You are on page 1of 11

KUJDES!

MOS DËMTO BARKODIN

Model testi MSH 2023


BARKODI

QENDRA E SHËRBIMEVE ARSIMORE

MODEL TESTI I MATURËS SHTETËRORE 2023

LËNDA: KIMI

Udhëzime për maturantin/kandidatin


Testi përmban gjithsej 60 pikë.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Testi ka 20 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe pyetjet e tjera janë me zhvillim.

Pikët për secilën pyetje janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8

Pikët
Kërkesa 9 10 11 12 13 14 15 16

Pikët
Kërkesa 17 18 19 20 21 22 23 24

Pikët

Kërkesa 25 26 27 28 29 30 31 32
Pikët

Kërkesa 33 34 35

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1……………………………………….............Anëtar

2. …………………………………………........Anëtar

 QSHA 1
Model testi MSH 2023

1. Hidrogjeni formon tre izotope. Simbolet e tyre paraqiten si më poshtë: 1 pikë


A) 1H; 2H; 3H.
B) H 1 ; H 2 ; H 3.
C) H 2 ; H 3 ; H 4.
D) H 2 ; 2H; H 3.
(ZH =1)

2. Shkruani formulën elektronike të atomit të elementit Ar (argon, Z=18.) 2 pikë


a) Cilat janë vlerat e numrave kuantikë n dhe l për elektronin e 7, (sipas rradhës së mbushjes) të
këtij atomi?
b) Përcaktoni grupin dhe periodën ku bën pjesë ky element.

3. Jepen bashkëveprimet e mëposhtme: 3 pikë


I) magnez + klor
II) acid klorhidrik + alumin
III) hidroksid natriumi + acid sulfurik
a) Përcaktoni produktet.
b) Shkruani barazimet kimike për bashkëveprimet e mësipërme.
c) Shpjegoni zbatimin e ligjit të ruajtjes së masës në njërin prej reaksioneve.
(Ar Mg =24; Ar Cl =35,5; Ar H =1; Ar Al =27; Ar Na =23; Ar O =16; Ar S =32)

 QSHA 2
Model testi MSH 2023

4. Jepen elementet litium dhe natrium me simbolet Li dhe Na. 2 pikë


a) Shkruani formulat kimike të oksideve të tyre duke ditur se: Z Li = 3; ZO =8 dhe Z Na = 11.
b) Shpjegoni pse këto okside janë të ngjashëm.

5. Shkruani formulat kimike të: 2 pikë


a) oksidit të kalciumit,
b) hidroksidit të magnezit.

6. Përqindja e elementit squfur në formulën kimike SO 2 është: 1 pikë

A) 20%
B) 30%
C) 40%
D) 50%
(ArS= 32; ArO= 16)

7. Bazuar në tretshmërinë e sulfateve të metaleve të grupit IA dhe IIA në ujë, mund të themi se:
10 gram CaSO 4 (ng) , tretet më mirë se: 1 pikë

A) 10 g BaSO 4(ng)
B) 10 g SrSO 4 (ng)
C) 10 g MgSO 4(ng)
D) 10 g Na 2 SO 4(ng)
(Z Na =11; ZCa =20; ZBa =56; Zsr =38; ZMg =12)
Shënim: Masa e tretësit (ujit) dhe temperatura është e njëjtë për të gjitha rastet.

8. Gaze të plogëta janë: 1 pikë

A) jodi dhe argoni,


B) neoni dhe argoni,
C) fluori dhe heliumi,
D) bromi dhe kriptoni.

 QSHA 3
Model testi MSH 2023

9. Simboli i elementit, atomi i të cilit ka rrezen atomike më të vogël është: 1 pikë

A) Na
B) Mg
C) Al
D) Si
(Z Na = 11; ZMg = 12; Z Al = 13; ZSi = 14)
10. Rrethoni pohimin që nuk është i saktë: 1 pikë

A) Alumini ndodhet në grupin IIIA dhe periodën 2.


