më poshtë) dhe ruajini këto ndryshime.
34
Manuali i WBTplus
Në mënyrë të ngjashme mund të vendosni video edhe nga web-faqet tjera (si Vimeo, etj),
që e kanë mundësinë Share video.
Ashtu si çdo objekt tjetër, edhe animacionet insertohen në mënyrë të ngjashme. Klikoni
me tastin e djathtë të miut kudo brenda dritares së përmbajtjes mësimore dhe zgjedhni
opsionin Inserto Objektin > Animacion.
Në dritaren e hapur Karakteristika e objektit, shfaqen disa opsione, si: Lloji (Graphic
Template), Pozicioni X, Y, Vonesë në nisje (nëse animacioni dëshironi të shfaqet pas një
kohe të caktuar), Përsëritje (nëse dëshironi ta përsërisni animacionin), Pauzë ndërmjet
ilustrimeve (kur vendosni më shumë fajlla dhe dëshironi të paraqisni pauzë ndërmjet
ilustrimeve), Emri i fajllit 1, 2, 3… (emrat e fajllave).
35
Manuali i WBTplus
36
Manuali i WBTplus
Insertimin e flash animacioneve (fajllave .swf) mund ta bëni duke klikuar në ikonën ose
duke klikuar me tastin e djathtë të miut kudo brenda faqes dhe duke zgjedh opsionin
Inserto Objektin > Animacion-flash.
Në dritaren e hapur Karakteristikat e objektit, zgjedhni fajllin tek Emri i fajllit. Siç shihet në
figurën më poshtë, maksimumi i fajllave që mund t’i vendosni është dy. Siç mund të vëreni,
Lloji i objektit është Flash, ndërsa Lloji është Flash Landscape. Më pas rregulloni
parametrat tjerë, si pozicionimin, gjerësinë dhe lartësinë e flash-animacionit. Në fund ruani
ndryshimet e bëra.
37
Manuali i WBTplus
Linku mund të paraqitet si tekst apo fotografi që lidhet me një faqe interneti, pop-up tekst,
fotografi, video, zë apo fjalë nga fjalori.
Për të insertuar link që lidhet me një faqe në internet, duhet t’i ndjekni hapat në vijim:
Hapi 1
Shembull:https://www.khanacademy.org/math/pre-algebra/fractions-pre-alg
Hapi 2
Brenda dritares së Editorit të tekstit, zgjedhni tekstin apo imazhin që dëshironi ta lidhni dhe
klikoni në shenjën .
38
Manuali i WBTplus
• Lloji: (standard)
• Komanda: Shfaq elementin
• Elementi: ID – emri (e zgjedhni elementin qe e keni krijuar në hapin 1)
Ruani ndryshimet e bëra duke klikuar në Ruaj dhe kthehuni në faqen e përmbajtjes
mësimore.
Hapat për krijimin e një linku që paraqitet si një pop-up tekst janë përshkruar si në vijim:
39
Manuali i WBTplus
Hapi 1:
Hapi 2
Kthehuni te teksti që e keni paraqitur brenda faqes, dhe selektoni tekstin brenda Editori i
tekstit dhe lidheni atë në mënyrë të ngjashme sikur në Hapin 2 të 3.3.8 Insertimi i linqeve.
40
Manuali i WBTplus
Brenda Fjalorit, klikoni me tastin e djathtë të miut dhe zgjedhni Inserto objektin > Kartela e
fjalorthit
Kështu është krijuar linku brenda tekstit që lidhet me termin në fjalor. Ruani ndryshimet e
bëra duke klikuar në Ruaj.
41
Manuali i WBTplus
Siç shihet nga fotografia më lartë, në listën e shfaqurtëobjeketeve të kësaj faqe,dy objekte
janë tekst, një fotografi dhe një link. Nëse dëshironi ta modifikoni cilindo prej këtyre
objekteve, së pari e zgjedhni atë objekt. Pastaj brenda dritares Karakteristikat e objektit,
mund t’i bëni modifikimet e duhura.
