You are on page 1of 18

1. Rretho përgjigjen e saktë.

Në cilin grup futen metalet: Bakri, Nikeli, Plumbi,


Zinku dhe Kallai:
(1 pikë)
A) Metalet e lehta
B) Metalet e ralla
C) Metalet e çmueshme
D) Metalet e rënda

Përgjigje: D

2. Rretho përgjigjen e saktë. Giza prodhohet në:


(1 pikë)
A) Furrën elektrike
B) Furrën Martin
C) Konvertorin Basemer
D) Konvertorin Tomas

Përgjigje: A

3. Në cilën nga furrat e mëposhtme nuk prodhohet çeliku:


(1 pikë)
A) Furrënaltë
B) Furrë elektrike
C) Furrë Martin
D) Konvertor Tomas

Përgjigje: A

4. Shkruaj tri llojet e çeliqeve që përdoren për prodhimin e veglave prerëse:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Çeliqet me karbon për vegla
• Çeliqet e lidhura për vegla
• Çeliqet shpejtprerëse

5. Shkruaj tri nga vetitë mekanike të materialeve metalike:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje: Tri nga të mëposhtmet:


• Qëndrueshmëria mekanike
• Elasticiteti
• Plasticiteti
• Qëndrueshmëria në goditje
• Fortësia

6. Shkruaj tri nga vetitë teknologjike të materialeve metalike:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________
Përgjigje: Tri nga të mëposhtmet:
• Rrjedhshmëria
• Farkëtushmëria
• Saldushmëria
• Kalitshmëria
• Përpunueshmëria me prerje

7. Shkruaj dy format e trupit futës për provën Brinel:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Sferike
• Konike

8. Shkruaj dy nga provat kryesore teknologjike që i bëhen materialeve metalike:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje: Dy nga të mëposhtmet:


• Prova në përkulje
• Prova në ngjeshje
• Prova e saldueshmërisë

9. Rendit tri llojet kryesore të gizave:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Giza të bardha
• Giza të hirta
• Giza me veti të veçanta

10. Rendit tri llojet kryesore të gizave me veti të veçanta:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Giza e farkëtueshme
• Giza sferoidale
• Gizat e lidhura

11. Cilat janë dy grupet e çeliqeve, sipas përbërjes kimike?


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Çeliqe me karbon
• Çeliqe të lidhur

12. Cilat janë dy grupet e çeliqeve me karbon, sipas përdorimit?


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Çeliqe me karbon për konstruksione
• Çeliqe me karbon për vegla

13. Cilat janë tri llojet kryesore të çeliqeve të lidhura?


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Çeliqe për konstruksione
• Çeliqe për vegla
• Çeliqe me veti të veçanta fizike dhe kimike

14. Trego intervalin e temperaturave maksimale në të cilat punojnë çeliqet


shpejtprerës:
(1 pikë)
_______________

Përgjigje: 600˚ – 700˚

15. Shkruaj katër llojet më të zakonshme të përpunimit termik të metaleve:


(4 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________
4) __________________________

Përgjigje:
• Pjekja
• Normalizimi
• Kalitja
• Riardhja

16. Trego dy llojet e kalitjeve, nisur nga numri i lëngjeve ftohëse ku bëhet
kalitja:
(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Kalitja vetëm në një lloj lengu ftohës
• Kalitje në dy lloj lëngje ftohës

17. Trego dy mënyrat me të cilat realizohet kalitja sipërfaqësore:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Me flakë oksigjen-acetilen
• Me rrymë me frekuencë të lartë

18. Sipas temperaturës në të cilën realizohet riardhja, ajo ndahet në:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Riardhje në temperaturë të ulët (150˚ – 200˚ C)
• Riardhje në temperaturë të mesme (250˚ – 500˚ C)
• Riardhje në temperaturë të lartë (500˚ – 650˚ C)

19. Çimentimi, azotimi dhe cianizimi janë përpunime:


(1 pikë)
A) Termike
B) Me heqje ashkle
C) Kimike
D) Kimiko-termike

Përgjigje: D

20. Shkruaj tri llojet e çimentimit, nisur nga lloji i mjedisit të çimentimit:
(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Çimentim i ngurtë
• Çimentim i gaztë
• Çimentim i lëngshëm

21. Përkufizo proçesin e çimentimit:


(2 pikë)
Çimentim quhet proçesi _________________________

Përgjigje: … kimiko-termik i difuzimit të atomeve të karbonit në shtresën


sipërfaqësore të detaleve prej çeliku.

