You are on page 1of 2

Krijimtaria

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe
poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri,
patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë
dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij
poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me
traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me
vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët
theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e
shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën
heroike të periudhës së Luftës ANÇ\levizja nacionale clirimtare (Poema e udhës,
Poemë për babanë dhe për vete etj.).

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet
roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj
periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin
e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft
tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe
rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si
shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me
titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni
të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të
rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet,
prozatore, dramaturg përkthyes e eseist
”.
Tituj të veprave
Në rrugë dolla, 1958 [2] Hapat e mia në asfalt, 1961 [2] Zhurma e erërave të
dikurshme, 1964 Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 [2] Mesditë, 1968 [2] Komisari
Memo, roman, 1969 [2] Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973 [2] Nënë
Shqipëri, 1974 [2] Njeriu me top, 1975 [2] Fjala gdhend gurin, 1977 [2] Trëndafili
në gotë, roman, 1980 [2] Fytyra e dytë, dramë [2] Mosha e bardhë, dramë [2]
Udhëtoj i menduar, 1985 [2] Njeriu i mirë, tregime Kalorësi lakuriq, roman – 1996
Arka e djallit, roman – 1997 I përndjekuri i dashurisë, poezi – 2013 Prit edhe pak,
poezi – 2016

You might also like