You are on page 1of 2

PROJEKT

Droga,duhani dhe alkooli.

DROGA
Drogë ose ndryshe një substancë tragjike është cdo substancë e huaj kimike që
ndryshon funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë substanca mund të
shërbejnë si droga, përfshirë qetësuesit e dhimbjeve, alkoli, nikotina,
kafeinnikotina (e cila gjen recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten
pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të
shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet). Drogat e
paligjshme janë droga të cilat nuk jane aprovuar akoma per perdorim mjekesor si
barnat apo perdorim per argetim si alkoli. Këto vende kanë miratuar disa ligje
ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll. Të
gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Disa shtete si
Hollanda, Shtete e Bashkuara te Amerikes, Uruguay, Republika Ceke, Portugalia
kane legalizuar disa nga keto substanca si Marijuana apo i kan dekriminalizuar
duke lejuar perdorimin por jo shitjen e tyre. Kjo do të thotë se, në përgjithësi,
është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla ne shtetet te cilat
kane percaktuar kete ligj. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen
në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre.Megjithatë,
nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në
vendin apo në qytetin ku jetoni ju. 

DUHANI
Duhani mund të përdoret në shumë forma të ndryshme, por asnjë nga to nuk
është e mire per shendetin tone. Duhani, i njohur në gjuhën shkencore tabako ka
prejardhjen nga fiset maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë.
Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit
(si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit
kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti
radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive.Duhani është
përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në
gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të
vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol
parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen
e përdorimit të duhanit prej femrave
Alkooli dhe demet e tij
Në kimi, alkool është çdo komponim organik në të
cilin grupi hidroksil (-OH) shoqërohet me
atom karboni nga një alkil ose grup alkilik. Formula e
përgjithshme e një alkooli aciklik është CnH2n+1OH.
Me fjalë tjera alkohol i referohet etanolit, lloj
alkooli që është pjesë përbërëse e pijeve alkoolike.

Etanoli është lëng pa ngjyrë i cili fitohet me fermentimin e sheqerit. Industrialisht


fitohet me hidratimin e etilenit me ujë në prezencë të acidit fosforik .Etanoli më
shume përdoret si antidepresiv me mijëra vjet. Varshmëria nga alkooli quhet
alkoolizëm.

Demet nga alkooli.

 Sistemi nervor.

Ndikimi me i gjere i alkoolit ne trupin e njeriut eshte dobesimi i sistemit nervor te


tij.Alkooli ndikon ne sistemin nervor duke nxitur qarkullimin e gjakut nen lekuren e
njeriut dhe personave qe pijne alkool duket sikur u eshte skuqur lekura.Ne fillim
alkooli krijon nxehtesi per trupin e njeriut, por per nje kohe te shkurter trupi i
njeriut humbet dyfishin e nxehtesise se tij.Njeriut qe pi pije alkoolike, ne fillim i
shtohet aktiviteti dhe si rezultat shtohen dhe rrahjet e zemres te shoqeruara me
nga nje frymemarrje te shpejte.Me pas si rezultat i alkoolit, pjesa e te folurit ne tru
ndikohet se tepermi dhe njeriu fillon te flase shume.Kjo gjendje pasohet nga ndikimi i
pjeses se degjimit ne tru dhe si rezultat ai fillon te degjoje zera te paqarte.Mirepo
alkooli ndikon edhe ne pjesen e shikimit ne tru dhe njeriu fillon te perballet me
nderlikime ne shikim.Gjithashtu alkooli ndikon edhe ne balancen e trupit te
njeriut.Shkakton gjithashtu gjendjen e te dehurit ne te cilen sistemi nervor qendror
nuk arrin te kontrolloje veprimet e vullnetshme apo te pavullnetshme te personit ne
fjale.

You might also like