22. Sa është përqindja e karbonit në shtresën e çimentuar?


(1 pikë)
A) 8-11 %
B) 2-6.64 %
C) 0.8-1.1 %
D) 0.1-0.4 %

Përgjigje: C

23. Procesi i çimentimit shoqërohet me:


(1 pikë)
A) Riardhje
B) Kalitje
C) Pjekje
D) Normalizim

Përgjigje: B

24. Shkruaj tri nga qëllimet e proçesit të azotimit:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________
Përgjigje: Tri nga të mëposhtmet:
• Rritja e fortësisë së sipërfaqes
• Rritja e qëndrueshmërisë ndaj konsumit
• Rritja e qëndrueshmërisë ndaj gërryerjes
• Rritja e qëndrueshmërisë ndaj lodhjes
• Rritja e qëndrueshmërisë ndaj goditjeve

25. Rretho dy vetitë kryesore të bakrit:


(2 pikë)
A) Është i thyeshëm
B) Është përcjellës i nxehtësisë
C) Ka fortësi të lartë
D) Është përcjelles i mirë i rrymës elektrike
E) Ka qëndrueshmëri të lartë në përkulje

Përgjigje: B, D

26. Shkruaj dy grupet e bronzeve sipas përzerjes kimike:


(2 pikë)
A. __________________________
B. __________________________

Përgjigje:
• Bronze me kallaj
• Bronze speciale

27. Rretho metalin që NUK futet në grupin e metaleve me ngjyra:


(1 pikë)
A) Nikeli
B) Kromi
C) Hekuri
D) Alumini
E) Bakri

Përgjigje: C

28. Shkruaj elementet përbërëse të bronzit të zakonshëm:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Bakri
• Kallai

29. Shkruaj dy nga bronzet speciale, që janë lidhje të bakrit me metale të tjera:
(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje: Dy nga të mëposhtmet:


• Bronze me zing
• Bronze me plumb
• Bronze me alumin
• Bronze me silic

30. Prej cilave metale përbëhet lidhja metalike që quhet tunxh:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Bakër
• Zing

31. Shkruaj tri nga elementet, të cilët i shtohen lidhjes bakër-zing (tunxhit të
thjeshtë), për të marrë tunxhet speciale:
(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje: Tri nga të mëposhtmet:


• Alumini
• Mangani
• Nikeli
• Plumbi
• Silici
• Kallai
• Hekuri

32. Shkruaj dy nga lidhjet e derdhëshme të aluminit:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje: Dy nga të mëposhtmet:


• Lidhjet e aluminit me silikon
• Lidhjet e aluminit me manganin
• Lidhjet e aluminit me disa elemente

33. Shkruaj dy nga metalet që i shtohen aluminit për të marrë duraluminin:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje: Dy nga të mëposhtmet:


• Bakër
• Mangan
• Silic
• Hekur

34. Veshjet që përdoren për mbrojtjen e metaleve nga brejtja, sipas përbërjes
ndahen në:
(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Veshje metalike
• Veshje jometalike

35. Shkruaj dy llojet e lidhjeve të forta:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
Përgjigje:
• Stelitet
• Lidhjet e forta me bazë karburin e volframit

36. Trego tri përbërësit e lidhjeve të forta me bazë karburin e volfranit


(vidiove):
(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Karbon
• Volfram
• Kobalt

