You are on page 1of 4

PARATHËNIE

Shoqëritë bashkëkohore arsimin e konsiderojnë ndër pasuritë më të rëndësishme të njerëzimit dhe


përpiqen të gjurmojnë potencialin e tij të plotë, në mënyrë që t’u ndihmojnë njerëzve të ballafaqohen
me sfidat e botës së sotme.

Pas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re për t’iu bashkangjitur
rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma e planprogramit është një
reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi i reformës së planprogramit synon rritjen
e cilësisë së arsimit dhe barazisë në gëzimin e dobive që ofron ai për të gjithë nxënësit dhe inkuadrimin e
sistemit të arsimit në rrjedhat aktuale që kanë të bëjnë me reformat e arsimit në sistemet tjera të
përparuara. Nevojat e përhershme për ristrukturimin e shkollimit dhe për ripërkufizimin e qëllimeve dhe
objektivave të tij, lidhen me ndryshimet që shfaqen në shoqëri, ekonomi, politikë, shkencë e teknologji.

Në planprogramet për arsimin profesional të Kosovës gjerësia dhe thellësia e formimit të nxënësve
shikohen si një proces integral që përmbledhë dimensionin e përgjithshëm të njeriut, dimensionin
shoqëror të qytetarit dhe dimensionin profesional të punëtorit, të pajisur me dije, shprehi dhe vlera të
shumëfishta. Nxënësit do të ndjekin lëndë të përgjithshme dhe profesionale. Në këtë mënyrë, MASHT
synon të zhvillojë një kulturë të përgjithshme unike për të gjithë nxënësit që përfundojnë shkollat
profesionale.

Programet e reja të lëndëve të përgjithshme, së bashku me ato të lëndëve e të praktikave të ndryshme


profesionale, do të sigurojnë një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së përgjithshme dhe
profesioneve të ndryshme gjatë tri viteve të shkollimit profesional, duke synuar të përgatisin brezin e ri
si qytetarë të ardhshëm të një shoqërie të lirë e demokratike, të aftë për t’u ballafaquar me sfidat e
zhvillimit kulturor e ekonomik dhe me kërkesat e tregut të punës, kërkesave universitare në shkallë
vendi, rajoni e më gjerë.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë i fton të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e
shkollave profesionale, specialistët, prindërit, nxënësit dhe të gjithë të interesuarit për zhvillimin e
sistemit të Arsimit të Mesëm të Lartë Profesional të Kosovës të japin ndihmesën e tyre për ngritjen e
nivelit të këtyre shkollave në nivel të shkollave përkatëse evropiane e më gjerë, sa u përket parametrave
e standardeve.

Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata ekspertë që me përkushtim të madh punuan në


rishikimin e planprogrameve ekzistuese.

Prishtinë, Maj 2014

PSE DUHET TË HAPET KY PROFIL ?


Qysh prej njeriut të parë e këndej metalet kanë qenë në fokuesin kryesor për arritjen e të mirave
materiale për jetën e njëriut, gjë e cila vërehet edhe në kohën më bashkohore të ditëve të sotme të
inovacioneve të shumta teknike – teknologjike, të cilat do të ishin të pa arritshme pa prezencën e
ekspertve të lamisë metalo-përpunuese.

Zhvillimet e mëdhaja teknike – teknologjike i detyrojnë punëdhënësit gjithmonë e më tepër të


interesohen për individë të cilët janë të rinjë, përgjegjës dhe fleksibil në fushat e tyre përkatëse
profesionale në tregun vendore dhe atë ndërkombëtar.

Ky profil ka për qëllim që ti aftësoj të rinjët me njohuri, aftësitë dhe kompetencat të cilat ndikojnë në
përsoshmërinë profesionale dhe vlerësohen lartë nga punëdhënësi, dhe ndikon në mundësin e rritjes
ekonomike të vendit.

Kërkesat për punëtor të cilët din të manipulojnë, të operojn dhe ti programojn makinat klasike dhe
ato kompjuterike për përpunimin e metaleve është e madhe si në Kosovë ashtu edhe jasht vendit.

Makinat me dirigjim kompjuterik përveqë përdorimit për përpunimin e metaleve, gjejnë përdorim edhe
në industrinë e mobileve si dhe në industrin e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga druri dhe plastika.
Andaj kërkesat e tregut të punës për kuadro të këtij profilit janë të mëdha.

PËRMBAJTJA

I. Parathënie.

II. Korniza e programit mësimor profesional për profilin “Dirigjimi kompjuterik i makinave ”, Niveli I
dhe II.

III. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale për
Nivelin I

a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 10.

1. Materialet teknike

2. Vizatim teknik

3. Mekanikë teknike

4. SolidWorks

5. Teknologjia e përpunimit
b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 10.

1. Matja, kontrolli dhe shënimi

2. Punime axhusterie

3. Shpimi me makina shpuese

4. Saldimi me hark elektrik me dorë

5. Saldimi me gaz

c) Programet e lëndëve profesionale, kl. 11.

1. Elektroteknikë dhe elektronikë

2. Hidraulik dhe pneumatik

3. Detalet e makinave

4. Teknologjia e dirigjimit kompjuterik I (Tornot)

5. Proenginer

d) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 11.

1. Tornimi gjatësor i sipërfaqeve cilindrike.

2. Tornimi ballorë i shkallëzuar dhe zmusimi.

3. Shpimi në torno me punto

4. Punimi i filetove në torno

5. Tornimi i sipërfaqeve konike.

6. Frezimi i sipërfaqeve të rrafshëta.

7. Frezimi i kanaleve të drejtë dhe të profiluar

IV. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale për
nivelin II.

a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 12.

1. Proenginer

2. Teknologjia e dirigjimit kompjuterik II (Frezim)

3. Automatizim dhe Robotikë


4. Programim ne makinave me dirigjim kompjuterikë

5. Teknologjia e makinave kompjuterike të dirigjuara

b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 12.

1. Matja dhe kontrolli i tolerancave të formës dhe pozitës të elementeve të makina kompjuterik të
dirigjuara

2. Tornimi i sipërfaqeve të profiluara.

3. Tornimi i boshteve të gjata.

4. Tornimi i pjesëve ekscentrike.

5. Frezimi i kanaleve me makinë frezuese.

6. Shpimi në frezë.

7. Punimi i dhëmbëzorëve me frezim.

8. Punimi i elementeve të veglave dhe makinave

You might also like