You are on page 1of 3

1.

TAVE DHEU E TIRANES


Një nga gatimet tradicionale të zonës së Tiranës. Tava e dheut është shumë e shijshme dhe shijohet në
mënyrë fantastike mes bisedash me miq.

Perberesit
 300 gr gjizë
 250 gr mish (ose mëlçi, të prera në copa të vogla)
 3 domate (të prera në kubik të vegjël)
 2 spec (të prera në kubik të vegjël)
 150 gr vaj ulliri
 3 thelpinj hudhër
 1 lugë gjelle pluhur speci (të kuq)
 2 kokrra qepë (të grira)
 kripë
Përgatitja
 Nxehim në një tigan vajin dhe skuqim në të mishin bashkë
me qepën.
 Më pas hedhim domatet e grira, hudhrat dhe specin e kuq.
 I përziejmë dhe i lemë të ziejnë për 20 minuta. Më pas
hedhim edhe gjizën.
 Përziejmë dhe rregullojmë shijen me kripë.
2. FERGESE
Fërgesë Tirane, ose siç thonë “Tironcit”: “Fërges Tirone”.
kjo pjatë është gatuar përherë dhe si shumë pjata të tjera
tradicionale është emblemë e kuzhinës autoktone
shqiptare. Kjo pjatë është gatuar përherë dhe si shumë pjata
të tjera tradicionale është emblemë e kuzhinës autoktone
shqiptare.

Përbërësit
500 gr mëlçi të zeza
500 gr gjizë e bardhë
2 qepë mesatare
1 kokërr hudhër
1 lugë gjelle miell
Pak spec djegës
250 gr lëng mishi, ose ujë i ngrohtë
4-5 lugë gjellë vaj
2-3 gjethe dafine
Enët që nevojiten
Tigan me bazë 20-22 cm
Tavë dheu ose argjile

Përgatitja
Në një tigan ku është nxehur vaji, hidhen mëlçitë e prera copa – copa dhe fërgohen mirë. Kur të
jetë arritur avullimi i gjithë lëngut që përmbajnë hiqen nga zjarri dhe lihen veçantë. Përsëri në tigan
shtohet vaj dhe qepët e prera hollë, fërgohen derisa të zverdhen shtohet mielli dhe trazohen me
lugë druri në mënyrë që të shmanget formimi i topthave. Më pas shtohet lëngu i ngrohtë i mishit.
Masës që është trashur i shtohet gjiza dhe trazohet që të njëtrajtësohet me qepën dhe miellin. Pasi
fillon të ziejë i shtohen mëlçitë e ziera më parë, speci djegës, thelpijtë e hudhrës trazohen përsëri
dhe transferohen në tavën e dheut. Tava futet në furrë të nxehur më parë dhe piqet derisa ti dalë
vaji sipër.
3. TAVË KOSI ME MISH QENGJI
Përbërësit

• 500 gr mish qengji (dhe


lëngun pas zierjes)
• 3 kokrra vezë
• 400 gr kos
• 1 lugë gjelle oriz
• 1 lugë gjelle miell
• 1 lugë gjelle gjalpë
• kripë
• piper
• rozmarinë
• trumëz

Përgatitja
Zieni mishin e qengjit dhe ruajeni lëngun për të bërë salcën.
Në një tas të thellë, shtoni 3 vezë dhe sasinë e miellit dhe perziejini mirë me njëri tjetrin që
të mos krijohen kokrriza.
Shtoni orizin dhe kosin, më pas kripën dhe piperin.
Shtoni dhe lëngun e mishit ne salcë dhe përzijeni mirë.
Në tavën ku do gatuani, vendosni mishin, shtoni salcën e më pas disa copa gjalpi sipër.
Vendoseni të piqet në furrë për 30 minuta në 220 gradë.

You might also like