37. Shkruaj dy prej mënyrave të derdhjeve, që futen në grupin e derdhjeve speciale:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje: Dy nga të mëposhtmet:


• Derdhja në forma metalike
• Derdhja me trysni
• Derdhja qendërikëse (centrifugale)
• Derdhja me modele të shkrishëm

38. Temperaturat e derdhjes këshillohen në kufijtë:


(3 pikë)
A. Për çeliqet ____________
B. Për lidhjet e bakrit ____________
C. Për gizat ____________

Përgjigje:
A. Për çeliqet 1510˚ – 1600˚ C
B. Për lidhjet e bakrit 950˚ – 1280˚ C
C. Për gizat 1200˚ – 1460˚ C

39. Shkruaj dy lloje produktesh, që prodhohen me anën e procesit të cilindrimit:


(2 pikë)
A. __________________________
B. __________________________

Përgjigje: Dy nga të mëposhtmet:


• Prokate me seksione të ndryshme
• Fletë (llamarina)
• Tuba
• Detale makinash

40. Trego si emërtohen tri këndet e matricës së telëzimit


(3 pikë)

β ________________
2α _______________
γ ________________
Përgjigje:
β – këndi i konit të hyrjes
2α – këndi i konit të punës
γ – këndi i konit të daljes

41. Trego si ndahet farkëtimi i lirë, duke u nisur nga burimi i forcës shformuese:
(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Farkëtim me dorë
• Farkëtim me makina

42. Shkruaj tri nga operacionet kryesore të farkëtimit të lirë:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje: Tri nga të mëposhtmet:


• Zgjatja
• Trashimi
• Shpimi
• Prerja
• Përkulja
• Përdredhja

43. Emërto elementet 6, 8 dhe 11 të vendit të punës të saldatimit me hark elektrik


të treguar në figurë:
(3 pikë)

6 ___________________________
8 ___________________________
11 __________________________

Përgjigje:
6 – Pinca e saldimit
8 – Elektroda
11 – Thithësia e gazrave

44. Shpjego parametrat e formulës së mëposhtme, që gjen zbatim në saldimin me hark


elektrik:
(3 pikë)
I = K x d

Përgjigje:
I – intensiteti i rrymës elektrike në amper
K – koefiçienti që zgjidhet në tabelë në vartësi të diametrit të elektrodës
d – diametri i elektrodës, që zgjidhet në tabelë, në vartësi të trashësisë së
copave që saldohen
45. Shkruaj dy nga rreziqet kryesore gjatë saldimit me hark elektrik:
(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Djegie e lëkurës
• Dëmtim të syve nga ndriçimi
• Goditje nga rryma elektrike
• Spërkatje e metalit të shkrirë
• Dëmtim i shëndetit nga gazrat dhe pluhuri

46. Shkruaj tri llojet e saldimit elektrik me kontakt:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Saldimi me pika
• Saldimi i vijueshëm (me rrula)
• Saldim ballor

47. Për skemën e mëposhtme të saldimit me gaz, emërto pajisjet 2, 4 dhe 8:


(3 pikë)

2 __________________________
4 __________________________
8 __________________________

Përgjigje:
2 – Kanela e saldimit
4 – Pajisja e moskthimit të flakës
8 – Gjeneratori i acetilenit

48. Shkruaj përbri raportit të oksigjenit me acetilenin, llojin e flakës në


saldimin me gaz:
(3 pikë)
A. Flakë___________________

B. Flakë___________________

C. Flakë___________________

Përgjigje:
A. Flakë neutrale
B. Flakë karbonizuese
C. Flakë oksiduese

49. Në cilin rast të saldimit me gaz përdoret flaka oksiduese?


(1 pikë)
A. Në saldimin e çeliqeve
B. Në saldimin e tunxheve
C. Në saldimin e lidhjeve të aluminit
D. Në saldimin e gizave

