You are on page 1of 1

Japrak me gjethe rrushi

Përbërësit 4-5 persona


 Gjethe rrushi
 1 gotë uji oriz
 ½ kg qepë të njoma
 2 tufa mëndërz
 Piper I zi
 Kripë
 5 thelpinj hudhër

Zakonisht kjo lloj gjelle përgatitet në pranverë, kur gjethet janë ende të njoma. Gjethet lahen dhe
hidhen në ujë të vluar për 1-2 minuta, që të zbuten. Kullohen e hapen në tavolinë një nga një
(pjesa e shkëlqyer nga poshtë).
Mbushja përgatitet në këtë mënyrë  : orizi qërohet, shpëlahet dhe zihet për 4-5 minuta ; i
kullohet uji, shtohet qepë e njomë e grirë hollë, kripë, piper dhe kopër. Të gjitha këto përzihen
mirë dhe përdoren për mbushje. Vendoset mbushja dhe mbështillen në formë roleje duke futur
anët nga brenda.Gjatë mbështjelljes, sipas dëshirës, në çdo japrak mund të vendoset një copë e
vogël mish qingji (tul). Në rast se përdoret mish tjetër, atëherë duhet të kalohet në makinë.
Japrakët mund të përgatiten edhe pa mish. Për këtë, në një tigan kaurdisen qepë të grira hollë,
shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujë në mënyrë që orizi të jetë gjysmë i zier,
shtohen erëza, kripë, piper dhe përzihen mirë.
Japrakët e mbështjellë vendosen në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund vihen disa
gjethe, pastaj shtohet ujë ose lëng mishi dhe kripë. Sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe
zihen në zjarr të javashëm për 25-30 minuta. Japrakët mund të shoqërohen me kos,ose me lëngun
e vet të prerë me vezë e limon.

You might also like