Fillimisht në faqen punuese nevojitet një grafik, të cilit do ti përcaktohet veprimi i lëvizjes.
Tashmë e dini se si ta sjellni një grafik në fletën punuese. Pra, klikoni në tastin e djathtë të
miut në faqen punuese dhe përzgjedhni Inserto objektin > Grafiku. Te emri i fajllit,
vendosni emrin e grafikut, lëvizjen e të cilit do ta përcjellni. Kur grafiku të paraqitet në
faqen punues, atëherë me klikim të tastit të djathtë të miut, kudo në faqen punuese
përzgjidhni Kronologjia e faqes. Ju shfaqet dritarja e veprimit (aksionit) si në vazhdim:
42
Manuali i WBTplus
Vazhdoni që të krijoni periudha të reja dhe aksione të reja për ta realizuar mendimin e
plotë të lëvizjes së objektit në faqen punuese. Në Periudhën 3 përzgjedhni si veprim
Pauzën dhe si Parametër 1 një vlerë (p.sh. 60). Me këtë rast objekti i cili lëviz në
periudhën e parë tani në këtë të dytën bën një ndalje për të vazhduar në aksionin e
Periudhës 3 ku përsëri e keni përzgjedhur Lëvizja e objektit në, dhe i keni vendosur
koordinatat e reja të objektit g1001a në fushën e Parametri 2.
Nëse realizimi ka kuptim dhe konsideroni se nuk keni më çfarë të ndryshoni, atëherë
klikoni Ruaj, në të kundërtën zgjedhni Anulo ashtu që ndryshimet të mos merren parasysh
dhe të mos procedohen. Në qoftë se nuk keni ekzekutuar ndonjë ndry m, atëherë vetëm e
shtypni X për mbylljen e dritares.
43
Manuali i WBTplus
Ndërsa, në faqen punuese trajektorja e lëvizjes së objektit për këtë model do të duket si:
Veprime të tjera që mund të zgjedhni janë edhe Fsheh objektin dhe Shfaq objektin.
Nëse ndonjë veprim apo periudhë ju duket e tepërt në model, atëherë ato mund ti fshini
duke klikuar butonin për fshirje në anën e majtë , pasi të pozicionoheni me kursor në
hapësirën e duhur.
44
Manuali i WBTplus
Në listën e shfaqur mund ta zgjedhni cilindo version të faqes, duke klikuar në Rivendos
versionin.
45
Manuali i WBTplus
• Dotë gjeni informata për formën e menaxhimit të evaluimit të kuizit dhe të testit
Në vazhdim gjeni më shumë shpjegime për llojin, formën dhe mënyrën e krijimit dhe
paraqitjes së secilës formë ndaras.
Pasi është shpjeguar një njësi mësimore (është vendosur përmbajtja e menduar), atëherë
njohuritë e fituara mund të përforcohen nëpërmes kuizit. Për këtë veprohet si në vazhdim:
shtypni butonin e navigimit ( ) për të hyrë në strukturën e përmbajtjes së materialit dhe
për të vendosur faqen e kuizit me formën e zgjedhjes së vetme. Dritarja e navigimit duket
si më poshtë:
46
Manuali i WBTplus
Për ta vendosur zgjedhjen e vetme tërhiqni (kopjoni) nga shablloni në faqen e djathtë dhe
vendosni (bashkëngjitni) në anën e majtë të navigimit nën përmbajtjen, aty ku jeni të
interesuar/a ta formësoni pyetjen. Kështu veproni për aq faqe sa dëshironi ti bashkëngjisni
si pjesë të kuizit. Pastaj shtypni butonin Ruaj dhe mbyll në fletën e navigimit. Dukja e faqes
pasi që të ruhet në projekt do të duket:
Editoni titullin, tekstin, grafikën dhe opsionet sipas dëshirës dhe nevojës së detyrës. Në
rastin e mëposhtëm është ndërruar/edituar Titulli, Grafika dhe Opsionet.