Përgjigje: B

50. Duke parë paraqitjen e vrimës (fig a) dhe atë të boshtit (fig b), shpjego çfarë
janë:
(3 pikë)

dkv ___________________
dkm ___________________
Tv _____________________

Përgjigje:
dkv – diametri kufitar më i vogël
dkm – diametri kufitar më i madh
Tv – toleranca e vrimës

51. Përcakto pozicionin kundrejt vijës së zeros të tolerancave të shënuara me


shkronjat F, J dhe R:
(3 pikë)
0

Vija e zeros

Përgjigje:

Vija e zeros

52. Trego çfarë bashkimi (çiftëzmi) japin vendosjet e shënuara:


(3 pikë)
A. ___________________

B. ___________________
C. ___________________

Përgjigje:
A. Të papërcaktuar
B. Të lëvizshme
C. Të palëvizshme

53. Për çiftëzimet e dhëna përcaktoni:


(4 pikë)
A. Cilat janë shënuar në sistemin vrimë bazë
B. Cilat janë shënuar në sistemin bosht bazë

1. 2. 3. 4.

Vrimë bazë: ___________________

Bosht bazë: ___________________

Përgjigje:

A. Vrimë bazë ,
B. Bosht bazë ,

54. Shkruani vlerën më të vogël të mesatares arithmetike Ra (psh ) që arrihet në


proçeset:
(3 pikë)
A. Tornim ___________________
B. Barenin ___________________
C. Kalizvarim ___________________

Përgjigje:

A.
B.
C. :

55. Rretho përgjigjen e saktë: Punimi i detaleve me heqje ashkle quhet edhe punim
me përpunim plastik:
(1 pikë)
PO JO

Përgjigje: JO

56. Në cilën nga makinat e mëposhtme metalprerëse, detali (copa) që punohet, nuk
bën asnjë lëvizje?
(1 pikë)
A. Makinat çpuese
B. Makinat tornuese
C. Makinat zdruguese
D. Makinat frezuese

Përgjigje: A

57. Në cilat nga makinat e mëposhtme, detali (copa) që punohet bën lëvizje
rrotulluese?
(1 pikë)
A. Në makinat çpuese
B. Në makinat tornuese
C. Në makinat zdruguese
E. Në makinat frezuese

Përgjigje: B

58. Shkruaj tri llojet e makinave zdruguese:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Limatriçja
• Pjala
• Stokatriçja

59. Shkruaj tri elementet e regjimit të prerjes në makinat tornuese:


(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Shpejtësia e prerjes
• Ushqimi
• Thellësia e prerjes

60. Shpejtësia e prerjes matet me:


(1 pikë)
A. rrot/min
B. m/min
C. Cm3/min
D. Cm2/min

Përgjigje: B

61. Shkruaj tri llojet e ashklave që merren gjatë procesit të punimit me prerje:
(3 pikë)
1) __________________________
2) __________________________
3) __________________________

Përgjigje:
• Ashkla shirit
• Ashkla e shkallëzuar
• Ashkla e thyer

62. Si quhen dy tehet prerës të thikave që përdoren në proçesin e tornimit?


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Tehu prerës kryesor
• Tehu prerës ndihmës

63. Sipas drejtimit të ushqimit thikat e tornos ndahen në:


(2 pikë)
1) __________________________
2) __________________________

Përgjigje:
• Të djathta
• Të majta

64. Shuma e këndeve ϕ, ϕ1, ε (këndeve në plan) të thikave të tornove është:


(1 pikë)
A. 90˚
B. 120˚
C. 175˚
D. 180˚

Përgjigje: D

65. Rretho përgjigjet e sakta: Me shpejtësi të mëdha prerjeje punohen:


(2 pikë)
A. Gizat,
B. Çeliqet me pak karbon,
C. Lidhjet e metaleve me ngjyra,
D. Çeliqet e lidhur.

