You are on page 1of 6

FUSHA: SHKENCAT E NATYRËS

LËNDA: KIMI
SHKALLA: IV
KLASA:IX
TEST TREMUJORI I PARË 2021 – 2022
TABELA E SPECIFIKIMEVE ( BLUE PRINTI)
MËSUESJA E LËNDËS: PRANVERA MUSTA

KONCEPTET PËRQINDJA REZULTATET E NIVELI II NIVELI III NIVELI IV


= PIKËT TË NXËNIT ARRITJES SË ARRITJES SË ARRITJES SË
NXËNËSI: KOMPETENCAVE KOMPETENCAVE KOMPETENCAVE
( nota 5 – 6 ) ( nota 7 – 8 ) ( nota 9– 10 )
Tematika: 100%= 40 40% = 16 pikë 40% = 16 pikë 20% = 8 pikë
pikë

Vetitë e lëndës Skicon strukturën U 1 = 5 pikë


dhe ndërtimin e U 2/a = 2 pikë
atomit sipas
Radhëfordit.

Tregon masën dhe U 2/c = 2 pikë U 2/d = 1 pikë


ngarkesën për një U 2/d = 1 pikë
proton, neutron dhe
elektron.

Përcakton numrin U 2/e = 2 pikë


atomik të një
elementi, duke
njohur strukturën e
atomeve të tij.
Ndërton strukturat U 2/b = 2 pikë
elektronike për
elementë të tabelës
periodike.
Tregon ndërtimin e U 2/j = 2 pikë U 2/j = 1 pikë
tabelës periodike
dhe vendosjen e
elementeve në
perioda dhe grupe.
Shpjegon vetitë e U 2/I = 1 pikë U 2/i = 2 pikë
përbashkëta të U 2/g = 2 pikë
metaleve të grupit U 2/f = 2 pikë
të I-A si shkëlqimi,
ruajtja, lehtësia për
t’u prerë me thikë.
Shpjegon veprimin U 2/h = 1 pikë U 2/h = 1 pikë U 2/h = 1 pikë
e metaleve të
grupit I-A me ujin
dhe të paraqes
produktet e
përftuara të këtyre
reaksioneve.
Identifikon U 3/a = 1 pikë U 3/b = 1 pikë U 3/d = 1 pikë
elementet e grupit U 3/d = 1 pikë U 3/c = 2 pikë U 3/e = 5 pikë
të VII – A dhe U 3/d = 1 pikë
përshkruan disa
veti fizike dhe
kimike të
halogjeneve.
PIKËT 100%=30pikë 40%= 16 pikë 40%= 16 pikë 20% = 8 pikë
TOTALE TË
TESTIT

NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-9 10 -15 16 - 21 22 - 26 27 - 31 32 - 37 38 - 40

TEST
TREMUJORI I PARË SHTATOR – DHJETOR 2021 - 2022
LËNDA: KIMI
SHKALLA: IV
KLASA:IX
EMRI MBIEMRI ____________________

Pyetja 1
Ernest Radhëfordi në vitin 1911 pasi zhvilloi eksperimentin e tij, duke goditur një fletë shumë të hollë prej ari me grimca të ngarkuara
pozitivisht, propozoi modelin e ri të atomit. Pas Radhëfordit, shkencëtari Nils Bori kërkonte të dinte se si lëvizin elektronet në
hapësirën boshe rreth bërthamës. Në vitin 1932 Xhejms Çeduik përmes eksperimenteve e plotësoi ndërtimin e atomit me zbulimet e tij

Plotëso fjalitë e mëposhtme me fjalët nga lista, të cilat mund t’i përdorësh një herë, më tepër se një herë, ose mund të mos i përdorësh
fare. të përcaktuara, bërthamë, elektronet, jo të përcaktuara, neutronet, protone. 5 pikë
1. Atomi ka në qendër një _______________ .
2. Bërthama rrethohet nga një hapësirë e madhe boshe, në të cilën lëvizin ______________________ .
3. Sipas Radhëfordit elektronet lëviznin nëpër orbita të _____________________ .
4.Sipas Çedvikut në bërthamën e atomit ndodhen protonet dhe _________________ .
5. Sipas Nils Borit elektronet në një atom lëvizin në orbita rrethore plotësisht_______________ .

