You are on page 1of 1

“Krahasimi i poemës “Ofelia” të Artur Rembo

dhe presonazhit të Ofelisë nga Uilliam Shekspir”

Ofelia është një personazh i Uilliam Shekspir në veprën(tragjedinë) Hamleti.Në këtë vepër Ofelia
është simbol i bukurisë dhe lirisë.Ofelia është imazhi i femrës së brishtë dhe të pastër.Ofelia si
personazh është pasive dhe e qetë.Ofelia dashurohet marrëzisht me Hamletin.Ajo është simboli i
vajzës së bindur dhe motrës së dashur.Ajo panvarisht dashurisë që ka për Halmetin, i bindet urdhrit
të babait të saj për të qëndruar larg tij(Hamletit).Ofelia vjen në rolin e personazhit të gatshëm për
tu sakrifikuar dhe ajo kërkon që çdokush të jetë i lumtur.Fati i Ofelisë në këtë vepër është tragjik.
“Çmënduria” e Hamletit dhe vrasja e babait të saj prej tij e bejnë dashurinë e Ofelisë një mision të
pamundur.Ofelia e dashuron cmendurisht Hamletin dhe pamundësia për ti dhënë dashuri personit
të zemrës e shtyjnë atë drejt vetvrasjes.Boshllëku që ndijen dhe mungesa e Hamletit dhe babait të
saj ,bëjnë Ofelinë të mendojë se vetevrasja është e vetmja mënyrë për të shpëtuar.Figura naive dhe
e pafajshme e Ofelisë,detyrohet të bëjë mëkatin më të madh,të marrë jetën e saj.

Ndersa Artur Rembo shkruan poemën e tij “Ofelia” duke u bazuar dhe frymëzuar nga personazhi i
Ofelisë I krijuar nga Shekspir.Ofelia e të dyja veprave ka shumë të përbashkëta , si nga përshkrimi
fizik dhe nga mënyra e vdekjes tragjike së saj.Remboja nuk e ritregon historinë e Shekspirit ,por
vetëm ravijëzon portretin shpirtëror të Ofelisë.Ofelia e Rembosë çmëndet jo nga dëshpërimi për
dashurinë e humbur,por nga pasioni për të pafundmen e paaritshme.Rembo ndërthur bukurinë me
tragjizmin për të krijuar një tablon për vdekjen e Ofelisë.Autori përdor në mënyrë mjeshtërore
figurat letrare si:epitete,metafore,personifikime për të përshkruar bukurinë e Ofelisë dhe fundin e
saj trishtë.

“Më se njëmijë vjet Ofelia e butë


Lundron, si vegim i bardhë, në lumin e zi.
Më se njëmijë vjet kjo e çmendur e urtë
I pëshpërit puhizës romancën e saj gri.”

Autori në fillim të kësaj strofe përmend termin ‘më shumë se një mijë vjet’ për të treguar se kjo
ngjarje kaq tragjike nuk mund të harohet.Autori përdor epitetin ‘e butë’ për të treguar karakterin e
saj.Autroi në vargun e dytë përdor kontrastin për të përshkraur mirësinë dhe bardhësinë e saj me
vdekjen e saj të hidhur.Autori e quan ‘e çmendur e urtë’ për të përshkruar sjellien e saj.Poema e
Rembos ka një still mjaftë të veçantë krijimi dhe është e pasur me shumë figura letrare.

Të dy autorët kanë goditur në shenjë me këtë figurë, ku njëri e krijoi, ndersa tjetri e “himnizoi”.

You might also like