Përgjigje: B, C

66. Rretho përgjigjen e saktë: Kur rritet shpejtësia e prerjes, konsumi i thikës
nuk ndryshon:
(1 pikë)
PO JO

Përgjigje: JO

67. Rretho përgjigjen e saktë: Kur rritet ushqimi dhe thellësia e prerjes, konsumi
i thikës nuk ndryshon:
(1 pikë)
PO JO

Përgjigje: JO

68. Gjatë proçesit të tornimit me thikë, lindin forcat Px, Py dhe Pz të treguara në
figurë. Si quhen këto forca?
(3 pikë)

Px _____________________
Py _____________________
Pz _____________________
Përgjigje:
Px – forca aksiale (forca e ushqimit)
Py – forca radiale
Pz – forca e prerjes (forca tangenciale)

69. Në procesin e tornimit, momenti prodhues i makinës llogaritet me formulën:


(2 pikë)

Ç’përfaqësojnë madhësitë:

Nshp ______________________

n _________________________

Përgjigje:
Nshp – fuqia në shpindel
n – numri i rrotullimeve të shpindelit në minutë

70. Emërto pjesët e tornos universale, të shënuara me numrat 2, 3 dhe 8 në figurë:


(3 pikë)

_________________
2 __________________________
3 __________________________
8 __________________________

Përgjigje:
2 – koka motorike
3 – kundramaja
8 – suporti

71. Rretho përgjigjet e sakta: Mekanizmi i reversimit në tornot universale shërben:


(2 pikë)
A. Për ndryshimin e kahut të rrotullimit të mandrinos
B. Për ndryshimin e kahut të vidës mëmë
C. Për ndryshimin e kahut të rrotullimit të shtagës
D. Për ndryshimin e shpejtësisë së kundramajës

Përgjigje: B, C

72. Rretho përgjigjet e sakta: Kutia e ushqimit shërben:


(2 pikë)
A. Për të marrë numra të ndryshëm rrotullimi në shtagë
B. Për shtrëngimin e thikave
C. Për të marë numra të ndryshëm rrotullimi në vidën mëmë
D. Për shtrëngimin e copave që punohen

Përgjigje: A, C

73. Suporti shërben për zhvendosjen e thikës kundrejt aksit të rrotullimit të


shpindelit në drejtimin:
(3 pikë)
A. _________________
B. _________________
C. _________________
Përgjigje:
A. Tërthor
B. Gjatësor
C. Të pjerrët

74. Rretho përgjigjen e saktë. Ushqimi tërthor në tornon universale kryhet


nëpërmjet:
(1 pikë)
A. Vidhës mëmë
B. Shtagës
C. Kundramajës
D. Shpindelit

Përgjigje: B

75. Rretho përgjigjen e saktë. Burma rezuese shërben:


(1 pikë)
A. Për të mbrojtur tornon nga mbingarkesat,
B. Për të programuar hapin e filetos,
C. Për të realizuar punime konike.
D. Asnjë nga të mësipërmet

Përgjigje: A

76. Shkruaj dy funksionet për të cilat shërben kundramaja në tornon universale:


(2 pikë)
A. _________________________
B. _________________________

Përgjigje:
• Për mbështetjen e copave të gjata
• Për vendosjen e veglave prerëse

77. Rretho përgjigjen e saktë. Tornot karusel janë:


(1 pikë)
A. Tornot revolver
B. Tornot vertikale
C. Tornot vidëprerëse
D. Tornot me programim

Përgjigje: B

78. Rretho përgjigjen e saktë: Këndi i profitit të filetos metrike është:


(1 pikë)
A. 60˚
B. 55˚
C. 30˚
D. 15˚

Përgjigje: A

79. Tregoni si e lexoni shënimin M36x4 të filetos?


(4 pikë)
1) ______________________
2) ______________________
3) ______________________
4) ______________________
Përgjigje:
• Fileto e sistemit metrik
• Me diametër nominal 36 mm
• Me hap 4mm
• E djathtë
80. Tregoni çfarë shprehin numëruesi dhe emëruesi në formulën të raportit të
trasmesionit të rrotave të ndrueshme për prerjen e filetove?
(2 pikë)
Sp ______________________________
Svn _____________________________