Me klikim në editor të Titullit hapet dritarja e karakteristikës së objektit. Lloji i objektit është
Text. Në hapësirat e pozicionit vendosni koordinatat dhe në përmbajtje shënoni
47
Manuali i WBTplus
përmbajtjen e dëshiruar. Shtypni butonin Ruaj dhe vazhdoni të editoni grafikën me klikim
në editor të Grafikës.
Me këtë rast hapet dritarja e karakteristikës së objektit të radhës me llojin Graphic. Shtypni
në hapësirën e djathtë te emri i fajllit ( ) dhe insertoni grafikën që ju intereson. Në
dritaren e djathtë Shikimi paraprak i objektit vlerësoni nëse grafika e plotëson pritshmërinë
për pyetjen e kuizit. Nëse dëshironi që kjo grafikë ti bashkëngjitet pjesës tjetër të
përmbajtjes në dritaren e faqes punuese klikoni në butonin Ruaj. Në të kundërtën, nëse
eventualisht vendosni se nuk keni nevojë për grafikë, atëherë mund ta fshini komplet
grafikën duke klikuar në butonin Fshij.
48
Manuali i WBTplus
derisa në menynë rënëse të përgjigjes zgjedhni në mes të mundësive E/I saktë dhe E/I
pasaktë. Në përmbajtje (shih fushën Përmbajtja) shënoni përmbajtjen tekstuale që e ofroni
si përgjigje (në anën e djathtë-editori i tekstit).
Vendosi te fusha e përgjigjes E/I saktë përgjigjen që mendoni ta jepni si opsionin e vetëm
të saktë. Te të gjitha të tjerat vendosni E/I Pasaktë. Kështu, vetëm një zgjedhje mbetet e
saktë dhe të tjerat të pasakta.
49
Manuali i WBTplus
Me klikim në fushën e saktë merrni përgjigjen E saktë dhe lejohet të vazhdoni më tutje në
faqen e radhës. Nëse fusha e klikuar është e pasaktë, lejohet edhe një tentim. Nëse
përsëri gaboni në dhënien e përgjigjes, atëherë zbulohet përgjigjja e saktë dhe lejohet
vazhdimi në faqen e radhës.
Shtimin e Opsioneve e realizoni duke e shtypur butonin e djathtë të miut dhe pastaj
Inserto objektin > Përgjigje alternative.
50
Manuali i WBTplus
51
Manuali i WBTplus
Përsëri editoni titullin, tekstin, grafikën dhe opsionet sipas nevojës së detyrës, për të fituar
pamjen e dëshiruar, p.sh.:
Me klikim në fushat e sakta merrni përgjigjen E saktë dhe lejohet të vazhdohet më tutje në
faqen e radhës. Nëse njëra fushë e klikuar është e pasaktë, lejohet edhe një tentim. Nëse
përsëri gaboni në dhënien e përgjigjes, atëherë zbulohet përgjigjja e saktë dhe lejohet
vazhdimi në faqen e radhës. Ky kusht është i përcaktuar në Feedback dhe mund të
ndryshohet.
52
Manuali i WBTplus
Përsëri editoni titullin, tekstin, grafikën (burimin) dhe opsionet (targetin) sipas nevojës së
detyrës, për të fituar pamjen e dëshiruar, p.sh.:
Me tërheqje të grafikës tek opsionet përkatëse merrni përgjigjen E saktë dhe lejohet të
vazhdoni më tutje në faqen e radhës. Nëse njëri kombinim është i pasaktë, njoftoheni se
tentimi është i pasaktë dhe ofrohet mundësia për ta zbuluar përgjigjen e saktë. Më pastaj
lejohet vazhdimi në faqen e radhës.
53
Manuali i WBTplus
Gjatë editimit të opsionit (lloji i objektit: Targeti) duhet të dakordoni fushat e: pozicionit,
lartësisë, gjerësisë, gjerësisë së kornizës, ngjyrës së kornizës, ngjyrës në prapavijë,
radhitjes së tekstit, emrit të fajllit, dhe tekstit. Plotësimi i të gjitha këtyre fushave është i
lehtë dhe i thjeshtë brenda dritares.