B) Heliumi ka 2 elektrone në shtresën e jashtme.
C) Hidroksidi i natriumit shfaq veti më të dobëta bazike se hidroksidi i kaliumit.
D) Fluori është elementi më elektronegativ i sistemit periodik.
(Z Al =13; ZHe =2)

11. Kromi (Z=24), magani (Z=25) dhe hekuri (Z=26) bëjnë pjesë në bllokun e elementeve: 1 pikë

A) s
B) p
C) d
D) f

12. Lidhje jonike realizohet midis atomeve te elementeve: 1 pikë

A) squfur (EN=2,6) dhe oksigjen (EN=3,5),


B) kalcium (EN=1,2) dhe fluor (EN=4),
C) azot (EN=3) dhe hidrogjen (EN=2,1),
D) fosfor (EN=2,2) dhe klor (3,16).

13. Jepen formulat kimike të përbërjeve: H 2 O dhe CH 4 . 2 pikë


a) Ndërtoni diagramat e lidhjeve midis atomeve në këto molekula.
b) Përcaktoni formën gjeometrike të molekulave të mësipërme.
(Z H = 1; ZC = 6; ZO = 8.)

 QSHA 4
Model testi MSH 2023

14. Molekulë që përmban lidhje kovalente polare është: 1 pikë

A) N2
B) CH 4
C) H2
D) H2O

15. Përgjigjuni kërkesave të mëposhtme:

a) Shpjegoni me skemë lidhjen jonike, e cila realizohet midis magnezit dhe klorit. 2 pikë
b) Vizatoni një orbital s dhe një orbital p. 1 pikë
(ZMg = 12; Z Cl = 17)

16. Formula e përgjithshme e një alkani është: 1 pikë

A) C n H 2n +1
B) C n H 2n +2
C) C n H 2n -1
D) C n H 2n -2

17. Shkruani formulat strukturore të: 3 pikë


a) propanalit
b) pentanol-2
c) acidit butanoik.

 QSHA 5
Model testi MSH 2023

18. Grupi funksionor i aldehideve është: 1 pikë

A) – OH
B) – CO –
C) – COOH
D) – CHO

19. Përqendrimi molar i tretësirës ujore të hidroksidit të natriumit që përmban 4 gram NaOH në
1000 ml të saj është: 1 pikë

A) 0,7 M
B) 0,5 M
C) 0,3 M
D) 0,1 M
(Ar H = 1; Ar O = 16; Ar Na =23)
20. Njehsoni: 3 pikë
a) masën në gram të aluminit që ndodhet në 10,2 g Al 2 O 3,
(Ar Al = 27; Ar O =16)
b) përqindjen e Al në 10,2 g Al 2 O 3,
c) raportin në masë midis aluminit dhe oksigjenit në formulën kimike të oksidit të aluminit.

21. Numri i mol-atomeve oksigjen që ndodhen në 64 g oksigjen (O 2 ) është: 1 pikë


A) 4 mol – atome
B) 3 mol – atome
C) 2 mol – atome
D) 1 mol – atome
(Ar O =16)

 QSHA 6
Model testi MSH 2023

22. Pjesa e radikalit te molekula e një jod - alkeni zë 17,535% . Përcaktoni:


a) formulën molekulare të jod - alkenit. 2 pikë
b) formulën molekulare të di jod alkanit, nga i cili është përftuar ky jod-alken. 1 pikë
(Ar C = 12; Ar H = 1; Ar I = 127)

23. Jepet barazimi kimik i reaksionit të bashkëveprimit të acidit sulfurik me zinkun. 2 pikë

H 2 SO 4(uj) + Zn (ng) = ZnSO 4(uj) + H 2(g)

Njehsoni vëllimin e hidrogjenit (në K.N.) që përfohet nga veprimi i 6,5 g zink me acidin sulfurik.
(Ar H = 1; Ar S = 32; ArO = 16; Ar Zn = 65; V M =22,4 l/mol)

 QSHA 7
Model testi MSH 2023

24. Sipas teorisë Bronshted – Lauri, baza quhen grimcat që kanë aftësi: 1 pikë

A) të lidhen me jonet OH-,


B) të japin protone,
C) të kapin protone,
D) të lëshojnë në ujë jone H+.