Përgjigje:
Sp – hapi i filetos që do pritet
Svn – hapi i vidës mëmë

81. Sipas kontruksionit, makinat çpuese ndahen në tri grupe:


(3 pikë)
A. _________________________
B. _________________________
C. _________________________

Përgjigje:
• Universale
• Të specializuara
• Speciale

82. Rretho përgjigjen e saktë. Në makinat çpuese vertikale, kutia e shpejtësisë


montohet në:
(1 pikë)
A. Bazamentin e makinës
B. Bangon e makinës
C. Kolonën e makinës
D. Morsën e bangës

Përgjigje: C

83. Rretho përgjigjen e saktë. Kanalet elikoidale të puntos shërbejnë:


(1 pikë)
A. Për ftohjen e puntos
B. Për shtrëngimin e puntos në shpindelin e makinës
C. Për nxjerrjen e ashklës
D. Për të kursyer materialin e puntos

Përgjigje: C

84. Llogarit. Këndi i pjerrësisë të tehut tërthor Ψ është:


(2 pikë)
A. Për punto me diametër më të madh se 12 mm
Kendi Ψ = __________
B. Për punto me diametër deri në 12 mm
Këndi Ψ = _________.

Përgjigje:
A. Ψ = 55˚
B. Ψ = 47˚ - 50˚

85. Rretho përgjigjen e saktë. Puntot çentruese përdoren:


(1 pikë)
A. Për të çpuar vrima më diametra të mëdhenj
B. Për të filetuar vrima
C. Për të hapur vrimat e qëndrave në detale, që punohen në torno ndërmjet qëndrave
D. Për të çpuar vrima të tejpërtejme

Përgjigje: C

86. Rretho përgjigjen e saktë. Zakonisht puntot përgatiten prej:


(1 pikë)
A. Çeliku me pak karbon
B. Çeliku rapid
C. Gize sferoidale
D. Gize të bardhë

Përgjigje: B

87. Rretho përgjigjet e sakta. Në markat e mëposhtme të çeliqeve, rretho dy markat


që përdoren për prodhimin e veglave prerëse:
(2 pikë)
A. C101
B. 10Mn2
C. 20CrNi
D. 11Cr

Përgjigje: A, B

88. Rretho përgjigjet e sakta: Pjesa më e madhe e gizës së bardhë shkon për
prodhimin e:
(2 pikë)
A. veglave të motorëve me djegie të brëndëshme
B. çelikut
C. bazamenteve të makinave
D. gizave të farkëtueshme

Përgjigje: B, D

89. Shkruaj tri elementet lidhëse kryesore, që janë në përbërjen e çeliqeve


shpjetprerës:
(3 pikë)
A. _________________________
B. _________________________
C. _________________________

Përgjigje:
• Volfram
• Krom
• Vanad

90. Tregoni cilat janë tri markat më të përhapura të çeliqeve shpejtprerës:


(3 pikë)
1) _________________________
2) _________________________
3) _________________________

Përgjigje:
• R18
• R9
• R9V5

91. Shkruaj tri nga mënyrat e veshjeve metalike, që përdoren për mbrojtjen e
metaleve nga brejtja:
(3 pikë)
1) _________________________
2) _________________________
3) _________________________
Përgjigje: Tri nga të mëposhtmet:
• Galvanizimi
• Pllakëzimi (mënyra mekanotermike)
• Metalizimi (veshja me spërkatje)
• Mënyra me difuzim
• Veshja në të nxehtë

92. Shkruaj tri nga mënyrat e veshjeve jometalike që përdoren për mbrojtjen e
metaleve nga brejtja:
(3 pikë)
1) _________________________
2) _________________________
3) _________________________
Përgjigje: Tri nga të mëposhtmet:
• Lyerja me bojë dhe llak
• Emalimi
• Vajosja
• Gomimi
• Shtresat mbrojtëse oksiduese

You might also like