Procedura e njëjtë përdoret edhe për formën ‘tërhiq dhe lësho – caktimi i tekstit’. Në të dy
rastet, kujdes të theksuar duhet kushtuar fushës së targetuar te lloji i objektit – Burimi
sepse kjo është fusha që përmban saktësinë e lidhjes në mes të burimit dhe targetit.
54
Manuali i WBTplus
Plotësimi i hapësirës së menysë rënëse pas përzgjedhjes nga shablloni dhe ruajtjes në
dritaren punuese do të duket si më poshtë:
Pasi të editoni titullin, tekstin si dhe objektin e menysë rënëse sipas kërkesës së detyrës,
55
Manuali i WBTplus
Nëse jepet përgjigjja e saktë në pyetjen e kuizit, pas shtypjes së butonit OK do të pranoni
përgjigjen , në të kundërtën përgjigjen .
Mund të shtoni edhe një meny rënëse nëse në vazhdim të tekstit në editor të tekstit e
shtypni butonin dhe e bëni plotësimin e të dhënave të nevojshme.
56
Manuali i WBTplus
Plotësimi i hapësirës së tekstit të lirë pas përzgjedhjes nga shablloni dhe ruajtjes në
dritaren punuese do të duket si më poshtë:
Nëse editoni tekstin (lloji i këtij objekti është Tekst), në karakteristikat e objektit vëmendjen
duhet ta mbani te fusha përmbajtja ku mund të bëni ndryshimet e nevojshme në lidhje me
karakteristikat e tekstit të lirë (i1) nëse klikoni në objekt.
Në këtë rast hapet dritarja e karakteristikës së objektit, lloji i të cilit është Input. Te fusha
Përgjigje shënoni tekstin e lirë të cilin prisni ta pranoni si përgjigje të saktë në kuiz. Pasi të
përfundoni editimin shtypni butonin Ruaj për të dal në dritaren punuese (në faqen aktuale
të kuizit).
57
Manuali i WBTplus
58
Manuali i WBTplus
Për t’iu përshtatur kërkesave të përmbajtjes së projektit mësimor: editoni titullin, tekstin
dhe fushat sipas nevojës.
Më poshtë shihen karakteristikat e objektit të fushave, ku lloji i objektit është Fusha - Field.
Në hapësirën Përmbajtja shënoni përmbajtjen që mendoni se e shpjegon fushën. Vëreni
me kujdes fushën Përgjigje ku duhet pasur kujdes ID-në e fushës të cilën e vendosni në
mënyrë që pastaj lidhja të jetë korrekte. Kështu veproni me të gjitha fushat një nga një deri
sa ti realizoni të gjitha lidhjet e fushave.
59
Manuali i WBTplus
Lidhja e fushave bëhet duke klikuar fushën në anën e majtë dhe pastaj në atë përkatëse të
anës së djathtë që mendohet se e plotëson relacionin lidhës.
Me lidhje korrekt të fushave si përgjigje merrni përgjigjen E saktë dhe lejohet të vazhdohet
më tutje në faqen e radhës. Nëse gaboni në lidhje të fushave, njoftoheni se tentimi është i
pasaktë dhe ofrohet mundësia për ta zbuluar përgjigjen e saktë. Më pastaj lejohet
vazhdimi në faqen e radhës.
60
Manuali i WBTplus
Nëse te navigimi nën follderin Test klikoni në Zgjedhje e vetme, atëherë në dritaren e
karakteristikave që hapet është e nevojshme që të siguroheni se është bërë përzgjedhja
e Llojit të faqes: Ushtrime testi. Startimi dhe vlerësimi i testit duhet të jenë: Faqe
informuese ose me ushtrime.
61
Manuali i WBTplus
Shtypni butonin Prano te dritarja e karakteristikave. Pastaj shtypni butonin Ruaj dhe mbyll
në dritaren e navigimit.