Pyetja 2
Hea pa me kujdes mësuesen kur ajo hodhi një copëz natrium në ujë dhe formuloi vrojtimin e saj.
Natriumi lëviz rreth e qark në sipërfaqen e ujit, duke formuar flluska. Pasi përfundoi reaksioni, mësuesja shtoi tretësirë indikatori
universal. Indikatori i dha tretësirës ngjyrë të purpurt. Mendoi, nëse edhe kaliumi dhe magnezi do të vepronin me ujin me të njëjtën
shpejtësi siç veproi natriumi. Pastaj Hea iu përgjigj pyetjeve të mëposhtme.

Përgjigju edhe ti!


a.Skico atomin e natriumit duke ditur që numri atomik është 11. 2 pikë

b.Përcakto shtresat elektronike të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme të atomit të natriumit. 2 pikë


c.Përcakto ngarkesën elektrike të bërthamës dhe të mbështjellës elektronike të atomit të natriumit. 2 pikë

d.Përcakto ngarkesën elektrike të atomit të natriumit dhe argumento pse kjo ngarkesë elektrike. 2 pikë

e.Gjej numrin e neutroneve duke ditur që numri i masës së natriumit është 23. 2 pikë

f.Shpjego se çfarë janë flluskat që u formuan, kur mësuesja hodhi natriumin në ujë. 2 pikë

g.Shpjego pse indikatori e ngjyrosi tretësirën me ngjyrë të purpurt. 2 pikë

h.Shkruaj reaksionin kimik me fjalë me formula dhe ktheje në barazim kimik. 3 pikë

i.Kaliumi ndodhet poshtë natriumit në grupin e I-A. Cili nga elementet është më aktiv ? 3 pikë
Argumento përgjigjen.

j.Magnezi ndodhet në grupin e II-A, por në të njëjtën periodë me natriumin, në periodën e tretë. 3 pikë
Cili nga elementet është më aktiv? Argumento përgjigjen.

Pyetja 3
Në grupin e VII-A bëjnë pjesë elementët kimik: fluor, klor, brom, jod, astat. Në orën e kimisë mësuesja vendosi t’u tregonte nxënësve
veprimin e këtyre elementeve me hekurin, por duke qenë se laboratori nuk kishte sistem aspirimi, atëherë ato shfrytëzuan një burim
dytësor për t’u njohur me eksperimentet, duke i parë eksperimentet në video.

a.Cilën veti të elementeve të grupit VII-A, pati parasysh mësuesja që nuk i zhvilloi eksperimentet në laborator?
1 pikë

b.Duke i krahasuar me metalet elementet e grupit VII-A, cili është trendi i pikave të shkrirjes dhe të vlimit?
1 pikë

c. Në tabelë jepen pika të shkrirjes për katër elementet e grupit VII-A të Tabelës Periodike. Vizato një grafik me shtylla që të tregojnë
pikat e shkrirjes së këtyre elementeve. 2 pikë

Elementi Pika e shkrirjes


Fluori -220
Klori -101
Bromi -7
Jodi 114

d.Shkruaj reaksionin kimik të veprimit të klorit më hekurin(II), me fjalë, me formula dhe ktheje në barazim kimik.
3 pikë

e.Ese argumentuese:
Klorinimi i ujit domosdoshmëri për ruajtjen e shëndetit dhe rreziqet e veprimit të klorit me substancat që gjenden të tretura në ujë.
5 pikë
SUKSESE!
NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-9 10 - 15 16 - 21 22 - 26 27 - 31 32 - 37 38 - 40

You might also like