25. Sipas ligjit të Hesit, ndryshimi i entalpisë së reaksionit, ∆Hor, njehsohet: 1 pikë

A) (shuma e ∆H f oprodukteve) – (shumën ∆H f oreaktantëve)


B) (vlera e Ea) - (vlerën e shumës së ∆H f oreaktantëve)
C) (shuma e ∆H f oreaktantëve) – (shumën ∆H f oprodukteve)
D) (shuma e E lidhjeve të produkteve ) – (shumën e E lidhjeve të reaktanteve )
(shënim: tek shuma e ∆H f o merret parasysh dhe numri i moleve para formulave)

26. Jepen reaksioni i djegies së metanit: 1 pikë

I) CH 4(g) + 2O 2(g) → CO 2(g) + 2H 2 O (g) , në të cilin ∆Hor = -802,6kJ. Entalpia standarde e formimit
(∆Ho f ), të H 2 O (g) është:
A) - 286 kJ
B) - 241,8 kJ
C) + 572 kJ
D) + 483,6 kJ
(∆Ho f CH4 = - 74,5 kJ; ∆Ho f CO2 = - 393,5 kJ)

27. Më poshtë jepet grafiku: 1 pikë

Bazuar në të, rrethoni pohimin e saktë:

A) reaksioni i zhdrejtë paraqitet me lakoren 1


B) gjendjen V 1 = V 2 e tregon numri 3
C) reaksioni i drejtë paraqitet me lakoren 2
D) grafiku tregon një reaksion të paprapsueshëm

 QSHA 8
Model testi MSH 2023

28. Karbonati i kalciumit vepron me acidin klorhidrik sipas reaksionit: 2 pikë

CaCO 3(ng) + HCl (uj) → CaCl 2(uj) + CO 2(g) + H 2 O (l)

a) Ktheni reaksionin në barazim kimik.


b) Shpjegoni si do të ndikojë shkalla e grimcimit të karbonatit të kalciumit në shpejtësinë e këtij
reaksioni.

29. Për një temperaturë të caktuar reaksioni i mëposhtëm ndodhet në ekuilibër: 3 pikë

SO 2(g) + O 2(g) ↔ SO 3(g) ∆Hor < 0

a) Ktheni në barazim kimik reaksionin e mësipërm.


b) Shpjegoni nga do të zhvendoset ekuilibri nëse ulet [SO2 ].
c) Njehsoni përqendrimin e SO 3(g) në ekuilibër kur dihen:
K e =1; [O 2 ] = 0,04 mol/l dhe [ SO 2 ] = 0,04 mol/l.

 QSHA 9
Model testi MSH 2023

30. Produktet e elektrolizës së tretësirës ujore të HCl , janë: 1 pikë

A) në katodë H 2 , në anodë Cl 2,
B) në anodë Cl 2, në katodë O 2 ,
C) në katodë O 2 , në anodë H 2,
D) në anodë H 2, në katodë Cl 2 .

31.
a) Përcaktoni ngjyrën që merr fenolftaleina në këto tretësira ujore: 1 pikë
KOH (uj) ; HCl (uj)
b) Njehsoni pH e tretësirës ujore të 0,1 M të NH 4 OH, kur dihet se në 25oC Kb = 1,8 x 10-5. 2 pikë

32. a) Jepet reaksioni redoks: 2 pikë


H 2(g) + O 2(g) → H 2 O (g)
• Ndërtoni skemën e dhënies dhe marrjes së elektroneve.
• Vendosni koeficientët.

b) Ndërtoni skemën e elektrolizerit duke shënuar pjesët përbërëse të tij. Shkruani reaksionin e
përgjithshëm të elektrolizës së PbBr 2 (i shkrirë). 2 pikë

 QSHA 10
Model testi MSH 2023

33. Reaksionet e polimerizimit ndodhin te: 1 pikë

A) alkanet
B) alkenet
C) cikloalkanet
D) alkanolet

34. Reaksion asnjanësimi është: 1 pikë

A) KOH (uj) + HCOOH (uj) → HCOOK (uj) + H 2 O (l)


Pt
B) C 2 H 2(g) + H 2(g) → C 2 H 4(g)
Al2O3/800 gradë celsius
C) C 5 H 12(l) → C 3 H 6(g) + C 2 H 6(g)
nx
D) 2C 2 H 5 OH (l) + 2Na (ng) → 2C 2 H 5 ONa (l) + H 2(g)

35. Karakteristike për alkenet janë reaksionet e adicionit. Emërtoni produktet që përftohen nga
reaksionet e adicionit të H 2 , Cl 2 dhe HCl te eteni. 3 pikë

 QSHA 11

You might also like