Në editor të projektit editoni Titullin, Tekstin, Grafikën dhe Opsionet sipas dëshirës dhe
nevojës së detyrës, sikurse në rastin e kuizit.
62
Manuali i WBTplus
Në këtë rast, përgjigjen e kalimit të testit e shihni në faqen e vlerësimit të testit, pasi të
plotësohen pyetjet e testit:
Figura 100 - Vlerësimi i testit në mbarim të testit dhe përcaktimi i fushave brenda editorit të tekstit
Të tjera
Fusha e tekstit: Vini re!
63
Manuali i WBTplus
Tabela e Figurave
Figura 1 – Faqja startuese e WBTplus ............................................................................................................... 6
Figura 2 - Kërkimi i projekteve në proces të përgatitjes ..................................................................................... 7
Figura 3 - Kërko projektet ................................................................................................................................... 7
Figura 4 - Krijimi i projekteve .............................................................................................................................. 8
Figura 5 - Administrimi prej krijimit e deri tek eksportimi i projektit .................................................................... 9
Figura 6 - Lista e funksioneve brenda dritares së WBTplus ............................................................................ 10
Figura 7 - Shiriti i funksioneve .......................................................................................................................... 11
Figura 8 - Karakteristikat e objektit ................................................................................................................... 11
Figura 9 - Karakteristikat, Tiparet e të dhënave Meta ...................................................................................... 13
Figura 10 - Navigimi ......................................................................................................................................... 14
Figura 11 - Shabllonet ...................................................................................................................................... 14
Figura 12 - Kërkimi i plotë i tekstit .................................................................................................................... 15
Figura 13 - Manuali i juaj personal (Udhëzuesi për shfrytëzim) ....................................................................... 16
Figura 14 - Pamja e dritares Detyra ................................................................................................................. 16
Figura 15 - Butoni i shënuesit të faqes ............................................................................................................. 18
Figura 16 - Shënuesi i faqes............................................................................................................................. 18
Figura 17 - Butoni i Fjalorit ............................................................................................................................... 19
Figura 18 - Dritarja e fjalorit .............................................................................................................................. 19
Figura 19 - Opsionet në editimin e të dhënave në dritaren e navigimit ............................................................ 20
Figura 20 - Menyja e pemës së navigimit ......................................................................................................... 20
Figura 21 - Insertimi i faqes .............................................................................................................................. 21
Figura 22 - Dritarja e insertimit të faqes ........................................................................................................... 22
Figura 23 - Fshirja e faqes përmes Navigimit ................................................................................................... 23
Figura 24 - Fshirja e faqes brenda dritares së navigimit .................................................................................. 23
Figura 25 - Operacioni i fundit gjatë fshirjes së faqes ...................................................................................... 24
Figura 26 - Insertimi i objektit ........................................................................................................................... 25
Figura 27 - Insertimi i tekstit ............................................................................................................................. 25
Figura 28 - Lloji i tekstit ..................................................................................................................................... 26
Figura 29 - Pozicioni i tekstit ............................................................................................................................. 26
Figura 30 - Radhitja e tekstit dhe insertimi i aksionit ........................................................................................ 26
Figura 31 - Teksti brenda faqes punuese ......................................................................................................... 27
Figura 32 - Paraqitja e ID-së ............................................................................................................................ 27
Figura 33 - Pamja e tekstit pas insertimit ......................................................................................................... 27
Figura 34 - Fshirja e tekstit ............................................................................................................................... 27
Figura 35 - Operacioni i fundit gjatë fshirjes së tekstit...................................................................................... 28
Figura 36 - Insertimi i fotografisë ...................................................................................................................... 28
Figura 37 - Ngarkimi i fotografive në projekt .................................................................................................... 29
Figura 38 - Ndërrimi i llojit të grafikut ................................................................................................................ 29
64
Manuali i WBTplus
65
Manuali i WBTplus
Tabelat
Tabela 1. Informatat për projektin e ri --------------------------------------------------------------------------------------------- 8
Tabela 2. Tabela e funksioneve -------------------------------------------------------------------------------------------------- 31
66