You are on page 1of 2

Universiteti Mbretëror ILIRIA

Shkenca Kompjuterike - Informatikë e Aplikuar

PROGRAMI BACHELOR
SHKENCA KOMPJUTERIKE - INFORMATIKË E APLIKUAR

Kohëzgjatja: 3 vite
ECTS: 180

Programi Informatikë a Aplikuar ofron njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike nga fusha e informatikës së aplikuar të
nevojshme për të punuar profesionalisht në bizneset që kanë të bëjnë me teknologji informative dhe me implementimin e
tyre për të qeverisur bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një spektri të gjerë.
Programi ofron mundësi që studentët të pajisen me dije dhe shkathtësi sipas dimensioneve të përparuara të ekonomisë së
tregut. Dija e ofruar nga fusha e informatikës së aplikuar do t’ju mundësojë studentëve që ato vetë të aplikojnë
njohurit nga informatika për menaxhim sa më të efektshëm.
Aftësimi i studentëve në laborator kompjuterik do t’ju ofrojë mundësi studentëve që të fitojnë shkathtësitë e nevojshme
praktike.
Studentët do të fitojnë shkallë të lartë të njohurive nga: Programimi, Softveri aplikativ, Menaxhimi i Bazave të të dhënave,
Projektimi i sistemeve të informacionit, teknologjitë multimediale, menaxhmenti, financat, analizat makroekonomike,
mikroekonomia, aftësi të të shkruarit dhe të shprehurit të njohurive, menaxhimi me resurset humane, dhe fusha tjera që
mundësojnë kompletimin e njohurive për të menaxhuar në një spektër të gjërë në një nivel mjaft të avansuar.
Lidhja e fortë e njohurive teorike me aftësimin e tyre në praktikë është bazë e punës së këtij fakulteti. Përkatësisht, studentët
do të jenë të aftë që të dijnë të menaxhojnë me sukses në kushtet e ekonomisë së tregut duke ditur që të përshtasin veprimet e
tyre menaxhuese karshi kërkesave dhe specifikave që ndodhen në Kosovë. Ndërkaq, aftësitë e fituara nga lëmia e
informatikës do të ngrisë nivelin menaxhues të studentëve në një shkallë shumë më të lartë.
Me njohuritë e fituara në këtë fakultet, studentët do të aftësohen për të punuar me sukses: në aktivitetet biznesore, në
menaxhimin e sistemeve informatike, në menaxhim të ndërmarrjeve private dhe publike, në menaxhim të bankave,
institucioneve publike, aftësime nga lëmia e informatikës e sidomos nga lëmia e programimit, punë në institute kërkimore,
institute për consalting dhe shërbime të ndryshme mbështetëse të biznesit.

VITI I PARË

Lëndët e obligueshme
1 Bazat e biznesit
2 Matematika
3 Teknologji informacioni
4 Algoritmet me principe të programimit
5 Kontabiliteti
6 Gjuha angleze I

Lëndët zgjedhore (tre nga lëndët e mëposhtme)


7 Bazat e elektroteknikës
8 Shkrimi akademik I
9 Softver aplikativ
10 Menaxhimi i resurseve humane
11 Interneti
12 Matematika II
13 Lëndë opcionale

VITI I DYTË

Lëndët e obligueshme
1 Mikroekonomia I
2 Statistika
3 Biznesi elektronik
4 Bazat relacionale të të dhënave
5 Informatika e biznesit
6 Projektimi i bazave të të dhënave
7 Programimi
http://www.uiliria.org/cms _PDF_POWERED _PDF_GENERATED 4 September, 2010, 09:58
Universiteti Mbretëror ILIRIA

Lëndët zgjedhore (tre nga lëndët e mëposhtme)


8 Bazat e elektronikës
9 Menaxhment
10 Qarqet kompjuterike
11 Gjuha angleze II
12 Marketingu
13 Lëndë opcionale

VITI I TRETË

Lëndët e obligueshme
1 Programimi transact-SQL
2 Arkitektura dhe organizimi i kompjuterëve
3 Sisteme informacioni të menaxhmentit
4 Mësimi praktik
5 Punim diplomë
6 Sistemet operative
7 Rrjetat kompjuterike

Lëndët zgjedhore (katër nga lëndët e mëposhtme)


8 Aplikimi i kompjuterëve
9 Programimi i orientuar në objekte
10 Teknologjitë multimediale të bazuara në XML
11 Teknika e instrumenteve matëse
12 Qeverisja elektronike
13 Lidershipi
14 Sistemet intelligjente multimediale
15 Gjuhë angleze III
16 Lëndë opcionale

http://www.uiliria.org/cms _PDF_POWERED _PDF_GENERATED 4 September, 2010, 09:58

You might also like