You are on page 1of 1

Në këtë poemë shoqërore me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në

letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës. Kjo
poemë është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i atyre motiveve nga jeta e fshatarëve të varfër,
Në qendër të vëmendjes është një familje e varfër malësore që përbëhet nga nëna dhe nga dy
vajzat. Poema ndahet në tri pjesë që i përgjigjet fatit të tre heroinave: Trinës, Zogës e Lokes.Me
imtësi të zgjedhuara, poeti na e jep të gjallë mjedisin malësor.Vajza e vogël (Trina)vdes para
kohe.S'ka gjë më tragjike dhe njëkohësisht më të lartë njerëzore, sesa skena midis Lokes dhe
Zogës pas vdekjes së Trinës Ëndërrimet rinore të Zogës realizohen. Ajo dashurohet dhe
martohet. Poeti e përcjell me këshilla plot dhembshuri për jetën e saj të re.Me një këngë plot
optimizëm, na lajmëron se Zoga u bë nënë.  Epilogun e poemës e përbën fundi i jetës së
vështirë, plot saktifica e stoike të Lokes."Andrra e jetës", megjithëse trajton një rast të veçantë,
pasqyron tragjedinë e fshatarësisë shqiptare dhe dëshirën e saj të zjarrtë për një jetë më të mirë.
Lokja vdes me ndjenjën e revoltës ndaj fatit të saj të padrejtë. Personazhet në poemë janë të
gjalla e tipike dhe kanë një logjikë të brendshmenë përputhje me mjedisin ku jetojnë e veprojnë.
Lokja është tipi i gruas malësore, punëtore, vetëmohuese, nënë e dhembshur e stoike, mbi të
cilën ka rënduar tërë barra e familjes.Mesazhi që përmban kjo figurë, është lufta me jetën. Dhe
në fund të fundit Lokja u largua nga jeta me një fitore përderisa e kreu detyrën e vet, e bëri të
bijën të aftë për të jetuar dhe për t'ia përcjellë një qënieje tjetër flakën e jetës."Andrra e jetës"
pasqyron dashurinë e poetit për fshatarësinë e varfër, admirimin e tij për tiparet e larta morale të
njerëzve të thjeshtë, në veçanti të gruas shqiptare, si edhe dhembjen për fatin e hidhur të atyre
njerëzve.Së ardhmes poeti i këndon nëpërmjet zogës, e cila arrin të realizojë ëndrrën e vet për
lumturi. Fati i saj merr kështu një kuptim simbolik.Jo më kot linja e Zogës zë vendin kryesor të
poemës.Në mendjen e lexuesit dy tabllotë e dhimbshme të pjesës së parë e të fundit
shkrihen në tablonë madhështore të nënës që mban në krahë fëmijën, simbolin e
vazhdimësisë së jetës.

You might also like